Futboll Femrash

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Futboll Femrash

Post by GOLDIAN » Sun, 07 Jun 2009 , 02:41

forca jubani
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Fri, 04 Sep 2009 , 17:36

Ornela Smajli, golashënuesja më e mirë në Kupën e Norvegjisë
15 vjeçarja shkodrane, po vazhdon me sukses traditën e gjyshit të saj, të mirënjohurit Flamur Agolli, ish futbollist i Vllaznisë, më pas volejbollist dhe trajner i dalluar


Image

Për Kupën e Norvegjisë, këtë aktivitet të përmasave botërore, në të cilin Shqipëria merrë pjesë për të tretin vitë me radhë duke u përfaqësuar me ekipet e futbollit të Shkodrës “The Door-Albania” për femra dhe meshkuj kemi shkruar edhe në numrat e mëparshëm të gazetës sonë. Kemi shkruar për punën e mirë që bën në organizimin e ekipeve të sportive drejtuesi i shoqatës “The Door” Kastriot Faci, për pasionin dhe profesionalizmin e drejuesve teknikë të ekipeve sportive, çiftit Hava dhe Fatmir Axhani, si dhe të ish portjerit të Vllaznisë Ahmet Meta, porn ë të njëjtën kohë edhe të presidentit të klubit Kastriot Faci. Ndërsa sot, do të ndalemi tek një prej emrave më të spikatur të ekipit të futbollit të femrave “The Door-Albania”, sulmueses së talentuar Ornela Smajli, emër ky që i shtohet botës së futbollit. 15 vjeçarja, e cila sapo ka përfunduar shkollën nëntëvjeçare “Ali Laçaj”, drejtori i së cilës Agron Kastrati nuk nguron të përcjellë përshtypjet më të mira në lidhje tashmë me ish nxënësen-sportiste të tyre, që në këtë vitë shkollor ka kaluar në vitin e parë të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në qytetin e Shkodrës. Në fillimet e Ornelës pranë sportit të bukur të futbollit, padiskutim që ka ndikuar patjetër edhe gjyshi i saj, ish futbolliti i Vllaznisë Flamur Agolli, i cili më pas, si rezultat i një traume të marrë gjatë ndeshjes si sulmues kryesor i Vllaznisë, u largua nga futbolli dhe kaloi në lojrat me dorë, duke qënë një volejbollist dhe më pas trajner i dalluar i Vllaznisë. Gjatë karrierës së saj sporticve në këto dytre vite, Ornela ka tërhequr vemendjen më përpara edhe në përbërje të ekipit të futbollit të femrave “Juban Danja”, me të cilën është nderuar me vende nderi, si në Vlorë, Lezhë dhe Tiranë. Por, padyshim, suksesi më i madhë i Ornelës është ky që arriti me skuadrën “The Door-Albania”, ku krahas ekipit, i cili u rendit i pari në konkurimin në grupe duke u kualifikuar në tetë më të mirat e botës, futbollistja shkodrane ka spikatur si një golashënuese e aftë. Gjatë këtij aktiviteti, konkurimet e të cilit u zhvilluan në kryeqytetin norvegjez, Oslo me pjesëmarrjen e delegacioneve sportive nga e gjithë bota, Ornela si pjesë e skuadrës së futbollit “The Door-Albania”, bëri një përfaqësim dinjitos duke spikatur si një sulmuese e aftë. Me 13 golat e shënuar në portat kundërshtare, Ornela Smajli u shpallë golashënuesja më e mirë e Kupës së Norvegjisë. Për Ornelën kjo është pjesëmarrja e dytë në këtë aktivitet, dhe vetë shënimi i 13 golave nga 27 që ka shënuar i gjithë ekipi tregon vlerat e saja si futbolliste. Një prezantim të mirë bëri ajo edhe një vitë më parë, ku tre golat e shënuar nga ekipi shqiptar i “The Door-Albania” që të tre janë shënuar nga Ornela. Në prononcimin e saj për “Vllaznimin Sportiv”, Ornela vlerëson shumë edhe punën e mirë dhe bashkëpunimin që ajo ka me dyshen e trajnerëve të saj, çiftin Hava dhe Fatmir Axhani, si dhe presidentin e klubit Kastriot Faci. Suksesi i arritur në Norvegji, por edhe ai i arritur një vitë më parë në Kupën ne Kosovës ku u shpallë futbollistja më e mirë e aktivitetit, është një nxitje për Ornelën që të vijojë të punojë me të njëjtin passion në mënyrë që edhe në të ardhmen ajo të vijojë të jetë një nga më të mirat e futbollit të femrave, jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri. Aktualisht, ekipi “The Door- Albania”, ku bën pjesë Ornela, por edhe “Juban Danja” që drejtohet nga pasionanti Ferdinand Jaku po përgatiten për fillimin e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, i pari i këtij lloji në vendin tone. Nisur nga niveli dhe përgatitja që kanë në përgjithësi vajzat futbolliste shkodrane, titulli kampion pritet të bëhet pronë e futbollisteve shkodrane, ku konkurenca më e madhe për fitimin e tij do të jetë në mes dy ekipeve sportive të Shkodrës, atij “Juban Danja” dhe “The Door-Albania”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Sat, 31 Oct 2009 , 16:18

