Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:08

“Humbje e pamerituar”,Hasanbelliu sheh një Teutë që lufton!
16 Shtator Presidenti i klubit durrsak: Ishim të pafat përballë Dinamos, por sulmi mund të bënte pak më mirë…



Megjithëse kanë bërë një lojë të kënaqshme, durrsakët nuk kanë marrë dot asnjë pikë të dielën përballë Dinamos. Problemi i Teutës ka qenë finalizimi i aksioneve, ndërsa është gjetur më shumë herë para portës së kundërshtari, por sërish pa mundur të shënojnë asnjë gol. Gjatë javëve të para, presidenti i skuadrës Edmond Hasanbelliu nuk ka hezituar të bëjë publike kritikat për lojtarët e tij, kurse pas takimit me Dinamon ai ka qenë i kënaqur nga loja e lojtarëve duke e konsideruar të pafat skuadrën e tij që nuk arriti të merrte pikët në kryeqytet.



- Hasanbelliu, skuadra juaj është munduar shumë për të marrë pikë ndaj Dinamos, por sërish nuk ia ka arritur dot…



- Me atë çka ekipi tregoi në fushën e lojës, nuk meritonte kurrsesi të dilte pa pikë nga kjo ndeshje. Dinamo nuk bëri asgjë më tepër se ne madje mund të thuhet e kundërta, por ndoshta ishim dhe pak të pafat që nuk morëm rezultatin e dëshiruar.

- Kjo do të thotë që megjithë humbjen, Hasanbelliu është i kënaqur nga mënyra se si është paraqitur Teuta juaj?

- Nuk kam kritika për lojtarët, sepse të gjithë e panë që ata u impenjuan shumë për të marrë fitoren. Ndoshta duhet të ishim më kujdesshëm në sulm, sepse bëmë shumë volum loje por pa mundur t’i konkretizojmë me sukses. Por, futbolli është i tillë që humbet dhe atëherë kur bën një lojë të mirë. Nuk duhet të mërzitemi por të vazhdojmë të luajmë mirë, sepse loja është një garanci për arritjen e rezultateve në ndeshjet e ardhshme.

- Në tre javët e para Teuta ka marrë vetëm tre pikë; nuk janë shumë pak pikë për një ekip që pretendon të zërë një vend në kupat e Europës?

- Në të vërtetë nuk janë shumë, por është vetëm fillimi i sezonit dhe unë kam besim se do të rekuperojmë pikët e humbura. Nëse në ndeshjen e parë ndaj Apolonisë e merituam plotësisht humbjen, përballë Dinamos ne kemi bërë një paraqitje më të mirë dhe sigurisht nuk meritonim humbjen.

- Në fundjavë Teuta do të udhëtojë në një tjetër transfertë, ndërsa do të ndeshet me Flamurtarin…

- Në javët e para shorti nuk ka qenë shumë me fat për ne, ndërsa duhet të luanim brenda katër javëve tre ndeshje në transfertë. Pavarësisht nga humbja djemtë nuk duhet ta humbin besimin, sepse nëse do të luajnë me të njëjtin impenjim si në Tiranë ndaj Dinamos, do të arrijmë t’ia dalim mbanë.

- Por në Vlorë do të gjeni një kundërshtar të uritur për pikë, që fiton që prej javës së parë…

- Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, por të tilla do të jenë të gjitha takimet deri në fund të kampionatit, pasi cdo kundërshtar do të luftojë fort për të marrë tre pikët. Pastaj në këtë kampionat ekipet nuk kanë shumë diferenca, kështu që cdo ndeshje është e vështirë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:09

Skënderbeu është në vend të katërt, “por ne luajmë për mbijetesë”
16 Shtator Trajneri Haxhiu: Këto pikë që kemi marrë tani do të na duhen shumë për objektivin tonë në fund të garës



Në tri javë korçarët kanë gjashtë pikë pas fitoreve në “shtëpi” me kurbinasit në javen e parë dhe këtë javë me vlonjatët. Ndërkohë që kanë humbur në të dytën me tiranasit. Me gjashtë pikë Skënderbeu ndodhet në vendin e katërt, vend që pak kush e mban mend ta ketë pasur herë tjetër kjo skuadër në tri javët e para. “Nuk ka ku shkon më mirë -, ka thënë pas kësaj ndeshjeje edhe trajneri Gerti Haxhiu, - por nuk është moment për të menduar shumë për javët që kanë ikur tashmë. Sepse, - thotë kryepankina korçare, - është moment për të menduar takimet e tjera, duke filluar më këtë të kësaj jave me kolonjarët. Ndaj dhe për këtë trajneri, edhe duke mos qenë në ditën e parë të kësaj jave pranë skuadrës i kishte lënë porosi asistentëve të tij që ekipi të kryente një stërvitje të lehtë. “Më shumë stërvitje për ata që nuk kanë luajtur”, ka qenë më tej këshilla e Haxhiut për të dytët e pankinës korçare. Megjithatë, duke ardhur edhe një herë tjetër tek ndeshja e fituar me vlonjatët, trajneri korçar ka thënë se ajo ka ardhur edhe për atë se në pjesën më të madhe të lojës lojtarët që ka pasur në fushë kanë arritur t’i mbeten besnik kërkesave të tij. Madje edhe ata që kanë luajtur për pak minuta. “E rëndësishme është se kanë qenë pjesë e lojës, - thotë Haxhiu, - deri në fundin e saj. Është e vërtetë që ekipi i Skënderbeut i ka mbyllur kontratat në momentet e fundit, - vijon trajneri, -, por kjo nuk do të thotë se skuadra është ndërtuar në momentet e fundit. Edhe nëse është kështu, - thotë kryepankina, - për ne ka pak rëndësi para asaj se grupi edhe duke luajtur në pjesën më të madhe për herë të parë me njëri-tjetrin funksionon mjaft mirë”. Dhe kjo ka më shumë rëndësi edhe për trajnerin, gjë të cilën e ka treguar mjaft mirë në tri javët e luajtura deri tani.Ashtu siç e ka treguar edhe në ndeshjen e humbur me tiranasit përsa i përket elementëve të lojës. “Shkurt, - thotë Haxhiu, - grupi në këto javë të luajtura ka qenë mjaft mirë”. Mirëpo, edhe në kushte të tilla, Haxhiu kërkon prej lojtarëve të tij të kenë kujdes pasi tri javë javë vetëm tri ndeshje të luajtura, duke treguar kështu se sezoni është aq i gjatë sa nuk mbyllet vetëm me tri javë. “Tashmë të gjithë jemi në gjendje të arrijmë atë që kemi kerkuar që në fillim të sezonit”, thotë “labi” i pankinës korçare. Që e thënë ndryshe, përkthehet qëndrimin pa probleme në këtë kategori. “Mos të harrojmë kjo është kërkesa e skuadrës sonë”, mbyll i pari i pankinës korçare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:09

Flamurtari e nis keq!Skuadra, fotokopje e keqe e sezonit të kaluar
16 Shtator Alternon sukseset me dështime. Tani vijnë edhe dy humbje rradhazi…



Edhe këtë javë me Skënderbeun, skuadra e Flamurtarit ka regjistruar përsëri humbje. Është humbja e dytë në këto tre javë të para të kampionatit për vlonjatët e Eqerem Memushit. E thënë më qartë bilanci në tre javët e para është një fitore me Tiranën në javën e parë dhe dy humbje rresht me Dinamon në javën e dytë dhe tani me Skënderbeun në tretën. Vlonjatët në këto tre ndeshje kanë shënuar tre gola dhe kanë pësuar pesë. Por, e veçanta në tre javët e para qëndron në atë se fitoren e vetme deri tani Flamurtari e ka arritur jashtë fushës së tij kundër skuadrës kampione në fuqi Tiranës. Po të shihet me kujdes, kjo ecuri deri tani në këto tre javë të para të kampionatit për Flamurtarin, në çdo lloj krahasimi që do të bëhet me të njëjtën periudhë të kampionait kaluar do të arrihet në të njëjtin përfundim, se gjithçka është një fotokopjo e saj me rezultatet e arritura deri tani. Kështu edhe vitin e kaluar në tre javët e para të kampionatit, Flamurtari fitoi në javën e parë jashtë fushë së tij me Besën me rezultatin( 0-1), humbi në fushën e tij me Elbasanin (0-1) dhe në javën e tretë përsëri mori humbje në Lushnjë (2-1). Pra, edhe në kampionatin e kaluar në tre javët e para skuadra vlonjate ka pasur të njëjtën ecuri me rezultatet e marra. Deri këtu gjithçka e përbashkët, që e ka emrin veçse një fotokopje e keqe e kampionatit të kaluar ndahet vetëm nga emrat e trajnerëve që kanë drejtuar skuadrën në të dy këto periudha. Në tre javët e para të kampionatit të kaluar skuadra e Flamurtarit drejtohej nga trajneri kroat Sllatko Kovaçiç, kurse tani nga vlonjati Eqerem Memushi. Gjithsesi në këtë bilanc për rezultatet në dy kohë të ndryshme më shumë tërheqim vemendjen dy humbjet rresht të skuadrës vlonjate duke bërë që fillimi i kampionatit të ri të mos japë shumë siguri për të ardhmen. Edhe pse këtë rradhë humbja është regjistruar në një ndeshje në transfertë dhe nga një skuadër që vjen nga Kategoria e Parë si Skënderbeu, përsëri ajo mbart një tingull paksa të vaçantë për gjëndjen që po kalon në këto tre javët e para Flamurtari.

Votbesohet Memushi- Pas humbjes të pësuar nga Skënderbeun në Korçë, pyetjes së gazetarëve për të ardhmen e drejtimit të pankinës kryebashkiaku Gjika mësohet se i është përgjigjur kështu: “Trajneri ka besimin tim për të vazhduar i qetë punën e tij. Me këtë dua të them se trajneri nuk lëviz”. Nga ana tjetër ka qënë dhe vetë trajneri Memushi i cili pas kësaj ndeshje është shprehur se : “Unë jamë në punë dhe do të vazhdojë të jem, për të kërkuar me mirën me këtë skuadër”. Pra e thënë qartë edhe pas kësaj ndeshje të humbur nuk do të ketë lekundje dhe largim nga drejtimi pankinës të Flamurtarit, siç kishte nxituar të shprehej dikush në prag të kësaj ndeshjeje. Dje mbasdite trajneri Memushi ka dalë në seancë stërvitore me skuadrën, duke treguar se vazhdon të qëndrojë në krye të drejtimit të skuadrës edhe pse në një pjesë të opinionit sportive vlonjatë u përfol se pas kësaj humbje do bëhej dhe largimi i tij nga detyra e trajnerit të Flamurtarit. Kështu, Memushi është votbesuar përsëri si trajner i Flamurtarit për të ardhmen, por brenda këtij votbesimi është dhe premtimi i bërë nga ana e tij : “Për të bërë të mundur që Flamurtari të fillojë të ndryshojë sa më shpejt”. Pa dashur ti shtojmë asgjë kësaj panorame dhe ambienti në kampin vlonjatë, ajo që gjithçka i përqaset dhe i ngjan shumë klimës në skuadrën e Flamurtarit pas tre javë nga kampionati i kaluar. Ndoshta java e katër do të vazhdojë të ketë përsëri ngjashmëri për të parë kthesën që kërkon të bëjë Flamurtari. Të paktën deri në fund të kësaj jave ngjashmëritë e javëve të para të dy kampionateve duhet të ecin bashkë, pastaj ndarja le të jetë ajo me rezultatet më të mira për skuadrën vlonjate.



Sulmi pika më e dobët- Në këto tre javë të para të kampionatit skuadra vlonjate ka shënuar vetëm tre gola dhe për koiçidencë të gjitha në javën e parë në ndeshjen me Tiranën. Në dy javët e tjera Flamurtari ka “agjëruar” duke mos shënuar asnjë gol. Po të tre golat e shënuar dy kanë për autorë mesfushorët Alvizh dhe Roshi dhe vetëm një është shënuar nga sulmuesi Mema me penallti. Pak shumë pak, për sulmin vlonjatë në tre javët e para të këtij kampionati. Mema dhe Djukiç kanë provuar të jenë deri tani eksponentët e sulmit vlonjatë për Flamurtarin, por që duhet pranuar se shumë pak kanë justifikuar nga besimi i dhënë. Me të drejtë, jo vetëm në analizën e bërë dje nga skuadra, por edhe në atë që vlerësojmë specialistët sulmi vazhdon të mbetet pika më e dobët në skuadrën e Flamurtarit. Edhe këtu ngjashmëria është e pranishme si në të njëjtën periudhë të kampionatit të kaluar. Janë të gjitha këto detaje të tre javëve të para të kampionatit që ka sjellë Flamurtari, të cilat as më pak e as më shumë janë vetëm një fotokopje e keqe e tre javëve të para të kampionatit ta kaluar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:09

Muça i kënaqur, kjo Dinamo është krenari edhe e tij
16 Shtator

Fitorja e së dielës ndaj Teutës e ka konfirmuar edhe njëherë Dinamon si një nga skuadrat më të mira të këtij sezoni, së bashku me Besën, e cila ka ndjekur hapat e bluve në fitoret e njëpasnjëshme. Megjithatë, ndeshja ndaj Teutës nuk u fitua me lehtësinë e dy ndeshjeve të para, ku ndaj Kastriotit do të shënoheshin tre gola dhe po e njëjta gjë edhe në Vlorë. Ndaj Teutës, edhe pse ndeshja ishte në Tiranë, e para për këtë sezon për Dinamon, gjërat çaluan disi dhe, falë një goli që më tepër u nis për tjetër qëllim sesa për në portë, blutë mund edhe të kishin barazuar ndaj durrsakëve. Miqtë pa dyshim zhvilluan një lojë mjaft të pëlqyeshme dhe u vërejt se ishin mjaft të përgatitur dhe se dinin ku “çonin topin”. Një gjë e tillë i hapi shumë probleme bluve dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe nga trajneri dinamovit Shkëlqim Muça. Sipas këtij të fundit, Dinamo e fitoi me vështirësi ndeshjen. Megjithatë mund ta kishte zgjidhur atë më përpara, pra në pjesën e parë. Sidoqoftë, për Muçën fitorja e tretë radhazi është padyshim një hap i madh përpara dhe tregon se Dinamo është në rrugën e drejtë për të arritur qëllimet e saj. “Padyshim që ishte një ndeshje shumë e fortë. Teuta kishte ardhur me qëllimin për të marrë pikë në Tiranë dhe për pak ndoshta desh ia arriti. Gjithësesi, unë jam i kënaqur nga loja e lojtarëve të mirë, pasi sërish arritëm të fitonim. Tre fitore radhazi dhe asnjë rezultat tregojnë se kjo skuadër është në rrugën e drejtë dhe se tashmë duhet të mendojmë shumë seriozisht për ndeshjet e ardhshme ku nuk duhet të falim pikë. Përsa i përket ndeshjes me Teutën, mendoj se duhet ta kishim zgjidhur atë që në pjesën e parë, pasi i kishim rastet dhe mundësitë për këtë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe mund të kishim shënuar dhe gola të tjerë. Teuta nga ana e saj u mundua të reagonte dhe bëri një lojë të mirë e cila vlen të përgëzohet”- u shpreh trajneri dinamovit. Sakaq, i pyetur për ndërrimet e bëra, Muça tha se Dinamo ka një ekip me një stol shumë të mirë. “E kam të vështirë para çdo ndeshje të bëj zgjedhjet e mia se cilët lojtarë do të luajnë në formacionin e parë. Siç e patë bëra ndërrime duke futur lojtarë si Xhafa, Plaku dhe Kuli, të gjithë lojtarë të aftë për të luajtur që nga minuta e parë. Ka dhe lojtarë të tjerë të cilët diferenca mes atyre dhe lojtarëve të formacionit të parë janë fare të vogla. Për këtë arsye mendoj se kjo Dinamo me një stol të tillë mund të shkojë larg dhe të arrijë qëllimet e saj. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës që dihet se është mjaft e fortë. Sepse përballë nesh do të jetë pikërisht Vllaznia, një kundërshtar shumë i fortë dhe njëkohësisht një rivale, edhe pse deri tani ky kundërshtar ende nuk ka arritur rezultatet pozitive të dëshiruara”, mbyll fjalën e tij trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:14

Apolonia i falet një tjetër talenti, Ribajt


Autori: Bujar Rama
Data: 15/09/2009
Version Print


Fierakët kanë fituar me Shkumbinin falë golit të Andi Ribajt, “asi nën mëngë” i Karishikut

Një ndeshje emocionuese, një takim me rivalitet dhe e hapur deri në minutën e fundit dhe një Apoloni që i është falur djaloshit të ri, por të talentuar, Andi Ribaj. Dhe futbollisti që ende nuk i ka mbushur të njëzetat, do të ishte “asi nën mëngë” për trajnerin Karishik, i cili e ka hedhur në fushë pikërisht në kohën e duhur. Ribaj është shfaqur me një fizionomi pak të shqetësuar pak përpara se të futej në fushë dhe ka qenë i ngarkuar me emocionet e ndeshjes, teksa kryente nxemjen për t’u bërë pjesë e fierakëve në tapetin e blertë, por ai është ngjitur menjëherë në rolin e protagonistit dhe ka ngitur në këmbë gjithë stadiumin.

