Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 15:55

400 mijë euro për stadiumin e Elbasanit
8 Shtator Gjatë këtij muaji MTKRS pritet që të akordojë rreth 400 mijë euro për përmirësimin e infrastrukturës së impianteve sportive të qytetit të Elbasanit sikurse janë stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" dhe pallati i sportit "Tomorr Sinani". Burime zyrtare konfirmuan se fondi prej 400 mijë eurosh do të shpërndahet sipas nevojave më emergjente që kanë dy impiantet gjigand të sportit në këtë qytet. Afro 300 mijë euro janë parashikuar të shkojnë për investim në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta”, një prej më të rëndësishmëve të vendit tonë. Me këtë fond në stadiumin e qytetit të Elbasanit parashikohet të zgjerohet kapaciteti i trubunave kryesore dhe krijimi i kushteve sa më moderne në këtë pjesë të "Ruzhdi Bizhutës". Ndërkohë që me fonde të tjera së afërmi është parashikuar që në këtë stadium të instalohet edhe impianti i ndriçimit dhe kryerja e disa punimeve të tjera të rëndësishme të cilat kanë si qëllim që stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" ta shndërrojnë në një nga impiantet më të mira të Shqipërisë në të cilin të mundësohet zhvillimi edhe i ndeshjeve ndërkombëtare. Po kështu me një fond prej më shumë se 100 mijë eurosh do të realizohet kryerja e një investimi të rëndësishëm edhe në pallatin e sportit "Tomorr Sinani" të Elbasnait. Sipas zyrtarëve të pushtetit vendor në pallatin e sportit me këtë fond do të mund të përmirësohet infrastruktura në dhomat e zveshjes dhe në disa ambiente të tjera.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 15:59

“Më mirë pres jashtë fushe, se sa brenda”
8 Shtator Gardiani nuk ka pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e para





Portieri i Lushnjës, Mikel Spaho, nuk ka pësuar asnjë gol në këto dy javë të para të kampionatit, ku skuadra verdhëjeshile ka fituar katër pikë, me një fitore në transfertë dhe një barazim shtëpiak. Doreza verdhëjeshile tha se jo vetëm ai, por e gjithë skuadra duhet të jetë me këmbë në tokë duke qenë e vetëdijshme se ka shumë punë për të bërë.



-Një nisje e mbarë për portierin Spaho. Asnjë gol në portën verdhëjeshile. Si ndiheni?

-Unë mendoj se kjo nuk do të thotë asgjë. Janë luajtur vetëm dy javë dhe nuk mund të flasim dot për çudira. Natyrisht që jam i angazhuar totalisht që porta e Lushnjës të pësojë sa më pak të jetë e mundur. Për këtë jam dhe do të jem me këmbë në tokë.

Në këto dy javë kemi dy pikë të humbura për Lushnjën. Skuadra u pa më mirë në transferën me Turbinën. Diferenca ishte shumë e madhe dhe faktori fushë nuk u ndje fare. Natyrisht që Lushnja është një ekip me potencial dhe ne në çdo fushë do të luajmë për të fituar. Tani do të shikojmë sesi do ta luajmë ndeshjen tjetër të shtëpisë, pasi Luftëtari ishte një hap fals. Deri tani kemi treguar se e kemi më të lehtë të luajmë jashtë sesa brënda.

-Nuk duket pak paradoksale të thuash që e kam më të lehtë jashtë sesa në shtëpi?

-Unë do të thosha që është reale dhe jo paradoksale. Në fushën tonë kundështarët do të na luajnë me shumë forca prapa, njësoj si Luftëtari. Detyra jonë është të zhbllokojmë shpejt, të tregojmë forcën, presigun, por dhe të gjejmë mënyrën e duhur për të çarë kundështarët. Në transfertë është ndryshe, luhet hapur. Ndeshja e radhës me Adën është shumë e rëndësishme pasi ata janë një skuadër e përgatitur dhe që praktikojnë një futboll shumë të mirë.

-Një skuadër që dy sezone më parë vuri në rrezik Superioren e Lushnjës me një barazim historik në “Roza Haxhiu”?

-Ne duhet ta shikojmë takimin si një ndeshje e rradhës duke menduar zgjidhjen e problemit që kemi. Si do ta çajmë kundështarin? Këtë të përpiqemi të gjejmë dhe të bëjmë. Nuk luhet për hakmarrje apo për inate të kaluara. Ne duhet të luajmë si profesionistë dhe të arrijmë fitoren.

-Deri tani komentet kanë qenë për një rikthim të shpejtë të Lushnjës. Cili është mendimi juaj?

-Nuk do të lodhem së thëni se duhet të jemi me këmbë në tokë. Kemi shumë punë për të bërë dhe jemi vetëm në fillim të sezonin me dy pikë të lëna rrugës. Skuadra tani pritet të lirohet nga kontraktimi i përgatitjeve dhe marrja e pikëve të plota në çdo ndeshje është një përforcim psikologjik. Nuk duhet të kemi rrjedhje në pikë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 15:59

Kavajasit në delir: Do mundim gjithë Shqipërinë
8 Shtator Start i këtillë në 30 vitet e fundit Besa ka patur vëtëm një herë në sezonin 2007-08



Llogaritë paraprake i japin shanse të mëdha kavajasve për një rrugë pa pengesa,pra në vazhdimin e rezultateve të saj pozitive. Duke filluar nga Laçi ku 3 pikët për të gjithë Kavajën janë të sigurta, me Tiranën në transfertë, ku në mos si në Peqin ku u fitua takimi, barazimi konsiderohet një rezultat krejt natyral dhe madje që mund të vijë pa shumë sforco. Në radhën e mbajtjes në tonus të dëshirës për të kryesuar renditjen, takimet në shtëpi me Skëndërbeun e në transfertë me Gramozin, konsiderohen sërish pa shkallë të lartë vështirësie. Sikundër edhe një dyshe ndeshjesh shtëpiake, që kalendari sikur i ka vënë me porosi, në rresht njëra pas tjetrës në Kavajë. Vizitat e Flamurtarit e Apolonisë janë të mbara, në raport me mundësitë reale për të mos e njohur fjalën “humbje”, deri të paktën në tetë javët e para. Mundet ndoshta të shtyhet diçka edhe për transfertën e Krujës në javën e 9-të. Atje Besa nuk është se nuk ka fituar ndonjëherë, por ka patur edhe raste kur ka humbur për “turp” (ishte ndeshje kupe që u mbyll 0-3) dhe presidenti Bizhdili urdhëroi që autobusi të vinte bosh nga Kruja e skuadra ta bënte rrugën e kthimit në këmbë. Llogaritë me laps të “mprehur” shkojnë deri ta java e 10-të, kur ndeshja me Dinamon në Kavajë që është një ndeshje, e cila do të dëshmojnë se “finalja” e vërtetë e fazës së parë do të jetë pikërisht takimi i 31 tetorit të muajit të ardhshëm.

