Bekim Bala

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Bekim Bala

Post by fpjalmi » Fri, 23 Oct 2009 , 17:59

mbas sinanit salihit ,sa lindi edhe nji talent ne sulmin Shkodran ku emri i tij asht i vetmi qe permendet ne shkoder si talent i ri ne sulmin shkodran dhe padyshim ia vlen me hap nji teme te veqante per te si shum lojtareve te e meritojn te jete pjese e vllaznise

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Fri, 23 Oct 2009 , 18:00

Bala: Dua t’i ngjaj Sinanit







“Fenomeni” Bekim Bala është lojtari i momenti në Shkodër. Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar 6 gola në harkun e tri ditëve dhe për më tepër në tri kompeticone të ndryshme: 2 me Vllazninë në fitoren 2-0 në kampionat me Shkumbinin (java e 7-të, të dielën, më 18 tetor), 1 gol në miqësoren e Kombëtares U-19 me Qipron (1-1, më 20 nëntor) dhe 3 gola në ndeshjen e Kupës kundër Tomorit (0-4, më 21 nëntor).
Bekim Bala gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen sportive “Panorama Sport”, pohoi se të jesh përkrah Vioresin Sinanit është një përgjegjësi e madhe për çdo lojtar.

“Viori është një lojtar i madh dhe me shumë vlera. Si çdo sulmues, dëshira ime është të shënoj sa më shumë gola për ekipin. Dua të jem një lojtar i vlefshëm dhe të pretendoj të jem një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit”.

Sinani është shpallur tri here golashënuesi më i mirë i Shqipërisë: 2 herë me Vllazninë dhe 1 herë më Tiranën.

Talenti Bekim Bala ka shënuar dy gola në kampionat. Listën e goleadorëve të Superligës e kryeson Elis Bakaj i Dinamos, me 5 gola.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Fri, 23 Oct 2009 , 18:02

ishalla ia prin zoti sa ma mare te vllaznia

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Fri, 23 Oct 2009 , 18:02

a dihet gja sa asht kontrata e tij me vllaznine

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Sat, 07 Nov 2009 , 20:54

Bekim Balaj do te luaje me U-19
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 07 Nandor 2009 16:29

Sulmuesi i Vllaznise se Shkodres, i riu Bekim Balaj i cili eshte thirrur per tu grumbulluar nga trajneri Artan Bushati me U-21, do te grumbullohet me kombetaren e U-19 dhe do te luaje si pjese e skuadres se Ramadan Ndreut ne eliminatoret e San Marinos. Balaj dhe Vasil Shkurti ishin dy nga lojtaret me perspektive te cilet ishin te planifikuar per tu aktivizuar me te rinjte, por u grumbulluan nga skuadra e Shpresave per dy ndeshjet eliminatore qe U-21 do te luaje javen e ardhsme ndaj Austrise dhe Bjellorusise. Shkurti do te qendroj me skuadren e U-21, kurse Balaj do te kaloje tek skuadra e U-19.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bekim Bala

Post by GOLDIAN » Sat, 07 Nov 2009 , 22:06

kush a ramadan ndreu?
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Sat, 07 Nov 2009 , 22:47

ramadan ndreu ka ken tranier i krujes(kastriotit ) vjet

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bekim Bala

Post by GOLDIAN » Sat, 07 Nov 2009 , 22:49

fpjalmi wrote:ramadan ndreu ka ken tranier i krujes(kastriotit ) vjet
e tash asht trajner i u19????
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Sun, 08 Nov 2009 , 00:43

GOLDIAN wrote:
fpjalmi wrote:ramadan ndreu ka ken tranier i krujes(kastriotit ) vjet
e tash asht trajner i u19????

pa gold ,te u 19

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bekim Bala

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Nov 2009 , 09:42

une kam kujtu se a ramadan shehu trajner aty
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Sun, 08 Nov 2009 , 23:10

GOLDIAN wrote:une kam kujtu se a ramadan shehu trajner aty

edhe un njashtu kam kujtu ,por me te than te drejten nuk i besoj as gazetave se njashtu siq asht shkru aty ,asht shum e pakuptueshme

