Kategoria e Parë, Ada-Bylis 1-1
Ndeshja u shoqërua me incidente të shumta. Një lojtar i Bylisit doli me barelë nga fusha
Bylisi, kryesuesi absolut i Kategorisë së Parë, përjetoi momente ferr në Velipojë në barazimin 1-1 me Adën në stadiumin “Adriatik”, ku një lojtar i ballshiotëve u largua me barelë dhe loja u ndërpre për disa minuta, teksa drejtuesit më të lartë të liderit të kampionatit u ankuan në media për dhunë verbale dhe fizike. Romeo Hamzaj shënoi në minutën e 5-të për Bylisin, çka solli edhe një tensionim në radhët e vendasve. Pjesa e parë u shoqërua më një luftë të ashpër, ndërkohë që në të dytën kapiteni i Adës, Nika, barazoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të. Me barazimin në Velipojë, Bylisi u ngjit në kuotën e 60 pikëve, 11 pikë më shumë se Elbasani i vendit të dytë, ndërkohë që Ada e vendit të gjashtë (39 pikë) humbi terren edhe ndaj Kamzës së vendit të pestë (44 pikë) e Partizanit të vendit të katërt (45 pikë).
prap na paska dhi ada
tash skena ma shpresa
![Sad :(](./images/smilies/icon_sad.gif)