Historia – Laçin në Kavajë, Besa nuk e ka lënë të bëjë asgjë në të gjithë përballjet e kaluara, në kampionatet superiore. Kështu, që edhe ballafaqimi i radhës më 13 shtator pritet të mos këtë “devijime” prej verdhezinjëve, që duan fitoren e 3-të radhazi. Bilanci momental në 16 takime direkte anon nga Besa, që ka fituar më shumë se gjysmën e tyre (9), dy janë barazime (të dy pa gola 0-0) dhe 5 fitore i takojnë laçianëve. Fitoren më të thellë Besa e ka 4-0 më 19.11.1994, dy janë 2-0, katër nga 1-0 e po dy herë nga 2-1. Golaverazhi 19-3 (+6) është po në anën e kavajasve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 16:00

Vlonjatët, “mjeshtrat” e kartonave
8 Shtator Ashtu si kampionatin e kaluar dhe këtë vit skuadra vlonjate ka qënë e “penalizuar”



Kampionatin e kaluar skuadra e Flamurtarit ishte në vendin e parë përsa i përketë ndëshkimeve të marra. Në 33 javë kampionat janë marr plotë 86 ndëshkime, nga të cilat 77 janë kartona të verdhë dhe 9 janë kartona të kuq. Në krye të listës ka qëndruar mesfushori kroat Robert Alvizh, me 9 katrona të verdhë dhe 2 të kuq. Pas tij kanë ardhur mbrotjësi Beqiri me 9 kartona të verdhë, Brajkoviç me 8, Arifaj 6 e kështu me radhë plotë 19 futbollist të tjerë, të cilët ku më shumë dhe ku më pak formojën “arkivin” më të keq të skuadrës vlonjate për kapionatin e kaluar. Java më keqe në kamponatin e kaluar ka qënë java e dytë me 12 ndëshkime, ku 3 ishin kartona të kuq dhe 9 të verdhë. Nga ky “rekond” më vete për Flamurtarin kuptohet qartë se skuadra është dëmtuar nga mos prania e plotë e futbollistëve titullar në ndeshjet e rradhës, por jo pak e dëmtuar ka rezulutuar edhe arka e klubit, nga shpezimet e bëra për likujdimin e numërit të madh të këtyre ndëshkimeve të marra. Edhe pse pak më ndryshe, por përsëri me shqetësime paraqitet ky fenomen edhe në dy javët e para të këtij kampionati, ku deri tani janë marr 4 kartona të verdhë dhe një i kuq . Sakaj, Zeqiri, Beqiri dhe Bashiç janë futbollistët të ndëshkuarit me kartona të verdhë, kurse Belisha ka përuruar i pari për Flamurtarin kartonin e kuq. Në javën e parë janë marrë dy kartona të verdhë, kurse në të dytën dy kartona të verdhë dhe një i kuq. Por përtej këtyre statistikave, duhet pranuar se ka ndryshim pozitiv, duke krahasuar të njëtën periudhë të dy kampionateve, por përsëri asgjë nuk duhet vlersuar e përfunduar, sepse Flamurtari ka treguar, që në vazhdim “shpërthen” jashtë çdo parashikimi Në një pronocim të bërë me këtë rast, shefi klubit Geri Çipi shprehet: “Në kampionatin e kaluar ndëshkimet e marra nga skuadra jonë kanë qënë problem shqetësues. Shumë më ndryshe jemi paraqitur në dy javët e para të këtij kampionati. Së shpejti, në rregulloren e klubit tonë do të parashikojëm dhe saksione për ata futbollist, që në mënyrë të përsitur dhe pa shkak ndëshkohen me kartona gjatë ndeshjeve të sezonit”, ka përfunduar shefi i klubit Çipi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 16:00

Tirana, pa Memellin s’ka sulm
8 Shtator Të gjithë të bindur në ambientin kampion, duhet rikthyer bomberi që skuadra të bëhet e “dhunshme”



Tirana e këtij fillim sezoni po vuan një sindromë dëmtimesh që duket se i është kthyer në kronike pasi kur u mendua që disa nga lojtarët e dëmtuar do të riktheheshin së shpejti, në njërin krah ka humbur shërbimet e qëndërmbrojtësit Dabulla e në krahun tjetër Muzaka e Malindi mund të mos jenë të gatshëm që në ndeshjen e rradhës me Gramozin. Dhimbje koke për trajnerin Lonçareviç dhe reparti për të cilin mungojnë alternativat është sulmi. Pritet rikthimi i Migen Memellit për ti dhënë një tjetër “fytyr” vijës së parë të sulmit. Golashënuesi më i mirë i Tiranës në sezonin e kaluar i ka munguar skuadrës që prej ndeshjes së fundit në sezonin e kaluar ku pësoi një dëmtim dhe për momentin vazhdon të qëndrojë në Belgjikë ku prej më shumë se një muaji po vazhdon fazën riaftësuese. Do të rikthet në Tiranë në datën 13 shtator dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Lonçareviç që në javën e katërt të kampionatit ku bardhebluve do ti duhet të përballen me Besën e Kavajës por duhet parë nëse do të ketë kondicionin dhe formën e duhur për tu aktivizuar 90 minuta.

Sulmi – Për momentin, Tirana ka në dispozicion vetëm Arbër Abilaliajn në sulm dhe në dy ndeshjet e para, vlonjati ka arritur të realizojë vetëm një gol. Ka qenë i vetëm në sulm dhe për këtë arsye nuk mund ti vihet faj dhe duhet pritur që skuadra të bëhet më ofensive që Abilaliaj të luajë më afër portës e të gjejë rrugën e golit. Malindi, Muka dhe Memelli janë tre lojtarët që pritet të rikthehen nga dëmtimet. Malindi dhe Muka mund të aktivizohen si sulmues të dytë ndërsa për Memelli është ai që pritet më shumë edhe nga vetë trajneri pasi luan në qëndër të sulmit dhe mund të ndryshojë shumë në lojë përsa i përket fazës ofensive.

Alternativat – Rikthimi i Muzakës, Mukës, Malindit, Memellit por dhe aktivizimi i Karabecit në formacion mund të bëjë që bardheblutë të jenë një tjetër skuadër në javët në vazhdim dhe reparti difensiv të jetë më i plotë. Aktivizimi i Muzakës në linjën e djathtë të mesfushës, por dhe një sulm me dy lojtarë sulmues të deklaruar mund të bëjë një Tiranë që shënon më shumë. Trajnerit Lonçareviç për momentin i duhet të presë rikthimin e disa lojtarëve për të zgjedhur më pas se cila do të jetë dyshja e sulmit.

Memelli – Sulmuesi 29-vjeçar është futbollisti që te Tirana të gjithë presin të rikthehet pasi ai është kthyer në një pikë referimi për këtë skuadër. Për momentin bardheblutë nuk e kanë një lojtar tipik goli ndërkohë që në skuadrat rivale si Dinamo, Besa e Vllaznia nuk mungojnë këta lojtarë. Dinamovitët kanë Plakun, Bakaj e Sefa ndërsa kavajasit kanë Xhafën e Mancakun ndërsa Vllaznia Rizvanolli e Sinani. Abilaliaj për momentin është i vetëm dhe rikthimi i Memellit është përforcimi i duhur për bardheblutë në këtë moment.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 16:01

Një Dinamo në versionin argjentinas
8 Shtator Me 3 futbollistë dhe një përgatitës atletik, blutë kanë ‘koloninë’ e tyre



Ata qëndrojnë gjithmonë bashkë. Që nga apartametet në të cilat jetojnë, e deri tek fusha e stërvitjes, apo dhomat e klubit Dinamo. Argjentinasit tek blutë kohët e fundit janë kthyer në një “modë” më vete. Dhe gjithçka ka nisur me ardhjen e Pedro Pablo Paskulit kohë më parë, teksa më pas një koloni e tërë argjentinase ka “zbarkuar” tek Dinamo. Me trajnerë, që nga Kabrero, e deri tek Zuleta, po ashtu edhe me lojtarë e kanë kthyer skuadrën e Dinamos edhe një skuadër shumë të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetin e tyre amerikanojugor. “Dinamo njihet tani në Argjentinë”, të sqarojnë ata që aktualisht ndodhen tek Dinamo. Dhe jo më kot, por sepse klubi blu ka agjentë të sajët në këtë vend që shikojnë kampionatet vendase dhe vëzhgojnë lojtarët. Një miqësi interkontinentale, që gjatë gjithë këtyre viteve është pasqyruar edhe në skuadrën e bluve. Por aktualisht tani argjentinasit tek Dinamo janë katër. Tre nga të cilët janë lojtarë, si Soza, Malacarne dhe Del Monte, ndërsa njëri nga ata është përgatitësi atletik që ka qenë edhe në kohën e Zuletës, Pedro.

