Kta pertojne edhe me shku neper rrethe me pa lojtare....Ledi1920 wrote:Tek moshat ne kombetare grumbullohet ai qe e ka baben me me shume lek...
Po spate njoftje, pare veshtire me ca.
Under 17 - Superliga 2010/11
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
Vllaznia U-17, të dielën festa e titullit kampion
Shkodranët presin Shkumbinin, fitorja i shpall matematikisht kampionë për këtë grup-moshë
Dinamo, kundërshtarja më e afërt në renditje, ua ka bërë më të lehtë shkodranëve sigurimin e titullit kampion. Vllaznia, pas fitores ndaj kësaj skuadre para dy javësh në Shkodër, ka përfituar edhe nga gabimi i dinamovitëve në Pogradec javën që shkoi, duke e thelluar kësisoj në 7 pikë diferencën me ta.
Një diferencë e mjaftueshme për të festuar titullin kampion që këtë të diel, dy javë përpara fundit të kampionatit. Skuadra e trajnerit Entri Çaku dhe Nefail Zhejanit ka bërë një fazë të dytë të mrekullueshme, teksa ka rikuperuar diferencën prej 9 pikësh me Dinamon e vendit të parë.
Çka do të thotë se ata i kanë marrë plot 16 pikë vetëm në fazën e dytë. Ky është një sukses jo i vogël për këtë skuadër, por edhe për akademinë “Vllaznia”, e cila duket në rrugë të mbarë jo vetëm për nxjerrjen e elementit cilësor, por edhe për titujt kampion që po merr këto vite.
Të dielën 17-vjeçarët shkodranë presin në qytetin e tyre Shkumbinin. Një kundërshtar që në disa ndeshje të kampionatit nuk është paraqitur fare në fushë. Por në Shkodër nuk duan që të ndodhë kështu. Fitorja e mundshme (është plotësisht e arritshme) i shpall automatikisht kampionë futbollistët e këtij ekipi dy javë para fundit të kampionatit.
Trajneri Çaku duket shumë i kënaqur me këtë arritje teksa për “Sporti shqiptar” do shprehej: “Të them të drejtën, jam i entuziazmuar si trajner i kësaj skuadre. Nuk e kishim menduar një kampionat në nivel të tillë, por dëshira për të bërë më të mirën në çdo ndeshje, na ka shtyrë përpara dhe ja ku jemi sot.
Kemi dëshirë të luajmë me Shkumbinin të dielën dhe prandaj shpresoj që peqinasit të vijnë, sepse festa e titullit nuk shijon shumë pa luajtur. Besoj se asnjë kundërshtar nuk ka mendim tjetër përveçse Vllaznia e meriton titullin kampion.
Kemi bërë ndeshje të bukura, kemi shënuar shumë gola, duke luajtur sipas traditës së futbollit shkodran, dhe kjo është një kënaqësi për ne. Për mua ky është titulli i parë kampion dhe shpresoj të mos jetë i fundit, sepse kam dëshirë të vazhdoj me të tilla paraqitje edhe në vitet e ardhshme, deri edhe me ekipin e parë të Vllaznisë,” ka thënë ai.
Futbollistë, drejtues dhe prindër kësisoj janë duke menduar për një festë të vogël të dielën. Themi të vogël, sepse festa e madhe do zhvillohet në përfundim të të gjitha kampionateve

- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
Brravo i qofte !!!
Ishalla vec vazhdojne me mend nkry, sterviten fort e ikun diku jashte se gjynah me lujt ne kapionatin tone te skedinave.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
Urime 17-vjecarve per ket arritje, ishalla vazhdojne kshu me perkushtim e stervitje te forte per me arrit sa ma nelt.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
U-17: Vllaznia kampione turpëron Tiranën
Tirana - Vllaznia 1-5
Shënues: Sallaku 78? \ Idrizi 3?, 19?, 56?, Kalaja 35?, Arrinaj 53?
Tirana: Saraçi, Habibi, Cenaj, Grabova, Nino, Tarja (Kaçaçi 41?), Hoxhallari, Cake, Njemza (Marku 41?), Berberi, Zajmi (Sallaku 41?). Trajner: A.Kola
Vllaznia: Spahia, Nikshiqi, Alikokaj, Balaj, Gjelaj, Hasaj, Kalaja, Ymeri (Hepaj 42?), Vecaj (Ruqi 44?), Kiri (Arrinaj), Idrizi. Trajner: E. Çaku
Gjyqtarë: R.Sadiku, A.Mahmutaj, E.Gançi (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Cenaj (2), Njemza \ Kiri
Karton i kuq: Cenaj
Paratërinjtë e Vllaznisë kanë mundur 5-1 bashkëmoshatarët e tyre kryeqytetas dje në “Skënder Halili”. Pavarësisht se kanë pasur mungesa, bardheblutë dje nuk kanë dalë në lojën e tyre. Miqtë kanë shënuar plot 5 gola njëri pas tjetrit, ndërsa golin e nderit për bardheblutë e ka shënuar Sallaku pak minuta para se të përfundonte ndeshja.
Shkodranët e zgjidhën shpejt takimin, qysh në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë ritmi i lojës për të dyja skuadrat u ul ndjeshëm. Ka pasur një gjykim korrekt edhe nga treshja e gjyqtarëve, Sadiku-Mahmutaj-Gançi.

Festë në Shkodër, fitorja me Laçin formalitet
Vllaznia U-17, e shpallur kampione javë më parë, ka marrë dje zyrtarisht kupën e titullit
Vllaznia - Laçi 5 3
Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Hepaj, Bala, Alikokej, Kiri, Hasaj, Arrinaj, Vecaj, Kalaja, Idrizi (u aktivizuan: Volaj, Hasaj, Pjeshka, Ruçi). Trajner: E.Çaku.
Laçi: Ujka, Xhixha, Sela, Gjonaj, Xhepaj, Gjergjaj, Lleshi, Përkeqi, Frrokaj, Baboçi, Ndreca (u aktivizuan: Ndreu, Gjoka, Prenga, Martini). Trajner: N.Tarazhi.
Shënues: Kalaja 4?, Idrizi 5?, 13?, 56?, Kiri 23?/ Ndreca 5?, 60?, Baboçi 35?
Gjyqtarë: G.Koka, E. Hoxha, R.Çokaj (Lezhë)
E djeshmja ka qenë një ndeshje pa shumë vlera për shkodranët, sepse ata kanë disa javë që e kanë siguruar titullin kampion. Megjithatë, kuqeblutë deshën ta fitonin për ta mbyllur me fitore këtë kampionat të mrekullueshëm.
Ndaj Laçit është arritur një fitore me shumë gola 5 3, ku për vendasit ka spikatur sërish sulmuesi Hysmir Idrizi, që ashtu si pak ditë më parë ndaj Tiranës shënoi një tripletë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 30 golave. Ky sulmues është njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar sulmuesi tjetër Kalaja me një gjuajtje shumë të bukur jashtë zonës. Miqtë në fakt barazojnë shpejt me anë të Ndrecës. Kaq ka zgjatur rezistenca e miqve, sepse në fushë më pas flasin vetëm vendasit. Të inkurajuar edhe nga shumë tifozë të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, ata i kanë bërë një mbyllje shumë të bukur kampionatit.
I gjithë takimi është mbyllur me 8 gola dhe në fund ata që kanë gëzuar kanë qenë futbollistët e Vllaznisë. Në ceremoninë e fundit të kampionatit, medaljet e fituesit dhe trofeun e kampionit e kanë dorëzuar z/presidenti i FSHF së, Bujar Kasmi, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.
Momenti i dorëzimit të kupës kapitenit Taulant Nikshiqi, ka qenë shumë emocionues për futbollistët, stafin drejtues, por edhe për prindërit e këtyre djemve që i dhuruan Shkodrës një tjetër trofe.
Faza e dytë që ka zhvilluar ky ekip ka qenë e jashtëzakonshme, pasi i arrit të rikuperohej diferencën prej 9 pikësh që kishte me Dinamon. Meritë e padiskutueshme e trajnerëve Entri Çaku dhe Nefail Zhejani, por në veçanti e sportistëve si portieri Curri, Nikshiqi, Balaj, Hepaj, Vecaj, Hasaj, Kalaja, Idrizi etj.
Çaku: Këtë titull do ta mbajmë mend gjatë
Trajneri i Vllaznisë U 17, Entri Çaku, është parë tepër i emocionuar gjatë ceremonisë së titullit: “Mendoj se e kemi merituar gjithçka që kemi arritur këtë sezon. Kemi zhvilluar një kampionat që do ta mbajmë mend gjatë. Meritën më të madhe e kanë natyrisht djemtë, ata që sfiduan çdo kundërshtar.
Edhe unë si trajner ndiej emocione të mëdha në këto momente, sepse është trofeu i parë në karrierën time sportive. Atë që s’e arrita si sportist, e arrij tashmë si trajner.”
Cungu: Akademia “Vllaznia” mbetet shembull
Drejtori sportiv i akademisë së Vllaznisë, Armand Cungu, ia faturon këtë trofe punës së mirë që është bërë me skuadrat e moshave në Shkodër: “Ky trofe i sotëm, ashtu si dhe ai i U 15 dhe U 19, janë natyrisht fryt i punës që është bërë.
