Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 03 Sep 2009 , 15:24

Fushaj: Koha do ta tregojë se jemi të fortë

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, kërkon t’u japë pak më shumë kohë të besuarve të tij

Ka mjaftuar fitorja e arritur ndaj Apolonisë dhe në kampin shkodran është kthyer humori. Presidenti Valter Fushaj shfaqet shumë entuziast për të ardhmen e skuadrës së tij dhe mendon se ka ndërtuar një skuadër më të fortë se vitin e kaluar. Duke folur në një prononcim për mediat lokale, numri një i klubit shkodran ka thënë se tashmë objektivat janë mëse të qarta: kupat e Europës dhe synimi i njërit prej trofeve.

E pranon pa iu dridhur zëri aspak dhe kjo duket qartë në fjalët e tij, kur thotë: “Mendoj se kemi ndërtuar një ekip të mirë më të mirë se vjet. Jemi matur shumë në blerjet që kemi bërë dhe nuk jemi nisur nga emrat, por kemi zgjedhur lojtarë për skuadrën. Duke qenë kështu, sërish pretendimi për një vend në kupat e Europës është “detyrë shtëpie” për Vllazninë, ndërkohë që do të synojmë njërin nga dy trofetë. Jemi të vendosur për këtë gjë dhe besoj se në javët në vazhdim keni për të parë një skuadër edhe më të fortë.”

E ka shprehur shumë herë këtë gjë se ka ndërtuar një skuadër më të mirë se vjet dhe pavarësisht opionionin, ai ka mendimin e tij. Nga ana tjetër, nuk është aspak i penduar që ka larguar disa nga lojtarët titullarë të sezonit të kaluar dhe thotë se para se të merrej një vendim i tillë, është diskutuar gjerë e gjatë me stafin e tij. “Ata që kanë ikur, kanë ikur. Nuk jemi të penduar, por mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Jemi munduar të afrojmë lojtarët e duhur për skuadrën dhe mbase këta të fundit kanë ardhur pak vonë, por me kalimin e kohës gjërat do të rregullohen. Do të jetë më e lehtë edhe për stafin për të punuar, sepse gjatë kësaj periudhe nuk është se i kemi kërkuar shumë llogari atij, ngaqë ka pasur këto probleme me ardhjet dhe ikjet e lojtarëve. Duke nisur nga ndeshja me Kastriotin, sigurisht që gjërat do të jenë shumë më ndryshe,” - ka shtuar Fushaj. Ndërkohë ditët e fundit janë afruar nga merkatoja edhe dy futbollistë 21-vjeçarë, Llenga dhe Kaçiku.

Ata, ndonëse janë federuar me kuqeblutë, ende nuk dihet nëse do të luajnë me këtë skuadër. Kjo ngaqë ata janë ende në provë dhe për këtë arsye do shihen edhe disa ditë. E pranon edhe vetë Fushaj, kur shton: “Të dhënat e para për këta futbollistë janë të mira. Thonë se kemi të bëjmë me dy futbollistë shumë cilësorë, por megjithatë nuk do të ngutemi. Do t’i shohim me kujdes dhe, nëse nuk bëjnë diferencën me ata që janë në skuadër, sigurisht që nuk do të firmosim me ta. Ne shpresojmë të jenë cilësorë, në mënyrë që t’i shërbejnë skuadrës.”

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 03 Sep 2009 , 15:26

Klubi “Vllaznia”, 6 mijë euro gjobë nga UEFA

Klubi i futbollit “Vllaznia” është gjobitur nga institucioni më i lartë i futbollit europian me 6 mijë euro. Arsyeja e gjobës ka pasur të bëjë me sjelljen jo të mirë të lojtarëve të saj në dy ndeshjet e Ligës Europiane ndaj Sligo Rovers. Kësisoj, 3 mijë euro janë për ndeshjen e parë dhe 3 të tjera për atë të kthimit në Shkodër. Për këtë aryse, dje në zyrat e klubit shkodran ka mbërritur shkresa përkatëse me vendimin e UEFA?s. “Arsyeja e vendosjes së kësaj gjobe KF Vllaznia ka të bëjë me sjelljet antisportive të lojtarëve të saj në ndeshjen Sligo?Vllaznia dhe atë Vllaznia?Sligo Rovers. Lojtarët e skuadrës suaj kanë thyer disa nene të rregullores së disiplinës të UEFA?s”, ? shkruhet ndër të tjera në vendimin e ardhur. Por duket se shkodranët i kanë shpëtuar mirë ndonjë ndëshkimi më të rëndë, pasi ka qenë hera e parë dhe prandaj ky komision ka toleruar. “Meqë është rasti i parë që ndodh me futbollistët e skuadës suaj, jeni mjaftuar vetëm me këtë gjobë minimale, sepse në rast përsëritje, vlera e saj do të kishte qenë shumë më e madhe,” ? thuhet ndër të tjera në vendimin e UEFA?s.

s.shqiptar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Ledi1920 » Fri, 04 Sep 2009 , 08:43

Nuk arrij ta kuptoj ket sjelljen antisportive???Ca duhet me i shtru tapet te kuq?
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 04 Sep 2009 , 11:43

Ledi1920 wrote:Nuk arrij ta kuptoj ket sjelljen antisportive???Ca duhet me i shtru tapet te kuq?
me i shtru tapet te kuq jo, po as me i ra grushta jo :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 04 Sep 2009 , 12:24

