Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 03 Oct 2009 , 20:01

tirana ne krize ,dhe nese vllaznia nuk fiton ne vlone ,do te jete ne krize gjithashtu .

ishalla nis kja mut ktheset ne vlonbe

dinamo asht shum favorite me fitu kampionatin .

nese bajm kthese ne vlone dhe nese dona me pretendu me nji skuader ,duhet ta dijme qe asht dinamo qe nuk duhet ta lejm te shkeputet .

kam nji parandienje qe tranieri shkodran ,do ta qojn vllaznine ku duhet shum shpejt .

hajt ishalla per hajr ne vlone

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sat, 03 Oct 2009 , 20:05

trajneri loncarevic paska dhan doreheqjen
fortuzi keka kandidat te tirana
sipas albaniasoccer
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 03 Oct 2009 , 20:08

Superliga, Dinamo merr kreun
03/10/2009 18:20

Goli i Malarkas i ka dhuruar fitoren 1-0 Dinamos ne fushen e Lacit dhe kryesimin e Superliges, nderkohe qe traineri i Tiranes, Ilija Loncarevic ka dhene doreheqjen e parevokueshme pas barazimit 1-1 me Kastriotin ne “Qemal Stafa”.
Dinamovitet e drejtuar nga Shkelqim Muca kane hasur shume veshtiresi perballe lacianeve, te cilet ne pjesen e pare nuk i dhane mundesine kryeqytetasve te shenjestronin porten e tyre.

Perpjekjet e bluve jane shperblyer ne fillimin e pjeses se dyte, ku pas nje goditjeje denimi, gjuatja e Malarkes, ky i harruar nga mbrojtja vendase, e dergoi topin ne rrjete.

Lojtaret e Lacit tentuan me te gjitha menyrat per te shenuar golin e barazimit dhe per te gezuar tifozet e tyre, por pa rezultat.

Triumfi ne Lac e ngjit skuadren e Dinamos te vetme ne krye te klasifikimit me 16 pike, 2 me shume se Besa e vendit te dyte.

Pas humbjes me Apolonine, Tirana ka pesuar nje tjeter goditje, kete here bardheblute kane barazuar 1-1 me Kastriotin e vendit te 9.

Keshtu kroati Loncarevic behet traineri i peste qe largohet nga detyra per shkak te mungeses se rezultateve.

Ka zhgenjyer ne javen e 6-te edhe Teuta, qe eshte mposhtur 4-1 nga Shkumbini. Vetem 45 minutat e para u kane mjaftuar peqinasve qe te regjistronin fitoren e dyte.

Caushaj me nje dopiete, Dervishi dhe Mustafaj ishin autoret e golave per Shkumbinin, nderkohe qe golin e nderit per durrsaket e shenoi Hysa ne pjesen e dyte.

Java e 6-te e Superliges do te mbyllet te dielen me sfidat Flamurtari-Vllaznia dhe Skenderbeu–Apolonia.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 03 Oct 2009 , 20:17

Java 6, Tirana – Kastrioti 1-1. Dështim









Tirana e këtij sezoni po përsërit edicionin 2007-2008, kur 24-herë kampionët u renditën në vendin e 6-të. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Kastriotin në “Qemal Stafa”.

Miqtë nga Kruja të drejtuar nga Stavri Nica realizuan të parët me anë të Klevis Roshit në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë mesfushori Gjergji Muzaka vendosi ekuilibrat në minutën e 51-të, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Ky ishte barazimi i 8-të midis dy skuadrave në 16 ndeshje historike midis tyre.

Ndeshja u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i cili pa në njëfarë mënyre edhe dështimin e bashkatdhetarit të tij, Ilija Lonçareviç, me skuadrën me më shumë trofe në Shqipëri.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 03 Oct 2009 , 20:18

Java 6, Laçi – Dinamo 0-1. E vetme

Golin e artë për formacionin e Shkëlqim Muçës e shënoi argjentinasi Malarkane







Me fitoren e ngushtë 0-1 në Laç, Dinamo prishi “bashkëjetesën” me Besën, duke marë e vetme kryesimin e Superligës pas javës së 6-të, tani në kuotën e 16 pikëve, dy më shumë se kavajasit, që nga ana e tyre barazuan 0-0 të premten me Gramozin në Ersekë. Golin e artë për formacionin e Shkëlqim Muçës e shënoi argjentinasi Malarkane në minutën e 55-të. Goli i tij i dytë personal në këtë sezon.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 03 Oct 2009 , 20:19

