Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 31 Oct 2009 , 05:36

e cfare ekipit ka pas vllaznia atehere .

me salihin e sinanin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 31 Oct 2009 , 16:53

Roland Luçi, trajner i Vllaznisë: “Nuk ma merr mendja se ka shkodran që nuk është mërzitur sonte, prandaj edhe unë jam shumë i mërzitur. Vllaznia humbi sepse nuk shënoi gol, ndërkohë që Tirana një herë shkoi në portën tonë, shënoi një gol dhe mori fitoren. Jam pa gojë sot. Kemi dhënë më të mirën në fushën e lojës dhe të vjen keq që humbet në një mënyrë të tillë.

Vërtet Tirana tani është 7 apo 8 pikë para nesh, por në cilësi, e patë vetë, nuk është aspak më lart se ne. Pësuam një gol të çuditshëm pas një pasimi 50 metra diagonal, një vendosje e gabuar e lojtarit tonë dhe këtu mori fund gjithçka. Gjyqtari nuk pati ndikim në ndeshje, ndërkohë për të ardhmen nuk mund të them asgjë me saktësi, sepse di të them se po luajmë mirë dhe kjo është njëfarë garancie.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 31 Oct 2009 , 17:01

Ne fakt asht loja ma e bukur e vllaznise .

fola ne shqini e na kan hanger 2 penallti thane ,dke e verteta asht qe shum tifoza kan ken edhe tu qa e tu bertit ne stadium sepse kena lujt mjaft mire dhe bala e sinani hala nuk dijn me kombinu mjaft mire ku kan humb raste qe nuk i hup nji sulmues normal

sinani 1 vit ma pare keta raste i bate 100 perqind ,kurse tashti tana i humb ,megjithate ka ken edhe i pa fat .

bala thane qe ka fillu mos me pasu ma ,dhe shum raste ka gabu duke dasht me i zgjidh vete

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 31 Oct 2009 , 17:03

Tifozët shkodranë të pranishëm në stadium, sa herë që donin të kontestonin lojën e miqve, bërtisnin në kor “Luzi, Luzi”, si për të dashur t’i kujtojnë Tiranës humbjen e turpshme në Kupë.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by REINIS » Mon, 02 Nov 2009 , 17:33

fpjalmi wrote:Tifozët shkodranë të pranishëm në stadium, sa herë që donin të kontestonin lojën e miqve, bërtisnin në kor “Luzi, Luzi”, si për të dashur t’i kujtojnë Tiranës humbjen e turpshme në Kupë.
:?: :?: :?: :?: :?: :?: :?: :!: :!: :!: :!: :!: :?: :?: :?: :?: :?: :!: :!: :!: :!: :?: :?: :!: :!: :?: :?: :!: :!: :?: :?: :!: Ka e more kte Pjalmo?
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 02 Nov 2009 , 19:17

SHIFNE SA QESHARAK ASHT ky shkrim




Fushaj mendon për merkaton e janarit

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka filluar që tani të mendojë për merkaton e janarit. Ai personalisht ka marrë një udhëtim për në Mal të Zi dhe në Kosovë, teksa do të ndjekë disa lojtarë dhe do të shohë disa ndeshje në kampionatet respektive të këtyre kampionateve. Nuk bëhen të ditur emrat e lojtarëve të mundshëm, por një gjë është e sigurt, Vllaznia në janar do të bëjë ndoshta merkaton më të bujshme.
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Ujku » Mon, 02 Nov 2009 , 19:55

Merkotoja e janarit asht merkato hallit se ne janar s'gjen lojtar te lir flas per lojtar ci duhen
mir po Valoja paska shku me gjet talente ne kampionatin e Kosovs e te malit zi
e te zezen e vet ta pa gjen.
ku ku per Vllaznin n'dor te kuj ka met.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Mon, 02 Nov 2009 , 21:19

GOLDIAN wrote:SHIFNE SA QESHARAK ASHT ky shkrim




Fushaj mendon për merkaton e janarit

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka filluar që tani të mendojë për merkaton e janarit. Ai personalisht ka marrë një udhëtim për në Mal të Zi dhe në Kosovë, teksa do të ndjekë disa lojtarë dhe do të shohë disa ndeshje në kampionatet respektive të këtyre kampionateve. Nuk bëhen të ditur emrat e lojtarëve të mundshëm, por një gjë është e sigurt, Vllaznia në janar do të bëjë ndoshta merkaton më të bujshme.

hahahah sa kam qesh. prej hallit. na u ba edhe specialist kajrajfili
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Tue, 03 Nov 2009 , 20:26

o mond cela a ke rregjistru nej rubrike sportive te kesaj fundjave
flas per rubrikat sportive ne shkoder e jo ato ne rang komtar
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Wed, 04 Nov 2009 , 00:08

GOLDIAN wrote:o mond cela a ke rregjistru nej rubrike sportive te kesaj fundjave
flas per rubrikat sportive ne shkoder e jo ato ne rang komtar
jo goldi kam ndejt mram apastafat ne shpi per at pune por ato shoket e mije se kishin lidhe stacionin keshtu skam mujt me e regjistru.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 04 Nov 2009 , 04:44

REINIS wrote:
fpjalmi wrote:Tifozët shkodranë të pranishëm në stadium, sa herë që donin të kontestonin lojën e miqve, bërtisnin në kor “Luzi, Luzi”, si për të dashur t’i kujtojnë Tiranës humbjen e turpshme në Kupë.
:?: :?: :?: :?: :?: :?: :?: :!: :!: :!: :!: :!: :?: :?: :?: :?: :?: :!: :!: :!: :!: :?: :?: :!: :!: :?: :?: :!: :!: :?: :?: :!: Ka e more kte Pjalmo?

te sportekspresi perzotin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 04 Nov 2009 , 04:45

GOLDIAN wrote:SHIFNE SA QESHARAK ASHT ky shkrim




Fushaj mendon për merkaton e janarit

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka filluar që tani të mendojë për merkaton e janarit. Ai personalisht ka marrë një udhëtim për në Mal të Zi dhe në Kosovë, teksa do të ndjekë disa lojtarë dhe do të shohë disa ndeshje në kampionatet respektive të këtyre kampionateve. Nuk bëhen të ditur emrat e lojtarëve të mundshëm, por një gjë është e sigurt, Vllaznia në janar do të bëjë ndoshta merkaton më të bujshme.

pse a nuk mujti me e ba edhe ne vere merkaton e bujshme a :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 04 Nov 2009 , 04:46

Vllaznia, shtyhet “supergjoba”
03/11/2009 09:20

Humbja me Tiranen te premten e fundit e ka futur Vllaznine ne nje qorrsokak. Drejtuesit e larte, vetem nje dite me pare, kishin paralajmeruar sot se do te kishte nje mbledhje te bordit te klubit shkodran per te marre ne shqyrtim kerkesen e presidentit Valter Fushaj, per zbritjen ne masen 30% te kontratave te lojtareve, per shkak te rezultateve te dobeta ose per rast te mos impenjimit te mjaftueshem te tyre gjate sezonit.

Numri nje i klubit ka pretenduar se ky vendim eshte marre ne perputhje me kontraten qe lojtaret kane nenshkruar me klubin e Vllaznise. Kjo do te ishte nje “supergjobe” per futbollistet e kuqebluve. Te dielen ishte zhvilluar nje takim me trajnerin Roland Luçi per paraqitjen jo te mire te skuadres.

Nderkohe qe ne fund te dites se djeshme eshte mesuar se nuk eshte zhvilluar mbledhja e bordit te klubit, e cila, sipas burimeve jo zyrtare, eshte shtyre per nje afat te pacaktuar ende. Qellimi i kesaj shtyrjeje eshte bere per t’i dhene edhe nje shans tjeter skuadres, qe te reagoje per permiresimin e situates.

Ne rast se lojtaret kuqeblu do te bejne kthese bindese ne javet e ardhshme, duke iu rikthyer rezultateve dhe lojes se mire, nje gje e tille mundet edhe te mos aplikohet fare. Bilanci i shkodraneve ne kete fillimsezoni eshte nje nder me negativet ne gjithe historine e skuadres: 6 humbje, 2 fitore me Apolonine e Shkumbinin dhe 1 barazim ndaj Dinamos. 10 te pesuar dhe 4 te shenuar.

Sipas klasifikimit te reparteve ofensive, kuqeblute kane sulmin me te keq se bashku me Gramozin e vendit te fundit ne renditje, me vetem 4 gola te shenuar. Ndersa mbrojtja e tyre eshte e shtata me e dobet ne Kategorine Superiore, pasi ka pesuar plot 10 gola ne 9 javet e para te ketij sezoni, me nje mesatare 1.11 gola per ndeshje.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 04 Nov 2009 , 04:50

fushaj ne mos e baft itesh e ban mandej gjobat se nuk asht i marre fushaj me fut doren ne gjep per merkaton e janarit ,tu ken se lekt e xhobave i pagun nej futbollist

fushaj asht ma i squt se gjani ,e i paguan tan futbollistat ,por deri sa ti mbarojn kontrata lojtarit ia ka marr gjysen e kontrates veq me xhoba :lol:

Clirim
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Mon, 08 Dec 2008 , 15:35
Location: Rimini,itali

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Clirim » Wed, 04 Nov 2009 , 14:16

i vetmi ekip serioz ne shqipni
asht Dinamo
kur ban gjoba si ban publike si valteri e shok tjer
ka marr staf persmarit
lojtart e vllaznis nuk ngrajn vrap
normal,stervitje tu pi kafe
ket stervite e ban tan shkodra.

Me pak fjal
ne shkoder ka njerz qe kajn lek
po nuk dojn me i harxhu per Vllaznin
me ken se del naj president si Myftari pas rahmet.

Per mu duhet me ndru stafin qe ban stervitje fizike
nuk asht normale qe as shtubina 22 veç nuk hec ma vrap

blen Rajoviç tu na qa ..... tu than se asht ne kombetare u-21 te shkive te malit zi
mane e lajn me xe pankinen e tribunen
ardit beqiri me hallaqin an ata qe kan qu elbasanin ne kategori te2-te tu shit neshje
kasapi let aq sa ka munci

staff shum te paaft, e kajn menen vetem gjoba
ket ver i qoj ne puk me ba fazen pergatitore...
ku vet terbuni se ka ba
rradhen tjeter ta pa i qan n'burrel ose n'laç ose n'p...

kishim shulzen tranjer
delshin lojtart tu than se lodhen shum ne stervitje
kurse shulze thote se asht gjysa stervites qe bajn ne gjermani!

him ne europ
eliminojm ekipin ma kot te europs
mane i humin tana neshjet 6-5-4--0
ma mir mas me hi hiq
dikur rrashim austrin e vjens(nenkampioneuropet)2-0 mren shkoder
4-1 me albiter ne austri...
tesh pa hanger ka 6 gola per neshje sknaqna
na rravi laci......laci......laci i kol prenges e mhill leshit
papapapapapapaapa
forca vllaznia
e ishalla ma mir
mfalani se e ban pak si te gjat!
Last edited by Skodrinon on Wed, 04 Nov 2009 , 14:23, edited 1 time in total.
Reason: edit

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Ledi1920 » Wed, 04 Nov 2009 , 14:23

kishim shulzen tranjer
delshin lojtart tu than se lodhen shum ne stervitje
kurse shulze thote se asht gjysa stervites qe bajn ne gjermani!



eshte shume e vertete...
ket gjo e kam pa dhe vete,madje them si nji ekip i regional liges stervitet po aq sa tirona ktu...
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Wed, 04 Nov 2009 , 15:17

VLLAZNIA përjashtoi sulmuesin Erjon Rizvanollin nga radhët e saj, duke i vendosur edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh të rinj. Motivimi i drejtuesve shkodranë: mosimpenjim, thyerje disipline dhe ofendim të trajnerit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 04 Nov 2009 , 16:35

Vllaznia, lojtaret gjobiten me nje rroge
04/11/2009 08:10

Drejtuesit e Vllaznise marrin masat e para ndeshkimore per skuadren. Humbja ne shtepi me Tiranen, e cila shihej si sfida qe do te sillte kthesen ne sezonin e shkodraneve, nuk eshte kaluar lehte nga klubi.
Presidenti Valter Fushaj ka treguar te gjithe zemerimin e tij duke gjobitur me nje rroge mujore futbollistet, por edhe pjesetaret e stafit teknik. Te vetmit qe i kane shpetuar masave ishin trajneri Roland Luci dhe mbrojtesi Blerim Rrustemi, te cilet nuk kane qene prej fillimit te sezonit ne skuader.

Ata jane shpetuar nga mberritja me vonese ne “Loro Borici”: drejtuesi i stolit, i cili zevendesoi Hasan Liken dhe ish-lojtari i Kombetares, nuk shihen si pjese e problemit dhe atyre u eshte lene ende edhe pak kohe te integrohen ne ambientin e ri.

Klubi kurrsesi nuk mund te pajtohet me ecurine e dobet ne kampionat, ku kuqeblute ndodhen ne vendin e parafundit ne klasifikim dhe shume te shkeputur nga kryesuesit. Skuadra e reklamuar ne fillim te sezonit si nje kandidate per titull jo vetem qe rrezikon pjesemarrjen ne kupat e Europes, por tashme ajo e sheh veten ne garen per mbijetese.
Fushaj dhe njerezit prane tij i kane kerkuar ekipit qe te reagoje sa me shpejt. Nese kualifikimi ne turin e dyte te Kupes cilesohet i arkivuar (pas fitores 4-0 ne ndeshjen e pare me Tomorin ne Berat), fitorja eshte i vetmi rezultat i pranueshem per sfiden e se dieles ne Korce, perballe Skenderbeut.

Nese ecuria e Vllaznise nuk do te ndryshoje, lojtaret dhe stafi jane paralajmeruar se masat do te pershkallezohen deri ne vendime ekstreme. Gjasat jane qe te kalohet ne ndeshkime individuale: e perkthyer ndryshe, pas cdo rezultati negativ, brenda grupit do te gjenden fajtoret, te cilet rrezikojne nga gjashte muaj pezullim, perjashtimin nga kuqeblute dhe gjoben me 30 per qind te vleres se kontrates, e cila parashikohet ne nje klauzole te marreveshjes qe secili futbollist ka lidhur me klubin.
Nje tjeter vendim i marre gjate dites se djeshme nga drejtuesit ne Shkoder ka qene edhe perjashtimi i Erjon Rizvanollit. Lojtari nuk do te perfaqesohet me me ngjyrat kuqeblu, pas nje konflikti qe ka pasur te merkuren e kaluar me trajnerin Luci dhe zevendesin e tij, Cungu. Sulmuesi, i cili ka vuajtur mungesen e hapesirave, duket se ka kerkuar llogari per mosaktivizimin.

Sjellja e tij nuk eshte toleruar aspak dhe kjo solli largimin zyrtar nga kontingjenti. Megjithate, burime prane Vllaznise kane deklaruar se Rizvanolli i detyrohet presidentit Fushaj 3 milione leke te vjetra: per t’u larguar gjate merkatos se janarit, per te luajtur ne nje ekip tjeter, me pare lojtari eshte i detyruar te paguaje kete shifer.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 05 Nov 2009 , 14:56

Per kupe na ka ra shorti me Kamzen

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by sidrit » Thu, 05 Nov 2009 , 20:56

Nga Anton ZALLI -Albania sport.com
33 milion lekë të vjetra është shifra që detyrohet të paguajë klubi i futbollit Vllaznia ndaj ish futbollistit Suad Lici. Vendimi ka marrë formë zyrtare mesditen e së mërkures nga gjykata e rrethit gjyqësor Shkoder pas padisë së depozituar nga Lici. Pas shqyrtimit të pretendimeve nga të dy palët , gjykata i ka dhënë të drejtë ish futbollistit të vllaznise duke cilesuar kërkesën e shlyerjes së shumës prej 33 milion lekë si të drejtë. Por drejtuesit e klubit Vllaznia kanë reaguar ashpër duke e konsideruar të padrejtë këtë vendim të gjykatës. Sipas tyre klubi nuk është në kontratë me lojtarin dhe nuk ka asnjë detyrim ndaj tij. Aq më tepër që çeshtja e Licit është një problem i mbartur që nga presidencat e kaluara dhe pronarët aktualë të klubit nuk i detyrohen asnjë lekë ketij futbollisti. Nisur nga ky pretendim drejtuesit e klubit janë të vendosur për ti shkuar deri në fund këtij vendimi sipas tyre arbitrar i cili shoqërohet dhe me një faturë të kripur financiare për kuqeblutë. Burime nga klubi, bëjnë të ditur se vendimi i marrë nga gjykata e shkodrës do të apelohet në shkallë më të larta të gjyqesorit. Çeshtja Lici është e njohur prej disa vitesh por asnjëherë drejtuesit e klubit nuk i kanë dhënë të drejtë, fakt që e ka detyruar futbollistin e njohur shkodran ti drejtohet dyerve të gjykatës për ti dhënë zgjidhje problemit. Suad Lici është një nga futbollistët më të suksesshëm shkodranë të dekadës së fundit. Ai krahas kuqebluve ka luajtur suksesshëm edhe ne rradhët e Tiranes me të cilen u shpall kampion i vendit. Po ashtu ai është aktivizuar edhe me ekipin përfaqësues.
???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Nuk e di se per ca ekzakt bahet fjale per Licin!A e di ndokush si qendron kjo pune?
Sido qe te jete,me ban me qesh pergjigjja e drejtusve te Vllaznise.Kur vjen puna me pagu , vllaznia nuk asht ma ekipi i tyne!Harrojne se ky ekip nuk ka linde kur e mori ky hori.
Iku per lesh edhe merkatoja e dimnit me duket,kaq e pat kjo pune.

Post Reply