vllaznia1919 wrote:Po Lenadroja ku ka perfundu?Un e kam fiksim njate lojtar.U fol se do te vite bashke me at karderrin e partizanit!

Ai Leandroja asht teknik, por kur vrapon neper fushe , a thu se ka nalla vesh e jo kepuce futbollit. Ca me nder futbollisti asht ai qe s'mundet me n'gra vrap. Me duket keta brazilianet qe lujne ne Shqipni, i gjejne ne Brazil tu lujt lagje per lagje, e na i bijne n'Shqipni. Ma ban hallall vllaznia1919 se ndoshta e ke fiksim, por s'asht futbollist per me ja pas nevojen ai, mendaj un.
Mora vesht nga baba ne Shkoder, se kishin marre Canin mbrashpt, e mu ba qejfi se mua me ka pelqy shume kur e kam pa ne Shkoder, megjithse ai Ser Legeni se ka aktivizu fart, por ai ka nje shkeputje te jashtezakonshme dhe mund te perdoret per kundersulme, pra ka nevoje per nje mesfushor te mire qe me e furnizu ne kundersulme. Une e kisha fut ate lojtar vetem per me shfrytzu ndonje kundersulm te mundshem. Dhe Josja me thane , ishte habit se pse e kishin leshu kete lojtar (Canin). Manejna asht shkodran mar burr. Ka lezet. Vllazni me shkodran, ku ka ma mire. Shife se ca pa bajne shkodrant tek Tirana. Ne s'kena nevoj me ble keshtu rrapatushash brazilian e afrikan, kena shkodran sa te dush talenta, vetem duhet dikush me i stimulu, e ja me ja keput kambt, si psh kur isha kyt vere ne Shkoder ne stadium, kur bante naj gabim Cani apo Lika, te gjithe tifozat si leshin gja pa i thane, e fillonin tu i tall. E keta jane shkodran a?? Mandej kur i leshon Vllaznia e bahen te famshem, fillojme e shajme presidentat, a thu se nuk ishim ne ata qe i shame ne fillim.
Ky asht gabimi i ne shkodraneve, se s'dina me ba tifozllek, vetem tu sha e bertit kot, ne vend qe ti japim zemer ekipit kur jane keq, fillojme e i shajme. Dona me fitu gjithmone. Por ne futboll ka edhe humbje. E mandej thojme, jena shkodran, e jena ma te miret, e rrush e kumlla, e kur vjen puna talllemi me shkodranet. Kur isha ne stadium, mu bate kajher me ba fjale me ndonjenin, ngaqe me ikte truni kur i fyeshin ashtu te rinjte.
Per mu Vllaznia bahet vetem me Shkodran, s'kena nevoje as per Tironsa, as per Elbasonsa, as per Durrsak e ku pa di un, kena boll ne Shkoder, vetem duhet t'i perkrahim e jo t'ia kepusim kambet. Kthehuni historise, e shikoni se si ka kene Vllaznia dikur, as kena pas Brazilian, e as Afrikan, e as Tironsa e ku pa di un, vetem shkodran.
Ma bani hallall se u zgjata pak si shume, por une jam per nje Vllazni me shkodran, dhe te rinjte po lihen pak mbas dore, vec inshallah tash po i japin pak krah.
Njesha mire per ju!