Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 02:12

Ferrara: Xhenoa, njëlloj si Roma dhe Lacio


Autori: editor
Data: 24/09/2009
Version Print


Trajneri bardhezi i krahason gjenovezët si kundërshtarë me cilësi. Del Piero e Diego mungojnë sërish

Ndeshja me Xhenoan është e njëjtë sikundër ndaj Romës dhe Lacios. Xhenoa është tashmë një realitet në kampionatin tonë dhe publiku i “Marasit” do t’i nxisë kuqeblutë të japin maksimumin. E dimë që do të jetë shumë e vështirë”. Trajneri i Juventusit, Çiro Ferrara, e paraqet kështu ndeshjen e sotme të Juventusit kundër skuadrës së Xhian Piero Gasperinit. Ferrara ka riaftësuar Felipe Melon, por nuk mund të besojë akoma te Del Piero dhe Diego: “Të dy nuk do të nisen me skuadrën, - pranon trajneri bardhezi për kapitenin dhe brazilianin, - por shpejt do t’i kem të gatshëm”.

Ndaj kolegut Gasperini, Ferrara lëshon edhe një “thumbim” të vogël. Trajneri gjenovez ka pohuar se e çmon Ferrarën, por ka nënvizuar mungesën e përvojës së ish-mbrojtësit të kombëtares dhe të Leonardos nga ana tjetër si trajner i Milanit: “E kuptoj që ka dashur të mbrojë një kategori, por dua të nënvizoj, - tha krenar Ferrara, - që tek ajo kategori bëj pjesë në mënyrë të vetëdijshme dhe po jap maksimumin

. Duke thënë këtë, e kuptoj që fakti që ulem për herë të parë si trajner në një stol si ai i Juventusit, mund të shqetësojë ndonjë, këtë e kuptoj. Është thuajse e natyrshme, sepse ky është një stol që çmohet nga të gjithë”, - shpjegoi Çiro, duke iu referuar zërave dhe ambicies së Gasperinit në verë për të drejtuar Juventusin.

Kundër Xhenoas së “rivalit” Gasperini, emergjenca e dëmtimeve mund ta detyrojë teknikun juventin të përshtasë modulin e lojës, duke kaluar nga skema 4-3-1-2 te më klasikja, 4-4-2: “Të gjithë e kanë parë Juven të niset në një mënyrë të vendosur në fushë dhe e keni parë se gjatë ndeshjes, diçka mund të ndryshojë për të përmirësuar lojën tonë, - shtoi ai. - Nuk duhet të përqendrohemi në atë që është vetëm një modul.

Në nivele të tilla, sigurisht çdo skuadër, ka filozofinë e saj, mënyrën e saj, një metodë për të cilën punon për të luajtur në fushë në një mënyrë ndryshe. Por pastaj është fusha ajo që flet. Ndonjëherë, edhe gjendja e lojtarëve, nuk të lejon të bësh gjëra vendimtare. Çdo trajner bën zgjedhje, por të ndryshosh modul nga frika e kundërshtarit nuk e shoh si një shenjë dobësie. Mund të konsiderohet një shenjë respekti”, - përfundon trajneri Ferrara.


Braziliani

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 02:13

Trajneri i Xhenoas: Duhet cilësi, vendosmëri, entuziazëm dhe tifoja e publikut

Gasperini tregon “recetën” anti-Juventus

Receta ka katër përbërës shumë të thjeshtë: cilësi, vendosmëri, entuziazëm dhe tifon e publikut. Xhian Piero Gasperini vë në shënjestër Juven dhe përgatit “kurthin” për bardhezinjtë. “Janë përforcuar shumë në krahasim me sezonin e shkuar, - pranon trajneri i Xhenoas, - por mund të munden me publik, entuziazëm, cilësi e vendosmëri. Madje edhe me pak besim më shumë për një ekip si ne që vjen nga suksesi i vitit të shkuar”.

