Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 24 Aug 2010 , 16:47

Tirana, shfaqje… pa “mbathje

Problemet nuk kanë të sosur, prishet autobuzi i skuadrës dhe nuk ka fanela rezervë

Na jepni një palë… mbathje. Kjo ka qenë kërkesa që drejtuesit e Tiranës i kanë bërë homologëve të tyre të Elbasanit vetëm disa minuta përpara fillimit të takimit. Aryseja? Drejtuesit e klubit nuk kishin marrë me vete uniformën rezervë dhe Tirana rrezikonte ta humbiste ndeshjen në tavolinë sepse dizenjo ishte njësoj me kundërshtarin vendas. E pabesueshme. Klubi 24 herë kampion i Shqipërisë shkon në ndeshjen e parë të kampionatit i papërgatitur.

Elabsani – drejtuesit e Elbasanit sigurisht nuk kanë dashur të përfitojnë dhe janë treguar zemërgjerë. i ka dhënë Tiranës të mbathura dhe kanë preferuar të luajnë në kushte të barabarta. Vetëm një harresë? Ndoshta, por te Tirana problemet shtohen njëra pas tjetrës. Nuk mbarojnë me kaq.

Autubuzi – autobuzi që duhet të dërgonte skuadrën e Tiranës në Elbasan një ditë përpara ndeshjes është prishur. Jo dhe aq në mënyrë të beftë sepse në fakt shoferi prej së paku dy vitesh kishte paralajmëruar një defekt që mund ta linte skuadrën në “rrugë të madhe”. Ndodhi tani dhe lojtarë e stafi kanë udhëtuar me makina personale drejt qytetit ku do luhej ndeshja. Një hall më shumë.

Ndeshja – Tirana gjithësesi ka marrë sinjale pozitive vetëm nga ajo e fushës. Trajneri Starova pavarësisht gabimeve sporadike ka mbetur në përgjithësi me atë që kanë bërë lojtarët në fushën e lojës. Sidomos Plaku ka treguar se mund të kthehet në një lider ndërsa dyshja e mesfushës Karabeci dhe Lilaj kanë marrë më shumë përsipër se sa zakonisht në këtë ndeshje. Një barazim i pranueshëm, por Tirana nuk duhet të harrojë që kishte përballë ndoshta skuadrën me organikën më pa peshë në kampionat.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 24 Aug 2010 , 16:48

o ledi

qa jan keto gjana qe ndodhin te tirana mar :mrgreen:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Tue, 24 Aug 2010 , 19:08

pah ku ka mrrite Tirana...ka ken klubi ma i mirprganizum nShqipni e Halili e bani zhele...

nji njiri i mrapsht mund te shkatrrojn mundin e viteve te tana pune te shum njerezve....

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Tue, 24 Aug 2010 , 20:23

Man in Redblue wrote:pah ku ka mrrite Tirana...ka ken klubi ma i mirprganizum nShqipni e Halili e bani zhele...

nji njiri i mrapsht mund te shkatrrojn mundin e viteve te tana pune te shum njerezve....
se kena tonin ma te mire jo. ketu nuk e ka fajin Halili por sekretari i klubit ai esht dasht me e dit si cilat ngjyra ka elbasanin dhe albitri keto protokolle merren para nisjes per ndeshje. por kjo tregon se sa amator qe jemi dhe tregon qert qe futbollin shqiptar nuk e drejtojn sportistat e njohur por njerz qe nuk din gja vetem si te fitojn nje lek me korrupsion.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

Image

[/color]

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Tue, 24 Aug 2010 , 23:35

fpjalmi wrote:o ledi

qa jan keto gjana qe ndodhin te tirana mar :mrgreen:
Nuk eshte faji vetem i Tirones.
Mgjth Fortuzi ka sulmu Dimrajn, shefin e klubit per lojra politike. Eshte bo si lajm me mediatik sec duhet per ca thash me siper se kto gjona kane ndodh dhe mo para.

