Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 12 Dec 2009 , 18:43

Bakaj shkon ne Bundeslige, Dinamo e shet 700 mije euro
13 Dhjetor Eshte arritur akordi ne parim per merkaton e janarit, por deri ne firmosje mbahet sekret klubi



Mesfushori i Dinamos dhe ekipit tone perfaqesues, Eelis Bakaj eshte ne prag te “levizjes se jetes”. Drejtuesit blu, edhe pse nuk kane zyrtarizuar asgje, kane lejuar “te rrjedhe” lajmi i bujshem i kalimit te futbollistit ne nje ekip te Bundesliges 1. “Eshte rene dakord ne parim dhe tratativat mund te konsiderohen te mbyllura me klubin gjerman”, thone burimet e “Sport Ekspres”, por perderisa nuk ka “te zeze mbni te bardhe”, palet kane vendosur te mos bejne publike levizjen.

Po keshtu eshte mesuar se kostoja e ketij operacioni do te jete rreth 700.000 euro, nje shifer qe per tregun shqiptar eshte vertet e larte. Sidoqofte, nuk dihet ende se “ç’permban” ne vetvete kjo shume, pra nese i takon vetem klubit, apo eshte peefshire ne te edhe kontrata personale e futbollistit dhe vitet per te cilet do te nenshkruhet.

Elis Bakaj, 21 vjeç, ka qene prodhim i ekipeve zinxhire te Partizanit dhe me pas lojtar I formacionit baze te te kuqve. Veren e kaluar, Dinamo kerkoi ta blinte mesfushorin dhe presidenti Xhani, pasi mori 80.000 euro, dorezoi te blute kartonin e tij.

Qe vjet, por sidomos ne kampionatin aktual, ne radhet e skuadres se Muçes, Bakaj ka qene nga futbollistet me solide te formacionit, por dhe nje nga pikat me themelore te referimit. Kjo ka bere qe kohet e fundit ai te thirret sistematikisht nga Kuzhe ne ekipin tone perfaqesues. Edhe pse nuk eshte nje sulmues i mirefillte, Bakaj eshte aktualisht golshenuesi me i mire i Superiores me 8 gola. Ne fakt, zerat per nje levizje te mundshme te “çamarrokut” kane nisur te degjohen dy-tri jave me pare (mesa duket kjo ka qene koha kur kane nisur tratativat), qe nuk jane kundershtuar nga drejtuesit e bluve. Madje, presidenti Sulaj pat lene te nenkuptohetj se, Bakaj nuk kishte etiketen “I pashitshem”. Ideja ishte se levizja mund te pengohej vetem ne rast se Dinamo ne kampionat nuk do te kishte shkeputje te ndjeshme nga rivalet. Me sa duket diferenca prej 10 pikesh me Besen – skuadren me prane saj – llogaritet si e mjatueshme nga trajneri Muça e drejtuesit dinamovite per te aritur te pashqetesuar te paret ne finishin e kampionatit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 12 Dec 2009 , 18:44

kja asht shitje marramendese

hallall presidentit te dinamos sepse me njat shum blen 20 lojtar te mire ne kampionatin shqiptare

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Sat, 12 Dec 2009 , 18:49

Kja ka me dal i rren e paster gazetareske nuk asht lojtar me lujt ne at nivel
qe po thojn sasht bakaj per bundesligen 1 un se besoj ket lajm.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Sat, 12 Dec 2009 , 19:51

e kan fjalen nfakt per kategorin e dyte gjermane, te nai ekip si Osnabrück ose Augsburg edhe kishte ba....por nuk a hic cudi qi me ken edhe rren e paster

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Sat, 12 Dec 2009 , 19:52

Bakaj ne Bundesliga 3 lu me ate fizik qe ka...kurse ne bunseliga 1 ka me majt solin ngrofet...
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 16 Dec 2009 , 16:54

Plumba në zarf gjyqtarit Jemini

Persona të pa identifikuar i kanë dhënë një zarf gjyqtarit para ndeshjes Shkumbini-Apolonia, brenda të cilit ndodheshin dy plumba.





