Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 01 Jun 2010 , 19:23

GOLDIAN wrote:sa bukur dhe sa i matur po flet plori
per pytjen qe ju ba flitet se do jeni ju trajner
asht nje hap i madh qe nuk e mendoj te lehte
kam punu me te rinjte e me vllaznine eshte tjeter gja
per mu asht shpejt me marr vllaznine persiper duhet me pas pervoje tha e me ken me kam ne tok e shoh heret
po me pelqen shume

gold ,kush asht plori


tranieri i te rijve a?

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 04 Jun 2010 , 04:21

Trajneri i ri, Vllaznia nuk zgjedh, Muça & co janë një tjetër bisedë larg stoli!

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16109

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 04 Jun 2010 , 04:21

I do Vllaznia, per lacjanet Nora dhe Nimani nuk shkojne ne Shkoder!

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=16107

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 04 Jun 2010 , 14:57

fpjalmi wrote:
GOLDIAN wrote:sa bukur dhe sa i matur po flet plori
per pytjen qe ju ba flitet se do jeni ju trajner
asht nje hap i madh qe nuk e mendoj te lehte
kam punu me te rinjte e me vllaznine eshte tjeter gja
per mu asht shpejt me marr vllaznine persiper duhet me pas pervoje tha e me ken me kam ne tok e shoh heret
po me pelqen shume

gold ,kush asht plori


tranieri i te rijve a?
po njaj asht

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 04 Jun 2010 , 17:38

Skodrinon wrote:
fpjalmi wrote:
GOLDIAN wrote:sa bukur dhe sa i matur po flet plori
per pytjen qe ju ba flitet se do jeni ju trajner
asht nje hap i madh qe nuk e mendoj te lehte
kam punu me te rinjte e me vllaznine eshte tjeter gja
per mu asht shpejt me marr vllaznine persiper duhet me pas pervoje tha e me ken me kam ne tok e shoh heret
po me pelqen shume

gold ,kush asht plori


tranieri i te rijve a?
po njaj asht

faleminders skodrinon

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 06 Jun 2010 , 23:12

Asnjë kontakt me lojtarët, a I duhen klubit?!



Drejtuesit e Vllaznisë duket se kanë lënë në harresë lojtarët e skuadrës, pikërisht pika më kryesore, për të ndërtuar një skuadër pretendente. Që nga përfundimi i kampionatit e deri më sot, lojtarët e skuadrës shkodrane janë drejtuar në rrugën e tyre, dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt nga drejtuesit. Duke qenë plotësisht pushim, ata kanë filluar të marrin oferta nga skuadrat e tjera. Bëhet fjalë pikërisht për lojtarët që janë nën kontratë me skuadrën, apo dhe u ka përfunduar ajo. Siç dihet, Bala e Nallbani janë në shënjestër nga skuadrat e huaja. Por një tjetër lojtar që është vënë në shënjestër të ekipeve shqiptare, është mbrojtësi kosovar, Liridon Leci. Ky i fundit është aktualisht në Kosovë, dhe nuk është kontaktuar nga drejtuesit e skuadrës, për të parë se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Por skuadra si Skënderbeu, Tirana e Shkumbini janë vënë në kërkim të lojtarit, për sezonin e ardhshëm. Leci aktualisht është nën kontratë me Vllaznisë dhe natyrisht do të duhet të marrë lejen nga presidenti. Por nuk është vetëm mbrojtësi kosovar në qendër të vëmendjes. Mësohet se disa futbollistë të tjerë mund t’i paraqesin presidentit Fushaj kërkesën për t’i lënë të lire, për tek një skuadër tjetër.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 06 Jun 2010 , 23:16

qe pra qa do te thote mos me hy ne kupat e europes

nuk jan te marre bashkia dhe drejtusat me hedh pare ja ,po nuk fitune 4 fishin

lojtaret po i kerkojn fushajt me i lan te lire

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Jun 2010 , 15:19

Keq boll asht puna.Po ma maron qeshori e hala skena trajner e lojtar qe do losin sezonin e ardhshem.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by loroborici » Mon, 28 Jun 2010 , 17:05

Dështon protesta e tifozëve të Vllaznisë


Autori: Gjergj Kola
Data: 28/06/2010
Version Print


Vetëm 20 tifozë shkodranë janë mbledhur para Bashkisë Shkodër, duke mos pasur efekt kjo protestë


Ka dështuar protesta e djeshme e tifozëve të Vllaznisë para bashkisë. Prania e pakët e tyre, ka bërë që efekti i protestës të mos ndihet fare. Mbase shumë prej tifozëve kanë menduar se, si ditë e diel, nuk ishte zgjedhur dita e duhur për zhvillimin e kësaj proteste, ngaqë zyrat e këtij institucioni kanë qenë të gjitha të mbyllura. Në orën 11:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup shumë i vogël tifozësh janë mbedhur para zyrave të bashkisë. Nuk kanë qenë më shumë se 20 të tillë, të cilët me një parullë të tyre, më tepër se për t’i tërhequr vëmendjen zyrtarëve të bashkisë (nuk kishte asnjë në zyra), kanë dashur të bëjnë më tepër “shoë” mediatik.

Grupimi “Vllaznit Ultras” nuk është përkrahur nga tifozët e tjerë kuqeblu dhe, për rrjedhojë, ata janë gjendur të vetëm në këtë protestë. Ndërtesa gjigande e bashkisë dukej shumë e madhe para këtyre pak tifozëve. Qoftë edhe për ta lëkundur disi nga gjumi që ka zënë këtë institucion sa u takon çështjeve të sportit. Problemet e fundit që kanë lindur në mes tij dhe presidentit të klubit të Vllaznisë, Valter Fushaj duan një zgjidhje sa më të shpejtë. Natyrisht, në të mirë të futbollit shkodran, sepse çdo ditë që kalon tashmë, është në të keqen e ndërtimit të skuadrës. Numri 1 i klubit ka pasur një kontratë me bashkinë dhe pas pak muajsh, kjo kontratë merr fund.

Natyrshëm, duke parë këtë gjë, Fushaj zyrtarisht i ka kërkuar një takim prej kohësh për të përcaktuar mënyrën si do të bashkëpunohet për të ardhmen. Ky takim nuk është realizuar ende dhe prandaj te Vllaznia nuk ka asnjë lëvizje. Kjo gjë ka shqetësuar shumë tifozët që, pavarësisht protestës së dështuar dje, vazhdojnë të jenë shumë të shqetësuar për fatet e skuadrës së tyre. Në çdo bisedë që bëhet për sportin, ata duken qartë se mendjen nuk e kanë fare te Botërori, por te skuadra e tyre.

“Ajo që realisht po na shqetëson është amullia dhe indiferentizmi që ka pushtuar drejtuesit dhe klubin, e bashkë me to edhe Bashkinë e Shkodrës, si përgjegjëse kryesore për mbarëvajtjen e ekipit. Dita ditës po largohen edhe xhevahirët e pakët të kësaj skuadre, si talenti Bala, Nallbani, edhe ky me shumë mundësi drejt Turqisë dhe ndonjë lojtar tjetër.

Duket sikur ka shumë kohë në dispozicion, por në të vërtetë nuk ka. Sezoni është në prag dhe ne ende s’kemi bërë asnjë lëvizje, ende nuk dihet emri i trajnerit të ri dhe aq më pak, grupi i futbollistëve që do të përfaqësojë Vllazninë për sezonin 2010 2011. Ajo që e vuan më shumë këtë situatë është Vllaznia dhe tifozët e saj, ku si kënaqësi të pakta të tyre, kanë ekipin e futbollit. Prandaj, i ftojmë drejtuesit shkodranë që t’i vënë gishtin kokës dhe të merren me hallet e problemet e ekipit,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e djeshme të grupimit “Vllaznit-Ultras”.

Radonjiç ka mbetur në…Han të Hotit

Konsiderohet nga të gjithë si kandidatura më serioze për marrjen e postit të trajnerit të Vllaznisë. Malazezi Mojash Radonjiç është duke punuar prej kohësh për këtë dhe megjithatë duket se tashmë pret vetëm emërimin.

Edhe në kampin shkodran nuk duket të ketë një trajner më të mirë se ai për momentin në listë dhe prandaj gjasat janë që Radonjiç të emërohet trajner në ditët në vazhdim. Koha e emërimit u zgjat paksa si shumë, aq sa në Shkodër në formë humori thuhet: “Trajneri i ri ka mbetur në Han të Hotit me valixhe në duar për të ardhur në Shkodër dhe pret vetëm telefonatën e Fushajt.”
Vllaznia ne zemer
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 28 Jun 2010 , 17:36

cfar qytetit kena ken e ku kena ra
sa keq me vjen
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by shv13 » Mon, 28 Jun 2010 , 20:00

se ku dona me shku, nji zot e din:
1- s kena hala trajner e si rrjedhoje as lojtare.Ky palla thote se kena kohe, asht i sati vit rresht qe marrim lojtare ne jave te fundit t merkatos e s arrijme me ba pergatitje taman.Tesh nji muj e kishte gjete trajnerin me dashte.
2- qershine mbi torte e vejne tifozat qe ju vjen ideja brilante me ba proteste te dielen ku s ka njiri t gjalle ne bashki, as roja rrezik s rrin aty. Organizim perfekt si ne tempizem edhe ne numer.

nga kjo t vjen me mendu se na e meritojme ikyt president!!
faqen e zeze paste kush korit shkodren e vllaznine!!
gjithmone e pergjithnji PARA VLLAZNIA!!
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by loroborici » Tue, 29 Jun 2010 , 02:28

Ishalla kena me marr naj trajner t'hajrit mos me shkue si vitin qi ka kalue se u bam hor tu ndrrue tana ata trajner.
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 02 Jul 2010 , 05:09

Fushaj-Bashkia,nis dialogu per Vllaznine

http://www.sportishqiptar.com.al/fushaj ... vllaznine/

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Sat, 03 Jul 2010 , 20:35

Tane kta lojna si macja me miun jane per me e majt edhe per disa vjet tjera Valteri Vllaznine, si edhe me pas ndoj koncesion ma shume......

Ahhh mjer ne se ku ka perfundu krenaria e Shkoders!!!
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 04 Jul 2010 , 00:14

Elvis Plori, kandidat liste për stolin shkodran

http://www.sportishqiptar.com.al/elvis- ... -shkodran/

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Wed, 07 Jul 2010 , 12:07

Ma new fund asht konfirmu ardhja e tranjerit malazez Radonjic.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 07 Jul 2010 , 17:43

Vujadinoviç firmos me Vllazninë

Për të luajtur edhe një sezon tjetër në rrugë të mbarë janë dhe malaziasi, Bllazho Rajoviç dhe kosovari Ilir Nallbani



Portieri Mirosllav Vujadinoviç firmosi me Vllazninë një kontratë 1+1. Malaziasi pritet të jetë zgjedhja e parë në katërkëndëshin e kuqebluve të mbrojtur me profesionalizëm dhe përkushtim deri tani nga veterani Armir Grima. Për të luajtur edhe një sezon tjetër me 9-herë kampionët e Shqipërisë në rrugë të mbarë janë dhe malaziasi, Bllazho Rajoviç dhe kosovari Ilir Nallbani

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Wed, 07 Jul 2010 , 18:30

ku ka lujt ky portieri a dihet gja
mu mkan than se ky portieri i ekipit te plorit
ekipit qe ka dal kampion asht nje fenomen
a e njef kush
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 08 Jul 2010 , 18:19

gold nuk asht portier i te rijve te vllaznise ja

asht portier i Buducnost Podgorica

http://www.transfermarkt.co.uk/en/miros ... 35915.html

Kja asht ditelindja e tij : 22.04.1983

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 08 Jul 2010 , 18:20

Kaçi e Gocaj te Vllaznia, ikin Osja e Doçi



http://www.sportishqiptar.com.al/kaci-e ... ja-e-doci/

Post Reply