Smajli: Luaj kudo, vetëm Vllaznia të fitojë

Mbrojtësi lezhjan Dritan Smajli shpesh është spostuar në mesfushë, sipas nevojave të ekipit

Ardhja e fundit e Ardit Beqirit te Vllaznia duket se ka shtuar konkurrencën në skuadër. Sidomos në mbrojtje janë bërë shumë lojtarë, të cilët do të kërkojnë një vend në formacion. Por njëkohësisht me marrjen e mbrojtësit të Partizanit, duket se drejtuesit kuqeblu kanë menduar një zgjidhje tjetër edhe për mesfushën. Projekti është që Ardit Beqiri të luajë në pozicionin e tij të zakonshëm, të mbrojtësit të djathtë, ndërsa në mesfushë, po në të njëjtin krah, do të spostohet lezhjani Smajli. Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar një skemë e tillë, ideja të paktën duket se për këtë është bërë. Pikërisht për këtë arsye, Vllaznia hoqi dorë edhe nga ganezi Boadu.

Krahu i djathtë i mesfushës u konsiderua një nga pikat më të dobëta të kësaj vere për kuqeblutë dhe tashmë me kalimin e Smajlit aty, gjërat duket se do të rregullohen. I pyetur në lidhje me këtë çështje, Smajli do të shprehej: “Të them të drejtën, deri në këto momente askush nga stafi nuk më ka thënë se do të luaj në mbrojtje, por ndërkohë kam lexuar në media se mund të ndodhë kështu.

Nëse trajneri më vendos të luaj në mesfushë, për mua nuk do të ishte problem, sepse kam luajtur edhe më parë në këtë pozicion. Te Besëlidhja madje, përveçse në krahun e djathtë, kam luajtur edhe në të majtin e mesfushës. E rëndësishme, gjithnjë nëse ndodh kështu, është të merremi vesh me pjesën tjetër të skuadrës dhe kryesisht me Ardit Beqirin, me të cilin mund të luajmë në të njëjtin krah, si për manovrën sulmuese, ashtu dhe për atë mbrojtëse. Jam i bindur se gjërat kanë për të shkuar ashtu siç duhen.”

Dritan Smajli luan për të dytin sezon në radhët e Vllaznisë dhe, pasi ka lënë një sezon të vjetshëm pas me përshtypje të mira për atë që ka treguar në fushën e lojës, pritet ta bëjë këtë edhe sivjet. 24-vjeçari lezhjan ndërkohë është në gjendje të bëjë edhe një krahasim mes ekipit që u shpall nënkampion pak muaj më parë dhe këtij aktualit. “Në sezonin e kaluar kemi pasur një ekip të mirë me lojtarë cilësorë.

Ndërkohë kanë ikur 9 futbollistë dhe kanë ardhur 11 të tjerë. Besoj se duhet edhe pak kohë për konsolidimin e skuadrës dhe të gjithë së bashku kemi për të bërë gjëra të mira sërish. Profesor Lika është duke punuar shumë me të gjithë ekipin gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së kampionatit dhe besoj se shumë shpejt ekipi ka për t’u shfaqur në vlerat e tij më të mira,” ? është shprehur numri 2 i Vllaznisë. Smajli ka luajtur në sezonin e kaluar në plot 27 takime, duke qenë një nga blerjet më të mira të kësaj skuadre. Ai pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm edhe në sezonin e ri, ndonëse mund të luajë në një pozicion tjetër për të.




Ekipi shkodran, i ftuar për iftar

Pasditen e djeshme ekipi shkodran ka qenë i ftuar për iftar në Medresenë e Vajzave të qytetit të Shkodrës. Rituali i përvitshëm ka vazhduar edhe këtë radhë, teksa drejtori i kësaj medreseje, ish?arbitri i njohur Astrit Dervishi, fton gjithë komunitetin e futbollit për të marrë pjesë në këtë ceremoni të zhvilluar me rastin e muajit të madhnueshëm të Ramazanit. Pikërisht për shkak të kësaj ftese, stërvitja e kuqeblu dje është zhvilluar paradreke.

Kaçiku e Llenga, ende asnjë vendim për ta

Ditët kalojnë dhe për të dy ata ende nuk ka asnjë vendim. Fitim Kaçiku dhe Albi Llenga janë të federuar me Vllazninë dhe njëkohësisht po stërviten me të, por ende nuk e dinë as ata vetë nëse do të jenë pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ri. Të dy lojtarët janë në provë dhe në fakt pritet nga dita në ditë që për ta të ketë ndonjë vendim, por duket se kjo javë do të kalojë kështu. Mbase nga java tjetër do të merret vendimi përfundimtar

s.shqiptar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Fri, 04 Sep 2009 , 18:23

Ledi1920 wrote:Nuk arrij ta kuptoj ket sjelljen antisportive???Ca duhet me i shtru tapet te kuq?
au une se kuptoj gjobitet lojtari dhe jo skuadra. skuadra denohet nese tifozat hellin sende ne fushe apo fuasin lojtare te pa federum
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sun, 06 Sep 2009 , 08:51

A dihet gja per te drejtat televizive?