Java 6, Shkumbini - Teuta 4-1. Poker

Shkumbini shpërtheu ndaj Teutës, pikërisht në ndeshjen ku trajneri i tij Kristaq Mile ishte në bankinë







Shkumbini shpërtheu ndaj Teutës, duke realizuar një fitore të thellë 4-1, 4-0 pjesa e parë, pikërisht në ndeshjen ku trajneri i tij Kristaq Mile ishte në bankinë dhe ish-presidenti Xhavit Ismaili u rikthye për të sponsorizuar sërish peqinasit.


Seriali i gjatë i golave nisi me penalltinë e realizuar nga
Çaushaj (5’,11-m), Dervishi (12’), Mustafaj (42’), Çaushaj (45’+1). Për miqtë golin e flamurit e shënoi Hysa në minutën e 71-të. Teuta vinte përballë Shkumbinit pas fitores 0-3 në transfertë me Flamurtarin.

Kategoria Superiore, Java 6, rezultatet
KATEGORIA SUPERIORE
Java 6-të, ora 15:30

02.10.2009
Gramozi-Besa 0-0

03.10.2009

Tirana-Kastrioti
51’ Muzaka/ 44’ Roshi

Laci-Dinamo 0-1
/ 55’ Malarcane

Shkumbini-Teuta 4-1
5’ Çaushaj (11-m), 12’ Dervishi, 42’ Mustafaj, 45’+1 Çaushaj / 71’ Hysa

04.10.2009
Skënderbeu-Apolonia
Flamurtari-Vllaznia

RENDITJA, JAVA 6
1. Dinamo 6 16
2. Besa 6 14
3.Skenderbeu 5 9
4.Apolonia 5 9
5.Teuta 6 9
6.Tirana 6 8
7.Shkumbini 6 7
8.Gramozi* 6 6
9.Laci 6 5
10.Kastrioti 6 5
11.Vllaznia* 5 4
12.Flamurtari* 5 3
* Nje ndeshje me pak

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 05 Oct 2009 , 15:15

Fortuzi “refuzon” Tiranen
05/10/2009 08:10

Indrit Fortuzi i thote jo mundesise per te marre postin e trajnerit te Tiranes, i cili eshte bosh qe te shtunen, pas doreheqjes te parevokueshme te 64-vjecarit kroat Ilia Loncarevic, per shkak te rezultateve te dobeta, por edhe per arsye te marredhenieve jo te mira me drejtuesit e klubit bardheblu.
Ish-ikona e Tiranes, i cili ne CV-ne e tij ka te shenuar drejtimin e perkohshem te bardheblute pas largimit te Blazhe Slishkovic, por edhe ate te Skenderbeut, te cilin e ngjiti ne Kategorine Superiore ne fundin e sezonit te kaluar, ishte nje nga emrat me te perfolur per te marre drejtimin e klubit te tij te zemres.

Por ne kete moment deciziv ai eshte terhequr, ende pa marre nje oferte nga donatori Refik Halili. “Nuk do ta pranoj drejtimin e Tiranes, tha dje Fortuzi. Kjo eshte nje zgjedhje e imja, e cila vjen per arsye personale”. Por nuk mungojne zerat se ambiciet e “Zogut” per momentin jane te tjera, ku nuk perjashtohet pista politike.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 05 Oct 2009 , 15:17

Alban Tafaj trajneri provizor i Tiranes
E hënë, 05 Tetor 2009 11:46



Skuadra Kampione e Shqiperise akoma nuk e ka siguruar se cili do te jete pasuesi i Ilija Lonçareviç ne stolin drejtues te trajnerit. Indrit Fortuzi, nuk ka pranuar qe te jete trajneri skuadres dhe nderkohe qe kerkimi per te gjetur drejtuesin e ri vazhdon, Alban tafaj do te jete ne krye te stolit provizorisht derisa te gjendet trajneri qe do te emerohet per te drejtuar Tiranen per periudhen ne vazhdim. Emri me i permendur eshte ai i Sulejman Staroves i cili sic dihet ka drejtuar Tiranen edhe me pare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 05 Oct 2009 , 15:18

Hasanbelliu: Gjobë Teutës për atë humbje


Autori: Dorian Agolli
Data: 05/10/2009
Version Print


Presidenti Edmond Hasanbelliu kritikon ashpër të tijtë, veçanërisht kapitenin Mile

“Jam shumë i zhgënjyer nga kjo humbje e rëndë dhe pa dyshim që futbollistët do të gjobiten, sepse ne jemi një ekip që pretendojmë dhe jo një ekip që humbet në këtë mënyrë.” Kështu shprehet presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, i cili ka qenë tepër i zhgënjyer nga ekipi i tij, sidomos nga reparti i mbrojtjes dhe kapiteni i ekipit, Mile.

Hasanbelliu shprehet se do të zhvillojë një analizë të hollësishme me ekipin ditën e hënë për të analizuar këtë ndeshje dhe natyrisht edhe për t’u komunikuar lojtarëve masat, që janë gjoba për futbollistët: “Ishte një humbje shumë e rëndë, që natyrisht për një ekip si Teuta është totalisht e patolerueshme. Jam shumë i zhgënjyer nga ekipi, që u shpërfytyrua plotësisht në pjesën e parë.

Jam veçanërisht i zhgënjyer nga reparti i mbrojtjes në tërësi, që bëri gabime të pafalshme, dhe nga kapiteni i ekipit, Mile, i cili nuk e kreu detyrën e tij të sulmuesit, por sidomos atë të kapitenit. Jam me të vërtetë i befasuar nga kjo humbje, që nuk mund të kalohet lehtë. Kam respekt për ekipin e Shkumbinit, por Teuta nuk është një ekip që duhet të pësojë disfata të tilla.

E them këtë, sepse ne kemi pretendime këtë sezon dhe kemi ndërtuar një ekip me lojtarë të talentuar, gjë që është parë edhe në transfertën e Vlorë, apo në fitoren kundër Vllaznisë. E pra, është e papranueshme që një ekip i tillë të shpërfytyrohet brenda disa minutave në Peqin,” - pohon i nervozuar Hasaneblliu, i cili deklaron se ndaj një humbjeje të tillë duhen marrë masa, pasi ajo nuk duhet të përsëritet në asnjë mënyrë. “Sigurisht që nuk mund të kalohet lehtë një humbje e këtyre përmasave.

Do të marrim menjëherë masa dhe për këtë kam thirrur një analizë ditën e hënë, ku do të jem vetë i pranishëm dhe do të analizojmë në detaje atë që ndodhi në Peqin dhe që është shumë e rëndë. Po kështu, do të gjobiten rëndë futbollistët, sepse janë ata shkaktarët e kësaj humbjeje me gabimet që bënë në fushën e lojës. Për penalltinë e dhënë kundër nesh, kam rezervat e mia, pasi edhe në moviola ishte shumë e dyshimtë, por kjo nuk justifikon humbjen e thellë dhe lojën e dobët të futbollistëve tanë, që nuk patën impenjimin e duhur sidomos në pjesën e parë. Unë mendoj se përgjegjësia e kësaj humbjeje u takon futbollistëve dhe jo trajnerit Josa,” - përfundon presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 02:09

Dede rikthehet tek Tirana si trajner
06/10/2009 00:15

Zbulohet emri i trajnerit te ri te skuadres se Tiranes. Nevil Dede eshte emeruar ne krye te pankines bardheblu pas doreheqjes kroatit Lancarovic.
Dede eshte percaktuar si kandidadura me e mire ne mbledhjen e mbremshme te Keshillit Drejtues te skuadres kryeqytetase.

Ish mbrojtesi bardheblu merr drejtimin e skuadres pas rezultateve zhgenjyese te cilat kulmuan ne javen e gjashte ku Tirana barazoi brenda me skuadren e Kastriotit me rezultatin 1-1.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 02:10

FSHF: Ne stadium vetem fituesi i tenderit
05/10/2009 16:25



Sekretari i pergjithshem i FSHF,Eduart Prodani Federata shqiptare e futbollit ka pranuar se transmetimi i ndeshjeve te skuadrave kryeqytetase, Tirana dhe Dinamo nga nje televizion i cili nuk eshte fitues i tenderit te organizuar nga FSHF dhe UFA Sport eshte i paligjshem.
Sekretari i pergjithshem i FSHF,Eduart Prodani ka pohuar se do t'i jepet fund edhe filmimeve te operatoreve te tjere televizive qe nuk e kane te drejten e transmetimit.

