Peshengritje
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Peshengritje
Romel Begaj, nënkampione e Europës
Shtangistja Begaj, e vetmja femër që përfaqëson Shqipërinë në delegacionin prej katër sportistësh, koleksionoi tri tri medalje të argjendta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Minsk të Bjellorusisë
Romela Beqaj shkroi një tjetër faqe të lavdishme të peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, teksa 23-vjeçarja, vendi i gjashtë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, u shpall nënkampione e trefishtë e Europës në peshën 58 kg, duke fituar tri medalje të argjendta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Minsk të Bjellorusisë (5-11 prill), ku marrin pjesë rreth 300 shtangistë nga 37 vende të Europës.
Begaj, një ish-artiste cirku, e cila kishte fituar medalje argjendi edhe në kampionatin europian të Liganos në Itali (2008), duke ngritur në total 212 kg, ngriti në dygarësh në Pallatin e Sportit të Minskut, 207 kg, ndërkohë që fituesja e vendit të parë, bjellorusja Natasia Novikava ngriti në total 238 kg, duke vendosur rekord të ri europian.
Shtangistja Begaj, e vetmja femër që përfaqëson Shqipërinë në delegacionin prej katër sportistësh, së bashku edhe me Erkand Qerimajn (77 kg), Endri Karina (95 kg) dhe Ervis Tabaku (95 kg), la pas polake Marieta Gotfid, që nga ana e saj ngriti në total 206 kg.
Peshëngritësja Begaj, e cila trajnohet nga Hektor Shaqiri, e që merr pjesë në një garë ndërkombëtare nga viti 2005, qysh kur fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian për të Rinj në Trencin të Sllovakisë, ngriti në shkëputje pas 96 kg (argjend), duke realizuar tre prova të suksesshme, ndërkohë që në shtytje e fiksoi shtangën në 111 kg (argjend) dhe në dygarësh, 207 kg (po argjend).
Rezultatet e Romelës janë identike me ato që ajo arriti në Europianin e Bukureshtit në vitin 2009, kur dhe atje, ashtu si në Minsk, sportistja jonë fiksoi shtangën 96 kg në shkëputje, 111 kg në shtytje dhe 2007 kg në total, duke fituar respektivisht medaljen e artë, të bronzit dhe në dygarësh të bronzit.
Në fakt, rezultati i Romela Begajt, është një rezultat më i mirë se ai në Kampionatin Europian në Francë (2007), kur ngriti në total 206 kg, por në raport me Europianin e Liganos, peshëngritësja shqiptare me e suksesshme, ngriti 212 kg. Në Europianin e Bukureshtit (2009), Romela Begaj ngriti në dygarësh 207 kg.
Në datën 8 prill është radha e një emri tjetër të njohur të shtangës, Erkand Qerimaj të garojë në peshën 77 kg, ndërkohë që më 10 prill në pedanë do të jenë Endri Karina dhe Ervis Tabaku, që të dy në peshën deri në 95 kg.
Burimi: Albania-sport.com

Urime Xhuljos e Romeles. Shpresojme t'na nderojne edhe Erkandi sot
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Peshengritje
urime urime
skodrinon erkandi a mori medalie sot se ne fund me duket deshtoi
po ishalla ai armeni do ket deshtu

i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Peshengritje
1 Video qe i bana Endri Karina itesh live qe per momentin asht ne vend te 5-te
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Peshengritje
Miri wrote:1 Video qe i bana Endri Karina itesh live qe per momentin asht ne vend te 5-te
urime ,urime peshngritesit shqiptare
ishalla nuk tapo na i merr greqia prap
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Peshengritje
ka marre nji medlje bronzit ne shtytje kurse ne te pergjithshme ka dale i katerti. u pritte ma shumeGOLDIAN wrote:urime urime
skodrinon erkandi a mori medalie sot se ne fund me duket deshtoi
po ishalla ai armeni do ket deshtu
si kan dale kta te tjeret miri?
