Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 08 Jan 2007 , 02:59

Mrama te tanve,

Me me ba hallall se itash me ka dal pija e kena kane te zanun per festa :lol: :lol: :lol:

Mu sma merr mendja qe Sukaj ik te Tirana, ose te pakten Vllaznia ska lujt meç me e lan me ik!!!

Ishalla vjen Viçentiç, se me aq sa kam lexu e qe komentojne duket lojtare i fuqishem e na ban pune.

Ba me ken me ndrru Bejzaden me Kaçin e Sinen kishte ken idealja, pa sma merr mendja se Elbasani i lshon. Ishalla ....
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 08 Jan 2007 , 18:22

-Prela, 20 vjeçari që vjen për provë nga Italia
Quhet Marenglen Prela, është 20 vjeç nga Shkodra por vjen nga futbolli italian. Ka ardhur tek Vllaznia për provë dhe do të stërvitet me të gjatë dy javëve të qëndrimit në Mal të Zi. Lojtari dje ka qenë me skuadrën kuqeblu në nisjen drejt vendit fqinj dhe merret vesh se ka luajtur me ekipin La Querce në Serinë D të futbollit italian. Ky ekip është filial i Fiorentinës dhe Prela tashmë ka shprehur dëshirën të provohet tek skuadra e qytetit të tij të lindjes.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 08 Jan 2007 , 18:23

-Bejzade mbetet tek Vllaznia, Elbasani s’paguan për të
Çështja “Bejzade” është mbyllur njëherë e mirë. Ai do të vazhdojë të qëndrojë tek Vllaznia deri në fund të sezonit ashtu si dhe e ka kontratën dhe nuk do shkojë as tek Partizani dhe as tek Elbasani. Madje për këtë të dytën gjasat ishin që të kishte ndonjë të re gjatë ditës së djeshme pas konpromisit të ofruar nga presidenti Fushaj për lënien e tij të lirë vetëm falë plotësimit të njërit prej dy kushteve që ai kishte vënë: ose 50 mijë dollarë në dorë ose në këmbim të tij Elbasani të lëshonte për Vllazninë Sinën dhe Kaçin. Afati për të vendosur për Arben Lazen ka qenë ora 12.00 e ditës së djeshme. Kjo ngaqë nëse presidenti i skuadrës portokalli do të paguante shumën e parave që kishin kërkuar shkodranët ose do të linte të lirë Sinën dhe Kaçin, atëherë Bejzade nuk do nisej me kuqeblutë për të zhvilluar fazën përgatitore në Mal të Zi. Por asnjëra prej dy kërkesave të presidentit të Vllaznisë nuk është realizuar dhe për pasojë “arusha” do të vijojë të ngelet kuqeblu. Bëhet e ditur se dje paradreke mes dy presidentëve Fushaj e Laze ka patur sërish kontakte telefonike dhe njëshi i klubit portokalli duke e konsideruar të pamundur këmbimin me dy lojtarë, me humor i është përgjigjur homologut të tij shkodran: “ Po të jap edhe portierin bashkë me dy lojtarët që ke kërkuar”. Pra një shkëmbim i tillë përfundimisht ka rënë poshtë dhe tashmë Bejzade ka mbetur tek Vllaznia. “E kam thënë edhe një ditë më parë, fati im është në duart e presidentëve. Por meqë Laze nuk e pagoi shumën e parave që kishte kërkuar Vllaznia e po ashtu nuk u bë as këmbimi me dy lojtarët e tjerë. Në këtë mënyrë unë do të nisem me ekipin shkodran drejt Malit të Zi për të zhvilluar fazën përgatitore sepse jam pjesë e këtij ekipi deri në fund të sezonit”-ka thënë Skerdi para nisjes për në Hercegnovi. Nga ana tjetër edhe presidenti Fushaj është dukur i kënaqur me qëndrimin në ekip të këtij lojtari prandaj është shprehur: “Meqë edhe lojtari nuk ishte kundër largimit, i dhamë mundësi drejtuesve të elbasanit ose të paguanin shumën e parave që ne kishim caktuar për ta lënë të lirë Bejzaden por kjo shumë nuk u pagua deri sot (dje) në drekë kur kishim vendosur afatin. Po ashtu nuk u bë as këmbimi me Sinën dhe kaçin dhe në këtë mënyrë Bejzade mbetet i Vllaznisë deri në fund të sezonit. Jam i kënaqur që ndodhi kështu sepse unë si president po bëj të pamundurën për të sjellë në skuadër lojtarë të tjerë cilësorë dhe jo të largoj këta që janë aktualisht pjesë e saj. Në këtë mënyrë tani ndjehem më i qetë dhe do të vazhdoj përpjekjet për të sjellë tek Vllaznia edhe të tjerë emra të spikatur”. Sakaq me mbylljen e kësaj çështjeje punët tek kuqeblutë tani duket se kanë hyrë në rrugën e duhur. Aq më tepër kur skuadra për dy javë do jetë larg Shkodrës.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 08 Jan 2007 , 21:45