:

(ALBANIA SPORT) – Gjyqtari Lorenc Jemini është kërcënuar me plumba para ndeshjes Shkumbini-Apolonia (3-0, java 14). Lajmin e kanë dhënë gazetat sportive “Sport Ekspres” dhe “Panorama Sport”. Persona të pa identifikuar i kanë dhënë një zarf gjyqtarit, brenda të cilit ndodheshin dy plumba.

Gjyqtari Jemini ka bërë një denoncim jo vetëm pranë FSHF-së, por dhe në polici. Shefi i klubit të Shkumbinit, Astrit Isaj, e dënoi incidentin dhe kërkoi zbardhjen e ngjarjes. Nga FSHF-ja ende nuk ka ndonjë reagim.

Dy javë më parë, gjyqtarët e ndeshjes Elbasani-Luftëtari, Ervis Peza (kryesor), Denis Agaraj e Redi Dobrusha (të dy anësorë) u rrahën nga disa persona për shkak të një parakalimi të gabuar me makinë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 19 Dec 2009 , 19:55

Dinamo humbet me Shkumbinin
19/12/2009 17:35

Shkumbini ka fituar 4-0 ndaj Dinamos ne Peqin ne takimin e vlefshem per javen e 16-te te Superliges.
Goli i pare i ndeshjes eshte shenuar nga Sekseri ne minuten e 11-te dhe ka qene Caushaj qe ne te 22-ten kane cuar rezultatin ne 2-0.

Ne minuten e 31-te skuadra kryeqytetase eshte detyruar te luaje me 10 lojtare pas kartonit te kuq te marre nga Kuli.

Ne pjesen e dyte per vendasit ka shenuar Bakiu ne minuten e 58-te dhe Gjoreski ne te 77-ten.

Ne takimin tjeter te luajtur sot, Flamurtari eshte “hakmarre” ndaj Gramozit, duke fituar 2-0 ne Vlore.

Golat per vandasit jane shenuar nga Junior ne minuten e 10-te dhe Djukic ne te 81-ten.

Ne ndeshjen mes Lacit dhe Kastriotit kane qene lacianet qe kane fituar 1-0 pas golit te shenuar nga Brahja.

Vendos ne Facebook

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 19 Dec 2009 , 19:57

si ka mundesi qe shkumbini me e rrah kaq bindshem dinamon qe nuk ka asnji humbje :shock: :shock:

kerkujt nuk do i kishte shku ne mendje

mos asht kja nji ndeshje e shitun?

mos asht kja nji nevletesim i dinamos ?

apo mos valle shkumbini e ka rrah dinamon me merita

asht dicka shum e quditshm :shock:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 19 Dec 2009 , 20:05

Dinamo kthehet në “Titanik” në Shkumbin

Më në fund ndalet dhe Dinamo. Madje pëson një humbje shokuese, të thellë dhe që e ngatërron jo pak situatën psikologjike të kryesuesve të kampionatit. Natyrisht, terreni i stadiumit të Peqinit ka qenë tepër i rënduar dhe mund të përdoret nga Dinamo si shkak për këtë humbje 4-0, por rezultati i thellë nuk lë shumë vend për diskutime. Shkumbini i ka bërë “dhuratën” më të bukur të fundvitit kampionatit, kur dukej se titulli kampion ishte punë e kryer tashmë, e kishte fituar Dinamo. Frenimi i bluve i ka dhënë shansin Besës, ndjekëses më të afërt, që të tentojë patjetër të dielën fitoren në Korcë, për ta zvogluar direferencën me kreun, në 11 pikë. Po kështu, stimul moral do të jetë humbja e Dinamos edhe për Apoloninë dhe Tiranën, që mbajnë aktualisht vendin e tretë dhe të katërt, dhe që do të ndeshen të dielën mes tyre në “Qemal Stafa”. Megjithatë, java e 16-të ka thyer një “mit”, apo “tabu”, sikurse mund ta quajmë. Dinamo ka pësuar humbjen e parë, e cila është mjaft e hidhur, pasi është e thellë dhe nuk lë asnjë vend për justifikime. E ka merituar Shkumbini i Peqinit, i cili, edhe me një “dorë kavajase”, atë të trajnerit të sapoemëruar, Përparim Daiut, ka shënuar katër gola, falë luftës burrërore sportive, shpirtit të lartë të garës, cka ka bërë edhe diferencën. Dinamovitët nuk e kanë superuar dot terrenin e vështirë të fushës së Peqinit, ndaj kanë re pre’ edhe e ndërhyrjeve të gabuara, në dëm të kundërshtarit, gjë që është shoqëruar me një penallti dhe një karton të kuq për Kulin. Nëse shikon autorët e golave të Shkumbinit, dy prej tyre janë “ish”-ë të Dinamos. Caushaj dhe Bakiu kanë provuar të luajnë me fanellën blu, por kësaj here kanë shërbyer si “Hamza” për blutë. Ndërkohë, Dinamo, që konsiderohet si “nëndetëse”, javën e 16-të ka përfunduar në “Titanik” në Shkumbin.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Sun, 20 Dec 2009 , 01:56