E drejta televizive e Superliges, aktualisht eshte shitur vetem per territorin shqiptar, nderkohe qe Prodani shtoi se po punohen qe kjo e drejte te shitet edhe per shtetet e huaja, te shitet emri i kategorise superiore, te ardhura te cila do te shkojne ne favor te klubeve shqiptare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 15:15

Apolonia, “orteku” i golave është bindës


Autori: Bujar Rama
Data: 06/10/2009
Version Print


Fierakët kanë shënuar po aq sa Dinamo e vendit të parë, por si duket nuk do të ndalen këtu

Apolonia i “ka ngrirë ujqërit në dëborë” pikërisht atje ku ata ndiheshin të papushtueshëm dhe zotër në të gjitha drejtimet. Fierakët kanë pushtuar “kalanë” e Skënderbeut dhe u kanë rëmbyer korçarëve një fitore të merituar dhe mjaft të vlefshme jo vetëm për momentin, por edhe për ecurinë e mëtejshme të kampionatit. Me këtë sukses, skuadra e Karishikut ka bërë që fitorja ndaj kampionëve të Tiranës të mos trajtohet si versioni i moderuar i betejës së Davidit me Goliathin, por si një fakt i pranueshëm i forcës që skuadra fierake ka në të vërtetë.

Ka një statistikë që tregon se sa e bukur dhe e frikshme është bërë Apolonia: ka shënuar 10 gola, vetëm një më pak se Skënderbeu dhe po aq sa Dinamo që prin në tabelë, duke qenë skuadra më “gjahtare” e tri javëve të fundit, ku ka shënuar shtatë gola, si askush tjetër në superiore. Apolonia e kishte paralajmëruar “ortekun” e saj, e kishte deklaruar se në Korçë do të udhëtonte vetëm për fitore dhe e ka mbajtur fjalën.

Duhet theksuar se reagimi dhhe loja që ka zhvilluar Apolonia ndaj korçarëve ka qenë e shoqëruar me një ego të nuancave epike, pasi fierakët për asnjë moment nuk kanë pranuar ndjesinë e inferioriteteit të rezultatit. Kapiteni Sead haxhibuliç do t’i jepte fund festës së korçarëve vetëm katër minuta pasi ata kishin shënuar golin e parë, duke mos u dhënë më mundësi vendësve që të kalonin në avantazh gjatë gjithë ndeshjes. 45 minuta dhe është mbyllur gjithçka. Apolonia ka “kyçur” në limitin e pjesës së parë fitoren më të këndshme të këtyre javëve të para, sepse kanë mundur që të largojnë përfundimisht dhe mallkimin që fierakët i përndiqte në transfertë.

Edhe pjesa e dytë ka pasur episode të bukura të “avazit” fierak, ku skuadra e trajnerit Karishik ka humbur disa mundësi të tjera shënimi. Dhe “shfaqjen” e tyre të radhës, bardhejeshilët kanë gjetur kohën e përshtatshme për ta realizuar, pikërisht nën asistimin e presidentit të FSHF?së, Armand Duka dhe të trajnerit të kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe. Momentalisht, vendi i tretë është “luksi” që Apolonisë ia kanë mundësuar rezultatet që ka arritur, por kjo nuk do të thotë se fierakët duhet të shohi detyrimisht poshtë. Besa e Kavajës është vetëm dy pikë larg. Megjithatë, çdo gjë në kohën e duhur dhe, për fierakët është më se i ligjshëm gëzimi i suksesit të arritur dhe festa e momentit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 15:16

Kastrioti, pika ndaj Tiranës e karikon shumë




Ndryshe nga një javë më parë, në ambientet e tifozërisë krutane dita e djeshme ka qenë më e gëzueshme se javët e tjera. Barazimi i arritur ndaj bardhebluve e ka rritur dukshëm adrenalinën e sportdashësve krutanë, të cilët në ndeshjen e së shtunës kanë qenë të shumtë në Qemal Stafa”.

Të gjithë e konsiderojnë pikën e marrë ndaj Tiranës si pikën e kthesës dhe kërkojnë nga skuadra e tyre vazhdimësinë e marrjes së rezultateve të tjera pozitive në ndeshjet në vijim. E parë në optikën e një specialisti, drejtori teknik i skuadrës krutane, Sami Shuaipi, mes të tjerash shprehet: “Ekzistonte frika që skuadra ta merrte me shumë emocione ndeshjen me Tiranën. Prandaj, nisur nga ky këndvështrim, bashkë me stafin drejtues menduam ta përqendrojmë punën në këtë pikë, pra në përgatitjen e anës psikologjike. Pika e marrë ndaj Tiranës ishte mëse e merituar.