Që do të thotë se Juvja të frikëson, por në “Marasi” nuk do të jetë e lehtë as për kryesuesen. “Duam të luajmë një ndeshje të bukur kundër një skuadre të madhe, - shpjegon Gasperini. - I kemi të gjitha mundësitë, do të jetë një garë e fortë. Publiku dhe entuziazmi do të jenë armët tona më të forta. Juvja është forcuar shumë me blerje të mëdha si Diego, Melo e Kanavaro. Ka cilësi të mëdha, dhe një ecuri prej katër fitoresh radhazi që flet vetë.

Është një skuadër shumë e fortë, por ne duhet të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit.” Duke qendruar te “përbërësit” gjenovezë, duhen kuptuar cilët janë interpretuesit: “Ndaj Kievos luajtën Flokari, Kharzha e Palasio, - saktëson trajneri i Xhenoas, - ose tri blerjet tona më të shtrenjta. Këtu duhet kuptuar cilat janë objektivat tona. Nëse një nga këta duhet të marrë skuadrën për dore, nuk duhet fajësuar si në humbjen e fundit apo t’i ekzaltojmë kur fitojmë jashtë.

Skuadrat e mëdha zakonisht kanë dy organika, ne nuk i kemi këto dhe kemi nevojë të përfshijmë dhe vlerësojmë të rinjtë, siç ndodhi me Boketin, që vitin e shkuar erdhi nga Seria B”. Kundër Juventusit nuk do të luajnë sot Krishito dhe i dëmtuari Juriç. “Nuk kemi dyshime të mëdha mbi formacionin, - shpjegon Gasperini, - nuk kemi shumë alternativa dhe disa role në fushë janë të sigurt. Për të zëvendësuar Krishiton kemi disa zgjedhje dhe do të zgjedhim më të mirin”.

Ylli 17-vjeçar

Lacio blen talentin uruguajan Barreto

Tani është zyrtare. Ylli i ri i futbollit uruguajan, Gonzalo Barreto, është një lojtar i Lacios. Blerjen e tij e konfirmon vetë sulmuesi nga Danubio, 17 vjeç, i cili pohon mbylljen në mënyrë pozitive të bisedimeve, që parashikon një marrëveshje 5-vjeçare: “Kam nënshkruar një kontratë me Lacion, por do të vij në Romë vetëm në janar, - shpjegoi Barreto, - kur FIFA të lejojë transferimet ndërkombëtare vetëm për futbollistët e rritur. Jam i lumtur dhe mezi po pres orën për të filluar, sepse Lacio është një nga klubet më të mëdha në botë”.

Barreto në të vërtet është akoma minoren (do të mbushë 18 vjeç më 18 janar), ndaj do të ndjekë të njëjtat gjurmë që ndoqi edhe Pato kur u ble nga Milani para dy vjetësh: lojtari do të jetë i gatshëm për Balardinin vetëm në janar, ose kur të mbushë 18 vjeç, por sapo të mbyllë Botërorin U-17, mund të zbarkojë te bardhekaltrit që në ditët e para të nëntorit në Formelo për t’u stërvitur me shokët e rinj.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 21:56

Inter, Mourinho “qep” gojen
25/09/2009 15:30

Jose Mourinho ka zgjedhur heshtjen per te kaluar periudhen e veshtire pas kritikave per barazimin me Barcelonen dhe kartonin e kuq te marre kunder Kaljarit.

Tekniku portugez, ndyshe nga heret e tjera ka vendosur te mos e ngreje zerin, duke lene ne vendin e tij pergjegjesin e shoqerise, Branca dhe disa prej lojtareve. Mou nuk ka komentuar as ndeshjen me Kaljarin dhe as ate me Napolin, por nje gje te tille e kane bere Cambiasso e Lucio.

