Armando Vajushi

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Vajushi

Post by fpjalmi » Sun, 27 Feb 2011 , 20:02

e kam than edhe ma pare .

ky futbollist asht super talent ,duke dit se hala si ka mbush 19 vjeq ,dhe me dal 18 vjeq 1 nder talentat ma te mire ne shqipni dhe te jesh gjithashtu lojtari ma i mire i vitit 2010 2011 ne superlige ,asht dicka se asht salihi nuk ka fillu me shkelqy ne kete moshe duke dit se salihi ishte vetem 20 vjeq kur filloi me dal talent ,dhe kjo do te thote qe nese vajushi do ta mbaj ket ritem ,shum shpejt mbas sinanin dhe salihit , qe ishin krenaria e vllaznise ,nje tjeter talent vllaznia me pru ,dhe ky te jete armando vajushi

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Armando Vajushi

Post by GOLDIAN » Fri, 20 May 2011 , 13:22

ne prove tek hamburgu thiote gjergji
por bundesliga nuk u futka ne kampionatet e preferuarA TE VAJUSHIT
pra hsv ekipi i dyte apo i trete ne gjermani me numrin ma te madh te anetareve keka zero por
vajushi preferoka kroacine perpara po pse tane keto rukavina petric olic e manzukic kan lann kroacine per gjermanine meqe keka liga ma e mire ajo kroate
robt qe ku po ju tham mas shkosha ne shkoder se gjergjin do e takoj se a turp mme u lexu ca shkrun aj


kurr sdo bajm hajr po ju a tham se kena bethen ma te madhe se ambicien si komb qe jena
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Vajushi

Post by fpjalmi » Fri, 20 May 2011 , 16:34

Ne mediat shqiptare po shkruhet se e kerkon edhe ajaxi ne prove .

Biles ne merkaton e ajaxit asht vu edhe emri i tij.

Faqja zyrtare e merkatos se ajaxit e ka vu emrin e tij

Rumours about Arrivals
Zhurme mbi ato qe do vijn thuhet


http://www.transfermarkt.co.uk/en/ajax- ... n_610.html

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Armando Vajushi

Post by Skodrinon » Sun, 29 May 2011 , 15:22

Vajushi vendos pas Holandës: Ajaksin ose Hajdukun!

Sulmuesi shkodran Armando Vajushi tregon dy ekipet më të interesuara për të




Zhurma që po krijohet rreth tij është e madhe. Atë nuk e ka shqetësuar kjo, por në fakt ndihet disi “i bezdisur”. Prandaj dhe dëshiron t’i japë fund sa më shpejt kësaj gjendje dhe të firmosë për ndonjërën prej skuadrave. Ajo çfarë pritet është oferta përfundimtare e Ajaksit. Për koincidencë, pritet deri pas ndeshjes miqësore të Shpresës sonë ndaj asaj të Holandës, që do të zhvillohet nesër. Në rast të kundërt, nëse ajo nuk realizohet, zgjedha është bërë. Armando Vajushi do të firmosë për Hajdukun e Splitit. Lajmin e ka konfirmuar dje për “Sportin shqiptar” vetë lojtari, i cili ka qenë edhe autori i golit të vetëm të fitores ndaj Uzbekistanit në miqësoren e dy ditëve më parë të Shpresës sonë. Në rrëfimin e tij për gazetën tonë, sulmuesi i Vllaznisë flet për gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen e tij:

? Armando, në radhë të parë urime për golin e shënuar dhe fitoren e arritur ndaj Uzbekistanit


? Faleminderit! Besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, jo vetëm unë, por i gjithë ekipi. Aq më tepër që përballë nuk kemi pasur një ekip Shprese, por një ekip olimpik, pra 23-vjeçarësh të Uzbekistanit.

? U gëzuat për golin e shënuar?


? Sigurisht që goli të jep kënaqësi gjithmonë, aq më tepër kur i jep fitoren skuadrës. Ky gol ka më tepër vlera për mua, sepse ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme në aspektin personal. Në stadium kanë qenë shumë menaxherë dhe drejtues klubesh që kishin ardhur për të më ndjekur dhe prandaj mendoj se ky takim do të mbetet gjatë në kujtesën time.

? Konkretisht, menaxherët dhe drejtuesit e cilit klub kanë qenë të pranishëm në stadiumin ku u zhvillua kjo ndeshje?


? Me saktësi nuk e di, sepse nuk jam marrë unë me to. Ka qenë babai dhe disa menaxherë që janë marrë me çdo gjë. Di të them vetëm se prezentë kanë qenë drejtues të Hajdukut të Splitit që kishin konfirmuar ardhjen e tyre një ditë përpara. Ka pasur edhe shumë të tjerë nga sa më kanë thënë, madje edhe të ekipit italian të Atalantës.

