Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Tue, 13 Oct 2009 , 12:57

me sa maj mend kuzhe ka ba veç dy ndeshje
1-1 me danimarken qi na kishte sakatu 3-0 me lopçarin hollandez
2-1 me portugaline mas gabimit trashanik te hidit ne minuten 94, tu lujt tan lojen te barabart.
pra 2 ndeshje 1 pike
pa lujt me malten, me t'cilen haan pantoflaxhija arriti me barazu 0-0

p.s
harrova fitoren ma te thelle te historise tone, 6-1 me qipron

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 14 Oct 2009 , 03:15

Kuzhe deri në 2012, “ai na ka ndryshuar”
14 Tetor Duka nga Suedia: Ka bërë një punë shumë të mirë. Do ta shohim dhe në eliminatoret e ardhshme të europianit



Numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit është shumë i kënaqur nga puna disa mujore që ka bërë trajneri Kuzhe në drejtimin e skuadrës kombëtare në një intervistë të dhënë dje në orët e vona të mbrëmjes nga Gjermania. Për Procesin Sportiv, Duka tha që: “Unë jam shumë i kënaqur me punën e trajnerit Kuzhe. Nuk është më një sekret që ai provën e ka kaluar dhe tani do ta mbajmë dhe në eliminatoret e ardhshme. Ai kishte një vit kohë provë por mua më pëlqeu që ia arriti të na bindte që pas katër ndeshjeve të para. Kjo nuk do të thotë se ai dhe kushdo tjetër duhet të ndihen të kënaqur. Të gjithë duhet të jemi të përqëndruar dhe të punojmë nga ndeshja në ndeshje. Ai ka rifmormatuar fytyrën e përfaqësueses, që për hir të së vërtetës mori një goditje negative pas rezultateve të arritura në kohën e trajnerit Han. Tani duhet të shohim përpara dhe kemi besimin e mundësitë e duhura për ta bërë”.

Në lidhje me ndeshjen e së mërkurës kundër Suedisë presidenti i

Federatës tha se: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Për ne të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Na duhen pikë dhe një lojë e mirë. Për shumë arsye. Skuadra në miqësoren kundër skuadrës gjermane Greuther Furth nuk më pëlqeu dhe këtë ua thashë dhe futbollistëve e trajnerit. Megjithatë unë e di që kjo ndeshje nuk ka lidhje me Suedinë. Edhe lojtarët e dinë dhe unë shpresoj që ne të reflektojmë. Pres një ndeshje shumë më të mirë ditën e e mërkurë. Suedia me probleme? Ata dhe me probleme janë më të fortë se ne. Ne duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 14 Oct 2009 , 03:17

si na paska ndryshu tranieri ku ne 4 ndeshje kena marr veq 1 pike ,e na kan rrah tana :oops: :oops: :oops: :oops:

quditem se ca po ban ky duka :oops: :oops: :oops:

deri ne vitin 2012 shqipnia pa shpresa .

asht kthy duka si enver hoxha ne futbollin shqiptare

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Wed, 14 Oct 2009 , 11:24

Kuzhe deri në 2012, “ai na ka ndryshuar”
14 Tetor Duka nga Suedia: Ka bërë një punë shumë të mirë. Do ta shohim dhe në eliminatoret e ardhshme të europianit



Numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit është shumë i kënaqur nga puna disa mujore që ka bërë trajneri Kuzhe në drejtimin e skuadrës kombëtare në një intervistë të dhënë dje në orët e vona të mbrëmjes nga Gjermania. Për Procesin Sportiv, Duka tha që: “Unë jam shumë i kënaqur me punën e trajnerit Kuzhe. Nuk është më një sekret që ai provën e ka kaluar dhe tani do ta mbajmë dhe në eliminatoret e ardhshme. Ai kishte një vit kohë provë por mua më pëlqeu që ia arriti të na bindte që pas katër ndeshjeve të para. Kjo nuk do të thotë se ai dhe kushdo tjetër duhet të ndihen të kënaqur. Të gjithë duhet të jemi të përqëndruar dhe të punojmë nga ndeshja në ndeshje. Ai ka rifmormatuar fytyrën e përfaqësueses, që për hir të së vërtetës mori një goditje negative pas rezultateve të arritura në kohën e trajnerit Han. Tani duhet të shohim përpara dhe kemi besimin e mundësitë e duhura për ta bërë”.

Në lidhje me ndeshjen e së mërkurës kundër Suedisë presidenti i

Federatës tha se: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Për ne të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Na duhen pikë dhe një lojë e mirë. Për shumë arsye. Skuadra në miqësoren kundër skuadrës gjermane Greuther Furth nuk më pëlqeu dhe këtë ua thashë dhe futbollistëve e trajnerit. Megjithatë unë e di që kjo ndeshje nuk ka lidhje me Suedinë. Edhe lojtarët e dinë dhe unë shpresoj që ne të reflektojmë. Pres një ndeshje shumë më të mirë ditën e e mërkurë. Suedia me probleme? Ata dhe me probleme janë më të fortë se ne. Ne duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë”.
hera e pare qe jam dakort me duken

p.s
2 ndeshje ka ba kuzhe. statistikat nuk modifikohen sipas tifozllekut

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Admin » Wed, 14 Oct 2009 , 16:54

Deri tesh Kuzhe asht tu me pelqy edhe asht paraqit mire.
Ne eliminatore Kuzhe ka ba 2 ndeshje kunder Portugalise ne Tirane qe e kena humb 2-1 (gol ne min te 2 shtese, faji i portierit tone) si edhe me Danimarken 1-1.

Kurse ndeshjet tjera miqesore Kuzhe ka marr 2 fitore dhe 1 humbje.
Shqiperi - Qipro 6-1
FC Hasloh - Shqiperi 0 - 2
SpVgg Greuther Fürth – Shqiperi 2-1
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 16 Oct 2009 , 09:22

Episodial / Ohhh … sa turp !!!
E premte, 16 Tetor 2009 01:58

Shqiperia humbet 1-4 dhe ky eshte nje turp i perseritur si nje vit me pare, por akoma me shume e turpshme eshte qe ne Konferencen per shtyp pas ndeshjes te trajnerit Josip Kuzhe, ne salle ndodheshin vetem dy persona.

Turp !!!

Dihet qe media Suedeze as i kishte dhuruar ndonje fare perkushtimi Shqiperise dhe kombetares se saj, si para ashtu edhe pas ndeshjes, por qe ne sallen per shtyp te ndodhej vetem nje gazetar shqiptar, kjo eshte nje paturpesi. Behet fjale per trajnerin e skuadres kombetare, ate qe perfaqeson ngjyrat e ekipit, ngjyrat e kombit dhe mosrespektimi i tij, eshte njesoj si te mos respektosh kombin dhe te mosrespektosh ngjyrat qe perfaqeson skuadra. Ku ishin gazetaret shqiptare te akredituar qe ndodheshin ne Stadium ? Ndiqnin lojtaret, apo prisnin te benin fotografi e te shkembenin autografe me ta ? Padyshim.

Eshte e vertete qe Shqiperia e humbi ndeshjen, por eshte mese e vertete qe kishte shume pyetje per tu drejtuar karshi trajnerit. Gjate ndeshjes, u pane shume aspekte te cilat kane pikepyetjet e tyre nga pas, qe pas demtimit te Haxhit sollen shume ndryshime ne renditjen e lojtareve ne fushe.

Nuk kishin interes gazetaret shqiptare te mesonin se : Perse u aktivizua Hyka dhe jo Lika ?..Perse u aktivizua Beqiri ?..Perse e fut Kapllanin ne loje 2 minutat e fundit kur rezultati ishte 4-1? Perse trajneri nuk ka nje plan te dyte, nese dicka nuk shkon mire ne minutat e para ?. Eshte kjo nje dobesi qe ka trajneri qe nuk i njeh mire lojtaret dhe skuadren apo thjesht veshtiresi ne zgjedhje ?..Ka shume Pse ? Perse ? Kur ? Cfare ? Por kur vjen koha e duhur asnjehere nuk i drejtohen keto pyetje, por thjesht kalojme ne ekstrem qe te parashikojme dhe aludojme dhe mbi te gjitha te paragjykojme lojera spektakolare.

Fakti qe me habit me teper eshte se si mund te analizojme nje skuader kur nuk dime opinionin e trajnerit per kete skuader. Ai eshte koka drejtuese dhe ai eshte vendim maresi. Respekti ndaj fjales se tij eshte i paevituar dhe duhet akredituar, por ne asnje menyre nuk duhet neglizhuar. E morri trajneri pergjegjesine per rezultatin, po perse? Nuk i hapi ai kembet, nuk i dha ai pasat gabim, nuk shmangen ate lojtaret suedez ne aksionet e golave. Por fajin kryesor e kane lojtaret, ata qe ishin shkaktarret kryesore te humbjes, dikush me pak e dikush me shume

Nuk e kuptoj, perse i intereson gazetareve sa here vjen Ai (trajneri Kuzhe) ne Shqiperi?... Cfare ushqimi ha? Ku e ha? Si e ha? Cfare pi? Me ke ri? Ke takon dhe ke percjell ? Sa here vjen djali te shohi ndeshjet? Keto jane jeta personale e tij dhe duhet ruajtur pa u cenuar ashtu sic te gjithe ne duam privatesine tone, duam qe asnjeri te mos cenoje pavaresine dhe indipendencen tone njerezore, por thjesht - duhet te gjykojme ate per punen e kryer, detyren e tij si trajner. Te gjithe gazetaret shkojne neper klube, te gjithe pijne, te gjithe luajne neper kazino, te gjithe vene baste, Por trajneri nuk duhet ti bej keto ?..Pse ? Nuk eshte njeri ai ? Por kur ne si gazetare nuk kemi interes as per veprimet e tij ne fushe dhe te marrim vesh se si vepron ai per te ndertuar skuadren tone, atehere "kurrë" nuk mund ta gjykojme punen e tij edhe aq me keq jeten e tij. Detyra jone eshte te paqyrojme lajmin dhe ne kete rast cili ishte lajmi qe vjen nga trajneri? Ate e di vetem nje gazetar qe ishte ne salle dhe qe ja thote te gjithe kolegeve te tij. Ai nuk eshte lajm, por eshte muhabet, goje pas goje.

Lars Lagerbeck, zhvilloi ndeshjen e fundit me Suedine dhe pas takimit asnjeri nuk e pyeti per ndeshjen, apo per dicka rreth ndeshjes, por gjithkush e pyeste per te ardhmen e tij. Arsyeja ?...Gjithkush e pa ndeshjen dhe fituesi nuk gjykohet, prandaj ai respektohet, kur prane tij ndodheshin mbi 50-60 anetare te medias dhe simpatizante qe qendronin ne shkallet e stadiumit per ta nderuar. E kunderta per trajnerin e Shqiperise dhe kjo nuk eshte normale. Si mendoni ndihet ai trajner kur ne salle shikon vetem dy persona?

Respekti per trajnerin duhet te jete i palekundshem, jo kontradiktor. Ne nje moment e ngrejme ne qiell dhe nje moment tjeter nuk e vleresojme fjalen dhe pershtypjet e tij. Logjikisht, gjithnje ai duhet repektuar, ndoshta jo per punen e tij, por per emrin e tij – TRAJNER i KOMBETARES .

Fatjon Pandovski

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 16 Oct 2009 , 09:27

Artan Bushati jep doreheqjen
E premte, 16 Tetor 2009 01:30

Pas humbjes ne Bjellorusi, trajneri i ekipit Shpresa, Artan Bushati ka dhene doreheqjen. Humbje e pesuar, ishte e katerta ne pese takimet e zhvilluara ne keto eliminatore. Shqiperia ndodhet ne vendin e fundit ne grup dhe shpresat per kualifikim jane venitur. Kjo ishte humbja e trete jashte fushe, ku Shqiperia ka pesuar ne cdo takim me shume se tre gola, ndaj Austruise 1-3, ndaj Skocise 2-5 dhe tani ndaj Bjellorusise 2-4.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 16 Oct 2009 , 09:28

mjaft mire ka ba.

ishalla vllaznia e merr tranier bushatin sepse asht nder tranierat ma te mire ne shqipni

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Fri, 16 Oct 2009 , 09:59

kisha dasht hasan liken te u21 deri ne fund te sezonit
ta mbledhin mrojtjen ifije
mandej kisha than sul staroven ose ser dedjen per sezonin tjeter
bushati si drejtor teknik te vllaznia do ishte hata krejt
luci e bushati na kishin nxjerr diku po se ku e kishim marre vesht ne fund
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 16 Oct 2009 , 16:35

GOLDIAN wrote:kisha dasht hasan liken te u21 deri ne fund te sezonit
ta mbledhin mrojtjen ifije
mandej kisha than sul staroven ose ser dedjen per sezonin tjeter
bushati si drejtor teknik te vllaznia do ishte hata krejt
luci e bushati na kishin nxjerr diku po se ku e kishim marre vesht ne fund
shum e drejte goldi ,por do te kishte ken ma e drejte qe kombetarja A te kete astrit hafizin ama .

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 16 Oct 2009 , 16:36

Renditja e FIFA-s, kuqezinjte humbasin 4 vende
16/10/2009 12:45

Humbja e thelle 4-1 ne Stokholm i ka kushtuar jo pak por kater vende ne renditjen mujore te FIFA-s, kombetares shqiptare te udhehequr nga Josif Kuzhe.
Pavaresisht barazimit te arritur me Danimarken, kuqezinjte jane ne renie te lire duke u pozicionuar ne vendin e 97-te me 334 pike. Kete muaj kombetarja ka humbur 25 pike, duke u ndare nga vendi i 100-te vetem prej Angoles, Tanzanise dhe Armenise.

Qiproja qe arriti te na merrte vazon e katert per shortin e Euro 2012, renditet shume vende me larte, ne pozicionin e 65-te, ndersa kundershtarja me e afert e grupi tone, Hungaria mban vendin e 50-te.

Kryesimi edhe per kete muaj mbahet nga Brazili me 1632 pike, i ndjekur nga Spanja me 1629, Holanda 1340, Italia 1215, Gjermania 1161, Argjentina, Anglia, Kroacia, Franca dhe Portugalia

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Fri, 16 Oct 2009 , 17:17

Lajmet dhe diskutimi ne lidhje me Shpresat jan postu gabim ktu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sun, 18 Oct 2009 , 05:15

Euro 2012, Shqipëria ëndërron Italinë

Jemi ne vazon e 5-te. Një short virtual, ndoshta dhe i ëndërruar nga tifozët shqiptarë, kjo dhe nga pikëpamja financiare mund të ishte: Italia, Greqia, Izraeli, Qipro dhe sigurisht ... Malta.







UEFA, qeveria e futbollit evropian, ku aderon dhe Shqipëria (që nga viti 1954), bëri të ditura dhe vazot e skuadrave për shortin e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të zhvillohen në Poloni e Ukrainë. Kombëtarja jonë ndodhet zyrtarisht në vazon e pestë, së bashku edhe me Armeninë, Estoninë, Gjeorgjinë, Islandën, Kazakistanin, Liehtenshtejnin, Moldavinë dhe Malin e Zi. Një short virtual, ndoshta dhe i ëndërruar nga tifozët shqiptarë, kjo dhe nga pikëpamja financiare mund të ishte: Italia, Greqia, Izraeli, Qipro dhe sigurisht ... Malta. Kundër Italisë fqinje, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë fatin të luajë në nivel kombëtaresh.

Vazo 1
Anglia, Franca, Gjermani, Italia, Holanda, Kroacia, Portugalia, Rusia dhe Spanja.

Vazo 2
Danimarka, Greqia, Çekia, Romania, Serbia, Sllovakia, Suedia, Zvicra dhe Turqia.

Vazo 3
Austria, Bosnja, Bullgaria, Finlanda, Irlanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Norvegjia dhe Skocia.

Vazo 4
Belgjika, Bjellorusia, Qipro, Uells, Letonia, Lituania, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria.

Vazo 5
Shqipëria, Armenia, Estonia, Gjeorgjia, Islanda, Kazakistani, Liehtenshtejni, Moldavia dhe Mali e Zi.

Vazo 6
Andorra, Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Malta dhe San Marino

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sun, 18 Oct 2009 , 05:17

per me fitu duka te drejtat televizive e don duka italine $$$$$$$$$$$$$$$$

tash kam qefe qe te kena gjermanet

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sun, 18 Oct 2009 , 05:24

Josip Kuzhe, më shumë se tifoz: Dua Europianin!

Kroati vazhdon të besojë që Shqipëria mund të kualifikohet në Europianin 2012


besa nuk don europianin por don $$$$$$$$$$$$$$$$$

tu pas traniera sqipnia mjaft te mire ,

ai kursen edhe lekt .

po te isha si duka kisha marr shqiptare dhe pjesen tjeter ne gjep

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 21 Oct 2009 , 06:19

Dushet, FIFA gjobit Shqipërinë

FIFA ndeshkoi FSHF-ne me 15 mije euro







FIFA gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit me një shumë prej 15 mijë eurosh për mosmarrjen e masave organizative gjatë ndeshje kualifikuese të Botërorit 2010, Shqipëri-Danimarkë (1-1). Pas ndeshjes gjyqtarët e takimit dhe lojtarët danezë u ankuan për mungesën e ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit “Qemal Stafa”, ndërkohë që çështja në fjalë për xhiron e botës. Lajmi i u publikua edhe nga televizioni informativ "News 24".

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 21 Oct 2009 , 06:21

boll turp asht .

tesh fshf tapo ia nxjerr te zotot te stadiumit 2 fish

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by jeti » Tue, 27 Oct 2009 , 22:13

Sot u aktivizu me U-17 te Gjermanise Shkodran MUSTAFI, i Lindur ne gjermani por me origjin Kosovare.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 28 Oct 2009 , 08:48

me dasht me e marr kombetarja shqiptare e te rriturve a mundet ,apo nuk shpresojm me e pas ket lojtare

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Admin » Fri, 30 Oct 2009 , 23:37

Te tane lojtart qe nuk kane lujt ne ndeshje zyrtare me ekipin e te rritunve (kombetarja A) te nji vendin munden me lujt me kombetaren e nji vendi tjeter(normalisht tu pas nenshtetesine).

Problemi me lojtart me origjine shqiptare qe kane nenshtetesine gjermane, austriake, suedeze asht se nqs dojne me lujt me kombetaren tone duhet me u ba nenshtetas shqiptar, mirepo i duhet me hek dore prej nenshtetesise te meparshme, pra me pas veshtiresi me u federu ne ekipit ku lozin. Mas te harrojme se numri i lojtareve jo-komunitare qe mund te federohen ne nji ekip asht i limitum 4 ose 5 nuk e di tamam....
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply