Kampionati italian
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati italian
Interi fiton, Sampdoria ruan kreun
Autori: Denis Hakani
Data: 14/09/2009
Version Print
Eto-Milito mbajnë lart zikaltërit. Sampi ka mposhtur Atalantën, ndërsa Ranieri e fillon me fitore
Interi duhej t’i kundërpërgjigjej Juventusit dhe e ka bërë falë golave të Samuel Etosë dhe Diego Militos, duke konfirmuar kështu se ajo e formacionit zikaltër ndoshta është dyshja më e mirë e sulmit në kampionatin italian. Nëse Interi buzëqesh çfarë mund të thuhet për Sampdorian që, me tri pikët e marra në fushën e Atalantës, ka arritur fitoren e tretë radhazi në tri ndeshje. Ndërsa, është rikthyer në zonat e larta të klasifikimit Fiorentina që falë të përhershmit Xhilardino ka mposhtur Kaljarin 1-0. Edhe Ranieri ka marrë një fitore aspakt të lehtë në debutimin e tij në stolin e Romës me verdhekuqtë.

Ferrara shkund Juven: Pa mëshirë ndaj Livornos
Autori: Erion Abule
Data: 19/09/2009
Version Print
Trajneri bardhezi kërkon sot tri pikët me çdo kusht. Dëmtimet? S’ka problem, do t’i besoj Xhiovinkos
“I kam lexuar dhe dëgjuar kritikat pas barazimit me Bordonë. Nuk është se jemi ekzaltuar pas fitoreve në kampionat, por as nuk dorëzohemi pas një barazimi”. Çiro Ferrara kthehet të flasë për Championsin, por nuk shqetësohet shumë nga mungesa e disa titullarëve për arsye dëmtimi: “Nuk jam i shqetësuar për dëmtimet që kemi. Zëvendësuesit kanë qenë gjithnjë gati kur i kam aktivizuar”. Me Livornon, trajneri i Juves kërkon vetëm fitoren: “Duhet të jemi të pamëshirshëm. Nuk duhet të lëmë asnjë pikë”.
Mes lojtarëve që kanë përfunduar nën akuzë është para së gjithash Sebastian Xhiovinko: “Me Lacion luajti mirë, apo jo? - pyet Ferrara. - Dhe në çfarë roli luajti? - Si fantazist. Në Itali jemi fenomenë në këtë rol. Duam që klubet të besojnë te të rinjtë që promovohen dhe pastaj jemi gati menjëherë të themi që Xhiovinkoja nuk mund të luajë si fantazist, pas një ndeshje ku e gjithë skuadra ka hasur ndonjë vështirësi.
Unë nuk e kam mbivlerësuar ndonjëherë Sebastianin, nuk shkruaj në gazeta. Unë nuk duhet t’i bëj të ndihen fenomenë lojtarët e mi, por as t’i bëj të ndihen të paaftë për një rol ose një tjetër. Duhet t’u jap atyre besim me kujdesin e duhur. Sidoqoftë, Xhiovinkoja do të luajë sot dhe unë nuk do të heq dorë nga moduli i zakonshëm. Më shpjegoni vetëm një motiv për të cilin duhet të heq dorë. Dua t’i jap siguri skuadrës sime dhe jo pasiguri, edhe pse barazuam me Bordonë në Champions”.
Duke folur për Championsin, Amauri është akuzuar se nuk paska të njëjtën “uri” golash si Pipo Inzagi i Milanit. “Amauri? Në të vërtetë ka shumë uri, - përgjigjet trajneri bardhezi. - I kërkoj diçka të rëndësishme: që në këtë pragkampionat të mos pushojë së shënuari. Kjo gjë nuk duhet t’i ndikojë lojtarët të thonë se nuk janë shumë konkretë para portës. Duhet bërë si Runi i Mançesterit, që bën një punë shumë të rëndësishme dhe shfrytëzon rastet për gol”.
Presidenti
Koboli: Batutat e Mourinjos, simpatike
“Në vend të kallamarëve parapëlqej sardelet”. Presidenti i Juves, Xhiovani Koboli Xhilji, replikon me një batutë ndaj deklaratave të trajnerit të Interit, Mourinjo, që kishte treguar se nuk e kishte parë gjithë ndeshjen Lacio-Juve, sepse ishte duke ngrënë kallamarë. “E çmoj shumë Mourinjon, është një njeri që lëshon batuta të bukura dhe atë të së dielës e konsideroj si një batutë.
Megjithatë, ai është i lirë të thotë atë që do, sikundër jam edhe unë. Ne nuk duam të destabilizojmë asnjë. Interi është kampion i Italisë dhe kjo dihet. Nëse ndonjëherë hidhet ndonjë batutë ironike nga njëra anë ose tjetra, mendoj se bën edhe mirë, gjithnjë nëse mbetet në nivelin e batutës, duke kujtuar ama që futbolli është gjithnjë një lojë”.
Nga Interi te problemet që i takojnë Juventusit, para së gjithash me Xhiovinkon, i cili shkëlqeu ndaj Lacios në kampionat, por u kritikua ndaj Bordosë në Champions. “Sebastiani është një lojtar i shkëlqyer, - pranon Xhilji, - luajti mirë me Lacion, por jo shumë mirë me Bordonë. Del Piero? Kam dëshirë ta rishoh të luajë siç di ai, kur të kthehet në fushë. Kampionët e mëdhenj duhen trajtuar me kujdes dhe të aktivizohen vetëm nëse është e sigurt që nuk ka ndonjë rrezik fizik. Kemi lojtarë të shkëlqyer. Lëreni të punojë Ferrara”

