Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”

Post by Skodrinon » Fri, 04 Sep 2009 , 16:42

Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”
Historia me gabimet e mëdha ndaj skuadrës shkodrane. Detaje, komente dhe shkrime historike


Në historinë 90 vjeçare të Vllaznisë janë vetëm 9 kampionate të fituara nga ana e saj. Për ndokënd, kjo shifër është e mjaftueshme ngaqë përballja e saj me “ujqërit” e kryeqytetit, Tiranën, Partizanin e Dinamon, nuk ka qenë kurrë e lehtë. Dikush tjetër mendon se shkodranët duhej patjetër të kishin ndonjë titull kampion më shumë në arkivën e tyre. Nuk ka ndodhur kështu dhe arsyet janë nga më të shumtat. Duke nisur nga historitë e pakuptimta të anullimit të ndeshjeve, të fitoreve me “radio ushtrie”, të dënimeve ekstreme ndaj shkodranëve etj. Pa u ndalur këtu tek roli që mund të ketë luajtur Federata apo arbitrat në vite. Për të gjitha këto, duke nisur nga sot, herëpashere do të sjellim në faqet e gazetës “Vllaznimi Sportiv”, atë çfarë i ka ndodhur kësaj skuadre në vite.

1937-Vllaznisë i anullohet një fitore. Protesta në Shkodër, humbet titulli

Ka ndodhur në kampionatin e shtatë kombëtar të futbollit, atë të vitit 1937. Një rivalitet i fortë në mes Tiranës dhe Vllaznisë për titullin kampion. Shkodranët e duan me çdo kusht atë sepse do të ishte i pari në historinë e tyre. Por çfarë ndodh realisht? Shpjegimin për këtë e jep gazetari i mirënjohur Besnik Dizdari në librin e tij “Historia e kampionateve të Shqipërisë- Vitet ‘30”. Ai shkruan: “Dhe ja ku mbërrijmë tek java e parafundit, e 31 tetorit 1937, në Shkodër, Vllaznia- Sk Tirana. Shkodranët janë vetëm 2 pikë prapa dhe doemos iu lindin shpresat. iu duhet fitorja për t’u barazuar dhe mandej kushedi se ç’ngjet. Do të hyjë në histori kjo ndeshje si një incident i madh i cili i krijon jo pak telashe Kampionatit të 7-të. Ndeshja përfundon 2-1 për shkodranët por gjërat nuk do ishin kaq të thjeshta..

Historia është kjo: Deri në minutën e 80-të rezultati ishte 1-1. Shkodranët kërkojnë fitoren me ngulm. Është një zbritje e rrezikshme e tyre, dëgjohet vërshëllima e gjyqtarit dhe lojtarët shkodranë të mbështetur nga tifozat e tyre, kërkojnë 11-metërsh, sepse “duert e halfit Jakova shpëtojnë një goal të sigurtë”, siç perifrazon kronika. Situata është vërtetë delicate sepse gjyqtari ka dhënë 11- metërsh të cilin shkodranët e shndërrojnë në goal he ndeshja përfundon 2-1 për ta, çka do të thoshte që SK Tirana dhe Vllaznia barazoheshin në pikë, nga 31 secila”. Për Vllazninë ka shpresa të mëdha për titull por tani fillon e bukura. Gjyqtari, federata dhe të tjerë pas tyre, nuk mund ta pranojnë një gjë të tillë. Vendoset që ndeshja të përsëritet. Vendim ky që nuk pranohet në Shkodër, megjithatë ta shohim si e përshkruan Dizdari në librin e tij këtë moment: ”… Në Komitetin Arbitral shkon raporti i gjyqtarit të ndeshjes që është vërtetë unikal. Ai deklaron se ka qenë i shtrënguar të japë 11-metërshin që përfundon në gol mbasi ka qenë i kërcënuar prej lojtarëve e popullit të Shkodrës. Ndërsa drejtuesit e SK Tiranës thonë në raportin kundërshtues se topi nuk është prekur nga Jakova, por është kaluar në goditje këndi prej duarve të portierit të tyre. E gjitha kjo imponohet prej futbollistëve shkodranë dhe tifozave të tyre! Edhe ky rast hyn në të rrallat më të bujshme të kampionateve shqiptare”. Ndodh edhe kështu, vetëm e vetëm që Vllaznia të mos fitojë. Të gjithë e kanë të qartë se lojtari e ka prekur topin me dorë ndërkohë që Komiteti Arbitral merr për bazë deklaratën e tiranasve që thonë se topi është larguar me dorë nga portieri!!! Absurde.

Megjithatë kështu do vazhdohet për shumë muaj derisa Komiteti më 23 janar 1938 vendos që ndeshja të përsëritet. Shkodranët nuk e pranojnë këtë vendim të padrejtë për ta. Se çfarë ndodh më tej, e shpjegon sërish Dizdari në librin e tij… “Më 23 janar kur ishte lënë për t’u zhvilluar ndeshja e përsëritur, vendimtare Vllaznia- Tirana në fushën e Shkodrës, dihej që do të kishte një bojkotim nga ana e shkodranëve. Megjithatë, Sportklub Tirana vjen në Shkodër, del në fushë dhe gjyqtaru Alush Lleshanaku pasi pret sëbashku me skuadrën kampione 45 minuta, me vërshëllimën e tij e shpall fitues 2-0 SK Tiranën, çka do të thoshte se ajo do fitonte titullin kampion të Shqipërisë të vitit 1937. Zyrtarisht kampionia do shpallej pas 4 muajsh në numrin e 5 marsit 1938 të “Sportit Shqiptar” përmes komunikatës së Komitetit Teknikal Arbitral Shqiptar…” Kaq mjafton dhe “kokëfortësia” e shkodranëve për ta fituar të drejtën e tyre me bojkot (ata nuk luajnë as ndeshjen e fundit me Besën që e humbin edhe atë aforfe 2-0), nuk fiton asgjë. Tirana ka marrë titullin kampion ndërsa Vllaznia ngushëllohet me vendin e dytë.

Sulmet ndaj saj kanë nisur. Janë vitet e para të luajtjes së futbollit të rregullt në vendin tonë dhe duket qartë se shkodranët nuk do t’i kenë kundërshtarët vetëm në fushën e blertë. Kampionati i vitit 1937 ishte i pari i një serie penalizimesh ndaj tyre. Në numrin e ardhshëm do japim një rast tjetër…

vllaznimi sportiv

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Sep 2009 , 02:43

Heret paskan fillu pislleqet e federats shqiptare and co!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”

Post by Skodrinon » Wed, 09 Sep 2009 , 13:42

vllaznia1919 wrote:Heret paskan fillu pislleqet e federats shqiptare and co!
ja kan fillu edhe ma heret se edhe korçes ja kan ba ishtu. po ne favor te tiranes. kan ken vitet e naltmadhnis zog :D
gjate historise vetem ne nuk ka ardhe radha kurre me kene te favorizum. as nuk du me na ardhe per at pune.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”

Post by Skodrinon » Sat, 12 Sep 2009 , 13:40

Viti 1947: Vllaznisë i mohohet edhe një titull tjetër

Kampionati i vitit 1937 ka qenë i pari rast kur shkodranët janë ndëshkuar haptazi në rrugën e tyre drejt titullit kampion. Mohimi i titullit të parë atë vit, do të pasohej nga të tjerë më pas. Në fakt, menjëherë pas çlirimit të evndit, gjithçka nisi mirë për Vllazninë. Ajo është kampione më 1945, 1946 dhe duhej të ishte edhe më 1947 dhe më tutje. Nuk e lanë sepse kështu ishin rrethanat. Nëpër vende të ndryshme të Europës ishin ngritur PARTIZANËT dhe madje kishin nisur edhe DINAMOT. Ata ishin skuadra të Ministrisë të Brendshme dhe njëkohësisht edhe të Mbrojtjeve. Ishin skuadra që kishin prapa edhe pushtetin dhe si të tilla patjetër që duhej të fitonin.