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Sun, 06 Sep 2009 , 17:21

Demek asht ba akordi me ja dhan asaj kompanise Gjermane pa nuk dihet hala asigja....
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Sun, 06 Sep 2009 , 21:11

vllaznia - u-19 vllaznia 7-1 http://www.youtube.com/watch?v=LoiYBXYTXPI
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Sun, 06 Sep 2009 , 22:11

Edmond-Cela wrote:vllaznia - u-19 vllaznia 7-1 http://www.youtube.com/watch?v=LoiYBXYTXPI
Mondi flm naqe per videon i nderum je.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 09 Sep 2009 , 13:49

Nallbani: Në Krujë, për të marrë maksimalen

Mesfushori kosovar Ilir Nallbani shprehet se Vllaznia kërkon gjithnjë më të mirën

Në ndeshjen e javës së kaluar të kampionatit goli i shënuar prej tij i dha tri pikë Vllaznisë. Ilir Nallbani është ndier jashtëzakonisht i gëzuar për atë gol, jo vetëm se i dha fitoren skuadrës së tij, por sepse dhuroi shumë emocione, ngaqë është shënuar pikërisht në minutën e 93?të. Me atë gol, gjërat në skuadrën shkodrane si rrjedhojë tashmë duken në rregull, sepse nëse nuk do të kishte ndodhur kështu, nuk dihet se çfarë masash mund të kishte pasur. Kosovari 27-vjeçar vazhdon të ndihet i lumtur për atë gol të shënuar.

Ai ka edhe një arsye më tepër pse ndihet ashtu dhe për rrjedhojë e shpjegon edhe në fjalën e tij të mëposhtme: “Ka qenë një gol shumë i rëndësishëm, sepse skuadra po vuante për të shënuar, ndërkohë që ndeshja po shkonte drejt fundit. Kur kam parë që topi përfundoi në rrjetë, gëzimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ky ka qenë goli im i parë në kampionat me Vllazninë që kur kam ardhur tek ajo, prandaj kam festuar më tepër sesa duhet ndoshta.

Deri në këtë ndeshje kisha goditur disa herë shtyllat, por asnjëherë topi nuk përfundoi në rrjetë. Ndodhi në këtë ndeshje dhe jam i kënaqur për këtë.” Me atë fitore ndaj Apolonisë, shkodranët duket se kanë hyrë në rrjedhën normale të pretendimeve të tyre. Në mendje prej ditësh kanë vetëm ndeshjen e radhës me Kastriotin dhe Nallbani beson se skuadra e tij do të paraqitet mirë në këtë ndeshje, ku objektivi do të jetë fitorja.

“Ndaj Kastriotit do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Kundërshtari nuk ka arritur të marrë akoma pikë në këtë kampionat, prandaj do të kërkojë patjetër fitoren, por këtë gjë e kërkojmë edhe ne, sepse kemi pretendimet tona në këtë kampionat dhe prandaj nuk mund të heqim dorë kollaj prej tyre,” ? ka thënë më tej mesfushori i qendrës së Vllaznisë. E rëndësishme duket se është suksesi i skuadrës. Numri 20 i kuqebluve e ka të qartë se kjo ka rëndësi mbi gjithçka tjetër. Edhe më shumë sesa golat dhe suksesi personal, Nallbani është i prirur te suksesi kolektiv.

Për rrjedhojë, mesfushori shumë luftarak, është i gatshëm të presë edhe për shumë kohë të tjera për të shënuar një tjetër gol në portat kundërshtare, vetëm e vetëm që Vllaznia të fitojë. “Po të më pyesni nëse do të kisha dëshirë të shënoja edhe në Krujë, sigurisht që kënaqësia është, por mua më shumë do të më ngrohte suksesi i skuadrës. Kemi punuar shumë gjatë këtyre dy javëve dhe besoj se kjo do të na shpërblehet me tripikëshin në ndeshjen e radhës kundër Kastriotit. Skuadra jonë ka shumë lojtarë që kanë ardhur këtë sezon dhe mendoj se nga java në javë forca jonë do të rritet,” ? ka thënë në fund Nallbani.




Kuqeblutë, dje dy seanca stërvitore

Ekipi i Vllaznisë nuk e ka ulur tonin e stërvitjes edhe gjatë kësaj jave, ndonëse kanë mbetur vetëm pak ditë nga përballja e radhës me Kastriotin. Nëse të hënën ka pasur vetëm një seancë, atë të pasdites, dje ka ndodhur ndryshe. Kuqeblutë janë stërvitur dy herë në fushën sportive të Shtojit, si paradite, edhe pasdite, është punuar më tepër në aspektin taktik me futbollistët. Trajneri Lika kërkon t’i kushtojë sa më shumë rëndësi këtij faktori, sepse pritet konsolidimi sa më i shpejtë i ekipit. Ardhja e shumë lojtarëve gjatë këtij sezoni ka krijuar një problem, që ka të bëjë me mbarëvajtjen e lojës. Duke punuar shumë në këtë drejtim, drejtuesit shkodranë janë të bindur se shumë shpejt ka për t’u arritur harmonia në bashkëveprim dhe sjellja në mënyrën e duhur e futbollistëve në fushën e lojës.

s.shqiptar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 11 Sep 2009 , 19:59

Fushaj: Vllaznia, në çdo takim për fitore


Autori: Gjergj Kola
Data: 11/09/2009
Version Print


Presidenti Valter Fushaj kërkon më të mirën në çdo ndeshje, pavarësisht se ku luhet