Ne peqin
1-Fusha ishte skandal
2-Dinamo eshte 16 pike para dhe mbase e kon nenvleresu
3-Ne peqin sbohet shaka :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
4-Nqs fiton ke shqlma komve :evil: ,nqs humb kthehesh ne paqe ne Tiron :idea:
5-Mu mu bo qejfi gjithsesi
:lol:
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sun, 20 Dec 2009 , 02:14

Ledi1920 wrote:Ne peqin
1-Fusha ishte skandal
2-Dinamo eshte 16 pike para dhe mbase e kon nenvleresu
3-Ne peqin sbohet shaka :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
4-Nqs fiton ke shqlma komve :evil: ,nqs humb kthehesh ne paqe ne Tiron :idea:
5-Mu mu bo qejfi gjithsesi
:lol:
gjithsesi eshte rezultat i cuditshem
te humbnin ok po 4-0 me duket si shume e tepruar
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Mon, 21 Dec 2009 , 09:28

GOLDIAN wrote:
Ledi1920 wrote:Ne peqin
1-Fusha ishte skandal
2-Dinamo eshte 16 pike para dhe mbase e kon nenvleresu
3-Ne peqin sbohet shaka :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
4-Nqs fiton ke shqlma komve :evil: ,nqs humb kthehesh ne paqe ne Tiron :idea:
5-Mu mu bo qejfi gjithsesi
:lol:
gjithsesi eshte rezultat i cuditshem
te humbnin ok po 4-0 me duket si shume e tepruar
2 i kane lone,dy ja ka bo vete shkumbini...
Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Mon, 21 Dec 2009 , 13:06

Ajo fusha e p eqinit tregoj tamam ftzren e FSHF-se aty s'luhej futboll
aty dukej si nji pellg me balt me mbarsu derrat.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 21 Dec 2009 , 21:20

Flamurtari merr “frymë” para merkatos së dimrit
Trajneri Magani kërkon rezultat pozitiv edhe në Shkodër, pavarësisht vështirësisë



Flamurtari rikthehet te fitorja e munguar, teksa mund Gramozin, duke marrë tri pikë, të cilat duket se tashmë do t’i vlejnë ekipit vlonjat për të gjetur qetësinë e munguar pas një periudhe negative. Edhe pse në renditje situata nuk është nga më të mirat për ekipin vlonjat, pritet që pas kësaj fitoreje vlonjatët të gjejnë ndoshta serinë e munguar të rezultateve pozitive tashmë që në prag është ndeshja me Vllazninë, e fundit për këtë vit.

Flamurtari, pas fitores me Gramozin, kërkon që këtë vit ta mbyllë me rezultat pozitiv, në pritje natyrisht edhe të merkatos së dimrit. Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, e ka quajtur fitoren me Gramozin mjaft të rëndësishme, edhe pse, sipas tij, duhet ende punë për të dalë nga kjo situatë. “Mendoj se në ndryshim nga takimet e tjera, veç lojës, në ndeshjen me Gramozin kemi marrë edhe rezultat.