Galiani: Ronaldinjo, një lojtar si të tjerët
Autori: Erion Abule
Data: 19/09/2009
Version Print
Zëvendëspresidenti kuqezi analizon momentin e vështirë të brazilianit: Nuk ka status të veçantë
Fakti që në Champions ka fituar vetëm Milani, është një gjë, që sipas Adriano Galianit, “duhet të bëjë të reflektojë futbollin italian”. “Unë, si president i A-së, kam bërë analiza të hollësimshme pas ndeshjeve në Ligën e Europës (Kupa UEFA e vjetër), sepse jemi shumë pranë humbjes së vendit të tretë në renditjen e UEFA-s, - ka thënë numri dy i kuqezinjve. - Kemi vetëm dy pikë epërsi ndaj Gjermanisë dhe me këtë hap do të humbisnin një vend në Champions në Itali.”
Ndërkohë Milani ka rigjetur buzëqeshjen pas fitores në Champions ndaj Olimpikut të Marsejës, ndonëse ka dy fytyra pas barazimit në javën e shkuar ndaj Livornos në kampionat. Adriano Galiani e di mirë dhe pranon që ndoshta do të ishte mirë që Milani të dëgjonte muzikën europiane edhe në kampionat. “Në të vërtetë jemi menduar dhe nuk do të jetë nevoja të kërkojmë as ndonjë shpërblim, - qesh Galiani. - Pra, është e dukshme që kemi diçka më shumë, përndryshe nuk do të jemi skuadra e vetme italiane që ka fituar trofe në këtë mijëvjeçar.
Sigurisht që kemi diçka më shumë në nivel klubi dhe nivel lojtarësh, që të tjerët nuk i kanë.” Por kampionati është i vështirë dhe pyetja aktuale është sesi mund të mbahen jashtë skuadre dy superyje të Championsit, Sedorf e Inzagi: “Do t’iu këshilloja të shkoni në Milanelo dhe për këtë gjë të pyesni Leonardon, sepse unë nuk e bëj formacionin, - ia pret shkurt Galiani, i cili ka diskutuar edhe temën “Ronaldinjo”.
- Do ta këshilloja të kthehet ai i disa sezoneve më parë, por se çfarë i mungon nuk e di. Ronaldinjo është një lojtarë i Milanit, si gjithë të tjerët. Dhe nëse Leonardo do ta shohë në formë të mirë, do të luajë nesër, përndryshe do të ulet në stol si gjithë të tjerët. Ronaldinjo nuk është se ka ndonjë status të veçantë nga futbollistët e tjerë të Milanit. Ka të njëjtin fat në të mirë e në të keq si kolegët e tij”.
Problemi
Dinjo me temperaturë, mungon me Bolonjën
Ka shumë mundësi që Ronaldinjo nuk do të jetë nesër në ndeshjen e “San Siros” mes Milanit dhe Bolonjës. Braziliani ka temperaturë dhe nuk duhet të jetë gati për Leonardon në javën e katërt të kampionatit. Trajneri i Milanit po mendon disa zgjidhje të tjera. Me Sedorfin që do të pushojë, mesfusha do të përbëhet nga katër lojtarë: Abate, Pirlo, Gatuzo e Ambrozini, ose skema 4-3-1-2, ku Pirlo mund të jetë pas dy sulmuesve.
Pas lënies jashtë në Champions, për Gauçon profilizohet kështu një tjetër “xhiro bosh”. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë zgjedhje teknike. Ndërkohë, për Leonardon, që sot do të drejtojë stërvitjen e fundit, është momenti për të vlerësuar zgjedhje të tjera.
Pirlo pra do të jetë fantazist, siç luajti me “axurrët” e Lipit, ose mesfusha do të jetë me katër lojtarë, me balotazh në të majtë mes Ambrozinit dhe Flaminisë. Në sulm, trajneri brazilian duhet të synojë te dyshja Pato-Huntelar. Inzagi, heroi i Championsit, duket i destinuar për të qëndruar sërish në stol.

