Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Kampionati italian

Post by vllaznia1919 » Tue, 07 Dec 2004 , 22:11

Ibrahimoviç: Juvja më ka përmirësuar

Quhet Zllatan Ibrahimoviç përgjigja bardhezi ndaj Andrea Pirlos. Me një gol 15 minuta përpara përfundimit të lojës, suedezi e la sërish Milanin 4 pikë prapa në renditje, pasi futbollisti kuqezi i kishte dhuruar fitoren ekipit të tij në Parmë në minutën e 90, çka do ta kishte lënë "Djallin" vetëm një pikë larg "Zonjës", në rast se lojtari me origjinë boshnjake s'do të kishte bërë mrekullinë. Kur mbërriti në Itali askush nuk e konsideronte një golashënues të madh. Por, të dielën, në ndeshjen ndaj Lacios, Zllatan Ibrahimoviçi tregoi se di të shënojë edhe gola të rëndë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 7 golave në renditjen e shënuesëve: "Që kur ndodhem te Juvja ndihem më i fortë. Goli im ndaj Lacios ishte tepër i bukur, por në radhë të parë ai ishte shumë i rëndësishëm. S'ishte e lehtë ta kthenim rezultatin sepse bardhekaltrit luajtën mirë dhe na vunë në vështirësi. Por ne jemi një grup që nuk dorëzohet kurrë dhe në fund doli në pah forca jonë." Shënimi i golave është thelbësor për humorin e një sulmuesi: "Ky gol, - përfundoi Ibra, - e rrit sigurinë që unë kam në vetvete në sulm, përveçse i solli Juves tri pikë të rëndësishme për të vazhduar ta mbajmë larg nesh Milanin." Bukuria e golit të tij të dielën qëndron e gjitha te rëndësia, sepse nga një pikëpamje e kujdesshme estetike nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Pra, as që i afrohej, sa për të qenë më të qartë, golit të Pandevit, i cili e kishte kaluar në epërsi Lacion përmes një veprimi prej kampioni të madh. Kapoja depërtoi nga e djathta me vendosmërinë e dikujt që mezi kishte pritur t'i jepej rasti dhe dërgoi në zonë një top, i cili, pas një devijimi, u kthye në një asist për Ibrahimoviçin, i cili goditi fluturimthi në rënie e sipër duke shënuar një gol, në mes të rrëmujës së zonës bardhekaltër. Dy me një, tamam si Milani, i cili e kishte kthyer rezultatin në Parmë pasi ishte gjendur në disavantazh. Zllatani e vuri re menjëherë se ç'do të thoshte ai gol. Ai vrapoi drejt stolit duke e hequr fanelën dhe duke e hedhur në ajër atë një çast përpara se të mbulohej nga përqafimet e shokëve, të cilët ishin gjithshtu shumë të ndërgjegjshëm për vlerën e gjestit të tij. Por arbitri Dondarini, në bazë të rregullores, s'kishte si t'ia kursente kartonin e verdhë, ndaj dhe Ibra premtoi menjëherë se do të përpiqet të përmbahet në të ardhmen: "Nuk më lëverdis të mar nga një karton të verdhë për çdo gol që shënoj." Po, sepse nuk po shënon pak. Pas penalltisë së shënuar në "San Siro" dhe golit të kësaj të diele, suedezi është kthyer në shënuesin më të mirë në kampionat dhe në tërësi për Juven. Ai ka arritur të kapë Trezegenë dhe Del Pieron, të cilët kishin arritur ta shtonin numrin e golave të tyre në Evropë. Ama, s'duhet harruar se, kur Juvja luante paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, ai kishte nisur kampionatin holandez me Ajaksin, ku shënoi 3 gola në po kaq ndeshje. "Ibrahimoviçi, përveçse është shumë i fuqishëm fizikisht dhe ka një teknikë të rafinuar, është në gjendje t'u shërbejë edhe shokëve pasime tepër të sakta për të shënuar", - u shpreh me shumë superlativa drejtori i përgjithshëm bardhezi Luçiano Moxhi, për blerjen e tij më të bujshme më merkaton e verore, edhe pse në fillim pakëkush do të kishte venë bast për një Ibrahimoviç të tillë.

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Fri, 10 Dec 2004 , 15:50

Kapiteni bardhezi pret me ankth 17 dhjetorin. Ibrahimoviç: Shumë shpejt dua dhe "Topin e artë"

Del Piero: Shorti? S'dua Barcelonën




Alesandro Del Piero nuk është plotësisht i kënaqur nga barazimi 1-1 në Tel Aviv kundër Makabit. Në adresën zyrtare të "Pinturikios", nga ku jep si gjithnjë komentet e tij, sulmuesi bardhezi analizon: "Parmbrëmë në Tel Aviv na iku nga duart fitorja e gjashtë në Champions, edhe pse kishim kohë që ishim kualifikuar. Megjithatë, e rëndësishme ishte të mos humbisnim. E nisëm mirë, ndonëse ata shënuan të parët nga 11-metërshi. Në të vërtetë, goli i tyre na çorientoi, por për fat të mirë arritëm të reagojmë dhe në pjesën e dytë erdhi goli i barazimit, që unë e shënova nga një largësi e vogël para portës, i shërbyer në mënyrë të saktë nga Zalajeta. Me të kuptohem mirë në fushë. Gjendja ime fizike ishte e mirë dhe po përmirësohet në çdo ndeshje." Më pas, kapiteni i Juventusit vazhdon: "Menjëherë pas golit pata një rast tjetër, ku për pak mund të kisha shënuar. Pati edhe përpjekje të tjera nga shokët e mi. Pas një pritjeje të shkëlqyer të Kimentit, ndeshja përfundoi në barazim. Tashmë presim shortin në Nion më 17 dhjetor, kur të mësojmë se cila do të jetë kundërshtarja jonë në 1/8 e finaleve në shkurt. Para së gjithash është Barcelona që do të parapëlqeja ta shmangia, duke parë gjendjen aktuale të formës së tyre shumë mbresëlënëse, edhe pse është e vështirë të humbasësh mrekullinë që të krijon sfida në "Kamp Nou". Nga tifozët izraelianë, Del Pieroja ka mbetur i shtangur: "Jemi pritur në mënyrë të pabesueshme. Prej muajsh kam marrë "e-mail" të shumta në adresën time në internet nga tifozët izraelianë, të cilët më kishin përgatitur një pritje të ngrohtë. Kjo mbështetje të jep vërtet kënaqësi." Pas barazimit në Tel Aviv në Champions, që mbylli triumfin e Juventusit në grupin evropian, Zallatan Ibrahimoviçi hap "skenarë" të rinj, duke folur për objektiva të rëndësishëm: "Tani dua të mundim Bolonjën, pastaj të mendojmë për Milanin, - tha suedezi i Juves. - Në kampionatin italian, të gjitha ndeshjet janë të forta." Sapo ka mbërritur në Torino, Ibrahimoviçi ka premtuar: "Po punoj për të qenë më i miri. "Topi i artë"? Në të ardhmen dua ta fitoj, sepse më pëlqen të jem numri një, nuk kënaqen së qeni numri dy. Modeli im? Vlerësoj lojtarët që bëjnë ndryshimin si Ronaldoja." Ndërkohë edhe Fabio Kapelo ka qenë i kënaqur në fund të ndeshjes me Makabin në Izrael: "Luajtëm një ndeshje të mirë, - tha trajneri juventin. - Në 25 minutat e para, skuadra ka mbizotëruar në fushë, pastaj Makabi e rriti lojën e tij dhe shfrytëzuan një gabim tonin, duke shënuar me 11-metërsh. Në pjesën e dytë e rimorëm veten, edhe pse s'duhet të harrojmë ndërhyrjen e madhe të portierit tonë Kimenti. Te djemtë më pëlqeu karakteri. Ata që zbritën në fushë, dhanë atë që duhej."

