Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia bën shembull malazezin Rajoviç
Mbrojtësi malazez është gjobitur me një rrogë mujore dhe është paralajmëruar për masë tjetër
Diskutimet kanë qenë të shumta pas ndeshjes me Skënderbeun. Të gjithë fajësonin veçanërisht malazezin Rajoviç, duke e cilësuar shkaktarin kryesor të asaj humbjeje. Rrjedhimisht, loja e dobët e këtij lojtari apo dhe mosimpenjimi ashtu siç duhet i tij, e kanë detyruar stafin drejtues të klubit të ndalet gjerësisht tek ai. Kështu, mbrëmjen e së martës, presidenti Fushaj dhe drejtues të tjerë të klubit kanë biseduar gjerë e gjatë në lidhje me ndeshjen e fundit me pjesëtarët e stafit drejtues, ashtu siç bëhet zakonisht çdo javë.
Nga sa merret vesh, numri një i klubit të Vllaznisë ka qenë tejet i nervozuar në lidhje me këtë lojtar, madje ka pasur në mend dhe ka propozuar masën ekstreme për të. Që do të thoshte se Rajoviç nuk do ta vishte më fanellën e Vllaznisë. Megjithatë, me ndërhyrjen e trajnerit Radonjiç dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit drejtues, gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër.Eshtë kërkuar që këtij futbollisti t’i jepet edhe një shans tjetër. Në fakt, Rajoviç këtë sezon e ka tepruar me sjelljet e tij prej një futbollisti joprofesionist.
Ndoshta pak gjaknxehtë, ka rënë shpesh pre e provokimeve të kundërshtarit, megjithatë nganjëherë e ka tepruar. Ka marrë karton të verdhë në ndeshjen e javës së parë me Bylisin, ka marrë karton në ndeshjen e javës së dytë me Kastriotin, ka rrezikuar në të tretën me Laçin dhe ka bërë gjithçka në mënyrë të shëmtuar në ndeshjen me Skënderbeun. Dy kartonët e verdhë dhe mbi të gjitha mënyra si e ka ekzekutuar 11 metërshin e dhënë në favor të Vllaznisë, janë shembuj që tregojnë se Rajoviçi duhej ndëshkuar.
Shenja të mendjemadhësisë apo gjëra të ngjashme me të ai ka shfaqur edhe në stërvitje para disa kohësh, teksa ka debatuar me trajnerin. Për këtë arsye, malazezi që luan sezonin e dytë në Shkodër, u gjobit me 200 dollarë. Këtë radhë ndërkohë nuk do t’ia hedhë paq. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, bëhet e ditur se lojtari Blazho Rajoviç, për sjellje të pahijshme në fushën e lojës dhe për më tepër, për përsëritje të thyerjes së disiplinës, gjobitet me një rrogë mujore.
Njëkohësisht, për sa kohë të jetë jashtë forme dhe jashtë formacionit, do të penalizohet me 30 për qind të vlerës së kontratës. Masa është e qartë dhe, për më tepër, tashmë edhe futbollistët e tjerë e kanë të varur në vesh se nuk duhet të sillen më në një mënyrë të tillë. Rajoviç, përveçse ndëshkoi skuadrën në këtë ndeshje, ndëshkoi edhe shokët e tij të ekipit, duke i lënë pa premio, sepse në rast të arritjes së një rezultati pozitiv, vlera e saj do të ishte shumë e konsiderueshme.
Këtë sezon te Vllaznia ka pasur disa raste të sjelljes jo të duhur të lojtarëve, por drejtuesit e klubit kanë ndërhyrë në kohë, duke i dënuar këto sjellje. Ashtu siç ata kanë ditur të japin paratë për rroga e shpërblime, ashtu kanë hartuar edhe rregulloren e disiplinës me ndëshkimet përkatëse për çdo rast.
s.shqiptar

- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
kyt gja e deshirojn e kerkojn prej vitesh tifozat shkdoran: me i dhan ma shum hapsina talentave shkodran se sa me ble kuaj tcofun prej jasht.
