Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 03 Dec 2010 , 17:32

Disiplina e ha turpin me bukë, stimulon dhunën me vendime me dy standarde

http://www.sportishqiptar.com.al/disipl ... standarde/

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 04 Dec 2010 , 23:03

Kokëdhima me “dorë të hekurt”:Të dënohen ashpër klubet “rebele”

Presidenti i klubit të Vllaznisë, Valter Fushaj, ka goditur me shishe uji tavolinën ku unë drejtoja mbledhjen përkrah Presidentit të FSHF, Armand Duka, dhe zv.Presidentit të FSHF, Bujar Kasmi. Ndërsa Besnik Kapllanaj, i klubit të Bylisit, është ngritur në këmbë dhe ka “recituar” një lumë sharjesh të ulta dhe të padenja për një tavolinë burrash.

Presidenti i klubit të Besës, Shpëtim Bizhdili, edhe pse ishte paralajmëruar nga unë personalisht, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, sepse që një javë më parë kishte konsumuar të gjitha shkeljet që parashikohen në rregulloret e FSHF-së, për t’u pezulluar për 1 (një) vit nga pjesëmarrja në Komisionin e Kategorisë Superiore, ishte aktiv dhe këmbëngulës në këtë strategji dhune verbale e fizike, që të më detyronte mua të braktisja detyrën ose të jepja dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Komisionit të Kategorisë Superiore.

Në këto rrethana, unë vendosa të ndërmarr iniciativën e pezullimit të menjëhershëm nga Komisioni i Kategorisë Superiore, të katër klubet si më poshtë:

- klubi i Bylisit, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh;

- klubi i Vllaznisë, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 18 (tetëmbëdhjetë) muajsh;

- klubi i Besës, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajsh;

- klubi i Laçit, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 1 (një) viti;

Në bazë të Nenit 161, paragrafi (4), pika (g), e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, për Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, sezoni 2010-2011, ky vendim hyn në fuqi menjëherë, deri në një vendim tjetër të Komitetit Ekzekutiv, të FSHF-së.

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=17438

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by sejad » Mon, 27 Dec 2010 , 06:35

Skenderbeu ka ble Gjergji Muzaken, Arapin dhe Cikalleshin....dhe lojtarin e Partizanit te Beogradit, 19 vjecarin Marko Š?epovi?.


E fitoi Korca ket vit..
FORCA VLLAZNIA!!!

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by sejad » Mon, 27 Dec 2010 , 06:43

Edhe SUKAJ asht ne rrjetin e Skenderbeut....
FORCA VLLAZNIA!!!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Mon, 27 Dec 2010 , 14:57

sejad wrote:Skenderbeu ka ble Gjergji Muzaken, Arapin dhe Cikalleshin....dhe lojtarin e Partizanit te Beogradit, 19 vjecarin Marko Š?epovi?.


E fitoi Korca ket vit..

Po per Muzaken a shkruvi Sporti Shqiptar se asht vetem ceshtjen formale per me u zyrtarizu te Rapidi i Salihit ?!!! :evil:

Nqs Skenderbeu ban ekip persmarit qi me na perfaqesu me dinjitet edhe ne kupat e Evrope ateher ia uroj ta marrin titullin.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Mon, 27 Dec 2010 , 15:02

http://www.sportishqiptar.com.al/tirana ... denc-meta/


Arbitrat, hallka më e dobët e kampionatit
Në një kampionat të gjatë, ku vetëm një skuadër e fiton titullin kampion dhe dy të tjera bien direkt nga kategoria, sigurisht që do të ketë kontestime, sidomos për gjyqtarët, vendimet e të cilëve edhe në nivelet më të larta të futbollit, shpesh janë të kontestueshme. Mirëpo në kampionatin e superiores, ku pranohet gjerësisht rritja cilësore e lojës si rrjedhojë e rritjes së investimeve dhe e garës më të pastër, arbitrat mbeten hallka më e dobët e kësaj garës.

Në të vërtetë, janë pakësuar akuzat për korrupsion, kjo falë sistemit të ri të shpërndarjes së arbitrave, por kurrsesi nuk mund të thuhet se është zvogëluar masa e gabimeve. Javë pas jave shfaqen raste flagrante të gabimeve të arbitrave, që për fat të keq janë shtrirë si te kryesoret edhe tek asistentët.

Sidomos javën e fundit, “bilbilat” anësorë kanë bërë gabime të tilla sa e vënë seriozisht në dyshim aftësinë e tyre për ta marrë përsipër këtë profesion. Ndërsa kryesorët vijojnë të gabojnë rëndë në zonën e rreptësisë, duke mos akorduar shpesh 11-metërsha të pastër thuajse në çdo ndeshje.

