Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren A
Tifozët shprehin keqardhjen e tyre për dështimin e tentativës për vendosjen e një trajneri shqiptar në krye të kombëtares. Ata vlerësojnë si “telenovelë të stisur” bisedimet për ardhjen e Besnik Hasit në krye të pankinës Kuq e Zi
-------------------------------------------------------------------------------------------
Komplet lajmi qe paskan dasht me marr Besnik Hasin paska ken nji loje E federates demek se po mundohet me marr nji tranier shqiptare dhe ketu shifet shum paster se sa pleha jane Duka dhe federata. 2 vjet jan pothuajse 730 dite ,dhe tranieri i huaj vjen ketu aq here sa shqipnia lot , qe do te thote 730 dite qe bajn kontrat me ne , ku rrijn ja ma shum se 30 dite prej tan kontates 2 vjecare duke i marr leket qyl ,kurse tranierin shqiptare e ke 2 vjet ne disp[ozicion ,dhe 2 vjet puro pune . Un nuk e kuptoj se kur ky pleh duka don me xan mend ,dhe duke ndalu
______________________________________________________________________
Shifni qa thojn tranierat e huaj kur falimentojn me kombetaren e shqipnine dhe xajn vendet e pesta.
Trajnerit kroat, Josip Kuzhe, nuk iu dha mundësia të përmbushë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në fund. Për shkak të rezultateve të dobëta dhe me insistimin e FSHF-së, atij iu ndërpre kontrata dy muaj pa skaduar ajo. Mirëpo, kjo nuk e pengon, tashmë ish-trajnerin e kuqezinjve, që mediave kroate t'u thotë: "I kam dhënë fund kontratës me Shqipërisë sepse nuk kishte arsye të qëndroja me të njëjtën përfaqësuese për pesë vjet. Edhe këto kohë që qëndrova, gati tre vjet ishin shumë.
_________________
Dosena: Më sulmoi shtypi!
Por trajneri italian, Xhuzepe Dosena qëndroi vetëm dy ndeshje zyrtare me kuqezinjtë dhe u largua menjëherë pas humbjes në Rusi. Arsyeja e largimit sipas një interviste të Dosenës në mediat italiane ishte mjaft interesante: “Më sulmoi shtypi, nuk mund të vazhdoja...”
__________________
Brigel: U vinin njerëzve emrin tim
Hans Peter Brigel ka qenë vërtet i dashur në Shqipëri, fillimisht për faktin që ka luajtur në kombëtaren e Gjermanisë (vend që ka shumë tifozë në Shqipëri) por natyrisht edhe për impaktin që pati në krye të përfaqësueses së Shqipërisë. Fitoret me Rusinë dhe Greqinë do të kishin qenë të mjaftueshme për të qëndruar në zemrat e shqiptarëve. Por jo sa pretendonte vetë Brigeli, pasi u largua nga Shqipëria. “Atje i vinin emrin tim fëmijëve”, tha ai në një intervistë për mediat gjermane. Të kishte pasur ndonjë emër më të bukur...
___________________
Bariç: U bënë xheloz për mua!
Oto Bariç ka lënë një përshtypje të shkëlqyer në krye të Shqipërisë. Të mos ishte për dy humbjet e fundit që përmbysën humorin në skuadër dhe bënë që “gjyshi kroat” të jepte dorëheqjen, ai do të kishte vazhduar pa probleme në krye të përfaqësueses. Kur u largua për në Kroaci, “Oto Maximale” megjithatë e teproi paksa: “U bënë xhelozë për mua. Kisha një popullaritet shumë të madh në Shqipëri dhe kjo nuk u pëlqye”
___________________
Han: Në Shqipëri s’kishim të hanim!
Kush e mban mend Ari Hanin në krye të Shqipërisë, nuk mund të mos kujtojë që holandezi ishte i veçantë. Ish-futbollisti i madh i kombëtares holandeze, gjatë grumbullimeve shquhej për dashurinë e tij të madhe për të ngrënit dhe sidomos të pirit. Menjëherë pasi u largua nga Shqipëria, e natyrshme që të shfryhej, por askush nuk e priste që elementi ku do kaphej holandezi ishte pikërisht ushqimi. “Ne nuk kishim një hotel të përhershëm ku të qëndronim, nuk kishte ushqime, nuk kishte pije”, tha Ari Hani.
____________________
http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... 835&id=542
Po Lorenz-Günther Köstner qa do te thote kur te ikin nga shqipnia i Zhgenjym ??????????????????????
Un nuk e kuptoj se sa idiot asht ky duka . Duke pa 5 deshtime dhe pese here vende te pesta ,duhet me ken teper idiot mos me e provu tranierin shqiptare,kushdo qofte ai