Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
dashka me e hek liken me sa duket
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Fushaj: Jeni të gjithë fajtorë, lojtarë e staf!
29 Shtator Vllaznia ka humbur përsëri, këtë radhë në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, duke e çuar në tre numrin e humbjeve në këtë start kampionati. Pa dyshim një rekord më vete të viteve të fundit. Dhe nëse flasim për rekord, ai shtrihet edhe në pikëzim, pasi katër pikë në pesë ndeshje nuk janë parë asnjëherë në një fillim të tillë sezoni, për një skuadër si Vllaznia. Por, gjithnjë duke folur për shifra rekordi, ai që tërheq më tepër se gjithçka vemendjen është fakti se në pesë ndeshje ka realizuar vetëm një gol edhe ai i shënuar në minutën e dytë shtesë të takimit Vllaznia-Apolonia luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Të gjitha këto së bashku, e bëjnë situatën në kampin kuqeblu më kritike se asnjë herë tjetër. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një skuadër, e cila në fillim të sezonit është deklaruar si pretendente kryesore për fitimin e trofeve të vitit. Por, realisht me këtë gjendje që ka filluar kampionati, Vllaznia, jo që nuk është në këto parametra, por nëse do të vijojë të ketë këtë pamje edhe në ndeshjet e ardhshme, atëherë me të drejtë duhet menduar seriozisht edhe për qëndrimin në Superiore. Duke u kthyer tek ndeshjes të së shtunës, e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, duhet thënë se shkodranët e nisën jo keq takimin, kur për disa minuta e shpërngulën lojën në gjysëmfushën e durrsakëve vendas, duke regjistruar edhe tre-katër raste shënimi, por megjithatë, goli nuk doli në dritë. E përfundimi, ashtu si edhe në ndeshje të tjera të transfertës së këtij fillimkampionati, Vllaznia mundet dhe kthehet në Shkodër me humbje. “Ashtu si u zhvilluar ndeshja, mendoj se duhet ta kishim fituar ndeshjen. Sigurisht kundërshtari ka shfrytëzuar një gabim tonin edhe për meritë të tijë, ndërkohë që ne na ka munguar konkludimi dhe pasimi i saktë në momentet përfundimtare të sulmit. Kemi qënë gjatë të gjithë lojës nën kontroll, duke bllokuar në një farë mënyre lojën e kundërshtarit, por futbollistë të ndryshëm nuk kanë arritur të japin rezultatin e duhur të skuadrës”. Pak a shumë këto janë fjalët që tekniku Lika ka deklaruar pas ndeshjes, duke i shoqëruar me një farë besimi, se në ndeshjet e ardhshme situata do të mund të ndryshohet për mirë. Por, situatat në të cilën gjendet aktualisht skuadra, në opinion sportiv shkodran dhe po aq edhe në kupolën drejtuese të klubit Vllaznia, situata nuk është aspak e qetë. Takimet me skuadrën dhe stafin dhe paralajmërimet për një kthesë në takimin me durrsakët në transfertë, nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv. Presidenti Fushaj, i cili me të gjithë stafin e tij të klubit Vllaznia ka qënë present në tribunën VIP të stadiumit “Niko Dovana”, edhe pse tej mase i shqetësuar për situatën në fjalë, thuhet se po e ndjekë me qetësi problemin, në mënyrë që t’i japë zgjidhjen e duhur. “Kështu nuk mund të vazhdohet më”, është shprehur Fushaj dje paddite gjatë një takimi që patëm me të në lidhje me situatën më të fundit në kampin kuqeblu.

Hasan Lika : Cuna, nuk duhet të dorëzohemi
Skuadra e Vllaznisë ka filluar përgatitjet për përballjen delikate që ka këtë javë me Flamurtarin. Në orën 16:00’ në fushën e fshatit Shtoi trajneri Hasan Lika ka zhvilluar seancën stërvitore. Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm. Para fillimit të saj trajneri Lika i është drejtuar lojtarëve të tij më këto fjalë : “Cuna nuk duhet të dorëzohemi. Vërtet po kalojmë një situatë jo të mirë, por forca jonë është tjetër dhe duhet të reagojmë që këtë javë për të mirën e të gjithëve. Kemi një ndeshje shumë delikate, por duke dhënë më të mirën të gjithë sëbashku do ja dalim me sukses”
Kel Naraci

- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Ky Kel Naraci vetem rrena shkrun apo ka hall me na ba qejfin,he ma Gold si mendon per kyt gazetar?