Ndeshja e radhes me Sampdorian rikthen “Special One” ne pankine pas takimit delikat me Napolin ku ai e pa perballjen nga shkallet e stadiumit. E gjithe kjo situate eshte pak e cuditshme pasi Jose ben pjese ne ate kategori trajneresh qe nuk lene rast pa folur, madje shpesh here edhe me thumba…

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 22:04

Seria A, Xhenoa frenon Juventus
25/09/2009 01:35

Xhenoa ka frenuar 2-2 Juventusin ne “Marassi”, duke i dhuruar kryesimin e Serie A Interit te Mourinhos qe fitoi nje dite me pare me Napolin.
Bardhezinjte e Ferrarres e kane nisur vrullshem ndeshjen duke kaluar ne avantazh qe ne minuten e 6 me Jakuinten. Vendasit mbajne me shume topin, por juventinet tregohen me te rrezikshem para portes kundershtare, por pa mundur te dyfishojne rezultatin.

Ne rastin e pare te krijuar ne porten e Bufon, Xhenoa barazon shifrat. Mesto ka kercyer me shume se mbrojtja e juves duke shenuar golin e pare per vendasit.

Me rifillimin e lojes, Gasperini vendos Krespon ne sulm, nje levizje qe rezultoi e sukseshme, pasi argjentinasi shenoi golin e avantazhit per Xhenoa, me pare gjyqtari kryesor Sakani anulloi nje gol te Jakuintes.

Juventus nuk terhiqet prapa dhe ne minuten e 84 shenon me Kielinin, por Sakani e anullon serish kete here Trezege ne pozicion jashte loje.

Bardhezinjte e Ferrarres qe ishin prane humbjes se pare sezonale, duhet te falenderojne francezin Trezege qe ne minutat e fundit te ndeshjes shenoi golin e barazimit.

Perfundon keshtu ne barazim,ndeshja e fundit e javes se 5 ne Serie A, ku dy skuadrat Juventus dhe Xhenoa dhuruan spektakel dhe dalin nga “Marassi” me nga nje pike

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sun, 27 Sep 2009 , 22:15

Sampdoria mund Interin dhe rimerr kreun


Autori: Erion Abule
Data: 27/09/2009
Version Print


Një gol i Pacinit ndërpret ecurinë pozitive të zikaltërve. Del Neri, “macja e zezë” për Mourinjon

Përfundon në Gjenovë ecuria pozitive e Interit. Skuadra e Hoze Mourinjos, që erdhi nga katër fitore radhazi, humb në “Marasi” kundër Sampdorias. Pas një pjese të parë të fortë, por pa shumë raste për gol, ai që vendos sfidën është Pacini në minutën e 73 të. Dhe kështu Sampi fluturon i vetëm në krye të renditjes, ndërsa Juvja mund të përfitojë sot nga dështimi i zikaltërve, dhe nëse fiton me Bolonjën, del në vend të parë e vetme me 16 pikë.
Xhixhi Del Neri është “macja e zezë” e Mourinjos. Pasi i ka shkaktuar trajnerit portugez një humbje të rëndë kur drejtonte vjet Atalantën, trajneri përsërit suksesin në stolin e Sampdorias. Në “Marasi” përfundon 1 0 për blukaltrit me një gol të bukur të Pacinit, që ndëshkon Interin me humbjen e parë në kampionat (e dyta sezonale pas asaj me Lacion në Superkupë) dhe ndalon serinë pozitive të zikaltërve me katër fitore radhazi. E fillojnë ndeshjen me “tridhëmbësha” të dy trajnerët. Te Interi është Baloteli (dhe jo Stankoviç), përveç dyshes Eto Milito. Te Sampdoria është Beluçi që ndihmonte dyshen “binjake” të golit Pacini Kasano. Por rastet nuk i korrespondojnë numrit të sulmuesve në fushë. Pas një fillimi të mirë të vendasve, është Kambiaso ai që ka rastin e parë për gol në pjesën e parë, por Kastelaci konfirmon momentin e tij të shkëlqyer në portë.
Pjesa e dytë hapet me të vetmin rast për Balotelin dhe vazhdon me heqjen dorë të dy trajnerëve nga “tredhëmbëshat” (brenda Kivu e Stankoviç për Balotelin e Vieiranë dhe Zauri për Beluçin). Në minutën e 73 të vjen përmbysja. Santon gabon, Manini pason bukur në zonë për Pacinin, që ndëshkon Hulio Sezarin me një gol të bukur për nga mënyra e realizimit. Interi goditet në momentin e tij më të mirë dhe është i paaftë të reagojë, pavarësisht nga hyrja në fushë e Kuarezmës (për Kambiason). E vetmja drithërimë për Kastelacin ishte një goditje dënimi e Lusios e devijuar me vështirësi nga portieri gjenovez. Sampi kthehet në krye për një natë, në pritje të ndeshjeve të sotme. Për Interin është një humbje e rëndë, që mund t’i hapë rrugën “mini arratisjes” së parë të Juventusit. Gjithnjë nëse mund Bolonjën.
Protagonisti
Pacini: Për Sampin, një mbrëmje e bukur
Sampdoria mund Interin 1 0 dhe rimerr kreun e renditjes, ku ndodhej edhe në javët e para. Protagonist i madh i ndeshjes ishte Xhiampaolo Pacini që vendosi ndeshjen me golin e tij. “Bomberi” blukaltër, nuk i fsheh emocionet pas kësaj fitoreje vendimtare: “Goli më i rëndësishëm i karrierës? Një gol shumë i rëndësishëm, për ne është një mbrëmje shumë e bukur, sepse fituam kundër një skuadre të madhe para një stadiumi të mbushur plot”. Sampi ndodhet për momentin në krye, por sipas Pacinit, nuk ekziston rreziku për të kaluar në eufori: “Do të bëjmë siç kemi bërë deri tani. Edhe sot (dje) luajtëm një ndeshje të mirë me zemër të mdhe dhe personalitet”.