I pari që e bëri këtë gjë ishte Partizani. Sikur të mos i mjaftonte marrja e disa futbollistëve si Medo Cuciqi, Lutfi Hoxha, Isuf Pelingu, Hamdi Bakalli e Zef Gavoçit, skuadra e ushtarakëve “i vjedh” Vllaznisë edhe titullin kampion. Sigurisht jo vetëm por me ndihmën e gjyqtarëve dhe të drejtuesve të Federatës së asaj kohe. Në mënyrën më të paturpshme por gjithçka ishte logjike sepse Partizani kishte prapa mbështetjen e shtetit. E përshkruan bukur Besnik Dizdari në librin e tij “Historia e kampionateve të Shqipërisë”, libri 2 që flet për vitet ’40 teksa nis të shpjegojë padrejtësitë që i bëhen Vllaznisë në kampionatin e vitit 1947. “… Java e 10- të ka humbjen e Vllaznisë prej Partizanit në Tiranë, një ndeshje që ngjall shumë diskutime, që nuk gjen thuajse asnjë pasqyrim në shtyp, që kundërshtohet për njëanshmëri gjykimi prej shkodranëve përderisa Vllaznia kërkon edhe përsëritjen e ndeshjes. Një gjë e tillë nuk ngjet…”- shkruhet në faqet e këtij historiku. Sigurisht që nuk mund të përsëritej sepse planet tashmë ishin bërë: Partizani me çdo kusht duhej të shpallej kampion sepse ishte skuadra e MINISTRISË SË MBROJTJES.

Dhe këtu fillon lufta e vërtetë për kuqeblutë. Ata barazohen me pikë me të kuqtë dhe titulli sigurisht që është humbur prej këtu. Nuk ka asnjë vend më për dyshim sepse për të ndihmuar “të përkëdhelurit” e pushtetarëve, mendon Federata. Zgjidhja që gjendet këtu është mjaft origjinale. Vllaznia dhe skuadrat e tjera të kampionatit i luajnë të gjitha ndeshjet e kampionatit ndërkohë që Partizani do t’i luajë shumë më vonë. Arsyeja që jepet është se kjo skuadër ka patur të angazhuar në kombëtare gjatë asaj periudhe disa lojtarë dhe në fakt vetëm dy prej tyre janë pjesë e këtij ekipi? Aq sa mund të kenë patur edhe ekipet e tjera, në mos më tepër.

Por duhej një shkak dhe ajo që e pëson është Vllaznia. Dizdari e shpjegon bukur në librin e tij kur shkruan: “… Vllaznia luan rregullisht çdo javë ndërsa Partizanit i shtyhen ndeshjet e tij deri sa do të mbërrijmë tek rasti unikal që fikohet më 27 gusht 1947. Janë në krye Vllaznia me 26 pikë, Dinamo e Korçës me 24 pikë dhe Partizani me 17 pikë. Jemi një javë përpara mbarimit të kampionatit dhe të duket sikur titulli ka të bëjë vetëm me Vllazninë dhe Dinamon e Korçës. Nuk është kështu. Vllaznia e Dinamo kanë vetëm edhe nga 1 ndeshje për të luajtur ndërsa Partizani plot 6! I gjithë ky konfuzion shkon megjithatë në të mirë të një skuadre të vetme, Partizanit, i cili pasi ka parë dy rivalët të mbarojnë punë, arrin të parashikojë gjithçka në ndeshjet e tij rradhazi me skuadrat e tjera”.

Mjeshtri i shkrimeve historike për futbollin shqiptar, e thotë “me dorashka” por të gjithë e kanë të qartë se çfarë po ndodhte. Vllaznia kishte marrë dy tituj boll dhe tashmë duhej të hapte rrugën. Ishte urdhër i pastër ndonëse jo i dhënë me shkresa e vendime. Partizani patjetër duhej të dilte kampion sepse ishte ndërtuar për të “bërë ligjin” në futbollin shqiptar. Kampionati i vitit 1947 e demostron më së miri këtë gjë me shtyrjen në mënyrë krejt të pakuptimtë të ndeshjeve të tij kur skuadrat e tjera e kishin mbaruar kampionatin.

