Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Sun, 04 Sep 2011 , 18:38

Edmond-Cela wrote:te pakten tani ja vlen te shikosh vllaznian. shpresoj qe sportedashsit e vllaznias te rithkethen ne shkallet e stadiumit dhe ju tregojm te gjithve vlerat tona.


le te shpresojm qe investitoret ti bashkohen sa me shum ne janar dhe mas 2-3 viteve te riktheheme skuader me te vertet pretendente

edhe une shpresoj qe te kena investore ne janar, se per tash asht dit se nuk mund te bajm merkote tforte. Per mu asht pozitive qe kena mujt me majt ita futbollista. Rajevic ka ken nder mrojtesat ma te mir te kampionatit, por mendoj se edhe petrovic-i nuk asht ma i keq. Per lagrimin e Abrahamit me vjen shume keq se din vlerat e tij...

Me kyt grup lojtarsh qe kena mendoj se mund te lufojme per vend te 3-te.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Mon, 05 Sep 2011 , 13:43

Sukaj paska ba fjale me Shaben. Ka deklaru ne gazete se Shaba asht tu e shkatrru Vllaznine.
Un nuk di se kush ka te drejte por mendoj se Bashkia duhet me i hek tan kta te Valterit.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Fri, 09 Sep 2011 , 13:24

Image

Keka i pasun por pak bol :)
O ia fusin kot gazetart ose ka nei pisllek mrapa.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Merkato

Post by Admin » Fri, 09 Sep 2011 , 14:08

Kane dasht me shit gazeta para se me fillu kampionati..... ishalla asht e vertet qe ka ndonji donator te fuqishem, por sma merr mendja ....
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Sat, 10 Sep 2011 , 18:23

Skodrinon wrote:Image
Donator “i fshehtë”, Vllaznia pas kuintave

Vujadinovic vetëm disa ditë përpara mbylljes së merkatos ka takuar drejtuesit e klubit dhe u ka kërkuar 7 mijë euro në dorë nëse ata donin që të firmoste një tjetër kontratë. Si i bëhet? Një telefonatë e shpejtë e drejtuesve dhe në xhepat e lojtarëve përfundojnë jo 7 por 10 mijë euro. Portieri hap sytë por nuk bën zë. Paratë thuhet se vijnë nga Bashkia, por realisht nuk ka asnjë formë ligjore që dërgon mijëra euro paradhënie në xhepat e lojtarëve. Flitet për një donacion surprizë dhe anonym, por në fakt ka një donator surprizë. Nuk është anonim, por thjesht nuk dëshiron të shfaqet në skenë. Në kushtet e tranzionit të klubit, lojtarët kanë nënshkruar kontrata të rregullta por shumën finale nuk e përftojnë nga Bashkia. Kjo e fundit ka arritur të sigurojë një donacion në kohë rrufe dhe ky i fundit nuk po kursehet për të paguar detyrimet. Opinioni në Shkodër ëhstë i binudr se emir i tij dot ë bëhet public menëjherë pas vlerësimit të aseteve dhe shpalljes në treg të aksioneve. Deri atëherë lojtarët do të përfitojnë në mënyrë të rregullt shumën sipas kontratës, ndërsa Bashkia vetë… do të drejtojë. Në fakt Bashkia asnjëherë nuk ka thënë publikisht që paratë e lojtarëve i paguan nga taksat e qytetarit shkodran. Në gjithë këtë muaj që pushteti vendor është përfshirë në klub ka marrë më shumë përsipër dhe ka arritur të krijojë një profil menaxhues të situatës.

Kontratat – ajo që habit në klubin Vllaznia është se me largimin e Fushajt jo vetëm që asgjë nuk u vë në rrezik përsa i përket anës financiare, por përkundrazi lojtarët janë duke përfituar më shumë. Burime të sigurta praën presidentit Fushaj bëjnë të ditur se përshembull blerja e re malaziase, Petrovic në qëndër tëmbrojtjes, fillimisht i ka filluar kontaktet me presidentin e larguar e më pas me klubin. Madje të njëjtat burime thonë që Fushaj dhe Petrovic kishin arritur akord që lojtari të nënshkruante për 22 mijë euro në vit, teksa befas pas largimit të presidentit lojtari dhe klubi e gjetën akordin për 33 mijë. 33% më shumë nuk janë pak. Paratë te Vllaznia nuk po mungojnë. Dikush… i jep!