5 shkrimet e fundit nga Erion Abule

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati italian

Post by GOLDIAN » Sun, 27 Sep 2009 , 22:50

shv13 a tu ju ardh hakut kjo sampdoria ju
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Mon, 28 Sep 2009 , 01:43

GOLDIAN wrote:shv13 a tu ju ardh hakut kjo sampdoria ju
dje s ka ma mire, hupen bashke vllaznia,bajerni e interi.Te trija n trasferte,te trija 1-0.Mos e pafte syni i keq.
Dje ishte ndeshje per 0-0 po ca me i ba santonit qe i fali aksionin e golit tu e pase topin na.Nejse shyqyr qe s fitoi juvja se me pa dale n krye kishin fillu me cu zanin... :lol:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 01 Oct 2009 , 03:18

milani ka mbaru komplet .

leonardo asht tranieri ma i keq qe kam pa nej here ne jeten teme .

berluskoni shum budall ,e shkaterroj milanin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 02 Oct 2009 , 16:57

Ferrara: Reagim i bukur prej Juventusi!





Trajneri bardhezi është i kënaqur nga rezultati në Gjermani. Ai merr barazimin e tretë në gjashtë ditë

Barazimi i tretë në gjashtë ditë, nga të tre, ai më i kërkuari dhe i dashuri patjetër pavarësisht nga deklaratat në prag të ndeshjes. Së pari, nuk duhej humbur, dhe kështu ndodhi. Edhe pse në më shumë se një rast, Bajerni iu afrua golit, veçanërisht në pjesën e parë. “Një ndeshje prej Juveje, madje një Juventus i vërtetë”. Çiro Ferrara në prag të ndeshjes ishte i qartë, pa terma gjysmakë. P

as barazimit në shtëpi kundër Bordosë dhe barazimit të dyfishtë në kampionat (me Xhenoan e Bolonjën), ishte nevoja për një provë force, për renditjen, grupin dhe moralin. Sepse në Champions vendi i tretë nuk i shërben askujt, është vetëm vlerë e një medaljeje simbolike. Por ndonjëherë duhet ditur të përqendrohesh. Dhe ndoshta ta inatosësh kundërshtarin për ta goditur pastaj në zemër në momentin e vështirësisë. Por për goditjen “finale” duhet pasur qetësi, zemër dhe armën e duhur në momentin e duhur, gjë që i mungoi Juventusit ndaj Bajernit.

Për të shmangur atë që t’ua dhuronte ndeshjen kundërshtarëve, Ferrara mund të luante me një aspekt taktik më kuadrat, me Poulsenin në fushë që nga fillimi dhe Diegon në pjesën e dytë, si forca të freskëta me gjermanët në vështirësi. Me Juventusin “muskular”, Ferrara zgjodhi versionin e dytë, pak “kripë” me Diegon në fushë që nga fillimi dhe Poulsenin në pjesën e dytë kur bavarezët dukeshin se po kontrollonin mesfushën. Në fund të ndeshjes, pasi lodhja po bënte të vetën, Iakuinta u përpoq, por goditja e tij nuk u shënjestrua siç duhet. Çiro Ferrara nuk ekzlaton gjithsesi, por as ndjen keqardhje, në fund seria është pozitive: “I lejuam shumë pak kundërshtarit, - tha trajneri bardhezi, - edhe pse rrezikuam në pjesën e parë, por në të dytën luajtëm vërtet shumë mirë.

Duhej të ishim 100% për të marrë një rezultat si barazimi në Gjermani. Skuadra luftoi dhe reagoi pas barazimit në kampionat. Donim fitoren dhe nuk donim të mbylleshim në mbrojtje, edhe pse e dinim që rrezikonim, sepse Bajerni krijoi rreziqe mes linjave dhe kur avanconte me anësorët”. Pra, i kënaqur për rezultatin. “Por humbëm shumë topa kur donim të nisnim aksionet tona, duke ua lehtësuar presionin atyre. Grupi ynë është akoma i hapur, por duhet të fillojmë të fitojmë tashmë”.

Në pritje të Del Pieros: “Aleksi po përpiqet të riaftësohet nga një problem që po e stërmundon prej një muaji, duhet të rikthehet gradualisht, ka lojëra dhe lëvizje gjeniale që do të jenë të vlefshme në të ardhmen”. Edhe Xhiorxhio Kielini është i kënaqur: “Donim të fitonim, por edhe kështu mirë jemi, -tha qendërmbrojtësi i Juves. - Në pjesën e parë na vunë në vështirësi, dalja e Robenit pastaj na e lehtësi punën. Në pjesën e parë shkonim gjithnjë me vonesë tek topi. Kemi ndryshuar lojë këtë vit, lëmë pak hapësira prapa, por jemi më sulmues, ndaj do të gjejmë ekuilibrat e duhur dhe do të jemi të përsosur”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 02:18

Nesta mbron Leonardon: Të gjithë kemi faj!


Autori: Erion Abule
Data: 05/10/2009
Version Print


Trajneri kuqezi nuk flet pas barazimit me Atalantën. Fjalën e ka marrë mbrojtësi, që pranon problemet

Leonardo nuk flet për ndeshjen, sepse është pa zë, ndërsa lojtarët e tjerë janë të detyruar të respektojnë heshtjen për shtyp të vendosur nga klubi. Kështu i takon Alesandro Nestës të komentojë provën e disatë negative radhazi të Milanit: “Është një moment jo i mirë, - tha mbrojtësi kuqezi, - por të gjithë jemi me Leonardon.

Fitojnë dhe humbasim të gjithë së bashku, kjo të jetë e qartë. Dështimi nuk i takon vetëm një individi. Ndeshja me Atalantën? Janë dy pikë të humbura. Dhamë zemrën në lojë, por nuk arrijmë t’i mbulojmë të gjitha zonat e fushës”.

Nesta flet më në detaje: “Krijojmë rrëmujë në fazën e sulmit, humbasim topa dhe e lejojmë kundërshtarin të kundërsulmojë menjëherë. Kemi humbur disi largësitë besoj.

Duhet t’i rigjejmë, të mbulojmë më mirë në fushë dhe do të punojmë për këtë. Skema 4-4-2 është një tjetër zgjidhje e mirë, një alternativë e modulit 4-3-3. Rëndësi ka që në të gjitha rastet të mbulojmë mirë në fushë, çdo hapësirë.

Mendoj që në të ardhmen do të paraqitemi më mirë. Rilindja e Milanit? Të mos bëjmë shaka…”, - përfundoi Nesta. Në vend të Leonardos që nuk u paraqit në sallën e konferencës për shtyp, zëvendësi i tij Mauro Tasoti i dha të drejtë Nestës.

“Nuk duhet të jemi të kënaqur për barazimin. Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, kishim mundësi ta bënim. E interpretuam keq pjesën e parë. Krijuam shumë raste për gol, por për fat të mirë arritëm të shënojmë në fund. Nëse do të kishim shënuar në fillim të ndeshjes, do të fitonim me siguri. Nuk po marrim rezultatet, që duhet dhe jemi pak nën trysni”.

Ndërkohë, në janar, siç ndodhi në sezonin e shkuar, David Bekham mund ta veshë sërish fanellën kuqezi. Mesfushori i kombëtares angleze, aktualisht te Los Anxheles Galaksi në Amerikë, është pranë rikthimit te Milani. “Ka opsione të tjera, por Milani mbetet zgjedhja ime e parë, - thotë Bekham. - Sezonin e shkuar me kuqezinjtë, kalova një periudhë fantastike, sepse është një klub shumë i madh”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 02:19

Braziliani

Ronaldinjo në diskotekë, gati gjoba

Gjobë ndoshta për Ronaldinjon. Braziliani i Milanit, që i dha barazimin dje skuadrës ndaj Atalantës, qenka parë sërish në diskotekë. Por këtë herë pak para sfidës së Championsit kundër Zyrihut. 48 orë para ndeshjes, bëhet fjalë për të hënën, sulmuesi brazilian është parë në zonën e Komos në Milano, ku paska qëndruar deri në 2:30 të mëngjesit. Klubi kuqezi në këtë aspekt, mendon të marrë masa disiplinore të rënda për Dinjon.

Milani, sipas shtypit italian, paska ndërmend t’i drejtohet kolegjit gjyqësor të Ligës së futbollit për t’i vendosur një gjobë ose t’i bëjë një reduktim të rrogës. Në shtëpinë kuqezi është humbur durimi ndaj një lojtari, të cilit i është kërkuar shpesh herë të jetë “fari” i skuadrës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 06 Oct 2009 , 02:19

Presidenti

De Laurentis: Cikli i Napolit u mbyll

Cikli i Napolit ka përfunduar, tani po punoj për ciklin e ardhshëm. Triumfet harrohen, por në kinemanë amerikane zgjasin shumë. Nuk dua të nxitoj për të vendosur”. Pas humbjes me Romës, presidenti i Napolit, De Laurentis, duket i qetë dhe shtyn vendimin për të ardhmen e trajnerit Donadoni: “Tani jam në kohë të plotë për vendimet e klubit. Nuk duhet të bëj asnjë paralajmërim ndaj askujt, pasi edhe në muajt që do të vijnë do të marr një vendim edhe për trajnerin.

Nuk jam i inatosur, ishte një ndeshje e luajtur me entuziazëm të madh nga ana jonë, pashë një Laveci të madh, një Gargano të shkëlqyer, natyrisht ka probleme që duhen korrigjuar, por kemi përpara dy javë kohë. Duhet të isha në Amerikë për punët e mia, por tani do t’i përkushtohem vetëm Napolit deri sa të sistemoj disa gjëra. Jam në kërkim të bashkëpunëtorëve. Jam i bindur që cikli u mbyll, do të marr shpejt vendime që do t’i mësoni të gjithë”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Wed, 07 Oct 2009 , 06:23

Napoli, iken Donadoni, vjen Mazzarri
06/10/2009 15:00

Walter Mazzarri ka zene vendin e trajnerit te shkarkuar te Napolit, Roberto Donadoni.

Ish tekniku i Sampdorias ka nenshkruar nje kontrate me shoqerine e kalter deri ne vitin 2011. “Ky vendim eshte marre per t’i dhene nje impuls te ri sezonit te skuadres”, shprehet presidenti De Laurentis.

“Shoqeria falenderon Roberto Donadoni-n per punen e bere ne kater muaj duke e uruar sinqerisht per vazhdimin e karrieres se tij”, thuhet ne komunikaten zyrtare. Walter Mazzarri do perfitoje 1.5 milione euro ne sezon, ndersa prezantimi zyrtar do behet diten e neserme.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 08 Oct 2009 , 03:54

Taci: I kam 700 milione per Milanin
07/10/2009 12:25

Rezart Taci, biznesmeni shqiptar i naftes nuk heq dore nga ideja per te blere shoqerine “Fininvest” qe ka pronesine e klubit te Milanit.
“I kam 700 milione euro”, rrefen Rezart Taci ne nje interviste per “Gazzetta dello Sport”. 38 vjecari shton se ka ndermend ta shtoje kete shume por Fininvest ka reaguar menjehere duke hedhur poshte oferten.

“Milani nuk eshte ne shitje. Fininvest eshte e detyruar qe edhe nje here te pergenjeshtroje se nuk ka asnje plan per te shitur aksione te Milanit”, thuhet ne komunikaten e shoqerise. Ne vijim te intervistes, Taci flet edhe per marredheniet me presidentin Berlusconi.

“Po, kam folur me te dhe ai me ka thene se nuk ka ndermend ta shese por e di qe nese do marre nje vendim te tille, atehere do kontaktoje me mua te parin”, thekson 38 vjecari nga Shqiperia. Ne lidhje me deshtimin e bisedimeve per te marre Bolonjen, ai shton: “Le te themi se si tifoz kuqezi kam vendosur te pres edhe pak”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 08 Oct 2009 , 03:55

tash doli taqi me 700 milion euro :roll: :roll: :shock: :shock:

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati italian

Post by Ledi1920 » Thu, 08 Oct 2009 , 08:34

fpjalmi wrote:tash doli taqi me 700 milion euro :roll: :roll: :shock: :shock:
shife se do dali taci oil me ket timin ne dore me vone :D
kto jan pordh kot
Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Sun, 01 Nov 2009 , 20:33

e hangri dreqi edhe kyt kampionat ....SALUTATE LA CAPOLISTA!!
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sun, 01 Nov 2009 , 22:15

Një Juventus katastrofë, Napoli shkruan historinë
» Dërguar më: 01/11/2009 - 12:39




Pas fitores 5-1 ndaj Sampdorias, të gjithë mendonin se diçka kishte ndryshuar te Juventusi, por dukej se një e tillë ishte thjeshtë iluzion. Bardhezinjtë janë mundur 3-2 dje nga Napoli në Torino, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për përmbysjen e bërë nga skuadra e drejtuar nga Maxarri. Kjo, pasi skuadra e Çiro Ferrarës shkoi deri në avantazh 2-0 dhe më pas bëri harakiri, duke pësuar 3 gola në 30 minutat e dyta ta pjesës së dytë. Trezege shënoi në minutën e 35-të, ndërsa Xhovinko dyfishoi në fillimin e pjesës së dytë. E kur dukej se gjithçka kishte mbaruar, Maxarri hedh në fushë Datolon, që rezultoi njeriu deciziv i këtij takimi. Në fillim ai fut një kros të bukur për Hamshik, ndërsa më pas shënon vetë. Juventusi humb Kamoranezin të dëmtuar, ndërkohë që Ferrara i bindur se Napoli nuk shënon më, hodhi në fushë edhe Amaurin. Dhe miqtë shënuan golin e tretë me autor sërish Hamshik, pas asistit të Datolos.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sun, 01 Nov 2009 , 22:16

po duket se po e merr edhe ket kampionat interi

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati italian

Post by Ledi1920 » Mon, 02 Nov 2009 , 14:32

Kampionatin ta japin ekipet e vogla...
Ekipet e vogla Interi i mund ,Kurse Juvja le pike shume rruges pavarsisht se ne perballje direkt jane njesoj.

Per mu ket vit e mer Interi prap.
Image

Post Reply