Shqiperi- Luksemburg

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Shqiperi- Luksemburg

Post by Man in Redblue » Tue, 07 Sep 2010 , 14:47

Sonte ne mramje ne oren 20.15 Shqiperia do te perballet kunder Luksemburgut modest, por qi kurrsesi nuk duhet te nevleftesohet.
Deri tash me kan pelqy deklaratat e tranjerit dhe futbollistave, qi kan than se do ta marrin seriozisht kyt ndeshje. Me pas fat, mas ksaj ndeshjeje mund edhe te jena ne vendin e par ne grup. Ne ndeshjen paralele, Bosnje- France mendoj se o fiton Franca ose del barazim.

PARA SHQIPNIAAAAAAAAA :eag: :eag: :eag:






PS: E hapa edhe kyt teme sepse nuk pash teme te re te hapun, ndersa ndeshja do te jet mas disa oresh, shpresoj mos tia kem "marr" temen nai vllait qi ka pas qejf me e hap.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Man in Redblue » Tue, 07 Sep 2010 , 14:53

Kuzhe: Jo euforikë me Luksemburgun

Trajneri: “Luksemburgu do të mundohet të na vjedhë ndonjë pikë”. Me Bariçin në bankinë në Euro 2008-n i fituam të dyja ndeshjet


Fitorja e fundit në eliminatoret e një Kampionati Europian për Shqipërinë është regjistruar pikërisht ndaj Luksemburgut, 3-0, në “Xhosi Bartel”, më 6 qershor të vitit 2007, e që vlente për kualifikueset e Euro 2008-s. Kjo fitore ishte dhe e dhjeta e kuqezinjve në fushatat europiane.

Në bankinë atëherë ishte kroati Oto Bariç, i cili ia doli të fitojë edhe në “Qemal Stafa” me rezultatin 2-0.

40 muaj më pas, më 7 shtator në “Qemal Stafa” (20:15) është sërish Luksemburgu, që mund t’i “dhurojë” Kombëtares fitoren e 11-të, në një ndeshje jubilare: të 75-n e kuqezinjve në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel përfaqësuesesh.

Trajneri aktual i Shqipërisë, Josip Kuzhe - tekniku i 17-të i Shqipërisë që ka drejtuar në eliminatoret e një Botërori apo Europiani- kundër Luksemburgut modest synon as më pak dhe as më shumë por fitoren e parë të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2012-s.

“Në ndeshjen me Luksemburgun duhet patjetër të fitojmë dhe nëse nuk marrim rezultat pozitiv do të ishte një dështim i madh, pasi do të bënin tre hapa prapa duke u rikthyer aty ku ishim. Nuk është një ndeshje e lehtë, por mund t’ia dalim pasi kemi bërë prova për ndeshje si kjo”, - theksoi kroati 57-vjeçar, Kuzheja, një ish-lojtar i njohur i Dinamos së Zagrebit dhe më pas trajner 11 skuadrave në nivel klubesh dhe dy në nivel kombëtaresh (Ruanda dhe Shqipëria).

Në fakt, në miqësoret e fundit, Shqipëria fitoi me Andorrën e Uzbeksitanin, skuadra pak a shumë të formatit të Luksemburgut, duke i konsideruar ndeshjet me Malin e Zi dhe Irlandën, apo Estoninë si të një tjetër niveli.

Nëse kundër Rumanisë, Kuzheja arriti të marrë një barazim të çmuar duke rreshtuar një skuadër me një sulmues të pastër në sul, por me vijë mbrojtëse të ngjeshur në gjysmëfushën e saj (thuajse 8 lojtarë me detyra të qarta mbrojtëse), kundër Luksemburgut, trajneri e bëri të qartë se do të luajë me dy sulmues: Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihin, ky i fundit ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit të përfaqësueses.

“Do të luajmë më dy sulmues, Bogdanin dhe Salihin. Ajo që më mundon është nëse do të luajmë me një apo dy mesfushorë shkatërrues, - tha Kuzhe në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së tij të 12-të me Shqipërinë, si trajner.

Mesfushori i Dinamos, Gjergji Muzaka, ka fituar përfundimisht vendin e titullarit si mesfushor i majtë, duke fituar “duelin” me mesfushorin e Lask Lincit në Austri, Klodian Duron.

“Goli i Muzakës në ndeshjen me Rumaninë ka qenë një veprim i mrekullueshëm që solli dhe një rezultat pozitiv. Ai do të jetë titullar”, - tha trajneri, i cili nuk e fshehu aspak kënaqësinë e tij kur përmendi emrin e lojtarit të kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

“Ne morëm atë për të cilën ne vajtëm në Rumani (1-1). Ishte diçka e madhe, por ne nuk duhet të jemi euforikë, por të jemi gati për të luajtur atë të cilën unë e konsideroj ndeshjen tonë më të rëndësishme të kualifikueseve. Luksemburgu do të vijë në Tiranë për të njëjtat arsye për të cilat ne udhëtuam në Rumani dhe nëse ne nuk do të jemi gati ata mund të na vjedhin ndonjë pikë apo më shumë”, - theksoi Kuzhe, që mesa duket ka pasur parasysh edhe statistikat e Luksemburgut në fushatën e tij të fundit ndërkombëtare.