? Ndikon gjithë kjo zhurmë, gjithë ky interesim tek ju, sepse jeni vetëm 19 vjeç?

? Jam natyrë që nuk ndikohen shumë nga gjëra të tilla, megjithatë, më duhet ta pranoj se edhe vetë kam dëshirë që kjo punë të mbyllet sa më shpejt dhe të përcaktohet skuadra ku do luaj në sezonin e ri. Kam nevojë ta di këtë gjë sa më parë.

? Kur do të vendoset?


? Gjërat besoj se do të fillojnë të ndahen të hënën pas ndeshjes miqësore që do të zhvillojmë me Shpresat e Holandës.

? Pse pas kësaj ndeshje?

? Sepse ndaj Holandës do vijnë të më shohin sërish drejtues të Ajaksit. Nëse u pëlqej edhe në atë takim, atëherë mund të shkoj te kjo skuadër e madhe. Brenda javës së ardhshme mund të mbyllet çdo gjë në këtë drejtim.

? Po nëse nuk u pëlqen drejtuesve të Ajaksit?

? Thuajse e sigurt është që do të shkoj te Hajduku i Splitit. Me drejtuesit e tij di që është biseduar gjerësisht për të gjitha kushtet e kontratës. Oferta financiare është e mirë, kushtet që ofrohen janë të shkëlqyera dhe çfarë është më e rëndësishmja, në kontratën që pritet të nënshkruhet do të ketë garanci për të luajtur. Kjo më bën shumë entuziast për të firmosur për Hajdukun.

? Megjithatë, dëshira primare është Ajaksi apo jo?


? Pa as më të voglin dyshim që po. Kjo është dëshira ime, por edhe e babait tim, që është një tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre. Pastaj kush nuk do të dëshironte të shkonte te kjo skuadër. Megjithatë, edhe nëse nuk bëhet, tek Hajduku mendoj se do gjej veten dhe do më jepet mundësia të luaj si titullar.

? Pra, pas ndeshjes së nesërme do të mësojmë përfundimisht ku do të shkoni?

? Kjo ndeshje do ta vendosë përfundimisht, por ndoshta do të duhet periudha deri në fund të javës që vjen për të mbyllur të gjitha detajet e kontratës. S’besoj se do të ketë nevojë për ta shtyrë edhe më shumë këtë çështje.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Armando Vajushi

Post by Ledi1920 » Mon, 30 May 2011 , 15:52

Per me dasht me lujt me Ajaksin duhet me i pas koqet katrore...

Gjithsesi Vajushit suksese se ne disa neshje qe e kam pa mka pelqy shume. Me pune dhe me vullnet mund te behet nje futbollist shume i mire.
Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Armando Vajushi

Post by Admin » Mon, 30 May 2011 , 16:42

Nuk arrij ta kuptoj se ca ka me u mendu ktu ....
Normale qe Ajax asht ekip ma i mire edhe se nqs nuk tregon vlera nuk ka me pas mundsi me u aktivizu, por ka ana tjeter i jep mundsine qe nqs let mire me kap skuadrat ma te mire ne Europe.
Sma merr mendja se Ajax e kerkon me kaq shume ngulm se deri tesh ba me dasht e kishte ba te vedin Vajushin ...
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Vajushi

Post by fpjalmi » Mon, 30 May 2011 , 18:19

Per mendimin tem vajushi u dote me lujt edhe 1 vit te vllaznia .

Salihi lujti da vjet te mira ne superlige e mandej pati suksesin .

Te lush vetem 1 vit ne superlige ,asht shum pak ,per me tregu vedin jasht,sado talent te jesh dhe asht njisoj si me dal 1 zog prej vezet

Megjithate ,ishalla i prihet mare sepse ne ket dekaden e fundit renditet pas amelsinave te vllaznise salihit dhe sinanit

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Armando Vajushi

Post by Skodrinon » Tue, 31 May 2011 , 17:16

Nuk asht per Ajaxin Vajushi.
Do t'ishte fat i madh per te me e marre Ajaxi, edhe mos me u aktivizu. Vetem me u stervit aty asht nji perfitim i madh se te kompletojne ne çdo aspekt. Shifni lojtaret qi kan dale prej kti ekip, lozin me te dyja kamt e ne shume pozicione.
Kuptohet, prej Vajush nuk bahet Seedorf apo Sneider, por e permirsojne ne maksimumin e aftesive te tij.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Armando Vajushi

Post by Admin » Tue, 31 May 2011 , 22:02

Iket pra tham edhe une ca ka ktu Vajushi me mendu se ku me shku !!!
sma merr mendja se AJAX kerkon Vajushin ......
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Vajushi

Post by fpjalmi » Sun, 05 Jun 2011 , 00:30

Vajushi te Hajduk, per 850 mije euro?

Vlera e dyte me e madhe e nje futbollisti qe transferohet direkt nga kampionati shqiptar.



http://albania-sport.com/article/12685/ ... -euro.html

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Armando Vajushi

Post by GOLDIAN » Sun, 05 Jun 2011 , 14:06

po espanjolin e stutgartin ajaksin e bremenin pse i refuzoi?
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Armando Vajushi

Post by Admin » Sun, 05 Jun 2011 , 16:25

Vajushit ishalla i prihet mbare kudo qe te shkojne, ma mire te shkojne ne nji ekip te kampionatit gjerman, edhe se nuk e ka aj ne dore, tan kta ekipe qe permenden kam pershtypjen se permenden kot, noshta vetem Hajduku interesohet per te ....
Vllaznit Ultras

Image

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Armando Vajushi

Post by ultraskuqeblu1 » Sun, 05 Jun 2011 , 17:15

Admin wrote:Vajushit ishalla i prihet mbare kudo qe te shkojne, ma mire te shkojne ne nji ekip te kampionatit gjerman, edhe se nuk e ka aj ne dore, tan kta ekipe qe permenden kam pershtypjen se permenden kot, noshta vetem Hajduku interesohet per te ....
Admin per Vajushin gjithcka asht vendos, sezonin tjeter ka me lujt per Hajdukun e Splitit.
Nuk asht naj fantazi e madhe qe kto ekipe me kerku talenta prej Shqipniet por une besoj qe jane ekipet B qe i kerkojne dhe jo ekipi i pare. P.sh. Zeqiri shkoj vjet me u provu tek Selltiku dhe u hap fjala ne tgjitha mediat qe pervec Rudi-t kerkohet dhe Shqiptari i 2t nga Selltiku por ma vone u morr vesht qe ishte Selltiku i te rinjve ai qe e kishte kerku.
Edhe Bala me Roshin vjet u kerkun nga akademia e PSG ne France per me vazhdu rritjen e tyne si lojtare aty, dhe me pas me shperthy ashtu si duhet, por ne pergjithsi kto ekipet B kerkojne ti marrin me parametra zero kto talente ose krejt lire. Dhe dihet qe presidenti jone i dashtun sdo ta jepte futbollistin ma tkeq t'akademis me parametra zero.
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Armando Vajushi

Post by Edmond-Cela » Sun, 05 Jun 2011 , 18:26

ishalla i hec mar, dhe i japin ndeshje sa me shum. se i duhet experienca
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Armando Vajushi

Post by GOLDIAN » Tue, 02 Aug 2011 , 23:32

vajushi ne prove te kölni
ka ba 2 gola ne ndeshjen miqesore sot
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Armando Vajushi

Post by jeti » Wed, 03 Aug 2011 , 06:37

GOLDIAN wrote:vajushi ne prove te kölni
ka ba 2 gola ne ndeshjen miqesore sot
Shpresoj qe te firmosin e te bahet futbollist i rendesishem i Kolnit. Me vajushin ne skuader, Podolski e shef vedin ne bankine :D
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Armando Vajushi

Post by Man in Redblue » Wed, 03 Aug 2011 , 23:14

2 gola dhe 2 asista per 45 minuta - paska ba paraqitje te shkelqyeshme Vajushi. Ishalla spo i kerkon Valteri tash cmim stratosferik Köln-it e po e blejne se kishte kene shume e rendesishme, tuj pas parasysh se komtarja ka nevoje emergjente per "gjak t'ri".
Edhe roshi paska ba paraqitje te mire.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Armando Vajushi

Post by Ledi1920 » Thu, 04 Aug 2011 , 09:08

Me bohet qejfi per Vajushin. Sa me shume elemnte te cojm neper kampionatet e europes aq me mire eshte per ta ne aspktin personal dhe per ne si tifoza se ngelm tu pa ne kombetare lala,duro,skela...
Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Armando Vajushi

Post by Admin » Thu, 04 Aug 2011 , 09:36

Ishalla po nenshkrun edhe i ec mare se e meriton .
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Armando Vajushi

Post by fpjalmi » Fri, 23 Dec 2011 , 04:43

Armando Vajushi paska marre topin e arte , si lojtari ma i mire i superliges ku paska pase konkurent Orges Shehin , portierin e skenderbeut. Ne 2 vitet e fundit ne 2009 dhe 2010 ishte Elis Bakaj i Dinamos Fitues i topit te arte.

Te lesh mbrapa lojtare si , Bekim Balen dhe Liken , ose Xhafen me Shkembin , dhe shum e shum lojtare te tjere , asht dicka shum e madhe , Ku padiskutim , Armando Vajushi e ka meritu plotesisht topin e arte , dhe kja gja edhe nje here e verteton se Vllaznia asht fidanishtja ose djepi i futbollit shqiptare .

Post Reply