Mendoj se kemi punuar mirë dhe madje po tentojmë të rregullojmë nga sezoni në sezon shumë elementë të funksionimit të këtyre ekipeve. E rëndësishme është që moshat e Vllaznisë mbeten shembull në mënyrën e funksionimit dhe punës që bëhet, duke nxjerrë çdo vit elementë cilësorë për ekipin e parë, përveç trofeve që po marrim.”

Urime edhe njihere U-17 per fitoren e kampionatit ishalla vazhdojne kshu e sterviten gjithmone e sa ma mire
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
per mendimin tem keto djem te ri prezantojn futbollin e vertet sot per sot ne shqiperi. simjet jemi shpall kampion nga te gjith grup moshat. kjo asht nje kenaqsi dhe per mua asht nje fest ma e madhe se te kishim fitu kampionatin me skuadren e pare. urime urime
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
Vllaznia U-17, vend të parë në turneun e Bosnjës
I kanë befasuar të gjithë 17-vjeçarët e Vllaznisë në turneun e zhvilluar fundjavën që shkoi në Bosnjë dhe më pas në Mal të Zi. Ata kanë zënë vendin e parë në turneun e ekipeve të Ballkanit, duke fituar të drejtën për të dalë në finalet, që do të zhvillohen ditët në vazhdim në Qipro.
Një aktivitet i organizuar me iniciativën e FIFA-s për promovimin e futbollit të moshave, ka bërë që në gjashtë rajone të ndryshme të Europës të organizohen mini-turne të ndryshëm.
Në atë që u zhvillua në Bosnjë, fillimisht, dhe më pas në Mal të Zi, Shqipëria, e përfaqësuar me Vllaznia U-17, i ka mundur të gjitha ekipet rivale, duke zënë vendin e parë ndër gjashtë ekipet pjesëmarrëse nga Serbia, Mali i Zi, Sllovenia e Bosnjë-Hercegovina.
Sipas drejtorit organizativ të klubit “Vllaznia”, Kujtim Shaba, që e ka shoqëruar ekipin në këtë turne, paraqitja e kuqebluve ka lënë mbresa tek të gjithë pjesëmarrësit. “Jo vetëm që ekipi ynë i fitoi të gjitha ndeshjet, por spikati me lojën e zhvilluar, duke i befasuar të gjithë specialistët dhe trajnerët, që ishin të shumtë në këtë turne. Kjo tregon se tek Akademia e Vllaznisë bëhet një punë jashtëzakonisht e mirë me ekipet e moshave dhe të mos harrojmë që ekipi i 17-vjeçarëve, që mori pjesë në këtë aktivitet, sapo është ndërtuar, sepse nuk ka shumë ditë që janë bërë seleksionimet.”
Me zënien e vendit të parë në këtë turne, Vllaznia U-17 ka fituar të drejtën për të marrë pjesën në fazën finale të këtij turneu, të organizuar nga FIFA. Në këtë fazë do të marrin pjesë gjashtë skuadrat fituese të mini-turneve, që janë zhvilluar në gjashtë zona të Europës.
Por për fat të keq, Vllaznia nuk do mundet të marrë pjesë në këtë fazë finale për arsye financiare. Drejtorit Shaba i vjen keq për këtë, kur thotë: “Shpenzimet e udhëtimit janë të mëdha dhe e kemi të pamundur t’i përballojmë si klub. Për këto arsye na duhet të konfirmojmë mospjesëmarrjen në fazën finale, që do zhvillohet në Qipro, më datat 5-8 gusht.
Mbase duhet dashamirësia e biznesmenëve apo donatorëve të ndryshëm në këtë rast, për të bërë të mundur pjesëmarrjen, sepse është vërtet eveniment i rëndësishëm.”

Forca Vllaznia...
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
sa jane ato shpenzime mer qe ju preni ne mes andrren djelmoshave mer q**** klubin me gjithe bashki e prefekture
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
pa pike turpit ropt. si lypsa.Mbase duhet dashamirësia e biznesmenëve apo donatorëve të ndryshëm në këtë rast, për të bërë të mundur pjesëmarrjen, sepse është vërtet eveniment i rëndësishëm.”
delni zot perdersa e keni marre persiper drejtimin e vllaznise mor te flliqun
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Under 17 - Superliga 2010/11
Kja asht me te vertete 1 skandal.
Duke pa se qa ka ba akademia e vllaznise ,duhet te jete nji nder per qytetin qe drejtohet nga nje bashki e degjenarume ,nje bashki hajnash duke fullu prej te parit e deri te i fundit qe edhe pse e quajn vedin pronare te vllaznise ,nuk kan derdh asgja ,jo vetem per te rritunit por edhe per akademite .
Asht skandal mos me pagu kja bashki nje shum qe nuk shkon kurr ma shum se 10 mije dollare ,me hanger me pi dhe biletat