Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Sun, 10 Jan 2010 , 23:02

Ujku wrote:Cfar blelmjesh bajn kta mar zot
portierin e 3-te te Budicnostit ky asht kulmi, un me taman se kuptoj ca asht tu u ba te Vllaznia.
prit se ka ma keq :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Sun, 10 Jan 2010 , 23:03

Admin wrote:Te Vllaznia asht ne prove portieri i 3-te i Buducnostit, Vujadinovic ka lind me 22 prill 1983. Asht 1.89 cm i gjate e ka lujt gjithmone vetem me Buducnostin.

Image

per kshtu portierash nuk kena nevoje se kena grimet hata :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Sun, 10 Jan 2010 , 23:07

Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:sipas mendimeve te mija
them se lojtari i notingamit do vije tek ne
bahet fjale per

http://www.transfermarkt.de/de/spieler/ ... rofil.html
:lol: :lol: :lol: :lol:
skodrinon.

ky e paska kartonin 1 milion euro.

mos don me na nxjerr presidentin me buze te kuqe a :lol: :lol:

me 1 milion euro presidenti ban merkato 10 vjet mor skodrinon :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Sun, 10 Jan 2010 , 23:27

Rifreskimi i grupit- Një ndër pikat më të forta që pretendon të ketë sukses Edi Martini janë blerjet e reja dhe

Vllaznia e Martinit:Ndryshime taktike dhe një grup i ri!
11 Janar Trajneri e ka nisur me profesionalizmin: tani po punon me freskimin e grupit dhe ndryshimet taktike


largimet e lojtarëve të panevojshëm të ekipit. Madje kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore, gjithmonë sipas Martinit që ka pranuar për të drejtuar ekipin e Vllaznisë. Pas premtimit që presidenca i ka dhënë duke mos e kufizuar atë në blerjen e futbollistëve ka rritur ndjeshëm optimizmim dhe bindjen e trajnerit për të marrë mbi shpatulla një ekip në ditët më të dobëta të historisë së këtij klubi. Me të mbërritur data 4 janar Martini ka nisur “spastrimin” e tij. Duke filluar me Blerim Rrustemi. Më pas me Fitim Kasapin, Elvin Beqirin, Ardit Beqirin dhe së fundmi Viorensin Sinani janë lojtarët më pretendohet të kenë penguar ekipin në shumë ndeshje gjatë 17 javëve kampionat. Sikur të mos mjaftonin këto, një tjetër listë emrash është ekzistente. Këto largime janë konpensuar deri ditën e sotme me vetëm tre blerje, Amarildo Belisha që do të aktivizohet në mesfushë. Elvis Kraja që do të aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe Liridon Leci që do të aktivizohet në krah të majtë të mbrojtjes. Nëse do t’i bazohemi deklaratës së ish-trajnerit Roland Luçi një ditë pas shkarkimit të tij se nëse trajneri pasardhës nuk do të ndryshonte grupin e lojtarëve do të kishte fatin e tij, mesa duket është kuptuar shumë mirë nga Martini. Ndryshimet sapo kanë filluar. Kështu rifreskimi i grupit të lojtarëve akoma nuk ka përfunduar. Priten së paku edhe dy blerje një në portë dhe një në qendër të mesfushës për të vendosur në vend këshillën e Luçit nga miku i tij Martini.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Sun, 10 Jan 2010 , 23:30

kja pra shifet se martini e paska largu sinanin ,po deshta me dit me ke don me e zevendesu .

ma sa di un martini ka pas lujt me sinanin dhe beqirin ma perpara .

mos asht nej kuj i vjeter me keta futbollista qe ka pas lujt ma perpara ?

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Mon, 11 Jan 2010 , 03:06

shumica e klubeve nuk kan siguri ne pagesen e rrogave... e vetmja mundsi fitimi i lojtarve shqiptar metet ateher nai eurolloto- prandaj edhe tham pa keqardhje qe do kishte ken mira me u pezullu kampionati shqiptar per nja 5 vjet, se jena ba Angol e gjall

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Mon, 11 Jan 2010 , 03:09

portieri i tret i Budocnostit dhe nji futbollist i kategoris se trete maqedonese :shock: :shock:

O Lorenc a ke a sy a vesh a gjak a ca ke ti ?!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Merkato

Post by Miri » Mon, 11 Jan 2010 , 15:55

Man in Redblue wrote: O Lorenc a ke a sy a vesh a gjak a ca ke ti ?!
Ka interres :wink:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:43

Beqiri-Dinamo vendoset brenda 72 orëve
12/01/2010 12:15

E ardhmja e Elvin Beqirit në lidhje me transferimin e mundshëm te Dinamo duket se do të vendoset brenda 72 orëve të ardhshme.
Ky është lajmi më i fundit në lidhje me tratativat mes ish-mbrojtësit të Vllaznisë dhe klubit kryesues të tabelës së klasifikimit në kampionatin shqiptar të futbollit.

