Formula 1

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Fri, 11 Sep 2009 , 20:13

Autosport” shkruan se Alonso nuk ka dijeni për asgjë

Fernando Alonso nuk duket të jetë përfshirë në organizimin e “incidentit të rremë” që Renault thuhet se ka provokuar sezonin që shkoi në Singapor, duke përdorur shokun e tij të skuadrës, Nelson Piket, për të favorizuar fitoren e spanjollit. Kështu mendon revista autoritare “Autosport”, e cila citon burimet e veta. Spanjolli, në veçanti, pas garës në Spa është marrë në pyetje edhe nga gjykatësit e FIA-s dhe ka thënë se “nuk ka pasur kurrë dijeni për planin e mundshëm për të shkaktuar qëllimisht aksident” me anë të Piket. Sipas asaj që ka thënë piloti brazilian, para garës ka pasur një mbledhje mes Flavio Briatores, Pat Simondsit dhe atij, ku i kanë treguar se si duhet të garojë. Nga skuadra Renault është konfirmuar takimi, por jo përmbajtja. “Kemi biseduar edhe për një incident të mundshëm, i cili do të sillte futjen në pistë të makinës së sigurisë dhe ideja ka qenë e pilotit brazilian”, u ka thënë Simonds gazetarëve anglezë. Briatore, nga ana tjetër, duke mos e mohuar mbajtjen e takimit, ka saktësuar: “Piket ishte shumë i brishtë psikologjikisht në atë periudhë. Kur ndodhi incidenti, unë u zemërova shumë, siç mund të kuptohet nga regjistrimet në radio.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Sun, 13 Sep 2009 , 23:44

F1, Brawn GP dominon Italine
13/09/2009 15:35

Dominim total i Brawn GP ne Cmimin e Madh te Italise. Dy pilotet e skuderise angleze renditen perkatesisht Rubens Barrikelo ne vendin e pare dhe Xhenson Baton ne vendin e dyte.
I treti renditet piloti finlandez i Ferrarit Kimi Raikonen fale edhe gabimit fatal te Luis Hamilton i cili kur kishin mbetur me pak se 1 mije metra nga perfundimi i krejt gares eshte perplasur me muret anesore te pistes.

Renditja vazhdon me Sotil, Alonso, Kovalainen, Hidfeld dhe Vetel. Nderkohe qe piloti tjeter i Ferrarit i sapoardhur nga Force India, Xhankarlo Fizikela nuk arrin me shume se nje vend te nente ne kete gare.

Pas perfundimit te gares se Monxes renditjen per pilote e kryeson piloti anglez i Brawn GP, Xhenson Baton me 80 pike i ndjekur nga shoku i skuadres, braziliani Rubens Barrikelo me 66 pike.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Wed, 18 Nov 2009 , 04:49

Mercedes le McLaren dhe bashkohet me Brawn
16/11/2009 15:45

Revolucion ne boten e Formula 1 ku kompania Mercedes ka lene McLaren duke nisur bashkepunimin e ngushte me skuderine Brawn GP.
Lajmin e beri te ditur numri 1 i kompanise nga Shtutgarti, Dieter Zetsche. Ne sezonin qe sapo u mbyll, Mercedes furnizoi me motore Brawn GP, ndersa ne sezonin e ri kjo skuderi do te quhet, Mercedes Grand Prix.

Mercedes do shkeputet nga McLaren brenda vitit 2011, pas nje bashkepunimi qe ka nisur qe ne vitin 1995. “Gjetem nje zgjidhje paqesore”, u shpreh Norbert Haug, duke shtuar se skuderia nga Woking do furnizohet me motore Mercedes deri ne vitin 2015.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Sun, 22 Nov 2009 , 01:13

Schumacher mendon rikthimin me Mercedes GP
21/11/2009 12:10

Michael Schumacher mund te kthehet ne Formula 1 gjate sezonit 2010 por lajmi i vertete qendron tek zerat se ish 7 here kamioni i botes mund t’u sherbeje kundershtareve te Ferrarit, Mercedes GP.
Kete ben te ditur ne nje interviste per BBC, Eddie Jordan. Skuderia gjermane ka nisur bisedimet me Schumi-n per ta rikthyer ne pista. “Ka shume mundesi qe kjo gje te realizohet dhe une besoj se do te ndodhe”, shprehet Jordan. Gjithashtu ai shton se skuderia synon te perdore Michael per te marre ne vitin 2011 pilotin premtues te Red Bull, Sebastian Vettel.

“Qe kur u fol per nje rikthim te mundshem te Schumacher ne F1, ai ka biseduar me Ross Brawn dhe administratorin e deleguar te Mercedes Dieter Zetsche”, shton ish drejtuesi i skuderise Jordan.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Sun, 22 Nov 2009 , 01:14

nese kthehet prap ,perseri del kampion botet i padiskutueshem

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Thu, 10 Dec 2009 , 20:15

Schumi-Merecedes, kontrata nje hap larg
10/12/2009 15:30

Michael Schumacher eshte shume prane rikthimit ne Formula 1 me makinen Mercedes GP.
Ish 7 here kampioni i botes duhet te hedhe vetem firmen mbi kontrate per te rinisur karrieren e braktisur 3 vjet me pare. Kete here kokekuqja nga Maranello e ka plotesuar stafin, ndersa Mercedes GP i ofron nje kontrate te majme per t’u ulur ne krah te Nico Rosberg, cka do te thote se ne vitin 2010 mund te kemi nje skuderi 100 % gjermane.

Lajmin e rikthimit te mundshem e japin njerez te afert me Schumacher por kjo kuptohet edhe nga deklaratat e Bernie Ecclestone. Problemi i vetem per Schumi-n jane dhimbjet e vazhdueshme, te cilat nuk perballohen me lehtesi nga fiziku i 41 vjecarit. Per te mesuar me shume rreth kesaj enigme, ditet e ardhshme mund te na japin nje pergjigje.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Sat, 12 Dec 2009 , 18:32

Formula 1, rikthehet Schumi
12/12/2009 13:25

Pergatitet nje kthim i lavdishem ne Formula 1. Skuderia e sapolindur F1 Mercedes (ish-Brawn GP, qe mban titullin boteror) dhe kampioni i botes ne shtate edicione, Michael Schumacher, kane arritur nje marreveshje per vitin 2010.
Keshtu shkruan revista gjermane "Focus", ne numrin qe do te dale ne treg te henen.

Sipas saj, Schumi duhet te kthehet ne piste vitin e ardhshem, pas nje lamtumire te madhe dhene ne vitin 2006.

Gjermani, i cili do te mbushe 41 vjec me 3 janar, duhet te marre me pare konfirmimin nga mjeket.

Futja ne gara e Schumacher deshtoi veren e ardhshme, pasi mjeket e pane ende problematike gjendjen e tij fizike, pas nje incidenti me biciklete.

Zerat per kthimin e Schumi-t kane qarkulluar shume se fundmi, megjithate drejtuesit e Mercedes i kane mohuar.

I kontaktuar nga agjencia franceze AFP, zedhenesi i pilotit gjerman ka refuzuar te komentoje lajmin.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Tue, 15 Dec 2009 , 18:18

Montezemolo i hap rruge kalimit te Schumacher
15/12/2009 14:20

Presidenti i Ferrarit, Luca Montezemolo i hap rrugen Michael Schumacher per te kaluar tek Mercedes.
"Schumacher eshte nje mik i mire, por nuk eshte pjese e skuadres, por konsulent per makinat e rruges', ka deklaruar per BBC, Montezemolo.

'Nese Shumi vendos per te shkuar ne nje tjeter skuader, atehere kontrata nuk do te konsiderohet me e vlefshme, pasi nuk eshte e mundur qe ai te punoje per ne dhe nje skuader konkurrente ne te njejten kohe', theksoi presidenti i Ferrarit.

Ne mediat italiane flitet se gjate kesaj jave do te zhvillohet nje takim mes pilotit gjerman dhe Montezemolo, gje qe konsiderohet thjesht nje formalitet per kalimin e gjermanit nga Ferrari tek Mercedes.

Nderkohe mediat gjermane javen e kaluar deklaruan se Schumacher ka arritur marreveshjen 1 vjecare me Mercedes dhe gjithcka do te zyrtarizohet pas testeve mjekesore qe do te kryeje 7 here kampioni i botes ne F1.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Tue, 29 Dec 2009 , 19:02

Ecclestone: Vettel favorit ndaj Schumacher
29/12/2009 15:25

Bernie Ecclestone eshte i kenaqur per rikthimin e Michael Schumacher ne Formula 1 por ai mendon se kampioni i sezonit 2010 do te jete gjermani i Red Bull, Sebastian Vettel.
“Sigurisht qe edhe Schumi mund ta fitoje por faktori vendimtar eshte makina”, shprehet manjati britanik, sipas te cilit, ne gare do te jene edhe Fernando Alonso e Lewis Hamilton.

“Nuk behet fjale per ceshtje moshe, por forma fizike eshte nje motivim i madh”, shton me bindje Ecclestone. Ai pohon se rikthimi i 7 here kampionit te botes eshte nje risi pozitive per te gjithe, mediat, tifozet dhe sponsoret. “Nuk di te llogaris milionat qe do te sjelle, eshte e pamundur”, perfundon Ecclestone.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Wed, 13 Jan 2010 , 01:47

Schumi kthehet ne piste
12/01/2010 13:25

Michael Schumacher ka zbritur ne piste per here te pare qe pas njoftimit per rikthimin e tij ne Formula 1 me Mercedes.
Per disa ore ai provoi veten ne pisten e Jerez ne Spanje me Gp2 te ekipit «Super Nova».

Shihni fotot e kampionit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Thu, 14 Jan 2010 , 18:50

F1, Schumi: Kampion bote brenda tre sezonesh
14/01/2010 14:50

Michael Schumacher kthehet ne F1 me “Mercedes” me nje qellim te qarte per te fituar titullin boteror brenda tre viteve te kontrates.
“Ne projektin tone afatgjate me ‘Mercedes’-in kemi vendosur nje objektiv te qarte: une dua te ribehem kampion bote”, eshte shprehur Schumacher per “Bild”.

“Ndoshta kjo nuk do te ndodhe ne sezonin e pare, por nese marrim parasysh periudhen tre vjecare ka mundesi te mire per t’ia dale”, shtoi shtate here kampioni i botes.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Formula 1

Post by REINIS » Fri, 15 Jan 2010 , 00:56

Do e shofim prap F1 ket vit shyqyr. U bon ca vjet qe po na cajn k... ai jevgu me ate pederin... :mrgreen:
SCHUMIIIIIIIIIII::::::::::_____________
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Fri, 15 Jan 2010 , 19:48

REINIS wrote:Do e shofim prap F1 ket vit shyqyr. U bon ca vjet qe po na cajn k... ai jevgu me ate pederin... :mrgreen:
SCHUMIIIIIIIIIII::::::::::_____________

ket vit do bahet shum e bokur gara e formula njishit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Formula 1

Post by fpjalmi » Sun, 14 Mar 2010 , 18:57

Formula 1, Ferrari starton me dopiete ne Bahrein


Ferrari kthehet pas shume kohes tek fitorja e nje gare te Formula 1 bashke me spanjollin Fernando Alonso.
Kokekuqja e dy here kampionit te botes ka lene pas gjithe kundershtaret, duke triumfuar ne garen e Bahreinit dhe duke lene pas shokun e skuadres Felipe Massa me britanikun Lewis Hamiliton.

Vetem vendi i katert per gjermanin e Red Bull, Sebastia Vettel, i cili e kryesoi garen gjate gjithe kohes. Nje problem ne makinen e tij i hapi rrugen triumfit te dy makinave kokekuqe.

Michael Schumacher ka fituar nje pozicion me shume ne krahasim me provat zyrtare, duke u rnditur ne vendin e gjashte. Nje rezulta pozitiv ky i pilotit te Mercedes GP nese merret parasysh qe ai u ka munguar pistave per 3 sezone.

Post Reply