Afrimi i ndeshjes me Kastriotin ka shtuar entuziazmin në kampin shkodran. Dëshira e të gjithëve është për t’u kthyer me një fitore nga Kruja ditën e diel. Ndokush mendon se kjo nuk është thjesht një dëshirë, por detyrim dhe në fakt për një Vllazni pretendente ashtu duhet të jetë. Presidenti i saj Valter Fushaj ka shprehur dje të njëjtën gjë, teksa ka thënë: “Ne shkojmë në Krujë me objektiv për të fituar ndeshjen. Nuk na hyn në punë madje as barazimi, sepse një gabim e bëmë në javën e parë me Besën dhe, po të ndodhë edhe tani, do të kishte pasoja për pretendimet tona të mëtejshme. Për këtë arsye, i kam porositur, si stafin, ashtu edhe futbollistët për angazhim maksimal në këtë ndeshje. Duhet patjetër ta fitojmë atë.” E thotë pa as më të voglin dyshim pretendimin për tri pikë, sepse beson te suksesi. Atë e bazon te puna që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe, tek elementi që është në skuadër dhe te vetë emri që ka klubi. Vllaznia është mësuar gjithnjë të pretendojë dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe këtë sezon. E pranon edhe presidenti Fushaj, që shton: “Jam shumë i bindur se kam ndërtuar një ekip për të pretenduar, ndonëse në pamje të jashtme mund të mos ketë shumë emra të bujshëm, por kemi përzgjedhur lojtarë që i shërbejnë skuadrës. Duke qenë kështu, vetëm në dy ndeshjet e para mund të kemi pasur pak probleme sa i takon konsolidimit të grupit, ngaqë lojtarët kanë ardhur me vonesë. Por nga ndeshja e radhës nuk mendoj se do kemi më probleme në këtë drejtim dhe për rrjedhojë, do të shohim në fushë një skuadër shumë të organizuar, që luan një futboll të bukur dhe mbi të gjitha rezultativ.” Shkodranët do të kërkojnë fitoren në Krujë, por në fakt të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe vendësit. Ata nuk i kanë bërë një nisje të mirë kampionatit dhe do të tentojnë ta përmirësojnë këtë gjë në takimin me Vllazninë. Fushaj nuk trembet për këtë madje e ka të qartë “egërsinë” e kundërshtarit. Duke folur në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë: “Kur deklarova se shkojmë vetëm për fitore, unë e dija se ndaj kujt kundërshtari luajmë, në çfarë fushe etj. E respektoj në maksimum Kastriotin, por Vllaznia këto pretendime ka, për të mundur atë dhe çdo kundërshtar tjetër. Neve nuk na lejohet dështimi dhe prandaj do të tentojmë të bëjmë më të mirën e mundshme në Krujë. Besoj te fitorja dhe këtë do ta provojë më mirë fusha e lojës.” Sigurisht që këto deklarata janë ato të zakonshmet e pragndeshjeve, por mbase në këtë mes ka diçka tjetër. Valter Fushaj, ndryshe nga shumë të tjerë, mendon se sivjet ka ndërtuar një ekip më të mirë se vitin e kaluar. Që do të thotë se, nëse vjet Vllaznia u shpall nënkampione, sivjet patjetër duhet të fitojë titullin. Kjo është logjika dhe, se sa do të realizohet, mbetet për t’u parë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 11 Sep 2009 , 20:00

Ikën portieri francez, Llenga ende në provë

Që nga e hëna e kësaj jave ka qenë në stërvitje me ekipin e Vllaznisë edhe portieri francez Pasqual. 22-vjeçari që ka luajtur në Francë dhe Spanjë, ka qenë në provë dhe kjo provë sot mbaron, teksa ai do të marrë avionin për t’u kthyer në vendin e tij. Meqenëse ai nuk mund të federohet në këto momente, drejtuesit kuqeblu thjesht kanë dashur ta shohin dhe, nëse sipas tyre do rezultonte i vlefshëm, atëherë do të hapej mundësia e bashkëpunimit për në janar, kur të rihapet merkatoja. Ende nuk ka një prononcim të qartë të stafit nëse ky portier ka vlera apo jo, por e rëndësishme është që ai sot do të largohet. Presidenti Fushaj thotë se këtij portieri iu dha mundësia për t’u provuar, nisur nga mosha dhe karriera e tij dhe mbase më vonë edhe mund të rikthehet sërish në skuadër, këtë herë për të firmosur. Nëse Pasqual largohet sot, mbrojtësi 21-vjeçar Llenga vazhdon provën e tij. Drejtuesit e Vllaznisë ende nuk kanë vendosur dhe vetë presidenti Fushaj dje ka thënë se për këtë lojtar vendimi do të jepet javën tjetër, pasi të jepet një mendim më i plotë për të.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 13 Sep 2009 , 23:28

Edmond-Cela wrote:vllaznia - u-19 vllaznia 7-1 http://www.youtube.com/watch?v=LoiYBXYTXPI
me iket vllazni qe kena sot do te thosha qe 19 vjecaret jan ma dobet se 17 vjecaret.

nese do luishin 17 vjecaret vllaznia nuk do ta kishte te lehte fitoren

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 13 Sep 2009 , 23:30

Superliga, Dinamo e Besa ruajne hapin
13/09/2009 21:55

Jane luajtur sot ndeshjet e javes te trete te Superliges ku te cilesuarat pretendente kete vit, nuk zhgenjejne.
Keshtu Tirana ka fituar ne transferte ne Erseke kunder Gramozit me rezultatin 1—0, Skenderbeu mund Flamurtarin ne Korce 1-0, Besa mund Lacin ne Kavaje 1-0, Apolonia mund Shkumbinin ne Fier me rezultatin 1-0.