\Nisur nga ato çka dhanë skuadrat në fushën e lojës, skuadra jonë mund të kishte dalë me pikë të plota. Sulmuesit tanë nuk u treguan të vëmendshëm në momentet e finalizimit e për rrjedhojë mungoi dhe fuqia e tyre konkluduese.” Pavarësisht nga pika e marrë me Tiranën, drejtori teknik i krutanëve kërkon që skuadra e tij të jetë me “këmbë në tokë?”. “Krahas anëve pozitive, skuadra kishte edhe të meta. Këtu mund të veçoj lojën në sektorin e mesfushës. Në momente të caktuara ajo ishte anemike, duke mos qenë shumë aktive. Kam dyshime për golin e shënuar nga ana e Tiranës për pozicion jashtë loje. Por kjo është punë gjyqtarësh dhe u takon atyre ta gjykojnë,” - thekson drejtori teknik Shuaipi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 15:16

Trajneri Muça: Ky është viti i Dinamos!


Autori: Andi Matraxhiu
Data: 06/10/2009
Version Print


Sipas trajnerit blu, futbollistët e tij janë të ndërgjegjshëm për forcën që disponojnë

Skuadra e Dinamos ka vijuar përgatitjet në javën e re, e cila ndryshe nga herët e tjera, do të jetë më e qetë, pasi blutë nuk do të kenë përballje në fundjavë. Derbi ndaj Tiranës, i shumëpritur në kampin dinamovit, do të zhvillohet më datën 18/10/2009. Trajneri Shkëlqim Muça ka analizuar ditën e djeshme gjendjen e skuadrës së tij.

Laçi: “Ishte një fitore e vështirë dhe e merituar. E dinim që Laçi luan me shumë dëshirë në fushën e tij, pasi veç faktit që është debutues këtë sezon në superligë, ka edhe një publik të zjarrtë në përkrahje. Kishim një qëndresë të fortë përballë tyre. Ata luajtën për ta fituar ndeshjen dhe krijuan hapësira, pavarësisht se u mbrojtën shumë. S’ma priste mendja që Laçi të ishte aq i përgatitur në prapavijë.

Edhe për topin e parë luajtën mirë. Ndeshja u bë e vështirë, por jam i kënaqur nga lojtarët e mi, sepse u përgjigjën në të njëjtën mënyrë në aspektin e luftës sportive. Nëse do të ishim tërhequr, edhe mund ta kishim humbur ndeshjen. Lojtarët e kërkuan fitoren nga fillimi deri në fund. U favorizuam nga terreni, sepse ishim më mirë teknikisht dhe në fund dolëm të fituar nga një fushë që çdo kundërshtar do ta ketë të vështirë të fitojë.”

Konkluzioni: “Jam i kënaqur nga loja e skuadrës deri tani, pasi ajo është e ndërgjegjshme për forcën e vet dhe për objektivin që ka marrë përsipër. Ajo e ka kuptuar se është viti i Dinamos, por duhet të qëndrojë më këmbë në tokë, duke kërkuar fitore nga ndeshja në ndeshje, pasi kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë. Por ne kemi besim te vetja në këto momente, pasi kur fiton, morali është i lartë.

Mund të luash mirë, por po nuk arrite fitore, nuk je i qetë. Tani mund të punojmë të qetë dhe mendoj se ndërprerja e kampionatit është pozitive për ne, duke parë traumat që po kalojnë lojtarë të ndryshëm pas sfidës së Laçit. Do të punojmë më të qetë gjatë kësaj kohe, pasi kemi ende gjëra për të përmirësuar. Kampionati është ende i gjatë dhe kërkohet akoma vendosmëri deri në fundin e tij. Natyrisht, duke qenë të evidentuar si skuadër pretendente për titullin kampion.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 15:17

Dinamo përballë “maces së zezë”, Tirana

Edhe pse java e shtatë e kampionatit kombëtar të 71-të të futbollit është shtyrë, duket se atmosfera derbi ka filluar të dëgjohet në kampin dinamovit. Tifozët blu shfaqen tepër të interesuar gjatë seancave stërvitore për gjendjen e skuadrës së zemrës dhe presin me padurim përballjen tipike në “Qemal Stafa”.