Sigurisht problemi kryesor është ai i gjuhës, por duket se edhe këtë problem Dinamo e ka zgjidhur. Erioni, një djalë që e njeh mirë spanjishten, është 24 orë në 24 me ta. Në klub, në grumbullime dhe në stërvitje, aq sa ndoshta pa dashur edhe ai është kthyer në një pjesë të stafit të dinamovitëve. Ata qëndrojnë gjatë gjithë kohës së bashku. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk qëndrojnë edhe me pjesën tjetër të grupit. Që të tre njihen me njëri-tjetrin që përpara se të vinin në Shqipëri, madje sipas Del Montes, ai e njeh Malacarnen që në Argjentinë, duke qenë se ai ka luajtur me Boka Junior. Po kështu edhe Sozën që ka qenë tek Estudiantes. Të gjithë i ka bashkuar një dëshirë, që të shpallen kampionë në një kampionat të huaj, mundësisht europian dhe kanë zgjedhur Dinamon. “Në fillim kur kam mësuar për këtë skuadër, e dija që ishte e fortë. Por, nuk e dija që kampionati shqiptar ishte kaq agresiv. Madje, mund të them se në Argjentinë kujtojnë se në kampionatin shqiptar nuk ka kaq shumë agresivitet. Por, duke parë këto dy ndeshjet e para, mund të them se është një kampionat më i fortë nga ç’e kishim imagjinuar”, ka thënë Del Monte. Megjithatë, ata duket se kanë filluar ta rrisin lojën e tyre. Duke filluar që nga Soza që ka nisur të luajë si titullar, ashtu edhe Del Monte. Teksa tashmë me rikthimin nga dëmtimi të Malacarnes, gjërat do të bëhen më mirë për koloninë argjentinase, teksa të tre lojtarët do të jenë në fushë që nga 1’. “Është shumë mirë të luash me dy bashkëkombas të tjerë në një skuadër”, thotë Del Monte, i cili e di mirë vështirësitë e komunikimit, duke qenë se, përveç spanjishtes nuk zotëron asnjë gjuhë tjetër. Pra, një koloni që realisht nëse Dinamo do të shpallet kampione këtë vit, do të jetë edhe për meritë të tyre.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 16:03

Apolonia me Flamurtarin kanë zhvilluar një takim miqësor sot në stadiumin “Loni Papuciu” të qytetit të Fierit. Ndeshja ka filluar në orën 17:00’. Të dy trajnerët kanë aktivizuar në fillim formacionet më të mira të tyre. Një pjesë e parë e zhvilluar në nivelin mesatar. Me raste nga të dy skuadrat, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë vlonjatët do kalojnë në avantazh me brazilianin Flavio. Do të jetë sulmuesi Bërkic që do të mendojë për të cuar rezultatin e lojës në barazim 1-1. Ky do të ishte dhe rezultati final i kësaj miqësore. Në fund të ndeshjes të dy trajnerët janë dukur të kënaqur me lojën që kanë treguar të besuarit e tyre.

Enea Shtrepi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 17:33

Tafaj: Kthesa reale e Tiranës nis në Ersekë


Autori: Erion Saliu
Data: 07/09/2009
Version Print


Drejtori teknik Alban Tafaj beson se skuadra do të marrë pikët e plota me kolonjarët

Bardheblutë tashmë kanë filluar të mendojnë seriozisht për sfidën e radhës me Gramozin. Pavarësisht se luhet ndaj një kundërshtari që këtë sezon merr pjesë për herë të parë në kategorinë superiore, drejtori teknik i kampionëve, Alban Tafaj, është i mendimit që kjo përballje duhet vlerësuar.

Tirana nuk ka bindur në dy takimet e para dhe ky pushim dyjavor duket se u ka bërë mirë bardhebluve për të ndrequr gabimet e shfaqura në dy ndeshjet e para të këtij sezoni. Dje, në një prononcim për “Sporti shqiptar”, Alban Tafaj tha: “Gjatë javës që kaloi jemi munduar që të riparojmë defektet që kemi shfaqur në takimet me Flamurtarin dhe Skënderbeun.

Kemi zhvilluar nga dy seanca në ditë dhe ndeshje miqësore. Duke qenë se i kam qëndruar pranë skuadrës javën që lamë pas, kam parë njëfarë progresi dhe besoj se kjo do të shfaqet edhe në ndeshjen e radhës me Gramozin. Kundërshtari luan për herë të parë mes më të mirëve, por kjo s’do të thotë që ne ta nënvlerësojmë, pasi kjo do të ishte një “vetëvrasje” për ne.

Gramozi meriton respekt, sepse me sa e kam ndjekur në dy takimet e para, ka treguar se është një ekip solid me elementë të perspektivës në përbërje dhe ka në krye një president ambicioz, si “Taçi Oil”. Ne do të shkojmë atje për të marrë një rezultat pozitiv, sigurisht duke zhvilluar një lojë të bukur.

Tani e tutje nuk ka më justifikme, kthesa e Tiranës nis në Ersekë. Kemi dëmtime, por do të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës edhe dy blerjet, Malindi dhe Bici, dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin Lonçareviç. Me sa kam parë, edhe Sina e Ahmataj janë përshtatur mjaft mirë me grupin dhe mendoj se do të jenë të vlefshëm për ne, pasi që të dy janë lojtarë me eksperiencë.” Kampionët në fuqi edhe këtë sezon synojnë që të jenë “kopje” e skuadrës së një viti më parë që fitoi titullin kampion dhe superkupën, ndaj e kanë si objektiv parësor këtë edicion fitimin e kampionatit, por edhe Kupën e Shqipërisë.

Tafaj ka vite që i qëndron pranë Tiranës dhe beson se shumë shpejt me këtë kontigjent apo kur të rikuperohen plotësisht të dëmtuarit, skuadra ka për të qenë në majën e klasifikimit. “Jemi koshientë të gjithë që nuk i kemi bërë një nisje të mirë këtij sezoni, duke qenë se kemi pasur edhe mungesa, por nga eksperienca ime besoj se Tirana ka për të qenë shumë shpejt në krye të tabelës së klasifikimit. Potencialet i kemi, ndaj kjo do të jetë vetëm çështje kohe, shumë shpejt tifozeria jonë ka për të parë në fushë një skuadër me mentalitet fituesi”, - përfundoi deklaratën e tij drejtori teknik i kampionëve, Alban Tafaj.




Lonçareviçi mbërrin sot në Tiranë

Trajneri i skuadrës së Tiranës, Ilija Lonçareviç, sot do të kthehet në kryeqytet, pasi është operuar në Kroaci dhe ka qëndruar disa ditë nën kujdesin e mjekëve dhe me regjim shtrati. Kroati i pankinës bardheblu, pasi ka munguar me arsye për një javë, sot pritet që të drejtojë skuadrën e tij në seancën e parë anti-Gramozi, duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të tij nga kampionët.


Abraham, më në fund bëhet i “gjallë”

Dje, mbrojtësi i majtë i 24 herë kampionëve, Abraham Aleçenu u ka dhënë fund pushimeve dhe ka mbërritur në kryeqytet, për të qenë sot i pranishëm në stërvitjen e parë të javës për takimin e radhës. Nigeriani kishte marrë tri ditë leje për t’u larguar pranë familjes, duke përfituar edhe nga pushimet, mirëpo i ka shtuar edhe katër ditë të tjera me kokën e vet, duke irrituar drejtuesit e skuadrës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 17:34

Ndreu: Jam i pakënaqur me këtë Kastriot




Drejtuesit e skuadrës krutane do të zhvillojnë një analizë ditën e stome

Pavarësisht nga fitorja me Kamzën, drejtuesit e klubit krutan kanë programuar zhvillimin e një analize me futbollistët e skuadrës. Analiza e programuar për t’u zhvilluar ditën e sotme ka si objekt diskutimin në hollësi të ndeshjes së zhvilluar ditën e shtunë ndaj Kamzës, ku skuadra e Ndreut e ka fituar me rezultatin e ngushtë 3?2. Ajo që e shqetëson trajnerin krutan është loja jo e mirë e skuadrës së tij në këtë ndeshje.

Duke folur për gazetën “Sporti shqiptar”, 44-vjeçari Ndreu nuk ndalet në të metat specifike që ka skuadra aktualisht, por nga biseda që zhvillon me të, mëson senë skuadrën e tij ka diçka që nuk shkon. “Në ndeshjen kundër Kamzës skuadra ime nuk më ka bindur me lojën e zhvilluar.

Mbase nuk është koha për të folur në detaje, por në tërësi loja e skuadrës nuk është në nivelin që kërkojmë ne si staf drejtues. Kontigjenti që ne kemi afruar para fillimit të fazës përgatitore ende nuk e ka justifikuar me lojë. Vërtet jemi debutues në këtë kampionat, por ju kujtojmë se ne nuk jemi turistë superiore, por jemi rikthyer për të lënë gjurmë. Ndeshja kundër Kamzës nuk duhet përsëritur,” - shprehet trajneri Ndreu.

Sipas burimeve pranë skuadrës, mësojmë se analiza e parashikuar sot pasdite, ka të ngjarë të shoqërohet nga tone kritike. Ndërkohë, dy-tre futbollistë, për moszbatim të rregullores së brendshme, mund të marrin edhe ndonjë paralajmërim dhe, në rast përsëritje, mund të ndëshkohen me gjoba. “E ndiejmë të domosdoshme zhvillimin e kësaj analize me skuadrën. Superliga është mjaft i fortë dhe që ta meritosh atë duhet mjaft punë.

Në këtë analizë do të ketë edhe paralajmërime për gjoba dhe sanksione të tjera, që janë parashikuar në rregulloren e brendshme të klubit,” - thotë në fund Ramazan Ndreu. Dy humbjet e pësuara për kampionat dhe loja aspak bindëse ndaj Kamzës të shtunën, mbase mund të tingëllojnë një paralajmërim i pastër për ndeshjen kundër Vllaznisë, por edhe në vazhdim.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 17:34

Strati: Flamurtari, jo në krizë me një humbje



Mesfushori vlonjat Ermir Strati thotë se humbja e fundit i ka bërë më përgjegjës




Flamurtari është në gjendjen për të dalë nga situata aktuale, edhe pse vetëm një humbje nuk mund të quhet një moment krize. Humbja me Dinamon ka lënë një shije të hidhur, por patjetër që ekipi ka forca për të treguar veten, duke nisur nga ndeshja e ardhshme me Skënderbeun në Korçë. Mesfushori i Flamurtarit, Ermir Strati, pranon se ndeshja me korçarët në transfertë është edhe momenti për të treguar se ky Flamurtar ka mundësitë të tregojë më të mirën e vet, duke synuar në Korçë pikërisht fitoren.

- Një humbje me Dinamon, që pa dyshim ka ndikuar tek ekipi i Flamurtarit, apo jo?

- Ne vinim nga një fitore me shumë vlera në Tiranë dhe ndoshta euforia ndikoi në ekip, megjithatë po të kishim shënuar në fillim, loja do të kishte marrë rrjedhë tjetër. Dhe të mendosh që rastet nuk na munguan, kur kemi goditur edhe shtyllën në fillim të lojës. Por edhe në disavantazh të një goli me fillimin e pjesës së dytë kemi pasur mundësi të mira. Më pas, me golin e dytë gjithçka u bë me e vështirë dhe aty mendoj se ndeshja u mbyll.

- Ndërprerja e kampionatit ka shërbyer gjithsesi për gjendjen e ekipit dhe për të parë nga afër gabimet?

- E kemi parë sërish kasetën e ndeshjes me Dinamon dhe natyrisht jemi ndalur gjatë së bashku me stafin teknik të ekipit. Ndoshta kjo ndërprerje e kampionatit u shërben të gjithë ekipeve. Në stërvitje kemi punuar vazhdimisht, për të mos përsëritur ato gabime ndaj Dinamos dhe mendoj se shumë shpejt ekipi do të dalë në gjendjen e tij më të mirë, për të marrë sa më shpejt rezultatet e dëshiruara.

- Eshtë folur për një rikthim të humbjes me skocezët në ndeshjen e dytë…?

- Janë dy gjëra krejt të kundërta dhe të mos kthehemi kaq në kohë. Dinamo ishte një ndeshje kampionati, në të cilën janë në lojë të tri rezultatet. Ashtu si fitoi Dinamo në Vlorë, mund të fitojë edhe Flamurtari në ndeshjen e kthimit në kryeqytet dhe këtë ne e kemi treguar edhe herë të tjera ndaj këtij kundërshtari. E rëndësishme është të shohim përpara në ndeshjet e radhës së kampionatit, pasi mendoj se çdo takim tashmë vështirësohet edhe më shumë.

- Ndeshja e radhës në transfertë, me Skënderbeun. Si e shihni?

- Pavarsisht se ku luajmë, ne duhet të marrim më të mirën e mundshme. E kemi treguar në ndeshjet në transfertë se dimë të luajmë për të fituar dhe jemi nga ekipet që në ndeshjet në jashtë kemi marrë më shumë rezultate pozitive. E dimë që në Korçë nuk do të jetë e lehtë, pasi Skënderbeu ka një ekip të mirë që edhe në dy javët e para ka treguar nivel shumë të mirë, por natyrisht ne shkojmë për rezultat pozitiv, pse jo për të marrë tri pikët. Ka edhe rreth një javë kohë dhe kemi mundësinë më të mirë për ta përgatitur ndeshjen me kujdesin më të madh. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë për të fituar, kjo edhe për të treguar se kemi objektiva ambiciozë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 17:35

Vashaku: Teuta, e motivuar ashtu si Dinamo


Autori: Dorian Agolli
Data: 07/09/2009
Version Print


Portieri Bledar Vashaku e pranon që është takim i vështirë me blutë, por do fitoren




“Me Dinamon duhet shumë kujdes, por jam i bindur që me forcën e grupit që na karakterizon do të arrijmë maksimumin e pikëve.” Kështu shprehet “gardiani” i portës durrsake Bledar Vashaku, që ka komentuar stërvitjen e durrsakëve gjatë këtyre ditëve. Sipas Vashakut, Teuta ka kryer nga dy seanca stërvitore në ditë, gjë që tregon edhe seriozitetin dhe përqendrimin që ka për ndeshjen kundër Dinamos.

“Po përgatitemi në mënyrë intensive dhe me shumë seriozitet për këtë ndeshje, që do të jetë shumë e vështirë jo vetëm për faktin se Dinamo ka një formë të mirë, pasi ka arritur dy fitore rresht, por edhe për faktin se luajmë në transfertë. Pikërisht për t’u përgatitur sa më mirë, jemi duke zhvilluar stërvitje me nga dy seanca në ditë, sepse dihet që ndeshja do të jetë shumë e rëndësishme. Pas tri pikëve të para në fushën tonë, një rezultat negativ do të ishte një zhgënjim i madh për të gjithë, ndërsa një rezultat pozitiv do ta bënte Teutën të pandalshme, pasi do të shtohej besimi në këtë fillim sezoni.

Kjo ndeshje është delikate pikërisht edhe për planin psikologjik, sepse, siç e thashë, duhet të ruajmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Këtë kërkojmë të bëjmë në Tiranë dhe unë mendoj se do t’ia arrijmë,” - thekson Vashaku. Në lidhje me kundërshtarin, Vashaku thotë se duhet kujdes, pasi Dinamo ka kualitete dhe mund të përfitojë edhe nga një gabim i vetëm i durrsakëve. “Kjo është një ndeshje ku natyrisht Teuta si ekip i fortë dhe me pretendime i ka aftësitë dhe kualitetet që të mos luajë në mbrojtje, por të jetë agresive dhe të sulmojë vazhdimisht, pasi në ndeshje të tilla edhe një gol i vetëm që mund t’i shënosh kundërshtarit, është shumë i rëndësishëm.

Por nga ana tjetër, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje dhe të mos krijojmë asnjë hapësirë, sepse kur luan përballë ekipeve të tilla, si Dinamo, që kanë brenda shumë kualitete, mund të ndëshkohesh dhe do të jetë shumë e vështirë për ta kthyer një rezultat pozitiv. Megjithatë, unë kam besim se do të arrijmë një fitore me Dinamon. Kam parasysh që në Kupën “Majaci”, megjithëse ekipet nuk kishin ndonjë motivim të jashtëzakonshëm, ne mundëm pikërisht këtë Dinamo që do të gjejmë në Tiranë.

Natyrisht, tashmë Dinamo është super e motivuar, por po kaq jemi edhe ne, që kërkojmë tashmë maksimumin e pikëve në çdo ndeshje dhe nuk mund të bëjmë më hapa falsë. Ne jemi në ngritje e sipër dhe nuk duhet të rrëshqasim në Tiranë. Mendoj se pozitive në këtë ndeshje është fakti që nuk do të kemi mungesa, madje në mbrojtje kompletohemi më shumë, sepse kthehet edhe Dushku. Ajo që na mbetet të bëjmë është të impenjohemi në maksimum dhe të përqendrohemi për ta fituar këtë takim,” - përfundon portieri i Teutës, Bledar Vashaku.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 07 Sep 2009 , 17:36

Dos Santos: Tirana nuk është e pakalueshme

Sfida e 13 shtatorit me Tiranën ka mobilizuar në maksimum skuadrën kolonjare. Kështu, vetë lojtarët e Gramozit shpjegojnë se ndeshja e radhës me Tiranën do të jetë më se e vështirë. Kjo pasi skuadra kundërshtare është një nga më të mirat e kampionatit dhe këtë sezon ka synime që të shpallet përsëri kampione.

Gjithsesi, klima e krijuar në kampin kolonjar pas dy ndeshjeve të para të këtij sezoni, ka shumë mundësi të ndikojë pozitivisht në skuadrën kolonjare, në lidhje me vazhdimësinë e kampionatit, në veçanti për ndeshjen që do të luhet në Ersekë, me Tiranën. Sulmuesi kryesor i Gramozit, Marko Dos Santos, e vlerëson si shumë të vështirë, por jo të pakalueshme ndeshjen me Tiranën. Për sulmuesin brazilian, ndeshja e së dielës së ardhshme do të jetë e një rëndësie të madhe për skuadrën kolonjare, e cila kërkon të konsolidojë edhe më shumë pozitat në renditje.

“Sfidën e radhës ndaj Tiranës e parashikoj si një nga takimet më të rëndësishme të fazës së parë në shtëpi. Përveç grupit të fortë të lojtarëve që ka kundërshtari, ka dhe përvojën, çka mund të jetë një vështirësi më tepër për ne, duke marrë në konsideratë edhe faktin se do të kërkojnë fitoren e parë në transfertë,” - thotë Dos Santos.


Por për sulmuesin brazilian kjo nuk do të thotë se Gramozi do të bëjë sërish të njëjtat gabime si në dy ndeshjet e tjera të fillim kampionatit. “Gramozi, përveç tri pikëve që janë shumë të rëndësishme për ne, duhet të tregojë se jo rastësisht ka arritur dy rezultate pozitive në javët e para. Për të arritur fitoren me kampionët e Tiranës, jam i sigurt se lojtarët do të shkrijnë gjithçka në fushën e lojës. Gjendja jonë morale është në nivelin më të lartë. Pse të mos e fitojmë këtë ndeshje? Ne kemi detyrën tonë, Tirana ka detyrën e saj,” - përfundon sulmuesi i Gramozit, Dos Santos.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:20

Albert Kaci firmos me Apoloninë
nga Klevis Bejkolli E martë, 08 Shtator 2009 22:43


Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë
E cuditshme por e vëtetë. Sulmuesi shkodran që e filloi kampionatin me skuadrën e Teutës ku dhe zhvilloi dy ndeshje me skuadrën e trajnerit Josa është tashmë një futbollsitë i Apolonisë. Albert Kaci pas mosmarëveshjeve më presidentin e Teutës Hasanbelliu është larguar nga skuadra e Teutës dhe drejtuesit e Apolonisë nuk kanë vonuar që ta bëjnë të tyrin lojtarin shtat shkurtër por shumë teknik. Sulmuesi nesër (9-09-2009) do të bashkohet me skuadrën ku dhe do të bëjë prezantimin e parë më shokët e skuadrës si dhe me trajnerin Karishik.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:32

Lonçareviç: Tirana po kalon një periudhë “të zezë”


Autori: Erion Saliu
Data: 08/09/2009
Version Print


Trajneri Lonçareviç është bërë me dhimbje koke nga dëmtimet e shumta në skuadër

Trajneri kroat Ilija Lonçareviç nuk ka qëndruar më shumë se një javë në Kroaci. Dje, edhe pse ka pasur zëra se me largimin e tij i kishte thënë lamtumirë skuadrës, ai ka qenë në stërvitje, por kësaj here, në pamundësi për të drejtuar vetë seancën për arsye shëndetësore, ka qëndruar si “spektator” dhe jepte udhëzimet që i zbatonte ndihmësi Keçi.

Edhe pse ka qëndruar për pak kohë larg skuadrës, çdo gjë ka vijuar me plane nëpërmjet kontakteve të përditshme që ai ka pasur me ndihmësin Keçi. Dje, përpara mediave, kroati i pankinës bardheblu foli për problemet dhe dëmtimet e njëpasnjëshme, që nuk po i ndahen ekipit që ai drejton.

“Pavarësisht se u largova për pak kohë për arsye që dihen, çdo gjë ka vijuar njësoj sikur të isha këtu. Nuk do të jem gati që të drejtoj vetë skuadrën për një muaj për shkak të shëndetit. Për sa i përket anulimit të ndeshjes miqësore me Adën, për hir të së vërtetës, ajo nuk ka qenë fare në programin tonë për t’u zhvilluar, kështu që ndeshjen nuk e kam ndaluar unë, por kur nuk është në planin tonë, nuk kemi se si luajmë takime të tilla.

Nuk e di se cili person në klub e ka urdhëruar zhvillimin e kësaj miqësoreje. Ajo që mua më shqetëson shumë është fakti se vazhdojmë të kemi shumë dëmtime në skuadër. Kjo është një “periudhë e zezë” që ne po kalojmë dhe kaq shumë lojtarë të dëmtuar sigurisht që ndikojnë në mbarëvajtjen e rezultateve në ekipin tonë.

Për sa i përket dëmtimit të Malindit, kur ka ardhur ne nuk e dinim se sa stërvitje kishte bërë më përpara dhe mendoj se duke qenë i papërgatitur, është dëmtuar. Në lidhje me Memellin, ai ka që në qershor që nuk është pjesë e skuadrës, apo edhe Muka, që i është rishfaqur dëmtimi që ka pasur përpara një viti, që i është bërë kronike.

Një rast të ngjashëm ka pasur edhe Muzaka që ka një vit i dëmtuar. Për sa i përket rastit të fundit të Dabullës, që është nga lojtarët më të përgatitur, në një moment që ai nuk ka qenë i koncentruar, u dëmtua. Kur është pyetur Lonçareviç nëse është në dijeni për problemet financiare të skuadrës, ai thotë: “Këto probleme unë nuk i di në thellësi, në fund të fundit nuk janë punë që më përkasin mua.

Por, përpara se të shkoja në Zagreb, kam biseduar me presidentin për mangësitë e rrogave mujore dhe ai më ka thënë që këto gjëra do të zgjidhen menjëherë sapo unë të kthehem nga Kroacia. Duke qenë se kemi një bashkëpunim të shëndoshë, mendoj se presidenti do t’i shlyejë këto brenda një afati shumë të shkurtër.

Personalisht e kam shumë të vështirë që të punoj me futbollistë që janë të pakënaqur, ose nuk paguhen. Vazhdimisht kam folur me lojtarët për këtë punë dhe, kur të shikoj që problemet tona nuk gjejnë zgjidhje, unë i pari do të marr “valixhet” dhe do të largohem, sepse nuk mund të punoj dot. Unë do të vazhdoj të punoj me maksimumin tim ashtu si kam vepruar deri më tani, që klubi i Tiranës të ketë sa më shumë progres.

Që kur kam ardhur, kam dashur që t’i vë gjërat në vijë, por kjo nuk mund të realizohet me shpejtësinë e erës, pasi do njëfarë kohe. Unë kam besim se frytet e punës nuk kanë për të na munguar,”- përfundon trajneri i kampionëve, Ilija Lonçareviç.


Shkurt

- Dje i janë rikthyer stërvitjes me skuadrën edhe dy futbollistët 20-vjeçarë të kampionëve, Endri Ferra dhe Blerti Hajdari, që kanë qenë të grumbulluar me ekipin Shpresa për takimin me Azerbajxhanin.

- Pasi është stërvitur në mënyrë individuale për pak javë, mesfushori Gjergji Muzaka dje është bashkuar me grupin tjetër të lojtarëve.

- Kapiteni i bardhebluve, Devi Muka, ka vizituar skuadrën dhe pasi është takuar me trajnerin Lonçareviç, i cili është edhe një mik i tij, ka biseduar për pak minuta me kroatin.

- Edhe pse u tha nga drejtuesit e klubit se nigeriani Abraham dje do t’i bashkohej skuadrës në stërvitje, nigeriani vazhdon të bëjë me kokën e vet. Ditën e djeshme ai nuk ka qenë në stërvitje, ndërsa ka pasur një kontakt me drejtorin teknik, Alban Tafaj, të cilit i ka thënë se do të mbërrijë në kryeqytet sot në mbrëmje.

- Dede, Nallbani dhe Dabulla, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, kanë bërë stërvitje individuale. Dede ka preferuar që të zhvillojë vrapime aerobike, ndërsa “Dabi” dhe “Tata” kanë punuar në palestrën e forcës, që ndodhet në mjediset e kompleksit sportiv “Skënder Halili”.

5 shkrimet e fundit nga Erion Saliu

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:33

Milian: Në garë për golashënuesin më të mirë


Autori: editor
Data: 08/09/2009
Version Print


Sulmuesi kroat i korçarëve, Guerib Milian, ka shënuar dy gola në ndeshjen e parë me Laçin

Dje, në orën 17:00, të gjithë futbollistët e Skënderbeut kanë zhvilluar seancën e parë të kësaj jave, duke filluar në këtë mënyrë edhe javën anti?Flamurtari. Në stërvitjen e parë të kësaj jave duhet theksuar se nuk ka pasur asnjë mungesë dhe, përveç Vasian Ballços, që vazhdon të ndiejë dhimbje në këmbë, nuk ka asnjë problem tjetër për djemtë e Haxhiut. Natyrisht që e gjithë vëmendja është përqendruar vetëm te sfida e së dielës ndaj vlonjatëve, ndërkohë që nesër është planifikuar edhe një ndeshje tjetër miqësore, këtë herë përballë Pogradecit, skuadër me të cilën Skënderbeun është ndeshur edhe dy herë të tjera gjatë fazës përgatitore.

Ndaj vlonjatëve trajneri Haxhiu nuk pritet që të ketë shumë ndryshime në fushë dhe këto ndryshime do të mund të ndodhin vetëm nëse gjatë këtyre ditëve do të ketë ndonjë tjetër dëmtim. Në vijën e parë të sulmit pa dyshim që do të jetë kroati Milian, lojtar i cili deri tani kryeson listën e golashënuesve edhe te Skënderbeu me dy gola të shënuar, të dy në 90 minutat e para të sezonit ndaj Laçit. Jo vetëm Milian, por të gjithë kroatët e tjerë që këtë vit kanë pranuar të veshin fanellën e Skënderbeut duket se kanë bindur deri tani me lojën e tyre.

Milian është një sulmues i rrezikshëm dhe ndaj Flamurtarit do të jetë në majë të sulmit. Kroati, që për herë të parë luan në kampionatin shqiptar, thotë se ky takim i radhës dhe më konkretisht ndaj vlonjatëve, vlen më shumë se tri pikë dhe premton se do të shënojë sërish, duke mos iu ndarë golashënuesve më të mirë të superligës në Shqipëri. “Deri tani në dy ndeshjet që kam luajtur me Skënderbeun mund të them se jam munduar të jap më të mirën dhe besoj se këtë gjë e kam kryer me sukses.

Eshtë hera e parë që luaj në Shqipëri dhe mund të them se në këto dy takime që kam luajtur, ndaj Laçit dhe Tiranës, ekipet duken se janë vërtet të forta. Rivaliteti i kësaj superlige do të jetë i fortë, por ne kemi si synim që në fund të renditemi në një vend sa më të mirë.

Unë besoj se e kam bërë detyrën time, ku në 180 minuta kam shënuar dy herë, por ky është vetëm fillimi, pasi premtoj se edhe në takimin e radhës që ne do të luajmë ndaj Flamurtarit do të arrij të shënoj sërish. Nuk i njoh skuadrat shqiptare, por kam mbërritur te Skënderbeu për të dhënë më të mirën dhe këtë do ta bëjmë më së miri të pesë kroatët që jemi këtu në Korçë. Tani le t’ia lëmë radhën fushës së lojës,” ? ka thënë golashënuesi i Skënderbeut, kroati Milian.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:34

Haxhiu, heshtje shtypi para Flamurtarit

Trajneri i Skënderbeut, Gerti Haxhiu, ka vendosur të mos flasë këtë javë për të gjitha mediat. Ky është vendimi që ka marrë vlonjati i pankinës kuqebardhë, ndoshta edhe për atë se këtë fundjavë skuadra që ai drejton do të luajë ndaj ekipit të vendlindjes së tij dhe parapëlqen që të flasë më shumë në fushë se në media. Dalja e fundit e Haxhiut në konferencë për shtyp ka qenë ajo e së premtes së kaluar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 09 Sep 2009 , 06:34

Sot ndahen rrogat, zgjidhet kartoni i Krajës

Të gjithë lojtarët korçarë sot në mesditë do të paraqiten në zyrat e klubit, ku do të tërheqin edhe rrogën e parë të superligës. Kjo është bërë me dije dje nga ekzekutivi i klubit kuqebardhë, Gjergji Ballço. Ndërkohë, FSHF?ja ka lajmëruar dje klubin korçar që kartoni i Krajës do të mbërrijë brenda këtyre ditëve dhe për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit, mbrojtësi shkodran do të jetë në fushë që nga minuta e parë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 11 Sep 2009 , 19:49

Teuta perjashton Kaçin
10 Shtator Me pare presidenti e kishte kritikuar publikisht, tani e largon nga ekipi



Durrsakët shpresojnë që ndërpreja e kampionatit ka qenë në favorin e tyre, pasi është punuar shumë në përmisimin e të metave që janë evidentuar në dy javët e para, kur Teuta arriti vetëm tre pikë. “Kjo ndërprerje ishte mjaft e vlefshme – shprehet gardiani i Teutës Blendi Vashaku - sepse gjatë kesaj jave, skuadra ka treguar përmiresime në shumë aspekte. Gjithsesi, treguesi më i mirë do të jetë fusha, pasi do të ndeshemi me një skuadër që pretendon trofe”. E marta ka qenë e ngarkuar për “djemtë e detit”, pasi janë zhvilluar sërish dy seanca, ndërsa paradite ka qenë përgatitësi atletik Eduart Salillari që ka drejtuar stërvitjen atletike, kurse në seancën e pasdites, Josa ka punuar në planin taktik. Në takimin e kësaj jave, grupi i drejtuar nga Josa do të jetë i kompletuar, me rikthimin e mbrojtësit Dushkut nga skualifikimi. Mungesa e vetme mund të jetë ajo e sulmuesit Albert Kaçi, i cili nuk ka qenë në stërvitje për shkak të një pezullimi që i ka bërë lojtarit, presidenti i ekipit Edmond Hasanbelliu. Por nëse pezullimi është i përkohshëm, duket se largimi nuk do të jetë i tillë për të, pasi vetë drejtuesi durrsak ka konfirmuar se sulmuesi shkodran është përjashtuar përfundimisht nga ekipi bregdetar, për shkak se lojtari nuk ka pranuar një gjobë që i është vënë nga klubi, për mosimpenjimin e duhur në fushën e lojës në ndeshjen e parë të kampionatit. Kështu që në mungesë të tij, Teuta do të ketë një alternativë më pak në repartin sulmues. Megjithë largimin e tij asgjë nuk ka ndryshuar tek durrsakët dhe nuk lëkundet besimi i tyre për një paraqitje pozitive ndaj Dinamos. Një nga pikat më të forta të skuadrës bregdetare, portieri Blendi Vashaku, lidhur me ndeshjen e kësaj fundjave shprehet se: “Po përgatitemi që të paraqitemi sa më mirë në ndeshjen që do zhvillojmë në Tiranë ndaj Dinamos. Vërtetë përballë do të kemi një kundërshtar mjaft të fortë, por Teuta ka treguar gjithnjë se ndaj ekipeve kryeqytetase ka bërë një figurë vërtetë të mirë. Ne shpresojmë që ashtu si në sezonin e kaluar, ndërsa arritëm një fitore dhe barazim dhe këte rradhe të mos kthehemi pa pikë nga Tirana”. Gjatë sezonit të kaluar, Vashaku ishte një prej portierëve më të mirë të kampionatit, falë punës që ai realizon gjatë javës, por është ndihmuar dhe nga fakti që ka patur mbrojtje mjaft të konsoliduar përpara. “Sigurisht – tregon Vashaku - një portier nuk mund të nxjerr në pah cilësitë e tij, nëse nuk ka dhe një skuadër të mirë. Për fat mbrojtja e Teutës është po e njëjta, ndërsa nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e sezonit të kaluar, kështu që unë ndjehem më i sigurtë. Gjithsesi, na duhet ende punë për të qenë dhe më kompetitivë se në dy takimet e para dhe të pësojmë sa më pak gola”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 11 Sep 2009 , 19:50

Për Sozën, Dinamo është në rrugën e duhur’
10 Shtator “Kemi arritur maksimumin në dy ndeshjet e para; tani duhet të fitojmë ndaj Teutës, patjetër”





Në fillim ka ardhur për një nevojë. Të zëvendësonte Sefën e dëmtuar atje në vijën e parë të sulmit. Një gjë e tillë ka ndodhur që në verë, përpara ndeshjeve ndërkombëtare të Dinamos me Lahtin finlandez. Megjithatë, sulmuesi argjentinas i bluve, Soza, nuk mundi që të luante si titullar në ato dy ndeshje. Madje, në fillim i vetmi që e pëlqente atë dhe sigurisht që tashmë e ka fituar “bastin” e tij ka qenë trajneri Shkëlqim Muça. Madje, deri përpara se të niste kampionati, Soza ka qenë në dyshim për të qëndruar, ose jo tek Dinamo, parë faktin që Kuli, Bakaj, Sefa dhe Plaku nuk linin asnjë hapësirë për të atje, në vijën e parë. Por, forma jo optimale e Kulit që përpara ndeshjes së parë me Kastriotin bëri që Soza të futej në fushë si titullar dhe të mos ta lëshonte më këtë pozicion. Edhe në ndeshjen me Flamurtarin, argjentinasi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe pozitive, aq sa tani duket shumë e vështirë që ai të mendohet jashtë formacionit. Për vetë Sozën, ky është rezultati i punës së tij të zhvilluar me skuadrën dhe sigurisht edhe faktit që tashmë ai është adaptuar me grupin e futbollistëve. “Në fillim sigurisht që ishte e vështirë. Sepse nuk njeh askënd dhe nuk kuptohesh me shokët. Dhe kjo është pak e sikletshme”, thotë Soza. “Megjithatë, unë e dija dhe kisha besim se një ditë do të arrija të dilja në lojën time. Dhe falë Zotit arrita, sigurisht edhe me ndihmën e skuadrës që të dilja në lojën time dhe të tregoja atë që desha të tregoja dhe për të cilën kam ardhur këtu”, ka vijuar Soza. Megjithatë, argjentinasi që në kampionatin e vendit të tij është aktivizuar edhe me skuadrën e Estudiantes, ka pohuar se ai nuk është në formën e tij më të mirë. “Sigurisht që nuk mund të them se jam në formën time optimale, sepse kam shumë për të korigjuar dhe për të rregulluar. Megjithatë, mund të them se shumë shpejt do të luaj edhe më mirë”, sqaron Soza.

Dinamo- Sipas Sozës, Dinamo është edhe skuadra më e mirë që ai mund të zgjidhte. Kështu, nga mënyra sesi ka shkuar kampionati dhe sigurisht gjithmonë duke folur për dy ndeshjet e para, Soza ka mendimin se skuadra e Muçës është një pretendente reale për titullin kampion. “Nuk mund të them me bindje që do e fitojmë ne titullin. Por, të paktën, nëse do të flasim për dy ndeshjet e para, atëherë mund të them me siguri se ne jemi një skuadër shumë kompakte dhe se kemi treguar se dimë të arrijmë rezultat edhe në transfertë, madje në dy ndeshje radhe. Dhe këtë e kemi bërë ndaj një skuadre si Kastrioti dhe ndaj një skuadre më të vështirë akoma si Flamurtari që hyri në kampionat me pretendimin për të qenë rivale për titull. Pra, nëse e llogarisim kështu, kemi mundur një rival në fushën e tij edhe me një rezultat të thellë madje. Mendoj që kjo është një arritje më vete, apo jo?”, sqaron Soza. Kështu, argjentinasi është i bindur se Dinamo e tij do të shkojë shumë larg në këtë kampionat.

Grupi- Sipas Sozës, Dinamo ka grupin e duhur për të arritur suksesin në çdo ndeshje dhe se “arma” më e fortë që ka kjo skuadër është sulmi. “Për mendimin tim, jo sepse jam vetë pjesëtar i repartit ofensiv, por mendoj se arma më e fortë e kësaj Dinamoje është pikërisht sulmi. Pra, unë mendoj se me lojtarë të tillë si Bakaj, Sefa, Plaku, apo edhe Kuli ne jemi me të vërtetë shumë të rrezikshëm atje përpara dhe një gjë të tillë e kemi treguar edhe në dy ndeshjet e para ku kemi marrë gjashtë pikë dhe kemi shënuar po kaq gola, pra gjashtë”, sqaron Soza.

Teuta- Përsa i përket kundërshtarit të radhës, pikërisht Teutës, Soza sqaron se është një kundërshtar i vështirë, edhe pse ai vetë nuk e ka parë ndonjëherë. “Të them të vërtetën më kanë thënë që Teuta është një kundërshtar shumë i fortë dhe se i ka hapur probleme Dinamos në kryeqytet. Por, duke qenë se ne vijmë nga dy fitore dhe morali sigurisht është i lartë dhe do të luajmë ndeshjen e parë të kampionatit në shtëpi, pas dy transfertave, nuk mund të pranojmë një rezultat tjetër që nuk është fitorja. Pra, për këtë herë mendojmë se supremacia nuk do të funksionojë”, ka përfunduar argjentinasi i Dinamos, Soza.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 11 Sep 2009 , 19:51

Nje talent fiton Tiranen: Tani nuk e leshoj me…
10 Shtator Mbrojtesi Pashaj: Jap gjithccka per te fituar nje vend titullari





Entonio Pashaj ka provuar te aktivizohet ne disa pozicione ne kete fillim sezoni te Tirana. Trajneri Lonçareviç qe pas ardhjes ne krye te pankines bardheblu per asnje moment nuk e ka pasur te plote te gjithe grupin e lojtareve dhe kjo ka kondicionuar kroatin te improvizoje disa levizje duke zhvendosur disa lojtare nga rolet e tyre natyrale.

Roli - Pashaj ka provuar te aktivizohet si nje mesfushor shkaterrues por dhe si mbrojtes qendre edhe pse ne rolin e tij natyral eshte mbrojtes I djathte. Pashaj pranon se per te rendesi ka qe te aktivizohet dhe rolin se ku duhet te luaje e vendos trajneri. Per lojtarin e rendesishme eshte te kontriboje ne skuader dhe te arrihen rezultatet. “Une jam aktivizuar fare pak ne sezonin e kaluar pasi kam qene I demtuar dhe ne kete vit rendesi ka qe te aktivizohem. Kam luajtur ne dy pozicione te ndryshme ne ndeshjet e para te ketij sezoni pasi ka pasur lojtare te demtuar dhe trajneri eshte detyruar per keto zgjedhje. Trajneri vendos se ku duhet te luaj dhe kete gje e ben vetem ai. Une nuk kam preferenca se ne cilin pozicion pasi me mjafton te jem ne fushe dhe ti sherbej skuadres. Ne qender te mbrojtjes kam provuar te luaj, ne mesfushe si shkaterrues por dhe ne krah ku eshte pozicioni im natyral. Kam besim qe trajneri vendos me te miren per mua dhe ekipin” eshte shprehur mbrojtesi bardheblu

Demtimet – Pashaj eshte demtuar ne fillim te sezonit te kaluar dhe per kete arsye mbrojtesi ka humbur nje pjese te madhe te sezonit dhe vetem ne fund te kampionatit ka gjetur pak hapsira ne formacion duke u aktivizuar ne ndeshjet e fundit. Pas ardhjes se Lonçareviçit, Pashaj ka gjetur nje vend titullari dhe performanca e tij ka ardhur ne rritje. “Me trajnerin Lonçareviç kam mundur te aktivizohem dhe besoj qe me duhet ende shume pune per te gjetur formen time me te mire qe tja shperblej dhe trajnerit per besimin qe me ka dhene. Duhet te jap maksimun kudo qe te luaj per ti sherbyer skuadres”, ka deklaruar Entonio Pashaj.

Skuadra – Tirana do te zhvilloje ne fundjave ndeshjen e rradhes perball Gramozit dhe ky takim eshte cilesuar ne kampin bardheblu si mjaft delikat pasi marrja e tre pikeve ne nje fushe te veshtire si ajo e Ersekes eshte I vetmi objektiv per kampionet. Tirana ka serish mungesen e disa lojtareve titullar qe nuk kane mundur te rekuperohen dhe kjo eshte nje handicap I madh per bardheblute. Do te jete nje ndeshje e veshtire pasi ende nuk e kemi grupin te plote dhe per me teper qe do te luajme ne transferte. Objektivi I vetem I Tiranes ne kete takim eshte marrja e tre pikeve dhe per kete na duhet te japim me teper se maksimumi. Edhe pse jane debutues ne kategorine superiore, Gramozi do kerkoje te marre nje rezultat pozitiv ne fushen e vete por Tirana ne kete takim nuk duhet te bej hap fals pasi do ti lejonim kundershtareve te shkeputeshin ne tabelen e klasifikimit”, eshte shprehur Pashaj.

Post Reply