Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 22:12

Fushaj beson te kjo skuadër:
Do të jemi pretendentë realë




Nëse drejtuesit e klubit kanë qëndruar prapa në ndonjë vend, është
pikërisht paraqitja e objektivave për sezonin e ri. Megjithatë, presidenti
i klubit shkodran, Valter Fushaj, kërkon që në çdo sezon Vllaznia
e tij të jetë në majat e futbollit shqiptar. Një nga objektivat e
shprehura prej numrit një të klubit kuqebulu, është pjesëmarrja në
Kupat e Evropës. Në tri sezonet e kaluara, Vllaznia ka arritur të kalojë
turin e parë, duke pasur sukses në kompeticionet evropiane. “Po
përgatisim një ekip për të qenë përsëri në majat e futbollit shqiptar.
Pjesëmarrjet në kompeticionet evropiane janë objektivi ynë edhe në
këtë sezon. Unë kam shumë besim se do të jemi të denjë në të dyja
kompeticionet, si në Kupë, ashtu edhe kampionat. Vllaznia ime nuk e
diskuton arritjen e një vendi që të çon në Kupat e Evropës”, - është
shprehur kreu i klubit, Valter Fushaj. Tashmë, ambiciet e këtij të fundit
janë që ta shikojë skuadrën kuqeblu, përtej turit të dytë të Ligës së
Evropës, apo të ndonjë kompeticioni tjetër evropian. A.U.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 22:13

Lojtarët që
u provuan
Vllaznia mund të jetë një ndër
ekipet rekord, përsa u përket
lojtarëve të ardhur për provë
në këtë periudhë


Nuk janë
pak, por 12 të tillë, të cilët janë
provuar dhe po provohen
pranë kuqebluve. Që të gjithë
këta lojtarë, pavarësisht
shpenzimeve të shumta, në
fund nuk kanë rezultuar të domosdoshëm
për Vllazninë. Në
ditët e para të përgatitjeve në
Shkodër kanë mbërritur dy
brazilianët, Karlos Salis dhe
Luiz Garsia De Oliveira.
Shumë shpejt drejtuesit kanë
dhënë një përgjigje negative
për ta. Por pas përfundimit të
aventurës evropiane, drejtuesit
kanë filluar menjëherë
“gjuetinë”. Në Shkodër mbërrijnë
dy serbë, sulmuesi Dushan
Popoviç dhe portieri Zheljko
Tomaniç dhe më pas
malazezi Tomiç. Që të tre, të
padobishëm përsëri.
“REKORD”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 22:14

Dilema për
formacionin



Gjatë kësaj periudhe, në
radhët e shkodranëve ka
pasur lëvizje në masë. Sigurisht,
lëvizje të tilla kanë
anën e tyre pozitive dhe negative.
Këtë më shumë se
kushdo do ta vuajë trajneri
Hasan Lika, i cili do të ketë
barrën më të rëndë, për të
formuluar formacionin. Porta
do të ketë “veteranin” Grima.
Ndërsa më të vështirë, trajneri
do ta ketë për të gjetur emrat e
repartit mbrojtës. Janë 7 lojtarë
që do të kërkojnë 4 vende. Të
avantazhuar duket se janë
mbrojtësit me eksperiencë,
Beqiri, Rustemi e Mrvaljeviç.
Në mesin e fushës do t’i besohet
më shumë Nallbanit,
Shtubinës, Alikajt, ndërkohë
që një vend do të diskutohet
mes Osjes, Vojushit, Doçit,
Kasapit, Leandros dhe Nikës.
Sulmi i mbetet

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Mon, 24 Aug 2009 , 21:25

fpjalmi wrote:Lojtarët që
u provuan
Vllaznia mund të jetë një ndër
ekipet rekord, përsa u përket
lojtarëve të ardhur për provë
në këtë periudhë