Deri tesh vetem me fjale ka afru lojtar cilsore ky i dashtuni president.

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Mon, 08 Jan 2007 , 22:45

Tjeta juj

Kshtu si ja ka nis ky presidenti jone kena me perfundu vetem me blemjen e Gudjabit po ishalla jam gabim se vetem ky del perdite neper gazeta do marrim kyt e ate shihne Elbasanin pa za po i mori Patushin edhe Merkocin kurse na? :roll:
Kuqeblu perjete!!!!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 08 Jan 2007 , 23:49

BLEDI wrote:Tjeta juj

Kshtu si ja ka nis ky presidenti jone kena me perfundu vetem me blemjen e Gudjabit po ishalla jam gabim se vetem ky del perdite neper gazeta do marrim kyt e ate shihne Elbasanin pa za po i mori Patushin edhe Merkocin kurse na? :roll:
Ehhhhhhhhhhh maj naqe.....

Lojtaret cilesor skane mbet ne treg.
Popova kishte me na kry pune nqs vjen tek ne por me sa duket spo bahet gja ...
Vllaznit Ultras

Image

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Mon, 08 Jan 2007 , 23:53

Po tham gjynah mas me marr naj lojtar hajrit trajnerin e kena te mir edhe ashte tuj ba pune te shkelqyme po po nuk pati lojtar nuk mundet me ba gja! nuk e di !!!!!!!!!!!!!
Kuqeblu perjete!!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 09 Jan 2007 , 00:00

me vjen mire qe paska ardhe zmijani me canin
gudjabi eshte nje futbollist qe do na vleje besoj tek forca e tij fizike
le te ikin dabulla me bejzaden por SUKAJ kurrsesi jo
na duhen dhe 3 futbolliste
vincetic ahmataj dhe dhembi do ishin super
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 09 Jan 2007 , 14:23

Pritni djema se as Gudjabi hala ska ardhe.Edhe Vinçentiçin qe dote me e marre ky piktori i jone po ja merr Elbasani me duket.

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Tue, 09 Jan 2007 , 14:32

vllaznia1919 wrote:Pritni djema se as Gudjabi hala ska ardhe.Edhe Vinçentiçin qe dote me e marre ky piktori i jone po ja merr Elbasani me duket.



Po dihet ajo pune qysh se e ka marr ky ne dor nuk ka met lojtar pa permend po keka marr? :evil: nuk ashte surprize po nuk erdhi Gudjabi kshtu qe nuk kena pse mu merzite
Kuqeblu perjete!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 09 Jan 2007 , 14:32

Vllaznia i kërkon Abazajn Kastriotit

Ka mbërritur një sulmues i huaj tek ekipi i Kastriotit. Ai është nga Nigeria dhe ka luajtur në Angli. Ndërkohë, përforcimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Kështu është shprehur presidenti i Kastriotit, Shkëlzen Zhilli. Po sipas tij, dje ka mbërritur një kërkesë në klubin krutan nga Vllaznia, e cila kërkon shërbimet e sulmuesit Abazaj. "Sot (dje) kam marrë një telefonatë të gjatë nga kolegu im i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili më ka kërkuar që ta lë të lirë Abazajn për të kaluar te skuadra e tij. Edhe përse biseda ka zgjatur gjatë, unë nuk e kam pranuar këtë transfertë. I thashë Fushajt se lojtari në fjalë ka një kontratë deri në fundin e kampionatit dhe do ta zbatojë atë deri në fund, pavarësisht pretendimeve të fundit të Abazajtm," - ka pohuar Zhilli.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 09 Jan 2007 , 14:35