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Bekim Bala

Post by vllaznia1919 » Thu, 26 Nov 2009 , 19:52

Ramadan Ndreu asht i Krujs e Shehu i U-19.Per sa i perket Bales ishalla vazhdon ishtu e si rritet menja si nej te riut tjeter te Vllaznia.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bekim Bala

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Nov 2009 , 19:16

ka ba nje ndeshje shume te mire sot
ishalla vazhdon ishtu se i ka tana mundesite per me arrit shume ne jete
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Mon, 30 Nov 2009 , 01:39

asht shum e vertete

ka ba 1 nder ndeshjet ma te bukura te tij

edhe pse ka ba 1 gol ,mund te tham qe ka ba 2 sepse 1 gol ia dha sinanit me e ba ne vij fatale

matrix-kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 227
Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
Location: torino

Re: Bekim Bala

Post by matrix-kuqeblu » Mon, 30 Nov 2009 , 22:21

pershendetje shoke per sa i perket bekimit une e njoh personalisht se kam lujte ishim portjera te dy por une ika te presors fatmir pacerami e masanej aje vazhdovi me lujte ne mbrojtje per pak kohe edhe ate rrol e ndrrovi e masanej perfundoje ne sulme por du me ju thane nje gja ashte nje lojtare qe ka qef me fitu q do ndeshje e lote me shpirt ne fushe e ashte shume i talentume por merita e shume talenteve te vllaznia per mendimin tem jane per presore selami dani ashte tranjeri ma i mire ne shkoder pse jo dhe ne shqiperi per ekipe fmish se ashte nje presore qe punon shume me futbollista une per vedi kam shume respekt per te.
Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Bekim Bala

Post by Admin » Fri, 04 Dec 2009 , 16:14

Ishalla i prihet mbare Bales si edhe ishalla nuk i rritet mendja se kena pa ja pak lojtare shkodran qe i asht rrit mendja edhe ska arrit aty ku ka mundsi me arrit.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Tue, 22 Dec 2009 , 19:30

Bala, 10 here… kuqeblu Tani e do edhe Kuzhe!



23 Dhjetor Adoleshenti kuqeblu ka shenuar golin e 10-te sezonal: Nuk I ve vetes limite





Nje hicc gjashte muaj me pare, I preferuari I momentit per tifozet…Bekim Bala I ka kapercyer te gjitha etapat ne nje kohe rekord, per t’u kthyer ne sulmuesin kryesor te sezonit te Vllaznise. Dhe meqe jemi ne periudhe festash, i riu 19 vjeçar qe ka shenuar 10 gola me kuqeblutë (pese ne kampionat dhe po aq ne Kupe) ka gjetur nen pemen e Vitit te Ri dhe nje dhurate tjeter. Ftesen per te marre pjese ne nje zbor te kandidateve te ekipit kombetar ne Turqi. Me anë të një letre zyrtare të dërguar nga Federata Shqiptare e Futbollit ne klubin Vllaznia, kerkohet gadishmeria e lojtarit për grumbullimin e kuqezinjtë në Turqi. Ky fakt e ka gëzuar pa masë bjondin shtatlarte te Vllaznise. Ne nje interviste per “Sport Ekspres”, lojtari shpreh te gjithe kenaqesine per hyrjen triumfale ne boten e futbollit shqiptar. Qe gjashte muajt e pare.



- Bala, e nisim nga goli me Teutën. Nje gol por edhe lider I sulmit shkodran…

- Ndaj Teutës mendoj se si skuader luajtem mire. Arrita të shënoj shumë shpejt. Mund të shënoja edhe nje gol tjetër personalisht ne nje rast te mire qe m’u paraqit. Edhe shoket e ekipit paten disa raste por I humbem. Goli I Teutes ishte aksidental sepse u shenua nga nje goditje denimi. Ne pjesen e dyte kishim fatin me vete qe shenuam shpejt. Eshte bukur kur shenon dhe skuadra fiton.

- Por vetem vendi I nente ne renditje. Nuk e shihni me shqetesim ate?

- Nëse do të fitojmë edhe me Flamurtarin, qe renditet në vendin e fundit sigurisht që veme bazat per më lart. Ka qene nje periudhe e veccante per ne, por ne fazen e dyte besoj se do te ngjitemi.

- Kjo Vllazni kontestohet shpesh nga tifozet. A eshte e veshtire te luash ne presionin e tifozerisë?

- Sigurisht që ka qenë e veshtire. Por është normale, për një ekip si Vllaznia te kesh presion, pasi askush nuk e pranon këtë renditje. Vllaznisë nuk i shkon ky vend dhe tifozet, normale qe ndjehen te shqetesuar. Por ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë.

- Në planin individual gjerat po shkojne shume me mire per ju. Nga nje lojtar I te rinjve jeni bere titular fiks I skuadres, e prisnit?

- Të them të drejtën nuk e kisha menduar, por sigurisht që jam i kënaqur per kete. Shpresoj të vazhdoj me këto rritme dhe madje te permiresohem, sepse jam ne fillimet e mia. Do të mundohem të bëj maksimumin tim.

- Pese gola në kampionat dhe po kaq edhe ne Kupe, por ne nje pjese te mire te ndeshjeve keni pasur mbi shpatulla edhe pergjegjesine e te qenit sulmuesi kryesor, ose I vetem I ekipit. Eshte shume per nje 19 vjeccar si ju?

- Per mua është vetem kënaqësi e madhe të luash për Vllazninë, pasi është një emër i madh I futbollit. Mundohem te bej ate qe di te bej. Të them të drejtën, nuk e kisha menduar të shënoja kaq gola, por fati edhe më ka ndihmuar. Sa per Kupen jam munduar të bëj maksimumin edhe aty, pasi tani fitimi i Kupës është objektivi ynë kryesor. Pergjegjesia ime eshte të shënoj sa më shumë gola dhe une realisht shpresoj qe të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat qe ka. Do te ishte shperblimi me I mire per mua, me shume sesa arritjet personale

- Bala, i keni vënë vetës ndonjë qellim per numin e golave që doni te realizoni këtë sezon?

- Jo, nuk kam percaktuar me veten ndonjë numër golash, por sigurisht dëshira është për të shënuar sa më shumë te jete e mundur. Do të bëj maksimumin, pasi edhe mundësia për t’u aktivizuar po më jepet.

- Te drejtuesit e Vllaznisë ka mbërritur nje ftese nga FSHF per te qene pjese e kombëtares ne zborin e janarit. Si e keni pritur?

- U gezova shume dhe ndjehem shume mire pas kesaj ftese. Një ndër objektivat e mia është të përfaqësoj Shqipërinë. Natyrisht që do të bëj maksimumin.

- A keni ndonje enderr, sicc thuhet, ne sirtar…?

- Si çdo futbollist tjetër endrren e pare e kam realizuar, te luaj per Vllaznine. Tani dua të kontribuoj për skuadra, po ashtu të jem pjesë edhe e ekipit përfaqësues. Një ëndërr tjetër është që një ditë të luaj në kupat e Europës me Vllaznine e me pas te aktivizohem ne nje kampionat te rendesishem europian.

- A mendoni se Vllaznia do ta arrije sivjet të kualifikohet per në kupat e Europës?

- Është plotesisht e mundur për t’ia arritur kesaj. Jam I bindur qe do t’i kapim kupat e Europës. Ne mund t’ia arrijmë edhe në kampionat pasi jemi 8 pikë larg vendit të tretë. Gjithashtu dihet që objektivi ynë është fitimi i Kupës. Ndeshjen e radhës ne e kemi ndaj Skëndërbeut, ku në letër, te pakten, eshte një kundërshtar i kalueshëm. Kështu qe të shohim, sepse mundësitë i kemi te gjitha.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Wed, 23 Dec 2009 , 21:54

ia prift zoti mar iktij lojtari sepse mbas salihit qe shkodra ka nxjerr ,asht i dyti talent qe shkodra nxjerr persmbarit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bekim Bala

Post by GOLDIAN » Wed, 23 Dec 2009 , 21:56

ke drejte pjalmi
ky a zbulimi i lucit
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bekim Bala

Post by fpjalmi » Wed, 23 Dec 2009 , 22:16

GOLDIAN wrote:ke drejte pjalmi
ky a zbulimi i lucit
mos ma permend ma at lumc ma goldian te lutem se ma asht neverite ma shum se sinani per njat zot.

lumci nuk ia ka idene e tranierit e as me drejtu kategorine e trete nuk asht .

Post Reply