sport ekspres

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Sat, 10 Sep 2011 , 19:51

Skodrinon wrote:
Skodrinon wrote:Image
Donator “i fshehtë”, Vllaznia pas kuintave

Vujadinovic vetëm disa ditë përpara mbylljes së merkatos ka takuar drejtuesit e klubit dhe u ka kërkuar 7 mijë euro në dorë nëse ata donin që të firmoste një tjetër kontratë. Si i bëhet? Një telefonatë e shpejtë e drejtuesve dhe në xhepat e lojtarëve përfundojnë jo 7 por 10 mijë euro. Portieri hap sytë por nuk bën zë. Paratë thuhet se vijnë nga Bashkia, por realisht nuk ka asnjë formë ligjore që dërgon mijëra euro paradhënie në xhepat e lojtarëve. Flitet për një donacion surprizë dhe anonym, por në fakt ka një donator surprizë. Nuk është anonim, por thjesht nuk dëshiron të shfaqet në skenë. Në kushtet e tranzionit të klubit, lojtarët kanë nënshkruar kontrata të rregullta por shumën finale nuk e përftojnë nga Bashkia. Kjo e fundit ka arritur të sigurojë një donacion në kohë rrufe dhe ky i fundit nuk po kursehet për të paguar detyrimet. Opinioni në Shkodër ëhstë i binudr se emir i tij dot ë bëhet public menëjherë pas vlerësimit të aseteve dhe shpalljes në treg të aksioneve. Deri atëherë lojtarët do të përfitojnë në mënyrë të rregullt shumën sipas kontratës, ndërsa Bashkia vetë… do të drejtojë. Në fakt Bashkia asnjëherë nuk ka thënë publikisht që paratë e lojtarëve i paguan nga taksat e qytetarit shkodran. Në gjithë këtë muaj që pushteti vendor është përfshirë në klub ka marrë më shumë përsipër dhe ka arritur të krijojë një profil menaxhues të situatës.

Kontratat – ajo që habit në klubin Vllaznia është se me largimin e Fushajt jo vetëm që asgjë nuk u vë në rrezik përsa i përket anës financiare, por përkundrazi lojtarët janë duke përfituar më shumë. Burime të sigurta praën presidentit Fushaj bëjnë të ditur se përshembull blerja e re malaziase, Petrovic në qëndër tëmbrojtjes, fillimisht i ka filluar kontaktet me presidentin e larguar e më pas me klubin. Madje të njëjtat burime thonë që Fushaj dhe Petrovic kishin arritur akord që lojtari të nënshkruante për 22 mijë euro në vit, teksa befas pas largimit të presidentit lojtari dhe klubi e gjetën akordin për 33 mijë. 33% më shumë nuk janë pak. Paratë te Vllaznia nuk po mungojnë. Dikush… i jep!

sport ekspres

Ishalla e ka marre nej njiri ashtu siq thuhet.

deri sot thojn qe bashkia akoma nuk ka pagu dhe ka shum rroga te prapambetuna dhe dje ishte dita e fundit me u pagu dhe lojtaret jan shum te merzitun para ndeshjes dhe josa i kishte ba ekipit thirrje per qetesi .


http://gazeta-shqip.com/#/sport/c33cb5a ... e75a9.html

Vllaznia do të zbresë sot në “Loro Boriçi” kundër Laçit me synimin për ta nisur sa më mirë sezonin, por edhe me mendjen te rrogat. Edhe pse dje ishte dita e fundit për shlyerjen e pagave, lojtarët ende nuk kanë marrë asnjë lek nga Bashkia e Shkodrës që është zotëruesja e 100 për qind të aksioneve të klubit. Në këtë situatë, trajneri Mirel Josa kërkon qetësi dhe nuk bën llogari. “Askush nuk duhet të merret me llogari afatgjata, pasi në situatën ku ndodhemi mbi të gjitha na duhet qetësi. Gjithçka do të vijë me kalimin e kohës, e rëndësishme është që puna të nisë normalisht”, tha tekniku kuqeblu. “Për sa i takon ndeshjes me Laçin, natyrisht që Vllaznia kërkon ta nisë kampionatin me fitore. Ky është objektivi kryesor, duke qenë se luajmë në shtëpi”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Wed, 23 Nov 2011 , 00:49

na more ftyren shab zhaba
ja cthone mutat per ne e ti han mut e i don ne ekip

http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... adok=15350
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 23 Nov 2011 , 16:07