“Juban Danja” (Shkodër)- “Al biks ” (Rubik ) 4:1
“The Door-Albania ”(Shkodër)- “Dardania ”(Tropojë) 7:1


me i bashku te dy ekipet (mundsisht me ja vu emrin vllaznia) e me ba nji te forte jo e?
nuk i bjen nder mend fushakut se nuk ka perfitime

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Tue, 01 Dec 2009 , 15:32

“The Door-Albania” mund me vështirësi Memalian 3 me 2

Ndërsa një javë më parë në fushën e lojës u ballafaquan dy skuadrat e derbit të rrethit të Shkodrës, “Juban Danja” dhe “The Door-Albania”, takim i cili u mbyllë me fitoren e minutave të fundit nga “The Door”, këtë javë, futbollistet femra të “The Door” pritën në fushën e tyre ekipin e fortë të Memaliajt. Takimi në fjalë paraqiste rëndësinë e tij për vetë faktin se të dyja skuadrat luftonin për vendin e dytë në klasifikikin në mbyllje të fazës së parë të kampioanatit. Ekipi mik i Memaliaj, i cili përpara kësaj ndeshje mbante vendin e dytë në renditje ka këmbyer vendet me “The Door’ që tashmë është ngjitur në këtë vend duke iu hapur oreksi për t’u ngjitur edhe më lart në tabelën e klasifikimit ku pasdyshim objektivi kryesor është kreu i tabelës, vend i cili aktualisht mbahet nga ekipi i Tiranës AS, ballafaqimin me të cilin do të jetë në fazën e dytë në një ndeshje që do të luhet në Kompleksin Sportiv “Zmijani”. Ndonëse konsiderohej disi më i lehtë, takimi me Memaliajn është paraqitur jo pak i vështirë për skuadrën “The Door”, të cilat edhe pse janë gjendur në avantazh që në minutën 17-të me anë të Grudës, mysafiret nga Memaliaj e kanë goditur dy herë radhazi atë me dy gola të shënuar nga e njëjta futbolliste, Salihi, e cila për koinçidencë mban një mbiemër futbollisti të talentuar shkodran. Fillimisht në të 38-tën dhe më pas në të 50-tën, janë dy golat që e kalojnë në avantazh Memaliajn duke vënë në dyshim fitoren e “The Door”. Pas këtij disavantazhi, pankina e “The Door” me trajnerët, çiftin Fatmir dhe Hava Axhani dhe presidentin Kastriot Faci kanë “lëvizur” nga vendi, dhe pasi kanë bërë lëvizjet e duhura në fushën e lojës, jo vetëm me ndërrimet që rezultuan efikase, por edhe orientimin e skuadrës tërësisht në veprime sulmuese ka bërë që të dalin në dritë dy golat e njëpasnjëshëm, fillimisht ai i Fatjona Borovës në të 57-të minutë që barazoi rezultatin në 2 me 2, dhe më pas në të 60-të, sërishmi me Arlinda Grudën, e cila me golin e saj të dytë në këtë ndeshje I jep fitoren skuadrës së saj “The Door” me rezultatin e ngushtë 3 me 2. Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ervin Peza, është shoqëruar me një entuziasëm të ligjshëm në kampin e “The Door-Albania”, por edhe të tifozërisë së shumtë që vazhdon ta ndjekë këtë skuadër nga afër në çdo ndeshje duke iu gëzuar fitores së radhës.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Tue, 01 Dec 2009 , 15:35

