Edhe Vllaznia-Laçi dyshohet e trukuar
Kanë nisur hetimet për këtë ndeshje, pas kërkesës së shkodranëve. Krerët e klubit kuqeblu akuzojnë arbitrin dhe shefin e gjyqtarëve
(PANORAMA SPORT) - Kanë nisur hetimet për ndeshjen Vllaznia-Laçi 1-2, pasi dyshohet se ajo mund të jetë trukuar. Këtë e kanë pohuar burime zyrtare pranë FSHF-së, të cilat madje tri ditë më parë kanë nisur inspektorët pranë Komisionit të Disiplinës që të mbledhin informacion dhe të zbardhin këtë rast.
Kërkesa
Kërkesën për hetim të kësaj ndeshjeje e kanë bërë drejtuesit e Vllaznisë. Ata dyshojnë se arbitri Taullaraj dhe shefi i sektorit të gjyqtarëve, Plarent Kotherja, janë përfshirë në afera të pista dhe se kanë ndikuar në përcaktimin e rezultatit të ndeshjes. Pas takimit të luajtur më 31 janar në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”, krerët e Vllaznisë i kanë bërë një kërkesë zyrtare FSHF-së që ta hetojnë atë. Ndërkohë, zyrtarët e institucionit të futbollit kanë urdhëruar inspektorët e Disiplinës (të quajtur ndryshe prokurorët sportivë) që të hetojnë ngjarjen.
Hetimet
Tri ditë më parë, dy inspektorët e Komisionit të Disiplinës kanë zbarkuar në Shkodër dhe kanë marrë në pyetje presidentin e klubit, Valter Fushaj, trajnerin Edi Martini dhe disa futbollistë. Më pas kanë marrë informacione mbi dyshimet dhe provat që kanë paraqitur shkodranët, e tani janë duke u marrë me dosjen.
6.5
ishte koeficienti në rast se ndeshja Vllaznia-Laçi do të përfundonte me rezultatin 1-2. Pra, në rast se pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e Vllaznisë dhe nëse pjesën e dytë do ta fitonte Laçi.
Rregullorja
Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit gjyqtarët për ndeshjet e kampionatit shqiptar nuk përcaktohen më me short, por nga sektori i garave dhe kryesisht nga shefi i gjyqtarëve, Plarent Kotherja. Kjo shpeshherë ka sjellë edhe paragjykime nga drejtuesit e klubeve.
Inspektorët, një dështim më vete
Prej dy vitesh në FSHF është ngritur edhe një strukturë hetimore, për rastet kur ka dyshime për fiksime rezultatesh, apo edhe për raste kur ndodhin ngjarje të rënda. Deri tani nuk kanë munguar precedentë të përmasave të mëdha, por inspektorët Lulzim Llangozi dhe Ilir Alushi nuk kanë mundur të dalin me një qëndrim konkret për asnjë prej tyre. Drejtuesit e klubit të Lushnjës deklaruan se krerët e Bylisit kishin tentuar të blinin katër futbollistë, me qëllim që ata të linin ndeshjen, por lojtarët kanë raportuar menjëherë te stafi. Pavarësisht deklaratave të shumta në media, dy inspektorët nuk arritën ta zbardhnin dot ngjarjen.
Vllaznia - Laçi nen hetim
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Vllaznia - Laçi nen hetim
Fushaj: Kotherja është i përfshirë
Presidenti i Vllaznisë pohon hetimet për ndeshjen dhe akuzon shefin e arbitrave, Plarent Kotheren“Kisha sinjale nga kompanitë e basteve një ditë para ndeshjes, por ai i shpërfilli”
(PANORAMA SPORT) - Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ishte i pari që akuzoi arbitrin e ndeshjes Artan Taullaraj dhe shefin e gjyqtarëve, Plarent Kotherja, se kishin ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes Vllaznia-Laçi 1-2. Fushaj e pohon edhe tani të njëjtën gjë me shumë qetësi. Madje në një intervistë për “Panorama Sport”, kreu i klubit shkodran jep edhe detaje për hetimet që kanë nisur dhe për provat që ai beson se u ka dhënë dy inspektorëve të Disiplinës.
Z.Fushaj, a është e vërtetë që ndeshja Vllaznia-Laçi është nën hetim?
Po, sigurisht që po. Madje këtë e kemi kërkuar ne si klub, një ditë pas ndeshjes.
A keni ndonjë provë që keni bërë një kërkesë të tillë?
Natyrisht. Madje jemi të bindur se të gjitha provat që u kemi vënë në dispozicion dy inspektorëve, janë të mjaftueshme për ta zbardhur ngjarjen.
Ju dyshoni tek skuadrat, te gjyqtari, apo te ndokush tjetër?
Ej, prisni pak se duhet të jemi të qartë në këtë pikë. Unë nuk dyshoj te skuadra ime. Kurrsesi nuk mund ta bëj një gjë të tillë, sepse nuk kam asnjë shkak. Dyshoj dhe kam bindje të fortë se në atë ndeshje kanë ndikuar gjyqtari Taullaraj, shefi i arbitrave në FSHF, Plarent Kotherja dhe vëzhguesi, të cilit nuk ia mbaj mend emrin (Lirim Çuko) askush tjetër.
A mund të jeni pak më i qartë?