Megjithate un kyt vit nuk shoh nai ndryshim aq te madh prej te kalumes, pervec anes publicitare. Dikur Vllaznia ka nxjerr Sukajn e Liken- sot po nxjerr Vajushin e Djepaxhin. Hala vazhdojm me marr lojtar te nivelit amator nga jasht. Ndryshimi kyt vit asht se po i jepen ma shum hapsina lojtarve te ri ne kurriz te lojtarve shqiptar ma ne moshe.
Per mu asnjeni prej lojtarve te huj qe ka Vllaznia sot ne perbamje nuk ka kualitet te vecante qe me than ia vlen me e majt.

- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Per mendimin tem ,asht shum gabim me e denu rajovicin me 1 rroge mujore.
Nuk ka ba asnji gabiom ,ose jan gjana qe ndodhin te 1 lojtare ,dhe quhen pa dashje
Nuk ka ba asnji gabiom ,ose jan gjana qe ndodhin te 1 lojtare ,dhe quhen pa dashje
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Dëmtohet rëndë Jumiç, mbyll sezonin
Sulmuesin kroat të Vllaznisë, Danijel Jumiç, e ka ndjekur fati i keq. Ai është dëmtuar në stërvitjen e së mërkurës dhe duket se shkalla e dëmtimit është shumë e lartë. Çka do të thotë se praktikisht sezoni mund të konsiderohet i mbyllur për të. Kroati 24-vjeçar, i ardhur në këtë sezon te kuqeblutë, ka dëmtuar meniskun e gjurit, por jo vetëm atë. Janë konstatuar edhe këputje të ligamentit të gjurit. Çka do të thotë se pasojat janë shumë të mëdha. Dje paradreke, i shoqëruar nga fizioterapisti Haxhaja, Jumiç ka udhëtuar drejt Tiranës për të kryer ekzaminimet e duhura. Ka rezultuar ajo që kishin frikë të gjithë: dëmtim i rëndë i meniskut dhe i ligamenteve.
Si rrjedhojë, nuk ka rrugë tjetër, veçse ndërhyrje kirurgjikale. Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet ajo, por nuk ka rrugë tjetër. Të paktën deri në janar nuk bëhet fjalë që Jumiç të rikthehet në fushat e blerta, megjithatë edhe atëherë do të ketë nevojë për një periudhë të gjatë riaftësimi. Kësisoj, Vllaznia duhet t’i bëjë planet pa këtë lojtar, ndonëse në merkaton e verës u konsiderua një nga blerjet më të rëndësishme.

Un nuk e di a asht lojtare i mire apo ja ,por edhe nese asht lojtare i mire ,per sulm kena sa te dushSkodrinon wrote:Dëmtohet rëndë Jumiç, mbyll sezonin
Sulmuesin kroat të Vllaznisë, Danijel Jumiç, e ka ndjekur fati i keq. Ai është dëmtuar në stërvitjen e së mërkurës dhe duket se shkalla e dëmtimit është shumë e lartë. Çka do të thotë se praktikisht sezoni mund të konsiderohet i mbyllur për të. Kroati 24-vjeçar, i ardhur në këtë sezon te kuqeblutë, ka dëmtuar meniskun e gjurit, por jo vetëm atë. Janë konstatuar edhe këputje të ligamentit të gjurit. Çka do të thotë se pasojat janë shumë të mëdha. Dje paradreke, i shoqëruar nga fizioterapisti Haxhaja, Jumiç ka udhëtuar drejt Tiranës për të kryer ekzaminimet e duhura. Ka rezultuar ajo që kishin frikë të gjithë: dëmtim i rëndë i meniskut dhe i ligamenteve.
Si rrjedhojë, nuk ka rrugë tjetër, veçse ndërhyrje kirurgjikale. Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet ajo, por nuk ka rrugë tjetër. Të paktën deri në janar nuk bëhet fjalë që Jumiç të rikthehet në fushat e blerta, megjithatë edhe atëherë do të ketë nevojë për një periudhë të gjatë riaftësimi. Kësisoj, Vllaznia duhet t’i bëjë planet pa këtë lojtar, ndonëse në merkaton e verës u konsiderua një nga blerjet më të rëndësishme.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Fushaj: Trajneri s’lëviz, masa për lojtarët
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, fajëson lojtarët dhe jo trajnerin për humbjen me Dinamon
E gjithë vëmendja e opinionit sportiv shkodran, por edhe më gjerë, që nga mbrëmja e së shtunës dhe deri dje pasdite ka qenë e përqendruar te presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj. Sportdashësit prisnin vendimin e numrit një të klubit për masat që do të merrte në lidhje me humbjen e fundit, e cilësuar si e turpshme, ajo me Dinamon 0 4 brenda në Shkodër.