Dua të kujtoj se në takimet me Skënderbeun, Teutës, pse jo edhe ndaj Dinamos, kemi luajtur mirë, por na ka munguar rezultati. Janë tri ndeshje, ku, sipas meje, kundërshtari ka qenë me fat, megjithatë tashmë nuk dua t’i kthehem së shkuarës, pasi kemi arritur një fitore mjaft të rëndësishme, e cila do të na vleje për moralin e ekipit. Në prag është ndeshja tjetër dhe tashmë na duhet të mendojmë pikërisht për Vllazninë, një kundërshtar, që ashtu si edhe ne, nuk gjendet në pozita të mira. Por Flamurtari dhe Vllaznia janë dy vlera për futbollin shqiptar dhe jam i bindur që do të dhurojnë një ndeshje me rivalitet.

Kemi ende disa lojtarë të dëmtuar dhe natyrisht më kënaq prania e Shehajt, i cili është një lojtar që e njeh portën, por ende nuk është në kondicionin e tij më të mirë. Gjithsesi, tashmë më duhet që së bashku me ekipin të mendojmë për ndeshjen e radhës, ndërsa dua të ndalem edhe te një fakt. Në merkaton e janarit do të hyjmë fuqishëm, por natyrisht që do të ketë edhe largime lojtarësh,” ? ka përfunduar trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, duke hedhur vështrimin te ndeshja e radhës, por mbi të gjitha te merkatoja e janarit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 21 Dec 2009 , 22:09

Laçi në humor: Dinamo mund të humbasë sërish

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=14251

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 25 Dec 2009 , 22:28

20 policë mbajnë në krah tifozin

Ngjarja ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes Kastrioti-Tirana







(ALBANIA SPORT) – Në pjesën e dytë të ndeshjes Kastrioti-Tirana (0-1, java 17), një tifoz krutan tentoi të futej në fushë. Sipas “Sport Ekspres”, tifozi fillimisht u konfrontua me forcat e rendit. Me pas rreth 20 policë e shoqëruan tifozin jashtë stadiumit, por duke e mbajtur atë në krahë e duke përshkruar thuajse të gjithë stadiumin e Krujës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 29 Dec 2009 , 19:16

Skandali i trukimeve, Platini:Ndëshkim për klubet fajtore
29 Dhjetor 2009


Tirana, Vllaznia, Dinaburgu në Letoni, NK Ljubjana në Slloveni dhe hungarezët e Budapest Honved, janë 5 klubet që janë zyrtarisht nën hetim për shkak se dyshohet të kenë trukuar ndeshjet e tyre në arenën ndërkombëtare

Presidenti i UEFA-s Mishel Platini është shprehur i vendosur për të ndëshkuar të gjithë ato klube që do të dalin fajtore nga skandali i trukimit të ndeshjeve, ku përfshihen edhe dy ekipet shqiptare Tirana e Vllaznia. Skandali i publikuar në fund të nëntorit ka tronditur themelet e futbollit në Evropë, që është më i ndjekur pikërisht në sajë të vetëdijes se është më i pastër.

Duke bërë një analizë të vitit 2009, numri 1 i futbollit në kontinent është shprehur se shumë klube janë ende nocionit të një futbolli të pastër. “Për disa klube këto nocione duken abstrakte, - ka thënë Platini. – Ne mund të presim që ato të ndryshojnë, por them se është më mirë që të ndërmarrim veprime kundër tyre. Do ta bëjmë këtë me vendosmërinë më të madhe dhe do t’u japim autoriteteve gjithë ndihmën e nevojshme”, deklaroi kreu i UEFA-s. Tirana, Vllaznia, Dinaburgu në Letoni, NK Ljubjana në Slloveni dhe hungarezët e Budapest Honved, janë 5 klubet që janë zyrtarisht nën hetim për shkak se dyshohet të kenë trukuar ndeshjet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Platini ka folur gjithashtu edhe për ndryshimin e formatit të Champions League për vitin 2010, që lidhet kryesisht me zhvillimin e ndeshjes finale ditën e shtunë. Në lidhje me aplikimin e skemës me 5 arbitra në Europa League, Platini deklaroi se është ende herët për të vendosur që ajo të aplikohet në çdo kompeticion.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 30 Dec 2009 , 19:06