Në fakt, në eliminatoret Botërorit 2010, Luksemburgu regjistroi kulmin e tij në arenën ndërkombëtare, duke zënë vendin e 5-të një grup me 6 skuadra, falë një fitoreje me Zvicrën (2-1) dhe dy barazimeve pa gola me Moldavinë, pikërisht këtë të fundit la pas vetes skuadra luksemburgase (1 fitore, 2 barazime, 7 humbje, Shqipëria në eliminatoret e Botërorit 2010: 1 fitore, 4 barazime, 5 humbje).

shkelzen
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 244
Joined: Sat, 28 Mar 2009 , 21:10

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by shkelzen » Tue, 07 Sep 2010 , 18:13

Pershendetje te taneve, desha me dite a keni te mundur qe ta shohim ndeshjen live ketu tek tv vllaznia?.. flm ishalla me fitore

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Miri » Tue, 07 Sep 2010 , 19:27

Po naqe ndeshja do transmetohet ne Tv Vllaznia.

shkelzen
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 244
Joined: Sat, 28 Mar 2009 , 21:10

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by shkelzen » Tue, 07 Sep 2010 , 19:49

Flm nuk di si me te falenderu ty por dhe ato djem te tjere qe punojne per mirembajtjen e kesaj faqeje qe na jepni mundesine te ndjekim ndeshjet live.. flm dhe nje here dhe ishalla me fitore une them 4-1 per ne

shkelzen
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 244
Joined: Sat, 28 Mar 2009 , 21:10

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by shkelzen » Tue, 07 Sep 2010 , 20:07

Miri nese ke mundesi njat za me e hap se spo ka za vetem figura asht

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Miri » Tue, 07 Sep 2010 , 20:09

shkelzen wrote:Miri nese ke mundesi njat za me e hap se spo ka za vetem figura asht
Ke te drejte gabim teknik :D :D :D

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by shv13 » Tue, 07 Sep 2010 , 20:12

http://atdhe.net/23654/watch-albania-vs-luxembourg
nqs ndokush ka prb me tv vllaznine mund ta shofin edhe ktu (komenti asht ne shqip)
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Miri » Tue, 07 Sep 2010 , 20:51

Salihiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by shv13 » Tue, 07 Sep 2010 , 20:52

ec aty hamdi salihi...1-0!!!
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Man in Redblue » Tue, 07 Sep 2010 , 21:04

deri tash po me pelqen loja jone, tont e qarkullojn mire topin, Muzaka, Agolli shum aktiv, kurse Duro e skela jan dobt...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Man in Redblue » Tue, 07 Sep 2010 , 21:11

ah kuku kur shet pordh Defrim Methasani se kena luks se kena lojtar te till si Vilen e Bakajn ne stol

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Man in Redblue » Tue, 07 Sep 2010 , 22:06

shyqyr qi maroi se nfund na banen me zemer...

skuadra jone ka lujt mire por me tranjerin prap nuk jam i knaqun hic...dy ndrrime shum tvonume bani nderkohe qi ishte dasht me zevendsu shum ma hert tu pa se mesfusha jon ishte e lodhun...sidoqoft URIME PER 4 pikshin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by fpjalmi » Wed, 08 Sep 2010 , 04:11

paskena kalu ne vend te pare

ose ma mire salihi kaloi shqiperine ne vend te pare

ishalla po e shkruajn kete titull se ne shkodranve nuk na dojn hiq :D

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Admin » Wed, 08 Sep 2010 , 12:36

Urime per fitoren, na lanen prep me zemer deri ne fund. Sdq randsi kane 3 pikt.

Hallall Salihit per golin e mrekullushem _:)
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Edmond-Cela » Wed, 08 Sep 2010 , 18:39

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by shv13 » Wed, 08 Sep 2010 , 19:52

fitore tu na shku djersa per lug t shpines me marangozat e hidrauliket e luksemburgut.
vendin e pare ta mbajne mbasi te losin me bosnjen e bjellorusine ne tetor po paten kyvet.
1) skela e duro s mund te losin ma bashke se ngadalesojne lojen s tepermit me driblime te kota e me mbajtje topit pa arsye, o njeni o tjetri se dikush me eksperience duhet po jo te dy
2) bogdani s ka ma vend aty, sillet kot e as sponda s asht i zoti me ba, le qe s kena krosuesa te mire ihere e cm e bogdanit shkojne per lesh...
3) mund t provohet 4-3-3 me canen-currin-dallkun-vangjelin/ne qender skela/duro ne krahe lika/bulku majtas e hyka/vila djathtas/ ne sulm salihi-agolli-muzaka. me lujte fort e me sakrifica per njeni tjetrin mund te funksionojne...jane te rinj e nqs nuk bahen per kyt edicion per edicionin e ardhshem mund t kena shpresa me arrite dicka...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by Man in Redblue » Wed, 08 Sep 2010 , 22:31

Mu Kuzheja vazhdon mos me ma mush mendjen hic, mduket shum pasiv, jo vetem qi nuk angazhohet aspak per me zbulu lojtar te ri, por edhe ata qi ka nuk i provon. U fut i her Muzaka e bani gol e tash o burra na u ba Muzaka titullar. Kyt e them jo se nuk e meritoi sepse per mendimin tem ishte nji nder lojtart ma tmire tndeshjes por asht qesharake qi Kuzhe nuk provon asnji lojtar tri, vetem kur ia detyron rasti.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqiperi- Luksemburg

Post by fpjalmi » Thu, 09 Sep 2010 , 05:04

Man in Redblue wrote:Mu Kuzheja vazhdon mos me ma mush mendjen hic, mduket shum pasiv, jo vetem qi nuk angazhohet aspak per me zbulu lojtar te ri, por edhe ata qi ka nuk i provon. U fut i her Muzaka e bani gol e tash o burra na u ba Muzaka titullar. Kyt e them jo se nuk e meritoi sepse per mendimin tem ishte nji nder lojtart ma tmire tndeshjes por asht qesharake qi Kuzhe nuk provon asnji lojtar tri, vetem kur ia detyron rasti.
\
nese deshton kuzhe ,atehere duka i duhet me provu tranier shqiptare.

Post Reply