Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 22 Aug 2011 , 14:15

fpjalmi wrote:
Skodrinon wrote:po taci nji vit shpenzoi per gramozin e u merzit. ça e lidh me vllaznine ate me hedh lek per te.
Edhe azem hajdari (past drit )e pat marr vllaznine skodrinon .

Mandej asht nder per 1 person me marr vllaznine ,duke dit se jena mjalta e shqipnise ne futboll.

Me njaq lek sa taqi oil ka shpenzu per vetem per 1 ndeshje me pru realin e madritit ose milanin ku vlera ka ken 2 milion euro ,veq me ata lek qe ka shpenzu vetem per 1 ndeshje ,e mban vllaznine per 3 vjet pa problem .

Ishalla bahet realitet se nuk kishte ken ma bukur me ndodh kja gja
azem hajdari ka ken tropojan. mendoj se vllaznia perfaqson diçka ma shume per verioret. plus faktori politik shkoder-pd. mandej, me fitu fitum kur erdhi myftari.

paret qi thu ti pse nuk i shpenzoi per gramozin? i ka shpenzu per me i ba reklam firmes e vedit.
me e dite se qet pare ishalla e merr qysh neser, se ka ike koha e "vllaznia vetem me shkodran", por nuk arrij m kuptu arsyen se pse taçi prej skraparit dashka me shpenzu per vllaznine

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 22 Aug 2011 , 14:18

Admin wrote: Nji firme austriake keka interesu per me marr 51 % te aksioneve dhe ka vu ne dispozicion 2 milion euro, por Luka ka rrefuzu (ka ba mire per mendimin tem).
pse ka ba mire? nuk mjaftojne 2 milion per gjysen e vllaznise apo ka arsye te tjera?
po pys se nuk ia kam idene sa mund te vleresohet vllaznia

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Mon, 22 Aug 2011 , 14:37

Ka shume gjana qe duhet me vlersu.

Mas te harrojme stadiumi Loro Boriçi asht prone e klubit Vllaznia, kshu qe me kthimin e saj ne sh.a stadiumi ka me i kalu shoqerise te re, po kshu me siguri Vllaznia ka prona tjera, fusha e stervitjes ne Shtoj, me duket se edhe fusha e lekurave, etj.
Mas te harrojme qe Vajushi u vleresu 200 mije euro e shitja e tij asht kapital per Vllaznine.

Pervec ksaj me pelqen ideja e shume aksionereve minimumi 8-10 aksionere, ku aksioneret mas me kalu 10-15 %.
Ne kete menyre do te kete ma shume konkurrence mes aksionerve, kerkese llogarie ma shume e ma shume trasparence.
Ne kthimin e Vllaznise ne Sh.A tana hymjet e daljet kane me u kontrollu si edhe nji aksioner mund te fitojne per Vllaznise ne varesi te vleres qe ka investu si edhe mund te humbit prej saj po ne varesi te vleres qe ka investu.

Fitimet qe mund te vijne prej Vllaznise mund te jene te shumta:

- Te ardhurat prej biletave
- Dhania me qera e terreneve / ambjenteve te ndryshme ne pronesi te klubit (psh. stadiumi)
- Marketingu e merchandaise (shitja e fanelave/shallave etj. te Vllaznise)
- Menaxhimi i duhun i akademise dhe perfitimi prej shitjes te futbollistave
- te ardhurat prej fitimeve te trofeve si edhe pjesmarrjen ne kupat e europes etj etj etj.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 22 Aug 2011 , 18:28

kush asht kja firma austriake admin .une do isha pro
mos me thuj se sje pjese e klubit me infot qe ke :mrgreen:
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Tue, 23 Aug 2011 , 00:09

Jam absolutisht kundra Tacit qe nuk e lidh asigja me Vllaznine dhe deri tash vetem protogonist aktivitetesh te dyshimta ka ken (nuk morri as Milan dhe as Bolonje; pruni Realin e Milanin ne Tirane e nuk ce ne gjendje me majt Gramozin ne Superiore)

Shpresoj shume qe te realizohet ajo qe po premton bashkia dhe permendi admini: kthimi i Vllazninse ne nji sh.a. me shume aksionere. Kjo sepse per sa kohe vazhdon kjo situate e paqarte ligjore dhe Vllaznia te ket 1 person te vetem si president, do ket vetem pislleqe. Kjo sdo te thote se nuk mund te ket pislleqe edhe kur te kthehet ne sh.a. por kshtu te pakten baza ligjore asht vu.

