Lajme mbi kombëtaren
Moderator: GOLDIAN
- GoL
- Tifoz
- Posts: 92
- Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
- Location: Shkoder
- Contact:
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
ja kishin mbyll deren salihit edhe rapidi
hajde talenta hajde
ky baric e cileson me gert myler hajde trejner hajde
sa dobet jena ne tana anet edhe pretendojme me pase komtare te forte.
baric shkon ne zvicerr me pa agollin e agolli ska lujt javen e fundit hic e ka mundesi nuk lun prap as nje minute kete jave.
altin lala nuk aktivizohet ma me skuadren
skeles ja kan harru emrin
bogdani pagun tangerrlekun e tij se ja po rri e ja po shkoj
tare hajt ma ske qa pret ma shume
une spo di kush na ka met me lujt
beqiri curri dallku ishalla po gjene ekip ma te mire se nuk shtyhet aty ku jane ma
cana na ka met si flamuri i skuadres
kapllani qe po kalon periudhe super
berisha qe aktivizohet kur i jepet mundesia po ishalla ik prej hamburgut diku tjeter
vetem keta 6 futbollista meritojne me lujt tjeret jane kot mendoj une

i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
rapidi nuk ia ka mbyll deren Salihit, po do te presin deri ne merkato dimnore, po si dihet mire se per shkak te rezultateve te dobta ka dhan dorheqjen drejtori teknik a ca po ithojn e tesh edhe per Salihin varet prej atij qi e merr kyt detyr ndor.
Megjithate un jam i zhgenjym prej Salihit qi spa bahet kurre me shku jash shtetit. Deri Memelli ia arriti me shku ne Norvegji kurse ktij ja si pelqen norvegjia, jo pritoi me u provu me Odensen. Shifne sot ku asht Odense ne kupen Uefa, e Salihi se ka begenis Odensen. Mu marr mendja se Salihi dot marrin kaq shum pare te Tirana sa vec me pase noi ofert tmir fort shkon jasht shtetit. ishtu pra ska me ba hajr kurr.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Bariç - Bushati testojne 39 kandidatë për fanelën kuqezi
Sektori i Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, bëri publike listën e lojtarëve që do të grumbullohen në zborin e radhës, që do të zhvillohet nga data 4 deri më 7 dhjetor 2006, në Kompleksin e Kamzës. Në listën prej 39 lojtarësh të thirur bëjnë pjesë lojtarë të ekipit Kombëtar të Shpresave (U-21) dhe lojtarë të thirur nga kampionatet e huaja dhe që do të testohen nga trajneri i Kombëtares, Oto Bariç dhe ai i Shpresave, Artan Bushati. Nga kampionati shqiptarbëjën pjesë 17 lojtarë, përfaqësues të nëntë ekipeve të Kategorisë Superiore: Vllaznia (3 lojtarë), Partizani (2), Kastrioti (2), Besa (2), Teuta (1), Tirana (1), Elbasani (1), Flamurtari (1) dhe Apolonia (1). Në listën e publikuar nga FSHF-ja bëjnë pjesë edhe 22 futbollistë me moshë të re që luajnë kampionatet e huaja: Gjermani, Zvicër, Greqi, Itali, Begjikë, Kroaci, Australi, Suedi, etj., ku spikasin emrat e Mërgim Mavrajt, Ansi Agollit, Valdet Ramës, Fisnik Fejzullahut, Labinot Halitit, etj.
LISTA EMERORE E LOJTAREVE QE DO TE GRUMBULLOHEN PER ZBORIN E DATES 04-07-12-06 PER EKIPIN KOMBETAR A DHE U.21 TE DATELINDJES 1986-1987 DHE TE DATELINDJE 1985 E POSHTE.