Zhgenjen Vllaznia ne Kruje. Shkodranet jane mundur 1-0 nga Kastrioti vendas, nderkohe qe po me rezultatin 1-0 fiton edhe Dinamo kunder Teutes se Durresit.

Pas perfundimit te javes se trete renditja kryesohet nga Besa dhe Dinamo me nga 9 pike te ndjekura nga Apolonia, Skenderbeu dhe Tirana.

Nderkohe javen e ardhshme Dinamo do te udhetoje per ne Shkoder ku do te kete nje sfide te veshtire kunder Vllaznise ndersa Tirana do te prese Besen e Kavajes.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 13 Sep 2009 , 23:31

ishtu si e kena fillu nuk asht qudi me pas fatin e flamurtarit dhe partizanit

mjaft dobet ,ose ma shkurt nisja ma e dobet e vllaznise keta 40 vjetet e fundit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 13 Sep 2009 , 23:46

Vllaznia e "sëmurë", nuk gjen dot golin


Vetem1 gol ne 3 ndeshje, kjo nuk shkon per nje klub si Vllaznia






Vllaznia e këtij sezoni duket së e kanë zënë para-ethet e gripit. Nënkampionët e Shqipërisë kanë humbur dy e zhvilluara në transfertë, nga tre javë që janë zhvilluar deri tani. Shkodranët humbën me Besën (2-0, java 1) dhe Kastriotin (1-0, java 3). Mesa duket kuqeblutë, formacioni i vetëm shqiptar që mundi të kalojë një tur eliminator në Ligat e Europës, ende nuk e kanë marrë veten nga humba e dyfishtë me Rapidin e Vjenës, ku pësoi 8 gola në takime pa shënuar asnjë. Të vetmen fitore skuadra e drejtuar nga Hasan Lika ka fituar vetëm me Apoloninë 1-0: goli u shënua në minutën e 93-të nga Ilir Nallbani. Vetem1 gol ne 3 ndeshje, kjo nuk shkon per nje klub si Vllaznia. Presidenti Valter Fushaj synon dy trofetë, por mesa duket...duhet të rinovojë objektivat.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 15 Sep 2009 , 02:54

Kastrioti zhbllokohet, “mace e zezë” për Vllazninë


Autori: Nderim Goci
Data: 14/09/2009
Version Print


Krutanët kanë marrë fitoren e parë, ndërsa shkodranët hasin vështirësi në transfertë

Kastrioti - Vllaznia 1?0

Shënues: Grizha 52?


Kastrioti: Mustafa, Grizha, Shala, Shameti, Kalari (Hoxha 89?), Gocaj, Roshi, Turdiu, Jusufaj, Pema (Shenaj 84?), Abazaj. Trajner: R.Ndreu.

Vllaznia: Grima, Smajli, Mrvaljeviç, A.Beqiri (Nika 59?), Shtubina, Leandro, Sinani (Bala 77?), Hallaçi, E.Beqiri, Nallbani, Alikaj (Rizvanolli 76?). Trajner: H.Lika.

Gjyqtarë: K.Meta (Tiranë), E.Miho, F.Elezi (Durrës)

Karton i verdhë: Grizha


“Radiografia”

7?- Aksion nga e majta e sulmit krutan. Kroson Kalari brenda zone dhe Grima largon rrezikun nga porta e tij.

14?? Zbritje e rrezikshme e miqve nga Shkodra. Pas një topi të marrë nga qendra e sulmit, Sinani shfaqet diagonal me portën, godet fuqishëm, por topi “qeth” pingulen e majtë të portierit Mustafa.

16?? Goditje e lirë për skuadrën krutane nga distanca, godet mjaft bukur Roshi dhe pret me vështirësi portieri shkodran.

21?? Alikaj, pasi përfiton nga një gabim i mbrojtjes së vendësve, në hyrje të zonës godet mjaft bukur dhe Mustafa tregon klasin e tij.

29?? Kastrioti pranë golit të parë, por Gocaj e ka të vështirë të finalizojë, ndonëse dy-tre metra larg portës.

32?- Roshi provon të djathtën e tij nga një distancë rreth 25 metra në pozicion pothuajse diagonal me portën godet mjaft bukur, Grima grushton dhe goditje këndi për skuadrën e Kastriotit.

34?? Tjetër aksion i vendësve, këtë herë nga e majta e sulmit. Kros i Jusufajt, Pema godet mjaft bukur me kokë në qendër të zonës dhe grushton mjaft bukur portieri mik.

37?? Vendasit pretendojnë një 11-metërsh. Pasi shmang dy mbrojtës miq, Turdiu pengohet brenda zone nga një futbollist shkodran. Gjithçka e rregullt për kryesorin Meta.

47?- Turdiu ka shkarkuar të djathtën e tij në hyrje të zonës dhe pret në pozicion portieri shkodran.

52?? Goditje këndi për skuadrën vendëse. Roshi kroson brenda zonës dhe Grizha, i ardhur në ndihmë të sulmit, godet saktë me kokë dhe kalon skuadrën e tij në avantazh. 1-0 për Kastriotin.

