Boks

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Mon, 31 Aug 2009 , 15:11

Kombëtaja shqiptare merr pjesë në Botëror

Pas paraqitjes së suksesshme në kampionatin e të rinjve, tashmë është rradha e boksierëve të rritur për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror. Trajneri Zef Gjoni ka bërë ditët e fundit përzgjedhjen e emrave që do përfaqësojnë vendin tonë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm megjithatë këta emra ende nuk janë bërë publik. Kuptohet që pjesa kryesore e kombëtares sonë do jetë sërish e përbërë nga boksierët shkodranë, që janë baza e tij. Kuptohet që në evenimente të tilla kaq të rëndësishme do jetë shumë e vështirë për të marrë medalje megjithatë trajneri
Gjoni shpreson se boksierët e tij do ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në këtë Botëror

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Fri, 04 Sep 2009 , 17:25

Kuçi e Hysa në Botërorin e boks it

Dy boksierë shkodranë pikërisht Jetmir Kuçi dhe Nelson Hysa janë duke marrë pjesë në kampionatin botëror të boksit që është duke u zhvilluar gjatë këtyre ditëve në Milano të Italisë. Ky aktivitet shumë i rëndësishëm ka nisur më datë 1 shtator dhe do përfundojë më 12. Shqipëria përveçse me dy boksierët shkodranë, përfaqësohet edhe me boksierin tiranas Albi Sorra. Në drejtimin e këtij ekipi është si zakonisht trajneri i mirënjohur shkodran Zef Gjoni. Ky i fundit përpara nisjes së ekipit tonë drejt italisë është shprehur me nota optimiste për përfaqësimin e boksierëve tanë. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për medalje por për një renditje sa më të mirë të këtyre boksierëve. “Kuptohet që jemi shumë larg me pretendimet tona karshi boksierëve të vendeve të tjera të botës. E dini mirë çfarë nënvlerësimi ka për sportin në vendin tonë megjithatë ne gjithnjë jemi përpjekur dhe po përpiqemi për t’u paraqitur denjësisht në çdo aktivitet që marrim pjesë. Edhe në këtë Botëror me boksierët Sorra, Kuçi e Hysa do mundohemi të bëjmë një paraqitje të mirë duke kërkuar të kalojmë ndonjë tur. Në një aktivitet të tillë sigurisht që rivaliteti është shumë i madh dhe Shqipëria nuk mund të pretendojë për medalje por gjithsesi e rëndësishme është të tregojmë rritje në prezantimet tona”- ka thënë trajneri Gjoni. i pari që do ngjitet në ring nga boksierët tanë është tiranasi Sorra ndërkohë që pas tij do jetë rradha e Hysës dhe në fund ajo e Kuçit.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Tue, 08 Sep 2009 , 18:17

jetmir kuçi ka kalu dy ture ne kampionatin botnor per diletanta qi zhvillohet n'milano. ne tur te trete ka hup. ne tur te dyte ka rrahe nji serb

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Boks

Post by vllaznia1919 » Sun, 13 Sep 2009 , 15:37

Boll qe ka rrah serbin jena ne rregull se skena pase si me pretendu per medalje.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Sun, 13 Sep 2009 , 18:14

vllaznia1919 wrote:Boll qe ka rrah serbin jena ne rregull se skena pase si me pretendu per medalje.
nuk paska hup ne ring ne tur te trete kuçi po paska operu doren e nuk ka mujt me u ndesh

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Tue, 29 Sep 2009 , 12:41

Vllaznia, kampionia absolute e dorezave

Ka përfunduar në Shkodër Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur


Kampionët sipas peshave
48kg Xh.Metani Flamurtari
54kg Feliks Kruja Vllaznia
57kg M.Troka Apolonia
60kg I.Braushi Apolonia
75kg Rrapushi Apollonia
81kg Aleksandër Rama Flamurtari
64kg Serxho Sina Tirana
69kg Marsel Sermi Vllaznia
91kg Kristian Dema Vllaznia
+91kg Nelson Hysa Vllaznia