Ranieri thumbon Totti-n: Loja i lexohet
19/09/2009 14:10
Humbja e se enjtes ne Basel per ndeshjen e pare te grupoit ne Europa League, ka tensionuar situaten ne kampin romanist.
Trajneri Claudio Ranieri kritikon liderin e skuadres, kapitenin Totti. “Eshte nje kampion i padiskutueshem por tashme edhe guret e dine se si luan”, shprehet me ironi tekniku italian. Me tej, ai krahason situaten e skuadres me ate te epokes Spalleti. “Ai e njihte shume mire kete skuader por as ne ate kohe lojtaret nuk i pergjigjeshin dhe nuk e di pse kjo ndodh edhe tani”, shton Ranieri.
Me kete deklarate, trajneri tregon qarte se ku pikon catia dhe kerkon me shume nga lideri verdhekuq qe mesa duket po ndien peshen e viteve mbi supe. “Te gjithe e dine se kthehet pas. Duhet te ndryshoje levizjet. Per momentin nuk i kerkoj asgje, pervecse te luaje si di vete”, thekson ish tekniku bardhezi.

ishalla ranieri nuk po e prish romen.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati italian
Serie A, mbyllet pa gola takimi Napoli-Udineze
19/09/2009 21:40
Ndeshja qe hapi javen e katert te Serie A, sfida mes Napolit dhe Udinezes ka perfunduar me rrjeta te paprekura.
Ne pjesen e pare ishin napoletanet ata qe dominuan, por portieri i kundershtareve ka qene ne gjendje te shpetoje ne vijen fatale nje konkluzion te Zuinga.
Bardhezinjte kane reaguar me ane te Di Natale, i cili ka shenuar edhe nje gol, por qe me pas eshte anuluar nga arbitri.
Te dyja skuadrat kane bere aksione te tjera per te gjetur rrugen e golit, por nuk ia kane arritur qellimit.

Taci: Dua te blej Milanin
20/09/2009 12:55
Rezart Taci i cili gjate veres ishte prane blerjes se Bolonjes, enderron ne realitet te behet numri 1 i Milanit.
Dhe kete ambicie nuk e fsheh: "Si Berlusconi ashtu edhe Galliani e dine shume mire se nese kompania do te vendose te leshoje shumicen e kuotave apo nje pjese domethenese te klubit, grupi im eshte i disponueshem ta bleje”, eshte shprehur Taci.
Nga faqet e “Gazzetta dello Sport” biznesmeni shqiptar, i ka leshuar nje sfide Silvio Berlusconit.
“Endrra ime eshte te hyje ne shoqeri. Milani eshte prioriteti im, por nuk perjashtohen edhe rruge te tjera. Edhe te shkoj te trokas tek Menarini, kush e di…”, tha Taci.
Biznesmeni i naftes kerkon te hyje ne futbollin italian dhe pa asnje medyshje deklaron se do Milanin.

fillune me rrejt rrena qe nuk hahen ..
president i pare i milanit!!!!!!!!!!!!!!!
galjani po ban ma te madhen me e marre e nuk e len berluskoni ,dhe imagjinoje taqi oil!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
mandej ku te lajn pronaret arabr qe te shkojn milani ne dur te taqit
president i pare i milanit!!!!!!!!!!!!!!!
galjani po ban ma te madhen me e marre e nuk e len berluskoni ,dhe imagjinoje taqi oil!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
mandej ku te lajn pronaret arabr qe te shkojn milani ne dur te taqit
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati italian
Juve bind ne kampionat
20/09/2009 08:25
Juventusi e ka harruar barazimin ne mesjave me Bordone ne Ligen e Kampioneve menjehere reagon duke marre kryesimin e Serise A pasi ka fituar 2-0 ndaj Livornos ne javen e katert te kampionatit italian.
Shume shpejt qe ne minuten e tete te takimit pas nje krosimi te kamoranezit, Jakuinta ne qender te zones shenon zhbllokon rezultatin duke kaluar skuadren e tij ne avantazh.
Nuk ndihen aspak mungesat e shumta ne formacionin e bardhezinjve te cilet kane dominuar bindshem pjesen e pare, brenda se ciles shenuan edhe golin e dyte.
Serish protagonist eshte shfaqur Mauro Kamoranezi i cili filtron topin mes mbrojtesve per te nxjerre te vetem Markizion, qe finalizon ne menyre perfekte.
Ne mbyllje te takimit pas nje goditje denimi ka qene serish Jakuinta qe i afrohet golit te trete, por eshte treguar pozicional portieri i Livornos.
Ne pjesen e dyte ka qene pikerisht skuadra Mike qe ka kerkuar nje gol nderi ne Dele Alpi, por me gjithe presionin dhe rastet e shumta, nuk ia doli mbane te mposhte, Bufon.
Kjo fitore e ngjit ne kuoten e 12 pikeve Juventusin, nje kryesim ky provizor per bardhezinjte.
Nderkohe ndeshja tjeter e Serise A e zhvilluar diten e shtune mes Napolit dhe Udinezes ka perfunduar ne barazim 0-0, duke i ndare nga nje pike dy skuadrave te mesit te renditjes.

