Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by shv13 » Sat, 02 Oct 2010 , 09:59

ishalla sherim t shpejte kuzhes!!
sa per kombtaren zor se kthehet ma n bankine.
nqs asht e vertete ajo qe thuhet ne gazeta, ai s mund t perballojne ma strese te forta, nji kolpo tensionit mund t jete fatale per te n t ardhmen.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Mon, 04 Oct 2010 , 06:42

Çmime të kripura për të ndjekur nga tribuna e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” ndeshjen Shqipëri-Bosnjë e Hercegovinë




. Këtë lë të kuptohet verdikti i FSHF—së në lidhje çmimet e biletave. Tifozët duhet të paguajnë 50 mijë lekë të vjetra për t’u ulur në tribunën kryesore, një çmim i njëjtë me ato të mëparshmit të aplikuar kur në Tiranë kanë shkelur skuadra të nivelit lartë botëror si Holanda, Portugalia, Danimarka, Suedia etj. Duke parë emrat e lojtarëve me të cilët vjen Bosnja në Tiranë (Xheko, Misimoviç, Pjaniç etj.), por edhe të simuluar nga ecuria e mirë e kuqezinjve në këtë edicion, zyrtarët e FSHF-së kanë menduar të aplikojnë të njëjtin çmim biletash. Ndërkohë, për tribunën për karshi (D2), aty ku përgjithësisht akomodohet grupimi i tifozëve kuqezi, bileta kushton 10 mijë lekë. Tribunat D1 dhe D3 kushtojnë nga 7 mijë lekë, ndrysa dy anësoret 5 mijë lekë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Tue, 05 Oct 2010 , 16:25

Mustedanagiç: “Të fitojmë për Kuzhenë”


http://albania-sport.com/mat.php?idm=15774

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 06 Oct 2010 , 07:10

Mjekët kërkojnë mrekullinë, duan Kuzhen në pankinë
Gjendja e trajnerit përmirësohet në mënyrë të ndjeshme



Përqindja është e vogël, megjithatë mjekët kërkojnë të bëjnë mrekullinë. Jozip Kuzhe ka qoftë dhe një shans të vogël që të jetë në pankinë në ndeshjen kundër skuadrës së Bosnjës, dhe ata që ndjekin nga afër në çdo moment të përmirësimit të tij kanë filluar të besojnë se të pamundurat nuk ekzistojnë.


http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=17004

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 06 Oct 2010 , 07:12

Xhemo kundër dhëndrit, një derbi në familje
Mbrojtësi i djathtë i Bosnjës, i fejuar me vajzën e trajnerit të Shqipërisë



Adna Mustedanagiç, vazja e trajnerit të përfaqësueses shqiptare për ndeshjen kundër Bosnjës, “Xhemos”, është e fejuara e mbrojtësit të djathtë të kundërshtarëve tanë. Një derbi Brenda familjes. Mensur Mujdzha do të luftojë me të gjitha mjetet për të fituar ndeshjen, por ama më pas duhet të suportojë dhe “inatin” e vjerrit i cili do të drejtojë kuqezinjtë pasi trajneri Kuzhe është i pamundur që ta bëjë një gjë të tillë.

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=17005

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 06 Oct 2010 , 07:13

ishALLA NUK TAPO NA BAJN NEJ PUQ :D :D 8)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 07 Oct 2010 , 17:29

Kushe, trajner nga spitali


Edhe pse është në spital prej disa ditësh, trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe është ai që ka bërë formacion anti-Bosnje.
“Ka qene vete trajneri Kuzhe ai qe vendosur menyren e lojes tone. Ai e di shume here me mire sesa ne të tjerët kete gje. Une jam ndihmesi i tij dhe nuk mund te bej asgje kunder deshires se tij. Reparti me i mire i Bosnjes eshte padyshim sulmi, ka raste qe ata sulmojne me 7 lojtare dhe për këtë duhet te mos leme shume hapesira”, shprehet Mustedanagic.