Nuk janë
pak, por 12 të tillë, të cilët janë
provuar dhe po provohen
pranë kuqebluve. Që të gjithë
këta lojtarë, pavarësisht
shpenzimeve të shumta, në
fund nuk kanë rezultuar të domosdoshëm
për Vllazninë. Në
ditët e para të përgatitjeve në
Shkodër kanë mbërritur dy
brazilianët, Karlos Salis dhe
Luiz Garsia De Oliveira.
Shumë shpejt drejtuesit kanë
dhënë një përgjigje negative
për ta. Por pas përfundimit të
aventurës evropiane, drejtuesit
kanë filluar menjëherë
“gjuetinë”. Në Shkodër mbërrijnë
dy serbë, sulmuesi Dushan
Popoviç dhe portieri Zheljko
Tomaniç dhe më pas
malazezi Tomiç. Që të tre, të
padobishëm përsëri.
“REKORD”
Sa mire si vjen marre atyne gazetar qe shkrujne kta gjana.Problem i madh me pru 25 zhele me ba prove.Ishte ken artikull i mire nese u fliste per ardhjet efektive te Vllaznia.Por ner 15 lojtar qe kan ardhe veq 2-3 ishin per ekipin edhe per mendimin tem vetem se po myllet merkatoja e ska lojtar trajneri per me hell ne fushe.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 01:40

vllaznia1919 wrote:
fpjalmi wrote:Lojtarët që
u provuan
Vllaznia mund të jetë një ndër
ekipet rekord, përsa u përket
lojtarëve të ardhur për provë
në këtë periudhë


Nuk janë
pak, por 12 të tillë, të cilët janë
provuar dhe po provohen
pranë kuqebluve. Që të gjithë
këta lojtarë, pavarësisht
shpenzimeve të shumta, në
fund nuk kanë rezultuar të domosdoshëm
për Vllazninë. Në
ditët e para të përgatitjeve në
Shkodër kanë mbërritur dy
brazilianët, Karlos Salis dhe
Luiz Garsia De Oliveira.
Shumë shpejt drejtuesit kanë
dhënë një përgjigje negative
për ta. Por pas përfundimit të
aventurës evropiane, drejtuesit
kanë filluar menjëherë
“gjuetinë”. Në Shkodër mbërrijnë
dy serbë, sulmuesi Dushan
Popoviç dhe portieri Zheljko
Tomaniç dhe më pas
malazezi Tomiç. Që të tre, të
padobishëm përsëri.
“REKORD”
Sa mire si vjen marre atyne gazetar qe shkrujne kta gjana.Problem i madh me pru 25 zhele me ba prove.Ishte ken artikull i mire nese u fliste per ardhjet efektive te Vllaznia.Por ner 15 lojtar qe kan ardhe veq 2-3 ishin per ekipin edhe per mendimin tem vetem se po myllet merkatoja e ska lojtar trajneri per me hell ne fushe.

taman po thu ,vetem zhele kan ardh

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 01:59

Besa tregon “dhëmbët”
në start, dopio-Xhafaj
Verdhezinjtë të frikshëm, shkodranët dorëzohen shpejt
Kavajasit fitojnë 2-0 ndaj Vllaznisë, me gola të vlonjatit