Bogdani, gol në fitoren 3-1 të Kievos
Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare bëhet fjalë për golin e tij të 58-të në Itali dhe të shtatin me Kievon
Publikoje ne:
Erjon Bogdani shënoi golin e tij të parë sezonal në fitoren 3-1 të Kievos kundër Xhenoas, duke konfirmuar edhe formën e mirë që po kalon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare në minutën e shtatë shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, atë 2-0, vetëm dy minuta pasi Markolini kishte shënuar me penallti golin e parë për Kievon. Bogdani në minutën e 63-të u zëvendësua nga Granoche.
Flokari realizoi me penallti golin e vetëm të Xhenoas, atë 2-1 në minutën e 65-të, ndërkohë që Kievo u kundërpërgjigj me Pelizierin në të 76’. Në minutën e 92-të, Flokari nuk shënoi nga pika e bardhë për Xhenoan.
Për Bogdanin bëhet fjalë për golin e tij të 58-të në Itali dhe të shtatin me Kievon në tre sezonet që ai ka luajtur, duke marrë parasysh edhe këtë fillim sezoni.
E Diele, 20 Shtator 2009

Totti, marredhenia me tifozet, ne krize
21/09/2009 11:25
Totti dhe De Rossi, dy flamujt e skuadres se Romes nxjerrin trajnerin Ranieri nga balta pas humbjes 2-0 ne transferten e Baselit.
Kryeqytetasit kane fituar dje ne mbremje 3-1 ndaj Fiorentines, por jo gjithcka ka shkuar si ne vaj. Ne fundin e ndeshjes Totti ka shkuar ne Kthesen e Jugut per te pershendetur tifozet duke u hedhur fanelen, por ata ia kane kthyer serish, duke i bere me dije se marredhenia me ultrasit eshte ne krize.
Me kete gjest, tifozet japin nje sinjal se kapiteni nuk eshte me i paprekshem, madje vendin e tij e ka zene De Rossi. Shkak per krisjen e marredhenieve eshte bere kontrata, te cilen Totti nuk e ka zgjatur ende.

Mourinjo proteston, gjyqtari e nxjerr jashtë
Autori: editor
Data: 21/09/2009
Version Print
Nxirret jashtë pas protestave për një faull. Flet vetëm Branka. Pas 18 muajsh jepet një 11-metërsh kundër Interit
Gjyqtari Orsato nga Skio ka larguar nga stoli Hoze Mourinjon, i cili protestoi me këmbëngulje pas një ndërhyrjeje të kaljaritanit Astori ndaj Balotelit, faull në minutën e 57-të. I gjithë stoli i Interit u ngrit në këmbë, por protestat e trajnerit portugez ishin jashtëzakonisht shqetësuese, ndaj dhe Orsato vendosi ta nxjerrë jashtë. Duke mos pasur mundësi të flasë pas fitores me Kaljarin (2-1), në vend të tij ka folur drejtori sportiv Marko Branka: “Mourinjos i vjen shumë keq për ndëshkimin me karton të kuq, ndaj po flas unë. I vjen shumë keq për atë që ndodhi, sepse është një protestë fizike, nuk tha asnjë fjalë në veçanti.
Ka vërejtur vetëm një mungesë barazimi për sa i takon trajtimit. Unë nuk dua ta justifikoj, them vetëm që atij i ka ardhur shumë keq që nuk u paraqit në sallën e konferencës për shtyp për shkak të largimit nga stoli. Nuk ka të bëjë aspak rroga e tij e lidhur me faktin që nuk u paraqit para gazetarëve, i vjen shumë keq, sepse është i mendimit që nuk e meritonte atë ndëshkim”.
PENALLTI KUNDËR PAS 18 MUAJSH - Kaljari-Inter i 20 shtatorit 2009, do të kujtohet gjatë. Do të kujtohet Hoze Mourinjo për nxjerrjen jashtë për herë të tretë në Itali pas ndeshjes më 25 janar Inter-Sampdoria (gjyqtar Çeli) dhe në 15 marsin e shkuar në Inter-Fiorentina (gjyqtar Orsato). Ndeshja e djeshme në “Sant’Elia” do të kujtojë edhe Masimiliano Alegrin, i vetmi trajner që në 2008-2009 kishte arritur të mbetej i pathyeshëm në takimin e dyfishtë vajtje-ardhje, pikërisht me Mourinjon: dy sfidat mes Kaljarit e Interit, janë mbyllur me fitoren në shtëpi të sardëve 2-1 dhe një barazim 1-1 në “San Siro”. Por Kaljari-Inter do të kujtohet edhe nga Hulio Sezar, i kthyer të pësojë gol në ndeshjet zyrtare pas 286 minutash pathyeshmëri, ose që nga minuta e 74-t e Inter-Bari (1-1 rezultati final i 23 gushtit, gol i Kutuzovit).
Diego Milito ndërkohë ka një kujtim të bukur për fitoren e djeshme: me një dygolësh, sulmuesi argjentinas ka mundur të festojë ndeshjen e 100 zyrtare me klubet italiane (Xhenoa e Inter), ku debutoi më 1 shkurt 2004 (Xhenoa-Askoli, 1-1 në Serinë B). Kaljari-Inter në fund do të kujtohet edhe nga “moviolistët” e gjysmës së Italisë. Ndërhyrja e gabuar e Maikonit ndaj Matrit, bindi dje gjyqtarin Orsato të japë një 11-metërsh kundër Interit pas 18 muajsh. 11-metërshi i fundit i vërshëllyer në zonën zikaltër, daton më 2 mars 2008-të, në sfidën Napoli-Inter me gjyqtar Ricolin.
Ish-trajneri
Zakeroni replikon ndaj fjalëve të Hozesë
Fjalët e Hoze Mourinjos, ku u kalua caku në llogari të tij, nuk mund të ishin të fundit. Dhe kështu Alberto Zakeroni replikon ashpër ndaj trajnerit portugez: “Mourinjo do të ishte ndier mirë në Italinë e 80 viteve më parë, - tha Zaku, - kur sistemi plebishitar ishte një gjë normale. Nuk e kuptoj pse reagoi në mënyrë aq nervoze dhe jashtë teme për një mendim të thjeshtë timin”. Ish-trajneri i Udinezes, Milanit, Interit, Lacios e Torinos, nuk ka pëlqyer referimin që i bëri Mourinjo për ndeshjen Inter-Arsenal, që shënoi ecurinë në Champions të skuadrës zikaltër: “Dhashë një mendim për Inter-Barcelona, sepse m’u kërkua, jo për Inter-Arsenal, - ankohet Zakeroni. - Nuk e kam kritikuar asnjëherë punën e kolegëve, por që këtej e tutje nëse është kjo që ai kërkon, do të sillem edhe unë si intelektual i manipuluar, do të them se ky Inter luan shumë mirë, kështu të paktën nuk do të rrezikoj të më kritikojnë karrierën time dhe personin tim për një rezultat ndeshjeje”.

Milani fiton falë himnit të Championsit
Autori: editor
Data: 21/09/2009
Version Print
Galiani pranon: Skuadra dëgjoi muzikën para ndeshjes dhe në pushim të saj
Receta magjike për ta bërë Milanin të fitojë edhe në kampionat? E thjeshtë, të përdorë edhe në Itali himnin e Ligës së Kampioneve para Championsit. Ai që e zbulon këtë të veçantë është vetë administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani, i cili në fund të ndeshjes së fituar 1-0 ndaj Bolonjës në “San Siro”, deklaron: “Skuadra dëgjoi në dhomat e zhveshjes himnin muzikor të Championsit para ndeshjes dhe gjatë pushimit mes pjesëve…”
Konfirmimi, mjaft zbavitës vjen pastaj edhe nga ana e trajnerit brazilian Leonardo: “Është e vërtetë, - tha tekniku kuqezi, - Galiani vendosi muzikën në dhomat e zhveshjes. Për fat të mirë kemi një mjedis të përshtatshëm për të bërë gjëra të tilla”.
Më pas, duke iu referuar ndeshjes, Leonardo shpalos krenarinë e tij dhe falënderon skuadrës pas fitores ndaj Bolonjës: “Nëse ne arrijmë të luajmë si skuadër, mund të themi sërish fjalën tonë. U kërkova djemve shumë përqendrim, sepse në Champions luajtëm një ndeshje shumë të vështirë, - shpjegoi ai, - kemi akoma shumë gjëra për të bërë, por vendosmëria dhe sedra që treguam për të mundur Bolonjën, ishte shumë pozitive”.
Është e pashmangshme të flitet edhe për Ronaldinjon dhe temperaturën e tij në prag të ndeshjes. Leonardo komenton: “Nuk kam probleme me Ronaldinjon. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, jam i sigurt që do të japë akoma shumë. Të enjten kishte temperaturë, ndaj vendosëm ta lëmë të qetë”.
Trajneri i Sampdorias
Del Neri: Të qëndrojmë me këmbë në tokë
Xhixhi Del Neri shijon vendin e parë në krye të renditjes (së bashku me Juven) të Sampdorias, por qëndron me këmbë në tokë. “Kjo renditje e bukur pasqyron sesa bukur po luan Sampi në këto momente, - tha trajneri i blukaltërve, - lojtarët besojnë në atë që bëjnë dhe po e shijojmë këtë moment. Qyteti i Gjenovës dhe sportdashësit e saj duhet të jenë të kënaqur, sepse kanë dy skuadra që po luajnë shumë mirë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë shumë të vështira për Sampin: të mërkurën Fiorentina, të dielën vjen Interi: “Dy ndeshje të rëndësishme, - komenton Del Neri, - do t’i luajmë pa e parë renditjen. Shpresojmë të mbetemi surpriza e kampionatit. Për të mundur skuadrat më të forta, duhet punuar më shumë dhe të jemi më skuadër”.

Sampi arrin Juven, teksa Interi nuk dorëzohet
Autori: editor
Data: 21/09/2009
Version Print
Vazhdon “përralla” e blukaltërve, që kryesojnë. Milani rilind me Sedorfin. Milito shpëton Interin
Gjenova (qyteti) mbetet sërish “në krye”. Për meritë të Sampdorias para së gjithash, e cila ka shkatërruar dje Sienën, ndonëse Xhenoa ka rënë për herë të parë këtë sezon kundër Kievos së Bogdanit. Në krye, është skuadra e Kasanos, në versionin “assistman” gjithsesi e shoqëruar nga Juventusi. Java e katërt e Serisë A regjistron suksesin në përmbysje të Interit në Kaljari. Zikaltrit që po humbisnin 1-0 në Sardenjë nga një gol me 11-metërsh i Xhedës, kanë kthyer gjithçka në favor të tyre me një dygolësh të Militos në pjesën e dytë brenda gjashtë minutash. M
ourinjo është nxjerrë jashtë me karton të kuq nga gjyqtari për protesta ndaj këtij të fundit. Kështu, Interi rigjen buzëqeshjen pas barazimit me Barcelonën në Champions në mesjavë dhe ndodhet dy pikë larg kreut. Një renditje që kryesohet nga Juvja (mundi Livornon 2-0 të shtunën në mbrëmje) dhe para së gjithash nga Sampdoria e Del Nerit, e cila ka triumfuar me një “poker” golash kundër Sienës.
Dygolësh i zvicerianit Padalino dhe gola të Maninit e Palombos në “Marasi”. Një “makinë” e përsosur goli ajo e blukaltërve, e cila nuk ka pasur si protagonistë dyshen e zakonshme të sulmit Kasano-Pacini, por elementët e tjerë të rëndësishëm të skuadrës. Sidoqoftë, talenti nga Bari ka qenë vendimtar me pasimet e tij të sakta për gol, që u finalizuan nga shokët e skuadrës. Ringjallet edhe Milan, i cili mund minimalisht Bolonjën dhe falënderon Sedorfin dhe para së gjithash “temperaturën” e Ronaldinjos.
Ka qenë një ndeshje e qetë ajo e djeshmja në “San Siro”, ku vetëm një nismë kurajoze e Sedorfit nga krahu i majtë u dha kuqezinjve tri pikë të arta për renditjen. Më pas, skuadra e Leonardos kishte mundësi të dyfishonte rezultatin me anë të Inzagit, por “SuperPipo” goditi shtyllën. Në fund, nuk munguan as drithërimat në portën kuqezi, ku një pritje spektakolare e Storarit, i ka lënë të gjithë në ankth deri sa topi u devijua në goditje këndi.
Xhenoa pëson humbjen e parë në kampionat, duke lënë të vetëm në krye “kushërinjtë” e Sampit. Merita është e Kievos së Di Karlos, e cila në “Bentegodi” fiton bindshëm 3-1 ndaj Xhenoas. Protagonist ka qenë Erion Bogdani, i cili në fillim fiton një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Markolini, pastaj, pas dy minutash shënon një gol me portën e boshatisur (falë edhe shpërqendrimit të mbrojtësve kundërshtarë), kur topi godet traversën fillimisht.
Barazim 1-1 mes Katanias e Lacios. Kruz i përgjigjet golit të Martinezit, por bardhekaltrit rrezikojnë shumë për të humbur.
Bari gjunjëzon Atalantën e Greguçit, tashmë drejt shkarkimit, ndërsa Parma, falë një goli të ish-it Zakardo, mund Palermon 1-0.

- Fanatics
- Posts: 538
- Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
- Location: TIRON, ku tjeter?
Re: Kampionati italian
Ta-qi Milan!!!!!!!fpjalmi wrote:fillune me rrejt rrena qe nuk hahen ..
president i pare i milanit!!!!!!!!!!!!!!!
galjani po ban ma te madhen me e marre e nuk e len berluskoni ,dhe imagjinoje taqi oil!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
mandej ku te lajn pronaret arabr qe te shkojn milani ne dur te taqit
Kshu po bohet Milani superekip.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati italian
superlesh
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati italian
Seria A, Inter merr kryesimin
23/09/2009 23:55
U luajten ndeshjet e vlefshme per javen e peste te Serise A. Inter fiton ndaj Napolit, Milan humbet ne Udine ndersa Fiorentina zbret me kembe ne toke Sampdorian.
Kane mjaftuar vetem pese minuta loje qe Napoli i Donadonit te shkaterrohet ne Milano ne sfiden perballe Interit. Seria e golave per zikalterit hapet ne minuten e 3-te me ane te kamerunasit Eto’o.
Me pas per te dyfishuar rezultatin mendon Milito ne minuten e 5-te, megjithese ne nje pozicion te dyshimte loje. Pas nje periudhe qetesie Inter gjen serish golin. Kete radhe me ane te mbrojtesit shtatlarte brazilian Lucio ne minuten e 32-te.
Goli i Lavecit vetem 5 minuta pas atij te Lucios nuk i mjafton Napolit per te arritur nje rezultat pozitiv perballe kampioneve ne fuqi. Ndeshja mbyllet 3-1.
Nderkohe ne “Friuli” kuqezinjte e Milan jane mundur nga nje gol i shenuar nga Di Natale ne minuten e 22, duke shuar shpresat e tyre per nje vazhdimesi te rezultateve pozitive ne Serine A pas fitores se javes se shkuar ndaj Bolonjes ne transferte.
Sampdoria nuk ka marre trepikeshin e peste per kete sezon. Pas kater fitoreve radhazi skuadra e Del Nerit eshte mundur ne transferten e Firences me rezultatin 2-0 nga Fiorentina. Golat u shenuan nga Jovetic ne minuten e 25-te dhe Xhilardinjo ne minuten e 66-te.
Ndeshjet e tjera u mbyllen si me poshte, Palermo-Roma 3-3, Lacio-Parma 1-2, Bolonja-Livorno 2-0, Bari-Kaljari 0-1, Atalanta-Katania 0-0 dhe Siena-Kievo 0-0.
Java e peste Serise A do te mbyllet diten e enjte me takimin Xhenoa-Juventus, ne oren 20:45.

Federata italiane, indiferente per Brian Filipin
24/09/2009 10:15
Shume here ne keto vitet e fundit kemi qene te detyruar te asistojme ne ate minute heshtjeje para fershellimes fillestare te ndeshjeve, e cila kujton nje person, i cili nuk eshte me.
Jo vetem per inspektorin e policise Raçiti, por Gabriele Sandri, Manuela Prandeli, Xhiakomo Bulgareli, e per shume e shume te tjere, tifoze te thjeshte, te lavdishem te se kaluares, punetore, nje gje e tille nuk ka munguar.
Ne javen e fundit te serise, ky ritual eshte perseritur, duke na kujtuar ata ushtare, qe per te mbrojtur principet e lirise, gjeten vdekjen ne krye te detyres. Ne çdo fushe, te çdo kategorie italiane, eshte vene re ajo minute heshtjeje, ku ne mendjen e te gjitheve, mendohet per te humburit.
E drejte te nderohen djemte e humbur ne Irak, legjitime ishin funeralet e tyre, e pafundme mirenjohja jone per ate qe kane bere, por te premten u shua edhe Brian Filipi, futbollisti i ri shqiptar i Ravenes, i cili vdiq tragjikisht ne nje aksident. Per Brianin pak, shume pak, kane qene manifestimet, te kaluara gati me indiference, nese nuk do te ishte per ish-trajnerin e tij Atzori, qe ne fund te ndeshjes doli para gazetareve me nje bluze, mbi te cilen i kishte bere nje dedikim.
Kerkojme qe kjo vdekje tragjike te mos vihet ne nje cep dhe te harrohet, pasi ne fund te fundit, ishte nje djale, per me teper i federuar nga FIGC. I lindur ne Lezhe, me 11 gusht 1989, Brian Filipi militonte prej tre sezonesh ne klubin e Ravenes, qe e kishte blere nga Cervia. Pas nje kampionati me 23 ndeshje dhe 5 gola (kunder Portogruaro, Lumezanes, Padovas dhe dopjete ndaj Lenjanos).
Numeronte disa grumbullime ne Kombetaren U-21 te Shqiperise. “Ky kujtim i yni, - shkruante dje faqja italiane ne internet “24oredisport.com”, - ndoshta eshte me e pakta qe mund te behej, por minuten e heshtjes e propozojme ne”. Nderkohe qe tashme Shqiperia pergatitet t’i jape sot lamtumiren e fundit talentit te saj te futbollit, karriera e te cilit u nderpre ne moshe te re, per shkak te nje makine qe po ecte me shpejtesi jashte normave dhe qe e perplasi, kur ai po ecte ne xhiro me shokun e tij te skuadres Stefano Skapini.
Ne qytetin e vendlindjes, ne Lezhe, do te behen homazhet e fundit ne Pallatin e Kultures dhe me pas do te shoqerohet per ne banesen e fundit.

Andrea Della Valle le presidencen e Fiorentines
24/09/2009 15:00
Andrea Della Valle ka lene presidencen e Fiorentines pas mbledhjes se keshillit administrativ te shoqerise.
Sipas keshilltarit Giovanni Montagna, zv/presidenti Mario Cognigni do marre perkohesisht kete detyre por ai nuk do zgjidhet president.
Andera bashke me vellain Diego arriten te ndertojne nje skuader konkurruese duke e marre nga Serie C2 dhe duke e cuar deri ne Champions League pasi shoqeria vjollce falimentoi ne epoken e presidentit Mario Cecchi Gori.

Seria A në krizë, ulet numri i shikuesve
Autori: editor
Data: 24/09/2009
Version Print
Në krahasim me vitet e kaluara, në këtë sezon numri i të abonuarve, në kampionatin italian bie me 22 mijë
Rikthimi i tifozëve në stadium është ndalur që tani. Shifra e parë zyrtare që jep ky sezon, në lidhje me të abonuarit e 20 klubeve të Serisë A, thotë se këtë vit kampionati italian ka humbur mbi 22 mijë “spektatorë të sigurtë”. Mesatarisht, janë 1.100 abonime më pak për çdo klub. Në sezonin 2009-10 numri total i të abonuarve ishte pak më shumë se 340 mijë. Shtatëmbëdhjetë klube (nga 20) e kanë mbyllur tashmë fushatën e abonimeve: vetëm Interi (e mbyll më 20 tetor), mund të ndihmojë në përmirësimin e këtyre shifrave.
Por janë shifra, mbi të cilat mund të arsyetohet. Shenja e parë negative pas skandalit “Calciopoli”. 22 mijë abonentë më pak është një e dhënë serioze. Sinjalizon një rënie të ndjeshme në krahasim me shtimin e spektatorëve në dy sezonet e kaluara, ato pas “Calciopoli”-t, pika më kritike e futbollit italian. Nga momenti më i keq në vjeshtën e 2007-ës, ku të abonuarit kanë qenë 284.258, në dyvjeçarin pasardhës numri i spektatorëve ka qenë gjithmonë në rritje. Por përhapja e krizës ekonomike ka ndikuar në frenimin e kësaj rritjeje.
Dhe merkatoja e varfër e të paktën katër klubeve të mëdha në verën e 2009-ës (edhe kjo pasojë e krizës ekonomike), ka qenë një tjetër faktor, që ka ndikuar negativisht në lëvizjen e përgjithshme. Eshtë rasti të kujtojmë se në vitin 1992 arrihej në kuotën e 402 mijë të abonuarve me një kampionat me 18 skuadra (dy më pak se tani). Dhe kjo kuotë prekej edhe në fundin e viteve 90-të. Dhjetë vite me të drejta televizive, dhunë dhe dëmtim të fuqisë blerëse, i kanë hequr futbollit 60 mijë abonentë.
RENIA E MILANIT - E dhëna më e qartë, këtë vit, është rënia e Milanit: ka humbur 17 mijë abonues, pjesërisht të ndikuar nga shitja e vuajtur e Kakasë tek Reali i Madridit. Milani, që kryesonte renditjen e klubeve me numrin më të madh të të abonuarve në sezonin e kaluar, ka rënë në vendin e tretë. Dhe të abonuarit e 2009-ës, - më pak se 26 mijë -, janë kthyer në një dështim të bujshëm nëse krahasohen me mesataren e viteve 90-të, vitet e Milanit të hollandezëve. Ulja e çmimit të biletës nuk ka shërbyer për t’i ngritur moralin tifozëve kuqezinj të dëshpëruar.
INTERI NE KRYE - Interi vazhdon të rritet dhe është bërë skuadra e parë në Itali për numrin e të abonuarve. Një fushatë e fortë marketingu, - paguhen 10 ndeshje dhe shikohen 19 -, plus një merkato që ka eklipsuar largimin e Ibrahimoviçit, kanë bërë që zikaltërit të kalojnë kuotën e 40 mijë abonuesve. Gjithsesi, mbetemi akoma larg nga rekordi i sezonit ‘98-’99, skuadra e Roberto Baxhios dhe Ronaldos: 58.410 të abonuar.
KLUBET ME DEFIÇIT - Zhgënjimet e njëpasnjëshme dhe çmimet e larta kanë qenë faktorët, që kanë ndikuar në rënien e numrit të të abonuarve për tre ekipe të tjera të mëdha. Sipas radhës, Fiorentina (-4.842), Roma (-3.700) dhe Napoli (-3.000). Tre klube të mëdha në vështirësi. Presidenti De Laurentis në lidhje me këtë çështje ka qenë i pavendosur: në fillim ka menduar të mos e hapë fushatën e abonimeve, më pas ka autorizuar një rritje mesatare të çmimeve me 30 përqind dhe, pasi janë parë rezultatet, - 20 mijë abonime, shifër që nuk ka ndryshuar deri tani - ka kërcënuar: “Do të marr vendime të ashpra, do të mbroj investimin tim”. Nuk i ka shkuar mirë as Katanias: ka humbur 5.058 të abonuar, një të tretën. Keq edhe Bolonja: mbi dymijë “spektatorë të sigurtë” më pak.
RRITJA E LACIOS - Njëmbëdhjetë klube janë në rritje, nëntë në rënie. Të dhënat më të mira i ka klubi i Barit, gati shtatëmijë të abonuar më shumë. Rritet edhe Lacio, që ka nxjerrë në merkato një abonim “under 14? me çmimin simbolik 1 euro (do t’i shkojë në ndihmë baballarëve, që duan të shkojnë në stadium bashkë me fëmijët). Me 26.500 të abonuar klubi bardhekaltër ka kaluar Romën, duke marrë kështu vendin e dytë në Serinë A, mbrapa Interit.
REKORDI I XHENOAS - Nëse Juventusi nuk mund të kalojë numrin e 18 mijë të abonuarve në brendësi të një stadiumi, “Olimpiko” i Torinos, që mund të mbajë 24 mijë, duhen rregjistruar të dhënat pozitive që vijnë nga qyteti i Gjenovës: numri i të abonuarve në rritje në të dyja krahët. Xhenoa duke prekur kuotën 24.300 ka shënuar një rekord historik: abonimeve në kampionat, më pas, i duhen shtuar edhe 15 mijë mini-abonimet e tjera për tri ndeshjet në Ligën e Europës. Sampdoria ka shkuar në kuotën e 20.400 abonimeve, një rritje më e përmbajtur.
VERONA KALON KIEVON - Livorno i ka kaluar ndjeshëm nivelet e vitit të fundit kur ka marrë pjesë në Serinë A (2007-08), Parma ka shtuar numrin e abonimeve, duke i ofruar tifozëve udhëtime në parkun e lojërave të Riçiones dhe Udineze garanton ulje çmimesh për ata që janë me asistencë. Në fund, Kievo turpërohet pasi zbulon se në Lega Pro, dy kategori më poshtë se Seria A, Hellas Verona e ka mbyllur fushatën e abonimeve pothuajse duke dyfishuar numrin e rivalëve: 10.447 kundër 6.954.