Përballë Bosnjes, kombëtarja shqiptare do të ketë një formacion sulmues. Në portë do të jetë Beqaj, ndërkohë që në repartin e mbrojtjes do të jetë, Vangjeli, Dallku, Cana Agolli. Reparti që pritet të ketë më shumë gjatë ndeshjes, ai i mesfushës do të përbëhet nga Muzaka, Lila, Duro, Skela ndërsa goli do të kërkohet nga Bogdani dhe Salihi.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Thu, 21 Oct 2010 , 18:39

Shifni modelin e stadiumit te ri:
http://www.youtube.com/watch?v=3bzu40n4Z-8

mu kjo ngjyra e zeze nuk me pelqen, ose ta bajn komplet te kuqe me nji shirit te zi ne mes, ose ne fillim e fund; ose ta bajn te bardh si tan bota, po kshtu te zi duket ngjyr e rand per synin

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Sat, 06 Nov 2010 , 12:02

a asht perfundu stadiumi man a
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 11 Dec 2010 , 22:31

Ata qe “mund” te luajne me Shqiperine
•Atdhe Nuhiu - cudi te luaje me kombtare tjeter pervec asaj Shqiptare me emer “Atdhe”, por lojtari ka luajtur me Austrine ne moshat e reja, e vetmja menyre qe mund te luaje me Shqiperine eshte nese 1. ka pasur pashaporte shqiptare 2. Austria e lejon te nderroje
•Granit Xhaka - i kontaktuar nga FSHF por familja e tij ka thene qe Graniti do luaje me kombatren Zviceriane, luan me Baselin
•Frederik Veseli - ka luajtur me te rinjte e Zvicres, fitoi kupen e U-17-ve, luan me Manchester City, te rinjte, akoma nuk eshte kontaktuar nga FSHF, mendohet te kete zgjedhe kombetaren Zviceriane
•Pajtim Kasami - lindur ne Struge, fitoi kupen e boterorit me U-17 e Zvicres, 18 vjec, mund te zgjedhe Shqiperine por akoma nuk eshte i kontaktuar, luan te Palermo
•Fanol Perdedaj - lindur ne Gjakove, ka luajtur me Gjermanine ne moshat e te rinjve, luan tek Hertha, ka shume shanse qe Gjermania te mos ta kerkoje per kombetaren A, akoma nuk eshte kerkuar nga FSHF
•Mergim Mavraj - lindur ne Gjermani, ka luajte me Gjermanine U-21, refuzoi Shqiperine (ndeshje miqesore) por deshiron te luaje me kombetaren Shqiptare dhe thote qe e refuzoi ftesen e FSHF pasi nuk ishte kohe e mire te luaje miqesoren, shembull per nderrimin e kombetareve kjo ceshtje
•Labinot Haliti - ka lindur ne Prishtine, ka luajtur me Teuten e Durresit, tani luan tek Newcastle Jets ne Australi, ka perfaqesuar kombetaren e ketij shtet ne moshat e rinjve
•Migjen Basha - ka luajtur per te rinjve e Zvicres dhe eshte e mundur te luaje per Shqiperine POR FSHF duhet te aplikoje per kete gje




mendoj se shqipnia bahet super ekip me pas keta lojtare

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 11 Dec 2010 , 22:42

Më pak të njohur shqiptar Hamdi Salihi (Rapid Wien) ka qenë gjithashtu të përmendura në thashethemet transferimin kohët e fundit, edhe pse gjerësisht të padukshme për pjesën më të madhe të botës, Wenger është i njohur për nënshkrimin e lojtarëve të panjohur dhe i derdhur ato në rolin e lojtarëve që përshtaten me skuadrën. Salihi ka ken një nga sulmuesit më të mirë në Austri, duke e bërë të shkojë në austriake Rapid Wien gjigandët në 2009 duke i dhënë fund vitin e tij të parë lidhur për 5 me 17 gola. pastaj për të shënuar, Salihi duhet të përshtatet edhe me kontribuar jashtë stol apo në lojëra më të arsyeshëm, të tilla si sezonin e para-dhe ndeshjet e kupës.


nuk me shkote mendja se venger ia paska vu sinin :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Sat, 11 Dec 2010 , 23:12

kush e ka ba kete shkrim pjalm gazetat tona apo e ke marr nga te huajat
se nuk e kuptoj ca dmth nese austria e lejon
ligji a ligj apo jo
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sun, 12 Dec 2010 , 01:00

GOLDIAN wrote:kush e ka ba kete shkrim pjalm gazetat tona apo e ke marr nga te huajat
se nuk e kuptoj ca dmth nese austria e lejon
ligji a ligj apo jo
gold ja ja nuk asht e marrun prej gazetes shqiptare .

veq e perktheva sepse sejadi e ka marre prej gazetes austriake ne temen e hamdi salihit e un e postova gabim iktu

asht ketu postimi


http://www.fkvllaznia.net/main/forum/vi ... &start=460

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Sun, 12 Dec 2010 , 02:35

me cudit ky fakti qe thuhet e ka ne dore austria
problemi asht me sa di une ky ska pasaporte shqipe e keshtu ska drejte me lujt per ne
po mani din ma mirew mundet me na than nej gja
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 15 Jan 2011 , 22:36

Grumbullimi, 58 të rinj para Kuzhesë


http://albania-sport.com/mat.php?idm=16087

mendoj qe kja ide qe po ban fshf me mbledh lojtaret nga 14 vjeq dhe deri ne 20 vjeq asht dicka e bukur per kombetaren ,sepse shum talenta shqiptare e kosovare po luajne per perfaqesueset e skuadrave te tjera .

fshf i kan ardh tash trute me ba keta gjana ,megjithate kjo asht dicka SHUM E MIRE ,e si i thuhet ma mire vone se kurre .

