Shpresat

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shpresat

Post by Skodrinon » Thu, 05 Nov 2009 , 14:29

a e njef kush ket lojtar a?
me ket curriculum qi ka ky lojtar, pse nuk e thrrasin me komtaren a, me e fut 5 minutat e fundit me estonine qi mos me pas rrezik me na ike?

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shpresat

Post by Skodrinon » Thu, 05 Nov 2009 , 15:21

U-21, Bushati shpall listën anti Austri

Trajneri i Kombëtares U-21 publikoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Kampionatit Europian Euro 2001, Shqipëri-Austri (11 nëntor 2009) dhe Shqipëri-Bjellorusi (17 nëntor 2009). Bie në sy thirrja e talentit të ri Vasil Shkurtaj të Olimpiakosit në Greqi. Në ndeshjen e fundit, Kombëtarja U-21 e Shqipërisë humbi 4-2 me Bjellorusisë mes të ftohtit e borës në “Molodechno. Ndeshja filloi me gjysmë ore me vonesë për shkak borës së rëndë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për vendasit. Kombëtarja jonë shënoi dy gola brenda katër minutash me Ahmed Januzin (75’) dhe Vilfor Hysën (78’) për t’u fiksuar përfundimisht shifrat në 4-2. Shqipëria U-21 pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, pas atyre me Skocinë (2) e Austrinë (1), duke mbetur e parafundit me vetëm me tri pikë, falë fitores me Azerbajxhanin në “Niko Dovana”.

Lista e lojtarëve

Portierë

Shpëtim Moçka (Flamurtari)
Englant Haxho (Apolonia)
Ibrahim Bejte (Shkumbini)
Klodian Semina (Gramozi)
Indrit Hithi (Partizani)
Erald Elmazi (Apolonia)
Ganiol Kaculi (Elbasani)
Arsen Sukaj (Vllaznia)
Polizoi Arbëri (Bylis)
Erbert Hotaj (Vllaznia)
Olsi Gocaj (Kastrioti)
Sabien Lilaj (Tirana)
Orges Gava (Elbasani)
Altin Hoxha (Teuta)
Altin Hoxha (Tirana)
Enco Malindi (Tirana)
Sokol Cikalleshi (Besa)
Vilfor Hysa (Teuta)
Erando Karabeci (Tirana)
Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
Bekim Balaj (Vllaznia)
Odise Roshi (Flamurtari)
Vasil Shkurtaj (Olimpiakos)

Eliminatoret
Kampionatit Europian 2010

Shqipëri-Skoci 0-1
Skoci-Shqipëri 5-2
Shqipëri-Azerbajaxhan 1-0
Austri-Shqipëri 3-1
Bjellorusi-Shqipëri 4-2

Renditja aktuale në grup
Grupi 10 N F B H P
Austria 4 3 0 1 9
Bjellorusia 4 3 0 1 9
Skocia 4 3 0 1 9
SHQIPËRIA 5 1 0 4 3
Azerbajxhani 3 0 0 3 0
Bilanci: 5 ndeshje; 1 fitore, 0 barazime, 4 humbje. Golaverazhi: 6-13

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shpresat

Post by fpjalmi » Fri, 13 Nov 2009 , 17:59

U-21, Shqipëri – Austri 2-2

Ky ishte barazimi i parë i Shpresave në gjashtë ndeshje të zhvilluara për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011.







Shqipëria U-21 bëri një prezantim të shkëlqyer në barazimin 2-2 me Austrinë e kësaj moshe, në një takim ku me të vërtetë mund të themi se kemi humbur dy pikë, pasi kuqezinjtë e Artan Bushatit udhëhoqën 2-0, përpara se austriakët të shënonin dy golat që i siguruan një pikë të çmuar në transfertën e Tiranës, pavarësisht se ekipi i Andreas Hercog humbi dy penallti në “Qemal Stafa”, nga një në çdo pjesë loje.

Ky ishte barazimi i parë i Shpresave në gjashtë ndeshje të zhvilluara për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011.

Takimin e parë me Austrinë, Shqipëria e kishte humbur me rezultatin 3-1 në Vjenë, ku dy nga golat për austriakët i shënoi Atdhe Nuhiu, i pranishëm edhe në ndeshjen e “Qemal Stafës. Fansat kuqezinj, madje kishin shpalosur edhe një banderolë kuptimplote “E duam A.Nuhin në Kombëtare”. Gjithsesi, gjiganti shqiptaro-austriak me numër 9 bëri një paraqitje të mirë përballë publikut shqiptar në të parën vizitë që ai bënte në Shqipëri.

Shqipëria rrezikoi qysh në minutën e dytë, kur Altin Hoxha i Teutës goditi fuqishëm brenda zonës, por portieri austriak Konigshofer reagoi, duke grushtuar e shmangur rrezikun. Hysa në minutën e 10-të lëshoi një top të bukur për Karabecin, mesfushori i Tiranës goditi në ecje e sipër, por Konigshofer e devijoi në goditje këndi, ku pas ekzekutimit të saj, mbrojtësi i Gramozit, Klodian Semina rrezikoi me kokë.

Në minutën e 20-të, Karabeci harkoi një top brenda zonës austriake, dhe aty Arsen Sukaj i Vllaznisë, goditi fillimit me kokë, por që u ndalua nga Koningshofer, dhe në tentativën e dytë, topin e kthyer mbrapsht nga portieri austriak, shkodrani e shndërroi në gol duke realizuar golin e parë të Shqipërisë.

Në të 29’ sulmuesi i Teutës, Vilfor Hysa, pas një rrotullimi të bukur me trup, goditi fuqishëm brenda zonës, por portieri austriak ishte i vëmendshëm, duke i dhënë një tjetër nuancë dominimi të Shqipërisë në tridhjetë minutat e para në një “Qemal Stafa”, thuajse të zbrazët. Sabien Lilaj u ndëshkua me karton të verdhë në të 30’.

Karabeci krosoi nga e djathta, dhe aty me kokë Odise Roshi i Flamurtarit goditi, duke fituar goditjen e këndit të radhës. Shqipëria në një ditë shumë të mirë dhe me një profil agresiv. Polizoi Arbëri, Olsi Gocaj, Klodian Semina ishin thuajse pakalueshëm në vijën e mbrotjëse, aq portiri Shpëtim Moçka në pjesën e parë nuk pati thuasje aspak punë, përveçse disa devijimeve në goditje këndi.

Në të minutën e 43-të, gjqytri polak dha një penallti, pasi sulmuesi Rroshi mbajti nga fanella një austriak brenda zonës së vogël. Kavlak goditi mbi katërkëndeshin e portës, duke shpërdoruar kështu mundësinë më të mirë për të realizuar për Austrinë e Andrea Hercogut. Miuta

Në të 50’, Roshi ndërmori një inkursion të shpejtë nga e majta e sulmit tonë, fieraku i Flamurtarit krosi bukur në zonë, por goditja me kokë e Vifor Hysës ishte jo në nivelin e aksionit.

Disa sekonda më pas, Erando Karabeci lëshoi një top prapa shpinës së mbrojtjes austriake, dhe aty, Roshi pasi fitoi një duel shpejtësie shënoi me një goditje të shkëlqyer golin e dytë në minutën e 51-të. Ky ishte goli i dytë i Roshit kundër Austrisë, pasi fieraku i Flamurtarit ishte dhe autori i golit të vetëm të Shqipërisë në humbjen 3-1.

Gëzimi i ligjshëm i Shqipërisë zgjati shumë pak, pasi pas thuasje 30 sekondash Austria shënoi golin e parë me anë të një topi i devijuar edhe nga një mbrojtës tonë, Semina, pas goditjes nga ana e Kavlakut, lojtarit që humbi edhe penalltinë për skuadrën e tij.

Gjyqtari polak Tomazs Mikulski dha një tjetër penallti në minutën e 74-t, një 11-metërsh i dyshimtë, pas një ndërhyrjeje në kufijtë e zonës të Polizoi Arbërit. Dhe sërish një penallti tjetër e humbur nga austriakët. Shpëtim Moçka i tha “jo” kundërshtarit të tij Baumgartligner, duke grushtuar topin e më pas në hedhjen e dytë, duke e pritur atë. Heroi vlonjat merr përaqafimet e shokëve por fiton dhe duartrokitjeve të shikuesve në “Qemal Stafa”.

Zëvendësuesi Burgstaller lëshoi një korridor të gjatë horizontal në vijën ballore të portës sonë, mbrojtja jonë ishte rreshtuar keq dhe Perstaller nuk e pati të vështirë të shënojë golin e barazimit në minutën e 79-të. Shqipëri-Austri 2-2.

Momenti i fundit i mirë për Shqipërinë ishte ai i minutës së 92-të, kur mesfushori Karabeci fitoi një goditje të lirë rreth 25 metra larg portës. Roshi goditi fuqishën, por topi u përplas në murin e formur nga austriakët.

Minuta e fundit e takimit regjistruan dy kartonë të verdhë për Austrinë, pikërisht për dy humbësit e penalltive, Kavlak dhe Baumgratlinger.

Përfundimisht, një paraqitje dinjitoze dhe një barazim i merituar i Shqipërisë, ku me pak kujdes mund edhe të kishim realizuar fitoren e dytë në kualifikuese, pas asaj me Azerbajxhanin në “Niko Dovana”.

Pikërisht në stadiumin e qytetit të Durrësit do të zhvillohet të mërkurën edhe takimi i fundit i këtij viti, ai kundër Bjellorusisë, ndaj së cilës humbë në transfertë 4-2.

Shqipëria u ngjit në kuotën e 4 pikëve pas gjashtë ndeshjesh, duke pasur në bilancin e saj: 1 fitore (me Azerbajxhanin), 1 barazim me Austrinë (ky i sotmi) dhe 4 humbje (me Skocinë, 2, Austrinë dhe Bjellorusinë).

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shpresat

Post by Skodrinon » Fri, 13 Nov 2009 , 21:37

Pa shans U-21 sot. Goli i pare i austriakve hini stropio me nji devijim, goli i dyte offside. Edhe arbitri penalltine e pare ja dha kot, edhe ne nuk na e dha nji te paster
Roshi fantastik. Fushaj me lekt qi ka harxhu per Rizvanollin, Alikaj (tan vitin i demtum), Hallacin etj etj, kishit mujte me marre. Jane prap n'kohe me e ble me dashte. Por presin me e marre Tirana ose Dinamo, qi me thane mandej: "kan lek ma shume se na", ose "ka preferu jeten e nates te kryeqytetit"

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shpresat

Post by Man in Redblue » Sat, 14 Nov 2009 , 14:41

a lujti ky Vasil Shkurtaj?


Skodrinon sa per Alikajn me kujtohet qi pat thane Goldi sa e bleme, qi ky lojtar lun dy-tri ndeshje e 10-12 tjera a i demtum. Pys vedin kur stafi i Vllaznise nuk ka informacione lementare per nji futbollist te superliges si ka mundsi qe kerkon me gjet futbollista cilesore - si mi qujn tana hert- prej afriket e brazilit???!!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shpresat

Post by GOLDIAN » Sat, 14 Nov 2009 , 17:59

asht kot mu lodh me ta
krejt kot
austria aktivizoi nje 17 vjec ne komtaren A qe me e pas te sigurte
kurse keta tonet as te shpresa as nje minute se kane fut kete shkurtajn

lexone ma gjate

http://www.sportishqiptar.com.al/mosakt ... k-shpresa/
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shpresat

Post by fpjalmi » Sat, 14 Nov 2009 , 21:32

GOLDIAN wrote:asht kot mu lodh me ta
krejt kot
austria aktivizoi nje 17 vjec ne komtaren A qe me e pas te sigurte
kurse keta tonet as te shpresa as nje minute se kane fut kete shkurtajn

lexone ma gjate

http://www.sportishqiptar.com.al/mosakt ... k-shpresa/

a dihet gja se a asht lojtare i mire ky shkurtaj

mendoj se bushati asht dasht me e pa ,sepse me zgjedh kombetaren tjeter ,komplet faji mbetet i bushatit

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shpresat

Post by Man in Redblue » Sun, 15 Nov 2009 , 00:52

turp i madh ...e shkaterrunen kombetaren per dy pare tqelbuna...Respekte ktij djalit!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shpresat

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Nov 2009 , 01:39

Man in Redblue wrote:turp i madh ...e shkaterrunen kombetaren per dy pare tqelbuna...Respekte ktij djalit!!!
kaq vlera paska pas kja ndeshje per bushatin sa se aktiviozi as 15 minuta te pkaten??????
jane ba milionera dyrnjaja ishtu hallall i qofte
ky demek dha doreheqjen apo gabohem
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shpresat

Post by Man in Redblue » Sun, 15 Nov 2009 , 14:24

a e shifni pra se nuk ka faj vec Duka, ai asht po se po i korruptum sa ska ma, por edhe te tjeret si rasti i bushatit tregon...edhe me ik Duka vjen nji tjeter ne vend te tij qi ia qejfin lekut...problemi asht se ne shqipni nuk ka shoqni civile....ku jan Tifozat Kuqezi me diskretitu rastin konkret te Shkurtaj, me dal neper gazeta, neper televizor me informu opininon publik????Edhe ne stadium me shkru banderola...me kerku rihapjen e zyres se talentave...me kerku takim me drejtusat e federates, me ministrin e sportit etj... vec me thane Duka a pleh e Ishalla po ik nuk do te zgjidhet kurre problemi...por asht ajo thenia cdo popull e ka meritu sovranin e vet...njashtu edhe per tifozat kuqezi..se ia lut nji shok i jemi dhe antar i tyne me e vu ne faqen e tifozave lajmin e ndeshjes rapidi- vllaznia e me ba thirrje shqiptarev ne austri me mbeshtet vllaznin nshkoder e as ikaq nuk ishin ne gjendje me ba, me shkru kater rreshta ne faqen e tyne...te lodhen kot pra se as ikja e Dukes nuk do te rregollojn gja, tan jeten do te rrijm te deshirum me e pa shqipnin ne nji kampionat evropian e botnor

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Shpresat

Post by vvvllaznia » Sun, 15 Nov 2009 , 17:39

Man in Redblue wrote:a e shifni pra se nuk ka faj vec Duka, ai asht po se po i korruptum sa ska ma, por edhe te tjeret si rasti i bushatit tregon...edhe me ik Duka vjen nji tjeter ne vend te tij qi ia qejfin lekut...problemi asht se ne shqipni nuk ka shoqni civile....ku jan Tifozat Kuqezi me diskretitu rastin konkret te Shkurtaj, me dal neper gazeta, neper televizor me informu opininon publik????Edhe ne stadium me shkru banderola...me kerku rihapjen e zyres se talentave...me kerku takim me drejtusat e federates, me ministrin e sportit etj... vec me thane Duka a pleh e Ishalla po ik nuk do te zgjidhet kurre problemi...por asht ajo thenia cdo popull e ka meritu sovranin e vet...njashtu edhe per tifozat kuqezi..se ia lut nji shok i jemi dhe antar i tyne me e vu ne faqen e tifozave lajmin e ndeshjes rapidi- vllaznia e me ba thirrje shqiptarev ne austri me mbeshtet vllaznin nshkoder e as ikaq nuk ishin ne gjendje me ba, me shkru kater rreshta ne faqen e tyne...te lodhen kot pra se as ikja e Dukes nuk do te rregollojn gja, tan jeten do te rrijm te deshirum me e pa shqipnin ne nji kampionat evropian e botnor
Duka ka mundsi me hek Bushatin e nqs nuk e hek dmth qe pergjegjsia mbet edhe mbi te.jam dakort me ty qe nuk asht vetem faji i Duks por jan te gjith njerzit qe merren me futboll te korruptum e te paaft.problemi kryesor ndoshta i futbollit shqiptar asht mungesa totale e tifozave qe jane te vetmit qe mund te kerkojn llogari se kerkujt tjeter nuk i interreson futbolli.Ne Itali kishte plas lufta deri tesh.Vetem tek Rudi Vata kam pak shprese se per ndryshe e ardhmja e futbollit shqiptar asht komplet zi

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Shpresat

Post by vvvllaznia » Tue, 17 Nov 2009 , 12:49

Itesh e vuna re qe as Shtupinen nuk e paska thirr,dmth ka thirr dy lojtar prej skuadres U-19 te Vllaznis por jo titullarin e Vllaznis.
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=13910
Kjo asht nje interviste e Bushatit per ndeshjen kunder bjellorusise e ka mundsi qe Shkurtaj te mos losin as sot.ka mundsi qe te losin lojtar te Erzenit e te Gramozit por jo nje lojtar qe let me te rinjt e Olimpiakosit.nuk kam fjal per me e pershkru kete situat

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shpresat

Post by Man in Redblue » Tue, 17 Nov 2009 , 15:26

e tmerrshme....nuk do ket vend ne bote qe kerkon me shkaterru skuadren e vet ne kyt menyre

"dalngadale" thot ky ...po mor po dalngadale mush xhepat ti, se per kombetaren si bjen kujt ne mend, kta paskan ken do antikombtar, e njerez te ulet ...

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shpresat

Post by Miri » Tue, 17 Nov 2009 , 16:26

Shqiperi 0-2 Bjellorusi min 70`
neshjen e kam lidh te kanali 2.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shpresat

Post by Miri » Tue, 17 Nov 2009 , 16:33

Shqiperi 1-2 Bjellorusi min 77` Roshi

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shpresat

Post by Miri » Tue, 17 Nov 2009 , 16:57

Shqiperi 1-2 Bjellorusi
Shpresat e Shqiperis njohin humbien e rradhes ne niko dovana e cila i len ne kuoten e 4 pikeve.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shpresat

Post by Admin » Fri, 20 Nov 2009 , 16:59

Ne ndeshjen kunder Bjellorusve Vasil Shkurtaj asht aktivizu ne minuten e 75.
Miri a e ke ndjek ndeshjen ? Si asht paraqit Shkurtaj?
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shpresat

Post by Miri » Sun, 22 Nov 2009 , 13:25

Admin wrote:Ne ndeshjen kunder Bjellorusve Vasil Shkurtaj asht aktivizu ne minuten e 75.
Miri a e ke ndjek ndeshjen ? Si asht paraqit Shkurtaj?
Po e pash 30 min e fundit nuk mu duk i keq tpakten ne 3-4 raste qe beri.
Vasil Shkurta asht nga Vlora dhe per momentin eshte me skuadren e te rinjeve te olimpiakos i cili per shkak te dukumentacionin nuk mundet te aktivizohet ne skuadren e pare,flitet qe nga janari do jete ne skuader te pare po ashtu Shkurta kerkohet me ngulmim nga skuadra hollandeze PSV Eindhoven i cili ne moshen 15 vjecare eshte provuar nga drejtuesit te klubit hollandes si dhe nga drejtuesit e klubit AJAX te Amsterdamit.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Shpresat

Post by Admin » Sun, 22 Nov 2009 , 17:44

Ishalla i prihet mbare.
Ma thet mendja se do te thirret prep ne U-21 vjecart e Shqipnise.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shpresat

Post by Man in Redblue » Mon, 23 Nov 2009 , 22:11

Admin wrote:Ishalla i prihet mbare.
Ma thet mendja se do te thirret prep ne U-21 vjecart e Shqipnise.

pse a e ka baben biznesmen a ?

Post Reply