Fushaj eshte shprehur se Feniks duhet te paguaje 10 mije euro gjobe nese deshiron qe te marri kartonin e tij








http://www.albaniasoccer.com/lajme/shqi ... aznia.html
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
vllaznia1919 wrote:Per humjen me Teuten kan marre tan gjobe nji rroge.![]()
![]()
![]()
sma merr mendja se merret dini me taSkodrinon wrote:un kisha dashte dinin trainer
ky pa stervitje pa gjafpjalmi wrote:Anglezi Feniks largohet perfundimisht nga Vllaznia
Fushaj eshte shprehur se Feniks duhet te paguaje 10 mije euro gjobe nese deshiron qe te marri kartonin e tij![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
. i ka met presidentit gjepi bosh
![]()
http://www.albaniasoccer.com/lajme/shqi ... aznia.html
GOLDIAN wrote:sma merr mendja se merret dini me taSkodrinon wrote:un kisha dashte dinin trainer
po gjithsesi per mu vec murinjo na kishte ba derman e kerkush tjeter
HAXHIOSMANOVICGOLDIAN wrote:sma merr mendja se merret dini me taSkodrinon wrote:un kisha dashte dinin trainer
po gjithsesi per mu vec murinjo na kishte ba derman e kerkush tjeter
prandej paska dhane dorheqjen leonardo te milani se paska pase akord me fushajn a?vllaznia1919 wrote:Sot flitet per nji trajner braziljan.Edhe ky na u dote.
Skodrinon wrote:prandej paska dhane dorheqjen leonardo te milani se paska pase akord me fushajn a?vllaznia1919 wrote:Sot flitet per nji trajner braziljan.Edhe ky na u dote.
Skodrinon wrote:Zhega kërkesë Fushajt: E bëj unë Vllazninë!
Ish-trajneri i kombëtares Medin Zhega kërkon të marrë drejtimin e ekipit shkodran për sezonin e ri
Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Medin Zhega, është vetafruar për të marrë drejtimin e skuadrës së Vllaznisë për edicionin e ardhshëm. Shkodrani i mirënjohur si lojtar fillimisht dhe më pas edhe si trajner, mendon se i ka të gjitha kapacitetet e duhura për të ndërtuar një skuadër pretendente, ashtu siç e kërkon një Shkodër e tërë. Pikërisht nisur nga kjo ide, vetë Zhega dje ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të tij të lindjes, ku kishte lënë takim me presidentin aktual të kuqebluve, Valter Fushaj.
Takimi është zhvilluar në ambientet e hotelit “Colosseu”, pronë e vetë presidentit të Vllaznisë, dhe mësohet se ka zgjatur rreth një orë. Të dy ata pas takimit kanë pranuar se është diskutuar pikërisht në lidhje me problemin e pankinës shkodrane. Presidenti Fushaj ka qenë disi më i rezervuar për të dhënë diçka në lidhje me atë çfarë është diskutuar, por thjesht është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Kuptohet, emri i Zhegës tashmë është shtuar zyrtarisht në listën e kandidaturave të mundshme për trajner të Vllaznisë, por ende nuk mund të thuhet se ai është apo jo në “pole- position”. Kjo ngaqë Fushaj gjatë kësaj periudhe ka nisur kontaktet me disa trajnerë të tjerë dhe me ndonjërin prej tyre madje bisedimet mund të kenë avancuar. Nga ana tjetër, vetë Zhega ka dhënë disa detaje më tepër në lidhje me bisedën e zhvilluar me numrin një të klubit shkodran.
“Biseduam dhe trajtuam shumë gjëra. Unë kam dëshirë të marr drejtimin e Vllaznisë para shumë skuadrave të tjera, sepse është qyteti im i lindjes dhe këtu ndihem më mirë se çdokund tjetër. Përpos kësaj, mendoj se e kam kapacitetin e duhur për ta bërë më së miri këtë punë, sepse kam një përvojë shumë të madhe në drejtim. Kam kryer kurse të shumta specializimi, kam drejtuar për shumë vite ekipet kombëtare.
Pa harruar edhe faktin tjetër që e njoh mirë ambientin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me këtë skuadër dhe këtë qytet. Presidenti Fushaj më krijoi mundësinë që të njoh më mirë përbërjen aktuale të skuadrës, për të ditur se cilët lojtarë janë ende nën kontratë dhe kuptohet në ditët në vazhdim do të bisedojmë sërish për të parashtruar idetë e mia për skuadrën,” ka thënë Zhega. Në këtë mënyrë, puna për gjetjen e trajnerit të ardhshëm të Vllaznisë zyrtarisht ka nisur.
Medin Zhega për momentin ka shfaqur hapur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për ta drejtuar atë. Të tjerë mund të jenë në mëdyshje për të vendosur. Në këtë mënyrë, gjërat dalëngadalë kanë filluar të qartësohen. Mbase rrethi i kandidaturave do të vijë duke u ngushtuar në ditët e ardhshme dhe Zhega duket një kandidat potencial në këtë drejtim. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe emra të tjerë shumë seriozë që mund të marrin drejtimin e skuadrës shkodrane.
s.shqiptar