Futbollisti shkodran konsiderohet si një përforcim i kënaqshëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Shkëlqim Muça, i cili kërkon të ndërtojë një solide me të cilët të ketë mundësi të garantojë fitimin e titullit kampion në fund të këtij sezoni.

Sikurse është bërë e ditur, bisedimet mes palëve kanë qenë intensive gjatë ditëve të fundit.

Por deri në momentin që flasim, ende nuk është arritur në ndonjë marrëveshje konkrete. Madje, sipas të dhënave të fundit, mund të themi se kërkesë-oferta është ende shumë larg pikës së takimit mes tyre. Gjatë bisedimeve të fundit mësohet se vetë Beqiri u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Dinamos një rrogë mujore prej 6 mijë eurosh.

Por një gjë e tillë nuk duket shumë e përtypshme për zyrtarët e klubit blu, të cilët nga ana e tyre janë të gatshëm t’i ofrojnë vetëm një rrogë prej 3 mijë eurosh në muaj. Gjithsesi, asgjë nuk përjashtohet për ditët e ardhshme.

Palët vazhdojnë të ruajnë dialogun dhe informacionet më të qarta dhe është shumë e mundshme që gjatë negociatave të dyja palët të mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët për marrëveshjen financiare, e cila për momentin po mbetet edhe si një nga pengesat e vetme në realizimin e transferimit të Beqirit te Dinamo.

Gjithsesi, këto tri ditë do të jenë vendimtare në lidhje me këtë çështje. Problemet mes mbrojtësit Elvin Beqiri dhe klubit të Vllaznisë kanë nisur që në përfundim të sezonit të kaluar.

Gjatë fazës përgatitore pati një përplasje mes 30-vjeçarit dhe drejtuesve, të cilët e kërcënuan se do ta ndëshkonin me gjobë për shkelje të kontratës. Beqiri, i cili është edhe pjesë e Kombëtares kuqezi, tentoi të provojë një aventurë në kategorinë e dytë franceze te Bulonje, por që rezultoi e dështuar. Pas shumë peripecish ai u rikthye sërish te Vllaznia, por në përfundimin e gjysmës së parë të sezonit u vu në listën e të gatshmëve për t’u larguar, pasi konsiderohen përgjegjës për paraqitjen jo të mirë në këtë sezon.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:44

un thash se u shit beqiri.

kena prap shans me e majt

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:49

Vllaznia: Edhe tri blerje!
13 Janar Një portier, një mesfushor i avancuar dhe një sulmues për skuadrën e Martinit. Ja alternativat



Vllaznia është e vendosur të bëjë përforcime në të gjitha repartet e formacionit të saj. Fakt ky që e çon në 3 numrin e blerjeve të sigurta që mund të realizojnë kuqeblutë deri në fund të merkatos së janarit. Vetëm reparti i mbrojtjes konsiderohet i përforcuar, ndërkohë ai i portës, mesfushës dhe sulmit, mbeten akoma për t’u riparë. Një mesfushor organizator, një sulmues i mirëfilltë dhe një portier janë pikat më të domosdoshme që stafi teknik dëshiron t’i plotësojë me çdo kusht. Kjo faktohet me afrimin e një numri të konsiderueshëm lojtarësh për provë në radhët e ekipit.

Porta - Një ndër pikat më të dobta të Vllaznisë ka qenë gardiani i portës, sidomos pas dëmtimit të numrit një Armir Grima. Në mungesë të tij, kuqeblutë ndjehen të pasigurtë me portierin Olti Bishani. Ky i fundit ka treguar disnivel të madh me Grimën duke sjellë një pasiguri në këtë repart. Ky fakt ka bërë që stafi teknik me në krye Edi Martinin të kërkojë afrimin e disa lojtarëve për provë. Vujadinoviç që u aktivizua në ndeshjen miqësore ndaj të rinjve të Vllaznisë, Zendeli dhe Lerga një tjetër portier kroat, janë në garë se cili do të përfitojë besimin e teknikut Martini. Vujadinoviç duket më i favorizuar, por edhe Zendeli ka një shans, pasi do të aktivizohet në ndeshjen tjetër miqësore që do të realizojë ekipi shkodran. Ndërkohë që nga ky repart, Olti Bishani është në pikëpyetje të vazhdueshme.

