Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 16 Oct 2006 , 14:26

Grima i pafat, Pfanenstiel sërish zhgënjyes

Nëse ka ndonjë repart tek Vllaznia që ende nuk është në lartësinë e duhur, padyshim që ajo është porta. Kohët e fundit ka pasur shumë zhurmë në lidhje me formën jo të mirë të portierit gjerman Pfanenstiel ndërsa portieri tjetër Grima nuk preferohej nga ana e stafit drejtues ndonëse forma e tij ishte e mirë. Një debat i tillë ka lindur edhe javën e kaluar kur gjermani kishte patur probleme shëndetësore dhe më shumë ka munguar në stërvitje sesa ka qenë prezent. Duke qenë kështu të gjithë mendonin se kishte ardhur koha që Grima të luante si titullar nga minuta e parë. por ndërkohë të premten, një ditë para ndeshjes me Kastriotin, trajneri Shulze ka komunikuar vendimin se në portë do luante sërish bashkëatdhetari i tij. Dhe kështu ka ndodhur teksa Pfanenstiel ka qenë edhe në nxemje para ndeshjes së të shtunës por çuditërisht 10 minuta para fillimit të takimit, ai ka deklaruar se nuk mund të luajë si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore. Duke qenë në pozita të tilla stafi teknik është detyruar të çojë në nxemje Grimën i cili ka luajtur titullar në fushë deri në minutën e 60-të. Pikërisht në këtë minutë ai ka marrë një goditje nga një prej futbollistëve kundërshtarë e si pasojë nuk ka qenë në gjendje të luajë më. Në fushë ka hyrë kolegu i tij Pfanenstiel që ka luajtur përgjithësisht mirë deri në minutat shtesë kur sërish ka gabuar rëndë në momentin e pësimit të golit. Çuditërsiht atëherë kur porta duhet të jetë e sigurtë, ajo nuk është fare e tillë e për rrjedhojë ajo që vazhdon ta pësojë është Vllaznia. Një ndërhyrje në këtë mes duhet bërë e kjo është në dorën e drejtuesve të skuadrës.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 16 Oct 2006 , 14:35

Pse nuk kan marre portierin e teret per ne pankine ne kjoft se gjermani ska kene mire me shnet?

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 18 Oct 2006 , 01:52

Porta, dyshime për Grimën, gati Bishani

Pezullimi i portierit të parë të Vllaznisë gjermanit Pfanenstiel dhe dëmtimi i Grimës e kanë bërë të pasigurtë disi portën kuqeblu për ndeshjen e sotme. Forma jo e mirë e të parit çoi në pezullimin pa afat të tij por ndërkohë edhe portieri tjetër, Grima nuk po kalon një moment të mirë si pasojë e dëmtimit të marrë në ndeshjen me Kastriotin. Ai megjithatë është stërvitur me skuadrën në dy ditët e fundit dhe vetëm sot do të vendoset nga stafi drejtues pas konsultimit edhe me atë mjekësor, nëse ai do luajë apo jo. Sigurisht që nëse gjendja e tij nuk është ajo optimalja, nuk do rrezikohet siç u gabua edhe me Pfanenstiel ndeshjen e kaluar. Por nëse Grima nuk do jetë plotësisht i rikuperuar atëherë në portë do luajë portieri i tretë, 19 vjeçari Olti Bishani që është titullari i ekipit kombëtar të U-19 ndërkohë që është edhe pjesë e ekipit Shpresa.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 18 Oct 2006 , 18:57

Asht tuj lujte Grima.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 30 Oct 2006 , 16:27

Kuqeblutë, pesë barazime në 9 ndeshje

Barazimi i fundit me Partizanin nuk është “kapërdirë” mirë në rradhët e tifozëve shkodranë. Jo se nuk ka vlejtur pika e marrë në një transfertë të tillë të vështirë por sepse u bënë pak si shumë barazime për Vllazninë në këtë kampionat. Janë plot 5 të tillë në 9 ndeshje të luajtura. Natyrisht shumë duke pasë parasysh koefiçentin e vlerësimit me tre pikë të fitoreve në një ndeshje.
Që rezulton se Vllaznia më mirë do ta kishte pasur të ishte shtrënguar në dy ndeshje për të fituar dhe kishte marrë 6 pikë sesa të “lodhej” për të marrë një numër të tillë të pafund barazimesh. Trajneri Shulze pas ndeshjes së fundit e ka quajtur tragjik një fakt të tillë por në të vërtetë ai nuk ka thënë se pse vijnë ato. tre herë është siguar barazimi në shifrat 1-1, vetëm një 2-2 dhe po kaq edhe 0-0. në dy raste ka qenë Vllaznia ajo që ka ngulmuar dhe ka barazuar shifrat ndërsa në dy raste të tjera kanë qenë kuqeblutë në avantazh dhe kundërshtarët kanë arritur të barazojnë. Të gjitha këto tregojnë se kjo skuadër nuk ka shumë besim në vetvete ndoshta edhe sepse në rradhët e saj mungojnë liderët të cilët të tërheqin ekipin përpara. Situata aktuale tek Vllaznia të kujton atë të vjetshmen tek Interi ku barazimet nuk kishin të sosur.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 31 Oct 2006 , 02:06

Shulze: Nuk më kënaqi loja por barazimi

Traneri i Vllaznisë Ulrih Shulze pas barazimit me Partizanin është shprehur i kënaqur nga loja e zhvilluar prej ekipit të tij dhe njëkohësisht edhe nga barazimi i marrë. Një deklaratë e tillë është keqkuptuar nga disa media të cilat i kanë kujtuar atij se ndeshja ka qenë e mërzitshme për të dy ekipet.
Por gjermani dje ka thënë: “Mendimi im ka disa raste që po keqkuptohet. E kam shumë të qartë se ajo ndeshje ishte e mërzitshme për tifozët por unë personalisht kam thënë se jam i kënaqur nisur nga disa fakte. Pikësëpari shkonim me katër mungesa në këtë takim. Pastaj luanim përballë një kundërshtari të fort që përveçse luante në fushën e tij, ishte “çirrur” duke thënë se do mundnin pastër Vllazninë. Duke qenë kështu, normalisht që isha i kënaqur me pikën e marrë sepse ne nuk kemi sulmues. Vërtet kam luajtur me tre sulmues në këtë ndeshje por asnjëri prej tyre nuk është sulmues-goli. Prandaj dhe nuk ka pse të merren për keq deklaratat e mia aq më tepër kur në minutat e fundit të ndeshjes, kundërshtari u lodh shumë dhe ne ishim më superiorë në lojën tonë dhe duhej të kishim shënuar. Por në një ndeshje të tillë të mërzitshme, e dini që nuk të jepen më tepër se 2-3 mundësi për të shënuar” - ka thënë Shulze.

Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 31 Oct 2006 , 02:07


Kuqeblutë, 200 dollarë për barazimin me të kuqtë


Megjithëse nuk kanë arritur të marrin tre pikë në ndeshjen e së shtunës me Partizanin, edhe me barazimin 0-0, kuqeblutë e Vllaznisë janë shpërblyer nga ana e presidentit Fushaj. 200 dollarë për secilin futbollist, kaq ka qenë premio e shpërndarë për pikën e marrë në “Qemal Stafa”. Ajo u është shpërndarë futbollistëve dhe stafit para stërvitjes së djeshme dhe kuptohet që ata janë shfaqur të kënaqur me korrektësen e presidentit. Duhet të kujtojmë se nëse Vllaznia do ta kishte fituar këtë takim me Partizanin, çdo lojtar do të kishte futur në xhepin e tij dyfishin e kësaj shume.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 01 Nov 2006 , 14:50

Kuqeblutë, katër mungesa edhe ndaj Apolonisë

Formacioni i Vllaznisë nuk do jetë i plotë as në ndeshjen e rradhës, atë të së shtunës me Apoloninë. Kështu ndërsa kthehen nga skualifikimi Dabulla e Sukaj, do të mungojë për arsye kartonash këtë javë malazezi Vukçeviç i cili ka plotësuar numrin tre të kartonave të verdhë. Bashkë më të do mungojë edhe Radusinoviç që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe madje shumë shpejt mund t’i nënshtrohet operacionit për muskujt e barkut. I dëmtuar është edhe elbasanasi Klevis Dalipi që ka marrë një goditje në ndeshjen me Partizanin dhe për rrjedhojë ka një hematomë në këmbën e tij të djathtë. Sikur të mos mjaftoni këto mungesa, atyre u është shtuar edhe ajo e Kotrrit që siç dihet ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të vëzhguar disa lojtarë. Në këtë mënyrë problemet për Shulze do jenë sërish të mëdha sa i takon ndërtimit të formacionit. Ndërkohë pozitiv është fakti që mbrojëtsi Teli duket se e ka lënë pas infermierinë dhe këtë javë do jetë në fushë. Këtë e ka pohuar dje vetë ai por ndërkohë mbetet për t’u parë edhe këto ditë rikuperimi i plotë i dëmtimit të tij.

Pfanenstiel deri në janar me Vllazninë

Në ditët e fundit me kuqeblutë është stërvitur rregullisht edhe portieri gjerman i Vllaznisë Lutz Pfanenstiel. Siç dihet ai pas pezullimit nga ana e klubit për një periudhë të pacaktuar, për disa ditë “u zhduk” duke mos qenë prezent në stërvitje. Shumëkush mendoi edhe për ndonjë largim të tij nga Shkodra por në të vërtetë portieri 33 vjeçar kishte qenë i sëmurë. Ndërkohë pas rishfaqjes së tij në stërvitje, nuk është çudi që ai një ditë, madje të afërt të jetë sërish në formacionin shkodran. I pyetur nëse mund të ndodh kështu trajneri Shulze nuk është shprehur në mënyrë të drejtëpërdrejtë por ka thënë: “Pfanenstiel ka qenë i sëmurë për disa ditë dhe prandaj nuk ka dalë në stërvitje. Tashmë është në gjendje normale dhe po stërvitet rregullisht për të kapur formën e tij. Sa i takon faktit nëse do aktivizohet apo jo nuk di çfarë të them me saktësi sepse ai deri në janar do jetë këtu. Kështu të paktën më ka thënë presidenti sepse në bazë të kontratës që ai ka me klubin, vetëm në janar mund të lihet i lirë për të ikur”. Do luajë apo jo? Kjo në fakt është dilema për të cilën edhe vetë portieri nuk është në gjendje të japë një përgjigje të drejtë. Aktualisht Vllaznia e ka një portier si Grimën i cili po paraqitet shumë mirë ndërkohë që presidenti ka hyrë në bisedime edhe me një portier tjetër siç është Hidi.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 04 Nov 2006 , 03:22


Kuqeblutë stërvitja e djeshme në stadium


Tashmë është bërë zakon që stërvitja e fundit e javës, ajo para ndeshjes së rradhës, të zhvillohet në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”. Në të njëjtën kohë edhe në orarin e zhvillimit të ndeshjes. Kështu ka ndodhur edhe dje kur skuadra ka qenë në stërvitje në orën 13.30. me përjashtim të Radusinoviç që është i dëmtuar, të tjerët kanë qenë të gjithë prezent. Në rradhët e lojtarëve është parë qartë dëshira për ta kaluar me sukses këtë takim nisur nga fakti se për Vllazninë ky do jetë takimi i fundit i kësaj faze në “Loro Boriçi” ndërkohë që pas saj, do jenë dy ndeshje në transfertë.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 04 Nov 2006 , 03:22


Formacioni, me 4-4-2 ndaj fierakëve


Gjërat janë të qarta në mendjen e trajnerit të Vllaznisë Shulze sa i takon formacionit me të cilin do luajë ndaj fierakëve në ndeshjen e sotme. Ajo që merret vesh është se kuqeblutë do luajnë me skemën 4-4-2 në këtë ndeshje. Në portë si gjithnjë është Grima duke pasur para tij një katërshe mbrojtësish ku bie në sy edhe Teli i cili do luajë nga minuta e parë dhe kjo është tashmë e sigurtë. Ai do jetë në qendër sëbashku me Dabullën për të lënë Licin në krahun e djathtë dhe Doçin në të majtin. Mesfusha do jetë e ndërtuar në formë rombi ku kapiteni Osja do jetë në pjesën e pasme të tij, Sukaj nga e majta dhe Ahi nga e djathta kurse Lika do jetë në majë të tij, njëkohësisht pas shpinës së dyshes sulmuese. Kjo e fundit do të jetë e përbërë nga Bejzade dhe malazezi Miliç që kësisoj do ta nisë këtë takim nga minuta e parë. trajneri Shulze ka vendosur t’i japë një tjetër shans atij për të parë nëse do jetë në gjendje të tregojë aftësitë e tij të vërteta apo jo. Nga ana tjetër, duke e ditur që fierkaët do luajnë të ngjeshur në mbrojtje, gjermani i pankinës së Vllaznisë e ka të qartë në mendjen e tij edhe mënyrën e lojës me të cilën do arrijë t’i mundë ata.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 26 Nov 2006 , 14:05

Ku kish “shkelur” Vllaznia?

Si te jete cliruar nga ndon je magji e keqe nganjehere duhen degjuar plakat Vllaznia eshte tjetersuar. Ne dy jave, gjashte pike dhe me nje “trehapesh gjigant” i eshte afruar kreut. Po ku qendronte “magjia e keqe”? Ose si i thone plakat: Ku kish “shkelur” Vllaznia?