Jam dakord deri diku me ate qe thot admini: 2 milion- jan pak per 51% te aksioneve te Vllaznise, megjithate nuk duhet me pas shume iluzione, shume ma shume nuk merr per 51% te Vllaznise. Sheiku i Katarit e bleu Malagan per 25-; Stadiumi Loro Borici asht i vjeter, marketingu me u organizu mire ndoshta mund te kishte nxjerr dicka por prap se prap ne vlere simbolike, megjithate jam plotesisht dakord qe vleresimi i vleres se Vllaznise duhet me u ba pa nxitim, jo me perfitu aksioneret qe e marrin tash klubin.

Ne fund do theksosha ate qe tha Admini:
Me vjen shume mire qe po vertetohet se Vllaznia nuk metet ne rruge te madhe (sic asht pretendu ma pare.)


Admin ti qe e pyte Goldin a po blen aksione, ca mendon, kush asht kjo "firma austriake" ? :mrgreen:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 23 Aug 2011 , 11:02

Man in Redblue wrote:J kush asht kjo "firma austriake" ? :mrgreen:

O man ,E kena marr vesht tash 1 jave qe je ti mor burr :P

Tash nuk kena ma nevoje me lexu ma gazeta per vllaznine ,sepse man in red blu na i bjen lajmet e fresketa para se me ba intervisten neper gazeta :D

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Tue, 23 Aug 2011 , 14:05

Po lexoj kete artikullin

http://www.fkvllaznia.net/main/1197-Bas ... 3%AB#lajme

Me sa duket stadiumi Loro Boriçi nuk paska me kene prone e ardhshme e Sh.A. . Per mendimin tem stadiumi DUHET me kene prone e sh.a-se !! Nuk mund te rrijne shoqeria e re me pagu qerane e re bashkise !!!
Gja e mire asht qe cdo aksionar qe ka nji pjesmarrje minimale te 5% mund te kerkoje AUDITIM te kompanise.

@Mrb shume den me dite per firmen Austrike, a e shef qe Goldi nuk pyt ..... diça din aj :):P
Goldi me 1 milion leke (te vjetra) ke mundsine me pas 5% te aksioneve edhe me kerku auditim :)
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Fri, 26 Aug 2011 , 20:36

bashkija shkoder votoj sot me kthimin e vllaznias ne SH.a pritet vetem regjistrimi ne federat. bashkija shkoder votoj sote edhe ligjith qe te jetem 5% cdo aksioneri dhe ka vuaj 2min ne depusicion.

http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=41
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Sat, 27 Aug 2011 , 00:48

Sot ka nenshkru me Vllaznine nje mbrojtes malazez Gavrilo Petroviç qe ka lujt me Zeten ne 3 sezonet e fundit.
Zeta ka lujt ne europa Lige kete vite dhe Petroviç ka lujt titullar ne te 2 takimet, po kshu ne 2 sezonet e fundit ka kene gjithmone titullar.
Asht 27 vjec dhe lun qendermbrojtes.
Asht gja e mire qe jane tu u afru lojtare tjere tek Vllaznia, po kshu edhe Smajli qe ka kerku garanci asht tu ndej edhe per nji sezon.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Fri, 02 Sep 2011 , 14:57

Vllaznia ka zhvillu nji ndeshje miqsore te merkuren kunder Ades ku e ka fitu me rezultatin 4-0.
Golat per Vllaznine jane shenu nga Gocaj, Gjini (2 gola) dhe Djepaxhia.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 05 Sep 2011 , 15:01