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Leni ma Mir gazetart te bajne punen e vet mas i ngacmo.

Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Fushaj shkarkon trajnerin; Lika: Nuk isha unë e keqja e Vllaznisë
Hasan Lika e ka mbyllur aventurën e tij në krye të kuqebluve, aventurë që nisi para fazës përgatitore të Vllaznisë për Kupat e Europës, ku kaloi një tur, ndaj Sligo Roversit, ndërkohë që në turin tjetër të “Europa League” pësoi dy humbje, 5-0 në Vjenë, me Rapidin, ndërsa në Shkodër u mund 3-0. Nisja shumë e keqe e kampionatit nga skuadra shkodrane, vetëm 4 pikë në pesë javë kampionat, vetëm një gol i shënuar në po kaq javë, përbëjnë bilancin më negativ të kuqebluve. Për pasojë, jashtë përgjegjësisë nuk mund të mbetej edhe trajneri i ardhur nga Tirana në qytetin verior, Hasan Lika, për të drejtuar kuqeblutë. Por, nuk arriti të kishte një bashkëjetesë të gjatë dhe të suksesshme me Vllazninë, për pasojë detyrohet të ikë pas mbylljes së javës së pestë të kampionatit. Humbja e fundit në Durrës nuk është kapërdirë mirë nga presidenca shkodrane, e cila, e vënë edhe nën presion të madh nga tifozët kuqeblu, ka parë të udhës që të bëjë lëvizjen e parë, duke larguar trajnerin Lika. Ndërkohë, në “sitë” janë edhe të gjithë lojtarët, të cilët nuk kanë bindur me lojën e tyre në këtë fillimkampionati. Mësohet se drejtuesit e klubit shkodran kanë pritur që vetë Lika të jepte dorëheqjen, por kur kanë parë se një gjë e tillë nuk ekzistonte në kokën e trajnerit kryeqytetas, e kanë shkarkuar atë ditën e martë, pas një analize të ecurisë së ekipit deri më tani. Nga ana e tij, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, e ka konfirmuar këtë lëvizje, ashtu sikurse e ka justifikuar largimin e Likës me rezultatet e dobëta në pesë javë kampionat. Gjithashtu, burimet pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se është menduar dhe gati për t’u vendosur edhe zëvendësuesi i Likës te Vllaznia. Kësaj here drejtuesit kuqeblu do të besojnë tek futbollisti i viteve 80-të, që është shpallur edhe kampion me Vllazninë në edicionin 1982-1983. Ky është Roland Luçi, i cili jeton prej vitesh në Austri dhe ka kryer të gjitha specializimet dhe kualifikimet e nevojshme në fushën e trajningut. Bisedimet paraprake me Luçin janë zhvilluar dhe parimisht është gjetur akordi, ndërkohë që pritet që kandidati kryesor për stolin kuqeblu të vijë në Shkodër dhe të zyrtarizojë gjithçka, për të nisur edhe nga puna. Java e gjashtë e kampionatit e vë Vllazninë përballë një tjetër skuadre zhgënjyese deri më tani, që e ka ndryshuar trajnerin e saj para 1 jave, Flamurtari i Vlorës, në fushën e këtij të fundit. Pra, një transfertë shumë e vështirë, në një kohë që Vllaznisë i duhet kthesa e menjëhershme. Kujtojmë gjithashtu se largimi i Likës është i katërti në këtë fillimkampionati. Pas dorëheqjes së Maganit dhe mbërritjes së Miles te Shkumbini, dorëheqjes së Memushit dhe mbërritjes së Maganit te Flamurtari, shkarkimit të Qirjakos dhe mbërritjes së Canajt te Gramozi, vjen edhe largimi i Likës dhe mbërritja, ende e pazyrtarizuar, e Luçit te Vllaznia. Cka tregon se pankinat e skuadrave shqiptare janë me të vërtetë “mina me sahat”.
Lika: Nuk isha unë e keqja e Vllaznisë
Ndërkohë, një ditë para shkarkimit, trajneri Hasan Lika e kishte larguar përgjegjësinë nga vetja, madje jo pak I irrituar me krerët e klubit. “Kur skuadra funksionon dhe merr rezultatet e dëshiruara, trajneri gjithmonë qëndron disi në hije, meritat e tij harrohen. Por, sa herë që gjërat nuk ecin ashtu si të gjithë dëshirojnë, trajnerët dhe ndihmësit e tyre bëhen shkaktarët kryesorë. Gjithsesi, dua të them se unë nuk jam e keqja e Vllaznisë. Natyrisht që kam pjesën time të përgjegjësisë, por situata duhet analizuar në tërësi dhe përgjegjësitë duhen ndarë. Së bashku me stafin teknik kemi punuar me përgjegjësi e profesionalizëm, duke dhënë gjithçka për skuadrën,” – ka nënvizuar trajneri i shkarkuar tashmë i Vllaznisë, Hasan Lika.
s.shqiptar

Pse me i lan mar burr se mas po asht nej burr i mire qe me e lanvllaznia1919 wrote:Leni ma Mir gazetart te bajne punen e vet mas i ngacmo.![]()
![]()
![]()

-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Miri wrote:Pse me i lan mar burr se mas po asht nej burr i mire qe me e lanvllaznia1919 wrote:Leni ma Mir gazetart te bajne punen e vet mas i ngacmo.![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()

-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Hasan Lika: S’kam asnjë peng nga skuadra
Dëshpërimi ka qenë i dukshëm tek ai, megjithatë ka dashur të mbahet. Hasan Lika është justifikuar me faktin se ata që e pësojnë kur skuadra nuk ka rezultate, janë gjithnjë trajnerët. Lika ka shpjeguar shumë gjëra që kanë çuar te ky largim. Pikësëpari, ka sqaruar se nuk ishte dorëheqje e tij, por një largim me mirëkuptim pas një marrëveshjeje me presidentin.
“Nuk kam dhënë dorëheqjen, por jemi mirëkuptuar me presidentin dhe e kemi ndërprerë bashkëpunimin. Ai që e pëson kur skuadra nuk ka rezultatet e duhura është gjithnjë trajneri dhe kështu ndodhi edhe këtë herë,” - ka sqaruar ai. I pyetur nëse i ka mbetur gjë peng nga puna e tij në krye të kësaj skuadre, tekniku kryeqytetas është përgjigjur: “Jo, nuk kam asnjë peng. Jam munduar të bëj gjithnjë më të mirën për skuadrën dhe kuptohet që mund të kem pasur edhe gabimet e mia në aspektin teknik të drejtimit, por nëse Vllaznia nuk ka pasur rezultatet e duhura, përgjegjësi për këtë kanë të gjithë.”
Dikush mendon se nuk është faji i trajnerit Lika që ka ndodhur kështu, por e merkatos jo të mirë. Vetë ish?tekniku i kuqebluve e ka shpjeguar kështu këtë çështje: “Nuk mund të fajësojmë dikë se nuk kemi marrë lojtarët e duhur në merkato. Presidenca dhe të gjithë ne kemi qenë të përkushtuar maksimalisht për të gjetur lojtarë cilësorë dhe në disa raste nuk ia kemi arritur për arsye nga më të ndryshmet. Por e përsëris se me këtë nuk duhet të justifikohemi se kush është fajtori për këtë çështje, pastaj shumë gjëra nuk janë varur nga ne, por edhe nga preferencat e lojtarëve.”

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
kjo fjala cuna spo me pelqen.fpjalmi wrote:Hasan Lika : Cuna, nuk duhet të dorëzohemi
Skuadra e Vllaznisë ka filluar përgatitjet për përballjen delikate që ka këtë javë me Flamurtarin. Në orën 16:00’ në fushën e fshatit Shtoi trajneri Hasan Lika ka zhvilluar seancën stërvitore. Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm. Para fillimit të saj trajneri Lika i është drejtuar lojtarëve të tij më këto fjalë : “Cuna nuk duhet të dorëzohemi. Vërtet po kalojmë një situatë jo të mirë, por forca jonë është tjetër dhe duhet të reagojmë që këtë javë për të mirën e të gjithëve. Kemi një ndeshje shumë delikate, por duke dhënë më të mirën të gjithë sëbashku do ja dalim me sukses”
Kel Naraci
vjen era denim
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

[/color]

[/color]
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
E mori denimin u kthy ne shpi.Hahahahahaha.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
me duket mondi se kishte fjalen te trajneri po te gazetarivllaznia1919 wrote:E mori denimin u kthy ne shpi.Hahahahahaha.

i perjashtuar
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
seanca e pare e lucit ne drejtimin e vllaznias http://www.youtube.com/watch?v=RlRkf38Lk3k
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

[/color]

[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Prezantohet Luçi: “Vllaznia ime, një “Brazil i vogël”
2 Tetor Trajneri i ri: Një ëndërr e realizuar. Duam të luajmë bukur futboll
Që prej pasdites së djeshme, Vllaznia është me trajner të ri. Pothuajse 24 orë pas largimit të Hasan Likës, në krye të skuadrës është vënë trajneri i ri, Roland Luçi, i cili sapo ka zbritur nga avioni në orët e paradites së djeshme, pas fluturimit Vienë-Rinas, është parë të futet në zyrën e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, në mjediset e kompleksit të “Colosseo”. Në fakt, nuk pritej ndonjë surprisë nga ai takim, pasi siç ishte informuar edhe më parë, gjithçka kishte përfunduar që në mbrëmjen e së hënës, kur Fushaj dhe Luçi kishin biseduar gjatë me njëri me tjetrin nëpërmjet linjës telefonike. Ndrësa, takimi i djeshëm në mesditë, në zyrën e Fushajt nuk ka zgjatur shumë dhe shumë shpejt janë parë të kënaqur për atë që kishin arritur. Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe njoftimi zyrtar për mediat, që prezantimi i trajnerit të ri do të bëhej pasdite në orën 15.30, në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, ndërkohë që më pas ishte planifikuar zhvillimi i seancës së parë stervitore me skuadrën, po në “Loro Boriçi”. Madje, për të mos humbur kohë, pjesëtarët e skuadrës kuqeblu që do të merrnin pjesë në ceremoni ishin porositur të vinin në sallë, të gatshëm me kostumin sportive, me të cilin do të dilnin drejtpërdrejt në fushën e stervitjes. Tekniku i ri shoqërohej nga ish trajneri i Vllaznisë Artan Bushati, ndërkohë që nuk kanë vonuar të bashkohen me grupin “Luçi” edhe dy ish futbollistët shkodranë, Auron Miloti dhe Uliks Kotrri, të cilët jetojnë së bashku me Luçin në Austri. Në një farë mënyre, të dukej si një “lob” austriak, që kishin ardhur për të mbështetur mikun e tyre, në marrjen e detyrës së re. Të pyetur se si e mendojnë zgjidhjen që ka bërë Fushaj me emërimin e Luçit në krye të pankinës shkodrame, Miloti dhe Kotrri shprehen shumë entuziast, se tani gjërat tek Vllaznia do të shkojnë shumë më mirë se sa më përpara. “Ajo mund të themi ne, dhe që është mjaft e sigurtë, është se tani e prapa keni për parë një Vllaznia shumë më sulmuese, pasi ne ia njohim preferencat Landit (Luçit) dhe duke ditur se në skuadër ka edhe lojtarë të tillë të aftë të këtij reparti, jemi shumë të bindur se kjo ka për të ndodhur shumë shpejt, dhe se Vllaznia do të jëtë ajo që ka qënë gjithmonë”.
“Brazili i Shqipërisë”- “E ndjej veten të nderuar, në mënyrë të veçantë nga drejtuesit e futbollit në Shkodër. Vllaznia është domethënia e futbollit në Shkodër, dhe falenderoj presidentin Valter Fushaj, që më bënë një nder të tillë, duke më dhënë mundësinë që të drejtoj Vllazninë. Nuk është vetëm nder, por është më tepër një sfidë. Sikur unë të kisha qënë edhe trajner i Ajaksit, apo i Brazilit, kisha për ta konsideruar një sfidë të veçantë punën me Vllazninë, drejtimin e kësaj skuadre, sepse unë e di se kush është Vllaznia, se çfarë pritet prej saj… është një “Brazil i vogël i Shqipërisë” dhe shpresoj që edhe nga ana sportive të shkojë aty ku i takon. Kjo gjendje nuk është e jashtëzakonshme, pasi janë të njohura në futboll, por Vllaznia ka pasur gjithmonë brum, dhe padiskutim do të marrë në fund të kampionatit, atë që ka marrë tradicionalisht. Në këtë kuadër, edhe unë do të jap kontributim tim, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me presidencën, me drejtuesit e klubit, me ekipin. Nuk e di konkretisht se si kanë funksionuar gjërat brenda klubit, por nga ky moment ne jemi një ekip dhe do të punojmë bashkarisht. Çfarë shkruajnë gazetat, ajo është çështje tjetër. Domethënë, ne kemi për të qënë një trup, do të fitojmë bashkë dhe kemi për t’i përballuar edhe humbjet bashkël. Në këtë kuptim i uroj Vllaznië, ku pjesë e së cilës jam edhe sot, sepse shpirtërisht kamë qënë gjithmonë, vetëm suksese”.

Flamurtari, fitore me Vllazninë ose gjoba
Flamurtari-Vllaznia është dhe premiera e trajnerit Magani përpara publikut vlonjat
Flamurtari nuk fiton prej katër javësh. Skuadra e Gugash Maganit ndodhet në vendin e fundit,me vetëm 3 pikët e fituara ndaj Tiranës në javën e parë.
Sfida e së dielës, 4 tetor 2009, kundër Vllaznisë (edhe kjo në krizë rezultatesh) është shumë e rëndësishme për fatin e mëtejshëm të skuadrës vlonjate.
Drejtuesit e klubit vlonjat kanë paralajmëruar lojtarët, se nëse nuk do të fitojnë kundër Vllaznisë, ndaj tyre do të ketë gjobë të kripur, një rogë mujore.
Flamurtari-Vllaznia është dhe premiera e trajnerit Magani përpara publikut vlonjat, pasi ndeshja e parë e ish-teknikut të Shkumbinit, ishte ajo kundër Gramozit në Ersekë e të humbur 2-0.
Kjo ndeshje përkon edhe me debutimin e trajnerit të ri të Vllaznisë, Roland Luçi, ky i fundit zëvendësoi Hasan Likën në bankinën shkodrane.
Java 6-të, ora 15:30

Luçi: Vllaznia ime vjen pas pese javesh
06/10/2009 09:15
ArkivHumbja 2-0 e Vllaznise ndaj Flamurtarit eshte nje tjeter vazhdimesi negative e shkodraneve, qe kane bere startin me te shemtuar te sezonit, per te mos thene me negativin ne gjithe historine e tyre.
Megjithate, me i justifikuari ne kete humbje te fundit eshte pikerisht trajneri i ri i kuqebluve, Roland Luçi, i cili ne mesjaven e kaluar zuri vendin e te shkarkuarit Hasan Lika.
Atij i duhet pak kohe qe te njohe ekipin dhe kjo eshte nje gje e kuptueshme, por nuk mungojne skeptiket, qe mendojne se emerimi i tij eshte nje levizje e nxituar e Vllaznise, pasi ai nuk e njeh mentalitetin shqiptar.
Por vete Luçi ka bere te ditur dje: “Vllaznine time do ta shikoni pas 5 javesh, do ta ngjis ne piedestal, atje ku i takon”. Por te shpresojme qe nje afat i tille te jete i pranueshem nga drejtuesit e klubit shkodran.

ta shohim nese fjalet i ka realitet
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Nesër vjen Blerim Rustemi, gati për kuqeblutë
Duhej të vinte trajneri i ri Roland Luçi që të bëhej realitet ardhja e futbollistit kosovar Blerim Rustemi. Ky i fundit pati ardhur në Shkodër në ditët e fundit të gushtit dhe pati biseduar me drejtuesit e Vllaznisë për mundësinë e firmosjes së një kontrate. Presidenti Fushaj ishte i gatshëm ta bënte këtë gjë, sepse kishte të bënte me një futbollist që ka qenë më parë kontigjent i kombëtares shqiptare. Ndërkohë, trajneri Lika nuk ishte shumë i këtij mendimi, sepse në rolet që luante Rustemi, mbrojtje dhe mesfushë, kishte shumë alternativa.
Përveç kësaj, edhe vetë futbollisti kosovar kishte pak probleme me klubin e tij të mëparshëm dhe në një situatë të tillë u vendos që ajo çështje të lihej një herë në qetësi, megjithëse më 31 gusht emri i këtij futbollisti së bashku me atë të Albi Llengës dhe Fitim Kaçikut u futën në listën e federimit të Vllaznisë. Por ndërsa Kaçiku nuk kaloi testin, mbrojtësi Llenga u pëlqye dhe është pjesë e skuadrës dhe tashmë do të jetë edhe Blerim Rustemi. Trajneri Luçi ka dhënë ok?in e tij për këtë lojtar. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë lidhur menjëherë me lojtarin që ndodhet në Gjermani dhe kanë rënë dakord që ai të bëhet pjesë e Vllaznisë. Ai pritet të mbërrijë në Shkodër nesër dhe të firmosë menjëherë me kuqeblutë.

Fushaj?Luçi, kokë më kokë për situatën
Mesditën e djeshme presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, dhe trajneri i saj Roland Luçi kanë qëndruar shumë së bashku, duke diskutuar në lidhje me situatën në të cilët gjendet aktualisht skuadra shkodrane. Merret vesh se nuk është biseduar shumë për të shkuarën, por janë rrahur mendimet si mund të dilet nga situata ku ajo ndodhet aktualisht. Kështu, ardhja e Rustemit konsiderohet një nga lëvizjet e para të realizuar, ndërkohë që do të shihen edhe të tjera mundësi dhe alternativa për skuadrën. Periudha dyjavore e ndërprerjes së kampionatit pritet të shfrytëzohet në maksimum nga stafi drejtues për të marrë më të mirën e mundshme nga ky kontigjent lojtarësh, mbi të gjitha për të kthyer harmoninë në skuadër

Sezonet e “zinj” të Vllaznisë, statistikat
Vllaznia e fundit. Ky “kopjim i Partizanit” te sezonit te kaluar ka alarmuar jo pak kampion shkodran.
Vllaznia e fundit. Duket e pabesueshme, që klubi më i vjetër në Shqipëri – 9-herë kampion, 6-herë fitues i Kupës - të renditet shumë poshtë një skuadre si Gramozi, debutuese për herë të parë në Kategorinë Superiore.
Në gjashtë javët e para Vllaznia si nën drejtimin e Hasan Likës (5 ndeshje, 1 fitore, 1 barazim, 3 humbje) ashtu dhe në debutimin e Roland Luçit (1 ndeshje, 1 humbje) ka grumbulluar vetëm 4 pikë.
Më tragjikja, skuadra e 3-herë golashënuesit më të mirë të Shqipërisë, Vioresin Sinanit, ka shënuar vetëm 1 gol në 540 minuta lojë: sulmi më i dobët në kampionat.
Në fakt, ky “kopjim i Partizanit” të sesonit të kaluar nga ana e Vllaznisë, ka alarmuar jo pak kampion shkodran.
Dhe në të vertetë, Vllaznia ka qenë edhe disa herë të tjera në buzë të greminës.
Në sezonin 1956, Vllaznia, me emrin e çuditshëm, Puna e Shkodrës, u rendit e 9-ta nga 10 ekipe të atij kampionati: 16 ndeshje; 4 fitore, 4 barazime, 8 humbje, duke lënë pas vetëm Punën e Beratit, sot Tomori (dergjet në Kategorinë e Dytë)
Në sezonin 1960, Vllaznia u rendit e 9-ta nga 10 ekipe të atij kampionati: 18 ndeshje; 4 fitore, 4 barazime, 10 humbje, duke lënë pas vetëm Lokomotivën e Durrësit, sot Teuta.
Në sezonin 1963-1964, Vllaznia e përfundoi në vendin e parafundit, të 11-n, kur në 22 ndeshje, fitoi vetëm 4, barazoi 6 e humbi plot 12 të tilla, duke lënë pas vetëm Luftëtarin e Gjirokastrës.