Besa ka treguar
“dhëmbët” që në
javën e parë të kampionatit,
duke arritur një
fitore bindëse, 2-0, kundër
Vllaznisë. Verdhezinjtë e
drejtuar nga Shpëtim Duro
konfirmuan në startin e sezonit
se do të jenë pretendentë
kryesorë për titullin
kampion. Kanë mjaftuar dy
gola të sulmuesit Daniel
Xhafaj, një në pjesën e parë
dhe një në të dytën, për t’u
dhënë fitoren dhe tri pikët e
para kavajasve. Ishte një përballje
ku verdhezinjtë e merituan
plotësisht fitoren, në
një kohë që loja nuk ishte
edhe aq e mirë, sidomos në
pjesën e parë të ndeshjes.
Megjithatë kavajasit e kanë
mbajtur fjalën, duke triumfuar
dhe në këtë mënyrë, nisur
me këmbë të mbarë kampionatin.
Kjo fitore merr
akoma dhe më tepër vlera,
sepse është arritur kundrejt
një ekipi si Vllaznia, që
gjithnjë është pretendent
për titullin kampion. Mirëpo
shkodranët në sfidën e
djeshme nuk e treguan për
asnjë moment forcën e tyre.
Fillimi
Fillimi i ndeshjes ishte
jo i mirë për të dyja palët.
Në 15 minutat e parë, si
Besa ashtu edhe Vllaznia,
nuk arritën dot që të dalin
në lojën e tyre, teksa ishin
të paqartë taktikisht. Loja
zhvillohej kryesisht në
mesin e fushës, ku skuadrat
u përqendruan shumë,
duke luftuar fort për topin
e parë. Pas një fillimi të
ÇELIK KOLGEGA
zymtë dhe hera-herës të
mërzitshëm, ishte Vllaznia
ajo që u bë më e qartë në
lojën e vet dhe arriti të rrezikojë
portën e mbrojtur nga
Orges Shehi. Në fillim ishte
mesfushori Nallbani, në
minutën e 17-të, që goditi
fort nga 25 metra dhe Shehi
grushtoi topin në goditje
këndi. Kjo qe “shkëndija”
e parë në këtë takim. Më
pas, Besa do të kundërpërgjigjej
me anë të dyshes
Mancaku-Xhafaj, ku pas
një kombinimi në hyrje të
zonës, sulmuesi vlonjat
doli në pozicion të prirët
me portën, por gjuajta e tij
kaloi mbi shtyllë. Vllaznia
ishte ajo që kishte epërsi në
mesin e pjesës së dytë, duke
kontrolluar mesfushën, por
gjithnjë pa rrezikuar seriozisht
portën e Besës.
Goli i parë
Në 10 minutat e fundit të
pjesës së parë, Besa do të
merrte në dorë frenat e lojës
dhe do të hidhej në kërkim
të golit. Kavajasit arrijnë të
mbyllin në gjysmëfushën e
tyre Vllazninë dhe kësisoj do
të vinte edhe goli i avantazhit.
Në minutën e 41-të,
mesfushori Poçi dha një
asist për sulmuesin Xhafaj,
i cili e mori bukur topin,
duke dalë i vetëm me Grimën
dhe kaluar topin mbi portierin
shkodran, që nuk mundi
të bënte asgjë. Ky gol i
ardhur pas disa minutash
përpjekje e çon Besën të qetë
në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë
45 minutat e dyta do të
nisnin me ndryshime në ekipet
respektive. Për kavajasit
në lojë futet kosovari i rikthyer,
Alban Dragusha, ndërsa
te shkodranët trajneri Lika
preferoi të aktivizonte të riun
Vojushi. Në vazhdim të
pjesës së dytë, Vllaznia u
mundua të reagonte, duke e
zhvendosur lojën në gjysmëfushën
e Besës. Por kjo nuk
do të zgjaste shumë, sepse
verdhezinjtë ishin të pathyeshëm
në mbrojtje. Vetëm pak
minuta pasi kishte nisur pjesa
e dytë, në të 53-ën, Besa
do të dyfishonte rezultatin.
Ishte një kundërsulm i shpejtë
i ekipit kavajas, që befasoi
edhe portierin Grima.
Pas një topi të gjatë të Dragushës
për Fagun, në të
djathtë të sulmit kavajas, ky
i fundit kryen një veprim të
bukur, duke shmangur një
mbrojtës shkodran dhe goditur
direkt portën në pozicion
diagonal dhe aty Xhafaj
zhytet me kokë e shënon.
Kjo befason portierin Grima,
i cili ishte bërë gati të
mbërthente topin. Goli i dytë
i Besës shokon shkodranët,
që më pas e kanë tepër të
vështirë të organizohen.
Besa është e qetë me dy golat
e shënuar nga vlonjati. Në
minutat në vazhdim, ekipi
kavajas përqendrohet më së
shumti në lojën mbrojtëse,
ndërsa shkodranët mundohen
që të organizohen në
mesfushë, por që gjithsesi
pa arritur të bëjnë diçka, pavarësisht
rasteve të Rizvanollit
apo Smajlit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 01:59

Duro-Lika, “pankina e kuqe”
Sfida e “pankinës së kuqe” ishte Besa-Vllaznia. Te kavajasit është ulur në stol Shpëtim Duro,
ndërsa shkodranët i drejton Hasan Lika. As më pak e as më shumë, por dy trajnerë, të cilët
kanë dalë nga shkolla e Partizanit. E veçanta është se të dy e kanë drejtuar në sezonin e fundit
skuadrën e kuqe. Lika e mbajti deri në javën e shtatë, ndërsa Duro u largua pas përfundimit të
kampionatit. Tashmë, dy trajnerët janë në krye të skuadrave pretendente për titull, duke lënë
pas stresin që i shoqëroi vitin e kaluar te Partizani. Dje, Shpëtim Duro i Besës e fitoi sfidën e
parë, ndërkohë që trajneri Hasan Lika, i cili ka drejtuar edhe ekipin kavajas, doli i mundur.
Ndoshta ky rivalitet do të vazhdojë gjatë, në një kohë që dy ekipet kanë synime ambicioze

