Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Wed, 02 Dec 2009 , 21:53

Huntelar: Mos më krahasoni me Van Bastenin

http://www.sportishqiptar.com.al/huntel ... -bastenin/

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sat, 05 Dec 2009 , 22:49

milani paska fitu 3 me 0

kurse inter juvja deri tash 1 me 1 dhe sa ka fillu pjesa e dyte

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sun, 06 Dec 2009 , 00:34

hallall juves qe e paska sagatu interin

kja do te thote qe milani dhe juvja me iu afru ma shum interit ,dhe do te thote gjithashtu qe juvja ka dale prej krizes :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sun, 06 Dec 2009 , 00:52

Juve-Inter, perjashtohet Mourinho
05/12/2009 21:30

Trajneri i Interit, Mourinho ka marre kartonin e kuq ne ndeshjen me Juventusin.
Portugezi ka duartrokitur ne menyre ironike arbitrin e takimit pas golit te Juventusit ne minuten e 22-te.

Goli ka ardhur pas nje goditjeje denimi te dhene nga gjyqtari i takimit per klubin bardhezi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sun, 06 Dec 2009 , 00:57


REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Kampionati italian

Post by REINIS » Sun, 06 Dec 2009 , 17:13

Mas ksaj neshje juventinet do jene te kput kunder Bajernit. Opa Opa mrena ne Torino :P :P :P :P :P :P :P
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sun, 06 Dec 2009 , 18:48

REINIS wrote:Mas ksaj neshje juventinet do jene te kput kunder Bajernit. Opa Opa mrena ne Torino :P :P :P :P :P :P :P

ishalla :P

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 08 Dec 2009 , 02:42

Presidenti Lolito largon Igli Taren
nga AlbaniaSoccer E hënë, 07 Dhetor 2009 12:13

Ka ndodhur ajo qe pritej. Presidenti i Lacios Lolito, pas humbjes se Lacios ne "derby" me Romen 0-1 nuk ka kaluar as tek dhomat e zhveshjes, as nuk eshte pershendetur me skuadren, por ne mesnate nuk ka munguar te marri edhe vendimet e rradhes per drejtorin sportiv Igli Tare dhe pergjegjesin e komunikimit Stefano De Martino. Presidenti Lolito i ka perjashtuar te dy nga detyrat e tyra, Dicka qe ai e kishte pergatitur qe perpara ketij takimi, por qe humbja me Romen e vulosi. Lacio nuk ka fituar ne kampionat qe prej 30 Gushtit kur mundi Kievon ne Verona 2-1 dhe nuk ka shenuar gol ne Serie A prej nje muaji.
Kandidatet kryesor qe mund te zevendesojne te larguarit jane Camolese si dhe Mihajlovic dhe De Biasi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 08 Dec 2009 , 02:43

tash tarja te kerkojn me lujt si futbollist me lacion sepse e ka edhe pak kontrate :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sat, 12 Dec 2009 , 18:36

Gatuzo “urdhëron”: Dua të luaj për Botërorin


Autori: Denis Hakani
Data: 08/12/2009
Version Print


Mesfushori italian është rikthyer të flasë për situatën e tij tek klubi kuqezi dhe kërcënon me largim

Po kthehet në një telenovelë të vërtetë çështja Milan-Gatuzo. Pas deklaratave të mesfushorit kuqezi, i cili i ka bërë të ditur klubit se dëshiron të largohet, për shkak se nuk ndihet pjesë aktive e projektit të Leonardos dhe pas takimit me Galianin, gjatë të cilit është vendosur që diskutimi në lidhje me të ardhmen e tij do të bëhet për Krishtlindje, situata është “nxehur” pak nga fjalët e vetë Galianit (”Milani nuk është një hotel”), që më pas janë përgënjeshtruar pjesërisht pas fitores kundër Sampdorias.

Mesfushori nga Skiavonea, ka komentuar në këtë mënyrë situatën: “Do të takohem me drejtuesit e Milanit para Krishtlindjeve. Me klubin nuk ka ndodhur asnjë çarje. Fjalët e Galianit? Ka qenë vetëm një batutë, e di mirë se Milani nuk është një hotel, unë shkoj në Milanelo në 9.00 të mëngjesit dhe largohem në pesë të mbasdites”. Një batutë që, duke iu bashkuar një tjetre që Rino ka bërë ditën e diel në momentin kur i ka dorëzuar Galianit fanellën e skuadrës së qytetit të tij (”Të paktën në këtë mënyrë Galiani e di që kam një vend ku mund të luaj”) tregon se situata nuk është shumë e qetë.

Lojtari, ndërkohë, nuk do të jetë pjesë e skuadrës në transfertën e Championsit në Zyrih dhe ka shumë mundësi që të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Palermos në “San Siro”. Dhe në janar, me kalimin e Bekhamit tek kuqezinjtë, konkurrenca për një vend në formacion do të jetë më e fortë. Ndërkohë, vazhdon të interesohet për të Mançester Siti.

Një konkurencë që, sipas Gatuzos (por fjalët e tij nuk i kanë pëlqyer Lipit, që shumë lojtarëve u ka thënë se për të patur një mundësi për të marrë pjesë në botëror duhet të luajnë), nuk do të ndikojë në përfshirjen e tij tek përfaqësuesja e Italisë për botërorrin afrikanojugor: “Me Lipin flas shpesh dhe iu garantoj se pakënaqësitë e mia tek Milani nuk kanë lidhje me Botërorin: kombëtarja nuk hyn në këtë mes, edhe nëse nuk do të luaja me vazhdimësi, trajneri më ka thënë se nuk do të ketë asnjë problem. Gjithsesi unë dua të shkoj në Botëror dhe për ta bërë këtë duhet të luaj”, ka thënë Gatuzo.

Presidenti

Berluskoni: Të përfitojmë nga gabimet e Interit

Duken larg kritikat ndaj Milanit në fillimin e sezonit: Leonardo trajner pa eksperiencë, Ronaldinjo një lojtar i mbaruar, Sedorf ecën në fushë. Kuqezinjtë, me paraqitjet e tyre, kanë bërë që shumë njerëz të ndryshojnë mendim. Ai që nuk ka patur asnjëherë dyshime në lidhje me një rendiment pozitiv të skuadrës ka qenë Silvio Berluskoni. “Ka qenë shumë e rëndësishme arritja e vendit të dytë.

Nëse Interi do të ketë momente të vështira do të na takojë ne të përfitojmë nga kjo. Dhe sigurisht që do të përfitojmë”, ka bërë të ditur numri një i kuqezinjve. Situata për skuadrën e Milanit bëhet më pak optimiste vetëm kur i hidhet një sy shifrave: në dhjetë ndeshje pa humbje kanë qenë vetëm dy pikët që Milani i ka marrë skuadrës së Mourinjos, që të dielën do të udhëtojë drejt Atalantës. Duket e vështirë të rekuperohen pikë nga ky moment deri në fundin e vitit, por besimi i presidentit Berluskoni tek skuadra e tij duket se në këtë moment nuk ka limit. Do të zhgënjehet apo do të provojë gëzimin e radhës

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sat, 12 Dec 2009 , 18:37

me lujt gatuso per italine edhe ata shpresa qe ka italia me dale deri ne teteshe ia hek :lol:

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Kampionati italian

Post by REINIS » Sun, 13 Dec 2009 , 23:23

Ueee sa veta me kane thene dje budall vetem e vetem se thashe qe Juvja rrifet edhe me Barin. :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Por paskam pas te drejte. 8) 8)
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati italian

Post by Ledi1920 » Sun, 13 Dec 2009 , 23:26

REINIS wrote:Ueee sa veta me kane thene dje budall vetem e vetem se thashe qe Juvja rrifet edhe me Barin. :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Por paskam pas te drejte. 8) 8)
Bari kishte pi bar pranej fitoi...
Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Kampionati italian

Post by REINIS » Sun, 13 Dec 2009 , 23:29

Ledi1920 wrote:
REINIS wrote:Ueee sa veta me kane thene dje budall vetem e vetem se thashe qe Juvja rrifet edhe me Barin. :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
Por paskam pas te drejte. 8) 8)
Bari kishte pi bar pranej fitoi...
Kurse ato te Juves dukeshin sikur e kishin shtru vizen nga Torino deri ne Bari vetem. :P :P :P
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 18 Dec 2009 , 20:00

Beckham kundër Manchester United

Beckham do të bashkohet me Milanin pas Krishtlindjeve, në huazimin e tij të dytë Los Angeles Galaxy.





:

(ALBANIA SPORT) - Manchester United u çiftua kundër Milanit në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, dhe kjo do të thotë se David Beckham i ka të gjitha mundësitë të luajë kundër ish-skuadrës së tij.

Teddy Sheringham, njeriu që me golin e tij ndimoi United të fitonte trofeun në vitin 1999, beson se mesfushori do të marrë një mikpritje të ngrohtë nga fansat e Manchesterit.
“Pa asnjë dyshim, ai ëhstë një top-lojtar, një ikonë, tifozët do ta duan atë në rikthimin e tij edhe t’u thotë lamtumirën e tij dhe ta shohin në fushë”, - tha Sheringham për “The Daily Mirror”.

Beckham do të bashkohet me Milanin pas Krishtlindjeve, në huazimin e tij të dytë nga klubi mëmë Los Angeles Galaxy.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 21 Dec 2009 , 02:03

Juventus “turperohet” nga Katania
20/12/2009 17:15

Vazhdon te thellohet kriza e Juventusit. Bardhezinjte jane mundur me rezultatin 1-2 ne shtepine e tyre ne ndeshjen e javes se 17 te Serise A ndaj Katanias duke rrezikuar seriozisht pankinen per trajnerin Ferrara.
Sicilianet te cilet mbajne edhe vendin e fundit te klasifikimit kaluan ne avantazh ne minuten e 23 me ane te nje penaltie te shnderruar ne gol prej Martinez dhe megjithe perpjekjet e djemve te Ferraras rezultati nuk ndryshon ne pjesen e pare.

Me nisjen e pjeses se dyte Juventus kembengul dhe gjen barazimin ne minuten e 66 te takimit me ane te boshnjakut Salihamixhic i cili shenoi pas nje topi te marre prej Diegos.

Tre minuta nga perfundimi i kohes se rregullt te takimit, Katania ben surprizen, shenon golin e dyte me ane te Hulio Izcos qe i jep edhe fitoren e dyte ne kete sezon skuadres se tij duke e ngjitur ate ne kuoten e 12 pikeve po aq sa Siena.

Ne ndeshjet e tjera te javes se 17, Roma mund paster Parmen 2 me 0. Golat u shenuan nga Burdizo dhe Brigi. Livorno mund Sampdorian 3-1, Napoli mund Kievon 2-0 ndersa Palermo fitoi ndaj Sienes 1-0.

Nderkohe pas shkak te motit te keq ndeshjet, Bolonja-Atalanta, Fiorentina-Milan, Xhenoa-Bari dhe Udineze-Kaljari u shtyne ndersa Inter-Lacio luhet ne mbremje.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Kampionati italian

Post by REINIS » Mon, 21 Dec 2009 , 14:46

Me vje qamet keq per Juven qe osht katandis ne ket far feje. Fajin kryesor simas meje e ka Ferrara. Bon shume gabim qe e majten...
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Tue, 22 Dec 2009 , 00:04

Peshku fillon e qelbet prej krytit...secco,blanc,cobolli me shoke jane kakareca ne drejtim,faje ka edhe ferrara e mandej bahet tumi mullar.
Kta rrezike kane harxhu eurot e pafare ne merkato vitet e fundit me marre andrade,tiago,almiron,poulsen,melo etj.Jane ba si interi para da vitesh.
Po s m dhimben hic,se kane ftyre edhe me kerku 2 scudettot e hjekun dhe flasin per yll te trete...ku jane tesh qe u denu me 3 vjet giraudo?Stili i juves ka merdhite me kohe...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati italian

Post by Ledi1920 » Tue, 22 Dec 2009 , 23:44

Nje pjese tye fajit e ka dhe Bayerni qe i futi kater...
Ai eleminim i ka lon pasoja... :mrgreen:
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati italian

Post by GOLDIAN » Wed, 23 Dec 2009 , 02:29

Ledi1920 wrote:Nje pjese tye fajit e ka dhe Bayerni qe i futi kater...
Ai eleminim i ka lon pasoja... :mrgreen:
:mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:
mire ja beme :eag: :eag: :eag:
i perjashtuar

Post Reply