Nr Emri Mbiemri Ekipi ku luan
1 Olsi Bishani Vllaznia
2 Sulejman Hoxha Mjeshtria Sportive
3 Andi Lila Besa
4 Erjon Dushku Kastrioti
5 Renato Arapi Besa
6 Elis Bakaj Partizani
7 Emiljano Veliaj Besa
8 Gilman Lika Vllaznia
9 Bledar Hado Teuta
10 Oriad Abazaj Kastrioti
11 Eleandro Pema Tirana
12 Gerhard Progri Partizani
13 Xhevair Sukaj Vllaznia
14 Bledar Guga Flamurtari
15 Sabino Plaku Apollonia
16 Egert Kuci Elbasani
17 Kristo Mucaj Rodos-Greqi
18 LLuka Kora Aop Platania Crete
19 Bruno Curri Jonikos
20 Mario Gjoni Lapiva,Lasieva Nantola
21 Renaldo Dhosi Pelopas Qato Korintho
22 Shpetim Hasani FC Kalmar
23 Beg Ferhati Concordia Bazel
24 Martin Berisha FC Luzern
25 Islam Leskovci Grasshopper-Club Zurich
26 Valdet Rama VFL Wolfsburg
27 Xhulian Rudho Ancona [Kat.3] Itali
28 Fisnik Zejnullahu Borussia Dortmund BV
29 Alban Ramaj TSV Munchen 1860
30 Blerim Rustemaj Borussia Munchen Gladbach II
31 Fatlum Zaskuku Wupperteil-Gjergjani
32 Jeton Arifi FC Sant Pauli
33 Samir Ujkani RSC Anderlecht
34 Leutrim Neziraj Karsruher SC II
35 Labinot Haliti Newcastle United Australian A
36 Mergim Mavraj SV Darmstadt
37 Dritan Stafsula Dodo Glimtit
38 Anton Dedaj NK Osjek
39 Ansi Agolli FC Luzern

- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Kroati i numëron me gishtat e dorës kandidatët
Trajneri i kombëtares sonë, Oto Bariç, ndoqi me vëmendje takimin e kontrollit, që u zhvillua dje në kompleksin “Dinamo”, midis “zboristëve” dhe Dinamos. Pas takimit kroati foli gjatë me gazetarët, duke sqaruar për frytet që u morën nga ky grumbullim dhe gjithashtu edhe për të ardhmen e kombëtares. "Pas kësaj ndeshjeje, mund të them se na ka ecur mbarë në këto tri ditë stërvitje që kemi zhvilluar. Kemi gjetur këtu pesë lojtarë dhe jam i bindur që tre apo katër nga kjo pesëshe do të jenë pas një viti në kombëtaren shqiptare", u shpreh Bariç. "Më ka lënë përshtypje të mira Labinot Haliti që luan në Australi, por edhe Leutrim Neziraj (Karlsruher II), Saimir Ujkani (Anderleht), Islam Leskovci (Grasshopers-Zyrih), e Anton Dedej (NK Osijek)", shpjegoi me qetësi trajneri kroat i cili vazhdoi; "Jam i bindur që tre apo katër nga kjo pesëshe do të jenë pas një viti në kombëtaren e parë shqiptare", përfundoi trajneri kroat.
Enea Shtrepi

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Kombëtarja, më 8-11 janar në "Dubai Kup"
Kombëtarja shqiptare është ftuar që të marrë pjesë në "Dubai Kup", që do të zhvillohet në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat kanë pohuar se kanë pasur biseda telefonike me organizatorët e turneut, ku të dyja palët kanë rënë dakord për prezencën e kuqezinjve. Për këtë miqësore, të paplanifikuar më parë "Ok"-in e ka dhënë edhe trajneri Otto Bariç, i cili është dukur mjaft i interesuar nga mundësia e paraqitur. Gjithsesi, në turneun aziatik mendohet që kroati i stolit kuqezi të mos ketë në dispozicion futbollistët e tij më të mirë, por të testojë pretendentët për një vend në skuadër.
Në Arabi për të testuar "gjakun e ri" të përfaqësueses. Ky është misioni më i fundit i trajnerit Otto Bariç, i cili, gjatë javës së parë të janarit, me skuadrën e tij, do të marrë pjesë në aktivitetin treditor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Organizatorët e "Turneut Ndërkombëtar të Futbollit, Mohamed bin Rashid", i njohur edhe si "Dubai Kup", pak ditë më parë kishin shprehur interesimin e tyre, që në turneun, i cili do të zhvillohet nga datat 8 deri më 11 janar, të marrë pjesë edhe Kombëtarja e vendit tonë. Deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare, por bisedimet janë zhvilluar nëpërmjet telefonit. "Organizatorët e turneut ‘Dubai Kup‘ kanë shprehur dëshirën që edhe Kombëtarja jonë të ishte prezent në këtë eveniment", ka deklaruar sekretari Ronald Mici. "Ne, pasi shqyrtuam mirë ofertën, u komunikuam atyre pëlqimin tonë për të luajtur në këtë turne treditor. Tashmë jemi vetëm në pritje të një faksi zyrtar, në të cilin do të na shpjegohen të gjitha detajet që kanë lidhje me udhëtimin, qëndrimin dhe skuadrat me të cilat do të ndeshemi".
Edhe trajneri Otto Bariç ka dhënë miratimin e tij për të udhëtuar drejt kontinentit aziatik, edhe pse ende nuk e ka të qartë se cilët futbollistë do të ketë në dispozicion: "Pas bisedës me organizatorët e turneut, kemi folur edhe me Bariçin, në lidhje me këtë mundësi që na ishte krijuar. Trajneri dha miratimin e tij, duke thënë se ky turne do të ishte një eksperiencë e mirë si për futbollistët ashtu edhe për stafin teknik, ka vazhduar pohimin e tij Mici. Gjithsesi, për momentin, ende nuk e dimë se cilët futbollistë do kemi në dispozicion dhe nëse skuadra do të përbëhet nga ekipi titullar, që do ketë mundësinë të testohet përpara muajit shkurt, apo lojtarët pretendentë për në Kombëtare. Duke parë periudhën, do të thosha se për futbollistët më të mirë do të jetë shumë e vështirë që të marrin leje nga klubet ku luajnë".
Në një kohë kur mungon zyrtarizmi i kundërshtarëve, mendohet që në "Dubai Kup", përballë përfaqësueses kuqezi të jenë Olimpik Marseja, ku militon Lorik Cana dhe Lacio, ku aktivizohet Igli Tare. Skuadrat e tjera, të cilat kishin konfirmuar prezencën e tyre në këtë aktivitet, janë Benfika dhe Bajerni i Mynihut.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
7 shkurt , miqësore: Shqipëri - Maqedoni
Sipas sitit zyrtar të federatës së futbollit të Maqedonisë www.ffm.com.mk është vendosur që miqësorja mes dy reprezentacioneve fqinje të zhvillohet me 7 Shkurt në Tiranë. Deri më tani Shqipëria dhe Maqedonia kanë luajtur 5 ndeshje miqësore ku tre i ka fituar Maqedonia një Shqipëria dhe një ka mbetur baraz.
14.05 1994. Tetovë Maqedoni- Shqipëri 5-1
10.02.2000. Tiranë Shqipëri - Maqedoni 2-0
26.04.2000. Prilep Maqedoni - Shqipëri 1-0
5.01. 2002. Bahrein Maqedoni- Shqipëri 0-0
20.08.2003. Prilep Maqedoni- Shqipëri 3-1

Bishani, Lika e Sukaj, tre kuqeblu me Shpresat
Ditën e djeshme tre pjestarë të skuadrës shkodrane dhe pikërisht Bishani, Lika e Sukaj kanë udhëtuar drejt Tiranës për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit të ekipit përfaqësues Shpresa Artan Bushati. Këta tre lojtarë vazhdimisht këto kohët e fundit janë thirrur në grumbullimet e U-21 duke qenë pjesë e saj dhe në ndeshjet zyrtare. Ata do të mungojnë dhe në stërvitjen e sotme të Vllaznisë.

Shkodra hap dyert për Kombëtaren
Miqësorja e 7 shkurtit kundër Maqedonisë do të luhet në "Loro Boriçi"
Kombëtarja do të rikthehet edhe në një herë në Shkodër. Nuk është më një sekret, edhe pse mungon konfirmimi zyrtar nga Federata e Futbollit, që ndeshja miqësore me Maqedoninë të zhvillohet në stadiumin mitik, "Loro Boriçi". Kapaciteti i stadiumit, sistemi i ndriçimit, si edhe tifozeria e jashtëzakonshme kanë shtyrë drejtuesit e federatës të zgjedhin mes tre alternativave që ishin në lojë. Durrësi dhe Elbasani, duhet të presin ende edhe për shumë kohë për t‘i ofruar mikpritje skuadrës kuqezi.