Mbi të gjitha, lajmin nëse do shkarkohej trajneri Radonjiç apo jo, sepse jemi mësuar që masa e parë bie pikërisht mbi trajnerin. Ndërkohë, nuk ka ndodhur asnjëra prej tyre. Fushaj është treguar shumë i qetë në marrjen e vendimeve, ndonëse në vetvete ai ka qenë duke zier nga mërzia e asaj ndeshjeje, të cilën edhe vetë e ka cilësuar skandaloze.
Dje, i pyetur në lidhje me atë çfarë mendon ai të bëjë, presidenti i Vllaznisë në fillim i ka bërë një analizë të shpejtë ndeshjes, teksa është shprehur: “Ka qenë një ndeshje-skandal, e interpretuar në mënyrën më të keqe të mundshme nga ana e skuadrës sonë. Për këtë janë fajtorë të gjithë, që nga trajneri dhe deri te lojtari i fundit.” Që fajtorë ishin të gjithë, këtë e pranoi edhe vetë trajneri Radonjiç në konferencën e shtypit të pasndeshjes.
Por presidenti Fushaj shkon edhe më tej, sepse nuk mbetet në fazën e konstatimit, por flet edhe për atë çfarë pritet të ndodhë në vazhdim. “Do ta analizojmë me hollësi këtë paraqitje tejet të dobët. Besoj se do të ketë masa të forta dhe këto masa do të jenë individuale. Njëkohësisht për disa të tjerë do të ketë masa paralajmëruese. Them se nuk do të ketë masa kolektive, sepse jemi në fillim të kampionatit dhe ato nuk i shërbejnë ekipit,” ka shtuar më tej numri një i klubit të Vllaznisë.
Në këtë deklaratë të presidentit vërehet qartë se askund nuk përmendet trajneri, personi tek i cili janë të lëshuara akuzat më të mëdha. Për rrjedhojë, pyetja pasuese që shtrohet është kjo: Po trajneri a ka përgjegjësi dhe a do ketë masë ndaj tij? Përgjigjja e presidentit është e qartë edhe në këtë pikë, teksa thotë: “Trajneri ka edhe ai përgjegjësitë e tij, sepse mendoj që ka gabuar në vendosjen e skuadrës në fushë.
Por pavarësisht se ai ka gabuar, nuk jam për ndryshim të tij, sepse nuk i shërben ekipit.” Thënë ndryshe, Radonjiçi do të vazhdojë sërish punën e tij, të paktën deri për ndeshjen e radhës me Besën në mesjavë. Presidenti Fushaj ende beson te ky trajner dhe në fakt është interesante kjo gjë, sepse mbetet ndër presidentët më gjakftohtë në raport me trajnerët. Si rrjedhojë, malazezi këtë herë duket se ka shpëtuar. Kjo vetëm falë njeriut që paguan për Vllazninë. Të ishte për të tjerët, ai duhej të ishte larguar që mbrëmjen e së shtunës.
s.sh

vllaznia ka pas mungesa te shumtaSkodrinon wrote:Fushaj: Trajneri s’lëviz, masa për lojtarët

nuk asht e thjeshte te kombinosh lojtaret duke pa se gjysa e lojtareve qe lujten me skenderbeun nuk lujten ,per arsyje katonash dhe infermieri .
ne rubriken e alsat mram u tha qe dinamo perfitoj nga mungesat e shumta te vllaznise .
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Kush jane mungesat e shumta? Vetem Rajoviç ka mungu. Mandej me Korçen kena hup e. Kan harru ata te Alsati m'duket qi na e marrn si shembull.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Skodrinon wrote:Kush jane mungesat e shumta? Vetem Rajoviç ka mungu. Mandej me Korçen kena hup e. Kan harru ata te Alsati m'duket qi na e marrn si shembull.
Ja ja
Kan mungu 4 a 5 dhe i thane te rubrka sportive edhe te 1 stacion tjeter por nuk po me kujtohen emrat . me skenderbeun kena humb ,por kena lujt mire
Ai jumic pershembull nuk bahet tan sezonin se e paskan fut me lujt te vram
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vajushi e Djepaxhia te zevendesuar!Radonjiç s’ka me besim te te rinjte?
Trajneri Mojash Radonjiç që drejton Vllazninë në këtë sezon futbollistik, eshte bere i njohur sidomos për mbështetjen që u ka dhënë futbollisteve të rinj që ka gjetur tek kjo skuadër. I njohur ndryshe për një revolucion tek kuqeblutë, ai ka lënë në stol emra si Sinani, Shtubina, Nallbani, Grima apo ndonjë tjetër dhe u ka besuar formacionin kryesor, lojtarëve të rinj që kanë shfaqur talent të madh ne fund. Radonjiç është krenuar, jo pa te drejte me ta, sidomos në tre ndeshjet e para të kampionatit ku ishte ne krye, por dhe ne ndeshjen e humbur ndaj Skënderbeut, sidomos me dyshen e mesfushës Djepaxhia- Vajushi. Radonjiç i bindur në përzgjedhjen e tij, u jep besim të plotë këtyre dy lojtarëve si dhe Sykajt të aktivizuar në mesfushë. Por me shpërqëndrimin e pashoq të skuadrës në nente minutat e para të ndeshjes duke pësuar tre gola, Radonjiç nga pankina fillon të reagojë. Natyrisht që duheshin zëvendësimet. Të parët që dalin, janë pikërisht dy ndër lojtarët më të mirë të momentit të kuqebluve, Vajushi e Djepaxhia. Të besuarit e trajnerit nuk shikohen si pikë e fortë në një disavantazh të tillë. Njëri ndër zëvëndësimet ka qenë Edon Hasani edhe ky një lojtar i ri i ardhur nga Akademia. Por deri këtu ta shikosh nga pamja e parë nuk ka asgjë të keqe. Të kthesh pak kokën prapa dhe të shikosh formacionet titullare në katër ndeshjet e para të kampionatit, kjo dyshe duhej të ishte e paprekshme. Me të drejtë lind pyetja. A ka besim trajneri tek këta të rinj, te cilet i ka mbrojtur kurdohere gjate javeve te para. Dhe, me e rendesishmja, me Besen do te jene apo jo ne fushe?
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16950

Mungon kaseta e ndeshjes, Fushaj shtyn “ndeshkimet”
Shtohen zerat per falje
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16949
Shtohen zerat per falje
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16949
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
kush jane kta 4-5 mor burre. nuk ka lujt rajoviç i skualifikum e belisha per zgjedhe te trainerit. po ata nuk shofin ndeshjet vllaznse e hajn mut kot neper tv. u dashka me u marre shembull per mire nji ndeshje qi e kena hup 2-0 e ku kena pase veç nji rast per gol kur skenderbeu ka pase 4 vetem me portierin pa dale rajoviç jashte, perveç dy golave.fpjalmi wrote:Skodrinon wrote:Kush jane mungesat e shumta? Vetem Rajoviç ka mungu. Mandej me Korçen kena hup e. Kan harru ata te Alsati m'duket qi na e marrn si shembull.
Ja ja
Kan mungu 4 a 5 dhe i thane te rubrka sportive edhe te 1 stacion tjeter por nuk po me kujtohen emrat . me skenderbeun kena humb ,por kena lujt mire
Ai jumic pershembull nuk bahet tan sezonin se e paskan fut me lujt te vram
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Gjobiten kuqeblutë, Kraja më rëndë se të tjerët
Vetëm Vujadinoviç dhe Jovanoviç nuk janë ndëshkuar, ndërsa të tjerët me 30 % të pagës mujore, Kraja vjetore
Ndëshkimi ka ardhur. Ashtu siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar, drejtuesit e klubit të Vllaznisë nuk e kanë kaluar krejt në heshtje humbjen e fundit me Dinamon. Ndonëse u mendua se ndëshkimi do të mbetej vetëm tek 2 3 futbollistë, presidenti Fushaj ka ndryshuar strategji në njëfarë mënyre. Eshtë ndalur më shumë vetëm te mbrojtësi Kraja, i cili është ndëshkuar më rëndë, por pa u ndëshkuar nuk kanë mbetur edhe gjithë lojtarët e tjerë të repartit të mbrojtjes dhe mesfushës që kanë luajtur në ndeshjen e fundit.
Të vetmit që kanë shpëtuuar nga ky ndëshkim kanë qenë portieri Vujadinoviç dhe sulmuesi Jovanoviç. Ervis Kraja është ndëshkuar me një gjobë të rëndë prej 30 për qind të vlerës së kontratës së tij. Kjo gjobë do t’i mbahet atij në rrogë çdo muaj, derisa të plotësohet vlera financiare e gjobës së vënë. Por pa u ndëshkuar nuk kanë mbetur as 8 futbollistë të tjerë të skuadrës shkodrane.
Bëhet fjalë për Smajlin, Seminën, Jasiç, Djepaxhinë, Sykajn, Nimanin, Vajushin dhe Kaçin, të cilët sipas vendimit të fundit të klubit, janë gjobitur me 30 për qind të vlerës së pagës mujore. Lojtarët janë njohur me këtë vendim të presidencës së klubit dhe kanë të drejtë të ankohen në institucionet e futbollit nëse nuk janë dakord me këtë masë që është marrë.
Tashmë gjërat janë të qarta. Lojtarët janë ndëshkuar dhe në pamje të parë mund të duket një ndëshkim i rreptë, por presidenti Fushaj nuk mendon kështu. “Ky ishte ndëshkimi më minimal që mund të jepnim. Them të vogël, sepse me paraqitjen e tyre të dobët, ata i kanë bërë një humbje të madhe Vllaznisë.
Duhet të hysh thellë në historinë e kësaj skuadre për të gjetur një humbje të tillë 4 0 brenda në shkodër. Masa më e mirë do të kishte qenë ndëshkimi me një rrogë mujore, por mendova t’u jap edhe një shans tjetër këtyre lojtarëve,” - shprehet Fushaj.

Dy golat e pare i kena hanger per gabime ne vendosje. Pra ka faj edhe traineri, qi nuk asht gjobit. Te dy kroset vin ka ana e Jasiç, qi nuk ka fitu nji dyluftim tan lojen, e qi te goli i trete, n'vend qi me ndejt ne nji linje me shokt e repartit e me e lan Martinenen ofsajd, kthehet si lojtar amator me njek lojtarin tjeter ka e djathta. Edhe te goli i katert Smajli e prish skemen e ofsajdit tu ndejt n'vend kur u dote me ba hapa perpara.Miri wrote:
Pse asht denu Kraja ma shume kur ma i dobti n'fushe ka kene Jasiç, e pse traineri na delka i pafajshem?
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Kta jan tana rrena sa me mbyll gojen popullit tshkret shkodran,kta gjana nuk me pelqejne tek presidenti qe nuk i kan hije aspak ku normal gazetat i bajn ma dramatike.
Ne nerva e siper ne shofim vetem anet negative te presidentit ku shet blen ejt...ne fakt me vjen shum keq per gjendjen e skuadres tone por te xajm 1 shembull po sikur mos te ishte Fushaj Vllaznia do ishte ma mire apo ndoshta me keq se sa partizani?apo se mos doli nej beth ......... Shkodran tjeter me investu per Vllaznin dhe fushaj nuk dha dorheqje?
Deshira jone si popull shkodran asht qe Vllaznin ta shofim sa me lart por kaq fuqi ka presidenca ku investimet jane per ne mesin e klasifikimit dhe jo me teper,Shkodra ka plot biznesmen mund te tham shum ma te fuqishen se V.Fushaj por nuk del nji te investoj per skuadren ku cdo kush shikon vetem fitimet dhe jo humbiet ne kete rast edhe fushaj ben te njejten gja pra me pak fjale "te knaqemi me kas sa kena".
Ne nerva e siper ne shofim vetem anet negative te presidentit ku shet blen ejt...ne fakt me vjen shum keq per gjendjen e skuadres tone por te xajm 1 shembull po sikur mos te ishte Fushaj Vllaznia do ishte ma mire apo ndoshta me keq se sa partizani?apo se mos doli nej beth ......... Shkodran tjeter me investu per Vllaznin dhe fushaj nuk dha dorheqje?
Deshira jone si popull shkodran asht qe Vllaznin ta shofim sa me lart por kaq fuqi ka presidenca ku investimet jane per ne mesin e klasifikimit dhe jo me teper,Shkodra ka plot biznesmen mund te tham shum ma te fuqishen se V.Fushaj por nuk del nji te investoj per skuadren ku cdo kush shikon vetem fitimet dhe jo humbiet ne kete rast edhe fushaj ben te njejten gja pra me pak fjale "te knaqemi me kas sa kena".
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Skodrinon wrote:Gjobiten kuqeblutë, Kraja më rëndë se të tjerët
Vetëm Vujadinoviç dhe Jovanoviç nuk janë ndëshkuar, ndërsa të tjerët me 30 % të pagës mujore, Kraja vjetore
Ndëshkimi ka ardhur. Ashtu siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar, drejtuesit e klubit të Vllaznisë nuk e kanë kaluar krejt në heshtje humbjen e fundit me Dinamon. Ndonëse u mendua se ndëshkimi do të mbetej vetëm tek 2 3 futbollistë, presidenti Fushaj ka ndryshuar strategji në njëfarë mënyre. Eshtë ndalur më shumë vetëm te mbrojtësi Kraja, i cili është ndëshkuar më rëndë, por pa u ndëshkuar nuk kanë mbetur edhe gjithë lojtarët e tjerë të repartit të mbrojtjes dhe mesfushës që kanë luajtur në ndeshjen e fundit.
Të vetmit që kanë shpëtuuar nga ky ndëshkim kanë qenë portieri Vujadinoviç dhe sulmuesi Jovanoviç. Ervis Kraja është ndëshkuar me një gjobë të rëndë prej 30 për qind të vlerës së kontratës së tij. Kjo gjobë do t’i mbahet atij në rrogë çdo muaj, derisa të plotësohet vlera financiare e gjobës së vënë. Por pa u ndëshkuar nuk kanë mbetur as 8 futbollistë të tjerë të skuadrës shkodrane.
Bëhet fjalë për Smajlin, Seminën, Jasiç, Djepaxhinë, Sykajn, Nimanin, Vajushin dhe Kaçin, të cilët sipas vendimit të fundit të klubit, janë gjobitur me 30 për qind të vlerës së pagës mujore. Lojtarët janë njohur me këtë vendim të presidencës së klubit dhe kanë të drejtë të ankohen në institucionet e futbollit nëse nuk janë dakord me këtë masë që është marrë.
Tashmë gjërat janë të qarta. Lojtarët janë ndëshkuar dhe në pamje të parë mund të duket një ndëshkim i rreptë, por presidenti Fushaj nuk mendon kështu. “Ky ishte ndëshkimi më minimal që mund të jepnim. Them të vogël, sepse me paraqitjen e tyre të dobët, ata i kanë bërë një humbje të madhe Vllaznisë.
Duhet të hysh thellë në historinë e kësaj skuadre për të gjetur një humbje të tillë 4 0 brenda në shkodër. Masa më e mirë do të kishte qenë ndëshkimi me një rrogë mujore, por mendova t’u jap edhe një shans tjetër këtyre lojtarëve,” - shprehet Fushaj.
s.shqiptar
fushaj paska ba shum gabim me keto ndershkime
asht e vertete qe kraja ka pas gabimin kryesore ne 3 gola ,por xhoba asht shum e rande .
kja gja asht gja e keqe per ecurine e vllaznise ,ku nuk u dote me u gjobit asnji lojtare
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
shpresojm qe te jete nji rrene gjithe kja histori .Miri wrote:Kta jan tana rrena sa me mbyll gojen popullit tshkret shkodran,kta gjana nuk me pelqejne tek presidenti qe nuk i kan hije aspak ku normal gazetat i bajn ma dramatike.
Ne nerva e siper ne shofim vetem anet negative te presidentit ku shet blen ejt...ne fakt me vjen shum keq per gjendjen e skuadres tone por te xajm 1 shembull po sikur mos te ishte Fushaj Vllaznia do ishte ma mire apo ndoshta me keq se sa partizani?apo se mos doli nej beth ......... Shkodran tjeter me investu per Vllaznin dhe fushaj nuk dha dorheqje?
Deshira jone si popull shkodran asht qe Vllaznin ta shofim sa me lart por kaq fuqi ka presidenca ku investimet jane per ne mesin e klasifikimit dhe jo me teper,Shkodra ka plot biznesmen mund te tham shum ma te fuqishen se V.Fushaj por nuk del nji te investoj per skuadren ku cdo kush shikon vetem fitimet dhe jo humbiet ne kete rast edhe fushaj ben te njejten gja pra me pak fjale "te knaqemi me kas sa kena".
jan keta lojtare qe mund ta nxjerrin vllaznine aty ku duhet dhe jan keta lojtare qe per kuj mund ta qojn vllaznine nji kategori ma poshte me dashje
edhe mu sme besohet qe gjobat jan reale
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Pas humbjes se turpshme me Dinamon, trajneri i Vllaznise Mojash Radonjic eshte bindur me ne fund se Vioresin Sinani dhe Ndricim Shtupina jane te nevojshem per te qene ne fushe. Ne ndeshjen e rradhes qe kuqeblute do te luajne kunder Beses, malazezi ka vendosur te riktheje dy titullaret qe kane munguar ne takimet e fundit, ne loje nga minuta e pare. Presioni mbi Radonjic eshte rritur ndjeshem pas humbjes me DInamon dhe kjo ka bere qe te heqe dore nga disa lojtar te rinj premtues, por qe nuk mund te perballojne cdo takim.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
1. Miri Partizani shkoi deri ne at grad jo se nuk po del kush me investu per te por sepse nji njeri i degjenerum dhe psikopat si Xhani po e man peng.
(Pse ata bisznesmena shkodran "nuk dojn" me investu e din vec kryebashkiaku)
2. Un personalisht nuk e kam edhe aq problem se po investohet minimalisht, vetem per me ndertu nji skuader qi e shumta shkon ne mesin e renditjes, por se po kerkohet ti hidhet hi syve popullit tshkodres. Ti lajn ato rrena Gjergj Kola se Vllaznia po nderton ekip pretendent...si mund te jesh ekip pretendent kur nuk investon as gjysen e Dinamos e Skenderbeut ?!
(Pse ata bisznesmena shkodran "nuk dojn" me investu e din vec kryebashkiaku)
2. Un personalisht nuk e kam edhe aq problem se po investohet minimalisht, vetem per me ndertu nji skuader qi e shumta shkon ne mesin e renditjes, por se po kerkohet ti hidhet hi syve popullit tshkodres. Ti lajn ato rrena Gjergj Kola se Vllaznia po nderton ekip pretendent...si mund te jesh ekip pretendent kur nuk investon as gjysen e Dinamos e Skenderbeut ?!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Po shum mire ateher te merren masa kunder kryebashiakut mos tja hellin tana Valterit ku zotnis nfjal nuk ja kan sha nanen ashtu si po bajn me Valterin,normal qe nuk jam dakort me presidencen por kur nuk ke me te mire se kjo nuk duhet me ba za.
kaq koh skam pa nej boss shkodran me dal ne media e me hanger mut qe investoj une per vllaznin apo edhe ne media nuk i len kryebashkiaku.
Nejse noshta jam edhe gabim por kshtu me duket mu gjithesesi na lehum kot ktu prej pc-s ndersa ata qe jan ne shkoder edhe kishin ba dicka me protesta por mduket se nuk paska mbet ma shkodran ne Shkoder.