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Fri, 10 Dec 2004 , 15:52

Fantazisti uruguajan falënderon Moratin e tifozët për mbështetjen, duke larguar dhe zërat e merkatos

Rekoba: Nga Interi nuk largohem




Nuk luante titullar që nga ndeshja e kampionatit në Firence ndaj Fiorentinës. Të martën në mbrëmje në Champions, "San Siroja" e priti ngrohtë dhe ai pas gjysmë ore u dhuroi tifozëve të tij spektakël dhe një goditje klasi, që vlente sa gjysma e biletës. "Në njëfarë mënyre duhej të ripaguheshin, - buzëqesh Alvaro Rekoba, - ishin rreth 20 mijë vetë për një ndeshje që s'kishte shumë rëndësi, thuajse asgjë." Jo vetëm një magji që e lejoi Kruzin të shënonte (kundër Anderlehtit) golin numër 450 të Interit në Kupat e Evropës, por edhe numra të bukur dhe një sërë rastesh të munguara për gol. Alvaroja nga Montevideoja iu përgjigj në fushë "dyshimeve" të Mançinit. Të martën në mëngjes, të dy kanë pasur një takim "kokë më kokë". Nuk ndodhte prej shumë kohësh. "El Çinoja", i mbyllur prej shumë kohësh në veten e tij, ka qenë i inatosur për trajtimin e teknikut. "Mançioja", nga ana e tij, ka qenë i zhgënjyer, sepse priste më shumë nga vazhdimësia e fantazistit. Kanë biseduar për gjithçka: për taktikën, paraqitjen në fushë e në stërvitje, në mënyrë jo direkte edhe për merkaton. Një sqarim që duhej, sepse luajtën me "letra" të hapura, siç mund të bëhet mes njerëzve të drejtë. Kanë karakter të ngjashëm dhe, sigurisht, ai që ka qenë një nga talentet më të mëdha, asnjëherë të shprehura nga futbolli italian, duket se ka pasur rënie rendimenti. "Unë nuk besoj të luaj, sepse jam "i shenjtë", - thotë fantazisti 28-vjeçar, - besoj se meritoj më shumë hapësirë dhe kaq. Mendoj se është normale, duhet të njoh ende ndonjë lojtar të lumtur, që është gati të ulet në stol. Në këtë sezon, me përjashtim në Firence, kam luajtur gjithnjë mirë kur kam zbritur në fushë. Fizikisht nuk kam qenë asnjëherë kaq mirë dhe disa gjëra i bëj me lehtësi. Pavarësisht nga këto, zgjedhjet i takojnë trajnerit, mua më duhet vetëm të punoj mirë në stërvitje, njëlloj sikurse duhet të luaj 90 minuta në kampionat apo në Champions. Megjithatë, jam i sigurt, Interi do të ketë nevojë për mua." Arsyeton gjatë, "sepse një gjë është e sigurtë, unë nga Interi nuk largohem dhe as që e mendoj. Është e vështirë të qëndrosh gjatë në stol, ndonjëherë mendon se fati duhet gjetur diku gjetkë, por më pas nuk e shikoj veten me asnjë fanelë tjetër. E dua këtë klub dhe këto ngjyra, ndodhem këtu që prej 20 vjetësh dhe besoj se e kam treguar në shumë raste dashurinë time për Interin". E di para së gjithash Morati, duke parë reagimin drastik, por të vullnetshëm të reduktimit të kontratës nga ana e Rekobës, që shpjegon: "Atij (padron Moratit) i detyrohem shumë dhe unë nuk jam një mosmirënjohës. Më ka gëzuar pa masë disa orë para ndeshjes në Ligën e Kampioneve, deklarata e tij për besueshmërinë ndaj meje." Pak pushim para se të përgatiste bagazhet drejt Sienës, duke ëndërruar dhe një vend titullari, ku Mançini mund të luajë me tre sulmues: Adrianoja i paprekshëm, Vieri thuajse, i takon Rekobës e Martinsit të luajnë për një fanelë. "Më pëlqen të luaj pas dy sulmuesve, kundër Juventusit (pasimi spektakolar për Vierin në rastin e golit të parë) dhe të martën në mbrëmje mendoj ta kem treguar. Për mua është mirë kur mund të luaj shumë topa, më ndihmon të qëndroj gjithnjë edhe brenda ndeshjes, - shton numri 20 zikaltër. - Ndonjëherë më ndodh që të mos hyj në brendësi të ndeshjes dhe kjo më mundon shumë. Jam përpjekur të bëj të pamundurën dhe njerëzit e kanë kuptuar. Këtë vit tifozët më kanë mbështetur fuqishëm, një faktor i rëndësishëm në një sezon ku kam mundur të luaj në fillim vetëm pesë herë, dy nga të cilat në gusht, në ndeshjet paraeliminatore të Championsit. Megjithatë nuk do të më shikoni të luaj më 90 minuta, pavarësisht nga forma, pasi kam karakteristika të tjera. Diçka të rëndësishme e dhuroj brenda një ndeshjeje. Shpesh, një lojë e mirë në fazën mbrojtëse ose një vrapim i gjatë nga gjysma e fushës për të ndjekur kundërshtarin, të sigurojnë shumë duartrokitje, por në sulm duhet shumë saktësi dhe aftësi deri në fund të ndeshjes. Ndonjëherë mjafton një goditje e vetme për të marrë tri pikët në shtëpi."

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Fri, 10 Dec 2004 , 15:54

Milan-Fiorentina, sfida "futbollistiko-politike" shuan polemikat mes dy drejtuesve të klubeve 10-12-2004

Galiani: Dela Valen do ta përqafoj


Adriano Galiani këtë herë nuk bie në kurth. "Për shortin e Championsit le të bjerë çdo kundërshtar, - ka thënë zëvendëspresidenti kuqezi. - Jam ende i penduar që kam festuar pas rezultatit 4-1 në "San Siro" ndaj Deportivo La Korunjës në sezonin e shkuar, ndaj e rëndësishme është që kemi arritur të parët në grup." Të dielën Milani do të ketë përballë Fiorentinën në "San Siro". Dikush ka folur për një sfidë në tribunë, duke parë marrëdhëniet mes Diego Dela Vales e Galianit për problemin e ligës së futbollit, por administratori i deleguar kuqezi shuan polemikat: "Nuk ka asnjë sfidë me Dela Valen. Ajo e së dielës do të jetë një ndeshje e bukur që vlen tri pikë. Gjatë javës kam lexuar fjalët e bukura të Andreas (vëllai i Dela Vales) dhe të dielën jam gati ta përshëndes me ngrohtësi, edhe pse nuk do të ulemi afër siç ndodh në Spanjë, sepse kështu mund të bëj tifo më i qetë." Ndeshja e së dielës pasdite mes Milanit e Fiorentinës do të jetë një sfidë e veçantë për shumë motive. Andrea Dela Vale, vëllai i Diegos (presidenti vjollcë), që pritet të marrë në duar presidencën e klubit, thotë: "Do të jetë një sfidë e madhe dhe më vjen keq që nuk do të jetë në tribunë vëllai im Diego." Nuk do të jetë vetëm një rivalitet "politiko-futbollistik", por do të jetë dhe një konfirmim "besimi". Familja Dela Vale nuk e ka fshehur simpatinë e saj për Interin. "Nuk është ndonjë gjë e re, e gjithë familja jonë ka simpati për Interin, - pranon Andrea Dela Vale. - Por e përsëris që Milani dhe projekti i tij gjithnjë na ka pëlqyer." Sipas Galianit, sfida është ndaj Juventusit me mikun "armik" Kapelo. "Kampionati është një garë me pengesa, - vazhdoi ai, - por këtë vit janë shtuar. Sfida me Juven nuk do të jetë vendimtare. Me Kapelon na bashkojnë kujtime të mrekullueshme, ka qenë një kundërshtar i ndershëm edhe kur drejtonte Romën."

