Post
by fpjalmi » Mon, 13 Jun 2011 , 18:04
E përditshmja “Clarin”: Shqipëria, nuk ia vlen as për testim
Një prej gazetave të përditshme më të mëdha në Argjentinë, “El Clarin”, vendosi sot në diskutim vendimin e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), për të organizuar këtë miqësore ndaj Shqipërisë, të konsideruar prej saj si një rival aq i dobët, sa që nuk do t’I ofrojë kombëtares së tyre asnjë lloj testimi përpara debutimit në Kupën e Amerikës.
”Kombëtarja do të ketë ndeshjen e saj të fundit përpara Kupës së Amerikës në stadiumin “Monumental”. Të gjithë më të mirët do të jenë në fushën e lojës dhe ne do të luajmë ndaj…. Shqipërisë së dobët, që në ndeshjen e fundit humbi 2-0 ndaj Bosnje dhe Hercegovinës. Është një kombëtare pa asnjë emër të shquar, e cila s’do të jetë asgjë më shumë se sa e ftuar në festën e argjentinnasve përpara nisjes për në Kupën e Amerikës”.
Duke shpjeguar se cilët janë me të vërtetë shqiptarë, “Clarin” shton: “Në gjashtë ndeshje të luajtura në kualifikueset e Botërorit, skuadra shqiptare ka arritur të grumbullojë tetë pikë. Ata mposhtën Luksemburgun dhe befasuan në 26 mars, duke fituar ndaj një Bjellorusie më të fortë në kryeqytetin e tyre”. Në fund, ofrohet edhe një përmbledhje e shkurtër njohëse për vendin tonë. Pavarësisht asaj që shkruan “Clarin”, Shqipëria nuk është shpërfyturuar asnjëherë në dekadën e fundit ndaj rivalëve më të fortë se vetja. Ky është një detaj i vogël, i “parëndësishëm” që nuk është përmendur në faqet e kësaj gazete.