55?? Roshi, në hyrje të zonës në pozicion ballor me portën, tenton të godasë portën e miqve, por Grima largon rrezikun.

67?? Shala preferon të kopjojë shokun e repartit të tij. Pas një krosimi nga këndi, godet me kokë dhe portieri mik tregohet sërish i vëmendshëm.

72?? Pas një kombinimi brenda zonës mike Abazaj-Kalari, ky i fundit tregohet i nxituar në momentin e finalizimit.

81?? Nallbani për miqtë përpiqet të zërë në befasi portierin Mustafa, godet dhe me vështirësi pret portieri.

84?- Porta krutane kalon një çast të vështirë, që zgjidhet falë një ndërhyrjeje mjaft të matur të portierit Mustafa. I sapofuturi Bala gjendet fare pranë portierit, por nuk është në gjendje të shënojë.

Komenti

Pas dy humbjeve e pësuara në kampionat, fitorja ndaj Vllaznisë ishte kthyer si e vetmja alternativë për të kthyer qetësinë në kampin krutan. Dhe kjo është arritur në sajë të vendosmërisë së futbollistëve vendës, të cilët në ndeshjen e djeshme kanë treguar shpirt gare. Falë grintës që ata treguan, arritën të mposhtnin një skuadër që është pretendente për fitimin e titullit kampion.

Formacioni i Ndreut zbriti në fushën e lojës me mungesa, ku më e spikatur ka qenë mungesa e mesfushorit gjirokastrit Braho të dëmtuar dhe të kapitenit Caca, i ndëshkuar në ndeshjen e javës së dytë ndaj Teutës në Durrës me dy kartonë të verdhë.

Ndërsa miqtë nga Shkodra kishin formacionin e tyre të plotë. Takimi nis me ritëm nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan mendimin te të pranishimit se ndeshja do të jetë me rivalitet. Pas disa përpjekjeve të miqve me anë të Sinanit dhe Alikajt, të cilët rezultuan të pasuksesshme, janë vendësit të cilët bëhen zotër të fushës, duke komanduar në të gjithë hapësirën e saj. Numri rasteve të humbura është treguesi më i mirë për nivelin e treguar nga skuadra krutane.

Me fitoren e arritur, formacioni i Ndreut tregoi se ajo mund të funksionojë në të ardhmen dhe mund të avancojë përpara. Në fakt, shenja përmirësimi ajo i dha qysh në ndeshjen e dytë në Durrës ndaj Teutës, por me atë që u pa dje, ajo krijoi një imazh mjaft pozitiv. Miqtë nga Shkodra, me paraqitjen e tyre, treguan pak nga tradita.

Përpjekjet e Sinanit, Alikajt, apo ndonjë tjetri, janë fare pak për një skuadër që kërkon të jetë në rolin e pretendentes për fitimin e titullit kampion. Përveç luftës së fortë sportive, ndeshja e djeshme u karakterizua nga një “fair-play” dhe një korrektesë shembullore nga të dyja skuadrat, duke treguar se futbolli është thjesht një betejë, ku më i miri i gëzohet fitores.

Formacioni i Ndreut kaloi me sukses një betejë, por ndeshjet në vazhdim parashikohen të vështira, duke fillur qysh këtë fund javë kundër Shkumbinit në Peqin. Për Vllazninë bëhet akoma më e vështirë, kur mendon se për t’u kthyer te fitorja do t’i duhet të mposhtë kryesuesen, Dinamon, një ekip shumë i fortë këtë sezon.

Deklarojnë…

Ramazan Ndreu, trajner i Kastriotit: “Fitorja vërtet na gëzon. E parashikuam një ndeshje të vështirë, sepse përballë kishim një nga skuadrat më të forta të kampionatit. Fitoi shpirti i garës, sedra e futbollistëve. Një falënderim të veçantë ia dedikoj edhe publikut tonë të mrekullueshëm, të cilët me mbështetjen e tyre sikur na e bënë më të lehtë fitoren. Nuk duhet të tregohemi euforikë, pasi në vazhdim kampionati do të jetë më i fortë.”

Hasan Lika, trajner i Vllaznisë: “Skuadra bëri gabime, sidomos në veprime sulmuese. Me këtë humbje, duhet theksuar se na mbetet shumë punë për të bërë. Futbollistët tanë duhen të jenë më të rrezikshëm para portës së kundërshtarit. Gjithsesi, kampionati vazhdon dhe mund ta marrim veten.”


Të veçanta

- Përveç dy presidentëve të të dy skuadrave, në tribunën “VIP” ishte i pranishëm edhe këngëtari i njohur i këngës popullore dhe veçanërisht asaj shkodrane, Bujar Qamili.

- Kapiteni i skuadrës krutane, Fatmir Caca, ka qenë i detyruar ta ndjekë ndeshjen afër gazetarëve, për shkak se ai ka qenë i ngarkuar me dy kartonë të verdhë në ndeshjen kundër Teutës.

- Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e skuadrës krutane nuk harruan të përshëndesnin sportdashësit krutanë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 05:56

Vllaznia, Fushaj pergatit gjobat
15/09/2009 10:20

Dy humbje ne tri javet e para te Kategorise Superiore jane rezultate qe nuk i shkojne aspak per shtat nje skuadre pretendente per titullin.