User avatar
Kuq3Blu
Tifoz
Tifoz
Posts: 88
Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
Location: Shkoder

Post by Kuq3Blu » Fri, 10 Dec 2004 , 15:56

Trajneri i Leçes ka replikuar ndaj deklaratës së ish-sulmuesit të madh "axurr" 10-12-2004

Zeman: Riva të mendohet kur të flasë



Pas deklaratave të Xhixhi Rivës (që e kishin sulmuar, duke e kundërshtuar me faktin se s'kishte fituar asgjë) ka mbërritur menjëherë përgjigja e Zdenek Zemanit: "Problemi për të cilin është diskutuar, - ka thënë trajneri bohem, - nuk ka asnjë referim me faktin që unë kam fituar apo s'kam fituar në karrierën time." Si gjithnjë, Zdenek Zemani bën polemikë me të gjithë. Jo vetëm me Xhixhi Rivën, por edhe me prokurorët e lojtarëve dhe presidentin e Lacios, Klaudio Lotito. "Duke thënë gjëra të tilla, Riva dëmton veten e tij, - vazhdoi trajneri i Leçes. - Pastaj nuk duhet të harrojë që përfaqëson në njëfarë mënyre federatën, ndaj duhej ta vlerësonte gjendjen para se të fliste. Kur pohon, për shembull, që nuk kam prova, nuk mendon për faktin që ka pasur një proces dhe pa prova nuk mund të arrish në atë hetim." Në shënjestër të teknikut puljez është edhe dopingu administrativ dhe menaxherët: "Shumë klube mund të akuzohen, - shpjegon Zemani, - dhe nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes njërit apo tjetrit. Në të vërtetë, menaxherët shpeshherë fitojnë më shumë nga ç'duhet të marrin, edhe pse paratë vijnë direkt nga klubet. Nëse një lojtar ka një menaxher, duhet ta paguajë vetëm ai, jo edhe klubet." Pastaj "kapitulli" i Zemanit shfletohet për ish-skuadrën e tij, Lacion: "Lacio ka probleme, - pranon bohemi, - por nuk mund të nënvlerësojmë një ndeshje të tillë kaq të rëndësishme. Nuk pres të luajmë një ndeshje të lehtë. E pashë Lacion kundër Juventusit dhe bëri një paraqitje të mirë. Nuk m'u duk në krizë. Problemet aktuale të bardhekaltërve? Në fillim ndoshta ishin të natyrës financiare, tani mund të jenë nën drejtimin e grupit. Lotito? Nuk e kuptoj."

User avatar
GoL
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Sun, 05 Dec 2004 , 15:11
Location: Shkoder
Contact:

Post by GoL » Tue, 14 Dec 2004 , 22:15

rezultatet

Brescia 0-1 Roma
Chievo 2-1 Palermo
Livorno 2-0 Parma
Milan 6-0 Fiorentina
Reggina 3-2 Cagliari
Sampdoria 1-0 Messina
Siena 2-2 Internazionale
Bologna 0-1 Juventus

Renditja

1 Juventus 15 12 2 1 28 7 38
2 Milan 15 10 4 1 27 9 34
3 Udinese 15 8 4 3 22 13 28
4 Cagliari 15 6 4 5 24 25 22
5 Internazionale 15 3 12 0 32 24 21
6 Lecce 15 5 6 4 30 26 21
7 Palermo 15 5 6 4 13 11 21
8 Sampdoria 15 6 3 6 11 11 21
9 Roma 15 5 5 5 25 22 20
10 Chievo 15 5 5 5 14 18 20
11 Reggina 15 5 4 6 14 17 19
12 Livorno 15 5 4 6 17 19 19
13 Fiorentina 15 4 7 4 14 17 19
14 Messina 15 4 6 5 18 24 18
15 Lazio 15 4 5 6 19 20 17
16 Brescia 15 5 2 8 13 20 17
17 Bologna 15 3 4 8 13 18 13
18 Parma 15 2 6 7 15 24 12
19 Siena 15 2 6 7 10 23 12
20 Atalanta 15 0 7 8 11 22 7

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 22 Dec 2004 , 14:48

Juve-Del Piero, dashuri e thyer?

Nga yll i skuadrës në njeri çfarëdo. "Alesandro Del Piero? Është vetëm një nga pjesëtarët e skuadrës". Lapo Elkan, me sa duket e ka humbur durimin. Nipi i avokatit Anjeli, që prej disa kohësh komenton rregullisht çështjet në shtëpinë juventine dhe që në të ardhmen mund të bëhet presidenti i ri i "Zonjës", nuk duket i kënaqur me sezonin e zhvilluar, nga ai që gjyshi i tij i i kishte ngjitur nofkën dhe e thërriste "Pinturikio". "Forca e skuadrës, - vazhdon Elkani, - qëndron te uniteti në grup, te bashkimi i të gjithë përbërësve teknikë. Ai është vetëm një nga pjesëtarët e skuadrës. Në futboll fitohet gjithnjë së bashku, siç ecin pedalet e një biçiklete. Të gjitha këto sjellin një rezultat fitues". Lapo Elkan, 27 vjeç, që aktualisht kujdeset për zhvillimin e imazhit të markës "Fiat" (vëllai i tij Xhoni është zëvëndëspresident i grupit), i ka hyrë seriozisht Botës së Futbollit. Pas çdo ndeshjeje, ai, në rolin e një specialisti të mirëfilltë merr përsipër të shpjegojë çdo situatë, madje nuk mungon as në stërvitjet e drejtuara nga Fabio Kapelos nqë Sisport. Ndeshja me Milanin e ka tërhequr "padronin" e ri të shtunën në mbrëmje: "Në aspektin e zemrës e të pasionit, - vijon Elkani, - ishte më i aftë Milanit, por në fund llogaritet rezultati dhe ai i së shtunës ishte favorizues. Kampionati është ende i gjatë dhe unë kam më shumë se një ëndërr për të realizuar. Patëm fat, një përbërës tepër vendimtar për të fituar". Më pas nipi i avokatit Anjeli, i referohet edhe Ligës së Kampioneve, ku Juventusi do të ndeshet me Realin e Madridit në 1/8 e finaleve: "Nuk mund të bëhen parashikime, por vetëm të ëndërrojmë. Si tifoz, shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur me shumë gola". Pohimet e Lapo Elkanit, nuk kanë kaluar pa u bënë re në shtëpinë bardhezi. Drejtori i përgjithshëm Luçiano Moxhi, nuk kërkon të flasë për mungesë fati: "Katër pikë ndaj vendit të dytë do të thotë se po luajmë mirë, - tha Moxhi dje gjatë paraqitjes në "Olipiadën e zemrës". - Pushimi na duhej, sepse jemi pak të lodhur. Nuk do të kthehemi në merkato, ndoshta mund të largohet nga organika ndonjë element. Trezegeja është mirë dhe do të kthehet më 12 janar në Kupën e Italisë kundër Atalantës. Për ne është i rëndësishëm. Del Piero do të shkojë në stol? Le të luajë ai që është më në formë. Por nga ana tjetër Marçelo Lipi mbron Del Pieron. "Gjithnjë pretendeohet shumë nga ai, - ka thënë komisari teknik i Italisë. - Është kthyer dhe po shënon rregullisht, tetë golat flasin vetë pas një dëmtimi. Nga ai pretendohet shumë, sepse edhe kur rifillon të shënojë, i kërkohet të nxjerrë "qimen nga qulli".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Jan 2005 , 14:40

