Bosnje - Shqipni
Moderator: GOLDIAN
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Bosnje - Shqipni
Kuzhe “fryn” listën ndaj Bosnjës
Tre portierë, tetë mbrojtës dhe katër sulmues për një ndeshje të vetme.Kjo është lista që ka publikuar ditën e djeshme trajneri i Kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj Bosnjës. Josip Kuzhe ka grumbulluar Isli Hidin, por edhe Arian Beqajn për të mbrojtur portën, Debatik Currin por edhe Endri Vrapin, për repartin divensiv, si dhe Elis Bakajn e Edmond Kapllanin për sulmin, ndërkohë që me gjasë asnjëri prej tyre nuk do të jetë në fushën e lojës ndaj Bosnjës më 7 qershor. Duket se Kuzhe ka dashur “t’u bëjë qejfin” të gjithëve, duke shpallur një listë “të fryrë”, teksa dihet se për takimin në Zenika ndaj boshnjakëve, pesë futbollistë nga të grumbulluarit do të jenë të detyruar të ulen në pankinë. Është e çuditshme në fakt kur e mendon se homologu boshnjak, Safet Sushsiç, edhe pse ka program dy ndeshje për të luajtur (ndaj Rumanisë më 3 qershor dhe Shqipërisë më 7 qershor), ka grumbulluar vetëm 21 futbollistë.
Mbrojtja – Tekniku kuqezi i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes, përderisa ka thirrur tetë mbrojtës, ndërkohë që do luajnë vetëm katër prej tyre (dy e shumta mund të shkojnë në pankinë). Është rikthyer Debatik Curri, i cili vjen nga një dëmtim i gjatë, si dhe Armend Dallku. Mbrojtësi i Vorskla Poltavës nuk ishte në takimin ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh, ndërsa pritet që të zërë vend në formacionin titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ndërkaq, me gjasë mëngjarashi i Karabakut, Ansi Agolli, do të spostohet në mesfushë, duke i lënë vendin në repartin difensiv, Kristi Vangjelit.
Sulmi – Duke qenë një ndeshje mjaft e rëndësishme për fatet e kualifikimeve të skuadrës sonë, parashikohet se Kuzhe në Bosnjë do të luajë me një sulmues të vetëm. Por, paradoksi qëndron në faktin se çuditërisht ka grumbulluar 4 sulmues, nga të cilët e shumta një do të ulet në pankinë. Pra, duke marrë të mirëqenë faktin se Bogdani dhe Salihi janë pjesë e formacionit titullar, Elis Bakaj ose Edmond Kapllani do detyrohen të ulen në tribunë. Stërvitjet e Kombëtares, sipas programit të publikuar dje, do të rifillojnë nesër në ora 10:00 dhe në total janë parashikuar shtatë seanca në 5 ditë, si dhe një ndeshje miqësore (kontrolli) me Olimpikun e Tiranës.
Lista e Kombëtares
Portierë: Arjan Beqaj (Ermis Aradipu, Qipro), Samir Ujkani (Novara, Itali), Isli Hidi (Pa skuadër)
Mbrojtës: Andi Lila (SK Tirana), Debatik Curri (Gençerbirligi, Turqi), Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë), Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi), Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan), Admir Teli (Karabak, Azerbajxhan), Lorik Cana (Galatasarai, Turqi), Endri Vrapi (Skënderbeu)
Mesfushorë: Ervin Bulku (Hajduk Split, Kroaci), Altin Lala (Hanover, Gjermani), Klodian Duro (Lask Linz, Austri), Gilman Lika (SK Tirana), Emilian Vila (Dinamo), Ervin Skela (Arka Gdinia, Poloni), Jahmir Hyka (SK Tirana), Gjergj Muzaka (Skënderbeu)
Sulmues: Erjon Bogdani (Çezena, Itali), Hamdi Salihi (Rapid Vjenë), Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht, Rumani), Edmond Kapllani (Paderborn, Gjermani).

- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Bosnje - Shqipni
prap ky me Hidin ?!!
Ne mrojtje un kisha fut Telin para Currit. Lila ka lujt ne ndeshjen e fundit shum mire. Ai kishte ba per nji kampionat te huj- mendoj.
Nsulm kisha fut per nji pjese lojet Bakajn. Kapllanin kot e ka ftu.Edhe Duroja ska lujt ndeshjet e fundit hic.

- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Bosnje - Shqipni
Edhe pak dit na ndajn nga ndeshja ne bosnje .
Nese dona me anderru ,duhet 3 pikeshi
Nese dona me anderru ,duhet 3 pikeshi
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Bosnje - Shqipni
Kuzhe ngroh atmosferën: Një Bosnjë e lodhur, shansi ynë!
Kroati i gëzuar me situatën në kombëtare: Skuadra është e plotë, vetëm për Currin kam dyshime
Një kombëtare e vogël si Shqipëria, për të arritur rezultate pozitive në përballjet europiane, përveç kontributit të të gjithë futbollistëve, ka nevojë që rrethanat e ndeshjes të jenë në favorin e saj. Sepse kur i ka kundër (mjafton të kujtojmë mungesën e Canës dhe Bogdanit në takimin e parë me Bjellorusinë, ku u mundëm 2-0) jemi ndëshkuar.
“Së pari, jam i lumtur që do të luajmë në këtë ndeshje. Tani kemi më shumë shanse të bëjmë diçka serioze në këto eliminatore. Në këtë situatë kemi një ndjesi të veçantë dhe shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv, - është shprehur trajneri Kuzhe për “Procesin”, duke argumentuar pse duhet të shpresojmë në këtë ndeshje.
Shqipëria është më e fortë, pasi janë kthyer disa futbollistë që na kanë munguar për shkak dëmtimi (Curri) dhe kartonësh (Dallku). Jemi të gjithë së bashku. Dyshimi i vetëm është Debatik Curri, pasi ka shumë kohë pa luajtur, megjithatë ai është i gatshëm për të dhënë kontribut në këtë ndeshje.
Fakti që i kemi të gjithë futbollistët të gatshëm na mbush me besim me shpresë.” Për Kuzhen ekziston një tjetër avantazh: zhvillimi i ndeshjes Rumani-Bosnjë këtë të premte. Përballja mes rivalëve do të ketë intensitet të lartë e si rrjedhojë edhe konsumim fizik.
“Bosnja do të luajë me Rumaninë të premten dhe ky është një avantazh për ne, pasi kundërshtarët tanë mund të jenë të lodhur. Ky është shansi ynë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë,” - ka përfunduar trajneri i kuqezinjve, Josip Kuzhe.
Debatik Curri është dyshimi i vetëm i kroatit, por kosovari jep garanci: S’jam 100%, por mund të luaj
Curri ia thotë troç Kuzhes: Më shiko dhe vendos!
Debatik Curri është rikthyer në kombëtare pas gati 9 muajve. Një dëmtim i rëndë në gju më 22 shtator të 2010-ës e detyroi t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale në Belgjikë. U mendua se rikthimi i tij do të ndodhte pa 6 muajsh, por në të vërtetë periudha e riaftësimit shkoi më shumë.
“Mund të isha rikthyer më shpejt, por nuk desha vetë të nxitohesha. Vetëm ndeshjen e fundit të kampionatit turk jam aktivizuar në kohë të plotë. Tani jam shumë mirë dhe shpresoj të arrij formën optimale,” - shprehet Curri. Por a do të mund të japë kontribut 26-vjeçari në sfidën me Bosnjën.
“Jam këtu për të bërë detyrën në kombëtare. Nuk e di nëse do të luaj, por shpresoj që ndihma ime t’i vlejë skuadrës,” – vjon Curri. Optimizmi i mbrojtësit të Gençlerbirligisë duhet ta ketë kënaqur edhe trajnerin Kuzhe, i cili u beson shumë futbollistëve me eksperiencë. “Kam folur hapur me trajnerin Kuzhe.
I kam thënë të më shikojë dhe të vendosë nëse duhet të luaj. Jam i vetëdijshëm që nuk kam arritur akoma 100% të formës, pasi periudha e riaftësimit ka qenë shumë e gjatë, por unë e ndiej veten mirë dhe të aftë për të dhënë kontribut në ndeshjen e radhës,” - ka këmbëngulur Curri.
Ndeshja me Luksemburgun në Tiranë (1-0) është e fundit për ish-mbrojësin e Vorsklës në kombëtare. Në mungesë të Currit, në rolin e qendërmbrrojtësit në krah të Canës Kuzhe ka preferuar Admir Telin, që sidomos ndeshjen e fundit e ka justifikuar aktivizimin si titullar.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Bosnje - Shqipni
Bosnja ka hup kunder Rumanise 3-0.
Kja asht ne favor tone deri nji fare pike sepse ekipi i Bosnjes asht domoralizu, por ka ana tjeter kane me kerku me "shly" humbjen e thelle me Rumanine me ne.
Ishalla Kuzhe e ka studju sic duhet Bosnjen edhe me pak kujdesi mund te merret nji rezultat pozitiv ne Bosnje.
Mas barazimit te Bjellorusise e fitores te Rumanise, renditja asht ba shume interesante.