Renditja ekipore
Vllaznia 24 pikë
Tirana 17
Apolonia 13
Flamurtari 11
Enea 11


Për 5 ditë me radhë, nga e mërkura deri të dielën, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur. Kanë marrë pjesë 11 ekipe dhe janë zhvilluar gjithsej 60 takime. Ka pasur rivalitet mes ekipeve dhe ndeshjet janë ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Dje paradreke ka qenë dita e fundit, teksa janë zhvilluar edhe ndeshjet finale. Ashtu si në 9 vitet e fundit, Vllaznia ka dominuar ringun, duke u shpallur kampione e vendit. Por këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, duket se shkodranët e kanë pasur pak më të vështirë titullin dhe kjo jo për meritë të kundërshtarëve, por të mungesave të shumta që ka patur ky ekip me boksierët elitarë. Boksieri më i mirë në aktualisht, Jetmir Kuçi, kontigjent i ekipit Vllaznia, nuk ka qenë pjesë e ekipit në këtë kampionat.

Arsyeja ishte dëmtimi që pësoi në sfidën e tij të një muaji më parë, në Kampionatin Botëror të Boksit, ku Kuçi arriti të shkonte deri në çerekfinale dhe humbi gjysmëfinalet për shkak të një dëmtimi në gisht. Edhe në garat e kampionatit kombëtar Kuçi është shfaqur në pallatin e sportit me dorën e lidhur (gjatë takimeve të botërorit ai theu gishtin) duke qenë një mbështetje morale për shokët e tij të ekipit.

Pavarësisht mungesave Vllaznia arriti të shpallej fituese për të 9-tin vit radhazi e titullit kampione e Shqipërisë në boks. Ndërkohë, boksieri më i mirë i kampionatit u shpall Marsel Sermi, po i ekipit të Vllaznisë. Gjatë këtij aktiviteti, Federata e Boksit zhvilloi edhe një ceremoni, ku u dekoruan nga ana e saj emrat e njohur të boksit shkodran, Liman Kulla, Kujtim Demi, Besnik Gjetja, Sokol Buliqi, Besnik Limani, Artur Gavoçi, Jetmir Kuqi dhe Rafael Daberdaku. Ceremonia u zhvillua para ndeshjeve të ditës finale, ku u shpall edhe kampionia, Vllaznia.

sporti shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Fri, 02 Oct 2009 , 15:11

Vllaznia , kampione e Shqipërisë për të 16-tën herë

Federata Shqiptar e e Boksit nd eron shtat ë figura të boksit shkodran me Medal je të Art ë dhe një
me të Arg jend ë. 17 vjeçari i tal entiar Marsel Sermi , shpall et boksi eri më i mir ë i kampionatit .

