Post
by sidrit » Mon, 05 Oct 2009 , 19:24
U banen 6 takime dmth gati gjysa e fazes t'par t'kampionatit.Kena kater humbje ne transferte ,1 barazim me kryesuesen,1 fitore me nje gjysem golit ne sekondat e fundit me vendin e trete, me golavarazh -5.Ne vend te fundit me 4 pike diference Tiranen,ma keq s'ka ku shkon.
Mbas 6 javesh natyrisht lind edhe e drejta me ba nje gjysem analizet per kyt c'fare ekipit qe kena.
Nuk ma merr mendja se ka ndonje ma qe pretendon se vllaznia ka me fitu kampionatin ,as vete ma optimisti qe i jane thartu trute, zoti president, Fushaj.
Prandaj lind edhe e drejta me i analizu gjanat me kambe ne toke ,sic luhet edhe vete ky sport , jo me presh n'b.... sic e lun zoti fushaj.Jena ne vend te fundit e duhet me pas si objektiv mbijetesen.
Kena lujt tashma me tre ekipet kryesuse,kena 1 fitore ,1 barazim,1 humbje + 1 humbje me vendin e katert qe u shkatrru prej shkumbinit qe vjen ne shkoder ne ndeshjen e radhes.
Don zoti e fitojme se keq e kena punen se as Laci nuk ka mu kalu kollaj,me kete loje qe po bajme maksimumi nje barazim pa gola shpresojme.Tu dite se mbrapa vjen Tirana qe se ka per gja me na mujt ne shkoder aq ma teper kur jane ne te njejtat pozita si na.
Nuk e teproj ba me thane se edhe skenderbeun ne transferte nuk e njehi si fitore,maksimumi 1 pike marrim, me kyt forme qe kena, kuptohet.Pra na mbetet me me shpresu ne nje fitore me Gramozin ne ndeshjen e fundit te fazes se pare.
Vllaznia sot e ka rrugen e saj ne malore,bile bile ne malore te forte.Ka fillu me na marre teposhtja e ishalla nuk na merr ma shume se mandej na prishen edhe frenat e sa te dush motorr te forte me pase prap se prap ne fund te teposhtes kena me perfundu.
Fushaj,pronari i "makines", habitet kur e sheh se nuk po e merr maloren!
Si ka mundesi thot se une ja vuna tana pjeset e reja?!
E po , keshtu asht kur don me fut durt vete aty ku s'din.Ti hoqe pjeset e mira e i vune edhe ma te keqija , bile bile edhe i montove gabim!!!!!
Nderrume edhe shoferin keto kohet e fundit,ishalla din me manovru bukur e na jep te shtymen dikush andej ka janari,me i ike malores e me dale ne rruge te shtrume se fund i turpshem na pret.
Me falni se u zgjata pak si shume o vllazen te forumit por edhe une prej hallit e kam,me dhamin syte e me dhemb shpirti me e pa tabelen e klasifikimit.
Naten e mire e respekte