FSHF, “kartolinë gjobë” për Tiranën



Data: 30/12/2009



Komisioni i disiplinës ka marrë vendim në favor të futbollistëve Abraham, Fish dhe Pema

Tirana duhet të paguajë 20 milionë lekë borxhe

Javë më parë ishte Përmbarimi që i kërkoi Federatës Shqiptare të Futbollit t’i bllokonte të gjithë të ardhurat e klubit bardheblu për të shlyer borxhet që i kishte ish-presidentit Metush Seferi, që arrinin shifra kolosale, ndërsa dje komisioni i disiplinës e ka zhytur më tej në borxhe Tiranën. Në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni, pas shqyrtimit të kërkesës së dy ish-futbollistëve, Fish dhe Pema, si dhe lojtarit që vazhdon të mbrojë ngjyrat bardheblu, Abraham, u vendos që Tirana t’i shlyejë detyrimet e prapambetura.

7000 euro Tirana duhet t’ia paguajë Fishit, 602 000 lekë Eleandro Pemës dhe 6300 dollarë Abrahamit. Shuma në tolat shkon rreth 22 milionë lekë, një shifër e konsiderueshme për buxhetin e klubeve shqiptare. Fish Abada ka luajtur tre sezone më parë me bardheblutë, vit kur këta të fundit u shallën kampionë të Shqipërisë. Pas largimit nga Shqipëria, Fish ka pretenduar që nuk e ka marrë të plotë rrogën në bazë të kontratës së nënshkruar me Tiranën, që në atë kohë kishte katër donatorë. I njëjti problem është edhe me Eleandro Pemën, që ka luajtur bashkë me Fishin në radhët e bardhebluve.

Këtyre dy lojtarëve u është shtuar Abraham Aleçenu, që sipas fakteve të dërguara në federatë, Tirana nuk ia ka shlyer të gjitha detyrimet. Të tre futbollistët në fjalë kanë pasur të njëjtin menaxher, Gezim Mançen, që, duke i njohur në detaj rrugët ligjore, i është drejtuar komisionit të disiplinës për të përfituar qindarkën e fundit nga kontrata që ka nënshkruar me drejtuesit më të lartë të Tiranës. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit bardheblu do ta respektojnë vendimin e disiplinorit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 30 Dec 2009 , 19:08

FSHF ka reaguar edhe ndaj presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili ka ofenduar rregullisht përfaqësuesit e federatës gjatë detyrës për mbikëqyrjen e ndeshjeve që ka luajtur Bylisi. Disiplina e ka gjobitur Kapllanajn me 50 000 lekë.


Vendimet e tjera të disiplinorit

- Kërkesa e lojtarit Neritan Novi për detyrimet që i ka Bylisi do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës. 1. Lojtari i Memaliajt, Alban Mullaj, për ofendim të arbitrit, pezullohet 2 (dy) si dhe gjobitet me 30.000 lëke.

- Lojtari Gramshit, Mishel Bilibashi, për gjeste fyese ndaj publikut pezullohet 2 (dy) ndeshje si dhe gjobitet 30.000 lekë.

- Lojtari i Luftëtarit, Neritan Novi, për pështyrje e fyerje të arbitrave, pezullohet 5 (pesë) ndeshje si dhe gjobitet 50.000 lekë.

- Lojtari i Vlorës, Klodian Skënderaj, për goditje të arbitrave pezullohet 1 (një) vit nga të gjitha aktivitetet si dhe gjobitet

me 200.000 lekë.



-

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 31 Dec 2009 , 19:26

Erjon Hoti, gati firma për Gramozin

Gramozi ne merkaton dimerore ka firmosur edhe me Marius Ngjelën.






(ALBANIA SPORT) – Erjon Hoti është shumë pranë firmosjes me Gramozin. Shkodrani (2 gola këtë sezon me Apoloninë) do të ishte shkodrani i dytë te kolonjarët pas mbrojtësit Klodian Semina. Gramozi ka firmosur edhe me Marius Ngjelën.

Post Reply