Besnik Dizdari në librin e tij shpjegon qartë edhe datat se kur janë luajtur ndeshjet e të kuqve dhe bën krahasim me ato të Vllaznisë, rivales së saj për titull. “…Datat e ndeshjeve të tij janë të pashembullta në spontanitetin e tyre në ditë futbollistike kur luan vetëm ky Partizan i sapolindur. Për shembull, javë e 12-të luhet më 15 qershor e Partizani e bën ndeshjen e tij më 31 gusht; java e 14- të luhet për të gjithë më 6 korrik, Partizani e luan të tijën më 7 shtator; java e 16-të zhvillohet më 20 korrik, ndërsa Partizani e zhvillon ndeshjen e tij për këtë javë vetëm më 16 shtator; java e 17-të zhvillohet më 27 korrik dhe Partizani luan më 28 shtator! …Vllaznia dhe Dinamo e Korçës ndeshjen e tyre të fundit e kishin luajtur më 3 gusht, në Korçë dhe do ta mbyllnin kampionatin një javë më pas (10 gusht). Partizani kishte edhe 6 ndeshje pa luajtur”- citojmë më tej Besnik Dizdarin në librin e tij historik.

Kampionati kësisoj përfundon në atë mënyrë që pritej. Partizani duhej të ishte kampion me çdo kusht. Ai grumbullon 29 pikë ndërsa Vllaznia 28 dhe kjo diferencë prej një pikë mjafton që skuadra ushtarake të shpallet kampione e vendit për herë të parë në historinë e saj. E pëson Vllaznia e cila kështu, duke nisur nga ky kampionat fillon e merr të tatëpjetën derisa e dërgojnë dy herë në kategorinë e dytë. Kampionati i vitit 1947 kësisoj është titulli i dytë i mohuar për Vllazninë. Por jo i fundit sepse në vitet e mëpastajme do ketë edhe të tjerë. Të presim…

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”

Post by Skodrinon » Fri, 18 Sep 2009 , 15:11

1948: Vllaznia humb edhe një titull tjetër

Ishte shumë e qartë tashmë. Dalja në skenë e skuadrës së ushtrisë dhe më pas edhe e asaj të Ministrisë së Brendshme, do ishin krejtësisht në dëm të Vllaznisë dhe skuadrave të tjera të rretheve. Në ato vite të para të pasluftës, Partizani kishte filluar “të bënte ligjin” në futbollin shqiptar. Të kuqtë morën ashtu siç e morën kampionatin e vitit 1947 dhe të njëjtën gjë bënë edhe një vit më vonë. Dhe sërish Vllaznisë. Këtë herë me golaverazh më të mirë. Kampionati i vitit 1948 është zhvilluar me 14skuadra, të ndara në 2 grupe, ku grupi A kishte 6 skuadra dhe grupi B me 8. Në grupin A bënin pjesë Partizani, Vllaznia e 17 Nëntori, tre skuadrat më të njohura të atyre viteve ndërkohë që në grupin tjetër ishin Flamurtari dhe ekipe të tjera pa shumë emër e përvojë në futbollin shqiptar.

Dallohej qartë se gara për titullin kampion do ishte shumë e fortë. Skuadra që do zinte vendin e parë në grupin A natyrisht që do dilte kampion i vendit. Rivaliteti ishte shumë i madh në mes Partizanit e Vllaznisë. Ballafaqimi parë në Shkodër mes këtyre dy ekipeve do fitohej nga vendasit me rezultatin e thellë 4-1 Ndeshja e kthimit në Tiranë mbyllet 1-0 për Partizanin por Vllaznia sipas kronikave të kohës, është dominuese në lojë, paçka se i mungon vetëm goli. Këto ishin të vetmet humbje për këto ekipe, çka tregon për forcën e tyre. Dhe dy ekipet shkojnë drejt fundit të kampionatit me pikë të barabarta. Çka do thoshte se për skuadrën kampione do vendoste golaverazhi.

Ajo çfarë nuk arrijmë të kuptojmë në historikun e këtij kampionati është ngatërrimi i datave të ndeshjeve. Kështu Vllaznia ndeshjen e javës së katërt e luan me Besën në Kavajë më 11 prill të atij viti ndërsa Partizani ndeshjen e po kësaj jave me 17 Nëntorin më 11 korrik!!! Vllaznia e luan ndeshjen e saj të javës së 8-të me Dinamon më 25 korrik ndërsa Partizani me Yllin e Kuq më 15 gusht. Nuk merret asgjë vesh. Mbi të gjitha vetë organizmi që e drejton këtë kampionat, e lejon një zhvillim të tillë të ndeshjeve në mënyrë krejt absurde. Mbase diçka ka në këtë mes dhe gjithçka luhet në kurriz të shkodranëve. Derisa mbërrijmë tek java deçizive e vendosjes së fatit të titullit kampion.

E shkëpusim këtë nga libri i Besnik Dizdarit: “Historia e kampionateve të Shqipërisë”- vitet ’40. Diku shkruhet: “…Ndeshjet falë atij çrregullimi të pamëshirshëm, nuk kanë ecurinë e duhur. Kështu dy ndeshjet e fundit, tepër vendimtare, pa ndonjë arsye të fortë, luhen më 15 gusht. Partizani e Vllaznia kanë nga 15 pikë. Golat paraqiten kështu: Partizani 25-8, pra +17 gola; Vllaznia 18-7, pra +11 gola. Në Tiranë luhej Partizani- Ylli i Kuq, ku dihej që skuadra durrsake nuk ishte një formacion dosido. Në Shkodër është Vllaznia- Besa dhe dihej që skuadra kavajase po kalonte një periudhë shumë të vështirë të historisë së saj teksa kishte humbur 7 ndeshje, pra kishte marrë vetëm një barazim, 1 pikë të vemte në gjithë kampionatin! Në Shkodër mendonin se Vllaznia do t’i shënonte Besës gola të pafund dhe Partizani do fitonte ngushtë. Llogari të gabuara! Partizani fiton 9-0 kundër Yllit të Kuq dhe Vllaznia “vetëm” 6-0 ndaj Besës.

Në Shkodër ka kundërshtime sepse sipas tyre, Ylli i Kuq i ka hapur portat Partizanit i cili në pjesën e parë të kampionatit kishte barazuar me vështirësi. Në Tiranë simpatizantët e kampionëve thonë se sido që të ishte, Vllaznia nuk mund të fitonte, bie fjala 15-0 me Besën! Me golaverazh më të mirë (+26 përballë +19 të Vllaznisë) Partizani edhe me koefiçentin e përpjestimit të golave të shënuar me ato të pësuar, siç përcaktonte rregullorja e renditjes në këtë kampionat, është finalist i kampionatit të 11-të kombëtar”. Logjike që do ishte edhe kampion se finalisti tjetër, Flamurtari ishte shumë më poshtë në nivel se Partizani e Vllaznia.

Historia e ndeshjes së fundit të këtij kampionati përshkruhej mjaft mirë edhe në gazetën “Vllaznimi Sportiv” të datës 27 maj 1992 nga gazetari i mirënjohur Rifat Uruçi kur shkruante: “…telefonatat e garnizoneve ushtarakë ishin vendosur në fushën e vjetër të Shkodrës, çdo gjë bëhej nën kujdesin e majorit ushtarak S.Xh. që punonte në aparatin e sigurimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Si njeri me merita e kishte gjetur ilaçin. Ndeshja me Partizanin filloi gjysmë ore me vonesë. Centralistët ushtarakë bënin punën e tyre dhe Partizani për çudi e gjeti rrugën e rrjetës dhe Vllaznia 6 herë”.

vllaznimi sportiv

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”

Post by Miri » Wed, 17 Feb 2010 , 14:27

Dje vllaznia ka mbushur 91 vjetorin por paska kalu pa e kuptu njeri :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia, 90 vite të mbushura me “dënime”

Post by fpjalmi » Wed, 17 Feb 2010 , 18:58

Miri wrote:Dje vllaznia ka mbushur 91 vjetorin por paska kalu pa e kuptu njeri :D

sepse ngaqe te gjithe e kena hallin qe te rrijm ne superlige ,dhe i kena harru ditelindjet :D

edhe 1000 vjet vllazni

:psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg:

Post Reply