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 02 Mar 2011 , 17:14

Kili: miqësore me Shqipërinë!


Mediat kiliane konfirmojnë përballjen e “La Roja”-s me kuqezinjtë tanë në “Qemal Stafa”



Shqipëria do të ndeshet me Kilin në miqësoren e 29 marsit, tri ditë pas eliminatores me Bjellorusinë. Lajmi konfirmohet nga mediat kiliane, të cilët e konsiderojnë zyrtare përballjen me kuqezinjtë e trajnerit Josip Kuzhe. “El Mercurio” shkruan: “Nëse për Marselo Bielsën (ish-trajneri i Kilit pak kohë më parë) zgjodhi Omanin për miqësoren ekzotike të nëntorit të kaluar, trajneri Klaudio Borgi ka preferuar gjithashtu një emër të ri për kombëtarin e tij: Shqipërinë. Dueli me skuadrën ballkanase është caktuar më datën 29 mars, në Tiranë, tri ditë pas testit me Portugalinë në Leira.” Në fakt, pak ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, pranoi se ekzistonte mundësia për t’u ndeshur me Kilin, madje bisedimet përparuan, por duheshin diskutuar disa çështje teknike. Burime pranë FSHF-së konfirmuan se Kili kërkonte një shumë të majme (rreth 50 mijë euro) për të ardhur në Shqipëri si dhe heqjen e shpenzimeve të udhëtimit vajtje-ardhje nga Portugalia. Me sa duket, FSHF ia ka plotësuar këto kërkesë homologes kiliane.

Kureshtia për Shqipërinë

Trajneri i Kilit, Klaudio Borgi, ka vendosur të luajë me Shqipërinë më shumë nga kureshtja. “El Mercurio” zbulon se Kili ka refuzuar ofertat për të luajtur me Slloveninë dhe Danimarkën për të zgjedhur kuqezinjtë tanë: “Miqësorja me Shqipërinë nuk ishte opsioni i vetëm. Pasi ranë dy alternativat, Sllovenia dhe Danimarka, Federata Kiliane e Futbollit u përqendrua te Shqipëria, më shumë për kuriozitet, pasi refuzoi Qipron, që nuk ndodhet shumë larg. Përgatitjet për miqësoret tashmë kanë filluar. Trajneri Borgi po bën planin përgatitore, ndërsa Hernan Torres (drejtues i federatës) do të udhëtojë menjëherë drejt Shqipërisë pas miqësores me Portugalinë më 26 mars për të vendosur për hotelin dhe fushat ku do të bëhen seancat stërvitore.”

“Shqiponjat”, kundërshtarë modestë

Për kilianët Shqipëria është skuadër modeste, që gjatë historisë së saj është mësuar me humbjet. Por, sipas tyre, kanë një histori mjaft pozitive me trajnerin kroat Josip Kuzhe. “Shqipëria është modeste dhe vazhdimisht ka pësuar humbje, por ka një histori për t’u vlerësuar me trajnerin Kuzhe. Më 2009-ën ka arritur rezultatin e saj historik, duke mundur 6-1 Qipron në “Qemal Stafa”. Nga shtatori 2001 deri në nëntor 2004 Shqipëria ka qenë e pamposhtur në fushën e vet.”



Pikante për Kilin

- Federata Kiliane e Futbollit është themeluar në shekullin e 19-të, pikërisht më 19 qershor të vitit 1985.

- Kili ka marrë pjesë 8 herë në kampionatet botërore. Rezultatin më të mirë e ka në Botërorin e vitit 1962, kur u rendit i treti.

- Fitorja me e thellë e Kilit është arritur ndaj Venezuelës, 7-0, më 29 gusht të vitit 1979, ndërsa humbja më e thellë, po 7-0, është pësuar ndaj Brazilit, më 17 shtator të vitit 1959.

- Në Botërorin “Afrikë 2010? Kili luajti deri në 16-she, ku u eliminua nga Brazili me rezultatin 3-0.

- Futbollisti me më shumë ndeshje me Kilin është Leonel Sançes (vitet ‘60), ndërsa kapiteni i skuadrës është futbollisti i Real Sociedadit, Klaudio Bravo.

- Marcelo Salas dhe Ivan Zamorano janë golashënuesit më të mirë përkatësisht me 37 (70 ndeshje) dhe 34 gola (69 ndeshje).

http://www.sportishqiptar.com.al/kili-m ... hqiperine/

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Mon, 02 May 2011 , 15:09

Vokrri: Kombëtarja në Prishtinë, mision i pamundur!


Kryetari i Federates se Futbollit te Kosoves pohon se stadiumi i Prishtines nuk i ploteson kushtet
Në përfundim të ceremonisë festive, të zhvilluar në Kukës, per ngjitjen e skuadres veriore ne kategorine e pare, ku ishte i pranishem edhe kryetari i FFK së, Fadil Vokrri, ky i fundit është pyetur nga “Sporti shqiptar” lidhur me kerkesën e FSHF së per zhvillimin e ndeshjeve të mbetura te ekipit kombëtar të Shqipërisë në Prishtinë.
Kjo, per shkak te fillimit te punimeve rikonstruktuese te plota ne nderkombetarin “Qemal Stafa”. Kreu i FFK së e quajti një mision thuajse të pamundur zhvillimin e ketyre ndeshjeve ne stadiumin e Prishtines.
“Kerkesa e FSHF së nuk ka ardhur në adresën tonë, pasi stadiumi i Prishtinës nuk është në vartësinë e FFK së, por në vartesinë e Komunes së Prishtinës. Pastaj, ky stadium nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të këtij kompeticioni.
Nderkohë që për zhvillimin e ketyre ndeshjeve duhet të merret leje në UEFA dhe FIFA, çka është me vete një mision i vwshtirë, ndoshta edhe i pamundur”, deklaroi kreu i FFK së, Fadil Vokrri.
Nderkohë, Fadil Vokrri theksoi se institucioni që ai drejton po vazhdon të lobojë për të bërë të mundur njohjen e FFK së nga UEFA dhe FIFA. Vokrri ka bërë të ditur se do të udhëtojë të dielën pasdite për në Gjenevë të Zvicrës.
“Sekretari gjeneral për marrëdhëniet me jashtë i FFK së ndodhet në një seminar në Zvicër, që ka të bëjë me shitblerjen e futbollistëve kosovarë. Tashmë, zyrtarët e FFK së janë lejuar që të kryejnë shitblerjen e futbollistëve. Ky është edhe qëllimi i vizitës time atje.
Por krahas kësaj, ne do të mbajmë kontakte edhe me zyrtarë të lartë të UEFA s dhe FIFA s, ku do të përsërisim kërkesën tonë për njohjen e FFK së në UEFA dhe FIFA,” pohoi Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Mon, 02 May 2011 , 15:15

eh kuku sa te humun paskena pa kena, dy shtete se asnji stadium skena qi ploteson kushtet, deri edhe Andorra e Qiproja kan stadiume qi plotesojne kushtet, lum e lum qe kena Tacin, Zeqon me shoke.

Lexoni ne shkrimin ma siper si merren kot sa me la mut me shurr, po lobojme per me njoft Kosoven ne FIFA dhe UEFA. Nuk merren me gjanat e randsishme, me ndertu nji stadium persmarit se u bame gazi i botes, por demek se po bajne dicka, u ajen tu shkru neper gazeta se lobojn njofjen e Kosoves, harxhojne paret kot tu shetit neper Gjeneve e lujn pjesen sikur nuk din gja, sikur nuk e dijn se njofja e Kombetares se Kosoves asht gja e pamujtun, pa u njoft Kosova ne OKB. Te shkojn per dite kta nGjeneve se pa u njoft Kosova ne OKB (qi zor se ka me ndodh naiher) nuk ka si me njoft FIFA e UEFA Komtaren e Kosoves.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Mon, 16 May 2011 , 22:29

Shqipëria do të zhvillojë në datën 20 qershor një miqësore luksi ndaj Argjentinës.

http://sportekspres.com/contenti.aspx?i ... 390&id=521
______________________________________________-

Kete miqesore ia vlen me e pa.

Ketu do shifet qarte se cfare nivelit ka shqipnia

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Admin » Tue, 17 May 2011 , 11:46

Kena me lujt kunder Argjentines njaq sa lujtme kunder Kilit ne mars......
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply