Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Tue, 24 Nov 2009 , 17:36

te cila gazete e ke marre ket artikull mondi? paskan "harru"( :?: ) me vu ndeshjen vllaznia - tirana

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Tue, 24 Nov 2009 , 20:56

Skodrinon wrote:te cila gazete e ke marre ket artikull mondi? paskan "harru"( :?: ) me vu ndeshjen vllaznia - tirana
sportishqiptar skodrinon i dites se sotme. por lajmet qe jan artikuj kund skuadrave te tiranes nuk i qesin ne faqe te pare. besoj se e kupton. masandej si mendon ti se do e permendin ndeshjen ton me tiranen. ke lujt menc a gja
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 05 Dec 2009 , 22:36

Brahja: Tifozët e Gramozit na sulmuan me gurë

http://www.sportishqiptar.com.al/brahja ... n-me-gure/

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 06 Dec 2009 , 19:28

Halim Begaj, shpulla gjyqtarit

Futbollisti i Flamurtarit, Halim Begaj, goditi me shpulla gjyqtarin anësor Biçaku,







(ALBANIA SPORT) – Futbollisti i Flamurtarit, Halim Begaj, goditi me shpulla gjyqtarin anësor Biçaku, duke protestuar për golin e shënuar nga Dinamo në humbjen 1-0 (java 13) në Tiranë.

SHPULLA E KARTON I KUQ
I nervozuar nga pësimi i golit vetëm pesë minuta përpara përfundimit të ndeshjesh, Halim Begaj, nuk i mbajti nervat duke goditur me shpulla e duke lëshuar një lumë të sharash, përpara se gjyqtari Lorenc Jemini ta ndëshkonte me karton të kuq. Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani, e ndëshkoi veprimin e lojtarit të tij. Pas ndeshjesh, presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, bëri një debat normal me trajnerin e Dinamos, Shkëlqim Muça, në lidhjen me golin që solli edhe fitoren e vuajtur të kryesuesve të Superligës.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sun, 06 Dec 2009 , 23:06

edhe n'erseke asht ba nami lexova

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by REINIS » Mon, 07 Dec 2009 , 18:23

Jooo me, asigjo e modhe.
Vec ca stola, shishe, cakmok, copa tullash, kapsolla...
Gjonat e zakonshme mo... :mrgreen: :mrgreen:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 07 Dec 2009 , 18:47

“Tri piket s’vlejne, ne Erseke fituam nje jete”

I gjithe Lacci ne kor: “Nino rrezikoi “koken”, policia s’na mbrojti, klubi Gramozi po”



fitorja me e madhe

Ngjau edhe kjo… Një futbollist Kategorise Superiore, rrezikon seriozisht jeten në një fushë futbolli. Jetmir Nino, në fundjavë ka “lindur” për së dyti. Tiranasi i bardhezinjëve bie pre e goditjeve te ashpra në tunelin e stadimit të Ersekes, ndërsa të shtunën, ai dhe skuadra laçiane po i drejtohej dhomës së tyre, me mendimin se ndonjë pakënaqësi e shfaqur gjatë lojës, tashmë kishte përfunduar. Por Jo! Nino rrethohet prej katër-pesë lojtarëve vendas dhe vihet nën breshërinë e goditjeve mesjetare. Jashtë ka rrëmujë masive. Gurë, stola, postblloqe. Nga ata, të thekurit e Gramozit. Policia bën sehir, inekzistente. Askush nuk e di se ç’fat ka skuadra mike, e cila me meritë ka fituar një ndeshje me vlerën e tri pikeve. Nica sheh me sy futbollistin e tij pa ndjenja. Nuk ka gojë… Të gjithë lojtarët laçianë grumbullohen dhe i vënë “llozin” derës së “tyre”. Asnjëri nuk e ka mendjen tek fitorja. Presidenti i Laçit, Pashk Laska, ka zbritur menjëherë nga tribuna VIP, për t’u kujdesur për futbollistin qe ndodhej ne veshtiresi. E ndihmojnë drejtuesit e klubit vëndas dhe shpejt gjëndet mundësia, që 23 vjeçari kryeqytetas të transportohet për në spitalin rajonal të Korçës. Fatmirësisht, Jetmir Nino, pas më shumë se një ore përmendet… Zoti qe me të.

Sipas zv/trajnerit A.Laska, gjithçka ka ardhur nga ultrasit. Në prononcimin e djeshëm ai ka thënë: “Kam parë njerëz të hedhin sende të forta në fushë. Nëse ato dhe mund të “kalohen”, rasti në tunel ishte i paprecedentë. Lojtarët tanë u konsideruan “armiq”, ku çdokush mund të ushtronte dhunë mbi ta. Një lojtar goditet për vdekje dhe këtu vandalët janë lojtarët vendas. Të mos ishin në lartësi drejtuesit e klubit të Gramozit, futbollisti ynë dhe e gjithë skuadra do ishte masakruar. Gjej rastin të falenderoj forcat speciale, që mbërriten nga Pogradec. Uniformat vendase nuk kanë ndërhyrë në asnjë moment, për të siguruar delegacionin tonë. Për ta ishte një ditë “relaksi”, në një ditë pune. Është e kotë të diskutosh më tej për fitoren në fushë. Ajo që fituam të shtunën ishte jeta. Dhe nuk është pak”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 07 Dec 2009 , 18:51

“Na shpetoi nje shofer kolonjar, ishte si neper filma”

Jashtë afrohej muzgu. Laçianët e gjendur në qindra kilometra larg shtepise se tyre, kishin udhë për të bërë. Megjithatë ata janë të dënuar të mbyllen brenda, për një orë e gjysëm. Vëndasit kanë rrethuar tribunen kryesore dhe para mjetit të laçianëve janë vënë pengesa. Janë drejtuesit e klubit vëndas që propozojnë nje zgjidhje. Ata mësohet se i janë afruar homologëve të tyre nga Laçi me fjalët: “Na vjen keq për situatën, që eshte krijuar ne menyre sporadike. Nëse doni, ju vëmë në dispozicion mjetin tonë, pasi jashtë ka dhjetra tifozë që nuk hapin udhë”. Kështu është bërë. Laçianët bëhen për pak minuta “vëndas”, dhe marrin kthimin me të panjohurat e radhës. Pa e ditur se dhe ndaj autobuzit të Gramozit do kishte gurë e xhama të thyer. Laska, zv/trajner pohon: “Këtu jemi rrezikuar në mënyrë të plotë. Kishin bllokuar udhën dhe njerëz të shumtë qëndronin në mes të rrugës. Nëse mjeti nuk do të kalonte mbi “trase”, si në filma, atëherë historia jonë do ishte totalisht dramatike. Faleminderit shoferit, të cilit nuk ja mësuam emrin”, tha i tronditur Laska.

s.ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 07 Dec 2009 , 18:53

t'shofim sa po i denojne
terbunin per hum ma pak e perjashtune...

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Tue, 08 Dec 2009 , 09:35

Dakord jam qe ne futboll kto gjera nuk duhen toleruar edhe duhen denuar makksimalisht...por dhe "qytetaret" e Lacit nuk jane mo te mire.Kshuqe noj resto kan mar...
Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by shv13 » Tue, 08 Dec 2009 , 13:22

asht turp i madh per kolonjaret kjo qe ka ndodhe se e mbajne vedin edhe per te kulturum demek.Ishalla denohen me nja 5-6 ndeshje jashte fushet.Nuk ka asnj epiod arbitrimit qe legjitimon dhunen.Harrojne tane se asht thjesht sport,po zati njerezit perdorin stadiumin per me shfry hallet qe kane.Me rreziku jeten thjesht per nji ndeshje s duhet te lejohet ma nga federata.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Tue, 08 Dec 2009 , 13:27

se mas ash hera e pare vllazen kja pune
sot laci neser gramozi mandej peqini
vec ne tirane durres e shkoder mendoj luhet lirshem
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Wed, 09 Dec 2009 , 16:02

Pak a shume per fat te keq gjithkund kane ndodh kshi episodesh!!!
Edhe ne Durres nuk jane sjell ma mire ja ...
Sdq ishalla Gramozi denohet simas rregullores se po vazhdunen me toleru ka me e hanger dreqi kyt pune.
Nuk jam dakort me Ledin per punen e "restos" gjeste te tilla duhen denu !!!!
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 09 Dec 2009 , 16:19

3 ndeshje pa tifoza e kan denu
un e persis: TERBUNIN E PERJASHTUNE PER MA PAK

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Wed, 09 Dec 2009 , 16:56

Shum pak jan tri ndeshje

por futbollin shqiptar e ka marr se e kam marr lumi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 09 Dec 2009 , 18:15

FSHF, 860 mijë lekë gjoba

Gramozi u ndëshkua me 300 mijë lekë. Bylis i Kategorisë së Parë u ndëshkua me 200 mijë lekë





Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Gramozi u ndëshkua me 300 mijë lekë gjobë nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e humbur kundër Laçit (1-2, java 13, Kategoria Superiore).

BYLIS
Edhe Bylis i Kategorisë së Parë u ndëshkua me 200 mijë lekë për shkak të sendeve të hedhura në ndeshjen kundër Kamzës (1-0, java 13).

BANA
Zyrtari i Kamzës, Albert Bana, u gjobit me 50 mijë lekë për shkak të ofendimit të arbitrit në ndeshjen Bylis-Kamza dhe u pezullua dy ndeshje.

BEGAJ
Lojtari i Flamurtarit, Halim Begaj, u gjobit me 50 mijë lekë për shkak të goditjes së asistentit në ndeshjen e humbur të Flamurtarit kundër Dinamos (1-0, java 13, Kategoria Superiore).

DOCI
Lojtari i Vllaznisë, Edmond Doçi, për shtyrje të arbitrit në ndeshjen Apolonia-Vllaznia (1-1, java 13, Kategoria Superiore), u gjobit me 30 mijë lekë.

ALCANI
Lojari i Lushnjës, Alert Alcani, për gjeste fyese ndaj publikut u gjobit me 30 mijë lekë.

XHIBRO
Lojtari i Butrintit, Ani Xhibro, për shkak të goditjes së arbitrit ndëshkua me një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Wed, 09 Dec 2009 , 19:53

ba me eperkthy kyt text nanglisht e me e qit te nai forum nderkombtar plas skandali

pupupu shkrujn "per goditje te arbitrit" a thu se a gjaja ma normale nbote
me i ra gjyqtarit ne nji kampionat tjeter se prek fushen nja nji vit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 09 Dec 2009 , 20:03

Man in Redblue wrote:ba me eperkthy kyt text nanglisht e me e qit te nai forum nderkombtar plas skandali

pupupu shkrujn "per goditje te arbitrit" a thu se a gjaja ma normale nbote
me i ra gjyqtarit ne nji kampionat tjeter se prek fushen nja nji vit
ma mire kishte ken me e shkru per prekje padashje te albitrit :mrgreen:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 11 Dec 2009 , 00:16

ne fakt njashtu si asht ba albitri tu shit neshjet e tu qmend lojtarin ,

tapo vjen nej dite qe albitri me met edhe viktim ne futboll

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 11 Dec 2009 , 23:57

Canaj gjobitet me 50 mijë lekë

Zëvendëstrajneri i Bylisit, Arbër Sino, u pezullua tri ndeshje





Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, u gjobit me 30 mijë lekë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, për shkak të protestave me gjeste provokuese ndaj gjyqtari në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Gramozi (1-1), e që në fund rezultoi me kualifikimin historik të skuadrës kolonjare për herë të parë në çerekinalet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

SINO
Zëvendëstrajneri i Bylisit, Arbër Sino, për ofendime ndaj lojtarit dhe trajnerit kundërshtar (Shkëlqim Muçës) në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Bylis, u pezullua me tri ndeshje dhe 50 mijë lekë gjobë.

KRAJA
Futbollisti i Skënderbeut, Elvis Kraja, për gjeste fyese e provokuese ndaj arbitrit u pezullua dy ndeshje dhe 30 mijë lekë gjobë.

Post Reply