shprehjet e presidentit te tregojne vet se ai nuk esht i soti te blej lojtare te mire. por ishalla bashkohet edhe nje president tjetur qe ka lek per me shpenzuas, per te miren e skuadres son

shikoni ate te elbasanin cfare po ban me duket se don me ba elbasanin edhe nje kampion. ishtu bajne ato preridenta qe dojne me ba nje skuader te forte. dhe jo si ky i joni qe ka bleur vetem godjapin dhe i duket se esht nje gje e madhe
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Tue, 09 Jan 2007 , 15:04

Dabulla: Patushi na e “drodhi” :twisted: :twisted: :twisted:
E si kajne me lujte me shpirt kta lojtar kur e kan menjen te Partizani e na thojme kena mbrojtjen e mir
Kuqeblu perjete!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 09 Jan 2007 , 21:44

Cil shpirt maj naqe.Sa mire nuk i vjen marre pash zotin?

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 09 Jan 2007 , 22:01

Ppapapapa edhe une jam habit se si pa "fe zorit", deklaron njiri nji gja te tille !!!

Mjere na per futbollista qe kena.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 09 Jan 2007 , 22:02

une po luj me mendt e kres kur lexoj keshtu deklaratash une se kuptoj a ka sekretar e njerez tjere kjo skuadra me emrin VLLAZNI
kush i len keta palaco me fol keshtu
le te ikin te dy
i perjashtuar

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 09 Jan 2007 , 23:23

GOLDIAN wrote:une po luj me mendt e kres kur lexoj keshtu deklaratash une se kuptoj a ka sekretar e njerez tjere kjo skuadra me emrin VLLAZNI
kush i len keta palaco me fol keshtu
le te ikin te dy
Eh!!!
Ka ardhur dita e maskarait,nuk thonë kot.
Të them të drejtën ndjehem shumë i ofenduar nga mënyra se si e trajtojnë disa lojtarë të caktuar skuadrën tonë,për më tepër edhe mënyra se si punojnë disa njerëz(po themi)brënda klubit.A kanë sedër a jo?!! :oops:
Para VLLAZNIA!

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 10 Jan 2007 , 01:07

Dinamo bllokon transferimin e Goudjabit


Sulmuesi senegalez i Dinamos, El Haxhi Goudjabi nuk mund të transferohet te Vllaznia pa pëlqimin e klubit të Dinamos. Goudjabi ka një kontratë që e mban lidhur me klubin blu deri në fund të muajit gusht 2007. Por me këtë klauzolë është edhe mbrojtësi Diop. Për momentin Goudjabi ndodhet në Senegal dhe nul është kthtyer ende në Shqipëri.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Wed, 10 Jan 2007 , 01:08

shikoni vellezer,
Gudjabi nuk vjen tek Vllaznia se paska kontrate me Dinamon deri ne 2007. E habitshme.
Per sa i perket lojtareve si Dabulla e Bejzade nese ekane mednjen akoma tek Partizani, ky eshte faji i presidentit qe i len me fol la pa la. Por them qe lojtaret nxjerrin kunjin me gazetaret ne keto raste sepse keto gazetaret "profesionaliste" shkojne e fusin hundet aty ku nuk i takon dhe bahen lolo massandej.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 10 Jan 2007 , 02:11

e kam than dhe e tham se ne shqiperi gazetaret shkruajne gjera vetem me mush faqet e gazetave. por nuk e kan fajin vetem gazetaren por edhe keta presidentat e degjenerum qe po lozin lojna me tifozat qe e ndjekun shkuadren e tyje te zemres per cdo hap, edhe keta futbollistas jan ba krejt rrogaca, nuk kan rrespect per fanellen qe veshin.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply