Laçi - Vllaznia

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Skodrinon » Mon, 18 Apr 2011 , 16:24

Presidenti i Laçit, grusht trajnerit të Vllaznisë

Numri një i klubit kurbinas, Pashk Laska, ka goditur trajnerin Mirel Josa pas ndeshjes Laçi Vllaznia


Një incident i rëndë ka ndodhur në stadiumin e qytetit të Laçit në përfundim të ndeshjes të së shtunës mes ekipit vendas dhe atij të Vllaznisë. Presidenti i klubit laçian, Pashk Laska, ka goditur me grusht trajnerin e ekipit shkodran, Mirel Josa.

Përveç tij, edhe një tjetër laçian, që shoqëronte numrin 1 të klubit të tij, e ka goditur edhe ai me shkelm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentet e pasndeshjes, kur Josa kishte lënë futbollistët e tij të gëzonin për fitoren e arritur, në dhomat e zhveshjes dhe ka dalë në ambientet e jashtme të stadiumit për të dhënë konferencën e shtypit.

Ka qenë momenti kur futbollistët e Vllaznisë po gëzonin në dhomat e zhveshjes, duke bërtitur për fitoren. Kjo nuk i ka pëlqyer presidentit Laska, që duke parë Josën në ambientet jashtë dhomave, i është drejtuar: “Mbylljua gojën atyre shk…” dhe e ka goditur me grusht.

Në fushë ka zbritur edhe presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili është indinjuar së tepërmi për sjelljen e kolegut laçian ndaj trajnerit të tij. Numri 1 i klubit shkodran thuhet të ketë debatuar gjatë edhe me drejtuesit e policisë së Laçit, që nuk kanë marrë masat e duhura për mbrojtjen e pjesëtarëve të ekipit të tij.

Goditja e Josës është një alarm për futbollin tonë. Një akt i shëmtuar që vjen në fundin e një ndeshjeje futbolli. I ndodh trajnerit Josa, i cili shquhet për kulturën e tij, një njeri aspak provokues e ngacmues ndaj kundërshtarit.

Si i tillë kuptohet që nuk u ka lënë asnjë shkak laçianëve të sillen në atë mënyrë. I vetmi “gabim” i teknikut kryeqytetas është fitorja e arritur me ekipin e tij në këtë fushë shumë të vështirë. Ky madje mund të konsiderohet “mëkat” i madh, sepse mjafton të shikoje futbollistët e Laçit të shtrirë në fushën e lojës në fund të takimit, për të kuptuar se ata kishin humbur diçka të madhe.

Në të vërtetë, nuk kanë humbur asgjë, sepse i ka mundur Vllaznia, një skuadër shumë më e mirë se ajo laçiane, një skuadër që i ka mundur plot 5 herë këtë sezon.

E mbi të gjitha i ka mundur një skuadër me shumë kulturë sportive, ndërkohë që laçianët treguan edhe një herë tjetër se vazhdojnë të mbeten një problem i madh për futbollin shqiptar. Sjellja e presidentit Pashk Laska ndaj trajnerit Josa është shumë e dënueshme.

Josa: E zgjidh privatisht me Laskën

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, nuk ka dashur të komentojë gjatë atë çfarë ka ndodhur në ndeshjen e së shtunës në Laç, teksa është goditur me grusht nga presidenti i klubit laçian Pashk Laska. Vetë numri një i pankinës shkodrane nuk e ka pohuar me gojën e tij goditjen, por ajo nënkuptohet, kur ai shprehet:

“Se çfarë ka ndodhur në fund të ndeshjes me Laçin, e dimë mirë unë dhe presidenti i Laçit. Nuk dua të merrem shumë me këtë ngjarje në media, s’dua të merrem as me federatë dhe as me polici. Këtë çështje do ta zgjidh në mënyrë private unë.” Gjërat janë më se të qarta.

Akti i goditjes ekziston dhe, pavarësisht se trajneri nuk ka dëshirë të merret shumë me këtë çështje, ai nuk mund të fshihet. Federata Shqiptare e Futbollit duhet të ndërhyjë sa më parë, para se gjërat të zgjidhen në mënyrë private, siç pretendon ta zgjidhë Mirel Josa.

s.shqiptar

shkelzen
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 244
Joined: Sat, 28 Mar 2009 , 21:10

Re: Laçi - Vllaznia

Post by shkelzen » Mon, 18 Apr 2011 , 17:11

Admin me vjen keq por s'jam dakort me ty ketu ne lidhje me shamjet.. Une kam ni ne Itali dhe ne Angli ne Itali shajn psh: Milan .......VA FANCULO.. qe don me than shko pirllu apo dicka e perafert, nuk jam dakort me shamjet e randa qe bahen shajne me rop me motra me vajza etj,, per stadiumet e tjera nuk me intereson por ne si shkodran si hiqena si djep kulturet duhet me evitu keto gjana, ti shif tifozat tan femije jan qe marrin zemer nga organizatoret e tifozave se shamjet vijne pre atyne shifi mir ne stadium per mendimin tem keto organizatoret jane pergjegjs per kete gja, si nuk niva i here nga ana tjeter tu sha vetem nej shamje sporadike po gjithmone nga tribuna vijne shamjet.. Nese une kam turp sincerisht me pa neshje me familje se asht marre me nigju ato halabak tu sha. Ne jena djepi i kultures? ne kena shpik tifozllekun ne shqiperi? une kam dyshime mbi kete gja....