Image
Image
Image

Boksierët shkodranë kanë treguar edhe një herë se janë absolutët e boksit shqiptar. E drejtuar me kompetencë nga trajnerët e pasionuar Zef Gjoni dhe Kujtim Demi, Vllaznia është cilësuar ekipi më i mirë i Kampionatit Kombëtar të Boksit që u zhvilluar për pesë ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Një aktivitet ky i përmasave të mëdha si dhe i orgamizuar në mënyrën më të mirë nga Federata Shqiptare e Boksit në bashkëpunim me Klubin Shumësportesh Vllaznia në të cilin morën pjesë 51 boksierë përfaqësues të 11 ekipeve pjesëmarrëse, të cilët zhvilluan ndeshje me sistem rrethi me nga një takim. Pjesë e këtij organizimi cilësor dhe profesional ishte edhe prania në këtë aktivitet edhe e dy gjyqtarëve ndërkombëtare të ardhur nga Mali i Zi, Nikolla Vukçeviç dhe Krestan Boshkoviç. Fillimi jo i mirë i Vllaznisë në ditën e parë, si dhe mugesa e dy prej boksierëve titullarë të saj, si Jetmir Kuqi si dhe Nederland Bardeli vuri disi në pikpyetje fiti8min e titullit kampion nga ana e Vllaznisë. Kjo, pasi edhe rivalja e saj direkte Tirana, me fitoret e saj u shkëput në pikëzim duke kryesuar në klasifikimin ekipor. Por, dita e dytë dhe sidomos dita e tretë dhe në vazhdim bëri që shkodranët të përmirësohen dhe të marrin kthesen e duhur duke shkuar me meritë drejt titullit kamion. Por, për të përcaktuar atë, duhej pritur dita e pestë, dita finale ku vendosi gjithçka për fituesit, si individë dhe ekip. Ballafaqimet e ditës finale kanë evidentuar boksierët kampionë si individë, të cilët sipas peshave përkatëse, janë Metani i Flamurtarit në peshën e parë, Kruja i Vllaznisë në të dytën, në të tretën Troka i Apolonisë, në të katërten Braushi i Apolonisë, në të pestën Rrapushi i ekipit privat Enea, Rama i Flamurtarit në të gjashtën, Sina i Tiranës në të shtatën. Në tre peshat e fundit, asaj të tetë, nëntë dhe dhjetë, kanë qënë bokserët e Vllaznisë Sermi, Dema dhe Hysa që u shpallën kamapion. Kampionë këto që u përcaktuan përmes një lufte dhe emocionesh shumë të veçantë, ndër të cilat padyshim duhet veçuar ndeshja finale për peshën deri në 69 kilogram në mes Marsel Sermit të Vllaznisë dhe disa herë kampionai, Enea Kovaçi të Tiranës. Në fakt, kjo peshë për Vllazninë ka pasur gjithmonë për protogonist takentin Jetmir Kuqi, dhe me mungesën e tij, drejtuesit e ekipit të Tiranës parashikonin se do ta kishin të fituar këtë peshë me Kovaçin e tyre plot përvojë. Por, ka dalë krejt e kundërta, sepse, zëvendësuesi i Kuqit, 17 vjeçari Marsel Sermi, vazhdues i traditës së famijes së trajnerit Zef Gjoni, duke treguar një klas shumë të lartë, ka sfiduar kundërshtarin duke e mundur atë në të gjitha drejtimet, në një ndeshje e cila u cilësua si më e mira dhe më cilësorja e të gjithë kampionatit. Përpos fitimit të titullit kampion, Marsel Sermi, nxënës i shkollës së mesme të përgjithshme “Jordan Misja” ka fituar edhe titullin kupën e bokserit më të mirë të krejt aktivitetit. Në klasifikimin ekipor, kampion i Shqipërisë për të 16-tën herë është shpallur ekipi i Vllaznisë me trajner Zef Gjonin, i cili u rendit në vend të parë me 24 pikë. Në vend të dytë Tirana me 17 pikë, në të tretin Apolonia me 13 pikë dhe në katërtin, Flamurtari dhe Enea me pikë të barabarta me nga 11-të pikë. Nderim për veteran ët... Federata Shqiptare e Boksit ka nderuar me medaljen e Artë dhe të Argjendë tetë figura të boksit shkodran në vite. Medaljet janë dorëzuar nga Presidenti i kësaj federate, deputeti i Partisë Demokratike Paulin Sterkaj përmes një ceremonia zyrtare të organizuar gjatë aktivitetit të Kampionatit Kombëtar që u zhvillua për pesë ditë me radhë në qytetin e Shkodrës. I pari që është nderuar ka qënë veterani Liman Kulla, një prej figurave më kryesore të këtij sporti në qytetin e Shkodrës, organizator dhe promotor i shquar në zhvillimin e sportit të boksit në qytetin e Shkodrës. Me të njëjtën medalje dhe motivacion është nderuar edhe trajneri Kujtim Demi. Ndërkohë, më pas, përsëri me “Medaljen e Artë”, por me motivacion i sportistë të cilësisë së lartë në aktivitet kombëtare dhe ndërkombëtare që ato kanë zhvilluar, janë nderuar boksierët Besnik Gjetja, Sokol Buliqi, Besnik Limani, Artur Gavoçi dhe Jetmir Kuqi, ndërkohë që me “Medaljen e Argjendë” është nderuar boksieri veteran Rafael Daberdaku. Krahas medlajeve, diplomave përkatëse dhe tufave me lule të freskëta, për boksierët e dekoruar janë shpërndarë edhe shpërblime financiare të akorduara nga Federata Shqiptare e Boksit si dhe Klubi Vllaznia dhe bashkia e Shkodrës. Ndërkohë, sipas presidentit të boksit shqiptar Paulin Sterkaj, në aktivitetet e ardhshme kombëtare dhe konkretisht në finalet e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohen në Tiranë, në listë për tu dekoruar janë edhe boksierë të tjerë shqiptar, të cilët gjatë karrierës së tyre sportive kanë kontribuar në zhvillimin dhe cilësinë e këtij sporti në vendin tonë.

vllaznimi sportiv

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boks

Post by fpjalmi » Mon, 09 Nov 2009 , 00:46

Luan Krasniqi anulon duelin me Dimitrenkon
07/11/2009 11:15

Zhgenjim per Luan Krasniqin: vetem pak jave perpara duelit me Aleksander Dimitrenkon, boksieri shqiptar eshte demtuar dhe nuk do te kete mundesi te ngjitet ne ring me 28 nentor.

38-vjeçari ka pasur probleme gjate stervitjes per revanshin me ukrainasin, duke lenduar ligamentet e kembes se djathte. Kjo ka bere qe Krasniqi te nderprese te gjitha aktivitetet sportive, te pakten per nje jave.

Diagnoza e mjekeve ishte se boksieri do te rehabilitohet plotesisht vetem pas kater javeve, duke humbur duelin per titullin interkontinental ne versionin WBO.

“Jam shume i zhgenjyer. Mjeket me thane se duhet te pushoj plot nje jave, ndersa gjithçka do te rregullohet vetem pas nje muaji. Kjo e ben te pamundur te dueloj kunder Dimitrenkos me 28 nentor, sfide per te cilen isha pergatitur mjaft mire”, deklaroi Krasniqi.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Boks

Post by REINIS » Mon, 09 Nov 2009 , 23:30

La nom ene ky. Mo mir ta lej fare boksin. I ka mo per hije sportistit ta lej sportin kur osht hala mire sesa kur bohet si lapanjoz e mezi lu komet. :evil:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boks

Post by fpjalmi » Tue, 10 Nov 2009 , 05:14

REINIS wrote:La nom ene ky. Mo mir ta lej fare boksin. I ka mo per hije sportistit ta lej sportin kur osht hala mire sesa kur bohet si lapanjoz e mezi lu komet. :evil:

ke te drejte Renis.

me tamam i ka ik moda

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Fri, 20 Nov 2009 , 16:18

Turneu Ndërkombëtar “Gong u i Artë” në Shkup të Maqedonisë

Tiranasi Serxhio Sina dhe dy shkodranët Marsel Sermi dhe Kristian Dema medalje të Arta, ndërkohë që Shqipëria si ekip u rendit e dyta pas Skocisë që u shpallë fitues e turneut


Image
Foto: Marsel Sermi dhe Kristian Dema, boksierët fitues të medaljeve të Arta në Shkup të Maqedonisë