Pas disfates se fundjaves ne fushen e Kastriotit, drejtuesit e Vllaznise kane pergatitur masat ndeshkimore per lojtaret. Sipas burimeve prane klubit shkodran, presidenti Valter Fushaj eshte i pakenaqur nga pjesa me e madhe e titullareve dhe po mendon t’i gjobise. Por, ndryshe nga heret e tjera, shifra qe do t’u mbahet futbollisteve nga rroga do te jete individuale: duke marre si reference paraqitjen ne takimin e humbur ne Kruje.

I pari ne listen e atyre qe do te penalizohen financiarisht eshte kapiteni Vioresin Sinani, i cili nuk ishte ne nivelet e zakonshme.

“Ne tri javet e para, drejtuesit jane mjaft te zhgenjyer nga skuadra. Humbja ne Kavaje u cilesua si nje aksident qe edhe mund te ndodhe, pasi ishte java e pare e kampionatit dhe grupi kishte ende nevoje te permiresohej, duke pare edhe levizjet e merkatos se veres. Me pas erdhi fitorja e veshtire me Apolonine, ku tri piket bene qe loja jo e kenaqshme e Vllaznise te lihej disi ne “harrese”.

Por humbja me Kastriotin tregoi se kuqeblute kane nevoje per nje shkundje. Nje ekip qe synon te jete ne garen per titullin, nuk mund t’ia lejoje vetes te humbase ne çdo dy ndeshje”, pohuan burimet konfidenciale.

Gjobat per paraqitjet e dobeta shihen nga Fushaj si menyra e vetme me te cilen skuadra do te ndryshoje sjelljen ne fushen e lojes. Mbi te gjitha per faktin se ne Shkoder kjo eshte java kur lojtaret do te paguhen.

Behet e ditur se nga lojtaret qe u aktivizuan te shtunen, zemerimit te drejtuesve i kane shpetuar vetem kater lojtare: portieri Grima, i cili ishte me i miri per Vllaznine, mbrojtesit Elvin Beqiri dhe Mrvaljevic dhe mesfushori Nallbani. Ata do te paguhen normalisht perpara super-sfides se fundjaves me Dinamon.

Ndersa per pjesen tjeter te ekipit u mendua qe rrogat te shperndahen vetem pas takimit me blute. Ne baze te rezultatit te kesaj sfide, do te percaktohet perfundimisht shifra e sakte e gjobave per secilin nga lojtaret, ose nese klubi do te “mbylle nje sy”. Ne te gjithe kete situate, natyrisht qe nuk mund te perjashtohej edhe trajneri. Ne “Loro Boriçi” ka edhe mjaft pakenaqesi per punen e Hasan Likes.

Ky i fundit mori persiper pergjegjesite e tij pas humbjes ne Kruje, madje deklaroi se “jam i gatshem te perballem me çdo vendim te klubit, por situata qe po kalojme duhet analizuar ne teresi”.

Gjithsesi, tekniku nuk rrezikon te largohet, te pakten deri ne fundjave, ku duhet me patjeter te fitoje perballe Dinamos kryesuese. Kjo edhe sepse ndryshimi i stolit perpara nje ndeshjeje kaq te rendesishme mund te prishe edhe me shume ekuilibrat delikate brenda grupit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:03

Nga Lika te lojtarët,tani te Vllaznia janë të gjithë në provë
16 Shtator Humbja e dytë për Vllazninë nxeh Fushajn. Një dështim me Dinamon do të thotë “furtunë”





I shoqëruar nga një staf i zgjeruar i klubit kuqeblu dhe mbështetësish të Vllaznisë, presidenti shkodran Valter Fushaj ka zënë vend pak minuta përpara fillimit të ndeshjes Kastrioti-Vllaznia, në tribunën “VIP” të stadiumit krutan. Bazuar në përgatitjet që skuadra kishte zhvilluar gjatë periudhës dy javore të ndërprerjes së kampionatit, numrin një të klubit shkodran e shoqëronte një entuziasëm, pasi në përballjen me Kastriotin skuadra do të merrte një rezultat pozitiv dhe madje prej këtu kish parashikuar edhe startin e Vllaznisë drejt realizimit të objektivit, atë të fitimit të trofeut të kampionatit. Jo shumë i kënaqur nga pjesa e parë, por që gjithsesi, kur rezultati vazhdonte të ishte akoma në fuqi zero me zero, Fushaj shpresonte se në 45-minutat e dyta skuadra që ai financon do të dilte në lojën e saj dhe të merrte rezultatin e duhur. i larguar me një dëshpërim jo të vogël nga stadiumi krutan, jo vetëm për humbjen por edhe për lojën aspak pozitive të zhvilluar nga ekipi i Vllaznisë në këtë takim, shqetësimi i presidentit të kuqebluve për paraqitjen e Vllaznisë do të vijonte të ishte prezent edhe një ditë pas ndeshjes. Gjatë bisedes me të mëson se është ndjerë jashtëzakonisht i zhgënjyer nga e gjithë skuadra për atë paraqitje aq të dobët në përballjen me Kastriotin. “Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Kështu edhe në Kavajë, e filluam mirë dhe e njëjta gjë edhe Krujë, aq më tepër kur këtë radhë garancitë nga skuadra dhe drejtuesit ishin për një përfaqësim shumë të mirë dhe rezultati pozitiv”, shprehet Fushaj, i cili duke pohuar se kështu nuk vazhdohet thotë se sot do të bisedojë me futbollistët dhe stafin teknik për të analizuar situatën në fjalë. Dy humbje në tre ndeshje natyrisht që janë jashtëzakonisht shumë për një ekip pretendent si Vllaznia, ndërkohë kur rivalet e saj kanë filluar shkëputjen. Përpara është edhe një tjetër ndeshje e vështirë, ajo me kryesuesen Dinamo, takim që do të luhet në këtë fundjavë në “Loro Boriçi”. Ndaj, situata në duart e Fushajt duket shumë delikate, pasi një tjetër dështim me blutë, do të thotë një goditje e rëndë për Vllazninë. Kështu që takimi i sotëm me skuadrën dhe stafin teknik pritet të jetë shumë serioz. Ndonëse vetë Fushaj nuk parapëlqen të flasë më gjatë, nga burime të tjera brenda klubit, mësohet se ka mundësi se skuadrës t’i jepet edhe një shans tjetër, ai i kësaj jave në përballjen me Dinamon, që duke e fituar atë të nis kthesa e saj. Në rast të kundërt, nëse skuadra nuk bën kthesen e duhur ka shumë mundësi që gjërat të ndërlikohen së tepërmi dhe tek kuqeblu të ketë ndonjë “fortunë” ndëshkimesh. Gjithsesi, më saktësisht se cilat do të jenë etapat e mëpvonshme, duhet pritur takimi që presidenti do të ketë sot me skuadrën dhe stafin kuqeblu.

Përgjegjësia e Likës- Padyshim që shumë i mërzitur nga kjo humbje e kuqebluve është edhe kreu i pankinës së Vllaznisë, Hasan Lika. Ashtu si edhe pjesëtarët e tjerë të kampit shkodran edhe vetë Lika, nuk e kish menduar në asnjë mënyrë se do të kthehej nga Kruja me humbje. Në fokus të objektivit të tyre ka qënë fitorja tre pikëshe, por përpos saj, nuk ka qënë e mundur të kapej as edhe barazimi. “Sigurisht që kur punët nuk shkojnë mirë, i pari që merr përgjegjësitë është trajneri dhe çdokush ka të drejtën të diskutojë për këtë problem”, është shprehur Lika pas ndeshjes, që si profesionist që është ka lënë të hapur për çdo lloj komunikimi me drejtuesit. “Sigurisht i takon të tjerëve të vendosin dhe në këtë drejtim, mund të them se nësë është trajneri problem, sigurisht të gjithë jemi dakord që edhe trajneri largohet”, thotë Lika. Megjithatë, ai nuk mendon se punët çalojnë në drejtimin e skuadrës kur dekalron se: “Unë jam i hapur dhe jam munduar për të punuar dhe të vazhdoj të punoj. Mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë dhe me objektiva gjithmonë të qarta për të ecur përpara. Kemi patur vështirësi, i kemi deklaruar, por si duket nuk po kuptohen drejt vështirësitë. Nuk është se është problemi i trajnerit, apo problemi i individëve të veçantë në skuadër, ndaj duhet të ndalemi seriozisht bashkarisht që ta dalim nda situata.”, ka vijuar ai. Ndërsa, duke folur për ndeshjen, Lika mendon se dështimi i skuadrës në këtë ndeshje erdhi nga mungesa e rrezikshmëmrisë në aspektin sulmues, aty ku skuadra duhet të jetë më cilësorë. “Shpesh herë edhe gabojmë më tepër se duhet sulmuesit apo mesfushorët. Ndërkohë në ndeshjen me Kastriotin vuajtëm edhe nga disa goditje standarte ku nuk vepruam mirë, kjo ndoshta edhe nga shtalartësia e kundërshtarit, por edhe nga gabimet tona”, shprehet Lika. Më pas ai ka folur edhe për dëmtimet, të cilat në fakt e kanë shqetësuar jo pak skuadrën një ditë përpara ndeshjes. “Dëmtimet kanë qenë prezente, Beqiri luajti i sforcuar, po ashtu edhe Leandro, apo Kasapi që nuk u aktivizua fare. Ato ndikuan deri diku, por nuk mund të themi se këto ishin faktor përcaktues në rezultatin e ekipit tonë. Ne kemi një skuadër, që në qoftëse grupi funksionon, atëherë edhe skuadra funksionon.”, ka komentuar ai në këtë aspekt. Ndërkohë, në opinion ka bërë jo pak përshtypje largimi nga fusha i kapitenit, Sinani për t’u zëvendësuar nga i riu Bekim Bala. “Unë mendoj se një futbollist, kur gjërat nuk shkojnë mirë, megjithë predispozicionin, apo dëshirën e madhe që ka për të dhënë maksimumin, sigurisht mendojmë të bëjmë një ndryshim” është përpjekur Lika të sqarojë lidhur me këtë rast. Ndërkohë më pas ka shtuar se: “Duke dashur të luajmë me krahët, dhe për të krosuar si në rastin e Rizvanollit dhe Balës që mund të jenë më mirë në lojën në ajër i bëmë këto ndërrime, por që në fakt nuk e realizuam ndoshta edhe për fajin në tonë në dy-tre momente, kur lojtarët e krahut duhet të kishin krosuar, por hynë në veprime individuale gjë që nuk janë të mira”, ka përfunduar Lika.

Post Reply