Në shumë raste kryesorët nuk kanë guxuar të nxjerrin kartonët e kuq, kur ndërhyrjet, të evidentuara edhe nga pamjet televizive, kanë qenë më tepër se të rrezikshme (siç ishte ndërhyrja e Armir Grimës javën e fundit me Skënderbeun. Për fat të keq, kemi raste kur kryesorët nuk interpretojnë mirë rregulloren gjatë gjykimit, duke bërë madje edhe gabime teknike.

Shumë javë pushim për “bilbilat mëkatarë”
Gabimet e njëpasnjëshme të “bluzave të zeza” kanë shqetësuar edhe strukturat e FSHF-së, që kanë marrë masat përkatëse për ata që gabojnë rëndë. Pas javëve të para të këtij kampionati, dizenjatori Arsen Hoxha, duke marrë në konsideratë shkallën e gabimeve, i ka lënë pushim disa gjyqrarë (kanë gjykuar në kategoritë më të ulëta).

Është e vërtetë që edhe gjyqtarët e FIFA-s (Janku, Jemini, por edhe Pashaj e Meta) nuk kanë gjykuar në disa ndeshje të superiores. Në fakt, ata janë ndëshkuar nga dizenjatori Hoxha për gabime të rënda. Tashmë që është mbushur kupa, masat që do të merren ndaj gjyqtarëve mëkatarë do të jenë më të rënda.

Burime pranë sektorit të gjykimit zbulojnë se ata që do të gabojnë sërish jo vetëm që nuk do të gjykojnë për shumë javë në superiore, por nuk do të kenë të drejtë ta ushtrojnë profesionin e tyre edhe në kategoritë më të ulëta.

Marrja e masave është shumë e thjeshtë për dizenjatorin Hoxha, por më e vështirë është përzgjedhja e gjyqtarëve të tjerë për ndeshjet e superiores, kur numri i tyre sa vjen e kufizohet nga dënimet.






Cfar hipokriziet!!! Ne kyt kampionat te manipulume kam e kry, ne te cilin ligjin e bajn presidentat e klubeve qe po ti marresh me rradhe (Bizhdili, Laze; Xhani ne te dyten etj me kompani) jane fundrrinat e ketij vend dhe ne krye kan zgjedh kryematrapazin Duka, arbitrat jan hallka e fundit, ma e parandsihme dhe e pafuqishme, por kto plehat me gjithe servilat e tyne "gazetare" dojn me i hedh hi syve te popullit.

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by sejad » Mon, 27 Dec 2010 , 16:58

Jo ma cfar Rapidit...

Blemjet e Skenderbeut....Muzaka,Cikalleshi,Arapi,Š?epovi? (Partizan Beograd), edhe nje lojtar te SPORTING LISBONE te Portugalis edhe nje lojtar te kombetares Maqedonase..


Nqs e fitojn kampionatin....kan me u fut ne ligat Europiane, ia uroj edhe une nqs e bajn kyt mrekulli...LEKU BAN PUNEN.
FORCA VLLAZNIA!!!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 27 Dec 2010 , 19:28

sejad wrote:Edhe SUKAJ asht ne rrjetin e Skenderbeut....
nuk ma HAN MENDJA SE cilesite e sukajt jan me lujt ne nje klub te pasun si te skenderbeut,duke pas parasysh se ka shum kohe pa u aktivizu titullare

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 27 Dec 2010 , 20:39

Merkatoja, konfirmohen lëvizjet e para
Merkatoja dimërore e Kategorisë Superiore ka nisur me lëvizje të bujshme


SKËNDERBEU – Korçarët e mbyllën pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë, me 31 pikë, tri më pak se Flamurtari kryesues. Me objektiv madhor titullin kampion, presidenca e Skënderbeut – aktualisht klubi me financat më të mëdha në dispozicion – ka hartuar një listë cilësore afrimesh. Renato Arapi (ish-Shkumbini) ka firmosur me klubin korçar, e në këtë rrugë është dhe Emiljano Veliaj. Skënderbeu synon dhe shërbimet e mesfushorit të Dinamos, Gjergji Muzaka. Drejt kalimit në Korçë është dhe sulmuesi i talentuar i Besës, Sokol Cikalleshi. Përsa u përket largimeve nga Skënderbeu emrat janë argjentinasi Rafael Soza (oferta nga klube arabe dhe Kazakistani), serbi Mlladen Bërkiç (për të interesohen Flamurtari, Vllaznia dhe Besa), si dhe kosovari Alban Dragusha me destinacion Kalmarin e Suedisë.