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 02:00

Sinani, Beqiri dhe Dhëmbi
Për ekipin e Vllaznisë në këtë ndeshje mungonin dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Vioresin
Sinani dhe Elvin Beqiri. Mungesa e këtyre futbollistëve me eksperiencë është ndjerë së tepërmi
në fushën e lojës. Rëndësia e tyre u pa pikërisht në ndeshjen e djeshme, ku Vllaznisë i mungonte
lideri, i cili tërhiqte skuadrën përpara. Kuqeblutë kishin në sulm të riun Bala, i cili pavarësisht
përpjekjeve, nuk arriti të bënte diçka. Edhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri
Hasan Lika përmendi Sinanin dhe Beqirin, si dy mungesa shumë të rëndësishme. Ndërkohë,
edhe te kavajasit kishte mungesa. Ishte pikërisht ajo e mesfushorit korçar, Paulin Dhëmbi, i cili
vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe dje stafi teknik nuk mendoi ta rrezikonte, duke e futur në lojë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 02:08

Lika e ka me lojtarët:
Nuk ishin të vendosur
“Pavarësisht kësaj humbjeje, jemi ndër ekipet më të forta”
Trajneri i Vllaznisë pranon se Besa e meritoi fitoren


Ndryshe nga kolegu i
tij, Shpëtim Duro,
trajneri i Vllaznisë,
Hasan Lika, nuk e ka nisur
mirë kampionatin e 71-të të futbollit.
Humbja 2-0 për Vllazninë
nuk pritej, pasi siç dihej ajo
kishte ardhur në Kavajë me
synimin për të dalë me një
rezultat pozitiv. “Unë e
kisha thënë edhe përpara
ndeshjes, se do të isha i
kënaqur me një rezultat
pozitiv në Kavajë, çka nënkuptoja
edhe barazimin. Por
ne nuk mundëm dot ta realizonim
objektivin tonë për
këtë ndeshje të parë. Futbollistët
nuk arritëm dot që të
dilnin në lojën e tyre dhe nuk
e interpretuan siç duhet
ndeshjen. Duhet të ishim më
agresivë përpara portës
kundërshtare, si dhe më të
vendosur në fushë. Duhet ta
kishim sulmuar më fort
kundërshtarin dhe duhet të
ishim më afër portës. Këto
ishin disa nga problemet që
patëm në ndeshjen e sotme
(djeshme) dhe fitorja e Besës
ishte e merituar. Kundërshtari
ishte cilësor, këtë nuk e
mohoj, megjithatë ne nuk
bëmë lojën tonë më të mirë.
Gjithashtu, edhe mungesat
ndikuan në rezultat. Natyrisht,
që kjo humbje nxori në
pah disa probleme të cilat ne
duhet t’i korrigjojmë në ditët
në vazhdim, për të mos i
përsëritur më. Pavarësisht
kësaj humbjeje të pësuar,
unë i qëndroj idesë se ne jemi
ndër ekipet më të forta në Superligë.
Besoj se në ndeshjet
e ardhshme ekipit do të përshtatet
më mirë në fushën e
lojës dhe do të kemi sigurisht
rezultate pozitive”, -
është shprehur gjatë konferencës
për shtyp trajneri i kuqebluve,
Hasan Lika.
Tensioni
Gjatë gjithë ndeshjes, trajneri
tiranas është parë i ten-
SHPËTIM
DURO
Trajneri i
Besës
sionuar në pankinën e tij.
Lika ka qëndruar në këmbë,
duke dhënë udhëzime
të vazhdueshme për
lojtarët, por që për hir të
së vërtetës, këta të fundit
nuk i janë përgjigjur në
fushën e lojës. Kujtojmë që
2 sezone më parë, trajneri
Lika ka drejtuar Besën. Me
verdhezinjtë, ai nuk qëndroi
më shumë se 4 javë
nga fillimi i kampionatit,
kjo si pasojë e rezultateve jo
të mira. Në atë periudhë Lika
dha dorëheqjen, ndërkohë që
këtë sezon do të kërkojë të
triumfojë me Vllazninë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 02:09