Boksi shiqptar përsëri i suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Këtë radhë, forcën e përfaqësueses sonë e ka
provuar kryeqyteti i Maqedonisë Shkup, aty ku për dy ditë me radhë Shqipëria e drejtuar nga trajneri i mirënjohur
Zef Gjoni ka qënë pjesëmarrëse në Turneun Ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë” në të cilin ishin të pranishëm edhe 12 ekipe të tjera, mes të cilave edhe Skocia, Italia, Rumania, Kroacia, Bosnje Hercegovina, etj. Kanë qënë 7 boksierë, ndër të cilët 4 të Vllaznisë së Shkodrës dhe tre nga ekipet e tjera të kampionatit shqiptar, dy të Tiranës
dhe një i Flamurtarit të Vlorës që kanë konkuruar në këtë aktivitet shumë të rëndësiëhm ndërkombëtar. Prezantimi
i boksirëve shqiptarë dhe në veçanti i atyre shkodranë që përbëjnë boshtin e përfaqësueses sonë ka qënë mjaft i mirë. Këtë e tregon fakti se në përfundim të aktivitetit, tre boksierët shkodranë Marsel Sermi i peshës 69 kilogram, Kristian Dema në peshën plus 91 kilogram dhe Serxhio Sina në peshën 64 kilogram, kanë arritur të fitojnë ndeshjet
e tyre kualifikuese duke mbërritur në finale. Me të njëjtën formë sportive janë prezantuar boksierët tanë edhe në fazën finale, ku me dominimin e tyre në ring, ato merituan që të tre medaljet e arta, ndërkohë që Sina është
vlerësuar si boksieri më luftarak i turneut duke u nderuar me një kupë personale. Trajneri i kombëtares shqiptare, shkodrani Zef Gjoni është shprehur shumë i kënaqur nga prezantimi i boksierëve shqiptarë në këtë aktivitet. Sipas tij, tre boksirët fitues të medaljeve të arta, Sina, Sermi dhe Dema kanë marrë vlerësime të shumta edhe nga specialistët e boksit europian, të cilët kanë treguar një interes të veçantë për kalimin e këtyre boksierëve në ekipe
të ndryshme europiane. Nga informacioni që marrim përmes trajnerit Gjoni, mësojmë se treshja e boksierëve shqiptarë që u nderuan me medalje të artë, Sina, Sermi dhe Dema kanë pasur përballë në finale kundërshtarët e tyre nga Italia, Skocia dhe Maqedonia. Ndërkohë, në klasifikimin ekipor, Shqipëria zuri vendin e dytë pas Skocisë që u shpall fitues i Turneut Ndërkombëtar duke pasur një medalje të artë më shumë se Shqipëria. Ndërkohë, trajneri
Gjoni kujtoi se boksierët shqiptarë janë duatrokitur dhe mnbështetur fuqimisht nga një grup i madhë tifozësh me kombësi shqiptare që jetojnë në Shkup, të cilët vazhdimisht kanë valëvitur flamurin tonë kombëtar, sidomos në momentet ku boksierët shqiptar dilnin triumfues ndaj kundërshtarëve të tyre në ring. Gjoni kujtoi gjithashtu, se reputacioni i boksit shqiptra në këtë aktivitet është I padiskutueshëm edhe për faktin se është boksieri shkodran Besnik Gjetja, i cili me një nokaut të regjistruar rreth 10-të më parë në finalen kundër rivalit teë tij maqedonas
ku u shpallë edhe kampion, koha e tij ka qënë vetëm në 30-të sekonda, një record ky original që akoma nuk është thyer nga asnjë boksier pjesëmarrës. Duke folur për ekipin e tij Vllaznia, trajneri Gjoni bëri të ditur se në fundjavë në Tiranë zhvillohen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në boks, ku pas suksesit të fitimit të titullit kampion në
Shkodër, tashmë synon edhe fitimin e këtij kompeticioni. Ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të këtij aktiviteti, boksierët e Vllaznisë i presin edhe aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, si Turneu “Doreza e Artë” që zhvillohet në Beograd si dhe Turneu tjetër Ndërkombëtra, po aq i rëndësishëm ku marrin pjesë shumë shtete të njohur, “Adem Jashari”, i cili zhvillohet në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Por, sidoqoftë, ai që pritet të jetë në një vemendje të madhe të boksit shqiptra ëhstë Kampionati Europian i boksit i cili është planifikuar të zhvillohet në pranverën
e ardhshme në Francë dhe ku objektivat e boksierëve shkodranë dhe në veçanti Jetmir Kuqit, padyshim boksieri më i mirë i Shqipërisë është për të marrë medalje.

vllaznimi sportiv

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boks

Post by fpjalmi » Mon, 14 Dec 2009 , 03:00

Boks, Klicko ruan titullin
13/12/2009 19:00

Vitali Klicko me lehtesi ka arritur te mbaj titullin Kampion Bote per peshen e rende te federates WBC.
Perball tij ne kete ndeshje qe u zhvillua ne Bern te Zvicres ishte nje boksier amerikan i panjohur, Kevin Xhonson.

38-vjecari ukrainas ka zhvilluar nje ndeshje teresisht ne sulm duke i marre fitoren Xhonsonit i cili deri perpara kesaj ndeshjeje nuk kishte asnje humbje.

17 mije te pranishem kane qene ne kete arene, ku asistuan ne fitoren e 38-te te Klickov nga 40 ndeshje qe ka zhvilluar deri tani. Vitali Klicko eshte gjithashtu mbajtesi i titujve Bampion Bote per federatat WBO, IBO dhe IBF

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Boks

Post by GOLDIAN » Sat, 19 Dec 2009 , 16:19

e tmerrshme si ka perfundu kjo shkodra jone
po lexosha kete shkrimin qe fatjon taraboshi basketbollisti i vllaznise largohet drejt durrsit per arsye financiare
ne shkoder merrte vetem 70 mije leke
kurse ne durres kontrata e re asht 300 mije leke HALLALL DURRSIT dhe pse me sadi une nuk shquhen per basketboll
a ka turp e marre qe mas me dal dikush me mbeshtet keta djelmoshat tone
u dhinen me bmw x5 benza audi demek thuhet ne shkoder x e y se shijn theben me lek
po meqe keka keshtu si smujkan me financu klubet e vllaznise
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boks

Post by fpjalmi » Mon, 03 May 2010 , 17:52

Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF
http://top-channel.tv/artikull.php?id=182053

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Boks

Post by Edmond-Cela » Mon, 03 May 2010 , 23:52

fpjalmi wrote:Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF
http://top-channel.tv/artikull.php?id=182053
ca lesh kampionit ma fjalmi pash zoten i shpikur nga boksirat amaturist, nuk figuron ne as nje evelimint boksit ku turne. Kuqi i Vllaznias e paska ba nje ftes Qatos me u ndesht me te me siguri qe do e rrefuzoj se nuk ka beth me u ndesh me boksiera te vertet, se Kuqi ja paska ze bethen nja 4 here.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boks

Post by fpjalmi » Tue, 04 May 2010 , 17:36

Edmond-Cela wrote:
fpjalmi wrote:Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF
http://top-channel.tv/artikull.php?id=182053
ca lesh kampionit ma fjalmi pash zoten i shpikur nga boksirat amaturist, nuk figuron ne as nje evelimint boksit ku turne. Kuqi i Vllaznias e paska ba nje ftes Qatos me u ndesht me te me siguri qe do e rrefuzoj se nuk ka beth me u ndesh me boksiera te vertet, se Kuqi ja paska ze bethen nja 4 here.

mondi

a thu ia kan fut kot gazetaret a? :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boks

Post by fpjalmi » Tue, 04 May 2010 , 17:46

Edmond-Cela wrote:
fpjalmi wrote:Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF
http://top-channel.tv/artikull.php?id=182053
ca lesh kampionit ma fjalmi pash zoten i shpikur nga boksirat amaturist, nuk figuron ne as nje evelimint boksit ku turne. Kuqi i Vllaznias e paska ba nje ftes Qatos me u ndesht me te me siguri qe do e rrefuzoj se nuk ka beth me u ndesh me boksiera te vertet, se Kuqi ja paska ze bethen nja 4 here.

mondi ,

ky mendoj se asht lajm i vertete

qe linku

http://top-channel.tv/artikull.php?id=182145

ai qe ka mujt asht Esteban Ponce.

qe ku e ke boksin mondi

shife ndeshjen

http://www.youtube.com/watch?v=evTMyixbcmY

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Boks

Post by Edmond-Cela » Tue, 04 May 2010 , 18:47

fpjalmi wrote:
Edmond-Cela wrote:
fpjalmi wrote:Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF
http://top-channel.tv/artikull.php?id=182053
ca lesh kampionit ma fjalmi pash zoten i shpikur nga boksirat amaturist, nuk figuron ne as nje evelimint boksit ku turne. Kuqi i Vllaznias e paska ba nje ftes Qatos me u ndesht me te me siguri qe do e rrefuzoj se nuk ka beth me u ndesh me boksiera te vertet, se Kuqi ja paska ze bethen nja 4 here.

mondi ,

ky mendoj se asht lajm i vertete

qe linku

http://top-channel.tv/artikull.php?id=182145

ai qe ka mujt asht Esteban Ponce.

qe ku e ke boksin mondi

shife ndeshjen

http://www.youtube.com/watch?v=evTMyixbcmY
po ma fjamli sic e thash edhe me siper aq turnement nuk asht ne asnje liste ne boksin prefosinost.
sic e quajt keto anglezet fundashion turnement e cili asht i shpikur thjesht nga boksierat amaturist.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Fri, 04 Jun 2010 , 15:17

Sead Bushati: Po lind një brez i ri në boks
Trajneri i Partizanit vlerëson paraqitjen e boksierëve të tij në kampionatin kombëtar për mosha


Në qytetin e Durrësit u zhvillua kampionati kombëtar i boksit për paratërinj (kadetë), grup-mosha deri 16 në vjeç, ku morën pjesë 13 ekipe dhe 78 boksierë gjithsej. Nga të gjithë u vlerësua si një kampionat, i cili pati shumë rivalitet, gjë që kishte munguar prej vitesh.

