Post
by Miri » Mon, 01 Mar 2010 , 13:39
Tifozët, jo shumë të kënaqur me shortin
Përcaktimi përfundimtar i kalendarit të fazës së tretë, natyrisht që ka dhuruar edhe kundërshtarët e Vllaznisë për këtë fazë. Përveç faktit që do të luajë një ndeshje më tepër jashtë, gjë tjetër negative që nuk është pritur mirë nga ana e tifozërisë kuqeblu ka qenë edhe kalendari i këtyre ndeshjeve. Kështu, shkodranët pas përballjes së parë me Shkumbinin, do të vijojnë në transfertë ndaj Tiranës, Dinamos, Kastriotit, Gramozit dhe Apolonisë, ndërkohë që do të presë në Shkodër, Laçin, Besën, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Teutën.
Gjërat duken qartë: Faza e tretë do të jetë shumë interesante dhe njëkohësisht e vështirë, sidomos për pjesën e poshtme të renditjes. Kështu që tifozët e Vllaznisë e konsiderojnë veten jo shumë me fat me këtë kalendar jo vetëm për të pretenduar vendin e tretë a të katërt, siç mund të thotë dikush, por edhe atë të gjashtin a të shtatin.
Jo fort i mire shorti se na pasken ra tana ndeshjet e veshtira jasht por duke pare qe revalet per mbijetes i kena n`shkoder gjysa e t`keqes tpakten