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Bosnje - Shqipni
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Bosnje - Shqipni
a din kush me me diftu te cil repart bazohena na qe kena gjoksin perpara me fol qe bosnja asht e lodhur apo e dhime
kot per kuriozitet djema na ban dikush nejkoment te 11-shes sone qe keka me kaq vlera

i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Bosnje - Shqipni
Keq qi barazoi Franca me Bjellorust per mendimin tem. Maksimumi qe mund te andrrojm asht vendi i dyt. Tuj pas parasysh se ba me dal me pike te barabarta me bjellorusine, del bjellorusia para ndesh per shkak te golavarazhit ma te mire ne duelet direkte, asht keq qi i moren piken Frances...
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Bosnje - Shqipni
Gold ti a skeke nis per Bosnje a ???
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Bosnje - Shqipni
GOLDIAN wrote:po pse ke mar man
ata 1 i moren
na i marrim tre
Bjellorusia frances i ka mar akter pike...gati maksimumin.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Bosnje - Shqipni
Shqipnia ka me lujt me ket formacion sante:
Formacioni 4-3-2-1
Ujkani
Dallku Cana Curri Vangjeli
Bulku Lala Agolli
Skela Salihi
Bogdani
Formacioni 4-3-2-1
Ujkani
Dallku Cana Curri Vangjeli
Bulku Lala Agolli
Skela Salihi
Bogdani
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Bosnje - Shqipni
o ti cuno ti vet thu ato i moren gati maksimuminLedi1920 wrote:GOLDIAN wrote:po pse ke mar man
ata 1 i moren
na i marrim tre
Bjellorusia frances i ka mar akter pike...gati maksimumin.
ne i marim maksimumin pa gati perpara
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Bosnje - Shqipni
mendoj se do jete ndeshje e forte duke pas parasysh se me 1 barazim bosnja del jashte kurse neve na vlen sepse na len prap ne vend te dyte me pike te barabarta me billrusine .
duke pas parasysh se shum here kena andrru se 1 dite do jena ne europian te kualifikum ,ndoshta momenti asht tashti .
me sa di un ,kena me prit rumanine ,kena me lujt me francen 2 here mrend e jashte .
asht rasti ma i bukur me anderru sot ,ku cdo gja varet nga rezultati i ndeshjes se sotme .
nese fitojm ,do ishte klryeveper ,sepse do shkeputeshim prej billrusise 2 pike dhe do mbashim vendit e dyte

- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Bosnje - Shqipni
Tjeta juj Djema:
Si ju kam ?
ishalla me fitore sonte.
Ndeshja live
http://www.veetle.com/v/4d9c883a633ea
Si ju kam ?
ishalla me fitore sonte.
Ndeshja live
http://www.veetle.com/v/4d9c883a633ea
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Bosnje - Shqipni
te lumshin durt MirMiri wrote:Tjeta juj Djema:
Si ju kam ?
ishalla me fitore sonte.
Ndeshja live
http://www.veetle.com/v/4d9c883a633ea
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Bosnje - Shqipni
une pres te rritet ai shoku jem reisi se me ty me kyt vettle zor se shof nej her ndeshje uneMiri wrote:Tjeta juj Djema:
Si ju kam ?
ishalla me fitore sonte.
Ndeshja live
http://www.veetle.com/v/4d9c883a633ea
ska gja ja se po kam vizita prej nje infermieres ma vone se jam i semure
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Bosnje - Shqipni
don edhe nja 15 vjet e deri ateher ishalla i shofim ne stadium
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Bosnje - Shqipni
Hajt ishalla me fitore, Miri flm sh per lidhjen. Deri tesh ndeshja asht e shpejt, duhet me lujt pak me ma shume kujdes.
@goldi bane prove a e shef ktu:
http://www.stopstream.tv/ch5.html
Papapap ca kena pshtu itesh
@goldi bane prove a e shef ktu:
http://www.stopstream.tv/ch5.html
Papapap ca kena pshtu itesh
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Bosnje - Shqipni
Maroi pjesa e pare 0-0, Bosnja ka ba ma shume presing se ne.
Ne pjesen e dyte duhet me lujt pak ma shume te qete ne mesfushe.
Bjellorusia ka fitu 2-0 sot me Luxemburgun