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Peshengritje
A i pate peshngritsat ne proteste para kryeminstrise? Imagjino ku ka shku puna. I vetmi sport qi na nderon ne bote. Turp. Esat Ademi po ja shperblen mire sportstave qi e votun
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Peshengritje
Skodrinon wrote:A i pate peshngritsat ne proteste para kryeminstrise? Imagjino ku ka shku puna. I vetmi sport qi na nderon ne bote. Turp. Esat Ademi po ja shperblen mire sportstave qi e votun
Ministri i sporteve ka pergjegjesine ma te madhe
tamam asht turp
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Peshengritje
Simas Erkandit ministria investon mjaftushem por Esat Ademi nuk dihet ku i çon lektfpjalmi wrote:Skodrinon wrote:A i pate peshngritsat ne proteste para kryeminstrise? Imagjino ku ka shku puna. I vetmi sport qi na nderon ne bote. Turp. Esat Ademi po ja shperblen mire sportstave qi e votun
Ministri i sporteve ka pergjegjesine ma te madhe
tamam asht turp
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Peshengritje
Skodrinon wrote:Simas Erkandit ministria investon mjaftushem por Esat Ademi nuk dihet ku i çon lektfpjalmi wrote:Skodrinon wrote:A i pate peshngritsat ne proteste para kryeminstrise? Imagjino ku ka shku puna. I vetmi sport qi na nderon ne bote. Turp. Esat Ademi po ja shperblen mire sportstave qi e votun
Ministri i sporteve ka pergjegjesine ma te madhe
tamam asht turp
me dasht me i gjet ministri i sporteve e gjen fill ,por mu po me duken se jan te lidhun
me ken i ndershem ministri i sportit ,e gjen fill hajdutin
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Peshengritje
Shqipëria në Antalia 2010. Vendimi i parë: MTKRS miraton dietat 50 mijë lekë për elitarët
Kombëtarja shqiptare e Peshëngritjes do të marrë pjesë në Botërorin 2010 që do të fillojë më 17 shtator në Antalia. Shtangistët elitarë në vend kanë fituar betejën e tyre të parë për trajtime më të mira ushqimore, pas një takimi me ministrin e Sporteve, Ferdinand Xhaferaj. Skuadra e meshkujve kuqezi, që në total arrin numrin 6 (Shqipëria do të përfaqësohet edhe me 4 peshëngritëse femra në këtë eveniment) ka konfirmuar se të premten do të udhëtojë drejt Turqisë, për të konkurruar normalisht në aktivitetin e rëndësishëm ndërkombëtar.
Erkand Qerimaj, peshëngritësi i cili ka qenë lideri i protestave të përfaqësueses së shtangës, ka konfirmuar marrëveshjen paraprake me drejtuesit e MTKRS-së. Dietat, që nisnin nga kuota minimale prej 15 mijë lekësh të reja janë rritur: tashmë të gjithë peshëngritësit me rezultate të larta dhe që ngrenë flamurin shqiptar në evenimentet më të rëndësishme kontinentale dhe botërore do të marrin nga 50 mijë lekë. Dje janë firmosur edhe kontratat e reja rreth kësaj çështjeje. Medalisti shkodran nënvijëzoi se negociatat do të vazhdojnë deri në momentin kur pretendimet e këtyre sportistëve elitarë do të realizohen. Megjithatë, tashmë të gjithë janë të përqendruar për të bërë paraqitje sa më të kënaqshme në Kampionatin Botëror
Gjithçka kemi bërë deri më tani lidhej vetëm me nevojat më elementare që ne kishim si sportistë elitarë. Të hënën, pas një takimi në Ministrinë e Sporteve, kemi arritur marrëveshjen paraprake për dietat ushqimore, të cilat janë rritur. Tashmë të gjithë sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë do të marrin nga 50 mijë lekë të reja: në këtë mënyrë, trajtimi do të jetë i njëjtë për të gjithë peshëngritësit elitarë”, deklaroi Qerimaj. Më tej, ai shtoi: “Ky ishte vetëm fillimi, pasi në një periudhë të mëvonshme do të diskutojmë edhe për pikat e tjera të kërkesës që paraqitëm në Kryeministri dhe në MTKRS.