GJOKOVIÇ: JAM I KENAQUR TE VLLAZNIA

I fundit që ka firmosur në listën e federimit të klubit të futbollit Vllaznia për sezonin futbollistik 2011-2012, ka qënë shqiptaro-malazezi, Enis Gjokoviç. Me një shtatlartësi të kënaqshme, mbi 1 metër e 90 centimetër, Gjokoviç vjen nga Tuzi për llogari të sektorit të portjerëve. Pas mbylljes së karrieres futbollistike të portjerit të njëhur shkodran, Armir Grima, stafi teknik, dhe në veçanti trajneri I portjerëve, Avenir Dani kanë parapëlqyer afrimin e këtij portjeri të ri duke e vënë përkrah malazezit, Vujadinoviç. Forma e mire sportive e Vujadinoviçit vazhdon ti siguroje vendin e titullarit tek Vllaznia, ndersa kontrata tre vjeçare e Gjokoviç, lë të kuptohet, se ai në një farë mënyre është piketuar nga kuqeblutë për perspektiven e tij. Megjithatë, në intervisten e dhënë për TV1 Channel, Enis Gjokoviç, i cili vazhdon traditën e kushëririt të tij, Asim Gjokoviç me Vllazninë, shprehet i kënaqur me bashkëjetesen e ditëve të para në kampin shkodran.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Thu, 15 Sep 2011 , 13:04

Shume interesant artikulli tek Sport Ekspres ku ka nji iterviste te ish-presidentit te Vllaznise Fushaj dhe nji analize mbi pretendimet e Fushaj!!
Kontributi dhe ajo çfarë ka dhënë prej 8 vitesh për skuadren e Vllaznisë nuk mund të harrohet lehtë. Pavarësisht se tani Vlater Fushaj është një ish-president prania e tij në Shkodër pas rikthimit nga Amerika ka sjellë sërish në diskutime çështjen e dorëheqjes së tij dhe mënyrën se si ajo është realizuar. Në një prononcim të tij për mediat lokale të qytetit të Shkodrës, Fushaj ka sqaruar sërish vendimmarrjen e tij dhe mënyrën se si atij nuk i është premtuar asgjë nga drejtuesit e Bashkisë në një kohë që tani klubi funksionon ashtu siç vetë Fushaj e kërkoi një muaj më parë.



Fushaj, u larguat një ditë pas dorëheqjes suaj si president i Vllaznisë drejt Amerikës. Ishtë një lëvizje e juaj për t’u shmangur apo ka qenë e planifikuar?

Jo unë e kisha planifikuar disa kohë më përpara që të largohesha së bashku me familjen time drejt Amerikës për të qëndruar dy javë atje. As që nuk e kam patur absolutisht në mendje që të jepja dorëheqjen prandaj nuk është se ka qenë një mënyrë për t’u shmangur. Kjo sepse unë nuk kam bërë asgjë për t’u shmangur, madje mund të them se mua më është bërë keq në shumë drejtime.

Keni dhënë dorëheqjen pasi nuk iu plotësuan kërkesat tuaja dhe se miratimi i “sha”-së sipas Bashkisë para një muaji ishte i parealizuershëm?

Po kjo është është e vërtetë. Unë kam kërkuar që të zgjidhej statusi i klubit dhe unë të dija se çfarë pozicioni do të kisha në klub. Më është thënë se deri në janar nuk mund të bëhej as kalimi në “sha” i klubit Vllaznia. Ndërkohë që pak ditë pasi dhashë dorëheqjen u bë miratimi i shoqërisë aksionere. Kjo është për t’u habitur pasi unë u kam thënë drejtpërdrejt drejtuesve të Bashkisë në qoftëse kishin diçka më mua të më thonin dhe unë do të largohesha me mirëkuptim.

Atëherë mund të ketë që dhe një largim i paramenduar nga Bashkia?

Nuk e di pse duhej të veprohej në këtë mënyrë. Unë kam qenë transparent. Ju kam kërkuar të di pozicionin tim për të cilin nuk me siguruan asgjë. Ju kam kërkuar të shtonin fondin për ekipin gjë të cilën nuk e bënë. Ju kam kërkuar që të gjenin sponsorë dhe të bashkëpunonim e të bënim një ekip pretendent sërish që nuk vepruan. Kjo, pasi sa herë unë kam shkuar në zyrën e tyre për të kërkuar rritje fondi më është thënë se ka interesim për të financuar Vllazninë nga biznesmenë të tjerë dhe unë nuk kam patur asnjë bashkëpunim. Në një kohë që gjithmonë kam thënë se jam i hapur për të bashkëpunuar.

Ju është kërkuar që ju të plotësoni kontratat sipas ligjit duke hequr dhe vlerën e 33% që është e përcaktuar në ligj. Ishte kjo një ndër arsyet e dorëheqjes suaj?

Të gjitha arsyet janë mbledhur të gjitha së bashku në një vendim që është dorëheqja. Prandaj veprimi i im ka qenë mëse i drejtë pasi nuk kam marrë asnjë siguri nga ana e Bashkisë. As nuk e dija se si do të vlerësohej sponsorizimi im prej 8 vitesh. Ndoshta vlerësojnë më shumë një biznesmen tjetër që flitet se janë disa anonimë që po ndihmojnë Vllazninë se sa kam kontribuar unë gjatë gjithë këtyre viteve.

Jeni shprehur se Vllazninë e keni konsideruar si pronë tuajën. Vërtetë e keni trajtuar të tillë?

Sigurisht që po. Unë kam qenë dhe jam tifoz i Vllaznisë. Që fëmijë e kam ndjekur Vllazninë dhe kjo ka qenë një ndër arsyet pse unë kam kontribuar dhe kam derdhuk lekë për këtë skuadër. Unë Vllazninë e dua më zemër ndaj dhe kam lënë një ekip plotësisht të rregullt ndryshe sa e kam marrë. E kam trajtuar si pronë timen pasi e di se çfarë kam vuajtur për të patur këtë skuadër që është deri më sot.

Po thoni që keni lënë një Vllazni të rregullt. Në çfarë kuptimi?

Në kuptimin e drejtpërdrejt se është një ekip ndër më të mirët në Shqipëri. Unë kam lënë një ekip pa borxhe dhe pa gjyqe me asnjë palë. Kam paguiar çdo faturë dhe çdo gjë tjetër duke mos lënë asnjë çështje të hapur. Kam lënë një ekip pothuajse 90% gati dhe vetëm me një blerje Vllaznia ishte gati për të startuar sezonin e ri. Kam lënë një akademi që është më e mira në Shqipëri. Në një kohë që unë e kam marrë Vllazninë me borxhe. Unë jam krenar për atë që kam bërë për Vllazninë dhe mënyrën se si e kam lënë skuadrën. Edhe unë dija shumë mirë për të lënë një ekip të shkatërruar por as që më ka shkuar asnjëherë ndër mend pasi kuqeblutë unë më shumë i kam dashur më zemër sesa një biznez.

A ndiheni të tradhëtuar nga Bashkia. Madje dhe në stadium tashmë nuk është asnjë reklamë dhe asgjë nga ajo çfarë keni lënë?

Sigurisht që po. Unë për vetë nuk kam hequr asnjë reklamë dhe as që e kam patur problem për të bërë reklamë. Madje drejtuesit e rinj kanë ndërruar dhe fanelat duke hequr reklamëne e Colosseot. Hoteli i im nuk ka nevojë për reklamë por unë e kam bërë ngaqë nuk kam patur donator. Madje shumë reklama në stadium i kanë vënë aty dhe pa patur marrëveshje vetëm e vetëm që të dukej diçka serioze dhe të krijohej një ambjent i këndshëm. Unë nuk e kuptoj se është vepruar në këtë mënyrë që për mua nuk është absolutisht i drejtë.

Në qoftëse do ju kërkohet të financoni sërish për Vllazninë, do ta bënit?

Në rradhë të parë unë do të pres se çfarë vlerësimi do të bëjë Bashkia për kontributin tim dhe të shoh vlerën e aksioneve. Nuk e di se si do të veprohet. Por të them të drejtën tashmë e kam shumë të vështirë që të mund të financoj sërish.

Mund t’ju shohim si financues në një skuadër tjetër?

Unë nuk e kam problem që të financoj. Madje Vllazninë nuk e kam lënë se nuk kam patur mundësi financimi por nuk më është siguruar asgjë dhe doja një skuadër me letra të rregullta dhe jo më të veproja në mënyrë jo të drejtë. Nuk besoj se do të financoj ndonjë skuadër tjetër në Shqipëri. Jo se nuk kam mundësi por nuk mund ta përballoj që skuadra që unë financoj të luajë kundër Vllaznisë.

Pas 8 vitesh me Vllazninë e keni të vështirë shkëputjen prej saj?

Sigurisht. Ndoshta tani jam disi më i qetë por javën e parë që kam qenë në Amerikë e kam patur shumë të vështirë. Vllaznia për 8 vite ka qenë pjesë e jetës sime dhe të gjithë familjes. Nuk është aspak e lehtë.

Ato që Valteri nuk i thotë…

Kur flet është shumë e rëndësishme të thuash gjëra në mos 100% të vërteta, të drejta dhe pak të kontestueshme. Me këtë filozofi Fushaj ka bërë daljen e parë publike në meidat vizive që në momentin e dorëheqjes dhe në një rrëfim të qartë dhe detajist ka treguar pa aksese, pa emocione dhe me shumë diplomaci pretendimet e tij në lidhje me situatën e krijuar te Vllaznia.

Në ato që thotë ka një mori gjërash të vërteta dhe serioze. Vllaznia tetë vite më parë ishte një klub që nuk funksiononte, me shumë borxhe, pa struktura dhe pa asnjë ide për të thithur të ardhura përvecse për të shpenzuar. biznesmen dhe njëherazi dhe tifoz i Vllaznisë, Fushaj kërkoi mennjëherë menaxhimin e klubit. Të jesh vetëm një sponsor nuk mjafton. Në intërvistën e dhënë Fushaj shpesh është shfaqur si donator por realisht ai pas një investimi prej 9 milionë lekësh të reja të bërë në stadium në 2005 ka përftuar një prokurë e cila jepte mundësi që të menaxhonte klubin me fleksibilitet financiar për pesë vite me rradhë, kontratë e parinovuar janarin e shkuar. Kjo do të thonte që të ardhurat nuk do të kalonin në thesaret e Bashkisë për tu vlerësuar por do të shkonin në arkat e klubit për tu menaxhuar nga Fushaj dhe bordi i tij. Sigurisht pa asnjë qëllim përfitimi personal zyrtar, Fushaj në kushtet e një qyteti përgjithësisht të varfër dhe një tregu kaotik arriti të ndërtonte një sistem deri diku të suksesshëm. Vllaznia ishte një skuadër që intereoshej gjithnjë për të ardhurat parësorë dhe dytësore. Ky klub ka përftuar sistematikisht në këto vite fondet e UEFA-s për pjesëmarrjen në Kupat e Europës ka qënë prezente në zë dhe ide për ndarjen e së drejtës Tv në vend, ka fituar qoftë edhe pak nga vendosja e publicitetit në stadium, dhe ka menaxhuar biletat duke thithur madje dy tri herë dhe përfaqësuesen e duke merituar përnqidje nga konusmimi i tifozëve. Përvec kësaj Vllaznia numëron që nga shitja e disa lojtarëve jashtë Shqipërisë të ketë arkëtuar në këto vite rreth 500 mijë euro, një shifër aspak modeste përkundrazi rekord për klubet shqiptare. Sikur të mos mjaftonin të gjithë, pozitive ka qënë ndërtimi i një sistemi pothuaj eprfekt të Akademisë, me trajnerë të devotshëm dhe të ndershëm që duke u bazuar në aftësitë selskionuese kanë nxjerrë cdo sezon 2-3 lojtarë të rinj konkurrentë për të shkuar jashtë shtetit. Një politikë më vete e ndërtuar mbi abzën e logjikës, se një klub duhet të mbajë vetë veten dhe një president i mirë është ai që menaxhon dhe jo ai që hedh para. Në këtë drejtim, një notë e lartë.

Kur Gjermania e madhe mesit të viteve 70’ filloi të binte nga arena e lartë ndërkombëtare shumica e lojtarëve gjermanë janë ankuar ndjeshëm në shtypin e kohës për mënyrat se si menaxhohej stërvitja dhe drejtimi i skuadrës. Portieri Sep Majer ishte i vetmi i cili nuk u nxitua të bënte deklarata bombastike: Unë do të luaj prapë futboll – tha ai – dhe nuk dua të them gjëra që mund të kompromentojnë riaktivizimin tim. Të njëjtnë formë “porcelani” ka përdorur dje Fushaj. Ai përshembull vijon ta konsiderojë veten ish sponsor ndërkohë që nuk ka qënë i tillë, asnjëherë nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes se përse në asnjë moment nuk ka dalë mbi interesat financiarë të klubit për të ndërtuar e fituar një titull në tetë vite e gjithashtu – pavarësisht rregullave të ekonomisë së tregut – asnjëherë opinioni nuk është pajtuar me pagesat jashtëzakonisht të ulta, por korrekte, duke nënvlerësuar dhe duke fyer financiarisht kontributin sidomos të futbollistëve të rinj nga ku pretnedohej më pas qindra-mijëra euro. Fakti që disa lojtarë të rëndësishëm të kampionatit nuk pranuan këtë verë të shkonin në Shkodër, ka qënë pikërisht product i trajtimit që u bëhej të tjerëve në klub. Kjo e shumë pjesë të porcelanit Fushaj e jo vetëm nuk do ti thotë kurrë (sa për të tpërmendur një detaj Vllaznia është ende nën hetim për një ndeshje ndërkombëtare kundër Rapidit), megjithatë të thënat e djeshme kanë qënë përgjithësisht të vërteta. Kjo skuadër, ky trajner, e kjo mënyrë drejtimi është ende “pronë” e tij. Nëse dikush dëshiron të bëj më mirë, duhet ta ruajë këtë steim (sidomos Akademinë) e të fitojë… një titull.
Goldi me duket se ke lidhje me analizen ....... :)
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 15 Sep 2011 , 15:24

ma n'fund nji analize e sakte. kush e ka shkru?

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Thu, 15 Sep 2011 , 15:35

Nuk e di kush e ka shkru se nuk e ka ne web emrin e gazetarit
http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... adok=11073

Edhe une jam kurioz se kush e ka shkru se metamam shume shume e sakte analiza !!!

Nuk e di a thu asht kjo analize publiku edhe ne gazete !!
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 15 Sep 2011 , 15:43

tash, ose kan ndryshu linje kta korrispondentat e shkodres tash qi nuk asht ma fushaj president (megjithse veshtire asht) ose e ka shkru gjergj stefa qi ka pase probleme me te. veçse, vete fakti qi nuk kane shkru emnin ne artikull flet qarte per integritetin e gazetarve shqiptare....

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Thu, 15 Sep 2011 , 16:39

Ka mundsi qe e ka shkru aj ...
Shkrimet e Gjergjit me kane ba pershtypje se ka fundi ishin me shume pikpytje mbi ecurine e ardhshme te Vllaznise.

Sa i takon Fushaj, nuk asht e drejte qe me u ju njoft kontributi ne 8 vjet se ba me ken kshu duhet me ju njoft kontributi si Myftar Celes pas ramet, kontributi i Gon Celes, Amullit etj etj ..... gja qe asht e pamujtun.

Sa i takon borxheve qe kishte mundsi Fushaj me ja lane ne ngarkim Vllaznise, mos te harrojme se nuk kishte me e pas kaq te lehte sepse aj ka pas kontraten me bashkine per 5 vjet, ku cdo perfitim e cdo detyrim duhej te baheshin prej klubit Vllaznia e Valteri ka kene "pergjegjesi" legal i Vllaznise.

Sdq duhet me u pergezu Fushaj per kontributin e madh qe ka dhane per AKADEMINE VLLAZNIA.


[corners=]Forca Vllaznia[/corners]
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 20 Sep 2011 , 20:24

per zoten un as per akademine nuk ia di per nder hiç. merita per talentet qi dalin asht e qytetit. ky i ka pase gati njaty e ka mjaftu me i dhane ka nji top e nji uniforme, gjana per t'cilat kane pagu vete futbollistat. nuk asht se ka kerku neper shqipni talenta e ka ndertu nji akademi te vertete.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Thu, 22 Sep 2011 , 19:58

Skodrinon wrote:per zoten un as per akademine nuk ia di per nder hiç. merita per talentet qi dalin asht e qytetit. ky i ka pase gati njaty e ka mjaftu me i dhane ka nji top e nji uniforme, gjana per t'cilat kane pagu vete futbollistat. nuk asht se ka kerku neper shqipni talenta e ka ndertu nji akademi te vertete.
Shkodra gjithmone ka nxjerr talente por menaxhimi e kujdesi qe asht ba ikto vitet e fundit per mendim asht shume per tu vlersu.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Thu, 22 Sep 2011 , 20:00

Nji artikull i Sport Ekspres mbi pretendimet e Fushaj .....

Me siguri kur te bahet vlersimi i aseteve te Vllaznise Fushaj ka me ken nder protagonistat kryesor........ :roll:
Fushaj do rikthimin, Bashkia hutohet

Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj nuk dorëhiqet lehtë nga pretendimet e tij për të pritur vlerësimin që do t’i bëjnë drejtuesit e Bashkisë kontributit të tij pasi të bëjnë vlerësimin e përgjithshëm të aseteve të klubit të futbollit “Vllaznia”. Deklarata e tij dhe dalja e tij disa herë në skenë duke mos dashur të harrohet krijon jo pak shqetësime për presidencën e re të skuadrës. Diskutimet e fundit në media (pasi përballë nuk ka patur asnjë takim tjetër përveç pak ditë para se fushaj të jepte dorëheqje), kanë sjellë jo pak diskutime në opinionin publik. Ndaj dhe presidenca e re është duke bërë maksimumin që skuadra të mos pësojë asnjë dështim në mënyrë që të kenë një skuadër më të mirë se ajo e viteve të kaluara. Ky është një pretendim mëse i drejtë dhe kjo është mirëpritur nga të gjithë. Madje dhe vetë pjestarë të skuadrës janë më të kënaqur me mënyrën se si po administrohen deri tani gjërat. Shumë komentojnë që Bashkia ka forcë të gjejë gjithmonë të ardhura dhe asnjëherë të mos ketë krizë financiare. Në fund të fundit kjo situatë mbetet enigmë minimumi deri në janar. Kohë kjo ku pritet të bëhet publike dhe vlerësimi i aseteve të klubit dhe kontributi i gjithsecilit që ka dhënë për skuadrën. Për Fushajn në bazë të ligjit do të llogaritet ashtu siç është thënë nga drejtuesit e Bashkisë vetëm kontributi i vitit të kaluar. Ndërkohë që vetë Fushaj është në pritje të këtij vlerësimi. Në qoftëse ai do të marrë atë çfarë pretendon, atëherë mund të kemi një rikthim të tij. A do të bëhet apo jo realitet kjo mbetet për t’u parë. Por ajo që duket qartë është se qëndrimi i tij në skenë si një ndër aktorët kryesorë të Vllazninë bën që presidenca e re të mos ndihet aspak komode.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 22 Sep 2011 , 22:10

Nese bashkia do te bajn president edhe nji here tjeter valterin ,atehere ka ba gabimin ma te madh.

Duhet me i dhan pak rrespekt ketij donatorit te ri qe nuk ka dhan emrin kush asht dhe duhet me pa se cfare po ban per vllaznine tone .

Nese bashkia vendos me ba fushajn president prap,asnji njiri nuk do kontribojn ma per vllaznine .

Duhet me pa se ca ka me ba ky qe asht tash

Post Reply