Por e njëjta dëshirë sigurisht ekziston edhe në mendjen e lojtarëve dinamovitë. Derbi mbetet derbi dhe si i tillë gjithnjë rezervon emocione maksimale. Ecuria e skuadrës së Dinamos deri tani është tepër pozitive, ku në 6 javë blutë kanë arritur 16 pikë, 5 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje, me një golavarazh: 10-2.

Ndërkohë, skuadra e Tiranës, mes shumë problemeve dhe largimit të trajnerit Lonçareviç, ka arritur 8 pikë, 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, me një golavarazh 4-6. Statistikat flasin për bardheblutë, por kujtojmë që gjatë sezonit 2007-2008 ishte e njëjta situatë dhe Dinamo do të mposhtej nga Tirana 2-0 me golat e Sefës dhe Dedes. Por nëse analizojmë përballjet e fundit, gjithnjë bardheblutë, në formë të mirë sportive apo të vështirë, kanë qenë gjithnjë “mace e zezë”.

Edhe në kampionatin e fundit 2008-2009 bardheblutë kanë arritur t’i fitojnë të tri derbet ndaj Dinamos, ku më dramatiku ishte derbi nr.2, ku blutë kaluan dy herë në avantazh me anë të Sefës dhe Plakut, por në fundin e takimit u mposhtën 4-2. Dihet forca e një skuadre si Tirana, e cila edhe pse po kalon një moment të keq, mes shumë dëmtimesh dhe peripecish të tjera, gjithnjë mbetet tepër e rrezikshme dhe e paparashikueshme në lojën e saj. Nesë blutë e kalojnë këtë sfidë me sukses, kanë hequr një peshë të madhe të kampionatit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 15:31

Apoloni “europiane”; është festë në Fier
7 Tetor Fitorja në Korçë dhe pesë golat në dy ndeshje jashtë fushe, rrisin ambicjet për Kupat e Europës



“Shpërthen” Apolonia e Fierit. Gjithçka që fierakët kishin thënë përpara ndeshjes me Skënderbeun e Korçës, e bënë realitet në fushë, në takimin kundër “ujqërve të dëborës”, pikërisht në “strofkullën” e këtyre të fundit. Apolonia jo vetëm ka fituar, por ka zhvilluar një tjetër lojë të bukur të saj dhe e ka merituar tërësisht atë që ka bërë në Korçë. Kanë mjaftuar vetëm 45 minutat e para të takimit që skuadra fierake të nënshkruantë të parën fitore të vetën jashtë fushe në këtë kampionat dhe këtë ka ditur ta bëjë pikërisht ndaj një skuadre që kishte pasur ecurinë më të mirë në fushën e saj, Skënderbeun e Korçës, ekip që trembte me tri fitore dhe 9 gola të shënuara në tri ndeshjet e para në fushën e vet. Por, takimi i fundit i zjvilluar në qytetin juglindor ka qenë një festë për miqtë nga Fieri, që u kanë rrëmbyer njëherësh vendin e tretë korçarëve dhe kanë krijuar prej tyre një diferencë komode prej tri pikësh pas javës së gjashtë. Jo keq për skuadrën e trajnerit Karishik, i cili ndihet në pozita besueshmërie dhe konfirmimi më të forta se kurrë. “Trioja” serbe e përbërë nga dy Haxhibuliçët dhe Brkiç, kanë shënuar tri gola në portën e portierit Tomasiç, duke mos u dhënë aspak mundësi korçarëve që të shijonin rezultatin momental. Kështu ka ndodhur edhe pas golit të parë të shënuar nga Edi Çajku, ku fierakët kanë qëndruar vetëm katër minuta në inferioritet rezultati dhe kanë barazuar me anë të këpitenit Sead Haxhibuliç, ndërsa golit të barazimit 2 - 2 të shënuar nga kroati Miliam Guerrib në minutën e 44 - të, Mladen Brkiç i është kundërpërgjigjur edhe më rrufeshëm, duke shënuar pas vetëm një minute golin e tretë dhhe të fundit të ekipit të tij. Pas kësaj fitoreje, mjaft i gëzuar de entusizmuar njëkohësisht, trajneri Karishik ka nxituar të falënderojë skuadrën dhe futbollistët e tij për ljën e zhvbilluar dhe rezultatin e marrë, duke shprehur njëkohësisht dhe pak parashikim për Apoloninë e ardhshme, duke i mëshuar faktit të agresivitetit dhe karakterit sulmues që ka kjo skuadër. “Duhen falënderuar në mënyrë të veçantë futbollistët që e kanë justifikuar edhe njëherë atë që morën dhe atë që dhanë në fushën e lojës, - shprehet trajneri i Apolonisë. - Ka qenë një fitore e bukur, e cila na duhej dhe na ka rritur edhe më moralisht. Kemi luajtur kundër një skuadre si Skënderbeu që është një ekip mjaft i mirë dhe që nuk është pajtuar me rezultatin, por duhet thënë se skuadra jonë ka luajtur më mirë dhe e ka merituar fitoren. Madje, në pjesën e dytë, rezultati i ndeshjes mund të ishte edhe më i thellë për ne. Megjithatë, le të gëzojmë këto shifra dhe këtë fitore që na ka ngjitur në vendin e tretë, madje ndjeshëm dhe bindshëm ndaj skuadrave të tjera. Apolonia do të vazhdojë të jetë një skuadër mjaft prezantuese dhe imponuese në fushën e lojës dhhe nuk është aspak për t’u çuditur vrulli i saj sulmues, pasi ne i kemi lojtarët e duhur për të qenë një skuadër me rendiment në vijën e parë. E kam theksuar se ky është profili që i përshtatet kësaj skuadre dhe këtë gjë do të duam ta përforcojmë edhe më në ndeshjet e ardhshme”. Pas javës së gjashtë, Apolonia e sheh veten në vendin e tretë të tabelës së renditjes, dy pikë më pak se Besa e vendit të dytë dhe tri më shumë se Skënderbeu e Teuta që ndjekin nga pas. Fierakët e kanë kapur ritmin e duhur të fillimit dhe tashmë nuk dëshirojnë aspak që të lëshojnë, duke pritur të qetë takimet pasardhëse.

Sulmi fierak ndodhet në “top - formë”, duke e treguar këtë gjë kryesisht në tri javët e fundit. Skuadra fierake ka shënuar plot shtatë gola në këto tri javë, nga të cilat pesë në transfertë, dy në humbjen me laçianët dhe tri kundër korçarëve. Këtyre pesë golave jashtë fushe, u shtohen edhe dy golat e shënuara kundër kampionëve të Tiranës. Askush tjetër si Apolonia nuk ka mundur të shënojë kaq gola në javët e fundit dhe kjo është meritë e lojës kolektive të ekipit, por mbi të gjitha e finaslizuesve kryesorë, lojtarëve të sulmit. Kështu, sulmuesi Mladen Brkiç ka shënuar për të tretën javë radhazi, në këto javë ka shënuar dy gola edhe kapiteni Haxhibuliç, ndërsa Semir Haxhibuliç dhe Meto janë ata që plotësojnë numrin shtatë të golave të shënuara në javët 4 - 6. Ky fillim i ka munguar skuadrës fierake prej vitesh dhe fierakët nuk kanë ndërmend që ta humbin më këtë “staturë” që kanë fituar. Apolonia ndihet mirë në vendin që mban aktualisht dhe ndjen se si skuadrat e tjera kanë filluar të frikësohen gradualisht e më shumë nga kjo skuadër që befas është shndërruar në kanosësen kryesore të kryesueseve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 15:32

Teuta gjobit tetë titullarë
7 Tetor Vendimi pas shkatërrimit 4-1 nga Shkumbini. Presidenti Hasanbelliu: Mbrojtja ishte katastrofë



Humbja e pësuar në Peqin e ka pështjelluar situatën në kampin durrsak, ndërsa pritet që, sot të ketë gjoba për pjesën më të madhe të lojtarëve të formacionit të Teutës. Ndonëse, kanë kaluar tre ditë nga humbja e thellë ndaj Shkumbinit, për presidentin Edmond Hasanbelliu zhgënjimi që i ka dhënë skuadra është ende i pranishëm. Sipas tij humbja ka ardhur si mungesë e impenjimit maksimal të futbollistëve, ndërsa euforia e fitoreve të mëparshme kishte ndikuar që mos e vlerësojnë me seriozitet sfidën e së shtunës së kaluar. “Jam majft i zhgënjyer – tregon presidenti durrsak - me paraqitjen që skuadra ka bërë në Peqin. Gjithcka e ndodhur në këtë sfidë erdhi si pasojë i vlerësimit jo të mirë që futbollistët i kishin bërë kësaj ndeshje. Lojtarët kanë qenë euforikë pas fitoreve të arritura, sepse si duket mendojnë se kampionati është vetëm një ndeshje. Ata harrojnë që të jesh i sukseshëm duhet vazhdimësia. Kam vendosur që lojtarët mos t’i komplimentoj më publikisht, se mesa duket ndikon keq tek ta. E lavdëruam aq shumë mbrojtjen për takimin e një jave më parë me Vllazninë, dhe çfarë ndodhi në ndeshjen e rradhës, niveli i mbrojtjes ishte katastrofik”.

