Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:32

Eto-Ronaldinjo e gjejnë veten
si kundërshtarë pas 5 vjetësh


Ronaldinjo dhe Samuel Eto do të ritakohen bashkë pas katër
sezoneve të kaluara te skuadra e Barcelonës. Dikur Ronaldinjo
shërbente për kamerunasin dhe ky i fundit shënonte golat, me
të cilët katalanasit fitonin kampionatet e sezoneve 2004-2005,
2005-2006, por gjithashtu edhe Ligën e Kampioneve në vitin
2006. Mirëpo këtë herë do të jetë ndryshe. Në derbin e Milanos,
Samuel Eto dhe Ronaldinjo do të jenë përballë si kundërshtar,
respektivisht për ngjyrat e Interit dhe Milanit. Një fakt i tillë do t’i
japë edhe më tepër entuziazëm e spektakël kësaj sfide, pasi dy
kampionët e sipërpërmendur kanë marrë në dorë drejtimin e
skuadrave të tyre te suksesi në kampionatin italian dhe në
Ligën e Kampioneve. Prej Etosë dhe Ronaldinjos pritet shumë
nga tifozeritë respektive, por për dy fenomenët, derbi i Milanos
do të jetë rasti ideal për të treguar vlerat e tyre më të mira.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 02:35

Juvja vendos,
Groson dhe
mbyll merkaton


Juventusi është gati të finalizojë
marrëveshjen me Lionin për
transferimin e Grosos në Itali.
Më në fund bardhezinjtë kanë
vendosur t’i shpenzojnë 2 milionë eurot e kërkuara nga klubi
francez për mbrojtësin italian. Tratativa me Lionin ka mbetur
pezull gjatë gjithë verës, pasi “Zonja” nuk ishte e gatshme të
paguante shifrën e kërkuar për Groson. Por mesa duket shitja
e Kristian Zanetit ka bërë të mundur përfitimin e të ardhurave,
një pjesë e të cilave tani do të shpenzohen për mbrojtësin e
Lionit. Pritet që takimi përfundimtar të bëhet ditën e enjte, pikërisht
atëherë kur do të hidhet shorteu i Ligës së Kampionëve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 03:23

Berluskoni i bën formacionin Leonardos


Presidenti kuqezi: Nëse do të isha unë, do të vendosja Sedorfin pas Patos dhe Ronaldinjos

Nuk do ta ndryshoja Ronaldinjon me asnjë lojtar tjetër”. Fjalë dhe “muzikë” e Silvio Berluskonit, që flet katër ditë para derbit me Interin. “Bën për çdo pozicion, - vazhdon ai, duke iu referuar brazilianit, - dhe në çfarëdo forme të jetë, ia ripaguan tifozëve çmimin e biletës me lojën dhe spektaklin e tij në fushë. Unë do të doja që Sedorfi të luante pas shpinës së Patos e Ronaldinjos. Për mua është një lojtar i pazëvendësueshëm në mesfushë, ndërsa besoj që duhet të luajë deri në aksionin final, të jetë në brendësi të zonës, ose për mua le të luajë si sulmues i dytë.

Nëse do të isha unë që do të bëja skuadrën, do ta vendosja Sedorfin pas dy “pykave” për të dhënë pasin final, Pato sulmues i parë dhe Ronaldinjo i dytë. Leonardo? Më ka dëgjuar, flasim për gjithçka dhe besoj se është dakord me idenë time. Në këtë rol Ronaldinjo mund të fitojë shumë faulla, mund të marrë penallti, të pasojë dhe shënojë. Ronaldinjo është një djalosh i mirë, ka nevojë vetëm të ndihet i stimuluar dhe i mbështetur.

Do të luajë në këtë rol, jam i bindur që në fund të kampionatit do të jetë mes protagonistëve të këtij sezoni.” Për sa i takon organikës, numri një kuqezi shpjegon: “S’jam dakord me ata që thonë se Milani s’ka lojtarë. Kemi një organikë me 29 elementë, mund të zbresim në fushë dy skuadra me nivel, duke pasur kampionë që skuadrat e tjerë i kanë zili. Pato? Është një lojtar klasi absolut, pavarësisht nga mosha e re.

Milani bëri shumë mirë që besoi tek ai.” Në fund, një mendim edhe për derbin: “Për t’u nisur kështu, nuk mund të bëhen parashikime, sepse në prani të skuadrave shumë të forta, rezultati vjen si pasojë e fatit, e sjelljes së gjyqtarëve, pra, me skuadra të ekuilbruara, është e vështirë të bëhen parashikime. Ajo që mund të them është që Milani do të zbresë në fushë për të fituar dhe për të qenë padron i fushës, i lojës. Pra, të fitojë duke u zbavitur dhe respektuar kundërshtarin”, - përfundoi Berluskoni.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 03:25

Holandezi kujton

Huntelar: Interit i kam shënuar një herë…

Mungoi për pezullim në ndeshjen e parë ndaj Sienës dhe tani Klas Jan Huntelar mund të debutojë të shtunën ndaj Interit me fanellën kuqezi. Nga ana tjetër, holandezi u ka shënuar zikaltërve kur luante te Ajaksi dhe Leonardo mund t’i besojë një fanellë titullari, edhe pse ka mundësi ta nisë ndeshjen nga stoli: “Jam mirë, - pranon ai. - Shokët e mi vijnë nga ndeshja e parë, ndërsa unë duhet të përmirësohem edhe pak.”

Huntelar duhet të fitojë konkurrencën me Borrielon e Inzagin. Në tredhëmbëshin kuqezi, dy vende janë të zëna nga Pato e Ronaldinjo, me këtë të fundit të kthyer në një idhull për tifozët pasi ishte lojtari-simbol i protestës së ultrasve në ditën e grumbullimit në Milanelo. “Është bukur të luash me Paton e Ronaldinjon, - vazhdon Huntelar, - por edhe me shokët e tjerë, sepse jemi një skuadër. Nëse do të më jepet rasti, do të përpiqem të shënoj. Herën e shkuar ndodhi me Ajaksin, shpresoj që të shtunën të ndodhë me Milanin”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 03:25

Galiani: Ne favoritë? Mourinjo është dinak

Milani favorit? Mourinjo është një dinak…” Adriano Galiani, qesh mbi batutën e fundit të trajnerit portugez të Interit në prag të derbit dhe analizon Milanin para kësaj sfide: “Nuk kemi qenë të dobët më parë, - tha zëvendëspresidenti kuqezi, - dhe nuk jemi as fenomenë tani. Ne besonim dhe besojmë te kjo skuadër. Më duket absurde si ndryshojnë gjykimet e të gjithëve pas një fitoreje…”.

Në Sienë Milani fitoi me një dygolësh të Patos dhe sulmuesi brazilian, në fund të ndeshjes u kritikua nga kundërshtarët për disa sjellje jo të këndshme gjatë ndeshjes: “Galiani thotë se lojtari pëson “vëmendje” të veçantë nga mbrojtësit rivalë: “Besoj se gjyqtarët duhet t’i mbrojnë lojtarët në përgjithësi, jo vetëm ata të talentuar, - vazhdon Galiani. - Përndryshe, ndaj dikujt që ndërhyhet ashpër rregullisht, ka një reagim minimal dhe ndëshkohet me të verdhë. Por unë nuk dua të bëj polemika mbi këtë argument”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 21:13

Sneijder, Mou mendon ta aktivizoje ne derbi
27/08/2009 09:20

Wesley Sneijder ka thene fjalet e para si futbollist i Interit ne nje interviste dhene per gazeten holandeze “Telegraaf”.

“Nese u vesha zikalter gjithe meriten e ka trajneri Mourinho. Me ka bindur me dhjetra sms”, shprehet fantazisti qe nuk deshironte te largohej nga Real Madrid. Sneijder tashme pritet ne Milano ku do prezantohet para mediave si blerja me e re e kampioneve te Italise, por e reja me e fundit eshte se ai mund te luaje qe ne derbin e se shtunes mbrema.

Duke pare mungesat e Cambiasso dhe Muntari, Special One mendon te aktivizoje “tulipanin” duke terhequr me shume serbin Stankovic. Gjithesesi kjo eshte nje hipotreze pak e mundshme, duke pare kohen e shkurter te Sneijder ne Milano.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 21:15

Bari barazon me Inter, rrit abonimet
26/08/2009 16:50

Barazimi i Barit ne San Siro ne ndeshjen e luajtur ne javen e pare te Serise A kunder kampioneve te Inter ka sjelle edhe nje rritje rekord te abonimeve per klubin jugor italian.
Sipas te dhenave te publikuara nga vete skuadra e Barit numri i abonimeve qe pas barazimit te dites se shtune eshte rritur me 9 mije duke kaluar shifren e 11 mije abonimve ne total.

Debutuesit ne Serine A, pas disa sezoneve te kaluar ne kategorine inferiore B ne javen e pare ne ndeshjen ndaj Inter arriten te merrnin nje pike fale barazimit te Kutuzov ne minuten e 74, nderkohe qe per zikalterit kishte shenuar Samuel Eto’o nga pika e bardhe ne minuten e 56.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 27 Aug 2009 , 21:15

Ferrara: Juventus ka 29 tituj, do me pelqente Champions
27/08/2009 16:55

“Juventus ka 29 tituj Kampion Italie ndaj do te me pelqente qe kete vit te fitonim Champions league”. Keto jane fjalet e trajnerit bardhezi, Ciro Ferrara.

I pyetur nga gazetaret per objektivin madhor napolitani deklaroi se Champions League mbetet paresore (shorti i se ciles hidhet sot ne oren 18:00) por perqendrimi ne kampionat do te jete maksimal.

Ne kete deklarate vec ambicjes se shfaqur nga trajneri i “zebrave” shprehet edhe mendimi i tij rreth numrit real te titujve kampione Italie qe ka Juventus, pasi skandali i “Calciopoli” i reduktoi me dy titujt duke patur vetem 27 zyrtarisht

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:18

Kercenimet, Murinjo sulmon shtypin
28/08/2009 15:40

“Ne rast se me ndodh ndonje gje do te jete pergjegjesia juaj”. Keto jane fjalet e trajnerit portugez te Interit, Hoze Murinjo drejtuar gazetave pas shkrimeve sipas te cilave trajneri ka marre kercenime nga ekstremiste islamike pas zevendesimit te Sulejman Muntarit ne ndeshjen kunder Barit.

“Situata e Muntarit eshte pergjegjesia juaj, jo e imja. Une e di cfare kam thene, per kete jane edhe regjistrimet, por ju u pelqen te nderroni fjalet. Une kam thene se vendimi i Muntarit per te agjeruar nuk eshte per t’u kritikuar sepse eshte nje ceshtje besimi dhe feje, cka do te thote qe une e pranoj vendimin e tij”, deklaroi Mou ne nje konference per shtyp disa ore para derbit me Milan.

Lajmi i kercenimeve te ekstremisteve islamike ndaj “Special One” eshte publikuar diten e sotme ne shtypin anglez ku shkruhej se kercenimet jane ndermarre pas zevendesimit te Muntarit ne ndeshjen e pare te Serise A kunder Barit pas nje paraqitje te dobet te lojtarit ganez si pasoje e agjerimit qe ai po mban me rastin e Muajit te Ramazanit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:18

Mourinho kercenohet nga ekstremistet islamike
28/08/2009 14:50

Kercenime ndaj Jose Mourinho. Tekniku i Interit eshte nen shenjestren e fondamentalisteve, pas zevendesimit te mesfushorit ganez, Sulley Muntari, ne takimin me Barin.
Shkak per ndrimin ishte gjendja fizike e dobet e lojtarit qe po mban Ramazanin.

Lajmin e ka bere te ditur “Daily Star” duke shpjeguar se fjalet “fyese” te Mourinho-s kane shkaktuar zemerim tek besimtaret myslimane.

Ne adresen e teknikut portugez te Interit jane drejtuar shume kercenime, te publikuara ne faqet e internetit me baze islamike.

Nje besimtar fanatik citohet te kete thene: “Ky njeri eshte i cmendur. Duhet te eleminohet”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:19

Xhemaili, deshtojne tratativat me Palermon
28/08/2009 08:40

Tashme eshte thuajse e sigurt, qe e ardhmja e Blerim Xhemailit, futbollistit shqiptar me origjine nga Maqedonia, por qe zoteron nje pasaporte zvicerane, nuk do te jete sezonin tjeter me Torinon ne Serine B.

Ne drejtim kane mberritur nje sere ofertash, por klubi aktual eshte shnderruar ne nje pengese jo te vogel. Futbollisti dukej shume prane kalimit te Palermo e Serise A, por gjithçka ka deshtuar.

Tratativat e zhvilluara te marten mes drejtuesve te torinezeve dhe atyre siciliane jane mbyllur pa arritur nje marreveshje.

Tashme duket se me i mundshem eshte kalimi i mesfushorit te Parma, e cila po zhvillon bisedime intensive me zyrtaret e klubit “granda”.

Flitet per nje shkembim mes tij dhe Amoruzos, i cili ka nje rroge prej 900 mije eurosh ne sezon. Xhemaili eshte nje futbollist shume i preferuar nga Parma. Trajneri Guidolin do te gjente keshtu nje “regjisor” shume te çmuar per lojen e skuadres se tij.

“Diskutimet per kalimin e Xhemailit te Palermo jane mbyllur perfundimisht”, ka thene drejtori i Torinos, Rino Foshi, i cili ka eliminuar mikun e tij Zamparini (presidenti i Palermos).

Tashme numri nje i torinezeve kerkon te kenaqe Xhemailin, duke i ofruar nje mundesi tjeter ne Serine A. Blerimi ka mberritur ne Torino ne fillimin e sezonit te kaluar, pak para se te skadonte afati i merkatos.

Mesfushori ka shprehur deshiren per te mos luajtur ne Serine B, duke bere keshtu qe te shmangen disa nga klubet e kesaj kategorie, te interesuara per te.

Fiorentina nuk ka hequr dore per asnje çast nga shqiptari nga Maqedonia, por aktualisht drejtuesit viole jane ne pritje te nje çmimi me te “ngrenshem” te kartonit te tij. Gjithsesi nuk perjashtohet qe ata te nderhyjne ne momentet e fundit te mbylljes se merkatos.

Ne skene ka dale nje tjeter ekip i madh i Serise A. Behet fjale per Napolin. Per djaloshin e talentuar po zhvillohen tratativa me disa klube qe prej me shume se 50 ditesh.

Napoli futet ne mes te te gjitheve duke bere nje oferte joshese. Drejtori napolitan Marini ka takuar ate te Torinos, Foshi.

Pritja eshte e mbushur me shpresa. Per sa u perket ekipeve europiane, Xhemaili ishte kerkuar me pare nga Liverpuli, ndersa tani per te interesohen edhe ruset e Zenit San Peterburgut.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:25

UEFA dhe Platni, cmimin e mirenjohjes per karrieren e shkelqyer te Paolo Maldinit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:40

Milan jep Odon për Behramin



Valon Behrami rikthehet në fushë me West Ham. Futbollisti kosovar ka vuajtur një dëmtim në gju, për më shumë se 6 muaj. Orët e fundit për të ka shprehur interesim klubi italian Milan. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i West Ham, Xhianluka Nani, të martën ka udhëtuar drejt Milanos. Në qendër të diskutimeve ka qenë Masimo Odo, i cili pëlqehet nga klubi anglez. “Ideja e Milan është shkëmbimi i futbollistëve në formë huazimi. Nëse Odo e pranon këtë propozim, atëherë ata do të marrin ose Faubert ose Behramin”, shkruan “Corriere dello Sport

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:44

Inter, Muntari agjëron, Jose Mourinjo nxehet



Barazimi me Barin e ka nxehur teknikun e Interit Mourinjo deri në atë pikë sa ai nuk ka harruar të kritikojë edhe paraqitjen e ganezit Muntari, i cili po agjëron për muajin e Ramazanit. “Muntari? Nuk e di, pasi ai është në muajin e Ramazanit…”, tha Mourinjo që nuk arriti të përtypte paraqitjen e dobët të afrikanit, të cilin e zëvendësoi me Balotelli-n pas 30 minutave lojë. Në vijim të deklaratës, Mourinjo thuri lavde për francezin Vieira, të cilin e zëvendësoi me portugezin Kuarezma. “Patrik luajti një pjesë të parë të mirë dhe ndërrimin e tij e bëra i detyruar nga ndryshimi i skemës”, shton “Special One”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:45

Milan shpërblen Ronaldinjon me kontratë të re
Milan i ka ofruar kontratë të re sulmuesit brazilian Ronaldinjo, pas një jave pozitive në klub, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”. Kontrata e re e Ronaldinjos është hartuar në bazë të marrëveshjes së vitit të kaluar, kur iu bashkua klubit nga Barcelona. Po ashtu paga prej 6.5 milionë euro në sezon do t’i ngrihet në 8 milionë euro. Përveç kësaj ish-ylli i gjigantit katalan do të ketë opsion të vazhdojë edhe për një vit tjetër deri në sezonin 2011-2012 kur do të jetë 33 vjeç. Braziliani është kthyer në një lider te Milan pas largimit të Rikardo Kaka

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:50

Napoli, Parma, Fiorentina ose Zenit, destinacioni i Xhemailit

Dështojnë tratativat me Palermon, por e ardhmja e tij nuk është në Torino


Tashmë është thuajse e sigurt, që e ardhmja e Blerim Xhemailit, futbollistit shqiptar me origjinë nga Maqedonia, por që zotëron një pasaportë zvicerane, nuk do të jetë sezonin tjetër me Torinon në Serinë B. Në drejtim kanë mbërritur një sërë ofertash, por klubi aktual është shndërruar në një pengesë jo të vogël. Futbollisti dukej shumë pranë kalimit te Palermo e Serisë A, por gjithçka ka dështuar. Tratativat e zhvilluara të martën mes drejtuesve të torinezëve dhe atyre sicilianë janë mbyllur pa arritur një marrëveshje. Tashmë duket se më i mundshëm është kalimi i mesfushorit te Parma, e cila po zhvillon bisedime intensive me zyrtarët e klubit "granda". Flitet për një shkëmbim mes tij dhe Amoruzos, i cili ka një rrogë prej 900 mijë eurosh në sezon. Xhemaili është një futbollist shumë i preferuar nga Parma. Trajneri Guidolin do të gjente kështu një "regjisor" shumë të çmuar për lojën e skuadrës së tij. "Diskutimet për kalimin e Xhemailit te Palermo janë mbyllur përfundimisht", ka thënë drejtori i Torinos, Rino Foshi, i cili ka eliminuar mikun e tij Zamparini (presidenti i Palermos). Tashmë numri një i torinezëve kërkon të kënaqë Xhemailin, duke i ofruar një mundësi tjetër në Serinë A. Blerimi ka mbërritur në Torino në fillimin e sezonit të kaluar, pak para se të skadonte afati i merkatos. Mesfushori ka shprehur dëshirën për të mos luajtur në Serinë B, duke bërë kështu që të shmangen disa nga klubet e kësaj kategorie, të interesuara për të. Fiorentina nuk ka hequr dorë për asnjë çast nga shqiptari nga Maqedonia, por aktualisht drejtuesit violë janë në pritje të një çmimi më të "ngrënshëm" të kartonit të tij. Gjithsesi nuk përjashtohet që ata të ndërhyjnë në momentet e fundit të mbylljes së merkatos. Në skenë ka dalë një tjetër ekip i madh i Serisë A. Bëhet fjalë për Napolin. Për djaloshin e talentuar po zhvillohen tratativa me disa klube që prej më shumë se 50 ditësh. Napoli futet në mes të të gjithëve duke bërë një ofertë joshëse. Drejtori napolitan Marini ka takuar atë të Torinos, Foshi. Pritja është e mbushur me shpresa. Për sa u përket ekipeve europiane, Xhemaili ishte kërkuar më parë nga Liverpuli, ndërsa tani për të interesohen edhe rusët e Zenit San Peterburgut.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by Miri » Sun, 30 Aug 2009 , 08:02

Ç`fare shpartallimit ishte aj i mbremshmi allahalla.
1 jav pushim per milanistat :mrgreen:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati italian

Post by Skodrinon » Sun, 30 Aug 2009 , 10:55

Miri wrote:Ç`fare shpartallimit ishte aj i mbremshmi allahalla.
1 jav pushim per milanistat :mrgreen:
:oops: :oops: :oops: :oops: :evil: :evil: :evil: :evil:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sun, 30 Aug 2009 , 17:14

Interi shkaterron Milanin
30/08/2009 09:55

Interi ka dominuar ne derbin me Milanin duke tronditur skuadren e Leonardos perpara presidentit dhe njekohesisht kryeministrit Italian Silvio Berluskoni.

Kuqezinjte e kane filluar mire ndeshjen, nderkohe qe Mourinjo tenton Shnajder qe nga minuta e pare.

Holandezi shume shpejt tregon aftesite e tij me nje goditje nga larg qe gjen ne pozicion Storarin.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 29-te, nje kombinim perfekt, i Militos me Tiago Moten sjell golin e ketij te fundit.

Nuk e ka mbajtur presionin Milani dhe vetem 5 minuta me vone, nje top i gjate i Maikon i jep mundesine Etose te shfrytezoje hapesirat e lena nga Jankulovski, Gatuzo e ndalon ne menyre te parregullt brenda zones, gjyqtari akordon 11-metersh dhe eshte Milito i cili nuk gabon duke dyfishuar rezultatin.

Pak minuta nga perfundimi i pjese se pare, Gatuzo i demtuar ne pritje te zevendesimit nderhyen ashper ndaj Shnajder duke detyruar gjyqtarin Ricoli t’i nxjerre kartonin e dyte te verdhe, nderkohe qe kapiteni le skuadren e tij ne momentin me te veshtire me 10 lojtare.

Ne kohen shtese te pjese se pare Maikon deperton i vetem e trefishon rezultatin duke shuar perfundimisht shpresat e kuqezinjve per te reaguar.

Edhe me fillimin e pjeses se dyte nuk ndryshon asgje, Milani me 10 lojtare dhe me nje Ronaldinjo ne erresire me veshtiresi arrin te kaloje mesfushen, nderkohe qe ne minuten e 67-te, vjen supergoli i Stankovic nga rreth 30 metra, qe mbyll derbin e rradhes per skuadrat e Milanos.

Tashme Interi shkon ne kuoten e 4 pikeve, 1 me shume se Milani pas 2 javesh te Serise A.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by Miri » Sun, 30 Aug 2009 , 19:59

Spektakel dhe vetem spektakel
Roma 1-3 JUVENTUS
Ehhhhh moti mire duket qysh nadje :D :D

Post Reply