“Juban Danja” mund Tiranën

Me fitore e ka mbyllur këtë javë edhe ekipi “Juban Danja”. Ai ka luajtur në transfertë teksa ka udhëtuar drejt
kryeqytetit pët t’u ndeshur me ekipin vendas të Tiranës. Ndeshja është kontrolluar vazhdimisht nga
futbollistet shkodrane të cilat kanë arritur ta fitojnë krejt ndeshjen me rezultatin 2-0. Golat për “Juban
Danjën” janë shënuar nga Ardiana Abazi dhe Palushi. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur në kuotën e 9
pikëve dhe mban vendin e katërt në tabelën e renditjes. Natyrisht që presidenti Jaku dhe drejtuesit e
tjerë të ekipit nuk janë të kënaqur me këtë pozicionim në tabelë sepse pretendimet e tyre kanë qenë për
më lart megjithatë në fazën e dytë me siguri që gjërat kanë për të qenë shumë më ndryshe

vllaznimi sportiv

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Futboll Femrash

Post by Miri » Thu, 15 Apr 2010 , 20:58

Tirana AS fiton Kupën e Shqipërisë

Tirana AS fiton 6-0 me The Door. Ky ishte edicioni i parë i Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Së shpejti pritet të krijohet dhe Kombëtarja e femrave
Ekipi i fermave Tirana AS shkroi emrin në historinë e futbollit të femrave si fituesja e parë e edicionit të parë të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra.

Skuadra kryeqytetase me president Genc Ymerajn dhe trajner Altin Rrakllin shkatërroi 6-0 formacionin shkodran The Door të drejtuar nga Haxhani, në finalen e organizuar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Golat mbajnë firmën e Baros (2), Vishkullit, Dashit, Seranajt dhe Kryemadhit.

Edicioni i Kupës së Shqipërisë u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ishte ishte presidenti i këtij institucioni Armand Duka që i dorëzoi Kupën kapitenes së skuadrës fituese Aurora Seranaj.

Më 14 mars, Tirana AS kishte fituar kupën e “Ditës së verës”, një një triangolare ku bënin pjesë Tirana AS, Dardania dhe Jubani.

Së shpejti pritet të krijohet dhe Kombëtarja e femrave.

Në kampionatin e femrave bëjnë pjesë shtatë skuadra Tirana AS, The Door, Tirana, Jubani, Dardania, Rubiku dhe Memaliaj.

apapapapa na pasken korit vajzat tona :(

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Futboll Femrash

Post by Ledi1920 » Fri, 16 Apr 2010 , 08:52

sa qejf i ke kto sportet e femrave :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Fri, 16 Apr 2010 , 19:28

po kshtu asht kur bajn dy ekipe n'vend qi me ba nji persmarit

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Futboll Femrash

Post by Miri » Sat, 17 Apr 2010 , 14:57

Ledi1920 wrote:sa qejf i ke kto sportet e femrave :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Jam tifoz i tmerrshem :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Sat, 17 Apr 2010 , 15:06

Miri wrote:
Ledi1920 wrote:sa qejf i ke kto sportet e femrave :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Jam tifoz i tmerrshem :D :D
sidomos n'fund te ndeshjes kure ndrrojne fanelat i pelqen shume :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Futboll Femrash

Post by GOLDIAN » Sat, 17 Apr 2010 , 16:02

urime ledi fitoren
kush ka dy ekipe ma skodrinon
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Sat, 17 Apr 2010 , 20:45

GOLDIAN wrote:urime ledi fitoren
kush ka dy ekipe ma skodrinon
shkodra pra. juban danja e the door.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Sun, 29 May 2011 , 15:23

Ada, kampione e Shqipërisë për femra

Femrat velipojake kanë mundur tiranaset me një 11-metërsh dhe marrin titullin



Ada ? Kinostudio 1?0

Shënues: Smajli 60? (11?m)



Ada: Kokiçi, Bajrakurtaj, Shpuza, Franja, Govori, Borova, Paço, Sufa (Abazi 46?), Gruda, Tula, Smajli. Trajner: F. Axhani.

Kinostudio: Plaka, Kurti, Elezaj, Hajdini, Koldashi, Lulaj, Mrishaj, Poçefta, Gjinaj, Mrishaj, Çaushllari. Trajner: G.Gjonpalaj

Gjyqtarë: L. Alla, D. Koreshi, E. Prifti (Lushnjë)

Karton i kuq: Hajdini



Ada e Velipojës ka fituar gjithçka në futbollin shqiptar të femrave për këtë edicion. Pas marrjes së Kupës së Shqipërisë, dje vajzat e këtij ekipi kanë mundur në ndeshjen e fundit të kampionatit ekipin rival të Kinostudios me rezultatin 1?0, duke fituar në këtë mënyrë edhe titullin kampion. Ka mjaftuar një gol i kapitenes Smajli në minutën e 60?të me 11?metërsh, që bregdetaret të marrin tripikëshin e fitores dhe ta mbyllin kampionatin të vetme në krye të renditjes.

Në fakt, në Velipojë dje ka patur festë. Duke e parandjerë fitoren dhe titullin kampion, vendasit kishin organizuar një koncert para ndeshjes, ku kanë marrë pjesë këngëtarët e mirënjohur Bujar Qamili dhe Mukades Çanga. Të ftuarit kanë qenë të shumtë nga Shkodra, por edhe më gjerë dhe të gjithë kanë festuar në fund.

Një sukses i merituar ky i vajzave të Adës, të cilat kanë arritur t’i sfidojnë të gjithë, duke dalë në fund triumfues. Kapitenes Fatjona Borova kupën në fund të ndeshjes ia ka dorëzuar anëtari i KE?së të FSHF?së, Abdyl Kuriu. Në atë moment, në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës ka shpërthyer festa. Sportdashës të shumtë kanë uruar ekipin kampion.

Trajnerët Fatmir e Hava Axhani janë ndjerë të shpërblyer për punën e palodhur gjatë gjithë sezonit, ndërkohë që i entuziasmuar është shprehur edhe presidenti i këtij ekipi Lazër Matia, që për “Sportin shqiptar” është shprehur: “Mendoj se këto vajza i kanë dhuruar Velipojës një tjetër trofe që e kanë merituar plotësisht. Jam shumë i kënaqur që ndihmova edhe unë në këtë sukses me kontributin tim financiar. Kuptohet, është bukur gjithnjë kur del kampion dhe prandaj ne për momentin duhet të gëzojmë”.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Futboll Femrash

Post by Admin » Wed, 15 Feb 2012 , 11:42

"Jubani" fiton Kupen e Shqiperise per femra

Finalja e Kupes se Shqiperise per femra eshte zhvilluar ne Kompleksin Futbollistik Kamez midis Juban Banja dhe Kinostudios.

Ndeshja ka nisur e shpejte dhe qe ne fillim Jubani ka fituar nje 11 metersh te ciline ka kthyer ne gol nje nga lojtaret me te mira Advie Veliu.

Pas disavantazhit futbollistet e Kinostudios rrisin sulmuet ne porten e Jubanit dhe barazojne ne 1-1 me ane te Cyme Lulaj. Kur mendohej se pjesa e pare do te mbyllej ne barazim Jubani shenon golin e dyte pas nje aksioni model.

Ne pjesen e dyte skuadra nga Shkodra shenon edhe dy here te tjera duke e vulosur fitoren e thelle 4-1.

Juban Danja e meritoi fitimin e Kupes se Shqiperise ne futboll per femra per edicionin 2011-2012. Per te u dalluan kapitenia Emanuela Jaku, Anela Vishkulli dhe Advie Veli, ndersa per Kinostudion u spikaten Ester Poceska dhe Cyme Lulaj.

.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Futboll Femrash

Post by fpjalmi » Wed, 15 Feb 2012 , 20:02

Urime vajzave prej Jubanit. Asht hera e dyte qe rrethinat e shkodres kan sukses ne shqipni , ku nji sezon ma pare , ada fitoj po me kinostudion , dhe merr titullin kampion .

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Fri, 02 Mar 2012 , 00:01

Admin wrote:"Jubani" fiton Kupen e Shqiperise per femra

Finalja e Kupes se Shqiperise per femra eshte zhvilluar ne Kompleksin Futbollistik Kamez midis Juban Banja dhe Kinostudios.

.
:lol: :lol: :lol:
Juban Banja? :lol: :lol: :lol:
Ekipi i Bajes Vogel asht a? :D


Urime Urime
Un pres me u bashku te tre ekipet bashke mos me pas rival per do kohe

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Fri, 13 Apr 2012 , 23:08

ultras juban-danja :)
kjo me shami jeshile asht tifoze qysh kur ka ken president i danjes lek zaharia :D

Image
free picture hosting

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Futboll Femrash

Post by GOLDIAN » Thu, 19 Apr 2012 , 01:08

ku i gjen keta foto ma skodrinon

ciles zone i bjen kjo juban danja
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Futboll Femrash

Post by Skodrinon » Thu, 19 Apr 2012 , 01:23

GOLDIAN wrote:ku i gjen keta foto ma skodrinon

ciles zone i bjen kjo juban danja
fshati juban
kurse danja ka ken qytet dikur dash asht vau i dejes

se kena harru
ada ka dal prap kampion
urime

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Futboll Femrash

Post by ultraskuqeblu1 » Thu, 19 Apr 2012 , 16:27

3 ekipe kena, asnji se ka emrin Vllaznia :(
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Post Reply