Megjithatë, më parë duhet të përqendrohemi te Botërori i Antalias. Mund të konfirmoj se pasi kemi gjetur mbështetjen e qeverisë dhe arritëm akordin, të premten do të nisemi drejt Turqisë. Vetëm pasi të kthehemi nga ky aktivitet, i cili është mjaft i rëndësishëm, do të rinisin diskutimet për plotësimin e kërkesave të tjera. Do të zhvillojmë takime me ministrin Xhaferaj, por edhe me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ku do të shqyrtohet problemi tjetër i madh: ai i shpërblimeve. Gjithashtu do të flasim për faktin që vitet si sportistë të quhen vite pune, sigurimin e vendeve të punës në polici apo gardë pasi të tërhiqemi nga sporti, ashtu si ndodh në të gjitha vendet e tjera europiane”.
Edhe pse kanë protestuar, duke gjetur mbështetjen e trajnerit të Shqipërisë së shtangës, Zef Kovaçi, skuadra e meshkujve nuk është shkëputur asnjëherë nga përgatitjet për Botërorin 2010. “Kemi muaj që përgatitemi intensivisht dhe me shumë seriozitet për të regjistruar rezultate sa më të larta në Antalia. Si gjithmonë, objektivi ynë kryesor mbetet që të marrim sa më shumë medalje dhe të arrijmë rezultate pozitive në kuadër të Olimpiadës Londër 2012”. Të hënën drejt Turqisë është nisur kampionia Romela Begaj, së bashku me trajnerin e saj, Hekrot Shaqiri, ndërsa sot do të nisen edhe tri peshëngritëset e tjera, Kasaj, Guhaçaj e Ruçi.

Qerimaj, nënkampion i Europës, argjend në shkëputje
Peshëngritësi shkodran i dyti në stilin e shkëputjes, por nuk realizon asnjë provë në shtytje
Erkand Qerimaj (77kg)
Shkëputje: 154 157x 157
Shtytje: 188x 188x 188x
Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj u shpall dje nënkampion i Europës, duke marrë medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes, në garat e kampionatit europian të shtangës, që po zhvillohet në Kazan të Rusisë.
Kjo është medalja e tretë europiane që merr Shqipëria në këtë veprimtari, pas dy të bronztave të marra një ditë më parë nga Daniel Godelli, në peshën 69kg. Një paraqitje ndoshta në “dritë hije” për shtangistin nga Shkodra, që ndonëse shkëlqeu në shkëputje, nuk arriti të tregojë të njëjtën gjë në shtytje, ku nuk realizoi asnjë provë.
SHKEPUTJE - Në këtë stil, shtangisti shkodran shpreson deri në fund për një medalje të artë, teksa dy rivalët e tij, rumuni Rosu dhe turku Yagci dështojnë njëri pas tjetrit me 159kg (moldavi Dudoglo tërhiqet i dëmtuar), duke i hapur rrugën Qerimajt për zonën e medaljeve.
Por e arta i shkon armenit Mirzojan, që ngre më shumë se Qerimaj, 160kg, vetëm në provën e tretë. Për sa i përket shtangistit shqiptar, ai ngriti më lehtësi 154kg në provën e parë, dështoi me 157kg në provën e dytë, peshë të cilën e ngre, ndonëse me vështirësi, në provën e tretë.
SHTYTJE - Duket se fati që shoqëroi Erkand Qerimajn në stilin e parë i ktheu shpinën në stilin e dytë. Në të trija provat, shtangisti kampion shqiptar provon 188kg, por në të trija ai dështon ta ngrejë këtë peshë. Në provën e parë ai arrin ta ngrejë shtangën deri në sup, por pa e ngritur mbi trup.
Ndërsa në dy provat e tjera ai nuk arrin as ta ngrejë shtangën, duke mos dhënë asnjë rezultat në këtë stil, por edhe në dygarësh, ku nuk u klasifikua (në dygarësh kampion i Europës doli turku Semih Yagci).
MEDALJA - Pavarësisht zhgënjimit në stilin e shtytjes, Erkand Qerimaj tregoi edhe një herë se mbetet një nga peshëngritësit më të mirë shqiptarë, duke i sjellë një tjetër medalje, këtë herë argjendi, sportit të peshëngritjes. Paraqitja e tij mbetet për t’u vlerësuar pozitive në këtë europian, duke mbajtur fjalën dhe duke hyrë sërish në zonën e medaljeve.
KUQEZINJTE - Erkand Qerimaj ishte shtangisti i fundit shqiptar që garoi dje për ngjyrat kuqezi në europianin e peshëngritjes, ku mori medaljen e argjendit. Një ditë më parë, garoi edhe Daniel Godelli në peshën 69kg, ku mori dy medalje bronzi, në shtytje dhe dygarësh.
Ndërsa për femra, në peshën 55kg garuan Fetie Kasaj dhe Romela Begaj, ku kjo e dyta nuk dha asnjë rezultat, duke zhgënjyer. Ndërsa Fetie Kasaj doli e pesta në Europë. Kështu, me një medalje argjendi dhe dy bronzi mbyllet ky europian për Shqipërinë në peshëngritje, që sërish tregon se është elitë në këtë sport.
s.sh

Ademi: Kampionati Europian, nga ëndërr në realitet
“Federata Shqiptare e Peshëngritjes mori iniciativën për të organizuar një tjetër Kampionat Europian, - ka deklaruar në konferencën për shtyp Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi. - Nëse në të kaluarën sportistët e kishin ëndërr të merrnin pjesë në një Europian, sot kemi luksin dhe fatin e mirë për të mirëpritur një event kaq madhor. Natyrisht, organizimi i Europianit të Të Rriturve do të jetë një sfidë dhe përgjegjësi e madhe. Kjo për arsye se minimumi do të marrim pjesë 40 shtete dhe rreth 400 garues nga e gjithë Europa. Sot(dje) ishim të pranishëm te zv/ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Dashnor Bajaziti, të cilit i paraqitëm këtë iniciativë. Gjithashtu, Presidenti Urso dhe Sekretari i Përgjithshëm, Kasadei inspektuan nga afër edhe ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ku do të zhvillohen garat si dhe hotelet ku do të akomodohen të gjitha delegacionet, qoftë sportistë, gjyqtarë dhe përfaqësues të federatave homologe, presidentë e sekretarë të përgjithshëm”, ka sqaruar Ademi. “Sa për mundësinë e miratimit të kandidaturës sonë, unë kam pasur mjaft takime të frytshme me anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Federatës Europiane, prej të cilëve kam marrë mbështetjen maksimale, sikurse gjatë punimeve të kampionatit në Kazan”, ka siguruar kreu i peshëngritjes shqiptare.

“Çmendet” Godelli, Kampion Bote dhe tre medalje
Është nga ato ditë që kujtohen gjatë të gjithë jetës. Dhe Daniel Godelli nuk do ta harrojë kurrë të shtunën e 2 korrikut 2011. në Pinengun e largët të Malajzisë, peshëngritësi shqiptar është shpallur kampion bote për të rinj. Jo vetëm kaq, por Godelli ka fituar edhe dy medalje argjendi në dy stile, atë të shkëputjes dhe shtytjes. Duke e mbyllur me arin në kategorinë 69 kg. Një garë perfekte ajo e djeshmja e peshëngritësit nga Peqini në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Malajzi. Sportisti arrin në këtë mënyrë majën më të lartë të karrierës deri tani. Me rezultatet e deritanishme, e ardhmja është e sigurtë.
