Botërori 2010, të gjithë yjet në sulm
Kupa e detajeve — Katër të parët, sipas kostos, janë lojtarë të maturuar. Mesi (36 kredite), Kristiano Ronaldo (35), Runi (33) dhe Torres (32): mund të diskutojmë deri në pafundësi se kush është më i miri.
Ushtria e "ronaldianëve" mund të argumentojë se portugezi është më i fortë se sa "Pleshti" argjentinas, i cili nuk ka qenë asnjëherë vendimtar në një botëror; por fansat e Runit e konsiderojnë atë si sulmuesin më të kompletuar në botë dhe është një gjysmë-blasfemie ta shikosh pas Ronaldos e Mesit
Përfundoi era e Ronaldos (Luis Nazarios), Brazili ka vetëm një sulmues të vërtetë race: Luis Fabiano. Prandaj vlera e tij është objektivisht pak më e lartë në krahasim me realen: 30 milionë euro janë një investim i madh, por meqë "O' Fabuloso" është pika kyçe e Brazilit, statusin e titullarit dhe kandidaturën e golashënuesit të Botërorit nuk ia heq askush. As David Vija, që kushton thuajse sa ai. Një sulmues, i cili ka shkëlqyer në fundin e sezonit, është uruguaiani Forlan me 23 kredite.
Milito, ai ia vlen? — Pastaj është çështja “Milito”. Tek Argjentina është sulmuesi i dytë më i kushtueshëm, pas Mesit. Problemi qëndron se për Maradonën, "El Principe" është i pesti, nëse jo i gjashti i zgjedhur për sulmin. Pas Higuainit (25 kredite), Tevez (21), Aguero (20) e Martin Palermo (5). Themi se heroit të Champions-it të Interit i mjaftojnë 10 minuta për të lënë shenjë, dhe se vlerat e tij janë të padiskutueshme. Prandaj kushton 28 milionë, me bindjen që Maradona nuk do të gjejë mundësinë të hedhë në fushë edhe adashin e tij, Diego
Kuarteti portokalli — Në listën e sulmuesve shfaqen Roben (26), edhe pse në realitet janë më shumë fantazistë. Në përgjithësi, sulmi i Holandës premton gjëra të mëdha: Van Persie (27), Kajt (20) e Huntelar (18) janë një miks i këndshëm dhe me shije. Me Shnajderin pas tyre vjen era goleadë.
Po Italia? Xhilardino kuotohet me 27 kredite, Di Natale 25, Pacini 18 dhe Iakuinta 15. Këta janë ende një pikëpyetje e madhe.
Te Gjermania duhet t’i besojnë sërish Kloses (26), Gomez (21) dhe Podolskit (20). Sulmuesit e tjerë varen nga kombëtaret e tyre, jo në nivelin e duhur.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=184921