Shikoni, unë kisha informacione konfidenciale, por të sigurta se ajo ndeshje do të dilte “2”, pra do ta fitonte Laçi. Për këtë motiv i kam telefonuar një ditë para ndeshjes shefit të arbitrave dhe i kam thënë që të kishte kujdes me gjyqtarin që do dërgonte në Shkodër, sepse kisha disa sinjale shqetësuese. Kotherja më konfirmoi se do të merrte masa dhe se kishte gjithçka nën kontroll. Një gënjeshtër me bisht, sepse jo vetëm që kjo s’ndodhi, por u konfirmuan të gjitha dyshimet e mia. Ia thashë edhe Kotheres këtë, por faktet treguan se edhe ai ishte i përfshirë në këtë aferë të pistë.
Mos ndoshta po paragjykoni më shumë se ç’duhet në këtë rast?
Po si mund të paragjykoj, kur unë kisha informacione para se ndeshja të zhvillohej se takimi do të dilte “2”, pra do të fitonin kundërshtarët. Sapo ua thashë se për këtë arsye e njoftova edhe shefin e arbitrave.
Dakord, por ju e vërtetoni dot këtë?
Nuk jam unë ai që hetoj. Hetimet le t’i bëjë FSHF-ja. Unë u tregova i gatshëm që të bashkëpunoja. Madje përveç disa të dhënave paraprake që u dhashë inspektorëve të federatës, i informova ata edhe për situatën në kompanitë e basteve që kishte shoqëruar këtë ndeshje.
Që do të thotë?
Që do të thotë se kjo ndeshje ishte bombarduar në kompanitë e basteve me shenjën “2” një ditë para se të luhej. Pra, do të fitonte Laçi. Ato të dhëna që kisha për pjesën e basteve, ia vura në dispozicion dy inspektorëve të Disiplinës.
Po ç’lidhje kanë gjyqtarët me kuotimet në baste?
Po vetëm ata kanë lidhje në këtë mes. Lojtarët më pohuan se gjatë ndeshjes kishin pasur një presion të jashtëzakonshëm nga arbitri, duke mos i lënë të luajnë qetësisht. Kjo ndikoi psikologjikisht te futbollistët, të cilët më pas e reflektuan edhe në fushë. Përveç kësaj, unë mendoj se ajo është një nga ndeshjet të gjykuara më keq në kampionatin shqiptar. Arbitri bëri disa gabime që janë më shumë se të çuditshme. Ah, edhe diçka tjetër, nuk është çudi që në atë takim, vëzhguesi i FSHF-së, ishte mik shtëpie i shefit të arbitrave, Kotheres...
A kanë ardhur inspektorët e federatës në Shkodër?
Po, erdhën disa ditë më parë. Më bënë disa pyetje mua, më pas morën në pyetje trajnerin Martini dhe futbollistët. Ua thamë ato që dinim dhe u dhamë edhe informacionet që dispononim. Tani jemi në pritje.
A keni besim tek inspektorët, sepse ata kanë marrë shumë çështje në shqyrtim, por nuk kanë zbardhur asnjërën prej tyre?
Po, kam. Tani unë nuk e vë dorën në zjarr se ata do ta bëjnë si duhet detyrën, por ama jam i ndërgjegjshëm se ne si klub kemi qenë bashkëpunues dhe nuk kemi folur në tym. Megjithatë, dua të shtoj edhe diçka: në rastet e mëparshme, me sa di unë, sapo ata kanë nisur hetimin, pala që ka akuzuar është tërhequr, duke mos dashur të japë shumë detaje për motive nga më të ndryshmet. Kjo gjë me ne nuk ndodhi dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. I qëndrojmë fjalës sonë deri në fund.
Nëse çështja nuk zbardhet, si do të veproni?
Shikoni, unë jo pa qëllim iu drejtova fillimisht federatës për ta hetuar këtë çështje. Këtë e bëra, sepse dua që gjërat të zgjidhen brenda mureve sportive. Në rast se ajo nuk do të zbardhet, atëherë do t’i drejtohem prokurorisë. Vetëm se kjo padyshim që do të ma humbte krejtësisht besimin te drejtësia e FSHF-së.
Ankesa
Fushaj nuk ka dashur të komentojë situatën e rënduar në futbollin shqiptar, për shkak të skandaleve të javëve të fundit, por ka pohuar se gjyqtarët kanë ndikuar negativisht te Vllaznia këtë vit. “Na kanë penalizuar aq shumë, saqë jo vetëm na kanë vënë në një situatë të vështirë përballë tifozëve, por kanë bërë që edhe investimet e puna jonë të shkojnë dëm. Kjo është e papranueshme”, - ka theksuar Fushaj.
Kotherja
Përgjegjësi i sektorit të arbitrave në FSHF, Plarent Kotherja, nuk ka dashur të replikojë pas akuzave të bëra nga klubi shkodran. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai ka thënë shkurtimisht se zbardhja e kësaj ngjarjeje do të kryhet shumë shpejt. “Ka nisur një hetim për këtë çështje dhe nuk dua që të shtoj fjalë apo polemika për rastin në fjalë. Do presim vendimin e dy inspektorëve dhe më pas do të dal me një qëndrim zyrtar”, - është shprehur Kotherja.

- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
duke pa ndeshjen vllaznia laçi edhe un mendoj se ka shum gjana qe nuk shkojn ,sepse perveç 3 penalltive ku 2 ishin sade ,albitri ka dhan shum faula ne dem te vllaznise
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Vllaznia - Laçi nen hetim
cudia ma e madhe tre dite do zgjasin
dhe kjo puna e kesaj ndeshje shpejt do harrohet

i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Vllaznia - Laçi nen hetim
Si tana tjerat edhe kja iku.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Vllaznia - Laçi nen hetim
Mduket se fshf kishte vendos me i dhan 10 pik vllaznis