Moxhi: Mutu i yni, Kasano në Romë

Një telenovelë me fund të bukur. Adrian Mutu do të veshë fanelën e Juventusit, por si me magji (dhe mbi të gjitha për situatën e jokomunitarëve bardhezinj) sulmuesi rumun është blerë nga Livorno. Konfirmimi ka mbërritur drejtpërsëdrejti nga Luçiano Moxhi, i cili ka shpjeguar këtë intinerar të çuditshëm të golashënuesit ballkanas. "Livorno ka blerë Mutunë dhe do ta kalojë te Juventusi sapo të zotërojë kartonin e tij. Prezantimi i shtyrë? Kur të kenë përfunduar të gjitha procedurat, atëherë do të vijë edhe momenti i prezantimit. Gjithsesi, Mutu do të luajë me ne në pesë vitet e ardhshme. Çelsi? Anglezëve nuk u detyrohemi asgjë, ai është një problem i lojtarit. Mes nesh dhe tij ka një marrëveshje fare të qartë." Me blerjen e Adrian Mutusë, Juvja kompleton për momentin organikën e saj. "Big Luçiano" nuk i druhet problemeve në një repart sulmues, i cili ka edhe Trezegenë, Ibrahimoviçin, Del Pieron dhe Zalajetën. "Mungon vetëm kartoni i tij që është në Angli, ? vijoi drejtori i përgjithshëm bardhezi. ? Është e vërtetë, i kemi kërkuar një nder Livornos, por ky s'është një lajm i jashtëzakonshëm. Në të kaluarën, një gjë të tillë e ka bërë edhe Interi me Gamarrën. Klubi toskan nuk kishte federuar një jokomunitar, kështu që Spineli e ka blerë për ne. Mutuja është një as, kishte vite që e ndiqnim. Duhej ta kishim marrë që në verë, por Abramoviçi ndërroi mendje për huadhënien dhe marrëveshja dështoi në çastet e fundit. Del Piero? Nuk e mbajmë me hatër, por nuk e mbajmë as mëri, konkurrenca mund të shërbejë vetëm për të stimuluar, nuk ekzistojnë fanela të fituara me të drejtë të shenjtë." Kapitulli Kasano. Sulmuesi barez e ka lavdëruar shpesh kohët e fundit Kapelon, të vetmin që i ka bërë të mundur të shprehet me nivel të lartë. Moxhi tregohet i përmbajtur, por për momentin ai nuk beson te përrallat. "Mua më pëlqejnë lojtarët që janë në gjendje të mbulojnë disa role dhe Kasano është një prej tyre. Nuk jam në gjendje të parashikoj nëse Sensi do të vazhdojë të mbetet pronar i Romës apo jo, por besoj se as Antonio dhe as Toti nuk do të largohen nga kryeqyteti."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 Mar 2005 , 14:47

Moxhi: Titulli? Përcaktuse sfida direkte

Titulli është një luftë dyshe mes Milanit dhe Juventusit, dhe do të vendoset nga ndeshja direkte. Kështu mendon Luçiano Moxhi. "Të dyja skuadrat po ecin shumë mirë,tha ai,është e vështirë të ecësh më mirë se kaq. Ndeshja direkte mund ta vendosë se kush do ta fitojë kampionatin." Më pas, për gjyqin e dopingut: "Jemi gjithnjë në majat më të larta, ndoshta jemi bërë të mërzitshëm për këtë. Por nuk kemi frikë nga asgjë." Kështu që fillimi i majit do të jetë përcaktues. Atëherë do të luhet takimi direkt dhe sipas Moxhit, ashtu sikurse edhe sipas Ançelotit, vetëm në fund do të vendoset për titullin: "Juvja dhe Milani po ecin shumë mirë, vijoi drejtori bardhezi.Është e vështirë të ecësh më shpejt se kaq. Ballafaqimi direkt do të thotë diçka më shumë për këtë duel. Ai ndoshta mund të vendosë edhe se kush do ta fitojë kampionatin. Juvja dhe Milani janë thuajse të barabarta, përsa u takon pikëve, golave të shënuar dhe golave të pësuar. Nuk besoj se ka ndryshime të veçanta mes nesh dhe kuqezinjve." Ndërsa "kushërinjtë" e Milanit, sipas Moxhit, tanimë janë jashtë luftës për titull: "Zikaltrit janë një skuadër e mirë, por shkëputja është tepër e madhe. Ndoshta skuadra e Mançinit nuk meritonte ta humbiste derbin. Milani tregoi se është një ekip i pamëshirshëm, i gatshëm të godasë në çastin e duhur". Ndryshimi mes Milanit dhe Juves, për momentin, është kryesisht ekonomik. "Milani më i pasur? Ndoshta mund të ketë më shumë para se Juventusi, por ne do të ecim me ato që kemi. Kemi marrë lojtarë me çmimin zero dhe ndërtuam një prej organikave më të mira në Itali dhe Evropë. Do të vazhdojmë në këtë rrugë". Moxhi më pas ka folur për situatën në kampin e Juventusit. Kapelo shpejt do të ketë në dispozicion edhe "big" të tjerë. "Trezegeja do të rinisë të stërvitet, do t'i nënshtrohet një rezonance, por nuk parashikohen probleme. Por nuk besoj se do të jetë i gatshëm të shtunën". Në javën e ardhshme të kampionatit, Juventusi do t'i shkojë për "vizitë" Romës. Sfida, që është në program të shtunën mbrëma, do të ketë një domethënie të veçantë për ish-verdhekuqtë që në verë kaluan te bardhezinjtë: Fabio Kapelo, Emerson dhe Xhonatan Zebina do të jenë në fushë. "Nuk e pashë ndeshjen që Roma humbi në Palermo. Verdhekuqtë ndoshta nuk janë më si përpara disa viteve, por vazhdojnë të kenë lojtarë që janë në gjendje ta ndryshojnë ndeshjen. Në Olimpiko na pret një ndeshje e vështirë". Te Roma luan ai që cilësohet si objektivi numër një në kampin bardhezi, në kuadër të sezonit të ardhshëm: Antonio Kasano. Moxhi e pranon se i intereson, por thekson gjithashtu se është shumë e vështirë që ai të mbërrijë te Juvja: "Kasano është një kampion dhe të gjithë e ëndërrojnë. Por ne në sulm kemi kampionët tanë, ndaj dhe integrimi i Kasanos s'do të ishte i lehtë. Më pas, për ta blerë atë, do të duheshin shumë para."

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Tue, 01 Mar 2005 , 16:02

Sa shume ka ra Roma more zot papapapa gjynahh me shku huc skuadra njashtu,ma mire ti bijne nja 5lojtare te Vllaznia sa per 1sezon e te pakten bajne ifije hajr e na fusin ne Champions League :lol:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 02 Mar 2005 , 14:47

"Zonja": Trezegeja shërohet, Nedvedi jo

Lajme të kundërta për gjendjen e të dëmtuarve të Juves. David Trezegeja, i cili kishte kohë që ishte ndalur nga një virus, dje i ështën kthyer stërvitjes me grupin dhe mund të luajë disa minuta ndaj Romës. Ndërsa Pavel Nedvedi, që doli të hënën nga spitali, duhet të qëndrojë shtatë ditë pushim absolut, por rikthimi i tij në fushë nuk mund të realizohet përpara fillimit të prillit, kështu që ai s'do të luajë as në ndeshjen e kthimit ndaj Realit. Fillimi i javës u ka sjellë lajme të kundërta tifozëve bardhezinj. Në fakt është zgjatur koha e riaftësimit për Pavel Nedvedin, i cili u largua të hënën nga klinika, ku ishte shtruar për goditjen me kokë që pësoi të mërkurën e kaluar nga Raul Bravo në Madrid. Provat, të cilave u është nënshtruar lojtari, kanë treguar se trauma ka kaluar, por çeku duhet të qëndrojë në pushim absolut për shtatë ditë. Ndërkohë që do të duhen shumë më tepër ditë për kthimin e tij në një ndeshje zyrtare. Do të duhen 2?3 javë për rinisjen graduale të stërvitjeve, çka do të thotë se Nedvedi do të mungojë me siguri në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit javën e ardhshme. Shumë më të mira kanë qenë lajmet për David Trezegenë, i cili dje rinisi të stërvitej së bashku me shokët. Francezi nuk zbret në fushë që nga 23 janari i kaluar ndaj Breshias. Që atëherë, një virus "misterioz" e ndaloi dhe e detyrroi të mungonte, ndër të tjera, edhe ndeshjen e parë ndaj Realit, ndeshje në të cilën kontributi i tij në sulmin bardhezi do të kishte qenë i domosdoshëm. Por tani pritet që francezi të luajë disa minuta ndaj Romës, për të qenë plotësisht i gatshëm të mërkurën e ardhshme ndaj spanjollëve.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

milan cfare pergjigje qe i dha juves

Post by piero » Mon, 21 Mar 2005 , 13:35

Milan cfare pergjigje qe i dha Juventusit


Mbreme u zhvillua ndeshja e fundit e javes se 29-te te serise A midis romes dhe milanit.Nje ndeshje qe u zhvillua me ritme te uleta sidomos ne pjesen e pare.Ne fakt pjesa e pare dhuroi vetem dy raste per dyja ekipet shume pak per emrat qe mbartin.Totti ekzekuton nje goditje denimi qe devijohet nga barriera dhe perpak sa nuk befason Diden,nga ana tjeter nje kthese e bukur e Kakà gjen gati reflekset e portierit 19-vjecar Curci qe grushton ne goditje kendi.Per te shenuar nje nderhyrje teper te rende te Cafu ne dem te Cufrè qe detyrohet te lere fushen e lojes dhe me Cafu qe vetem ndeshkohet me karton te verdhe.Ne pjesen e dyte milani fillon te prodhoje loje Crespo detyron te riun Curci ne nje pritje prej portieri handbolli.Por ne zbritjen e dyte milani kalon.Kros nga e majta e kaladzes kercen Crespo dhe del para Panuccit goditje me koke dhe 1-0 dhe eshte minuta e 63-te.Ne minuten e 71-te e njejta skeme kros nga e majta i Kaladzes,Crespo i lire godet me koke dhe Panucci ne rolin e volejbollistit prek topin me dore,penallti dhe karton i kuq.Gjuan Pirlo qe ne dy ndeshje radhazi kishte gabuar,por kete radhe eshte i ftohte dhe shenon,2-0 dhe ndeshje praktikisht e mbyllur edhe pse ne fund Totti ndeshkohet me karton te kuq.Me kete fitore milani vazhdon luften per titull me juven qe mesa duket do te vendoset vetem ne javet e fundit.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 21 Mar 2005 , 14:08

Te miret dhe te keqinjte e roma milan


Curci:7.Ky portier i ri 19-vjecar i treti i romes luan titullar.mund te behet i dyti pse jo edhe i pari.Nuk i la gje mangut Pelizzolit dhe Zottit.Me dy pritje vendimtare shpeton romen nga nje rezultat me i thelle.

Kaladze:7.Mbrojtesi gjeorgjian behet protagonist absolut ne pjesen e dyte:nga kemba e tij nisen dy kroset njeri per golin e Crespos dhe tjetri perseri per Crespon por qe Pannucci ndal me dore dhe shenon Pirlo.Mire edhe ne fazen e mbrojtjes.

Pannucci:5.Me vonese ne golin e Crespos;pastaj le ekipin me 10 vete kur per nje prekje te topit me dore ndeshkhet me te kuq.Protagonist negativ.


Stam:6.5 Ia mbyll porten me rradhe ne fytyre Tottit,Cassanos dhe Monteles.I fuqishem,i shpejte,i sakte.


Totti:4.Zhvillon nje ndeshje shume te dobet,pastaj ne fund konfirmohet kampion "nervozizmi" kur humbet arsyen dhe ndeshkohet me te kuqe ne nje pike kur ndeshja ishte mbyllur.I shkakton nje dem te madh romes por ai as qe e ve re fare.I papjekur dhe histerik



Crespo:7,5.Luan shume keq ne pjese te pare duke humbur nje rast te paster perballe Curcit,pastaj ne pjese te dyte zgjohet.Shenon golin e pare qe hap rrugen e fitores per ekipin e tij dhe perseri ne nje goditje te tij me koke Pannucci "fut duart".Karton i kuq dhe penallti.Vendimtar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 23 Mar 2005 , 14:38

Milan, hija e dopingut mbi Gatuzon e Pankaron

Xhenaro Gatuzo dhe Xhiuzepe Pankaro, dy lojtarët e Milanit, të cilëve u kishte rënë shorti i antidopingut pas ndeshjes ndaj Romës, nuk pranuan të hënën që t'i nënshtroheshin kontrollit të gjakut dhe urinës, sikurse parashikohet në protokollin e testeve. Dy futbollistët kuqezinj vunë në dispozicion të mjekëve të antidopingut të Federatës Italiane të Futbollit, një sasi urine më të madhe sesa ajo e provave të zakonshme. Sipas specialistëve, një kampion i këtij lloji do t'u mundësonte laboratorëve të njëjtin tip analizash që do të dilnin nga kontrolli i përzier gjak-urinë. Në bazë të marrëveshjes mes futbollistëve dhe federatës, nënshtrimi ndaj këtij lloji kontrolli që nisi vjet, është i vullnetshëm dhe duhet mundësuar çdo herë. Por Rino Gatuzo s'është dakord. Mesfushori kuqezi replikon ndaj hamendësive për mosdhënien e pëlqimit nga ana e tij, për t'i dhënë një sasi gjaku për kontroll antidopingu, pas ndeshjes Roma?Milan. "Nuk kam asgjë për të fshehur, dopingu im i vetëm është djersa e madhe që derdh në fushë. Të dielën kishte 10 persona, një rrëmujë të madhe dhe shiringat e vulosura ishin hedhur përtokë, nuk jemi kafshë." Më pas, ai shtoi: "Sonte (dje) mbrëma do të m'i bëjnë analizat, ju jap edhe 10 litra nëse doni." Gatuzo hidhet në kundërsulm. Kuptohet qartë se atij s'i ka ardhur aspak mirë për zërat që u përhapën se ai dhe Pankaro do të kishin refuzuar t'i nënshtroheshin kontrollit dhe kjo vihet re në fjalët që thotë. "S'është e vërtetë se refuzova t'i nënshtrohesha antidopingut, - shpjegoi ai në jë konferencë të shkurtër për shtyp në grumbullimin e kombëtares italiane, në Koverçiano. - Kur hyra në sallën e antidopingut të stadiumit "Olimpiko", ishte ora 23.30, kisha gjithë stresin e ndeshjes, kishte dhjetë persona dhe një rrëmujë të madhe, ndërsa shiringat e vulosura ishin të hedhura përtokë. Nuk jemi kafshë, as unë dhe as kolegët e mi. Më pyetën nëse doja t'i bëja analizat e gjakut. Janë të detyrueshme? - pyeta unë. Përgjigjja që m'u dha, ishte jo, dhe atëherë dhashë 100 cc urinë. Janë shkruar shumë gjëra të pasakta. Me sa di unë, nuk është hera e parë që një lojtar nuk jep pëlqimin e tij për dhënien e gjakut." Më pas, mesfushori i Milanit dhe i kombëtares përfundoi: "Nuk kam bërë asgjë të keqe. Nuk kam asgjë për të fshehur, dopingu im është piperi dhe maksimumi që jap gjithë javën. Mund të më vijnë edhe në shtëpi, nëse duan, për të m'i bërë analizat e gjakut, por nëse nuk ka rregulla të qarta, s'mund të ecim përpara. Unë e kam vënë firmën time për nisma të tilla, por gjithnjë shpikin diçka të re. Në fillim e vënë kontrollin, pastaj e heqin dhe tani e rikthejnë sërish."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 25 Mar 2005 , 11:36

Portieri i "axurrëve" justifikon mosgrumbullimin e kapitenit bardhezi nga ana e trajnerit Lipi

Bufon: Del Piero nuk është nënvlerësuar




Miqtë nuk harrohen në momente të vështira. Kështu, Xhixhi Bufon i jep një "dorë" Alesandro Del Pieros, që nuk është grumbulluar nga Lipi për ndeshjen kualifikuese ndaj Skocisë për Botërorin "Gjermania 2006", pavarësisht nga prova e shkëlqyer në kampionat të shtunën në mbrëmje ndaj Rexhinës: "Besoj se Lipi e ka zakon t'i programojë grumbullimet e lojtarëve disa ditë para ndeshjes së fundit, - ka thënë portieri i kombëtares "axurre". - Por e theksoj se lënia në shtëpi e Aleksit, nuk përfaqëson një nënvlerësim absolut. Përkundrazi, mendoj se Lipi ka besim të madh të aftësitë e Del Pieros. Skocia? Projekti për të cilin jemi duke punuar, është serioz dhe fitues, dhe unë jam shumë optimist". Nga kombëtarja te kampionati. Mendimi i portierit bardhezi kthehet te ndeshja e vështirë e Juves kundër kalabrezëve të Maxarrit, e fituar pikërisht me një gol të "Pinturikios". Një ndeshje që pa një Juve të lodhur në pjesën e parë dhe tepër këmbëngulëse në pjesën e dytë: "Luajtëm një pjesë të dytë më të mirë se të parën, edhe pse ishte e vështirë me një kundërshtar të tillë, - pranon numri 1 juventin. - Besoj se skuadra zbriti në fushë disi e skarikuar mendërisht, pas dy javëve me sfida të mëdha, ndaj vëmendja nuk ishte maksimale. Pata pak punë, veçanërisht nga goditjet e Borielos. Në një aksion të tij, largësia ishte e afërt dhe topi kërceu në tokë. Në kësi rastesh, një portier mund të përpiqet të hidhet në fillim dhe të bëjë figurë të keqe pastaj". Natyrisht, mendimi për Ligën e Kampioneve nuk mungon të diskutohet. "Vërtet, Liverpuli nuk do të ketë ndonjë lojtar të rëndësishëm, por pasi ka skualifikuar një skuadër jo të dobët si Bajerni i Leverkusenit, duhet të kemi shumë kujdes, - shpjegon "Supermeni". - Me anglezët do të jetë shumë e vështirë. Derbi Milan-Inter? Të dyja milanezet do të kenë kohë dhe mundësi për t'u përgatitur për këtë ndeshje. Që jam i lumtur që nuk do të ndeshem me asnjë prej tyre, është e qartë". Për një ankth të quajtur ndeshje shtesë, është folur shumë kohët e fundit, sepse Juventusi në krye të renditjes, që nga vera e shkuar, të dorëzohet në kampionat, as që kërkon të dëgjojë. Pastaj, është dhe takimi direkt me Milanin, të cilën bardhezinjtë urojnë ta luajnë këtë sfidë në finale të Ligës së Kampioneve, si hakmarrje për ndeshjen e Mançesterit, e vendosur me 11-metërsha dy vjet më parë në "Old Traford". "Por për atë ka ende kohë, - nënvizon Bufoni, që të shtunën do të regjistrojë ndeshjen e tij të 56-të me fanelën "axurre". - Jo, për ndeshje shtesë as që dua të mendoj. Në zemrën time uroj ta zgjidh këtë sfidë përpara takimit direkt më 8 maj. Për më shumë është një shpresë. Nëse pastaj mendoj që duhet të ndeshemi edhe ndaj Interit në këtë periudhë, është më mirë të heshtim dhe të presim".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 25 Mar 2005 , 13:09

Moratti dhe derbi i hakmarrjes"Interi vlen sa Milani:besoj tek fitorja".



Moratti:"Kampionet do te jemi ne".


"Megjitheate president mos u shqetesoni me mire ne vend te trete se ne vend te pare si hajdute".Massimo Moratti ne 10 vite si padron i Interit mund ta kete degjuar kete fraze me shume se 1000 here sidomos ne fazat kur rivalet e perjetshem kishin ndonje favor arbitral.Kjo fraze e thene nga nje i burgosur i San Vittores(milano)ka mbetur ne mendjen e shume interistave per nje kohe te gjate.Moratti ne fakt ishte duke folur per nevojshmerine nga ana e "Federcalcios" per te gjetur sa me shpejt nje sistem antidoping serioz dhe te besueshem."Te gjithe tifozat e apasionuar duhet te kene garancine qe ato qe fitojne ne nje ndeshje futbolli jane vlerat sportive-thote padroni zikalter-.Nuk eshte me e mundur te mbyllim syte ose te bejme sikur s'dime gje per nje teme kaq serioze dhe jetesore sic eshte lufta kunder dopingut.Gattuso dhe lojtaret e tjere kane te drejte te refuzojne analizat,por tani erdhi koha qe keto teste te behen te detyrueshme.Eshe nje gje e mire kjo edhe per moralin e sportisteve".
Eshte e lehte te hysh ne klimen e derbit per kete presidenti thote:-"Me ose pa Adrianon per ne eshte nje mundesi per te treguar se kush jemi:Interi vlen sa Milani dhe sa Juvja.Po te mos ishte per ato barazime te fazes se pare tani do te ishim duke luftuar per titull se bashku me Milanin e Juven.Tani mund te mesojme nga gabimet e kryera per t'u hakmarre ne derbi.Nqs mundim Milanin do te dalim kampione dhe Milani mund te mundet.Zhvillojme nje loje te mire qe mund te krahasohet me ate te kuqezinjve dhe mund te jete me superiore,duhet te kemi me shume grinte dhe besim ne vetvete.Duhet qe i gjithe ambienti zikalter ti shtyje lojtaret ne menyre qe ata te hyjne ne fushe te karikuar.Te mos mendojme per mungesat.Martins p.sh mund t'i krijoje me shume probleme se sa Adriano mbrojtjes se Milanit,pastaj kemi dhe Bobon.Nuk kam nostalgji per Ronaldon edhe pse ai vazhdon te beje gjera fantastike me topin,jane keto ata gjera p.sh sprinti i tmerrshem kunder juves qe na bejne ta dashurojme kete sport.Por ai nuk eshte fiksim i imi.Besoj qe Pirlo te meritonte nje fat tjeter ketu tek Interi:Une e mora dhe isha me se i bindur per cilesite e tija.Shpresoja qe do te shperthente me Tardellin,por ai luajti shume pak.Pastaj Ancelotti e mori dhe zhvilloi nje pune shume te mire me te ku Milani perfitoi shume:mendoj se shperthimi i ketij lojtari eshte merite e trajnerit te tij".[img]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 27 Mar 2005 , 15:26