Ka qenë legjitim gëzimi i tifozërisë fierake, pasi jo vetëm që është fituar ndaj një kundërshtari tradicionalisht të vështirë si Shkumbini, por duhet pasur parasysh se autori i golit është një produkt i dalë nga ekipet zinxhir të Apolonisë dhe i ingranuar që në moshën 17?vjeçare me ekipin e parë. Jo rastësisht sezonin e kaluar Ribaj ka qenë shënuesi më i mirë i ekipit simpatik të kategorisë së dytë, Vlora dhe jo rastësisht ai ka qenë sërish në vëmendjen e drejtuesve fierakë për ta thirrur dhe rikthyer pranë skuadrës mëmë.

Sulmuesi do t’ua shpërblente besimin që në debutimin e tij në këtë sezon trajnerit të tij dhe drejtuesve të tjerë të skuadrës, jo vetëm duke shënuar të vetmin gol të ndeshjes, por duke qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës për të dyja skuadrat, edhe pse ka luajtur jo më shumë se 35 minuta në fraksionin e dytë. “Ju e patë Ribajn se si luajti. Ai ka qenë ndikues në lojën e skuadrës sonë në ndeshjen ndaj Shkumbinit. Duhet përgëzuar për atë që bëri në fushë,” ? vlerëson trajneri Karishik.

Ndërsa vetë futbollisti, përmes emocioneve të ligjshme që të jep një gol me vlerën e tri pikëve në superligë, shprehet se ndihet më tepër i entuziazmuar që fitoi Apolonia: “Nuk mund ta fsheh gëzimin për shënimin e golit, aq më tepër që ka qenë ndeshja ime e parë për këtë sezon. Në pankinë kam vuajtur bashkë me skuadrën mungesën e fatit dhe të golit.

Kam ndjerë peshë dhe përgjegjësi kur jam futur në fushë dhe nuk kam menduar për asgjë tjetër. Fati ishte me mua në këtë ndeshje, por duhen falënderuar dhe shokët e skuadrës për kontributin e dhënë, pasi ka qenë pa dyshim dhe merita e tyre që çoi në rritjen e presionit ndaj kundërshtarit dhe dhuroi atë moment ku unë shënova. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e kësaj skuadre fituese dhe që kam shënuar emrin e golashënuesit në protokollin e kësaj ndeshjeje. Nuk trembem aspak dhe nuk do të hezitoj që të shënoj sa herë që të mundem.”




Qirjako: S’do lejojmë të na shkelin djersën

Takimi në Ersekë është pritur me mjaft interes nga publiku i shumtë kolonjar. Sportdashësit kolonjarë, duke qenë takimi i parë në gjithë historinë e vet 83-vjeçare që ndesheshin me kampionët e Tiranës, e prisnin me mjaft interes këtë takim, që filloi me një festë, por nuk mbaroi e tillë dhe kjo për faktin se treshja e gjyqtarëve nga Lezha kanë qenë gjatë gjithë lojës e angazhuar për të fituar ekipi i Tiranës, kjo gjithmonë sipas drejtuesve të Gramozit. Për këtë takim nuk ka vonuar dhe deklarata e trajnerit kolonjar, Ilir Qirjako, i cili ka mbetur tepër i zhgënjyer dhe tejet të befasuar nga mënyra e gjykimit.

“Pasi kemi parë ndeshjen me qetësi, kostantuam se gjykimi ishte tepër i njëanshëm gjatë gjithë takimit. Në 4-5 raste të pastra për shënim, duke filluar që nga rasti i Dos Santos në momentin e penalltisë dhe të dy-tri pozicioneve jashtë loje të parregullta nga vendimi i asistentit. Por më fatale ka qenë momenti i 11-metërshit në dëm të Dos Santosit, por edhe ndëshkimi që i duhej bërë Devollit me karton të kuq, pasi një karton e kishte marrë më parë, por gjyqtari nuk e dha asnjëherë gjykimin korrekt.

Duke qenë fillimi i kampionatit, nuk do lejoj gjyqtarë që të shkelin djersën e futbollistëve, ndjenjën e kolonjarëve dhe investimin e presidentit. Jo sepse e bëj këtë për punë presioni, por do të ketë pasoja. Ne kemi arritur në këtë kategori falë punës dhe sakrificave tona, duke mos na e falur asnjeri superligën, por këtë e morëm me meritë dhe duam të qëndrojmë në superligë thjesht me meritë dhe drejtësi, duke mos kërkuar asnjëherë mbështetjen e gjyqtarëve.

Sa i përket nivelit të lojës, ekipi ynë është për ta përballur superligën dhe them se do ta realizojmë objektivin. Ne do të kërkojmë drejtësi dhe nuk do të lejojmë që të tallen me tifozërinë kolonjare. Ne vërtet nuk jemi ekip i madh, por nuk do të lejojmë që të na shkelin me këmbë të tjerët. Ne duam që të luajmë futboll, ashtu siç duan të gjithë,” - thotë ndër të tjera jo pak i irrituar trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:42

UFA Sport blen Superligen
17/09/2009 20:00

Pas rreth dy muajsh bisedimesh, kompania UFA Sport ka firmosur kontraten per menaxhimin e te drejtave televizive me shumicen derrmuese te klubeve shqiptare dhe Federaten Shqiptare te Futbollit.

“Na u desh shume kohe deri ne arritjen e kesaj marreveshjeje, megjithate dua te falenderoj te gjithe aktoret qe bashkepunuan. Pas 24 oresh do te filloje edhe tenderi i per televizionet e kompanite per te blere te drejtat. Do te kemi 2 paketa, njeren per transmetim ndeshjesh drejtperdrejt dhe nje per permbledhjen e golave. Ka pasur interes sidomos ne Greqi ku kane filluar bisedimet me nje kompani e cila eshte shume prane finalizimit te nje marreveshjeje 1-vjecare, por ka interes edhe ne Turqi, Kosove apo ne te gjitha shtetet ku ka emigrante shqiptare”, shprehet perfaqesuesi i UFA Sport ne Shqiperi, Kostas Elefteriadhis.

Perfaqesuesit e klubeve e kane cilesuar marreveshjen si nje hap historik e shume pozitiv, aq me teper kur perfitojne nga 30 mije deri ne rreth 80 mije euro. Tirana ende nuk eshte bere pjese e kesaj kontrate pasi nuk ishte e pranishme ne takimin e fundit te paleve qe firmosen marreveshjen. Gjithashtu do te mungoje dhe Dinamo qe ka nenshkruar nje marreveshje individuale.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:45

Flamurtari, fitore me Teuten ose gjobe


Situata është shumë shqetësuese në kampin vlonjat







Pas fitores së bujshme kundër Tiranës (1-3) në kryeqytet, Flamurtari pësoi dy humbje rresht, me Dinamon (0-3) në Vlorë dhe Skënderbeun (1-0) në Korçë. Situata është shumë shqetësuese në kampin vlonjat, dhe burime nga klubi kuqezi thonë se drejtuesit kanë paralajmëruar se nëse Flamurtari nuk fiton me Teutën, për lojtarët do të ketë gjobë të majme dhe heqjen e një rroge për të gjithë. Flamurtari sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë.

E Enjte, 17 Shtator 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:56

Kotorri: Në Shkodër kanë rëndësi pikët, jo loja


Autori: Andi Matraxhiu
Data: 17/09/2009
Version Print


“Më mirë le të fitojmë duke luajtur keq, sesa të mundemi kur luajmë shumë mirë”

Portieri Elvis Kotorri e ka nisur në një formë të mirë sportive edicionin 2009-2010, duke treguar vlera mjaft të mira në këtë startim kampionati. 3 ndeshje, vetëm një gol të pësuar, edhe ai nga një goditje këndore, ku portieri dinamovit në Krujë s’mund të bënte asgjë. Në fillim të sezonit, “gardiani” elbasanas ka dhënë një pretim: “Do të jem portieri që do të pësoj më pak gola këtë sezon.” Ky ishte dhe basti i vënë nga nr.1 i Dinamos. Ndeshja ndaj Teutës tregoi edhe një herë lartësinë e duhur që Kotorri disponon, pasi jo vetëm ndërhyrja dicizive në goditjen standarde të Muçollarit, por gatishmëria e tij ka qenë 100% në çdo moment të sfidës.

