Post
by fpjalmi » Sat, 26 Jun 2010 , 23:34
Anglia më duket e lodhur, Gjermania ka shpirt të madh!
Nga Franc BEKENBAUER
A kishim nevojë ne, nga miqtë tanë afrikanë (Gana), për të na ndihmuar që të shmangnim përplasjen me Anglinë? Jo, aspak, sepse Gjermania e respekton Anglinë, por ju them me siguri, nuk e ka aspak frikë!
Dy paraqitjet e para të anglezëve në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, ishin të varfëra. Kundër sllovenëve, ata e kishin ngritur veten në një stad më të lartë. Në këtë kuptim, çfarë i bën ata të rrezikshëm? Kanë lojtarë kyç, si Frank Lampard, Steven Gerrard dhe John Terry, për të cilët ky është shansi i fundit në karrierën e tyre për të fituar një Kupë të Botës. Së fundi, Anglia ka shumë kohë, që nga 1966, që po pret për titullin. Uejn Runi ka treguar pak nga cilësitë e tij si sulmues. Por, Fabio Kapelo duket se e ka disiplinuar grupin. Pasi humbi mundësinë në fazën kualifikuese për të qenë finaliste e Kampionatit Europian 2008, Anglia u konsiderua nga të gjithë si e sëmurë. Për ta shëruar morën Kapelon, që krijoi një strukturë të qartë drejtimi dhe pune. Pati një revoltë të vogël të lojtarëve anglezë kundër trajnerit, të cilën u duk se e nisi John Terry, disa ditë më parë, por unë mendoj se nuk ishte kaq serioze. Unë dyshoj se mund të ketë qenë një truk, i përdorur nga vetë aktorët anglezë, për ta zgjuar nga letargjia këtë kombëtare. Po çfarë flet për Gjermaninë: Patjetër, energjia dhe shpirti ynë i madh! Më parë thashë se në dy ndeshjet e para në grup, Anglia dukej e lodhur. Arsyeja? Si profesionistë, që luajnë në “Premier League”, lojtarët e kombëtares së Anglisë duhet të kalojnë nëpër lojëra të nivelit të lartë, të luajnë shumë më tepër ndeshje se sa homologët e tyre në “Bundesliga”, duke përfshirë edhe dy kompeticione kombëtare, që anglezët i kanë më tepër se ne. Prandaj, falë këtij konsumimi energjish, ata janë djegur shpesh në Kupën e Botës, apo në Kampionatin Europian. Kjo është përshtypja që kam pasur pas dy paraqitjeve të para të Anglisë në “Afrikën e Jugut” (1 1 kundër SHBA dhe 0 0 kundër Algjerisë).