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Laçi - Vllaznia

Post by fpjalmi » Mon, 18 Apr 2011 , 19:23

Skodrinon wrote:Presidenti i Laçit, grusht trajnerit të Vllaznisë

Numri një i klubit kurbinas, Pashk Laska, ka goditur trajnerin Mirel Josa pas ndeshjes Laçi Vllaznia


Një incident i rëndë ka ndodhur në stadiumin e qytetit të Laçit në përfundim të ndeshjes të së shtunës mes ekipit vendas dhe atij të Vllaznisë. Presidenti i klubit laçian, Pashk Laska, ka goditur me grusht trajnerin e ekipit shkodran, Mirel Josa.

Përveç tij, edhe një tjetër laçian, që shoqëronte numrin 1 të klubit të tij, e ka goditur edhe ai me shkelm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentet e pasndeshjes, kur Josa kishte lënë futbollistët e tij të gëzonin për fitoren e arritur, në dhomat e zhveshjes dhe ka dalë në ambientet e jashtme të stadiumit për të dhënë konferencën e shtypit.

Ka qenë momenti kur futbollistët e Vllaznisë po gëzonin në dhomat e zhveshjes, duke bërtitur për fitoren. Kjo nuk i ka pëlqyer presidentit Laska, që duke parë Josën në ambientet jashtë dhomave, i është drejtuar: “Mbylljua gojën atyre shk…” dhe e ka goditur me grusht.

Në fushë ka zbritur edhe presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili është indinjuar së tepërmi për sjelljen e kolegut laçian ndaj trajnerit të tij. Numri 1 i klubit shkodran thuhet të ketë debatuar gjatë edhe me drejtuesit e policisë së Laçit, që nuk kanë marrë masat e duhura për mbrojtjen e pjesëtarëve të ekipit të tij.

Goditja e Josës është një alarm për futbollin tonë. Një akt i shëmtuar që vjen në fundin e një ndeshjeje futbolli. I ndodh trajnerit Josa, i cili shquhet për kulturën e tij, një njeri aspak provokues e ngacmues ndaj kundërshtarit.

Si i tillë kuptohet që nuk u ka lënë asnjë shkak laçianëve të sillen në atë mënyrë. I vetmi “gabim” i teknikut kryeqytetas është fitorja e arritur me ekipin e tij në këtë fushë shumë të vështirë. Ky madje mund të konsiderohet “mëkat” i madh, sepse mjafton të shikoje futbollistët e Laçit të shtrirë në fushën e lojës në fund të takimit, për të kuptuar se ata kishin humbur diçka të madhe.

Në të vërtetë, nuk kanë humbur asgjë, sepse i ka mundur Vllaznia, një skuadër shumë më e mirë se ajo laçiane, një skuadër që i ka mundur plot 5 herë këtë sezon.

E mbi të gjitha i ka mundur një skuadër me shumë kulturë sportive, ndërkohë që laçianët treguan edhe një herë tjetër se vazhdojnë të mbeten një problem i madh për futbollin shqiptar. Sjellja e presidentit Pashk Laska ndaj trajnerit Josa është shumë e dënueshme.

Josa: E zgjidh privatisht me Laskën

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, nuk ka dashur të komentojë gjatë atë çfarë ka ndodhur në ndeshjen e së shtunës në Laç, teksa është goditur me grusht nga presidenti i klubit laçian Pashk Laska. Vetë numri një i pankinës shkodrane nuk e ka pohuar me gojën e tij goditjen, por ajo nënkuptohet, kur ai shprehet:

“Se çfarë ka ndodhur në fund të ndeshjes me Laçin, e dimë mirë unë dhe presidenti i Laçit. Nuk dua të merrem shumë me këtë ngjarje në media, s’dua të merrem as me federatë dhe as me polici. Këtë çështje do ta zgjidh në mënyrë private unë.” Gjërat janë më se të qarta.

Akti i goditjes ekziston dhe, pavarësisht se trajneri nuk ka dëshirë të merret shumë me këtë çështje, ai nuk mund të fshihet. Federata Shqiptare e Futbollit duhet të ndërhyjë sa më parë, para se gjërat të zgjidhen në mënyrë private, siç pretendon ta zgjidhë Mirel Josa.

s.shqiptar
ah sa te poshter jan laqianet .

a mendon presidenti i laqit me ardh ma ne loro borici .

Me ken burra tifozat ,shkruajn ne parrudhe ,laskaj mos hajde kurr ne loro borici

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Laçi - Vllaznia

Post by REINIS » Mon, 18 Apr 2011 , 22:56

Me sa kam nigju per ket Laskajn ky nuk ka sjellje me te mire as me lojtaret e vet. Fitoret dhe lojen e mire ky ja kerko lojtareve te vet me menyra qe jane shume larg normales se nje presidenti. Nuk e ka problem ti kercenoje, ti shaje me rob, motra dhe komplet listen e dasmes, ti betohet se do i vrase, madje shpesh arrin edhe deri aty sa shpesh ti godase. Dhe ktu behet fjale per djem jo me shume se 20 vjec, shumica e te cileve akoma nuk i quan dot burra.
Problem tjeter jane edhe tifozet qe sillen sikur jane te gjithe gladiatore, osse serial killer por ne te vertete shumica nuk kan fare b*** e aktrojn vec filma. Ket gjo e kena provu edhe vete kur ishim. Rruges burra nga 50 e kusur vjec na kercenuan me lloj lloj vdekjesh, por ne stadium edhe pse nuk kishte fare police (pervec 3 policve barkalece, kurse FNSH nuk u duk) nuk guxuan te sulmonin. Edhe pse nje here u nisen, kaluan policet dhe ndaluan po vete e u kthyen mbrapç. Kjo skene ka qene e modhe fare. Kena qesh gjith rruges me menyren si jan kthy mrapç sepse ne momentin qe u nisen dhe me ate vrull menduam se filloi sherri. :roll:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Admin » Tue, 19 Apr 2011 , 00:36

Nuk asht hera e pare qe nollin kshi gjanash, si shume gjana te tjera F$HF-ja duhet njihere e mire me denu sic duhet personazhe te tille!!!
Per mendimin tem Josa ka pak faj ktu se duhet me kene vet i pare qe me i denu kta gjana, ja me than qe i zgjidhi privatisht !!! Asht ba si FAR WEST !!!

Shkelzen, ne Itali nuk ka shamje tjera, Vaffanculo qe don me than Shko q*u, figlio di puttana etj.si kta. (kam ken vete ne stadiume ne Itali disa here).
E njejta gja mund te tham per ne Angli(me te nigjume :D).

Normale qe shamjet duhet me u hek e duhet me ba kange e tifo per skuadren, por asht teper e veshtire. Me aq sa kam pa une ne ato pak ndeshje qe kam pa kto vitet e fundit ne Shkoder tifoja e organizume mundohet mas me perdor fjale te pista.

Sdq ka shume gjana me permirsu ne stadiumet tona apo edhe ne futbollin shqiptar!!
Vllaznit Ultras

Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Ledi1920 » Tue, 19 Apr 2011 , 08:25

Jam i mendimit qe te shamet ne kor vetem qyteti i Vlones i jep...e kan pas tradte dhe e kan akoma.

Neper stadiumet e tjera eshte shume me ndryshe.Ka dhe individe te vecante qe sa nis neshje e deri ne fund vetem shajn dhe ket gjo nuk e rregullo dot. Nuk ke ca pret sepse ne stadiumet shqiptare dihet se pjesa mo e madhe e tifozeve ka nji intelekt me te ardh keq kshuqe dum apo nuk dum do shajn ene do tregojn injorance.
Jam dakord qe tifozi shan por jo nga motra,nga familja,gruja,goca etj etj se eshte shume e ronde. Tifozi duhet me shku ne stadium me u defry ene jo me vjell vrer gjate neshjes. Gjithsesi stadiumet tona jane me mije vite larg nga stadiumet gjermane dhe angleze ku futbollin e kane shnderuar ne feste...
Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Man in Redblue » Tue, 19 Apr 2011 , 11:52

A ju kujtohet vjet kur paten nis 4 burraleca prej lacit me gjujt ngur ne Loro Borici e mandej sdishin ku me fut kryt, shifni fotot edhe iher se jan tforta :lol: :lol: :lol:


http://www.sportishqiptar.com.al/vllazn ... -karriget/


http://www.sportishqiptar.com.al/vllazn ... ifozerive/

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Skodrinon » Tue, 19 Apr 2011 , 15:28

Per mu nuk jan shamjet e keqja e futbollit tone. Mira asht mos me pase po ja bajm hallall mos me pase dhune.
Ktu n'Itali ka shamje edhe ma t'randa. Materazzit qi i ka dek nana fmi, e shajne ne kor bir kurvet ne c'do stadium. Mos me fol per shamjet rraciste qi nji te ziut i djegin ma shum se me e sha me fis

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Laçi - Vllaznia

Post by REINIS » Tue, 19 Apr 2011 , 17:55

Skodrinon wrote:Per mu nuk jan shamjet e keqja e futbollit tone. Mira asht mos me pase po ja bajm hallall mos me pase dhune.
Ktu n'Itali ka shamje edhe ma t'randa. Materazzit qi i ka dek nana fmi, e shajne ne kor bir kurvet ne c'do stadium. Mos me fol per shamjet rraciste qi nji te ziut i djegin ma shum se me e sha me fis
E pse perdor "te ziut" ne ven te "gabelit" ti? :mrgreen: :mrgreen:
Nuk eshte faji jone qe jan jevgj. E ne fund te funit nuk kan pse merziten. Un nuk e kam problem me me thon bardhosh tan diten. Kurse me me sha... :evil: :evil:
:D :D :D
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Man in Redblue » Wed, 20 Apr 2011 , 01:21

Edhe pse pak jasht temet, per me iu pergjigj asaj qi shkruve Renis:

Te zinjte e kan problem me i sha "neger" apo dicka te ngjashme sepse historikisht njeriu i bardhe me pretendimin se zezaku ka nivelin kulturor, mendor etj inferior e ka shtyp, vra, skllaveru. Me hedh nji shikim ne historine e skllaverise asht e pabesueshme cfare padrejtesish e mizorish jan ba, prandaj edhe une i urrej ne kulm racistat.

Sa per punen e gabelve, sot po flitsha me nji shok per ate qi kan djeg cadrat e gabelve ne Tirane: Kur u banen shqiptart me ken racista, qi historikisht jan anku se popujt e tjere i bijn ne qafe, trimni e madhe me djeg e me perdhunu disa njerez te pambrojtun, ku jan trimat e shqiptarise kur tallet Bollanoja me simbolet e kombit shqiptar ?!!!!

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Ledi1920 » Wed, 20 Apr 2011 , 08:55

Skodrinon wrote:Per mu nuk jan shamjet e keqja e futbollit tone. Mira asht mos me pase po ja bajm hallall mos me pase dhune.
Ktu n'Itali ka shamje edhe ma t'randa. Materazzit qi i ka dek nana fmi, e shajne ne kor bir kurvet ne c'do stadium. Mos me fol per shamjet rraciste qi nji te ziut i djegin ma shum se me e sha me fis

E drejte eshte. Por kto jane individe te vecante si Materazzi apo Balotelli (qe kane sjelle antisportive dhe ne fushe) dhe jane gjithmone ne qender te fyerjeve.
Fansat e Romes i kane nxjerr ket parrulle Balotelit vjet: NON TI FISCIAMO PERCHE SEI UN NEGRO MA PERCHE SEI UN STRONZO SENSA ONORE (nuk te fishkellejm se je i zi por se je nji trap pa nder).

Tek ne jane te gjthe,shahen te gjithe, shahen presidentet, shahen albitrat,shahen lojtaret,shahen traineret., shahet dhe nji qytet i ter....madje ka tipa qe shajn dhe lojtaret e ekipit te tyne...
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Skodrinon » Wed, 20 Apr 2011 , 12:06

Nuk kam ca i shtoi Manit per sa i perket zezakve.

Ledi
Un Materazzin nuk mund ta shof se asht lojtari ma i ndyt i historise, qi i permbledh tana veset e kqija qi mund t'ket nji futbollist, por asht shume e rande me ia sha nanen e vdekun.
Dakord per Balotellin se ka provoku shpesh, por disa tifoza te komtares italiane paten shkru "nuk ka neger italian" Ka edhe raste te tjera me Eto'o, Zoro, Ibrahimovic etj.
Tifozat e Romes ka 30 vjet qe bertasin "10, 100, 1000 Paparelli". Paparelli ka ken nji tifoz i Lazios qi ne vitet '70 ne nji derbi nji tifoz i Romes e pat vra me nji si tip predhe te vogel. Prej tribunes ne tribunen perballe e kan gjujt e i asht ngul n'sy.

Per sa i perkett shamjeve te qyteteve jam dakord. Sidomos mes qytetesh qe shkojne mire historikisht. Nuk mundesh me sha nji qytet vetem se mund te kesh antipati per ekipin e futbollit. Sot iher, qi ekipet drejtohen prej horave qi me sjelljet e tyne nuk perfaqsojne kulturen e asnji qytetit

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Laçi - Vllaznia

Post by Ledi1920 » Wed, 20 Apr 2011 , 13:19

Dakord jam me ty Skodrinon.

Grupimeve Ultra eshte veshtire me i mbajt ene me i kontrollu ne gjithe boten, por tek ne sha gjith stadiumi.
Nga nji femij 9 vjec deri tek nji burre me kostum e kollare. Pranej po them...ka ndryshim.Se di a me kupton.
Image

Post Reply