Merkato
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
urime per blemjen e re
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Merkato
fpjalmi wrote:Firmos sulmuesi serb Jovanoviç
Marko Jovanoviç, sulmuesi serb ka firmosur nje kontrate njevjeçare me ekipin shkodran. Lojtari ne fjale ka nje karriere te pasur pasi ka lujatur ne Kine, ne disa shtete lindore dhe sezonin e fundit u aktivizua me Hjaduk Kula ne Serbi. Trajneri Radonjiç eshte shume i kenaqur me kete levizje kur sheh qe reparti i avancuar tashme ka 4 lojtare me vlera si Sinani, Nimani, kroati Jumiç dhe i sapoardhuri serbi Jovanoviç.
sa per info:
http://www.transfermarkt.de/de/marko-jo ... 28681.html
ky futbollisti ka lujt ne fund jo ne SuperLigen serbe te Hajduk Kula, por ne Ligen e Pare, pra kategoria e dyte me Novi sadin, ku paska lujt 13 ndeshje, dhe ka shenu vetem nji gol.
http://www.transfermarkt.de/de/marko-jo ... 28681.html
Gjys viti ma pare paska "lujt" me te vertet te Hajduk Kula, por gjithsejt vetem 2 ndeshje, nder te cilat te njena a fut si zevendsus, ska shenu asnji gol.
Un vec nji pytje kam:
A mendoni se mund ti vlejn Vllaznise nji futbollist qe ne kategorine e dyte serbe shenon tan sezonin vetem nji gol ???!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Merkato
me keto blemje besoj kena ekip mu perfaqsu denjesisht ne europa lig
vetem sulmi me sinanin juni e jovanovic
pervoja e tyne ne europe them na ncjerr kmpion
vetem sulmi me sinanin juni e jovanovic
pervoja e tyne ne europe them na ncjerr kmpion
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
Shum premtime bane me nigeriana etjere ,dhe ne vend metme ,e veq te shpresojm qe kjo merkato te jete nje surprize e bukur per cdo kend
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
Klodian Semina firmose me Vllaznine
Mbrojtesi shkodran,Klodian Semina,ka firmosur kontrate njevjeqare me ekipin kuqeblu.I kontaktuar nga albaniasoccer.com Semina eshte shprehur shum i kenaqur per rikthimin e tij tek ekipi meme.Kam deshire te jap me te miren per ngjyrat e ekipit te qytetit tim dhe me ane te Vllaznise te arrije te jeme pjese e kombetares.Falenderoj drejtuesit e Vllaznise dhe do te bej qmos tja shperblej besimin drejtuesve dhe tifozave te mbrekullueshem shkodrane.

o sa mire qe na erdhi edhe semina .
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Merkato
lajm i mire ky, se ne lezhe kena lujt me belishen ne mrojtje
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
tash belisha lun ne mesfushe ,ne rolin e tij kryesoreSkodrinon wrote:lajm i mire ky, se ne lezhe kena lujt me belishen ne mrojtje
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Merkato
Si nuk zuni vend Semina!!!
Lojtar stabel i shpresve mas me e ba nji sezon tamam tek nji ekip !!!
Ishalla i ec mare te Vllaznia!!
Lojtar stabel i shpresve mas me e ba nji sezon tamam tek nji ekip !!!
Ishalla i ec mare te Vllaznia!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Merkato
pse ma admin a ka ekip shpresa shqipnia a????
aty ka bushati ekip po jo ekip shpresa
aty ka bushati ekip po jo ekip shpresa
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Merkato
Bushati ma zi se Sali Berisha as ky spo din me i lan shpresat si Sala PD-nGOLDIAN wrote:pse ma admin a ka ekip shpresa shqipnia a????
aty ka bushati ekip po jo ekip shpresa

-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Merkato
Vladimir Jasiç, një tjetër serb për Vllazninë
Në fundin e merkatos kuqeblutë kanë shtuar radhët e tyre edhe me një mbrojtës nga Serbia
Merkatoja e Vllaznisë ka dhuruar edhe një tjetër surprizë ditën e djeshme. Drejtuesit kuqeblu kanë federuar brenda afatit të fundit të mbylljes së merkatos edhe një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për serbin Vladimir Jasiç, i cili ka mbërritur në Shkodër pasditen e së hënës. Ai luan si mbrojtës i majtë, 26 vjeç dhe 1.84 m i gjatë. Me të shkodranët kanë mbyllur dhe merkaton.
Në fakt, një gjë e tillë u tha që me ardhjen e Seminës javën e kaluar. Për çudi, vjen një tjetër lojtar që luan në të njëjtin pozicion, atë të mbrojtësit të majtë. Trajneri Radonjiç kishte kërkuar vetëm një lojtar për këtë repart, por presidenti Fushaj i ka sjellë dy të tillë. Mbrojtësi shkodran Semina është federuar dje dhe do të jetë i gatshëm për të kontribuar për skuadrën që në ndeshjen e ardhshme.
Atij i ka ardhur edhe kartoni nga skuadra me të cilën ka luajtur më parë dhe tashmë nuk ka më asnjë problem për t’u aktivizuar. Bashkë me të është federuar edhe serbi Jasiç, që pritet të jetë pjesë e kuqebluve sezonin e ri. Nuk merret vesh ende nëse ai ka firmosur apo jo, por për momentin drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë të interesuar për ta futur në listën e federimit para afatit të fundit të mbylljes së merkatos.
Lojtari i sapoardhur u ka pëlqyer trajnerëve të skuadrës kuqeblu që në prezantimin e parë me ta. Duket se kemi të bëjmë me një lojtar cilësor, megjithatë ditët në vazhdim do ta tregojnë më mirë këtë. Ai e ka nisur karrierën me ekipin serb Borac Çaçak, ku ka luajtur për pesë sezone. Më pas është transferuar te skuadra tjetër serbe CSK Pivara Celarevo, për të kaluar me FK Vozdovac, ndërkohë që dy sezonet e fundit ka luajtur me Mladi Radnik në ligën e parë.
Me ardhjen e Jasiçit, skuadra e Vllaznisë duket e tejngopur. Në fakt, duket disi e çuditshme mënyra si ka ardhur kjo lëvizje. Në dy ndeshjet e para të kampionatit, në mungesë të një mbrojtësi të majtë të mirëfilltë, u provua në këtë vend (në fakt ka luajtur edhe më parë) mesfushori Belisha. Në të dy rastet ai është paraqitur mirë, duke treguar se problemi i këtij pozicioni mund të konsiderohej i zgjidhur.
Me ardhjen e Seminës fillimisht, por tani edhe të Jasiçit, nuk merret vesh si do të zgjidhet çështja e formacionit nga ana e e trajnerit Radonjiç. Për t’i lënë në stol edhe këta dy lojtarë, atëherë kot që janë marrë. Nëse njëri prej tyre zgjidhet për të luajtur, do të pushojë tjetri dhe ndoshta edhe Belisha. Ky i fundit mund të kalojë në mesfushë, por edhe aty ka probleme se në stol po qëndrojnë shumë titullarë.
Ajo çfarë nuk kuptojnë dot në Shkodër është arsyeja pse presidenti Fushaj vazhdon të blejë lojtarë, kur trajneri preferon elementin e ri. Mbase në javët në vazhdim gjërat kanë për të ndryshuar dhe, për këtë arsye, duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë me lojtarët e ardhur nga merkatoja dhe ata që kanë luajtur si titullarë sezonin e kaluar.
s.shqiptar