Do te ishte e pabukur qe te mendoje se ka “shkelur” mbi gjermanet, ate te pankines e ate te portes. Megjithate, trajneri Shulze nuk arriti ate qe pritej. Per me teper ai nuk “mbiu” ne dyert e Vllaznise, por udhehoqi nje faze te tere pergatitore. Ndoshta s’i kish bere “hesapet” mire, por edhe pse nuk do te ishte mire te merreshe me te tashme qe ka ikur, “pasaporta” e tij nuk ishte nga ato qe te bindnin. Po keshtu dhe gjermani i portes, Fanenshteil, qe do te mbahet mend vec per “tmerrin” qe u futi mediave per te shkruar e shqiptuar emrin e tij.

Por, edhe nese beson kete version te “shkeljes”, prapeseprape do te ishte pak per te “spjeguar” ngjitjen me “ashensor” te kuqebluve. Per t’i shkuar deri ne fund idese se fillimit, duhet medoemos te “futet ne loje” edhe trajneri tiranas, Mirel Josa. Nuk eshte se shkoi ne Shkoder me shkopin magjik, por edhe ai diku kishte “shkelur” kur ishte te Tirana. “I cliruar”, Josa nuk ka pritur gjate e ka “vrapuar” per ne Shkoder. Dhe “prishja e dy magjive te keqija” ka dhene “magjine e bukur”. Edhe pse ne loje nuk eshte ende aty ku duhet dje kuqeblute nuk kane qene bindes ndaj kavajasve rezultatet jane ato qe mbesin.

Atmosfera e krijuar pas ketyre dy fitoreve do te thote edhe qetesi, per te cilen ka aq nevoje futbolli i kuqebluve per t’u shprehur lirshem ne fushe.

Mire se vjen Vllazni! Prej ardhjes tende, vec mire ka futbolli shqiptar!

Sport Ekspres
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 26 Nov 2006 , 16:21

Incidenti Fushaj, reagojne tifozet

Pushimi i ndeshjes Vllaznia -Besa, eshte shoqeruar me nje incident te vogel, por qe me pas, per shkak te reagimeve publike te presidentit Fushaj dhe te tifozeve te Vllaznise, mori permasa me te medha. Presidenti i kuqebluve, ashtu sic ben zakonisht ne minutat e pushimit mes dy pjeseve, ka lene tribunen VIP duke zbritur per ne dhomat e zhveshjes te futbollisteve. Por, ne momentin e kalimit te portes se hekurt, e cila lidh tribunen me pisten, uniformat blu te policise e kane penguar Fushajn te shkoje drejt dhomave te skuadres se tij, nisur nga ngjarjet e fundit te dhunes qe kane ndodhur ne stadiumet tona. Ndaj ketij veprimi, Fushaj ka kerkuar te reagoje permes medias, per kete menyre sjelljeje ndaj personalitetit te tij, madje, e ka quajtur edhe te qellimshme ne dem te Vllaznise. Sipas tij, asnje rregullore nuk e pengon ate qe te komunikoje me skuadren ne raste kur e lyp nevoja. Pas ndeshjes, nje grup tifozesh te Vllaznise kane zhvilluar nje proteste paqesore ne sheshin qendror te qytetit. Per "Sport Ekspres" ata kane deklaruar se jane ne mbeshtetje te presidentit te tyre dhe kundershtojne pengesat qe i nxirren atij per te qene prane skuadres.

Sport Ekspres
Vllaznit Ultras

Image

User avatar
gdr
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 265
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 08:39
Location: Itali

Post by gdr » Mon, 27 Nov 2006 , 00:55

mire se vjen Vllazni??????!!!!!! Ku ka ken aj gazetar deri tesh se duhet me i than se ka ken aty Vllaznia, aj ka ken ne b... te gjyshit
vllaznia veç me shkodran

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 27 Nov 2006 , 02:10

Vllaznia, qe mbreme ne Peje

Me ftese te Federates se Futbollit te Kosoves dhe te klubit te Pejes, rreth ores 18.00 te dites se djeshme, kuqeblute e Vllaznise jane nisur drejt Kosoves. Sipas programit te hartuar nga ana e Keshillit organizativ kosovar, ne Peje eshte programuar t` zhvillohet nje turne mbarekombetar i futbollit mes skuadrave te Pejes, Prizrenit dhe Vllaznise se Shkodres. Sipas Gani Ajetit, gazetarit sportiv te njohur kosovar, i cili kryesonte delegacionin nga Kosova pak dite me pare ne Shkoder, ky turne zhvillohet ne perkujtim te vitit 1943, atehere kur keto skuadra jane ndeshur per here te pare mes njera tjetres. Se bashku me skuadren eshte nisur edhe nje staf i zgjeruar i Bashkise se Shkodres dhe klubit Vllaznia, me ne krye presidentin Fushaj. Pak caste perpara nisjes, Fushaj sqaroi per “Sport Ekspres” se “duke qene perpara nje ndeshjeje shume te rendesishme, me Tiranen, ne turneun dyditor te Pejes do te jene pjesa e futbollisteve te rinj te Vllaznise, duke mos e penguar trajnerin Josa ne pergatitjet e skuadres”.

GASPER MARKU
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 27 Nov 2006 , 17:29

ca na duhet peja mar
pa te premten asht ndeshja ne tirane
a kan dal mendhs keta
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 27 Nov 2006 , 19:13

GOLDIAN wrote:ca na duhet peja mar
pa te premten asht ndeshja ne tirane
a kan dal mendhs keta
Kta dojne me shku ne Peje me te rinjt...
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 27 Nov 2006 , 19:17

Admin wrote:
GOLDIAN wrote:ca na duhet peja mar
pa te premten asht ndeshja ne tirane
a kan dal mendhs keta
Kta dojne me shku ne Peje me te rinjt...
PA NAQE ME TE RINJTE PO NUK DUHET ME NA U SHPERNDA MENDJA NAQE SE ASHT TAMAN NDEHSJE DELIKATE
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 29 Nov 2006 , 02:37

Radusinoviç “KO”, shpresa për Bejzaden, telin e Doçin.

Ditët e përballjes me Tiranën po afrojnë dhe shqetësimi kryesor në kampin shkodran ka të bëjë pikërisht me gjëndjen shëndetësore të disa lojtarëve titullarë të tij. Dhe janë jo pak por katër futbollistë të formacinit të cilët janë të dëmtuar. Ndërkohë dje stafi drejtues i ekipit ka konfirmuar faktin se mbrojtësi malazez Radusinoviç përfundimisht e ka humbur sfidën me bardheblutë, madje ndoshta edhe të tjerë takime pas tij pasi shkalla e dëmtimit është e lartë ngaqë bëhet fjalë për përsëritje të tij. Ndërkohë për tre të tjerët, Bejzaden, Telin e Doçin, trajneri Josa ka dhënë shpresa se ata mund të bëhen por gjithçka është në pikëpyetje të plotë. Bejzade siç dihet është duke ndjekur një terapi kineze për riaftësimin e dëmtimit të tij, ndërkohë që dy të tjerët kanë filluar stërvitjen me ekipin dhe do shihen gradualisht gjatë këtyre ditëve nëse do bëhen për të luajtur apo jo. Duke qenë kështu edhe formacioni anti-Tirana ende ka marrë udhë sepse janë disa dilema për të cilat do pritet vetëm konfirmimi i stafit mjekësor. Kësisoj problemet për Vllazninë janë më të mëdha se kurrë aq më tepër kur në prag është një ndeshje shumë e rëndësishme me Tiranën.


Kuqeblutë, dje dy seanca stërvitore

Trajenri Josa gradualisht ka filluar të aplikojë pragramin e tij të stërvitje. Kështu nëse deri para pak ditësh ai ka vazhduar programin e paraardhësit të tij Shulze për të mos krijuar probleme në stërvitshmërinë e lojtarëve, tashmë gjërat kanë ndryshuar. Kjo është vërejtur edhe dje kur kuqeblutë kanë zhvilluar dy seanca stërvitore. Paradreke ata kanë qenë në sallën e forcës të kompleksit sportiv “Zmijani” ndërsa pasdite janë marrë me veprime tekniko-taktike në fushën e Shtojit. Sot ndërkohë pritet të jetë në plan një ndeshje kontrolli për të parë nga afër edhe gjendjen e ekipit në prag të sfidës me Tiranën.

Gj.KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 29 Nov 2006 , 23:02

Si nuk mrritme hala me i pase tane bashke lojtart ja qi...!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 16 Dec 2006 , 19:24

vllaznia1919 wrote:Si nuk mrritme hala me i pase tane bashke lojtart ja qe...!
ja naqe se bajne mase tan bashke :lol: :lol: :lol: :lol:
i perjashtuar

Post Reply