Tirona uniformat e dyta i ka te zeza komplet dhe i ka pas me vete. Problemi qendron se vetem mbathjet i kishin te dyja njesoj.

Gjithsesi amatorizmi ka mberthy futbollin shqiptar ne palce edhe skemi ca me i bo.
Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Tue, 24 Aug 2010 , 23:35

Man in Redblue wrote:pah ku ka mrrite Tirana...ka ken klubi ma i mirprganizum nShqipni e Halili e bani zhele...

nji njiri i mrapsht mund te shkatrrojn mundin e viteve te tana pune te shum njerezve....
shume dakord me ty...
halili ska intelekt per me qene aty ku eshte.
Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Wed, 25 Aug 2010 , 20:47

apeli

denon besen me 4 ndeshje pa tifoza dhe 2-0 ne tavolin dhe 1.00000 lek gjob. Elbasani denohet me 2 ndeshje pa tifoza. Vllaznia gjobitet 100 lek per dhethjen e sendeve ne fush, Tirana denohet po me 100 lek nga qe futbollistak kan shku bethjasht ne albasan.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Wed, 25 Aug 2010 , 20:57

Skenderbeu Tirana dhe Vllaznia denohen me 2 miljon leke te vjetra.
paulin dhembi denohet me 3 ndeshje per ofendim ndaj tifozeris dhe 1 miljon leke te vjetra.
Elbasani denohet me 2 ndeshje pa tifoz dhe 2 miljon leke te vjetra.
Besa denohet me 4 ndeshje pa tifoz 10 miljon leke te vjetra dhe humb ndeshjen 0-2 ne tavoline.

PS: Shum fillim i mbare per kampionatin shqiptar urime te gjitheve.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 25 Aug 2010 , 21:32

turpi i europes jena per bese
skam ca me ba asi koment per ket mut kampionatit
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 26 Aug 2010 , 04:41

duke e pa fort holle gjendjen qe asht ba ,do te thote minus per elbasanin 2 ndeshje mos me lujt dhe besen 4 ndeshje mos me lujt mrend

Lum ato klubge qe do perfitojn

A dihet gja ,a perfiton vllaznia nga keto ndeshje :D

kjo do te thote qe per 4 ndeshje a do lozim ne transferten e beses ose elbasanit ??? :P

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 26 Aug 2010 , 13:56

na takon me lujt me besen pa tifoza

a din kush gja, a marrin lek ekipet shqiptare prej ktyne firmave te teshave? vllaznia, elbasani etj qi kan legea-n, tirana adidas. apo si barkathte qi jena na japin uniformat falas edhe kryjn pune?

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 26 Aug 2010 , 17:26

Skodrinon wrote:na takon me lujt me besen pa tifoza

a din kush gja, a marrin lek ekipet shqiptare prej ktyne firmave te teshave? vllaznia, elbasani etj qi kan legea-n, tirana adidas. apo si barkathte qi jena na japin uniformat falas edhe kryjn pune?

shum lajm i mire :D

do lozim si te baeabarte

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Thu, 26 Aug 2010 , 20:18

GOLDIAN wrote:turpi i europes jena per bese
skam ca me ba asi koment per ket mut kampionatit
Goldi pse merzitesh mor vlla ne nuk jena ba por gjithmone kena ken tup i Evropes,une vetem me 1 gja cuditem jasht maset si enderrojme te behemi pjes e Evropes me popullsi qe kena!!!!

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Fri, 27 Aug 2010 , 08:58

Skodrinon wrote:na takon me lujt me besen pa tifoza

a din kush gja, a marrin lek ekipet shqiptare prej ktyne firmave te teshave? vllaznia, elbasani etj qi kan legea-n, tirana adidas. apo si barkathte qi jena na japin uniformat falas edhe kryjn pune?

heheheheh
Nuk ka gjo falas jo. Pranej shume ekipe zgjedhin legean se eshte me e lie. Bohen kontratat. Ni vit du kaq mbathje kaq bluza,kaq tuta etj ne paguhen.

Osmanit(jo se kom noj preference te modhe por ngaqe eshte i gjate me intersonte bluza atij) cdo neshje i kerkoja bluzen.Me thoshte nuk ta jap dot ket se kto jane bluzat e reja, te vjetshmet hajde tek stervitja se ta jap. Dmth i kishin me numerim.
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Fri, 27 Aug 2010 , 16:32

Ledi1920 wrote:

jo vetem qi nuk merr lek klubi prej firmes (siç ndodh ne tane boten, sepse klubi i ban reklame firmes), por pagun edhe uniformat?!

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Fri, 27 Aug 2010 , 23:01

Skodrinon wrote:
Ledi1920 wrote:
Skodrinon wrote:na takon me lujt me besen pa tifoza

a din kush gja, a marrin lek ekipet shqiptare prej ktyne firmave te teshave? vllaznia, elbasani etj qi kan legea-n, tirana adidas. apo si barkathte qi jena na japin uniformat falas edhe kryjn pune?

heheheheh
Nuk ka gjo falas jo. Pranej shume ekipe zgjedhin legean se eshte me e lie. Bohen kontratat. Ni vit du kaq mbathje kaq bluza,kaq tuta etj ne paguhen.

Osmanit(jo se kom noj preference te modhe por ngaqe eshte i gjate me intersonte bluza atij) cdo neshje i kerkoja bluzen.Me thoshte nuk ta jap dot ket se kto jane bluzat e reja, te vjetshmet hajde tek stervitja se ta jap. Dmth i kishin me numerim.
jo vetem qi nuk merr lek klubi prej firmes (siç ndodh ne tane boten, sepse klubi i ban reklame firmes), por pagun edhe uniformat?!

NQs lidh kontraten sic ndodh jashte atere pse nuk falen bluzat si ne gjith boten??? japin lek apo jo nuk e di me thone t e drejten.
Kto nuk eshte se bojn kontrate me Adidasin. Se nqs lidh konrat me adidasin gjalle ne bote nuk te le adidasi vete me lujt me pantallona legea.TE fut i gjobe ene...

Kto thjesht me i dyqan sportiv adidas kerkojne kaq komplete,kaq conta,kaq bluza nuk eshte se bojn kontrate me adidas.Se di a me kupton.
Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Fri, 27 Aug 2010 , 23:40

edhe un e Goldi kur ishim ne Koper iu lutme futbollistave te Vllaznise me na dhan nji fanell, e secili thote, jo se i kena me numrim

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sat, 28 Aug 2010 , 01:49

Ledi1920 wrote:
NQs lidh kontraten sic ndodh jashte atere pse nuk falen bluzat si ne gjith boten??? japin lek apo jo nuk e di me thone t e drejten.
Kto nuk eshte se bojn kontrate me Adidasin. Se nqs lidh konrat me adidasin gjalle ne bote nuk te le adidasi vete me lujt me pantallona legea.TE fut i gjobe ene...

Kto thjesht me i dyqan sportiv adidas kerkojne kaq komplete,kaq conta,kaq bluza nuk eshte se bojn kontrate me adidas.Se di a me kupton.
po pra, tu marre shkas prej faktit qi tirana veshi pantallona legea tu pase uniformen adidas pyeta. po nqs blejn edhe uniformat dmth qi nuk paguhen e nuk e kane problem

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 29 Aug 2010 , 19:53

Skënderbeu mund Teutën, merr kreun e renditjes

http://www.sportishqiptar.com.al/skende ... renditjes/

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 29 Aug 2010 , 19:56

e kam than edhe ma perpara
skenderbeu tund kupen

pak asht skuader e mire ,e pak do paguajn presidenti tek albitrat,100 perqind do te thote qe skenderbeu asht kampione qysh tash ,dhe nese vllaznia do luftojn me pretendu ,duhet ta dijn qe duhet te hahewt me skenderbeun

Post Reply