Juventus, "mbretëresha" e sponsorëve

Shi milionash mbi Juventusin. Shoqëria torineze ka firmosur një kontratë pesëvjeçare prej 110 milion eurosh me firmën "Tamoil". Kështu pra në të gjitha fanelat e futbollistëve bardhezi do të shfaqet marka në fjalë, më parë e reklamuar vetëm nëpër ndeshjet e Kupës së Italisë ose të Europës. Firma forcon udhëheqjen e Juves në klasifikimin europian me sponsorizimet në fanela. Kjo i sheh torinezët më të vlefshëm, dhe me sponsor më të fuqishëm, në një rang me Bajernin e Mynihut, Realin e Madridit dhe Mançester Junaited. Ka ardhur pikërisht koha për të thënë se Juventusi është fuqizuar. Me këto të ardhura, pretendohet (duke parë se sponsori i ri "Tamoil" do të sjellë në shtëpinë e Juventusit 110 milion euro për pesë sezonet e ardhshme), për një kusht që sapo është vendosur në marrveshje, që i jep mundësinë grupit të naftës për të zgjatur marrveshjen edhe për pesë vjet të tjera. Kjo do t'i kushtojë rreth 130 milion euro. Marka e "Tamoil"-it, që deri tani shfaqej në fanelat e bardhezinjve duke u përdorur në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve, do të zëvëndësojë tashmë siglën e "Sky Sport", përdorur në ndeshjet e kampionatit. Nga 18.5 milion në vit të fituara deri tani (13 nga "Sky" dhe 5.5 nga "Tamoil"), Juvja kalon në vend të 24-të, që i shërben asaj të riforcojë udhëheqjen në Europë në sponsorizimet në fanela, klasifikim ky i publikuar nga adresa në Internet e "Sportekonomi"-së. Në vënd të dytë me 7 milion euro në vit, rënditet Bajerni i Mmunihut, i sponsorizuar nga Telekomi Gjerman, përpara Real Madridit (Siemens) dhe Mançester Junajtet (Vodafon). Për të gjetur një tjetër skuadër italiane duhet zbritur deri në vendin e 9-të, ku është i pozicionuar Milani, direkt përpara Interit. Në dhjetë vëndet e para, Italia është e para në këtë renditje. Pra është vendi më i përfaqësuar, bashkë me Gjermaninë.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 29 Mar 2005 , 12:08

Qendërmbrojtësi zikaltër, që është mbajtur nga Lipi në kombëtare, u shpall "luftë" kuqezinjve në Europë

Materaci: Euroderbi do të jetë një hakmarrje




"Vetëm duke fituar Ligën e Kampioneve, Interi do të arrinte të "kurorëzonte" gjithë sezonin". U përgjigjet kështu Marko Materaci atyre që e pyesin nëse sezoni që po zhvillon skuadra e tij, e vetmja që po përkushtohet në tri veprimtari (Champion-titull-Kupë Italie), mund të konsiderohet pozitive, pavarësisht se luftën për titull nuk e shikon më: "Unë mendoj, - ka thënë qendërmbrojtësi nga stërvitja me kombëtaren në Koverçiano, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Islandës nesër në Padovë, - që në këtë aspekt duhet të bëjmë të pamundurën për të fituar Ligën e Kampioneve. Na pret një "pengesë" e madhe si euroderbi, por ne do të zbresim në fushë më shumë se asnjëherë të vendosur e të bashkuar. Ndër të tjera, duhet të harrojmë menjëherë edhe "shuplakën" e pësuar dy vjet më parë, me atë skualifikim pa humbje që na "djeg" ende". Një dështim që në njëfarë mënyre do të kthehet në hakmarrje për lojtarët zikaltër, ashtu siç pranon edhe vetë Materaci: "Po, euroderbi do të jetë një sfidë hakmarrjeje. Do të jemi të përqendruar që nga minuta e parë deri në të fundit. Ndonjëherë, kush niset jo i favorizuar, fiton". Zërat e merkatos që qarkullojnë për të sjellë rumunin Kristian Çivu tek Interit, nuk e trondisin gjigantin interist: "Nëse Interi nuk do të besonte tek unë, nuk do të ma kishte rinovuar menjëherë kontratën, - përgjigjet Materaci. - Mançini? Ai e di se ç'duhet të bëjë. Më përgëzoi pas ndeshjes me Porton". Mbrojtësi zikaltër nuk u druhet përkushtimeve që janë në program në këtë finale të sezonit. "Është bukur kur luan shumë, - shpjegon numri 23 i Interit, - do të thotë se ke arritur deri në fund të veprimtarive të ndryshme. Milani e Juvja nuk kërkojnë të shkojnë deri në ndeshje shtesë? Ma jepni mua dhe Interit atë ndeshje shtesë në fund të kampionatit, do ta ndryshoja menjëherë me renditjen tonë aktuale". Sigurisht, mungesa e pjesëmarrjes në luftën për titull i "djeg" Materacit, sikundër nuk mund të luajë me vazhdimësi, duke parë që Roberto Mançini parapëlqen serbin Mihajlloviç para tij. Megjithatë, për ta ngushëlluar mendon Marçelo Lipi, që deri tani e ka grumbulluar me rregullsi në kombëtare, aq sa qendërmbrojtësi deri tani nuk ka munguar në asnjë thirrje të trajnerit të "axurrëve" që nga marrja e detyrës në verën e shkuar. "Kombëtarja mund të bëhet një "reklamë" për të bindur Mançinin, - krahason Materaci. - Unë stërvitem si për të, ashtu edhe për Lipin. Përkushtimi mendoj se është i njëjtë. Sidoqoftë nuk duhet të bëj asnjë prej tyre për vete. Sa herë që jam thirrur, besoj se kam bërë figurën time dhe kam ndihmuar skuadrën para syve të njerëzve denigrues dhe kritikëve. Me kohën, rendimenti im është bërë gjithnjë e më i qëndrueshëm, edhe pse nuk kam ndryshuar. Nëse ka ndodhur një gjë e tillë, ndoshta ia kam ndryshuar idenë ndokujt dhe nëse kjo ka ndodhur, jam krenar". Përsa i përket faktit që tashmë është bërë një nga më të "besuarit" e Lipit, Materaci pohon me krenari: "Me sa duket, puna paguan gjithçka dhe është vlerësuar ajo që kam bërë deri tani, edhe pse nuk duhet të pushoj absolutisht. Mund të më ndodhë një gjë e tillë, siç i ka ndodhur kohët e fundit ndonjë kolegut tim, i bindur se do të merrte pjesë pa dyshim në grupin e lojtarëve të europianit në Portugali, por që në momentin e fundit u përjashtua nga lista".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 31 Mar 2005 , 18:00