DINAMO – Golashënuesi dhe lojtari më i mirë i Dinamos, Elis Bakaj, është pranë një transferimi në Turqi. Mediat kanë përmendur emrin e Sivasporit, por për mesfushorin e Kombëtares shqiptare interesohet edhe Gençlerbirlixhi (me këtë klub luajnë Debatik Curri, Harbuzi dhe Balaj). Gjatë merkatos verore, Bakaj u provua në Gjermani te Hanoveri, por për shkak të çmimit të lartë të kartonit të ofruar nga Dinamo, skuadra gjermane u tërhoq. Për Bakajn u fol dhe një pistë greke, e më parë ai ka qenë në fokusin e ekipeve nga Kazakistani, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Nga Dinamo do të largohet edhe mesfushori argjentinas Esteban Garsia.

BESA – Skuadra kavajase ka rekrutuar portierin e njohur elbasanas, Elvis Kotori, i cili gjatë pjesës së parë të sezonit luajti për fanellën e Shkumbinit. 31-vjeçari Kotori ka luajtur me Elbasanin (kampion në sezonin 2005-2006) dhe Dinamon (kampion në sezonet 2007-2008 dhe 2009-2010). Kotori, i cili kishte firmosur një kontratë te Shkumbini me ish-presidentin Ylli Ndroqi, pati ofertë edhe nga Flamurtari. Besa kërkon dhe shërbimet e sulmuesit të Shkumbinit, Arlind Nora dhe atij të Dinamos, Fatjon Sefa. Pranë nënshkrimit me kavajasit janë dhe Bledar Mancaku, Bledar Hodo dhe Aleksandar Kristevski. Nga kavajasit janë larguar deri tani tetë lojtarë: Edin Ferizoviç, Sead dhe Semir Haxhibuliç, Betim Aliju, Bilal Velija, Marius Ngjela, Minas Osmani dhe Alfred Osmani. Skuadra kavajase renditet në vendin e 10-të.

SHKUMBINI – Pas listës së gjatë të largimeve për shkak të kontratave të kripura me ish-presidentin Ylli Ndroqi, peqinasit kanë hartuar listën e afrimeve. Portieri Ervin Llani (Elbasani), Ylli Shameti dhe Elton Grami. Në Peqin po lakohet dhe emri i sulmuesit Fatjon Sefa të Dinamos. Nga Shkumbini janë larguar Elvis Kotori (te Besa), Emiljano Veliaj dhe Renato Arapi (të dy te Skënderbeu) dhe në sistem e sipër janë dhe Bledar Mancaku, Bledar Hodo dhe Aleksandar Kristevski.

ELBASANI – Pas konfirmimit të trajnerit Esad Karishik edhe Elbasani po mendon të lëvizë fuqishëm në merkato për të arritur të mbijetojë në Superligë. Vetë trajneri ka deklaruar se do të sjellë të paktën katër lojtarë cilësorë. I larguar janë Ervin Llani, por dhe Jasmin Rraboshta. Armando Sadiku, i pezulluar dy vjet nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, është duke kërkuar fatin e tij në Itali, pranë skuadrës së Kievos, një ish-ekip i Erjon Bogdanit, e ku ndodhet edhe sulmuesi tjetër shqiptar Ledion Memushaj, i thirrur së fundi në miqësoren kundër Maqedonisë.

TIRANA – Sebino Plaku mund të jetë i larguari i madh nga Tirana, edhe pse presidenti Refik Halili, e ka refuzuar lëvizjen e tij, të paktën nëse ai nuk paguan një shumë prej 30 mijë eurosh. Edhe Pero Pejiç, golashënuesi më i mirë i kampionatit (12 gola), e ka shprehur mundësinë e largimit. Në kërkim të një destinacioni të ri është dhe sulmuesi Enco Malindi.

FLAMURTARI – Vlonjatët janë krye të Superligës me tri pikë më shumë se Skënderbeu. Trajneri Gugash Magani deklaroi se ai ka nevojë për dy përforcime. Njëri nga këta është Sebino Plaku, një ëndërr e vjetër e presidentit Shpëtim Gjika.

VLLAZNIA – Skuadra shkodrane synon mesfushorin Gilman Lika. Shkodrani i Kombëtares shqiptare aktualisht luan në Turqi, te Diabarbakirspori i Kategorisë së Dytë turke.

KASTRIOTI – Kosovari Liridon Leci është tashmë i larguar, ndërkohë që dhe gjirokastrit Ylli Shameti është larg skuadrës krutane. Kastrioti është i gatshëm të rinovojë kontratat me kroatët Ivan Babiç dhe Matko Djarmati.

http://albania-sport.com/mat.php?idm=16066




Rraboshten e paskan hek prej elbasanit.

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by sejad » Fri, 31 Dec 2010 , 06:17

Muzaka te Skendërbeu, Bakaj në Turqi
Gjergji Muzaka është lojtari më i ri i Skendërbeut dhe do të perfitojë 5500 euro në muaj. Dinamoja e mbaroi gjysmen e vitit në vendin e 5-të dhe është tashmë larg vendit të parë pasi ndodhet plot dhjetë pikë larg kryesuesve të Flamurtarit. Ndersa fantazisti Elis Bakaj me shumë gjasa ka mundësi të perfundoje në Turqi, te ekipi Sivasspor, do përfitojë 15,000 euro ne muaj, nje shume shume të mirë për një lojtar të Supërligës. Edhe Flamurtari kërkon Bakajn..

Në liste të Skenderbeut pervec Muzakës janë dhe lojtarët Renato Arapi, Sokol Cikalleshi, Ahmet Mujdragiç dhe dy lojtare të huaj që skuadra Korcare kërkon te afrojë.

Ndërsa Gilman Lika është në shënjester të Tiranes dhe Vllaznisë, por lojtari është shprehur që kerkon të luajë jashtë Shqiperisë por nuk mohon një kthim në Superligën Shqiptare. (albeu.com)

http://www.albeu.com/sport/muzaka-te-sk ... rqi/27438/
FORCA VLLAZNIA!!!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 28 Jan 2011 , 19:50

Kategoria Superiore/ Disiplina denon Shkumbinin dhe Kastriotin



e dhunes qe ndodhen ne javen e XVII ne kampionatin shqipetar, kane marre denimin nga Komisioni i Disiplines. Shkumbini dhe Kastrioti jane ndeshkuar per incidentet qe bene gjate ndeshjeve te luajtura kete jave.

Ja vendimet e Komisionit te Disiplines

- Lojtari i KF “Shkumbini” Erion Mustafaj, per sulm ndaj lojtarit kundershtar, ne baze te nenit 48/1,e)/3 te KDS denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 100 000 (njeqindmije) leke gjobe.
KF “Shkumbini” per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes me pasoja goditjen e zyrtareve te ndeshjes, ne baze te nenit 67 te KDS denohet me pezullimin e fushës për 2 (dy) ndeshje) dhe 300 000 (treqindmije) leke gjobe.
- KF “Kastrioti” per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes me pasoje goditjen e lojtarit kundershtar, ne baze te nenit 67 te KDS denohet me pezullimin e fushës për 2 (dy) ndeshje dhe 300 000 (treqindmije) leke gjobe.
- Trajneri i KF “Kastrioti”, Ramadan Ndreu, per deklarime ne shkelje te etikes sportive ndaj zyrtareve te ndeshjeve, ne baze te neneve 13 e 139 te KDS paralajmerohet per denim me pezullim e gjobe ne rast te perseritjes se shkeljes se lartpermendur.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 02 Feb 2011 , 20:51

A dihet gja ,ca oret asht neser ndeshja skenderbeu tirana?

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Thu, 03 Feb 2011 , 09:27

fpjalmi wrote:A dihet gja ,ca oret asht neser ndeshja skenderbeu tirana?

Ka shume mundesi te jete ne oren 5 (17.00).
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 03 Feb 2011 , 10:40

Ledi1920 wrote:
fpjalmi wrote:A dihet gja ,ca oret asht neser ndeshja skenderbeu tirana?

Ka shume mundesi te jete ne oren 5 (17.00).
flm led,dhe po me vjen keq qe spo e shof pjesen e pare :evil:

korca
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 3
Joined: Sat, 09 May 2009 , 15:06

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by korca » Thu, 03 Feb 2011 , 17:37

o cuna do e vini tirana - korca ? beni sevap haha flm

korca
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 3
Joined: Sat, 09 May 2009 , 15:06

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by korca » Thu, 03 Feb 2011 , 17:39

dhe mos kujtoni se u regjistrova sot per ket ndeshje se jam antar qe ne 2009 dhe e kam ndjekur vllaznin gjithmon dhe ja m tifoz i saj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 03 Feb 2011 , 18:23

korca wrote:dhe mos kujtoni se u regjistrova sot per ket ndeshje se jam antar qe ne 2009 dhe e kam ndjekur vllaznin gjithmon dhe ja m tifoz i saj

korca ,ndeshjen e ke ketu

http://www.flamurtarichannel.com/popup.html

korca
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 3
Joined: Sat, 09 May 2009 , 15:06

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by korca » Thu, 03 Feb 2011 , 18:28

fpjalmi wrote:
korca wrote:dhe mos kujtoni se u regjistrova sot per ket ndeshje se jam antar qe ne 2009 dhe e kam ndjekur vllaznin gjithmon dhe ja m tifoz i saj

korca ,ndeshjen e ke ketu

http://www.flamurtarichannel.com/popup.html

flm ..bllokohet shume

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by jeti » Thu, 03 Feb 2011 , 18:48

Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 03 Feb 2011 , 18:53


po ,ketu keka ma e qarte figura

Post Reply