Përgjegjësia për golat e pësuar, bie
e gjitha mbi mbrojtjen e Vllaznisë.
Duke mos dashur të gjejmë lojtarin
më pak aktiv, reparti i prapavijës
duhet thënë se ishte i gjithi i tillë. Në
golin e parë, përgjegjësia ishte
totale e mbrojtjes kuqeblu, pasi
Xhafaj u la i lirë brenda zonës,
derisa në golin e dytë, pati një
hutim, si nga e ana e mbrojtësve,
që e lejuan Fagun të godiste, ashtu
edhe nga ana e portierit, që nuk e
mbërtheu topin. Me në krye
Rajoviçin dhe Mrvaljeviçin, mbrojtja
e Vllaznisë u tregua e dobët përballë
sulmuesit Daniel Xhafajt & Co.
MË I MIRI

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 02:11

Një shkodran e çon
Apoloninë në delir
“Heroi” i takimit, Erion Hoti, shënon dy gola kundër Teutës
Fierakët marrin një fitore të merituar, me një lojë të bukur

Nën një atmosferë të
bukur sportive dhe
inkurajimin e
mijëra tifozëve, që kishin
mbushur si asnjëherë tjetër shkallët
e stadiumit “Loni Papuciu”,
u zhvillua ndeshja Apolonia–
Teuta. Fierakët kanë fituar
2-0, duke mos i lejuar
durrsakët të merrnin pikë brenda
në shtëpinë e tyre. Kështu,
Apolonia i ka bërë një nisje mjaft
të mirë kampionatit, duke triumfuar
ndaj “djemve të detit”.
Pjesa e parë e takimit filloi e
shpejtë, e bukur dhe me emocione,
e kjo për meritë të ekipit
vendës, që pa vonuar aspak hidhet
tërësisht në sulm në kërkim
të golit të avantazhit. Që në
minutën e parë fierakët i koshin
të gjitha mundësitë për të shënuar,
por topi i sulmuesit serb, Sead
Haxhibuliç, do të largohet pikërisht
nga vija fatale nga mbrojtësi
Dushku. Bardhejeshilët do ta
organizonin lojën e tyre në mesfushë
dhe do të tregohen të disiplinuar
në drejtim të detyrave
taktike. Djemtë e Karishikut, jo
vetëm që nuk do t’i lënë hapësirat
e duhura kundërshtarit
për t’u organizuar, por e detyrojnë
atë që të mbyllet në gjysmë
fushën e vet, duke treguar më
shumë vëmendje në repartin e
mbrojtjes, për të mos pësuar gol.
Ndërkohë që Apolonia si rrjedhojë
dhe e epërsisë së krijuar,
do t’i japë lojës së saj karakter
sulmues. Kështu, Bërkiç, Sead
Haxhibuliç, por edhe Dhrami
e Hoti iu afruan disa herë golit,
por në momentet e fundit, nga
dëshira e mirë për të shënuar
sa më parë, nxitoheshin dhe i
shpërdoronin ato. Nga ana tjetër
“djemtë e detit”, kërkuan në disa
raste të organizonin kundërsulmin
e shpejtë e të befasishëm me
topa të gjatë në vijë horizontale,
por pa ia arritur qëllimit, pasi
sulmuesi Mile i vetëm nuk
mund të depërtonte dot në
mbrojtjen e kujdesshme fierake.
Vetëm në minutat e fundit të
pjesës së parë, fierakët dolën në
avantazh anë të shkodranit Erion
Hoti, që pas ekzekutimit perfekt
të një goditje dënimi nga
një distancë prej 25-metra diagonal
me portën, i gjeti të papërgatitur
si mbrojtjen, ashtu
edhe portierin mik. Në pjesën e
dytë do të jenë serish vendësit,
ata që do të dominojnë takimin.
Rastet për shënim ndiqnin
njëri-tjetrin por mbrojtja
durrsake këtë herë e përforcuar,
u tregua në lartësinë e saj deri
në minutën e 80, ku do të bëhej
sërish protagonist Hoti, i cili
duke parë dhe daljen e portierit
Vashaku lëshon një parabël
dhe topi përfundon në rrjetë.
Entuziazëm te vendësit e nervozizëm
te Teuta. Futbollistët
durrsakë u munduan të organizoheshin
e të hynin në lojën
e tyre, duke i dhënë përparësi
kundërsulmit, për të arritur te
goli, por pa mundur ta arrinin
një gjë të tillë. Apolonia e
menaxhoi si duhet rezultatin
deri në përfundim të takimit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 02:12

Nëse Hoti ishte lojtari më
i mirë i takimit Apolonia-
Teuta, Deliallisi u cilësua
si lojtari më i keq, pasi ishte
një hije e vetvetes në
fushën e lojës. Ndryshe
nga çjemi mësuar ta
shikojmë, Deliallisi nuk
ishte aspak “pair-play”,
pasi në momente të
veçanta shfaqi hapur
nervozizmin e tij, duke
debatuar me tifozët fierakë
në shkallët e stadiumit
“Loni Papuçiu”.
MË I MIRË

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 02:14

keto lajme nuk bajn pjese ne lajmet e vllaznise ,por ban pjese per hotin i cili u largua ne menyren ma te keqe nga presidenti fushaj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Tue, 25 Aug 2009 , 13:32

Ke seksionin e ish lojtarve te vllaznise ose te lajmet per superligen.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 25 Aug 2009 , 16:43

Fushaj: Ja plani për “rikthimin”
“Do sjell edhe 2-3 lojtarë cilësorë. Vllaznia do të jetë pretendente kryesore për titull”
Presidenti i kuqebluve akuzon për një fillim të keq të arbitrimit kundër skuadrës së tij


Ai që mendon se kjo Vllazni nuk është e denjë për të pretenduar titullin, gabohet. Të paktën, ky është mendimi i presidentit të klubit shkodran, Valter Fushaj, që kërkon t’u përgjigjet skeptikëve për të ardhmen e ekipit të tij. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai rrëfen planin për rikthimin e skuadrës aty ku i takon. Fushaj flet për humbjen e fundit me Besën, në një kohë që akuzon gjykimin, e gjithashtu tregon se merkatoja e kuqebluve do të vazhdojë me përforcimin e dy ose tre lojtarëve cilësorë. Për këto, por jo vetëm, kreu i klubit kuqeblu shprehet:

Zoti Fushaj, Vllaznia humbi në ndeshjen e parë ndaj Besës. U zhgënjyet nga loja e ekipit?

Për mendimin tim Vllaznia luajti shumë mirë për gati 40 minuta dhe pastaj pësoi një gol fatal. Mund të them se ishte një penallti e pastër gjatë pjesës së parë, që arbitri duhet ta akordonte, por për fat të keq, nuk e bëri një gjë të tillë. Është një fillim jo i mbarë i arbitrimit për Vllazninë dhe kjo më zhgënjeu më shumë, përkundrejt lojës së ekipit. Ishte një 11-metërsh neto, pasi mbrojtësi i Besës e ndaloi topin me dorë në zonë. Gjithashtu, arbitri gjatë lojës mund të jepte edhe disa kartonë, të cilët duhet të ishin të kuq për kundërshtarin. Dua të theksoj se në sezonin e kaluar, për gati 6 vjet sa unë jam në krye të klubit, ka qenë arbitrimi më i mirë i mundshëm për Vllazninë. Këtë e kam vlerësuar, por nuk mund të rri pa thënë se ndeshja e parë e kampionatit tregoi një fillim të keq kundër ekipit tim.

Gjithçka ia faturoni gjykimit në këtë ndeshje?

Jo, jo. Problemet e ekipit dihen tashmë, sepse kemi disa lojtarë që munguan për dëmtime, gjithashtu disa të tjerë, të cilët edhe pse luajtën dje, nuk janë në formën e duhur, pra as në 80% të mundësive. Gjithmonë në Shqipëri do ta vuajmë këtë problem me lojtarët, të cilët shkojnë bëjnë plazh dhe qëndrojnë pa stërvitje dhe kujtohen në fund për ekip. Në futbollin tonë nuk ka profesionistë. Ndërkaq, ndaj Besës na kanë munguar lojtarë kryesorë për arsye të ndryshme, kështu që dhe kjo ndikoi. Megjithatë, nuk është fundi i botës, sepse objektivat që kemi, kurrsesi nuk mund të na i cenojë humbja në Kavajë. Nuk e mendoj aspak këtë, sepse kampionati është i gjatë dhe skuadra do ta shfaqi veten shumë shpejt.

Janë të shumtë ata që mendojnë se kjo Vllazni nuk është e denjë për trofe. Çfarë mund të na thoni për grupin aktual dhe a garanton ai suksesin?

Koha do ta vërtetojë se kush është Vllaznia, por unë jam i bindur se ekipi do të jetë padyshim një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion. Për këtë do të luftojmë deri në fund. Pasi të përfundojmë planet tona në lidhje me përforcimin e ekipit, atëherë të gjithë do kenë mundësi të japin një mendim më të saktë për Vllazninë. Pra, më mirë po ia lëmë kohës.