GOLDIAN wrote:na more ftyren shab zhaba
ja cthone mutat per ne e ti han mut e i don ne ekip

http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... adok=15350
per mu nuk kan gabu fort lojtart. kena kontrate thojne e do ta rrespektojme.
shaba e din mire se vllaznia nuk ka lek me marre njata lojtare, por don me iu pergjigj tafajit me te njejten mnyre. dmth, fodullekut me fodullek. e kush ma mire se shaba, qi asht kampion ne ket fushe, mundet me e ba ket.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 23 Nov 2011 , 16:08

“Ju tregoj kush po e shkatërron Vllazninë”

"Sa të jetë Kujtim Shaba tek Vllaznia, ajo nuk do të jetë pretendente”, kjo është deklarata e ish lojtarit dhe trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini dhënë një ditë më parë në një emision sportiv të mediave lokale të qytetit të Shkodrës ku dhe ka qenë i ftuar. Ai ka lëshuar një lum akuzash drejt administratorit të klubit të Futbollit “Vllaznia”, Kujtim Shaba duke shigjetuar atë drejtpërdrejt dhe duke e etiketuar si e keqja e Vllaznisë. Sipas tij, Shaba është ai person që ka hequr pjesën më të madhe të trajnerëve përfshirë së fundmi Mirel Josën por dhe vetë Martinin dy vite më parë. “Mund të them se admistratori Kujtim Shaba është ai që po e shkatërron ekipin e Vllaznisë në këto momente. Shaba është një nga personat që ka ndikuar direkt në largimin e trajnerëve, duke përfshirë këtu edhe teknikun e fundit të kësaj skuadre Mirel Josa, por edhe mua personalisht. Mund të them se Shaba ka sulmuar Josën vetëm e vetëm se ia nuk i ka përfshirë atij djalin e tij në 18-shen e lojtarëve të ekipit të Vllaznisë. Po ashtu ai ka nxitur kampionatizmin në ekipet e grupmoshave të akademisë Vlaznia me synime të qarta. Nëse ekipi i Vllaznisë kërkon të shkoj larg ai duhet të mos dëgjojë në asnjë aspekt Kujtim Shabën. Për këtë duhet përshëndetur tekniku Vata që kërkon të mbajë sa më larg këtë person nga ekipi i tij. Vata ka kërkuar dhe mirë ka bërë që Shaba të mos i përzihet në punët e tij”, është shprehur i bindur Edi Martini në komentin e tij që padyshim ka trazuar ujrat në kampin shkodran. Pas kësaj akuze pritej edhe reagimi i administratorit të klubit të futbollit Vllaznia por duket se Shaba ka vendosur të mos i kushtojë shumë rëndësi kësaj çështje duke mos dhënë asnjë prononcim për çështjen në fjalë.

… për Vatën

“Mund të them se kam besimin e plotë tek aftësitë dhe tek grinta që ka Rudi në vetvete. Ai ka filluar të fusë një frymë të re pranë ekipit dhe shumë shpejt të gjithë do ta shikojnë këtë. Vata ishte zgjedhja e duhur për këtë skuadër. Ajo që mua më ka bërë përshtypje është mënyra sesi ai po e stimulon lojtarët e tij. Ai ka një karrierë të bujshme jashtë Shqipërisë dhe ato që ai ka marë atje kërkon që t’i implementojë edhe tek Vllaznia. E kemi shikuar në takimin e fundit se si tani tekniku Vata ka filluar të përjetojë çdo gol të ekipit të tij. Po të lihet të punojë me qetësi do të bëjë gjëra të mira”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Wed, 23 Nov 2011 , 17:20

ja kush asht shkodra jone e dashtun
e mbushur me intriga
sa keq pse keshtu o shkodra jone e dashtun
qe na dhemb shpirti per ty
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Merkato

Post by Admin » Wed, 23 Nov 2011 , 22:53

Personalisht sme ka pelqy ndojhere Shaba, e nuk asht hera e pare qe Shaba akuzohet prej ish-pjestar te Vllaznise.
Ishalla kta "debate" nuk trazojne ekipin e vazhdojne e punojne me qetsi ne menyre qe te arrihen objektivat.

Sa i takon kthimit te Bales apo Gilmanit, per mendimin tem per kete sezon nuk bahet gja, vetem sezonin e ardshem, nqs Vllaznia krijon nji grup aksionersh zerioz e qe investojne per nji Vllazni kampione mund te afrohen kta lojtare.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Wed, 23 Nov 2011 , 22:56

une se ndjeku ma vllaznine po u kthyne keta
du me pa karakacin gurin balen gjinin etj jo keto
i perjashtuar

VOJO KUSHI
Tifoz
Tifoz
Posts: 58
Joined: Sun, 06 Mar 2011 , 13:43
Skuadra: Vllaznia

Re: Merkato

Post by VOJO KUSHI » Wed, 23 Nov 2011 , 23:49

sa i takon merkatos janarit une tham se bashkia i ka te tana mundesite me i pru ne Shkoder si Liken edhe Balen sepse ka vu fond shtese 100 miljon vetem per kyt pune,ne Shqiperi jane shume 100 miljon me harxhu vetem per 5 muaj aktivitet Janar-Maj me nje llogari te thjeshte nje lojtar i bjen me u pagu 7 mije euro ne muaj, gja plotesisht e mundeshme se as te Tirana s'marrin ma shume po marrin ma pak ka 5 mije euro si Bala dhe Lika (ne kontrate se me marre s'kan marre asnji kokerr lekut qysh ne korrik :P )

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 24 Nov 2011 , 00:29

VOJO KUSHI wrote:sa i takon merkatos janarit une tham se bashkia i ka te tana mundesite me i pru ne Shkoder si Liken edhe Balen sepse ka vu fond shtese 100 miljon vetem per kyt pune,ne Shqiperi jane shume 100 miljon me harxhu vetem per 5 muaj aktivitet Janar-Maj me nje llogari te thjeshte nje lojtar i bjen me u pagu 7 mije euro ne muaj, gja plotesisht e mundeshme se as te Tirana s'marrin ma shume po marrin ma pak ka 5 mije euro si Bala dhe Lika (ne kontrate se me marre s'kan marre asnji kokerr lekut qysh ne korrik :P )
po paret qi duhet me i dhane tiranes per me prish kontraten i llogarit?
tjetra, mendon se bala e lika lejn nji vit kontrate per 5 muj kontrate te vllaznia a?

VOJO KUSHI
Tifoz
Tifoz
Posts: 58
Joined: Sun, 06 Mar 2011 , 13:43
Skuadra: Vllaznia

Re: Merkato

Post by VOJO KUSHI » Thu, 24 Nov 2011 , 00:57

ska nevoje me pagu per karton hiq asnji lek se e zgjidhin vet ata kontraten nqs dojne ne federate se kane te drejte me e zgjidh kontraten se nuk jane pagu tash 4 muaj,ne Shqiperi bahen gjanat edhe nen dore shume, jane shume faktor psh Bashkia Tirane PD- Bashkia Shkoder PD edhe rregullojne dicka 8) ,tjetra si thu ti, normal se kane leverdi se marrin lekt ne dore e aty ku jane sja dine ngjyren lekut se si ashte :wink: se 6 muaj ju takon me prishe pune se per 6 muaj i marrin te Vllaznija +bahet fjal me ardhe ne Shkoder te qyteti tyne ku kane dale futbollista e ka shume gjana tjera + projekti Vllaznis duket serioz pse jo edhe me fitu titull ose kupe....Fundi fundit ata po deshten se ka edhe lojatre tjere randesi ka me ken lekt edhe njerezit serioza se futbollista gjen sa te dush.

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Merkato

Post by jeti » Thu, 24 Nov 2011 , 01:08

Per mendimin tem te Like a Bala ikun prej Tiranes vec n.q.s Tirana nuk ja pagun rrogat! N.q.s ka me ndodh kjo a.t.h ato jan te lire per me e prish kontarten e me ardh ne Shkoder. Te Vllaznia nuk besoj se ka me ik as Sukaj e as Vajushi, por keto futbollista jan tu i ba presion bashkis per me ja hek gjobat e me ja rrit rrogat.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 24 Nov 2011 , 01:30

VOJO KUSHI wrote:ska nevoje me pagu per karton hiq asnji lek se e zgjidhin vet ata kontraten nqs dojne ne federate se kane te drejte me e zgjidh kontraten se nuk jane pagu tash 4 muaj,ne Shqiperi bahen gjanat edhe nen dore shume, jane shume faktor psh Bashkia Tirane PD- Bashkia Shkoder PD edhe rregullojne dicka 8) ,tjetra si thu ti, normal se kane leverdi se marrin lekt ne dore e aty ku jane sja dine ngjyren lekut se si ashte :wink: se 6 muaj ju takon me prishe pune se per 6 muaj i marrin te Vllaznija +bahet fjal me ardhe ne Shkoder te qyteti tyne ku kane dale futbollista e ka shume gjana tjera + projekti Vllaznis duket serioz pse jo edhe me fitu titull ose kupe....Fundi fundit ata po deshten se ka edhe lojatre tjere randesi ka me ken lekt edhe njerezit serioza se futbollista gjen sa te dush.
kto jane hipoteza. marrim x lojtar se x ekip nuk ka me i dhane rrogat. ky nuk asht programim. shaba nostradamus. gjithkush te shofin problemet e veta se kane boll.
nuk jam dakord qi me vllaznine kan ma shanse me fitu. tirana asht ekip ma i kompletum. na kena nevoje per permirsime ne te tre repartet.
fakti qi munden me u kthy te ekipi i tyne asht nji plus qi mund ti bajn me zgjedh vllaznine para nji ekipit tjeter kur kushtet (paret-objektivat e ekipit) jane te barabarta, por se po sakrifikojne per ket gja harroje. nuk i kan dhane provat kur kje rasti. gjithkush e din vete, nuk i gjykoj per ket.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Merkato

Post by Admin » Thu, 24 Nov 2011 , 01:48

Nuk i lshon lehte Tirana kto lojtare.
Mas kujtoni se Bashkia Shkoder asht ma e forte e shpenzon ma shume per ekipin e tij ma shume se Bashkia e Tiranes....
Problemi i rrogave asht problem burokratik e nuk asht e vertet qe kto lojtare nuk marrin asnji lek prej 4 mujsh (me ca me jetu ....).
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Thu, 24 Nov 2011 , 01:54

PSE U doka me i nxjerr ne rruge te madhe keto talentet qe kena e me i hap rruge ketyne dyve
a jane keto dy qe na kthyne shpinen
a asht ky bala qe pas cdo goli tha kete ja dedikoj tifozave etj etj tu ba lakle e lukle
pra shkurt per pak muj u bane tiranas te dy

skam lexu qe gent muca te dali ne interviste e te thote ejani tiransa te vllaznia se behemi te forte
sic po lehin keto dy tonet

mandej shume nga ne e dime se si bala la nje djalosh si raboshta larg vllaznise
dmth prapaskenat dhe jo talenti

une nuk kam asnji interes ju betohem por nuk vleresoj ato lojtare qe na kan kthy shpinen
biles dhe ket qe kena trajner se du
ju kerkoj falje por jena shkodran e nderi respekti na dallon nga disa tjer
i perjashtuar

VOJO KUSHI
Tifoz
Tifoz
Posts: 58
Joined: Sun, 06 Mar 2011 , 13:43
Skuadra: Vllaznia

Re: Merkato

Post by VOJO KUSHI » Thu, 24 Nov 2011 , 02:01

1-Pse kekan hipoteza mor ka e nxorre kyt asht fakt se ata nuk paguhen tash 4 muaj
2-Shaba ne kyt rast ska ba hiq Nostradamosin po ka than se na interresojn kta lojtar edhe ktu ska asigja te keqe ne tan boten ka ksi muhabetesh ne kohe merkatojet ai per ate pune asht
3-Permiresimet kta jane Dushku-Lika-Bala shto ketu- Sukaj Vajushi Smajli Gocaj Vujadinovic edhe nja 5-6 futbollista tjer cili ekip del ma i forte se ky ?
4-Kush tha me sakrifiku ma ?! une spa tham me ardhe me lujt pa lek po me ju dhan ma shume ose njaq sa marrin aty ku jane ,ku ashte sakrifikimi ktu apo jeta nats te blloku :wink:
5-Po deshten me ardhe mire po s'erdhen ka tjere qe vijne me aq lek edhe ma te mire se kta

Post Reply