Mesfushori i kampionëve tregon historinë e largimit nga zikaltrit dhe përfshirjes në rolin e tij ideal


Pirlo: Interi, plagë e hapur për mua



"Nuk është një plagë e hapur, por edhe pak mungon". Interi nuk e ka "gëlltitur" ende hidhërimin që la Andrea Pirlo pas ikjes. Ndërsa bota e futbollit është ekzaltuar pas atyre dy golave të shkëlqyer që ka bërë me fanellën e kaltër, kundër Skocisë, dhe Pirlo nuk mund të bëjë më shumë, veçse të kujtojë. "Kur nuk aktivizohesh dhe ke dëshirë të luash, plaga të majiset përbrenda. Të kisha pasur edhe pak kohë më shumë tek Interi, do të kisha treguar gjithë vlerën time aty. Nuk jam ndjerë i poshtëruar, por fakti që duhej të kaloja të luaja për një skuadër tjetër, nuk më pëlqeu". Të gjesh fajtorin e një prej paqartësive më të mëdha te zikaltrit, është sadopak lehtësuese. A ka të bëjë me këtë fakt Marko Tardeli? "Faktet janë këto. Kam luajtur të gjitha ndeshjet në U-21, ku kam qenë një pikë referimi, ndërsa tek Interi, përndryshe, me Tardelin, nuk gjeta asnjëherë hapësirë. Dhe të mendosh se Tardeli ka qenë një "kanakar" i Masimo Moratit". Ai flet me këtë kuptim: "Kam takuar Moratin dhe biseduam. Ai s'ishte dhe aq i gëzuar për faktin e largimit tim, por punët kështu kishin shkuar. Morati më donte me çdo kusht. Në moshën 18 vjeç isha gati të shkoja te Parma, por më thirri në zyrën e tij, sepse më donte tek Interi". Por tashmë ajo mbetet një histori e largët, për ta fshirë nga kujtesa sa më shpejt. Koha e suksesit ka mbërritur në momentin kur Trajneri i kombëtares, Marçelo Lipi, e ka kurorëzuar Pirlon si "liderin e heshtur" të Italisë. Më pas ai deklaron: "Një nga objektivët e mi është Botrori i 2006-s. Nuk më mjafton vetëm të bëj pjesë në kombëtare, por dua të jem një lojtar i rëndësishëm për këtë Itali dhe të bëj të pamundurën për të qenë i tillë". Dikush i hedh bezinë zjarrit, kur sfida me Juventusin është shpallur. Po afrohet kështu dhe një dopiopërballje e ashpër, Liga e Kampioneve me Interin. Andrea ia nis nga komploti i famshëm antiMilan: "Pikët merren vetëm në fushë, pastaj çështje të tjera nuk na interesojnë, - vijoi më tej "gjeometri" kuqezi. - Ne luajmë, fitojmë dhe nuk na intereson asgjë tjetër. Nuk doja t'ia nisja nga komploti. Jam shprehur vetëm se mbase diçka ka dalë nga Roma, sepse situata aty nuk është ajo që duhej të ishte. Po të shohim Milanin dhe Juven që fitojnë dhe duan të bëjnë pak..., rrëmujë. Nuk flas qëllimisht kundër Milanit, por kundër skuadrave që fitojnë. Zilia besoj se është diçka normale". Të shtunën, Pirlo do të përballet me të kaluarën e tij, Breshian, që e ka lëshuar që kur ishte 16 vjeç: "Kam ndryshuar shumë që prej atyre kohëve te Breshia. Atëherë luaja në një rol tjetër, të luash me fanellën e skuadrës së qytetit tënd, të mbetet gjithçka në zemër, janë eksperienca të jashtëzakonshme", - pohon Pirlo. Ai nuk harron këtu të përmendë dhe Karlo Maconen, teknikun e parë që e ka përzier për herë të parë përpara mbrojtjes. Pastaj Pirlo qartëson: "Ishte Baxhio i avancuar pak më përpara, Macone më mori në janar dhe tha se donte të më aktivizonte në një pozicion të ri (ishte një nuhatja e tij e radhës)". Pirlo dhe 50 ditët e ardhshme të "shfrenuara". Më tej, sulmuesi kuqezi prononcohet: "Shpresojmë t'i jetojmë mirë, nuk mendojmë shumë më tepër. Kemi një seri finalesh, e para me Breshian të shtunën në darkë, pastaj vijnë të tjerat. Derbi? Do të provoj të mendoj për të njëjtën ndjeshmëri që më ka lënë sfida e dy viteve më parë në gjysmëfinale. Dihet që është një përkushtim i rëndësishëm". Në fund, ai flet për rinovimin e kontratës: "Kontrata ime skadon në 2008-n, deri atëherë do të flasim me qetësi".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 04 Apr 2005 , 12:37

Te beje per vete Liverpulin,te mundi Chelsin dhe te transferohet aty.


Misioni anglez i agjentit Del Piero.


Alex del Piero niset sot ne pushtim te Anglise.Natyrisht per hesap te Juves qe eshe kapiten dhe goleshenuesi me i mire.Por edhe per hesap te vet nqs ne fund te sezonit mund te largohet nga Torino.Vitin e shkuar ne dimer kur ishte ne maksimumin e krizes te gjithe i keshilluan Premierligen.Edhe ne mendjen e lojtarit kjo dukej si destinacioni me i pershtatshem qofte per karakteristikat e lojtarit qofte edhe per pagen e tij,qe dihet se eshte stratosferike.Ai synonte sidomos Londren,por tani situata eshte disi me ndryshe.Lojtari ka gjetur formen e mire fizike dhe eshte goleshenuesi me i mire i Juventusit me 14 gola mes kupes dhe kampionatit e nderthurur kjo me nje mori zevendesimesh dhe kritikash.Por Del Piero e di se si ndryshoi situata per mire ashtu mund te ndryshoje perseri dhe te kthehet si me pare.Edhe pse ardhja e mundshme e Antonio Cassanos mund ti kushtoje vendin pikerisht Alexit qe kete sezon e ka gjetur me veshtiresi ate fale demtimeve te Trezeguet.Anglia dhe Londra sidomos jane alternativat me te mira nqs se situata ne Torino do te keqesohet.Dhe sfida dyshe me Liverpulin dhe nje ndeshje e mundshme me Chelsin ne gjysemfinale jane vitrinat me te mira per numrin 10 bardhezi per te bere per vete nje nga keto klube.


Londra do te thote Arsenal dhe Chelsea,skuadra per Champions,minimumi per te do te ishte Totenhem.Tjeter klub nuk ka qe mund t'i interesoje Alexit.Por per te bere keto klube per vete ose per t'i garantuar klubit bardhezi nje alternative nqs merr Cassanon,Del Piero duhet te zhvilloje nje fund sezoni te shkelqyer.

Post Reply