Keni thënë që merkatoja për ekipin kuqeblu do të jetë e hapur deri në fund...

Po, pa dyshim. Siç dihet, ne kemi rënë dakord së fundmi me brazilianin Leandro, por lojtari ka probleme me kartonin e tij. Shpresojmë që ai të vijë sa më shpejt nga Armenia, ku ka luajtur së fundmi. Ndërkohë, për merkaton në vazhdim, mund t’ju konfirmoj se do të ketë 2-3 lëvizje. Janë të dyja variantet, si për lojtarë brenda vendit, gjithnjë nëse janë të përshtatshëm për ekipin, gjithashtu edhe nga jashtë. Kemi disa ide në kokë dhe faktikisht na duhej kjo ndeshja me Besën, për të parë më mirë ekipin. I kemi bërë një pasqyrë reale lojës dhe mund të them se, edhe pse humbëm tri pikë, na ka shërbyer më mirë në disa aspekte.

Përfundimisht, Beqiri do të qëndrojë te Vllaznia, apo jo?

Beqiri është nën kontratë deri në janar, ndërkohë që aktualisht është i dëmtuar. Të them të drejtën, nëse afrohet një klub dhe bën një ofertë të mirë, interesi ynë në këtë rast është për ta shitur lojtarin. Të jemi realistë, klubet tona nuk kanë ndonjë buxhet të madh, kështu që do ishte mirë për ne. Këtu natyrisht është interesi i klubit, por Beqiri ka kontratë dhe nëse nuk del ndonjë variant i mirë për të lëvizur jashtë vendit, do luajë për Vllazninë.

Së fundi, për javën e dytë prisni Apoloninë. Çfarë mesazhi keni për ekipin?

Normalisht, në këtë ndeshje vlen vetëm fitorja për ne, nuk ka rrugë tjetër.

panorama

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 25 Aug 2009 , 16:48

Elvin Beqiri, nga jashtë fushe: Të mos e dramatizojmë humbjen

Për mbrojtësin shkodran, Elvin Beqiri, humbja me Besën nuk duhet dramatizuar, sepse, sipas tij, një ndeshje nuk mund të jetë përcaktuese për ecurinë e një sezoni të tërë. Modestia nuk e lejon ndoshta Beqirin që të shprehet ashtu siç duhet, por përsëri mungesa e tij dhe Sinanit në takimin e parë duket se ka krijuar mjaft probleme te kuqeblutë. “Nuk është një takim që mund të thuhet se u luajt mirë, apo u luajt keq. Është vetëm ndeshja e parë dhe çdo ekip ka problemet e veta në një përballje të tillë. Mosqenia pjesë e ekipit më step, për të thënë nëse mungesat luajtën rol në këtë takim apo jo, por mendimi im është se skuadra kërkon përsëri kohë për të mundësuar atë paraqitje që ne të gjithë dëshirojmë. Pritej një takim i vështirë, siç edhe doli, por kjo nuk është gjithçka për sezonin e ri”, - ka thënë Beqiri për “Panorama Sport”.

“Maska” në fytyrë – 28-vjeçari, i cili është pjesë e ekipit kombëtar, në takimin e fundit me Qipron është dëmtuar rëndë në hundë, por premton një rikthim të shpejtë. “Mendoj se e kam kaluar atë periudhë të vështirë të dëmtimit. Kam disa ditë që jam stërvitur veçmas dhe sot (dje) do të jem pjesë e ekipit. Natyrshëm që në këtë periudhë do ta kem pak të vështirë, sepse do më duhet të luaj me një maskë në fytyrë, në mënyrë që të mbrojë hundën. Nuk do ta kem të lehtë, megjithatë do ta bëj një gjë të tillë”, - thotë mbrojtësi. Pavarësisht se Beqiri po mendon dhe vepron si të jetë një prej lojtarëve më stabël të Vllaznisë, ajo që duhet theksuar është se ai ende nuk i ka prerë shpresat për një kalim jashtë vendit. “Ende nuk e kam saktësuar nëse do të jem pjesë e ekipit, sepse menaxheri im po punon për një kalim timin në një klub jashtë vendit. Jam në bisedime me dy-tri klube, që për momentin nuk mund t’i bëj të ditur, sepse nuk ka gjë konkrete”, - ka përfunduar “Muçiqi”, siç dhe i thërrasin shokët në Shkodër

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Tue, 25 Aug 2009 , 18:34

sme intrereson ke den me pru po mos tja fillojne me albitrat qysh ne fillim se jena ba loloja e superliges
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 02:56

mungesat



Me kuqeblutë janë bashkuar
dje në stërvitje edhe dy mungesat
shumë të rëndësishme
që skuadra kishte ndaj Besës,
sulmuesi Vioresin Sinani dhe
mbrojtësi Elvin Beqiri. Sipas të
gjitha gjasave, dy futbollistët
e mirënjohur të Vllaznisë do
të jenë pjesë e formacionit në
sfidën e javës së dytë me
Apoloninë. Në këtë takim, kuqeblutë
do të kërkojnë t’i rikthehen
fitores, pas zhgënjimit
në Kavajë. Në humbjen e fundit
kundër Besës, është ndjerë
shumë mungesa e tyre.
Madje ka qenë vetë trajneri
Hasan Lika, ai që e ka pranuar
këtë, në konferencën për
shtyp pas ndeshjes.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:03

Shtubina, ende
i parikuperuar
Ekipi kuqeblu ka vazhduar normalisht
procesin stërvitor, nën
drejtimin e Hasan Likës. Në stërvitjen
e djeshme, që u zhvillua
në fushën e Shtojit, grupi ishte i
plotë. Tashmë, dhe kroati Marko
Bashiç nuk mund të quhet
mungesë, duke qenë se ai është
larguar nga Vllaznia. Stafi
teknik e ka përqendruar më
shumë punën te testimi i
lojtarëve që kanë mbërritur së
fundmi, ndërkohë që dje ra në
sy stërvitja individuale e mesfushorit
Ndriçim Shtubina. Ky
vazhdon të vuajë dëmtimin që
pësoi në ndeshjen me Sligo Roversin.
Megjithatë, stafi mjekësor
i ka rekomanduar 22-vjeçarit
vrapimet e lehta, të cilat e
mbajnë në një gjendje të mirë.
Mendohet që në javën e ardhshme,
Shtubina të bashkohet në
stërvitje me grupin. Por, nga ana
tjetër, përveç riaftësimit, i riu po
pret edhe sinjalet nga menaxherët,
për një kalim të mundshëm
drejt Turqisë. Mesfushori
i talentuar ka edhe një vit
kontratë me klubin kuqeblu, por
çdo gjë është e hapur për
mundësinë e kalimit në ekipet
jashtë vendit. A.U.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:04

Mesfushori
Ilir Nallbani, në pritje
të “sirenave” nga Turqia
Një nga lojtarët më të mirë të ekipit kuqeblu në sezonin e fundit,
mesfushori Ilir Nallbani, mbetet në pritje të ofertës nga klubet
turke. Interesimi për të ka qenë i madh, por fakti që është nën
kontratë me Vllazninë, ka bërë që lojtari të shikojë jo vetëm ofertën
më të mirë për veten, por edhe për klubin. “Nuk kam ende një
klub të përcaktuar se ku mund të
jem sezonin e ardhshëm. Jam në
pritje të ofertave më të mira, por
kjo do të mësohet në ditët në
vazhdim. Natyrisht, pista më e
mundshme është kalimi në një
klub turk dhe menaxherët po
punojnë për një gjë të tillë”, - tregon
për “Panorama Sport” mesfushori
i Vllaznisë. Megjithatë,
për Nallbanin nuk përjashtohet
mundësia e qëndrimit te shkodranët,
edhe pse shumat që
pritet t’i ofrojnë klubet turke mund
ta “tundojnë” atë. “Unë ndihem
mjaft mirë te Vllaznia. Me këtë
ekip kam arritur të jem në nivele të larta në kampionatin shqiptar
dhe gjithashtu kam fituar Kupën e Shqipërisë. Kjo gjë më ka bërë
të ndihem mjaft mirë. Të jem i sinqertë, nëse do të vazhdoj të jem
pjesë e këtij ekipi, nuk më bën që të ndihem aspak keq”, - thekson
ai. Në fund, 27-vjeçari shton: “Vllaznia duhet të jetë përherë
pretendente. Nuk ka shumë rëndësi në do të jem apo jo unë
pjesë e saj. Mendoj se edhe në këtë sezon, presidenti Fushaj do
të dijë të formojë një ekip konkurrues”.

Post Reply