Ishalla del i hajrit.
gja e mire asht qe lun ne te dy krahet.
Disa statistika te sezonit te kalum.
Ka lujt ne superligen e Serbiseme skuadren Mladi Radnik, ku asht aktivizu ne 25 ndeshje, 24 titullar e 1 si zevendus.
Ka marre 5 kartona te verdhe edhe 1 te kuq.
Sezonin e kalum ka shenu edhe 1 gol.
Ma perpara ka lujt me kta skuadra:
Farul Constanta, CSK Pivara Celarevo, Borac Cacak, Polet Ljubic, Borac Cacak.

Thuhet qe Gilman Lika vjen me Vllaznine dhe ne janar ka me kene ne dispozicion te Joses, te shofim a pa bjen dakort presidenca....
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
do te kishte ken nje perforcim fantastik ne mesfushe me ardh gilmani duke dit qe nallbani vajushi dhe gilmani kishin ba nje mesfushe te hekurtAdmin wrote:Thuhet qe Gilman Lika vjen me Vllaznine dhe ne janar ka me kene ne dispozicion te Joses, te shofim a pa bjen dakort presidenca....
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
shkumbini largon noren ,dhe nora asht nje lojtare i lire ku nuk ka nenshkru me asnji ekip tjeter .
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=17568
mendoj se nese fushaj do ta merrte te vllaznia ,do ta kishte perfocu shum sulmin duke dit qe nora ka shum cilesi ,ngaqe te gjithe e kena pa se sa kualitet ka .
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=17568
mendoj se nese fushaj do ta merrte te vllaznia ,do ta kishte perfocu shum sulmin duke dit qe nora ka shum cilesi ,ngaqe te gjithe e kena pa se sa kualitet ka .
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Merkato
Noren e kishim edhe nuk na bani pun ndersa largohet nga vllaznia edhe bahet i rrezikshem po ashtu edhe rizvanolli te vllaznia nuk gjeti vend si titullar duke mas marr parasys menyra se si u largu me pak fjal vllaznia ban pun vetem me lojtar shkodran.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
Elvis Kraja prane Teutes
Elvis Kraja disa dite me pare eshte larguar nga Vllaznia. Mbrojtesi kishte probleme me drejtuesit dhe trajnerin Josa dhe tani eshte lojtare i lire. Trajneri Edi Martini ka folur me Krajen dhe ka bindur patriotin e tij te luaj ne Durres. Neser mund te bihet dakord dhe pastaj ngelet te firmoset kontrata. Per Teuten Kraja mund te jete perforcimi i pare ne merkaton e dimrit. Vete trajneri shkodran mendon te perforcoje mbrotjen aty ku Teuta ne disa ndeshja ka shfaqur probleme.

po flitet se tirana po firmos me g liken .Admin wrote:Thuhet qe Gilman Lika vjen me Vllaznine dhe ne janar ka me kene ne dispozicion te Joses, te shofim a pa bjen dakort presidenca....
ishalla nuk asht e vertete
Dede kërkon G.Likën, kritika ndaj Plakut .
http://www.panorama.com.al/panorama/ind ... Itemid=465
-
- Tifoz nderi
- Posts: 233
- Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
- Skuadra: Vllaznia || Bayern
- Location: USA
Re: Merkato
Gilman Lika s'asht ai "Gilman Lika" qe mendojm na ma naqe, ai smundet me lujt me nje klub ne kategorine e dyte te Turqise, nqs dona me kerku titullin nuk na duhet Lika, na duhen lojtar tjere...
Nejse kampionatin e fitoi Skenderbeu 100% por ishalla fitojm kupen apo dalim ne vendin e dyte.
Nejse kampionatin e fitoi Skenderbeu 100% por ishalla fitojm kupen apo dalim ne vendin e dyte.
FORCA VLLAZNIA!!!