Ekipi i Partizanit mori pjesë me 6 boksierë, në pesha të ndryshme, ndërsa ekipet e tjera, Vllaznia, Tirana, Apolonia etj., u paraqitën me nga 12 13 boksierë. Në përfundim të turneut, Partizani zuri vendin e dytë me 4 boksierë në finale, nga të cilët tre dolën kampionë, ndërsa kampione e Shqipërisë për këtë grup-moshë doli Vllaznia, e cila gjithashtu nxori 3 kampionë, por kishte më shumë vende të dyta.

Këtu vlen të përmendet paraqitja e mirë e këtyre boksierëve të rinj e të talentuar të Partizanit, që drejtohen nga trajnerët Elton Spahiu dhe Sead Bushati, ky i fundit dhjetëra herë kampion i Shqipërisë për peshat e rënda, tani në rolin e trajnerit. I pyetur nga “Sporti shqiptar” për ecurinë e boksierëve të Partizanit në këtë turne, trajneri Sead Bushati u shpreh: “Në peshën 63kg, Denis Nurja u ndesh në finale me boksierin e Tiranës, Anxhelo Merkohasaj, ku u zhvillua një “luftë” e fortë dhe gjyqtaria e pati të vështirë të merrte një vendim.

Fitorja iu dha boksierit të Tiranës, por vlen të përmendet paraqitja e Denisit, si një talent i ri dhe me të ardhme. Në peshën 70kg, një tjeter talent i ri, Alban Beqiri, u shpall kampion, duke fituar me boksierin e Apolonisë, Vasilian Meculli. Në peshën 75kg, Robert Vata, i cili fitoi tri ndeshje radhazi në finale, u ndesh me boksierin e Tiranës, Erion Mirashaj. U zhvillua një ndeshje spektakolare e me nivel, që rrallë të takon ta shohësh. Nga shumë specialistë, Vata meritonte të cilësohej boksieri më i mirë, por nuk iu dha.

Në peshën 80kg, boksieri më i ri i aktivitetit, Shkëlqim Bega, 14 vjeç e gjysmë, kampioni i pionierëve për vitin e kaluar, fitoi tri ndeshje. Në finale u ndesh me boksierin e Vllaznisë, Daniel Koladokli, ku Bega e mbylli ndeshjen që në raundin e parë me “KO”. Këto paraqitje më gëzojnë mua si trajner, pasi rezultatet e arritura janë fryt i një pune të gjatë dhe që po jep rezultate,” - u shpreh Sead Bushati, trajneri i ekipit Partizani në boks.

Vlen të përmendet stërvitja bashkëkohore që këta boksierë të rinj po zhvillojnë me këta trajnerë të rinj dhe të pasionuar, duke i ikur të vjetrës dhe duke shfaqur një shkollë boksi të vërtetë.

“E reja po dominon mbi të vjetrën dhe ky është një hap para për këtë sport. Unë si trajner jam i befasuar nga dëshira për fitore dhe zemra e madhe që këta djem të rinj treguan në këtë kampionat kombëtar. Për mua, rëndësi ka që ky brez i ri të ecë përpara dhe të zhvillojmë sa më shumë ndeshje.

Nuk ka rëndësi fitorja apo humbja, ka rëndësi të bëjnë një sport të bukur dhe me nivel, që të përsëritet edhe një herë suksesi i boksierit tonë Albi Sorra, që doli i treti në Europë (Tiranë 2005) dhe i treti në botë (Stamboll 2006) për këto grup-mosha,” - përfundoi deklaratën e tij për “Sportin shqiptar” trajneri i Partizanit në boks, Sead Bushati.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Fri, 04 Jun 2010 , 15:27

per ata qi kan lexu vetem titulin..... kampion ka dale vllaznia jo partizani.
dakort qi nuk perban ma lajm kur fiton vllaznia ne boks, se del kampin ç'do vit, por me ba permbledhjen e kampionatit tu fole per ata qi kan dale ne vend te dyte e mos me ia permend emnat fituesve vetem gazetart shqiptare ja arrijne.
nejse, urime boksierave te ri shkodrane.
urime edhe sead bushatit per punen e mire qi paska ba me partizanin

Post Reply