Gjobat- Por duket se dështimi i Peqinit nuk do të kalojë pa pasoja për futbollistët bregdetarë, pasi sot është planifikuar një analizë e thellë e kësaj ndeshje në të cilën do të jetë dhe presidenti Hasanbelliu. Ai ka bërë të ditur se për tetë nga lojtarët e formacionit do të ketë gjoba. “Do të merren masa – tregon drejtuesi durrsak- aryeja e tyre nuk është për shkak të humbjes, sesa për mungesën e impenjimit që lojtarët kanë treguar në fushë. Ka patur ndeshje ku ne kemi humbur, por jemi paraqitur mirë dhe në këto raste ne i kemi mbështetur lojtarët. Eshtë e pafalshme që ekipi të bie në atë mënyrë sic ndodhi tre ditë më parë. Unë kam rezervat e mia për penalltinë që u dha për kundërshtarin tonë në minutat e para të takimit, pasi ajo ndikoi në njëfarë mënyre tek rezultati, duke na ndëshkuar shumë shpejt. Gjithsesi, nuk duhet ta lëshonim në atë mënyrë lojën dhe të pësonim aq shumë gola, ku mbrojtësit ishin në ditën e tyre më të errët. Sot do ta analizojmë më mirë këtë takim së bashku me stafin drejtues dhe lojtarët, madje për mungesë impenjimi një pjesë e mirë e formacionit do të kenë gjoba për indiferencën që treguan në fushën e lojës”.

Ndërprerja- Ndërprerja e kampionatit ka qenë me fat për durrsakët, pasi ata do të kenë kohën e duhur për të marrë vetën pas humbjes shokuese të pësuar në Peqin. Ndërsa pritet që gjithcka të ndryshojë që në takimin e javës së ardhshme ndaj Lacit. “Shpresoj – vazhdon Hasanbelliu- që ky takim t’i vlejë si mësim futbollistëve të mi, në mënyrë që në të ardhmen të vlerësojnë maksimalisht cdo takim. Ndeshjet janë të gjitha të forta si kur luan me Tiranën apo dhe me skuadra që sapo kanë hyrë në kategorinë superiore, vetëm vazhdimësia në rezultate mund të na ndihmojë për të arritur objektivat në fund të sezonit”.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Oct 2009 , 17:35

pjalmi naq . kujt i plas shum per teuten dinamon besen tiranen apolonin. te lutem naq mos e mush forumin me lajme kote.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 07 Oct 2009 , 06:17

mondi

po aty thote lajme nga superliga naqe

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Wed, 07 Oct 2009 , 18:32

fpjalmi wrote:mondi

po aty thote lajme nga superliga naqe
e di ma pjalmi por njerzit kur hujn ne ket forum hyjn me pa dicka interresante dhe jo lajme nga teuta apolonija gramozi e ku e di une se ca... njerum nuk mund te shikoj cdo tem me e pa se ku jan lajmet interresante se duhet me shiku gjith diten me pa gjanat interresante nuk e di a me kupton. njerzit nuk kan gjith diten me u marr me forum,

vijme me pa postimet e fundit dhe postimet e fundit jan me lajme qe nuk i interreson askujn qe vjen ne ket faqe. vije me pa per vllaznian aden naj shkrim interresant qe shkruajm ne antaret. e jo per gramozin apolonija teuta e me rradhe. ka faqe te kampjunatit shqiptare sa te duash per shembull albaniasoccer e me rradhe aty do jen njerzit qe shikojn keto lajme dhe jo ne faqen ton. me ken do nje kryesore nuk ka rendesi por jo cdo lajm naq. shpresosh te me kesh kuptu
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply