Europa League 2009-2010

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Europa League 2009-2010

Post by jeti » Thu, 15 Jul 2010 , 20:30

Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Europa League 2009-2010

Post by jeti » Thu, 15 Jul 2010 , 20:46

Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Europa League 2009-2010

Post by Edmond-Cela » Thu, 15 Jul 2010 , 22:01

me vjen keq nga te dyja skuadrat shqiptare, po shikoja te dyja ndeshjer nga pak, por ne jena shum posht, me raoundin e pare duhet me u kenaq se me tej nuk kena beth na.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Europa League 2009-2010

Post by Ledi1920 » Fri, 16 Jul 2010 , 11:25

Neshjet e djeshme tregojn qarte disnivelin e futbollit hollandez me ate tonin. Tregojn qarte sesi funksionon nji klub profesionist dhe nji klub ne shqiperi...
Tregon qarte formen fizike qe kane lojtaret tone dhe lojtaret e kampionatit hollandez.

Prisja nji 4-0 shyqyr qe smorem me shume...me sinen ne formacion... :evil: :evil: :evil: pret me mor rezultat pozitiv me \utrechtin.
Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Europa League 2009-2010

Post by Man in Redblue » Fri, 16 Jul 2010 , 13:35

gjynah qi nuk kan perfundu edhe kto dy ndeshjet ashtu si Laci, nja 7-0; nuk kam gja kunder Tiranes e Beses, por kunder ktij kampionati ma te degjenerum ne histori

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Europa League 2009-2010

Post by fpjalmi » Sat, 17 Jul 2010 , 18:03

per me u ba superliga e forte ,dhe me ken ne nivele te barabarta me skuadrat e nivelin te dyte ,duhet qe superliga te bahet me 6 skuadra.

kja do te thote qe nder keto 6 skuadra ,do ishin lojtaret ma te mire ne shqipni ,dhe mendoj se do jepte rezultat

12 skuadra jan shum ,per ket popullsi qe ka shqipnia

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Europa League 2009-2010

Post by GOLDIAN » Sat, 17 Jul 2010 , 22:04

edhe une kam than ka her
maksimumi 8 skuadra
po kur mendoj se dojne me eba me 16 atehere tham urime
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Europa League 2009-2010

Post by Man in Redblue » Thu, 22 Jul 2010 , 23:36

Golaverazhi 28-7: Lamtumirë me turp e skuadrave shqiptare në Europë!


Skuadrat shqiptare i kanë dhënë lamtumirë Kupave të Europës për edicionin 2010-2011. Të fundit që kanë larë duart me këto evente kanë qenë Tirana dhe Besa, pjesëmarrëse në “Europa League“. Natyrisht, janë skualifikuar për më tej, por kanë pësuar nga “një thes“ me gola secila. Tirana, plot 5 të tillë me FC Utrecht-in, 4 në transfertë dhe 1 në shtëpi (me hungarezët e ZTE kishte barazuar 0-0 në Tiranë dhe fituar 1-0 në kthim, në kohën shtesë, në raundin e parë), ndërkohë që vetë ka “firmosur“ golin e nderit, ndërsa Besa është shpartalluar tërësisht në dy sfidat me grekët e Olympiacos-it. Nëse ndeshjen e parë e ka humbur 5-0 në “Qemal Stafa“, kurse ne sfidën e kthimit, në Athinë, është ndëshkuar edhe më thellë, me shifrat 6-1. Ashtu si bardheblutë, të paktën edhe verdhezinjtë e Kavajës kanë realizuar të ashtuquajturin “gol nderi“. Por ama kanë pësuar plot 11 të tillë. Më shumë se shkatërrim, turpërim i tyre! Ndërkohë, para pak ditësh, ishte Dinamo, kampionia në fuqi e Shqipërisë, që u eliminua që në turin e parë të Ligës se Kampioneve, nga Sherif Tirapol i Moldavisë. Humbja në sfidën e parë, në Tiraspol, 3-1, nuk u rikuperua dot në sfidën e kthimit, në “Qemal Stafa“, sepse Dinamo nuk shkoi më tej se një fitore minimale 1-0. Gjithsesi, të paktën e fitoi njërën ndeshje, pavarësisht se nuk siguroi dot kualifikimin. I pari që e nisi dhe e bistisi me turp pjesëmarrjen në Kupat e Europës, ishte Laci, debutues në kësi eventesh. Ndaj Dnepr Mogilev, kurbinasit barazuan 1-1 në sfidën e parë, luajtur në “Niko Dovana“ të Durrësit, por u mundën thellë 7-1 në kthim, në Bjellorusi, cka u pasua me zëra për shitje të ndeshjes nga lojtarët, të cilët edhe u përjashtuan nga presidenti Pashk Laska. Zëra për shitje të ndeshjes në Utrecht pati edhe nga trajneri i Tiranës, Starova, që akuzoi lojtarët e vet, por më pas iu vu kapak kësaj historie, si edhe shumë të tjerave, duke bërë “mea culpa“.
Sikurse shihet, duke bërë një llogaritje të thjeshtë, golaverazhi i skuadrave shqiptare në Kupat e Europës, për edicionin 2010-2011, është mëse negativ:
Gola të shënuar: 7
Gola të pësuar: 28

Ja edhe rezultatet e skuadrave tona në Kupat e Europës, për këtë edicion:

“Champions League“
FC Sherif Tiraspol – Dinamo 3-1
Dinamo – FC Sherif Tiranspol 1-0

“Europa League”
Laci – Dnepr Mogilev 1-1
Dnepr Mogilev – Laci 7-1

Besa – Olympiacos 0-5
Olympiacos – Besa 6-1

Tirana – ZTE 0-0
ZTE – Tirana 0-1

FC Utrecht – Tirana 4-0
Tirana – FC Utrecht 1-1

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Europa League 2009-2010

Post by Man in Redblue » Sat, 31 Jul 2010 , 17:12

Rabotnicki paska hup vetem 0:2 kunder Liverpoolit, kurse "ekspertat ton" thojn, jo po kaq i ka mundesit futbolli jone, edhe kur skuadrat shqiptare humbin me nga 4-5 gola diference. Edhe Xhati pat than, rezultate e Beses ndaj Olimpiakosit jane normale...

Post Reply