Gara - Në këtë kampionat që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë, Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje dhe një medalje të artë në dygarësh. 140 kg e ngritura me sukses në provën e parë, i kanë mjaftuar peshëngritësit të vetëm shqiptar në këtë veprimtari botërore për të marrë medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes. Në fakt, Godelli, i cili dështoi në dy provat e tjera me 141 kg, e ka humbur medaljen e artë në këtë stil vetëm për shkak të peshës trupore. 330 gramët peshë trupore që shqiptari kishte më tepër se kinezi Peijong Huang i kanë dhënë këtij të fundit vendin e parë në podium, pasi të dy sportistët kishin ngritur nga 140 kg secili. Ndërkaq, një provë e vetme me 169 kg i ka mjaftuar Godellit të marrë një tjetër medalje të argjendtë në stilin e shtytjes ku peshëngritësit shqiptar përsëri i është mohuar medalja e artë për shkak të peshës trupore. Ndryshe nga shkëputja, peshëngritësi kuqezi ka qenë 1 kg më i rëndë se iraniani Xhaber Behruzi, i cili ka ngritur gjithashtu 169 kg, po aq sa Godelli. Megjithatë, 309 kg e marra në total i kanë dhënë Daniel Godellit medaljen e artë në dygarësh dhe titullin e kampionit të botës. Në fakt, peshëngritësi, i cili ka garuar duke vuajtur ende dëmtimin e pësuar në Europianin e para disa muajve në Rusi, nuk i ka zhvilluar dy provat e tjera për arsye se nuk ka qenë e nevojshme përsa i përket medaljeve, por edhe për t’u ruajtur nga ndonjë përkeqësim i dëmtimit. Duhet theksuar se medaljet e Daniel Godellit janë medaljet e para që kontinenti europian merr në këtë Kampionat Botëror të Peshëngritjes për Të Rinj që po dominohet nga Azia dhe Afrika. Në vendin e dytë në podium në dygarësh është ngjitur kinezi Peijong Huang me 308 kg, ndërsa iraniani Xhaber Behruzi ka fituar duelin e peshës trupore me moldavin Artiom Pipa duke marrë medaljen e bronztë në dygarësh, pasi të dy sportistët kishin ngritur nga 303 kg në total.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Peshengritje
Admin wrote:Urime per fitoren ishalla na nderon edhe per te rritun
Ti thuj ishalla nuk tapo na e merr greqia duke dit qe asht shum i ri
Duke dit se si ministria e sporteve i paguan peshngritesit ,dhe duke e dit se cfare kushtesh kan me u stevit ,do te ishte shum e veshtire per 1 peshngrites si puna e tij ,me dhane rezultatet e duhuna edhe pse asht talent ose kampion botet per te rinj .
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Peshengritje
Peshëngritje – Europiani/ Godelli e Calja, katër medalje
E Premte, 23 Shtator 2011
Burimi i Lajmit SportivFUTBOLLSHUMESPORTESHSPORT BOTAGOSSIPOPINIONEKONTAKTBasketboll | Volejboll | Peshengritje | Mundje | Atletikë | Te tjera
PESHENGRITJE
REKLAME
80 raundet e çmendura të Don Kingut Uds, slemi i "tigrit", që e bëri mit Bye-Bye Jano Ming, gjigandi i dy botëve

14/9/2011
Peshëngritja shqiptare vazhdon të japë medalje në çdo aktivitet ndërkombëtar. Kështu ka ndodhur dhe dje në Kampionatin Europian të të rinjve dhe U-23, i cili është duke u bërë në Bukuresht të Rumanisë. Nga Daniel Godelli për të rinj dhe Briken Calja për U-23, Shqipëria ka përfituar katër medalje. Mund të kishte dhe më shumë, nëse peqinasi i Tiranës, pas tentativës për të ngritur në shtytje 166 kg, nuk do të kishte pësuar një dëmtim të lehtë në dorë. Një garë më e stabilizuar e shtërmenasit, i cili me tre medalje bronxi, por dhe katër tentativa të dështuar, që mund ta rendisnin dhe më lart në renditje, sot është i treti në kontinent për U-23.
Gara e Godellit
Godelli e ka nisur me 139 kg stilin e shkëputjes, provë të cilën e ka ngritur me sukses. Në tentativën e dytë, kërkon 141 kg, por nuk e realizon dot. Megjithatë në të tretën e ka realizuar duke dalë Kampion Europe, në një kohë që si moldavi Pipa me 140 kg, apo dhe gjeorgjiani Lamtadze, po 140, nuk kanë mundur ta ndjekin dot. Në stilin e shtytjes, Godelli tenton 166 kg, që nuk e realizon dot për shkak të një dëmtimi të lehtë në dorë, duke u tërhequr nga ky stil, që nuk e klasifikon në dygarësh. Kjo garë, krahasuar me dy të mëparshmet, pra Europiani i të rriturve në Kazan, kur në shtytje realizoi 176 kg dhe në dygarësh 321 kg, apo me Botërorin e të rinjve në Pena, teksa ngriti po në shtytje 169 kg dhe në total 309 kg, është më e keqja e sezonit për Godellin. Madje duke parë dhe me sa është ndarë vendi i parë në dygarësh, kur moldavi ishte 308 kg, dhe gjeorgjiani me 307, Godelli, nëse do t’i kishte ecur normalisht gara, sot do të ishte kampion i trefishtë i Europës. Por është dëmtimi në dorë, që duket se e lë vetëm me një medalje, e cila gjithsesi shkëlqen.
Gara e Caljes
Më racional dhe më i stabilizuar Calja në garën e tij, ndërsa ngriti aq sa kishte mundësi dhe mori atë që e dinte që do ta fitonte. Në shkëputje, shtërmenasi pat deklaruar 137 kg, por kur sheh se rusët Petrosian dhe Chen e nisin garën me 140 kg dhe me 148 kg, ndryshon mendje. E nis me 140, por nuk e ngre dot. E rrit me një kilogram, 141 kg, sepse po aq është dhe rumuni Stoicita, i cili në fakt nuk e realizon. Del mirë Calja, në një kohë që luan si “macja me miun” me rumunin, që e ka vënë shtangën në 142 kg, provë të cilën nuk e realizon. Një provë për 145 kg, e parealizuar, por që medalja arrihet me 141 kg. Në shtytje ka tentuar të hyjë me 168 kg, por e ka nisur me 170 kg, që do të thotë dy kilogram më tepër se Petrosian, të cilën e realizon. 174 kg kthehet në një makth, që për fatin e mirë të Caljes nuk realizohet në tre tentativa nga rumuni, në një kohë që rusi Petrosian është 173 kg. Por Calja bllokohet në tentativën e tretë për të ngritur 174 kg, në një kohë Petrosian e ka mbyllur me 173 kg dhe Chen me 180. Kësisoj me 170 kg shtërmenasi merr medaljen e bronxtë të dytë në shtytje dhe të tretë në dygarësh me 311 kg. Pra katër medalje ditën e parë, një nisje e mbarë, ashtu siç kishte objektivat dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëgritjes, Esat Ademi, që duhet pasuar sot nga Pulaku në peshën 77 kg për të rinj.
Rezultatet teknike
Pesha 69 kg (të rinj)
Shkëputje
1) DANIEL GODELLI 141 kg
2) Artion Pipa (Moldavi) 140 kg
3) Giorgi Lomtadze (Gjeorgji) 140 kg
Shtytje
1) Firidin Guliyev (Azerbajxhan) 173 kg
2) Junder Beitula (Bullgari) 172 kg
3) Artion Pipa (Moldavi) 168 kg
Daniel Godelli nuk u klasifikua
Dygarësh
1) Artion Pipa (Moldavi) 308 kg
2) Giorgi Lomtadze (Gjeorgji) 307 kg
3) Firidun Guliyev (Azerbajxhan) 303 kg
Daniel Godelli nuk u klasifikua
Pesha 69 kg (U-23)
Shkëputje
1) Oleg Chen (Rusi) 157 kg
2) Sergei Petrosian (Rusi) 145 kg
3) BRIKEN CALJA (SHQIPËRI) 141 KG
Shtytje
1) Oleg Chen (Rusi) 180 kg
2) Sergei Petrosian (Rusi) 173 kg
3) BRIKEN CALJA (SHQIPËRI) 170 KG
Dygarësh
1) Oleg Chen (Rusi) 337 kg
2) Sergei Petrosian (Rusi) 318 kg
3) BRIKEN CALJA (SHQIPËRI) 311 KG
Ademi: Çdo medalje ka vlerat e saj
Edhe pse është kthyer më herët se pjesa tjetër e delegacionit, Esat Ademi, presidenti i shtangës shqiptare, e ka ndjekur me emocione si garën e Godellit, ashtu dhe të Caljes. Për të çdo medalje ka vlerat e veta. “Sigurisht që do të ishim të kënaqur, nëse Godelli do të kishte dhe dy medalje të tjera. Ka patur një dëmtim, aq më tepër që e ka patur që muaj më përpara, kështu që në një farë mënyre justifikohet. Më vjen mirë dhe për Caljen, për atë garë që ka bërë dje në Bukuresht. Shpresoj të jetë te medalja dhe Pulaku sot”, ka thënë Ademi, menjëherë pas përfundimit të garës së Godellit dhe Caljes.

njiky artion pipa i moldavise do t'jete i pipajve te shkodres (arshi pipa, myzafer pipa)