Mesfusha - Afrimi i një mesfushori organizator është synimi kryesor i shkodranëve në këtë merkato dimërore. Mesa duket, lojtari play-maker është gjetur. Goran Miroviç është në pole-position për t’u bërë lojtari më i ri i kuqebluve. Këtë fakt e forcon më shumë edhe mosafrimi i ndonjë lojtari tjetër për provë që luan në këtë repart. Aktualisht, mesfusha shkodrane përbëhet nga Shtubina, Belisha, Hallaçi, Smajli, Alikaj dhe Miroviç një kontigjent i mjaftueshëm për të arritur objektivat e sezonit. Gjithsesi, nga stafi teknik nuk mohohet ndonjë blerje tjetër në këtë repart nëse do të ketë afrime cilësore.

Sulmi - Pas largimit të Vioresin Sinanit, gjetja e zëvendësuesit të tij është një ndër synimet e drejtuesve të ekipit shkodran. Përkrah Balës, mendohet të jetë një sulmues nga anglia Jamy Phoenix, po ashtu edhe një nga Gana. Këta dy lojtarë mendohet të provohen disa ditë e më pas vendimi do të merret nga stafi teknik. Gjithsesi, në bazë të burimeve nga klubit, sulmuesi anglez mund të jetë më favoriti për të nënshkruar me ekipin. Por, deri në fund të merkatos ka akoma edhe disa ditë, të cilat mund të sjellin ndryshime të tjera, duke mos mohuar këtu rikthikmin e ndonjë sulmuesi shqiptar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 02:03

Serbi Miroviç lë përshtypje të mira

Eshtë aktivizuar 45 minuta në takimin e djeshëm miqësor dhe ka bërë një prezantim relativisht të mirë serbi i ardhur në provë të Vllaznia, Miroviç. Megjithatë, drejtuesit e Vllaznisë nuk kërkojnë të nxitohen për të lidhur kontratë, edhe pse nën zë pranohet se ai mund të ishte zëvendësuesi i Sinanit, të paktën për pjesën e mbetur të kampionatit. Ndoshta për Miroviçin do të vendoset pas takimit të dytë miqësor, që pritet të luajë Vllaznia në mesjavë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 13 Jan 2010 , 02:05

fpjalmi wrote:un thash se u shit beqiri.

kena prap shans me e majt
nuk kena shprese se nuk kan rinovu kontraten

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Re: Merkato

Post by piero » Wed, 13 Jan 2010 , 18:24

per si ka lujte beqiri kyt sezon as me 100 mije lek ne muj se kisha majte sa here ka lujte qender mbrojtes kena hanger i thes me gola,i iku koha edhe beqirit te shkojne e te losin me aden meqe asht edhe tu u stervite me ta
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

Clirim
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Mon, 08 Dec 2008 , 15:35
Location: Rimini,itali

Re: Merkato

Post by Clirim » Wed, 13 Jan 2010 , 20:19

Ky jamie Pheanix ka lujt ne malezi per nje tub paresh
dhe ka lujt ne kategorit e vogla angleze

dhe ne ulqin sa erdhi bani gol ne miqesoren me Gramozin
3-0 per vllaznin

Me qa thojn ekipi ka ba shum paraqitje te mir
dhe ban shum ma sulmuse se Luçi

ishalla mir

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Wed, 13 Jan 2010 , 20:21

piero ku je ma se na mori malli
urime vllazen per fitoren me gramozin
urime shihet se vllaznia po ndryshon dhe se dyshja fushaj martini po mbajne fjalen
ku e kam manin ta ndajme kete gezim
i perjashtuar

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Re: Merkato

Post by piero » Thu, 14 Jan 2010 , 00:20

http://www.fc-utd.co.uk/player.php?player_id=50

ktum keni nje link me profilin e fenomenit jamie phoneix shifni e komentoni vete se cfare lojtarit merr ne prove te vllaznia
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Re: Merkato

Post by piero » Thu, 14 Jan 2010 , 00:28

gold pavaresisht se shkruj rralle e permall vllaznine e njeku shume,do te marr masa me kene ma i pranishem,,,,,,,,, :P :lol:
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Thu, 14 Jan 2010 , 02:10

piero wrote:http://www.fc-utd.co.uk/player.php?player_id=50

ktum keni nje link me profilin e fenomenit jamie phoneix shifni e komentoni vete se cfare lojtarit merr ne prove te vllaznia
ka shenuar nje gol sot me ne miqesoren e lujtur me gramozin golin e 3't i cila asht fitu nga vllaznia me rezultatin 3-0 me golat e belishes galices dhe ketij anglazit
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Thu, 14 Jan 2010 , 19:40

piero wrote:http://www.fc-utd.co.uk/player.php?player_id=50

ktum keni nje link me profilin e fenomenit jamie phoneix shifni e komentoni vete se cfare lojtarit merr ne prove te vllaznia

u merrte me mend se qa lojtarit asht .

Post Reply