Fitorja historike me Rusinë është ende e freskët në mendjen e çdo shqiptari dhe atmosferën e entuziazmin që iu dhurua skuadrës Kombëtare, Shkodra dëshiron ta riprodhojë edhe një herë më 7 shkurt, në takimin e parë miqësor që skuadra më e dashur e shqiptarëve do të zhvillojë kundër Maqedonisë. Tratativat e Federatës së Futbollit për të gjetur "strehën" rezervë për Kombëtaren kanë marrë drejtim verior dhe do të jetë pikërisht impianti i dytë më i madh në vend, "Loro Boriçi", vendi ku do të zhvillohet miqësorja më kundërshtarët ballkanas. Nga burime të sigurta brenda Federatës së Futbollit mësohet se është arritur marrëveshja paraprake me drejtuesit e klubit Vllaznia dhe Bashkinë e qytetit Shkodër, që takimi i shkurtit të zhvillohet pikërisht në këtë stadium. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Roland Mici, edhe pse zbulon se stadiumi "Loro Boriçi" është i vetmi që plotëson kushtet, nuk e deklaron ende të zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes: "Kemi parë tre prej stadiumeve kryesore në vend dhe shumë shpejt do të vendosim se ku do të zhvillojmë takimin me Maqedoninë. Impiantet janë në gjendje shumë të mirë, por për ne është e rëndësishme që të zgjedhim më të mirin, për t‘i krijuar të gjitha komoditetet skuadrës. Kundërshtarët tanë nuk kanë pasur asnjë preferencë për vendin ku do të zhvillohet ndeshja, ndërkohë që për ta më e rëndësishme është akomodimi", ka deklaruar Mici, që ka lënë të nënkuptohet se fakti që impianti i Shkodrës është i kompletuar edhe me sistemin e ndriçimit, një komoditet më shumë.
Në këto kushte, dy stadiumet e tjera, "Niko Dovana" i Durrësit dhe "Ruzhdi Bizhuta" i Elbasanit, duhet të presin ende edhe për një kohë të gjatë radhën e tyre, për t‘i ofruar mikpritjen skuadrës Kombëtare. Në fakt, të dy qytetet e mësipërme kanë kohë që tentojnë të marrin aprovimin nga Federata e Futbollit për të organizuar një ndeshje të ekipit kombëtar dhe duke qenë se për momentin stadiumi "Qemal Stafa" është me "kosto të lartë", ato do të mbeten dy alternativa të vlefshme, për një të ardhme të afërt. Për më tepër, brenda viti 2007 të dy stadiumet në fjalë pretendojnë të realizojnë edhe sistemin e ndriçimit, që një kusht thelbësor për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të jetë ndeshja e dytë që skuadra kuqezi luan jashtë kryeqytetit dhe ashtu si edhe në vitin 2003 mikpritja do të bëhet nga tifozeria e jashtëzakonshme shkodrane.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
Për më tepër,është një stadium me fat për kombëtaren tonë.Gjithmonë ka qënë i tillë,gjithmonë skuadrat kombëtare dhe ato të shpresës(under21)kanë dhënë më të mirën në fushë.Admin wrote:Hajt ishalla po lsin ne Shkoder, se asht gjynah qe tan aj stadjum mas me u mush edhe per ndeshje te komtares.
Sigurisht,50% të meritës e ka dhe do ta ketë tifozeria vëndase,që është më fantastikja në vëndin tonë.Ishalla! luhet në Shkodër.
Para VLLAZNIA!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Loro Boriçi”, 99 për qind stadiumi i Shqipëri - Maqedoni
Albania-Sport (AS) - Thuajse është e sigurt se miqësorja e shumëkërkuar e 7 shkurtit me Maqedoninë fqinjë të trajnerit Katanec do të zhvillohet jo në tempullin e futbollit shqiptar “Qemal Stafa”, por jashtë kryeqytetit. Burime të besueshme pohuan për “Albania-Sport” se qëllimi i vetëm i spostimit të stadiumit është thithja e tifozerisë, pasi mesa duket shpenzimet për miqësore edhe pse në dukje të pranueshme kanë koston e tyre. Burimi pohoi se edhe trajneri kroat Bariç, pas ndeshjes me Rumaninë, e para e tij para publikut shqiptar, kishte mbetur i zhgënjyer nga prania e pakët e publikut dhe nga ftohtësia e tij. Konfidencialisht, burimi pohoi se marrëdhëniet shpesh herë të acaruara me drejtorinë e stadiumit pas ardhjes së Perikli Dhalesit, nuk janë arsyet thelbësore të spostimit të “venue”. “Loro Boriçi” (Shkodër) dhe “Ruzhdi Bizhuta” (Elbasan) janë në garë për të pritur miqësoren me Maqedoninë, ndërkohë që pas inspektimit të sekretarit të FSHF-së, Roland Mici në Shkodër, duket se stadumi ku ish-trajneri gjerman Brigel fitoi premierën e tij me Rusinë (3-1). Nëse do të luhet në Shkodër (nën ndriçimin e projektorëve), atëerë aty do të luhet edhe kundër Slloverinë, më 23 mars 2007.