Teuta: “Ndeshja me Teutën ishte një fitore me vlera për ne. E dinim që do të ishte e vështirë, pasi Teuta gjithnjë na ka krijuar “pengesa”, por kësaj here dolëm me tripikëshin në xhep. E vlerësojmë skuadrën e Teutës për grupin që ka edhe për traditën e saj. Të gjithë na kritikuan për një fitore të vuajtur, por unë kam mendimin që më mirë të fitojmë duke luajtur keq, sesa të japim spektakël dhe në fund të dalim duarbosh nga fusha e blertë,”- citon Kotorri.

Vllaznia: Ndërkohë, dinamovitët nuk kanë më kohë të gëzojnë, pasi sfida me Vllazninë po “troket në derë”. Në drejtimin e Zllatko Daliçit, në sezonin e shkuar dinamovitët do të arrinin të fitonin me një 11-metërsh të Sebino Plakut, në minutat e fundit të takimit. Por heroi i asaj sfide pa dyshim ka qenë Kotorri, i cili neutralizoi 2 herë radhazi 11-metërshin e sulmuesit Vioresin Sinani: “Nuk mund ta konsideroj veten një “mace të zezë” për Sinanin, sepse vlerat e tij i di e gjithë Shqipëria, nuk është nevoja që t’i vë unë evidencë.

Penalltitë e pritura një sezon më parë tashmë i përkasin së kaluarës. Kemi një ndeshje tjetër të rëndësisshme, të cilën mendoj se duhet ta vlerësojmë në maksimum për të arritur një rezultat pozitiv. Siç e thashë më lart, më tepër rëndësi për ne ka rezultati sesa loja. Por kjo nuk do të thotë se ne do të kërkojmë të luajmë keq. Pa dyshim që të gjithë çunat do të japin më të mirën e tyre. Është një sfidë që e ka motivimin brenda për vetë emrin dhe traditën e kundërshtarit.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:56

Premtimi: “Sigurisht, në fillim të sezonit kam premtuar se do të jem portieri që do të pësoj më pak gola në këtë kampionat dhe këtë objektiv do ta arrij falë punës personale, por edhe forcës së grupit, me në krye kapitenin Arian Pisha. Gjej rastin të falënderoj edhe trajnerin tim Ilir Bozhiqi, i cili është duke bërë një punë të mrekullushme, frytet e së cilës janë duke u parë që në këtë fillim të kampionatit. Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të ulim kokën në stërvitje për të vazhduar rrugën e gjatë drejtë kampionatit.”

Tifozeria blu: “Tifozët tanë duhet të binden që kjo Dinamo është ndërtuar për titullin kampion dhe avash-avash jam i sigurt që ata do të jenë më të shumtë në përkrahjen tonë. Unë i falënderoj ata për mbështetjen që më kanë dhënë, sepse ndihem shumë i vlerësuar dhe i përkrahur gjatë kohës që aktivizohem te Dinamo. Ata janë pjesë e suksesit tonë, pasi janë prezentë si në ndeshjet në shtëpi, por edhe në transfert,”- ka mbyllur prononcimin e tij për “Sportin shqiptar” portieri i Dinamos, Elvis Kotorri.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:56

Allmuça pa probleme, bashkohet me grupin

Pasi ka munguar ditën e martë në seancën stërvitore, dje mesfushori Igli Allmuça ka qenë pjesë e skuadrës së Dinamos në stërvitje. Lojtari në fjalë kaloi një gjendje të lehtë gripale, por tashmë është bashkuar me grupin dhe do të jetë plotësisht i gatshëm në urdhërat e stafit teknik të Dinamos për ndeshjen e radhës në Shkodër me Vllazninë.

Putinçanin, nga dëmtimi në formacion

Mbrojtësi i djathtë i Dinamos, Marko Putinçanin, pas dëmtimit ndaj Teutës, që i kushtoi dhe daljen nga loja në minutën e 14-të, dje është bashkuar me grupin në stërvitje duke luajtur si titullar në ndeshjen e kontrollit. Hematoma e krijuar në gjurin e tij, falë punës së mirë të stafit mjekësor, është kaluar tashmë dhe nr.21 i Dinamos pritet të jetë titullar ndaj Vllaznisë.

Blutë testohen në një ndeshje kontrolli

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:57

Klubi vendos autobusë për tifozët

Interesimi për ndeshjen e “Loro Boriçit” duket i madh në krahun e tifozerisë dinamovite, e cila pritet të jetë në një numër të konsiderueshëm në Shkodër për të përkrahur skuadrën e zemrës. Ndërkohë, presidenca dinamovite ka menduar për fansët e skuadrës dhe nga burime të besueshme të klubit mësohet se në dispozicion të tifozëve dinamovitë do të ketë autobusë për udhëtimin drejt Shkodrës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 20 Sep 2009 , 00:25

Kampionati: Kryesfidat mbyllen në paqe, Ada damkos Partizanin 5-0


Autori: editor
Data: 19/09/2009
Version Print


Java e katërt e Superligës u mbyll me dy barazimet e kryesfidave të kreut të renditjes, Tirana-Besa 0-0 dhe Vllaznia-Dinamo 0-0. Dy barazime të bardha, që i mbajnë dinamovitët dhe verdhezinjtë në krye të renditjes, me kuota të barabarta, nga 10 pikë, ndërkohë që pranë u është afruar një debutuese në superligë këtë edicion, Skënderbeu i Korcës, me 9 pikë. Dy stadiumet, prej nga pritej të ndryshonte sadopak kahje kreu i renditjes, “Qemal Stafa” dhe “Loro Borici” i kanë ndarë në paqe rivalët, në dy ndeshje të luftuara fort, por pa mundur dot të dalë te goli asnjëra palë. Konkretisht, Tirana, kampionia në fuqi, ka djersitur shumë, ka fituar edhe një penallti, por nuk ka fituar. Nëse ka ndodhur kjo, sepse Sefa ka ekzekutuar në mënyrë diletante penalltinë, duke e dërguar topin në duart e portierit kavajas, Shehi, por edhe sepse verdhezinjtë janë kujdesur shumë për të mos pësuar. Dukej qartë se për ta edhe barazimi vlente shumë. Ndaj ia kanë bërë hyzmetin dhe ia kanë dalë mbanë, duke marrë një pikë të cmuar në këtë transfertë mjaft të vështirë. Tirana ka luajtur mirë, në përgjithësi, e ka dominuar lojën, por ka vuajtur në finalizim. Në sulmin bardheblu bie në sy vetëm Abilaliaj, që tërheq përpara, ndërsa Malindi është në hije. Përpiqet të bëjë dicka mesfusha, por edhe ajo nuk ka një finalizues të mirëfilltë. Futja në lojë e Muzakës dhe e Abrahamit, në pjesën e dytë, i kanë dhënë një tjetër ritëm lojës së bardhebluve, por sërish mungon konkluduesi, ai që do ta dërgojë topin në rrjetën e Shehit. Dhe pot ë kesh parasysh se Tirana nuk arriti ta bëjë dot këtë gjë edhe përmes penallzisë, së fituar nga Abilaliaj, imagjino pastaj se sa në gjendje ishte ta bënte këtë përmes aksioneve. Besa u tregua rracionale në lojën e saj, qëndroi me këmbët në tokë, nuk preferoi të bënte “të fortin” me kampionët në fuqi, strategji e cila i dha asaj 1 pikë. I njëjti rezultat u rregjistrua edhe në Shkodër, ku Vllaznia priti Dinamon kryesuese. Kuqeblutë nuk mundën të merrnin dot fitoren, aq shumë të dëshiruar në qytetin verior, sa për ngathtësi të tyre, po aq edhe për meritë të Dinamos. Kjo e fundit ka pasur si qëllim kryesor gjatë 90 minutave të mos pësonte gol, pastaj, me anë të kundërsulmit, të merrte c’të mundte. Dhe në fakt, përmes kësaj mënyre loje, i është afruar disa herë golit.

Ndërkohë, në orën 16:00, kanë startuar ndeshjet e tjera të superligës, ashtu si edhe ndeshjet e kategorisë së parë. Java e katërt e superligës ka rregjistruar fitoret e para të dy skuadrave, si Laci dhe Shkumbini. Kurbinasit kanë mundur 3-2 Apoloninë e Fierit, me 3 gola të shënuar nga kapiteni Julian Brahja, ndërkohë që bardhekaltrit peqinas kanë mundur 1-0 Kastriotin, me golin e sulmuesit të tyre, Mustafaraj. Goditje të rëndë ka marrë Flamurtari, brenda në fushën e tij, teksa është mundur 3-0 nga Teuta e Durrësit. Rezultat ky, që tregon se skuadrën vlonjate po e përndjek humbja e thellë 8-1 ndaj Motheruellit në Skoci, në Kupat e Europës. Trajneri Memushi është larguar nga stoli vlonjat, kështu që Flamurtari prêt të mësojë tashmë emirn e ri të trajnerit. Zhgënjimi në kampin vlonjat është i madh, aq sa tifozët e këtij qyteti kanë kontestuar fuqishëm stafin teknik dhe lojtarët në përfundim të 90-minutave të lojës. Në juglindje, në qytetin e Korcës, Skënderbeu vendas ka triumfuar në derbin me Gramozin, duke shënuar plot katër gola, tre nga të cilët mbajnë firmën e Cajkut. Goli i nderit për miqtë, në fitoren 4-1 të “ujqërve të dëborës”, është shënuar nga Sadiku.

Sa i takon javës së katërt të kategorisë së parë, ia vlen të evidentohet turpërimi i Partizanit në Velipojë, teksa ka humbur 5-0 ndaj Adës. Një tjetër njollë e turpshme kjo për një legjendë të futbollit shqiptar, që tashmë nuk dihet se ku do të ndalet në këtë rrugë pa krye, në këtë tunel, në fund të të cilit nuk duket aspak dritë. Vetë rezultati flet vetë, më shumë se cdo koment tjetër për Partizanin. Fitore të cmuar ka siguruar edhe Kamza, ndaj ekipit kryesues të Lushnjës, me një gol të shënuar nga një ish-lojtar i lagunarëve, Okeljan Baze. Më poshtë, në mënyrë telegrafike, ja pasqyra e plotë e ndeshjeve të javës së katërt, për Superligën dhe Kategorinë e Parë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 20 Sep 2009 , 00:26

urime ades.

ishalla po na vjen ne superlige vitin tjeter :D :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 20 Sep 2009 , 00:32

Superliga, humbet Flamurtari, iken Memushi
19/09/2009 19:40

Teuta ka shkaterruar 3-0 Flamurtarin ne Vlore, humbja e trete kjo ne 4 javet e para qe detyron trajnerin Eqerem Memushi te jape doreheqjen nga drejtimi i skuadres vlonjate.
Golat per ekipin e drejtuar nga Mirel Josa u shenuan nga Hodo dhe Mocka ne pjesen e pare dhe Mile ne fund te ndeshjes, fitore kjo qe ngjit skuadren durrsake ne kuoten e 6 pikeve.

Pas Gugash Maganit, i larguar nga drejtimi i Shkumbinit ne javen e dyte, Eqerem Memushi behet trajneri i dyte i nje skuadre te Superliges qe jep doreheqjen ne keto javet e para te Superliges.

Nderkohe, Skenderbeu vazhdon me serine e rezultateve pozitive, kete here korcaret kane mposhtur 4-1 Gramozin duke u ngjitur ne kuoten e 9 pikeve me 3 fitore dhe 1 humbje. Protagonisti i ndeshjes ka qene Cajku, qe eshte dhe autori i tre golave ne porten e Gramozit.

Laci ka marre fitoren e pare kete sezon. Skuadra debutuese ne Superlige ka mundur ne fushen e vet 3-2 Apolonine fale golave te Brahjas dhe Malos.

Edhe Shkumbini ka marre 3 piket e para. Peqinasit kane mposhtur 1-0 Kastriotin qe 30 minuta i luajti me 10 lojtare pas daljes me te kuq te Shametit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 20 Sep 2009 , 20:49

Tirana humb penalltinë, Besën merr barazimin


Autori: Erion Saliu
Data: 20/09/2009
Version Print


Tirana - Besa 0-0

Tirana: Korunovski, Sina, Osmani, Pashaj, Ahmataj, Devolli, Lilaj, Karabeci, Sefa (Abraham 65?), Malindi (Hajdari 85?), Abilaliaj (Muzaka 65?). Trajner: I. Lonçareviç

Besa: Shehi, Dragusha, Vrapi, Arapi (Leci77?), Fagu, Babamusta, Mihani (Hasalla 80?), Poçi, Mancaku, Çikalleshi, Xhafaj, Tr.Sh.Duro

Gjyqtarë: S. Jareci, D. Rexha, E. Doda (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Osmani, Ahmataj, Vrapi, Arapi, Poçi



Radiografia…

1?- Xhafaj gjuan diagonal me portën e kampionëve, por topi përfundon jashtë kuadratit.

7?- Tirana i ka të gjitha mundësitë që me anë të Pashajt të shënojë, por në momentin e fundit Vrapi shpëton portën e vet nga rreziku.

10?- Mancaku provon me një gjuajtje nga distanca, por mbi tranversën e Korunovskit.

12?- Mihani në hyrje të zonës gjuan me të majtën, por topi devijohet nga një fanellë bardheblu.

27?- Fagu kroson në zonë për Çikalleshin, që me kokë e dërgon topin mbi traversën e Korunovskit.

30?- Goditje nga distanca për Tiranën, Abilaliaj gjuan mjaft bukur, por pret me vështirësi Shehi.

31?- Malindi në hyrje të zonës gjuan fort, por jashtë kuadratit të portës kavajase.

37?- Abialiaj pengohet në zonë dhe gjyqtari Jareci jep 11-metërsh. Sefa gjuan, Shehi nuk e lë topin të hyjë në rrjetë, “sfera” kthehet sërish te Sefa, që kësaj radhe e dërgon mbi traversë.

50?- Sefa triblon tre lojtarë të Besës, pason për Karabecin në zonë, ku përballë portierit kavajas, në vend që të shënonte e dërgon topin jashtë vijës fundore.

56?- Gjuan Mancaku i vetëm përballë portës së bardhebluve, pret Korunovski.

72?- Xhafaj në hyrje të zonës gjuan, kësaj radhe është shtylla që e shëpton Tiranën.

76?- Sina kroson bukur në zonë për Malindin, që me roveshatë e dërgon topin jashtë kuadratit të portës së Shehit.



Komenti

Tirana nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në përballjen e zhvilluar dje në “Qemal Stafa”. Gjatë takimit janë parë defekte sidomos në mesin e fushës në radhët e kampionëve dhe një nervozizëm për ta nxjerrë golin sa më shpejt. Loja ka nisur me një minutë heshtje në kujtim të futbollistit shqiptar, Brian Filipi, që humbi jetën një ditë më parë aksidentalisht në Itali. Të dyja skuadrat e nisin me vrull takimin, ndërsa janë miqtë ata që “komandojnë” lojën në minutat e para. Rastin e parë e ka krijuar ish-sulmuesi i kampionëve, Xhafaj, i cili nuk ka shënuar por sa ka rrezikuar. Pas tij është Pashaj, që i ka të gjitha mundësitë për të shënuar, por mbrojtësi Vrapi bëhet “shpëtimtari” i Besës dhe topi i gjuajtur prej Pashajt është larguar nga Vrapi. Më pas është Besa që merr “frenat” e lojës në dorë, janë disa raste të miqve me protagonistë kryesorë Mancakun, Mihanin apo Çikalleshin që i kanë të gjitha mundësitë për të shënuar, por gol nuk ka. “Zgjohet” Tirana dhe është sulmuesi Abilaliaj, i cili ka gjuajtur mjaft bukur, por “sfera” përfundon jashtë kuadratit të portës kavajase. Minuta e 37-të do të ishte fatale për Besën. Abilaliaj pengohet në zonë nga Dragusha dhe Jareci jep 11-metërsh. Sefa përballë Shehit i ka të gjitha mundësitë që të kalojë Tiranën në avantazh, por topi i tij një herë pritet nga portieri durrsak i Besës, ndërsa herën e dytë mesfushori i bardhebluve e dërgon mbi traversë. Humbja e këtij 11- metërshi ka sjellë “panik” te lojtarët dhe stafi. Me kaq mbyllet pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë janë sërish kampionët që kërkojnë të shënojnë, kësaj radhe i kanë të gjitha mundësitë me anë të Karabecit, por ky i fundit ka bërë më të vështirën, në vend që të dërgonte topin në rrjetë e ka nxjerrë jashtë vijës fundore. Lonçareviç nxjerr nga loja Abilaliajn e dëmtuar lehtë dhe në vend të tij fut Muzakën, ndërrim që është kontestuar gjatë edhe nga tifozeria bardheblu, por edhe Sefa ia lë vendin Abrahamit. Këto ndërrime sjellin freski në radhët e kryeqytetasve, që edhe pse pa një sulmues të mirfilltë dhe me një Malind paksa të tërhequr kërkojnë golin e avantazhit. Ndërkohë, Besa nuk e ndal hovin, kërkon që të mos largohet pa tri pikë nga “Qemal Stafa”. Pak minuta para se të përfundojë e gjithë sfida, Xhafaj del i vetëm përballë Korunovskit, por vetëm shtylla e ka ndalur golin e vlonjatit. Minutat e mbetura dhe ato shtesë janë vetëm për statistikë, pasi të dyja skuadrat e kanë përqëndruar lojën në mesin e fushës. Kështu takimi ka përfunduar në barazim, që më shumë se kampionët ka kënaqur miqtë, të cilët kanë tri pikë më shumë se Tirana dhe vazhdojnë të mbeten në krye të klasifikimit.



Deklarojnë…

Ilija Lonçareviç, trajner i Tiranës: Ishte një “derbi” i vërtetë. Sërish pashë shenja nervozizmi te ekipi im. Rastet nuk na munguan në takimin e sotëm, duhet të kishim shënuar, megjithatë edhe barazimi nuk është keq, duke parë edhe nivelin e sfidës. Edhe kundërshtari pati rast, por nuk mundi të shënonte. Pavarësisht gabimeve që kemi bërë sot, unë kam besim se ekipi në vijim do të ngrihet dhe do të kemi rezultate akoma më të mira.



Shpëtim Duro, trajner i Besës: Kur luan përballë Tiranës ke një ngarkesë të madhe psikologjike, pasi pavarësisht situtatave është një skuadër kampione. Kemi treguar sot se do të jemi në radhë me ato ekipe që do të synojnë titullin. Ka pasur momente që kemi luajtur më mirë se kundërshtari në të dyja pjesët. Barazimi për ne është rezultat pozitiv. Për sa i përket deklaratës që unë kam bërë gjatë javës, e kam thënë, dhe me shkak normalisht, se te Tirana ka shumë lojtarë nga Partizani, pasi tregu i sotëm kështu e ka. Por Tirana nuk do vetëm trajner nga Partizani.



Të veçanta

- Në tribunën vip ka pasur mjaft personalitete, binin në sy presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi si dhe presidentët e dy ekipeve, Refik Halili dhe Nexhat Bizhdili, sekretari i FShF-së, Prodani dhe zv.presidenti i Federatës, Bujar Kasmi.

-Gjashtë autobusë të adhur nga qyteti i Kavajës me fansa të Besës, të cilët e kanë mbështetur shumë ekipin e tyre të zemrës. Ndryshe nga dy takimet e tjera, dje ka pasur një numër më të madh spektatorësh që ndoqën sfidën.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 20 Sep 2009 , 20:54

Apolonia bën lojën, por Laçi merr fitoren


Autori: Altin Preci
Data: 20/09/2009
Version Print



Laçi - Apolonia 3-2

Shënues: Brahja 26?, 41?; Sead Haxhibuliç 30? (11-m); Bërkiç 45?; Malo 70?



Laçi: Llani, Çela, Brahja, Kastrati, Nino, Kaja, Veliaj, Sefgjini (Malo 53?), Mustafaraj (Bllaca 92?), Jushi, Nora (Maho 87?). Trajner: S. Nica.

Apolonia: Hoxha, Elmazi (Ribaj 80?), Shoshi, Ferizoviç, Grami, Ragipoviç, Semir Haxhibuliç, Capo (Dhrami 71?), Hoti (Meto 15?), Bërkiç, Suad Haxhibuliç. Trajner: E. Karishik.

Gjyqtarë: A. Janku, A. Pregja, G. Qirici (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Sefgjini, Grami, Sead Haxhibuliç, Malo



“Radiografia”

7?- Eshtë laçiani Jushi, i cili ka gjuajtur nga larg, por pa problem për portierin mik.

12?- Kundërpërgjigjet Apolonia me anë të Sead Haxhibuliç, por Llani është treguar i vëmendshëm duke pritur topin.

16?- Nora gjuan, duke vënë në provë portierin Hoxha, i cili ka pritur i sigurt.

26?- Brahja ka lënë mbrojtjen, duke kaluar në zonën e rreptësisë së Apolonisë dhe më pas ka pritur një harkim të bukur të Mustafarajt, është hedhur mbi kokat e futbollistëve fierakë dhe ka kaluar Laçin në avantazh 1-0.

29?- Brkiç është penguar në zonën e rreptësisë kurbinase nga Sefgjini dhe aty gjyqtari Janku ka treguar pikën e bardhë të penalltisë.

30?- Sead Haxhibuliç ka gjuajtur bukur nga pika e penalltisë dhe ka barazuar rezultatin për Apoloninë në 1-1.

47?- Brkiç është gjendur i vetëm përballë Llanit, por portieri vendës ka pritur i sigurt, duke shmangur një gol pothuajse të shënuar.

38?- Capa ka vënë përsëri Llanin në provë ndërsa ka gjuajtur, por Llani ka pritur.

41?- Brahja është shfaqur përsëri në zonën e rreptësisë së Apolonisë. Eshtë Sefgjini që ka harkuar në zonë dhe përsëri mbrojtësi laçian ka goditur bukur topin, duke kaluar sërish Laçin në avantazh në 2-1.

45?- Brkiç ngrin buzëqeshjen e kurbinasve, duke barazuar përsëri rezultatin 2-2 në fundin e pjesës së parë.

60?- Fierakët rrezikojnë me anë të Metos, por gjuajtja e tij kalon pranë shtyllës pingule të Llanit.

70?- I sapofuturi në pjesën e dytë, Malo, ka kaluar në avantazh Laçin, duke shënuar golin e tretë, pas një asisti të Norës dhe 3-2 për Laçin.

82?- Maho, i vetëm me portierin, gjuan jashtë kuadratit të portës së Hoxhës.



Komenti

Laçi-Apolonia ka qenë një ndeshje emocionuese deri në fund të 90 minutave. Madje vendësit i kanë kërkuar në fund kryesorit të takimit mbylljen e ndeshjes, duke pasur frikë se do të ndëshkoheshin sërish nga Apolonia, e cila në pjesën e dytë është rritur dukshëm në lojën e saj, duke u bërë agresive, të paktën për të marrë një pikë. Takimi në pjesën e parë ka qenë i barabartë, ku të dy ekipet kanë luajtur një ndeshje të hapur, duke kërkuar në provë të dy portierët respektivë. Në fakt ata kanë pritur mjaft, por edhe kanë pësuar nga dy gola secili. Ndërsa fillimi nuk ka qenë i vrullshëm, dalëngadalë loja fillon të rritet, pasi sulmuesit e të dy ekipeve bëhen më agresivë. Të parët që kanë dhënë alarmin e një sulmi të rrezikshëm kanë qenë fierakët, por gjuajtjet e tyre janë pritur nga Llani. Ndërsa në minutën e 26-të është mbrojtësi Brahja, i cili duket se ka qenë në një ditë të mirë, që kaluar në avantazh ekipin laçian. Me këtë rezultat nuk pajtohen fierakët, të cilët arrijnë të marrin një penallti dhe në minutën e 30-të barazojnë ndeshjen 1-1 me anë të Sead Haxhibuliçit. Ndërsa pritej që pjesa e parë të mbaronte me këtë rezultat, është përsëri Brahja që ka arritur të kalonte përsëri kurbinasit në avantazh. Një dopietë e Brahjes, e rallë kjo për një mbrojtës në kampionatin shqiptar. Por kur nuk e bëjnë sulmuesit, atëherë dikush duhet të shënojë. Një minutë para përfundimit të pjesës parë, është Apolonia, e cila duke qenë më kërkuese dhe me insistim për të gjetur golin e barazimit që në këtë pjesë, e arrin me anë të Brkiç, duke vënë në barazpeshë çdo gjë. Pjesa e dytë nis më e bukur për fierakët, të cilët kërkojnë kalimin në avantazh, por hasin një lojë mbrojtëse të fortë të vendësve dhe shpeshherë të dhunshme, duke mos lejuar futbollistët e Apolonisë të luanin qetësisht. Edhe pse Apolonia ka kërkuar me insistim të kalonte në avantazh, janë vendësit që e kanë arritur këtë përsëri në minutën e 70-të, me anë të Malos. Pas kësaj minute Laçi mbyllet në mbrojtje, në ruajtje të rezultatit, ndërsa është Apolonia që dikton në fushë, por pa mundur dot të shënojë në portën e Llanit. Laçianët vonojnë rifillimin e lojës gjatë goditjeve të dënimit dhe për më tepër gjatë ndërrimeve, duke humbur minuta të tëra për të rifilluar lojën. Kjo zbehu disi lojën, ndërsa mbajti vendësit te rezultati i fiksuar 3-2. Kjo është fitorja e parë për Laçin, që e ka ngjitur në kuotën e 4 pikëve, duke e lëvizur nga fundi i renditjes. Kujtojmë që Laçi javës që vjen do të ketë një transfertë të vështirë me Kastriotin, një ndeshje ku kërkohet revanshi. Ndërsa Apolonia mbetet në kuotën e 6 pikëve. Në fakt fierakët meritonin diçka më tepër nisur nga loja që realizuan, por ndoshta duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në pjesën e parë. Java në vijim paraqet një tjetër ndeshje të fortë për fierakët, që edhe pse ndeshen në shtëpi, presin Tiranën kampione.



Deklarojnë:

Stavri Nica, trajner i Laçit: “Jam i kënaqur që dolëm te fitorja, pasi lojtarët kanë qenë të ngarkuar psikologjikisht. Kishim tri ndeshje dhe vetëm një pikë. Luanim në fushën tonë dhe çdo rezultat tjetër komplikonte situatën në renditje. Jam i kënaqur me lojën e futbollistëve dhe impenjimin e tyre dhe shpresoj që në takimet e ardhshme të jemi çliruar plotësisht nga ana psikologjike. Ka akoma punë për të bërë me këtë ekip, por mendoj që shumë shpejt Laçi do i largohet fundit të renditjes.”

Esad Karishik, trajner i Apolonisë: “Nëse në pjesën e parë u luajt pak futboll, në të dytën kjo gjë mungoi fare. Jam i zhgënjyer totalisht për këtë ndeshje, një gjykim skandaloz dhe në Laç nuk u luajt apak futboll. Më vjen keq që nuk mund të flas për futbollin, por për dhunë në fushë dhe një gjyqtarë të paaftë për të drejtuar ndeshje të superligës. Unë mund të them se ka tri ndeshje që ne ndëshkohemi nga gjykimi dhe mendoj që FSHF-ja duhet të ndërhyjë për të parë këtë takim. Ky nuk është futboll i superligës. Për sa i përket rastit të penalltisë të dhënë për Apoloninë, më duhet të shikoj edhe një herë rubrikën sportive, pasi nuk jam i qartë, sepse kisha fushëpamje të kufizuar.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 21 Sep 2009 , 15:50

Magani, “timonieri” i ri i Flamurtarit
21/09/2009 08:00

Flamurtarit i kane mjaftuar 24 ore qe te harroje trajnerin Eqerem Memushi, i cili i dhuroi qytetit te Vlores trofeun e pare pas plot 18 vitesh.

Drejtuesi i ri i stolit kuqezi do te jete Gugash Magani, qe deri ne javen e dyte te ketij sezoni drejtonte Shkumbinin. Paleve i ka mjaftuar nje bisede e shkurter per te gjetur akordin, ndersa prezantimi i trajnerit te ri do te behet sot. Lajmi eshte konfirmuar nga shefi i klubit vlonjat, Geri Cipi. “Gjetem akordin me trajnerin Magani, qe ai te behet pasuesi i Memushit”, theksoi ai.

“Zyrtarizimi i tij do te behet neser (sot), ashtu si dhe prezantimi me skuadren”. Objektivi kryesor i teknikut te ri eshte nxjerrja e bregdetareve nga situata e veshtire ku ndodhen ne kete fillim sezoni. Pas turperimit ne Europa League, me humbjen 8:1 ne fushen e Madheruellit, Flamurtari humbi finalen e Superkupes, ndersa ne kater javet e para te kampionatit ka regjistruar nje fitore ne fushen e Tiranes dhe tri humbje (dy ne shtepi me Dinamon dhe Teuten).

“Ne marreveshjen qe kemi arritur me trajnerin Magani, kerkesa kryesore ka qene kalimi i situates se veshtire ku ndodhemi. Eshte e rendesishme qe skuadra te fitoje besim ne forcat e saj dhe te rikthehet te rezultatet pozitive ne kampionat, theksoi zyrtari i klubit. Opsion per rinovim ne baze te rezultateve? Eshte ende shpejt per te folur rreth kesaj teme. Duhet te punojme hap pas hapi per te rikthyer ekipin ne nivelet e kerkuara. Jane luajtur vetem kater ndeshje dhe kemi shume jave perpara”.
Kryebashkiaku i Vlores, njekohesisht edhe presidenti i klubit Flamurtari, Shpetim Gjika, nuk e kaloi lehte humbjen 0:3 me Teuten e Mirel Joses. Pas ketij rezultati dhe gafave ne fushe, ne gjaknxehtesi e siper ai hodhi dyshime mbi moralin e disa lojtareve qe jane ne kontingjentin e skuadres.

“Pervec largimit te trajnerit Memushi dhe stafit te tij, do te analizojme edhe situaten brenda skuadres, e cila ka pergjegjesi morale per humbjen me Teuten. Ne radhet e Flamurtarit ka elemente te dyshimte, te cilet kane ndikuar negativisht ne rezultatet negative. Askush nuk mund te tallet me fanellen e kesaj skuadre dhe me investimet e medha qe jane bere per Flamurtarin”, ishin fjalet e Gjikes. Edhe pse fillimisht u mendua se do te kishte masa ndeshkimore, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Perkundrazi, Cipi deklaroi se kjo nuk eshte politika qe ndiqet ne klubin bregdetar.

“Flamurtari nuk eshte nga ato klube ku pas cdo humbjeje duhen bere ‘sakrifica’ me largime lojtaresh apo ku merren masa te tjera ndeshkuese. Humbja eshte nje rezultat i pranueshem ne futboll dhe ajo qe duhet te bejme tani eshte te nxjerrim sa me shpejt skuadren nga kriza e rezultateve”, nenvijezoi ai. “Pas doreheqjes se trajnerit Memushi dhe pranimit te saj nga drejtuesit kemi mbyllur nje cikel. Duhet ta kalojme sa me shpejt kete moment te veshtire dhe te gjithe se bashku, me trajnerin Magani te japim maksimumin per te arritur rezultate te mira”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 21 Sep 2009 , 15:51

Mbledhja katër orë, Partizani është përfundimisht në krizë
22 Shtator Xhani, Zhupa dhe lojtarët në debat, pezulloeht Pinari



Partizani i këtij viti është një skuadër që do të mbahet mend gjatë. Është një Partizan i cili luan në kategorinë inferiore, u jep kënaqësi me gjithë respektin të gjithëve për të bërë ndonjë rezultat historik, nuk ka asnjë kacidhe në arkën e klubit dhe mesa duket ka rigjetur dhe atë që i mungonte prej kohësh, debatet brenda grupit. Debate që zakonisht prodhon nëse skuadra është në nivele të larta. Por jo Partizani i bën megjithëse është më keq se kurrë.

Humbja – humbja 0-5 në Velipojë e ka bërë Partizanin të futet në një krizë brenda vetes. Kjo skuadër që ishte tashmë në një krizë të pashoqe ka pasur një element shumë interesant në vitin e shkuar dhe në këtë fillim edicioni. Grupi brenda për brenda funksiononte. Madje shumë kush bëhej xheloz, si ka mundësi kjo skuadër me kaq shumë probleme të kishte kaq shumë harmoni. Deri të shtunën. Një nga humbjet më të shëmtuara së historisë së kuqe, rikthen në skenë, Xhanin. Mbledhje. Katër orë!

Mbledhja – është debatuar gjatë në mbledhjen e djeshme të Partizanit. Trajneri Zhupa i ka kërkuar presidentit që Pinari të mos jetë më pjesë e skuadrës derisa të reflektojë për sjelljen e tij. Sipas Zhupës Pinari e ka ofenduar rëndë dhe ka qenë një nga arsyet kryesore që skuadra humbi toruan dhe humbi për rrjedhojë edhe ndeshjen. Xhani ka ndërhyrë duke konfirmuar Zhupën por duke mos përjashtuar Pinarin. Sipas Xhanit lojtari do të pezullohet dy ose tri javë. Gjatë mbledhjes ka pasur tone të larta mes lojtarëve. Duket se tashmë në skuadrën e kuqe janë krijuar fraksionet.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 21 Sep 2009 , 15:53

Barazimi i Beses, sipas parimit “po s’fitova mos humbas”
22 Shtator Ndeshje e denjë e plot rivalitet



Përtej dëshirës e ambicies për fitore Besa, në transfertën e saj të dytë (e para kishte kaluar me suksesin 2-1 në Peqin), ndaj Tiranës ishte natyrisht me shkallë më të lartë vështirësie. Së pari e impononte këtë emri dhe autoriteti i kundërshtarit, u shpreh sulmuesi i ri i talentuar Sokol Çikalleshi, dhe së dyti edhe rivaliteti i përhershëm e pse jo dhe ndikimi që kishte sjellë pozita aktuale, pak gjë më e mirë që kishte Besa para kësaj sfide, duke kërkuar të ruante medoemos, qoftë edhe me një barazim, statukuonë në kreun e renditjes. Mund ta quajmë një ndeshje nga ato të tipit “po s’fitova mos humbas”, pasi llogaritë e skuadrës sonë në tre ndeshjet e para kishin shkuar në “vaj” e kjo rrjedhë, nënvizoi sulmuesi i ri 19-vjeçar Sokol Çikalleshi (datëlindja 27.07.1990) edhe për këtë arsye nuk duhej “trazuar”...

Barazimi – “Ishte një rezultat që mund të anonte për vetë shndërrimet e herë pas hershme që merrte loja, sa nga njëra skuadër aq dhe nga tjetra. Në fakt Besa është befasuar që Tirana me aq shumë mungesa titullarësh do të kryente atë paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e së shtunës. U mendua paraprakisht se mungesat mund të kishin ndikime të tilla te bardheblutë, që skuadra jonë mund e duhet ti kishte shfrytëzuar më mirë. Por kundërshtarët shfaqën anën e tyre të fortë, karakterin por në rreshtimin te vija e tyre e pasme dublimin me disa lojtarë që vinin nga mesfusha kur ne sulmonim dhe bëheshin barrierë e pakalueshme. Personalisht sa herë vihesha në kontakt me topin gjendesha i rrethuar nga “gardhi” i dendur me dy tre mbrojtës që për ti sfiduar nuk ishte aspak e lehtë. E njëjta gjë dhe për Daniel Xhafën, kur këtë lojtar tiranasit e njohin akoma edhe më mirë, pasi dy kampionatet e fundit ka qenë pjesë e bardhebluve. Pika e marrë ndaj kampiones në fuqi Tirana ka mjaft rëndësi”, theksoi Çikalleshi aq më tepër se dhe Dinamo ka marrë të njëjtin rezultat si ne 0-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë. Éshtë ruajtur e njëjta situatë, edhe pse kemi lënë dy pikë, por ndjekësit tanë më të afërt e kanë shfrytëzuar më mirë rastin për tu ngjitur. Veçanërisht korçarët që me tre fitore e 9 pikë momentalisht duket se po hyjnë në rreshtin e ekipeve pretendente.

Përgjegjësia – “Ishte ndër ndeshjet më me përgjegjësi që kam luajtur sa kohë jam pjesëtar i Besës”, pohoi dje sulmuesi Çikalleshi. “Prania e tifozerisë së shumtë kavajase në Tiranë dhe inkurajimi i tyre i vazhdueshëm, po dhe ultrasve bardheblu, mua si futbollist i ri ma shtonte së tepërmi dozën e mobilizimit. U përpoqa mjaft në lojë. Kërkova që herë pas here t’i jepja shkëndijën e duhur aksioneve sulmuese sa në krahun e djathtë aq dhe në qendër, me harkime e me gjuajtje nga pozicione të ndryshme. Sigurisht që përballë eksperiencës së kundërshtarëve rrjedhimet që merrte loja të detyronin të luaje me përgjegjësi të tillë për të gabuar sa më pak edhe në kontaktet me topin edhe në lojën pa top, pasi Tirana është skuadër që nëse merr epërsi territoriale ushtron presing. Në fakt Besa loja tregoi se Besa ishte e vendosur mjaft mirë dhe pati një rreshtim të tillë taktik që nuk ia ka lejuar bardhebluve në asnjë rast të drejtën e epërsisë në manovrën e tyre. Pa mohuar situatat e rastet që ishin për të dy skuadrat, ndoshta një nga arsyet përse nuk u shënua ishte dhe përgjegjësia e madhe që ndjenin të gjithë në fushë, për lojën por në veçanti për rezultatin”, citoi Cikalleshi në rrëfimin e tij, duke i mëshuar edhe faktit se të tilla ndeshje me përgjegjësi i japin emocione dhe vlera të mëdha futbollit shqiptar. Madje futbollistë të rinj si ai kanë se c;të mësojnë nga grinta e admirueshme që dhuruan të dyja ekipet në luftën për të ia shkëputur fitoren njëra – tjetrës.

Tifozët – “Ata meritojnë komplimente të veçanta. Atmosfera që u krijua prej tyre në shkallët e stadiumit mua më ka impresionuar së tepërmi. Ndeshjet e mëdha të kampionatit vetëm kështu mund të përjetohen, duke pasur sa më shumë tifozë, por mbi të gjitha korrektë e të qytetëruar që sido që të dilte përfundimi i ndeshjes do ta pranonin krejt paq verdiktin e rezultatit. Ishte një takim që mua më ka lënë shumë mbresa”, tha duke përfunduar sulmuesi kavajas Sokol Çikalleshi, sepse loja ishte shumë dinjitoze prej të dyja ekipeve në fushën e lojës po të tillë e bënë takimin në shkallët e stadiumit dhe tifozët e të dyja skuadrave e natyrisht që në atë ambient fantastik i dhanë shkëlqimin e duhur mbrëmjes së të shtunës me penguan e vetëm se nuk u gëzuan maksimalisht. Por qe një barazim që gjithsesi kënaq në këto momente ku ndodhet aktualisht kampionati vetëm pas katër javësh të luajtura...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 01:53

“Kujdes, ata mundën Partizanin!”
25 Shtator Trajneri i Gramshit, Gallo kërkon impenjim maksimale për ndeshjen me Adën





Skuadra gramshiote kërkon që këtë të shtunën të bëjë një paraqitje dinjitoze para publikut të vet dhe vetëm nëpërmjet lojës ekipi do të kërkojë fitoren. Këtë kërkon edhe trajneri i skuadrës, Alpin Gallo nga ekipi i tij këtë të shtunë, në takimin me Adën. Gramshiotët e kanë ende të freskët në imazhin e tyre kur para 2 sezonesh luanin në kategorinë e parë e kur Ada i ka mposhtur ata në të dyja fazat me të njëjtin rezultat, 3-2. Por, duke vlerësuar dhe rezultatin 5-0 që velipojakët morën ndaj Partizanit dhe impenjimi i skuadrës vendase ndaj këtij ekipi që bën surpriza duhet të jetë në kufijtë tejet maksimal. Ndaj dhe ndeshja e kontrollit e zhvilluar brenda grupit duket se në prag të kësaj përballjeje ka qenë tejet luftarake ku e pranishme ka qenë dhe grinta, e cila gjatë ndeshjeve të kampionatit nuk është dukur në ekip ku bën dallim veçanërisht loja e Auisë i cili megjithëse në rolin e qendërmbrojtësit shfaqet dhe si golashënues lojtar ky që vazhdimisht me lojën e tij ka fituar dhe simpatinë e fansave vendas. Të pranishëm kanë qenë dhe kryebashkiaku Zëre dhe presidenti Baholli, të cilët i kanë kërkuar ekipit të tyre vetëm fitoren me Adën. Nga ana e tij, trajneri Gallo ka thënë: “Dua një ndeshje perfekte, vetëm kështu mund të fitojmë ndaj Adës”.

Post Reply